PERSONAZH/ Flet modelja Klediola Loca/
-Asnjëherë nuk e mendoj veten një modele pa shkollë!/
-Belen Rodriguez, ajo është një modele perfekete/
-Në Shqipëri janë hapur shumë agjenci të rreme që i mashtrojnë vajzat/
– Vëmendja ime është përqendruar te karriera, jo te dashuria/
– Femrat që e vlerësojnë veten, vlerësohen dhe nga të tjerët/
Nga Albert Z. ZHOLI/
Ajo i ka ngjitur urat e sfilatave që në moshën 16 vjeç dhe tashmë kërkesat janë nga të gjitha anët e botës. Është një lexuese e rregullt dhe synimi kryesor në jetë i saj është shkollimi. E lidhur shumë me familjen, ajo vlerëson rrolin e tyre në sukseset e saj. Serioze në përditshmëri dhe kërkuese ndaj vetes. Për ‘të pijet alkoolike dhe duhani janë vese që s’i ka në jetën e saj. Modelimi po i hap shumë dyer, por të ardhmen e saj ajo e sheh në dyert e universiteteve.
Ku ndodheni aktualisht?
Aktualisht ndodhem në Itali. Jam konkurrente te Miss Europe Continental.
-Ky vit shkollor ku do ju gjejë?
Ky vit shkollor do të më gjejë tek UET pasi është një ndër universitetet më të njohura dhe ka standarde europiane
-Cilat janë sfidat tuaja të arsimimit?
Shkolla është gjëja primare për formimin tim! Karriera si modele është një ëndërr që un e kam pasur që e vogël dhe tani që mu dha mundësia po e realizoj avash -avash!
E mendoni veten vetëm modele?
Asnjëherë nuk e mendoj veten një modele pa shkollë!
Cilat janë prioritetet e një modeleje? Si e nise rrugën si modele dhe kush ju zbuloi?
Modelingun e kam pasur ëndërr që e vogël! Pas konkurrimit në një kompeticion shumë prestigjioz në Kosovë, mu hapën shumë rrugë në lidhje me modelingun! Producentja ime me të cilën vazhdoj bashkëpunimin dhe kam lidhur kontratë, më pikasi pasi zbuloi që e kisha shumë pasion modelingun dhe kisha shumë aftësi për të ecur përpara!
Kur ka qenë suksesi juaj më i madh dhe ku?
Suksesi më i madh ka qenë kur u përzgjodha për të përfaqësuar Shqipërinë në Miss Europe Continental qe zhvillohet ne shtator në Itali
Cilat janë idhujt tuaj?
Kam vetëm një idhull Belen Rodriguez ajo është një modele pefekete.
Në sa sfilata keni marrë pjesë? Cili është vendi që i organizon më mirë?
Kam marrë pjesë në shumë sfilata nuk ka rëndësi vendi nëse organizuesi është i mirë sfliata do të jetë e suksesshme kudo të zhvillohet!
A afron mundësi Tirana për modelet?
Në Shqipëri janë hapur shumë agjenci të rreme që i mashtrojnë vajzat duke u bazuar te pasioni që ato kanë për modën!
Kur ndiheni më mirë kur ju thonë jeni inteligjente apo e bukur?
Ndihem më mirë kur më thonë jeni inteligjente pasi bukurinë ma ka falur tjetër kush.
Cilat janë preferencat në veshjet tuaja verore dhe vendet për plazh.
Ku ju është bërë surpriza më e bukur?
Surpriza më e bukur më është bërë për 18- vjetorin tim, s’do e harroj kurrë atë ditë.
A jeni e dashuruar?
Nuk jam e dashuruar dhe nuk mund ta përkufizoj diçka që se kam provuar . Vëmendja ime është përqendruar te karriera.
-A mbani dietë?
Nuk kam tundim ndaj ushqimit. Ushqehem normalisht dhe pëlqej më shumë frutat.
-Çfarë librash lexoni më shumë?
Romanet.
– A jeni lexueshme e rregullt e shtypit?
Sipas rastit.
Çfarë vlerësoni tek një mashkull?
Personalitetin dhe korrektesën.
Çfarë vlerësoni tek një njeri?
Tek një njeri vlerësoj më shumë sinqeritetin dhe karakterin që ka!
-Kush ka më autoritet ndaj teje nëna apo babai?
Autoritet ndaj meje kanë të dy prindërit!
-Marrëdhëniet me pijet alkoolike dhe duhanin?
Nuk jam konsumatore e duhanit dhe pijeve alkoolike.
– A mendoni se femra shqiptare është e vlerësuar në shoqërinë shqiptare?
Besoj se ende jo.
– A është maskiliste shoqëria shqiptare?
Po. Duhet kohë të kalojë ky prag.
-Mendimi juaj për politikën shqiptare?
Nuk më tërheq politika!
– Cila është arma më e fortë e femrës në jetë?
Femrat që e vlerësojnë veten dhe që ja dinë vlerat, janë të vlerësuara kudo dhe nga kushdo.