*Deri kur do t’i degjojme e durojme marrezite e zonjes Lunacek dhe kolegeve te saj?!/
Nga Sadik ELSHANI/ Filadelfia-USA/Kur ne gazeten “Bota Sot” lexova artikullin: “Lunacek: Asociacioni pavareson serbet nga Beogradi”, nuk m’u durua pa u ulur per t’i shkruar keto radhe. Njeriu mbusht plot mllef: cfare papergjegjesie, cfare marrezie, cfare idiotesie! Keto fjale i thote nje zonje qe eshte nenkryetare e Parlamentit Europian dhe Raportuesja per Kosoven ne kete Parlament.Kjo deklarate eshte nje deshmi per nivelin e ulet te njohurive te kesaj zonje per Kosoven dhe rajonin. Por ne cfare menyre, ne cilen forme, cila eshte ecuria qe do t’i pavaresoka serbet e Kosoves themelimi i ketij asociacioni? Per kete zonja Lunacek nuk e thote asnje fjale, sepse as vete nuk e di se cka eshte duke thene. Dhe nuk e di se a e ka sfiduar dikush zonjen Lunacek per kete qendrim te pakuptimte, per kete marrezi. Problemi eshte se vete serbet nuk duan te pavaresohen nga Beogradi. Kjo eshte teper e thjeshte: ku ka pavaresim me te mire per serbet e Kosoves sesa te jetojne ne nje shtet te pavarur nga Serbia? Ceshtja qendron krejt ndryshe, sepse as serbet e Kosoves dhe as Serbia nuk e pranojne shtetin e pavarur te Kosoves. Nder te tjera ne artikullin ne fjale thuhet: “Ajo ka nenvizuar se ky asociacion nuk do te kete mandate ekzekutiv dhe thekson se komunat jane per te ofruar sherbime ndaj qytetareve dhe jo te bejne politika kombetare”. Keto perralla, Zonja Lunacek le t’ia tregoje dikuj tjeter. Serbet i kane komunat e tyre ne ato vende ku jane shumice dhe u ofrojne sherbime qytetareve. Serbet i shfrytezojne te gjitha sherbimet sikur cdo qytetar tjeter i Kosoves edhe ne komunat ku ata jane pakice. Qellimi i formimit te ketij asociacioni eshte qe, permes ketij organizimi Serbia te fuse kemben ne Kosove e pastaj te ulet edhe kembekryq. Ky eshte Kali Trojan i Serbise. Thene me mire, ky eshte njeri nga shume kuajt trojane te tyre, tani kane filluar ta perdorin edhe trenin. Kur Serbia ngul kembe per dicka qe Kosova duhet ta bej, eshte fare lehte te kuptohet se ato kerkesa nuk jane ne dobi, ne te miren e Kosoves, sepse eshte pikerisht kjo Serbia qe per me shume se nje shekulli po mundohet te na zhduk nga faqja e dheut. Kjo na kujton ngjarjet nga e kaluara jo e larget e historise se Kosoves. Na kujton kohen kur Serbia ngulte kembe per ndryshimet kushtetuese, duke u munduar te na bindtte se me keto ndryshime asgje nuk do te ndryshntje. Nese asgje nuk do te ndryshonte, atehere perse i benin ato ndryshime?! Por historia na tregon ndryshe. Ndryshimet u ben dhe i kushtuan shume shtrtenjte popullit tone. Ne formen e tanishme ky asociacion eshte shtet brenda shtetit. Komunat serbe mund te kene nje asociacion per t’i bashkerenduar punet e tyre, por jo nen kontrollin e Sebise. Populli yne ka nje pervoje te hidhur me serbet e Serbine, prandaj nuk e ka krijuar kote thenien: “Shkau (serbi) bese nuk ka”.
Dhe na vijne bajlozat nga Brukseli e nga Nju jorku, qe deri dje nuk e kane ditur nga i bie Kosova dhe na mbajne ligjerata per ceshtjet tona. Shpesh pa ditur as vete se cka jane duke folur, sikur zonja ne fjale. Zonjen Lunacek dhe zyrtaret tjere te BE-se dhe OKB-se nuk i shqeteson fakti se Serbia ende e konsideron Kosoven pjese te veten. Kete e ka te shkruar edhe ne kushtetuten e saj. Be-ne dhe OKB-ne nuk e pengon muri i ngritur ne Mitrovice. Muret ndajne. Vete Europa e ka patur nje histori muri me Murin e Berlinit. Dihet mire se cka simbolizonte ai mur. Nese muri ne Berlin, me te drejte, nuk ka qene i pranueshem, nuk duhet te jete i pranueshem as ne Mitrovice. Ndoshta sipas logjikes se palogjikshme te zonjes Lunacek, serbet e paskan ndertuar murin per t’u ndare nga Serbia, per ta penguar Serbine per te ardhur ne Kosove! Serbia, e cila ne nje periudhe jo te larget kohore kreu krimet me te tmerrshem pas Luftes se Dyte Boterore, ka filluar te perkedhelet nga disa vende perendimore. Po shihet qart se provokimet e Serbise ndaj Kosoves dhe retorika e saj luftenxitese nuk jane duke e penguar askend. Kjo eshte mjaft shqetesuese, sepse e kaluara e pergjakshme jo e larget, mund te perseritet. Per kete me siguri edhe ne i kemi fajet. Ketu e kam fjalen per drejtuesit e Kosoves dhe anetaret e grupit negociues me Serbine. Perfaqesuesit tane shkojne me duar ne xhepa e jo me canta te mbushura me dosje te krimeve serbe e me dokumente tjera perkatese qe mbeshtesin te drejten tone. Sic duket kundershtaret tane jane me te pergatitur. Edhe pse te fajshem, sillen si te pafajshem dhe na mbajne ligjerata per tolerancen e bashkejetesen. Ne duhet ta paraqesim rastin tone bindshem me dokumente e jo me fjale kafenesh. Ne keto takime te kemi njerez te afte, te bindshem e qe ia mbushin syrin dikujt. Nuk jemi duke i kryer si duhet detyrat e shtepise. Ne kete rast keto detyra jane shume te rendesishme, jane detyra atdhetare nga te cilat varet e ardhmja e Kosoves.
Eshte koha qe t’i ngulim kembet e te mos bejme leshime qe do te kene rrjedhoja te demshme per Kosoven. Ta mbrojme ceshtjen tone me fakte e argumente e te mos bejme vetem amin e te nenshkruajme ato qe na detyrojne te tjeret. Kosova eshte e jona dhe askujt tjeter. Deri kur do t’i degjojme e durojme marrezite e bashkesise nderkombetare?! Serbia eshte ajo qe duhet te jete nen mbikeqyrjen ndrkombetare, ndersa Kosova duhet te ndihmohet per te ecur perpara. Ne kemi nevoje per marredhenie te mira me bashkesine nderkombetare, duhet te bashkepunojme me ta dhe gjithmone t’i mbrojme kerkesat tona, te drejtat tona. Nese e lejojme veten qe te tjeret te na presin rrobat, atehere ato kurre nuk do ta na bien tamam.
Filadelfia, 20 janar, 2017
*Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro – amerikane.