*Në Jacksonville Florida festohet me madheshti 101 vjetori i Pavarsise së Shqipërise dhe një vjetori i Deges se Federates Pan Shqiptare Vatra./
*Marrin pjese ambasadori i Republikës së Shqipërise zoti Gilbert Galanxhi, kryetari i shoqates Pan Shqiptare Vatra zoti Gjon Buçaj dhe mjaft të ftuar nga New Yorku,Tampo,Fort Launderdale,Naples, Orlando si dhe kanalet televizive Albania Culture e Kelmen TV./
Nga Lek Gjoka /
E shtune 23 Nëntor 2013.Qielli i Jacksonville Florides duket sikur dashurine dhe ngrohtësinë verore do ta kete të pafundshme.Aroma festive sikur i buzëqesh edhe vetvetes.Qindra e qindra bashkekombas shqiptare kur dielli floridian akoma nuk ia kishte lëshuar rradhen nates po drejtoheshin nga salla e hotelit, dikush kishe ardhur nga New Yorku me avion e te tjeret në një udhëtim disa oresh nga Tampo,Naples,Fort Landerdale, Orlando.Flamuri kuq e zi sa një faqe muri sikur ia kishin shtuar me shume bukurine duke e kthyer kete salle në një copez Shqiperie.Në hyrjë të salles përvec flamurit kuq e zi , ishte pasqyruar një histori e shkurter e 101 vjetorit të Pavarsise së Shqipërise , ku fjalet kuptim plote”Gëzuar 101Vjetorin e Pavarsises se Shqipërise” dhe “Komuniteti shqiptar i Jacksonville Florides” ishin si një zjarr i ndezuar në zemrat e përmalluera te shqiptareve.Pak me poshte flamuri i SH.B.A dhe i Republikes së Shqipërise sikur ishin të përqafuar bashke sepse e tille është dashuria e pavdekshme e diaspores shqiptare të Amerikes qe jo vetem brezi i vjeter por edhe femijet do ti edukoje me një dashuri të shenjte për të dy kombet Ameriken ku kanë lindur dhe Shqipërine prejardhen e gjakut që iu pulson në deje.Në krye te vendit me një ndriçim shpirtëror Heroi ynë kombetar Gjergj Kastrioti-Skenderbeu dhe nëna e të gjithe botes Nene Tereza sikur të uronin mire se ardhen.Pak poshte tyre plaku i urte i Vlores Ismail Qemali i buzëqeshte në krah Isa Boletin dhe trimave te tij.Pak poshte tij strategu i Pavarsise se Shqipërise i denuar pradrejtesisht nga diktatura komuniste që donte ta fshinte nga historia e Pavarsise numrin dy të saj Dom Nikoll Kaçorri sikur krenohej me sternipat e tij qe në Florida e respektojne punen e shenjte te tij në te mirë të kombit shqiptar.Ngjitur më të edhe dy kollosat e letersise se Rilindjes poeti Naim Frasheri i mallit për Memedheun dhe Homeri i kombit shqiptar At Gjergj Fishta edhe ky gjigand e denuar padrejtesisht nga diktatura komuniste në Shqipëri.Deklarata e Pavarsise së Shqipërise me firmat origjinale të të gjitheve bashke më emrat e tyrë sikur e ndriçonte me shume rendesine e kesaj feste të madhe të 101 pervjetorit të Shqipërise.
Përballe saj më një embelsi dhe shikim ndriçuar stenda e Shoqates Pan Shqiptare Vatra iu afronte shqiptareve një realitet të ri.Jo vetem historine shekullore të Vatres se madhe të Nolit dhe Konices por pasqyrimin me foto dhe reportazhe të jetes një vjeçare të deges se Vatres në Jacksonville pasqyruar tek gazeta “Dielli”.
Dalngadale salla u mbush.Televizioni Albania Culture.nga New York City dhe “Kelmen TV” nga Jacksonvilla nisen me plot deshire e pasion filmimet.Spikera Suela Leka me një shqipe të paster dhe plot ëmbelsi hapi siparin ku nder të tjera tha:
Të dashur bashkombas shqiptare në Florida,
I dashur zoti ambasador i Republikes se Shqiperise më SH.B.A zoti Gilbert Galanxhi, sebashku me bashkshortën, i dashur kryetari i shoqates Pan Shqiptare Vatra Gjon Buçaj sebashku me bashkshorten, të dashur miq dhe të ftuar është një nder dhe kenaqesi që në emer të deges se shoqates Pan Shqiptare Vatra ketu më Jacksonville Florida tiu uroj mireseardhjen në keto dy festa , dy gezime në një dite 101 vjetorit të Pavarsise se Shqipërise dhe një vjetorit të themelimit të deges se shoqates Vatra.
Gezuar dhe për shume vjet e mot !..
Me pas ajo ftoi sallen të ngrihet në këmbe dhe të kendojnë hymin e SH.B.A.
Pas një pauze të shkurtër përseri ftoi sallen në kor të këndojnë hymnin e Republikes se Shqipërise hymn qe na gezon dhe na përmallon ne shqiptareve sa here e degjojmë.Salla u ngrit në këmbe dhe të gjithë më zë te larte nen tingujt e muzikes këndonin hymin e flamurit.
Pas një pauze spikera fton kryetarin e Deges se Shoqates Pan Shqiptare Vatra në Jacksonville Florida që si zoti i shtepise për të përshendetur i pari.
Kryetari i Deges se Shoqates Pan Shqiptare Vatra në Jacksonville zoti Adriatik Spahiu duke marre fjalen tha:
Të dashur bashkë kombas!
I dashur zoti ambasador i Republikes se Shqipërise në SH.B.A zoti Gilbert Galanxhi
I dashur ktyetari i Shoqates Pan Shqiptare Vatra zoti Gjon Buçaj
Të dashur miq të ftuar shqiptare nga Nju Jorku, Tampo, Fort Landerdale, Naples,Orlanda dhe ju miq të shqiptare është kënaqesi që sontë ketu në Jacksonville Florida me 23 Nentor 2013 festojmë sëbashku dy festa 101 vjetorin e Pavarsise së Shqipërise ku plaku i urte Ismail Qemali bashkë më patriotet e tjere shqiptare ashtu si pese shekuj para tij heroi yne kombëtar Gjergj Kastrioti-Skenderbeu ngriti flamurin kuq e zi mbi qiellin e Shqipërise ku era e barotit dhe e tragjedise se coptimit të truallit shqiptar nuk dintë të shuhej.Sontë po festojme edhe një ditlindje tjeter, ditlindjen e pare të një shoqate shekullore qe Fan Noli dhe Faik Konica e pagezuan me emrin me të bukur shqiptar Vatra, vatra e bashkimit të shqiptareve të Amerikes.Në 100 vjetorin e festimit të themelimit te shoqates Pan Shqiptare Vatra në Nju Jork duke thyer edhe rregulloren e festes dola dhe përshendeta në emer të shqiptareve të Jacksonville, gjithashtu iu premtova që sëbashke me shqiptaret me shpirt shqiptari të themelojme degen e shoqates Vatra ketu.Sontë dua të falenderoj grupin nismetar në themelimin e kësaj dege ku të gjithë kanë meritat e tyre e në veçanti Adem Agovin, Rexhep e Aferdita Lla ,Ali Lushnja, Bukurosh Curre, Hasan Hakrama etj.Ndaj sontë ndihem teper i emocionuar kur shikoj kete salle në Marriot Hotel të mbushur plot e për plot me shqiptare qe festojnë një vjetorin e themelimit të Deges.Shoqata Pan Shqiptate e cila nuk është vetem e antareve të saj, Vatra kjo shoqate patriotike është e gjithe diaspores shqiptare të Amerikes pa dallim feje, krahine ideje , arsimi a pasurie.
Në një vit punë dega jone e Jacksonvilles ka arritur ëndrrat e saja që kur u themelua.Vetem dhjete dite pas themelimit festuam 100 vjetorin e Pavarsise së Shqipërisë që e pasuam me festimin e vitit të ri në një familje të madhë falë deshires se Vatres.
Emri i Vatres dhe i shqiptare të Jacksonvilles filloi dhe i kaloi kufijte e Florides, madje shkoi deri në shtypin shqiptar në Amerike dhe Shqipëri fale zotit Lek Gjoka poetit,publicistit , shkrimtarit, “Penes se Arte” sikur e quajti në festen e Nenave kryetari i shoqates zoti Gjon Buçaj i cili me një korrektese të jashtezakonshme pasqyroi çdo aktivitet tonin ne pasqyrimin e një gazetari realist.Gjithashtu edhe kanali televiziv Kelmen TV kanal i shqiptareve te Amerikese i zotit Mark Dukaj pasqyroi gjithë veprimtarinë e shoqates sone.
Aktivizetet e deges nga muaji në muaj marrin me teper shije shqiptarie.Në Jacksonville erdhen artistet e famshem të humorit shqiptar Behar Mera, Rita Lati dhe kengetaria Valbona Halili, po në Jacksonville Vatra festoi edhe 8 Marsin ditën e nënave të atyre që janë jeta, gjallëria e familjes.
Dega e Vatres për here të pare solli edhe Naim Frasherin në Florida , ku festuam diten e Naimit duke përkujtuar ketë poet të madh kombëtar si dhe mjaft poete te tjere si dhe kollosin e letra shqiptare, kandidatin e pare shqiptar për çmimin Nobel në letersi Homerin e Kombit shqiptar At Gjergj Fishten.Në ketë aktivitet ishte edhe bilbili i kënges se tropojes antari i shoqates Vatra kengetari Gezim Nika.
Nga dita në dite dega e Vatres po rritet fale jush fale punes se palodhshme të mjaft antareve të Vatres si : Gjergj Shkurtaj,Indrit Kellezi, Elton Hysesani etj ndaj gjithkush qe mendon se ka diçka për të dhenë për Shqipërine, për bashkimin e shqiptareve ketu në Florida është me se i mirë pritur dhe që sot mund të behet pjese e kesaj Vatre shqiptare.
Sontë të dashur bashke kombas më deshiren e zjarrte që serisht në shqiptaret e Jacksonvilles të bashkohemi në një Vater shqiptare iu uroj nga thellesia e shpirtit gëzuar e për shume vjet 101 vjetorin e Pavarsise se Shqiperise dhe një vjetorin e themelimit të deges se shoqates Vatra.
Gëzuar !
Zoti e bekofte Ameriken
Zoti e bekoftë Shqiperine dhe shqiptaret kudo që ndodhen.
Ju faliminderit dhe e kalofshi sa me gëzuar sonte..
Duke marre fjalen ambasadori i Republikes se Shqipërise në SH.B.A zoti Gilbert Galanxhi tha:
Mirë mbrema të gjithevë !..
Gëzuar !..
I nderuar zoti Gjon Buçaj kryetar i shoqates Pan Shqiptare Vatra !..
I nderuar zoti Adriatik Spahiu kryetar i Deges së shoqatës Vatra në Jacksonville !..
Të nderuar miq e të ftuar, motra e vellezer!.
Ju falenderoj për ftesen për të qenë mes jush sontë në kete feste të bukur e kuptimplote të Ditës se Flamurit, të përvjetorit të 101 të Pavarsisë së shtetit shqiptar.
Gëzuar këtë ditë të bekuar për të gjithë shqiptaret kudo që janë në Amerike e Shqipëri, në Kosove e Mal të Zi, në Maqedoni dhe Çamëri.
Zoti e bekofte flamurin tonë kuq e zi që mbledh rreth vetes kedo që i rreh zemra për shqiptarinë.
Sontë në festojmë një vjetorin e njëqind vjeçarit të dytë të Pavarsise por edhe një vjetorin e themelimit të Deges së Vatres nga komuniteti juaj, pra kemi siç do ta dëgjojmë besoj nga këngetari i mirënjohur Petrit Lulo “Dy gezime në një ditë”.Unë ju përgezoj dhe iu uroj Deges suaj shumë suksese dhe jete të gjate pasi Vatra në 101 vitet e ekzistences se saj këtu në SH.B.A ka qenë me të vertete Vatra patriotike e të gjithë shqiptareve.Aji ka ruajtur dhe vazhdon të ruaj traditat ma të mira patriotike e kulturore, gjuhën dhe zakonat dhe mbi të gjitha dashurinë për Atdhe e flamur.
Gëzuar !..
Të nderuar miq, diaspora e shqiptareve të Amerikes meriton një nderim dhe falenderim të veçante pasi gjithmonë ka nxirre figura patriotike të shquera që kanë mbajtur ndezur shpresen për një Shqiperi demokratike.Ju të gjithë në një mënyrë ose një tjeter keni qene e vazhdoni të jeni ambasadore të Shqiperisë me punën tuaj, me djersen tuaj të ndershme keni bëre që edhe amerikanet ta duan fort dhe ta respektojnë Shqiperinë dhe shqiptatet.Kontributi i diaspores shqiptare të Amerikes e sidomos i atdhetareve të Shoqates Vatra ka luajtur një rol vendimtar si për shembjen e diktatures komuniste në Shqiperi ashtu edhe për çlirimin e Pavarsinë e Kosoves heroike.
Ju faliminderit !..
Së fundi me lejoni edhe njëhere tiu uroj suksese , mbarësi e mireqenie në familjet tueja, të komunitetit tuaj, në punën tuaj të përditshme për të mbajtur gjalle zjarrin e Vatres në të mirë të mbare kombit shqiptar.
Zoti e bekofte Shqipërinë dhe popullin shqiptar !..
Zoti e bekofte Ameriken simbolin e Lirisë dhe Demokracise.
Gëzuar festen ë flamurit !..
Ju faliminderit !…
E gezofshim diten e Pavarsise !
E gëzofshi edhe përvjetorin e pare të themelimit të Deges se Vatres në Jacksonville.
Pasi mori fjalen kyetari i Shoqates Pan Shqiptare Vatra zoti Gjon Buçaj tha :
Mirë mrama !..
Gëzuar , për shume mot !..
Për shumë mot 101 vjetorin e Pavarsise së Shqipërise !.
Për shume mot një vjetorin e themelimit të Deges së Vatres në Jacksonville, të Deges së madhe të Vatres në Jacksonville !..
Në diten e kremtimit të 100 vjetorit të themelimit të Vatres ishte edhe dega e pa themeluar e Vatres, kryetari juaj zoti Adriatik Spahiu u ngrit e përshendeti në emrin tuaj, në emrin e Deges që do të formohet.Ai kishte besimin, kishte vizionin e ri i cili u bë realitet.Formoi një Dege kaq të madhe e cila mbledh në gjirin e saj bashkatdhetaret nga të gjithë trojët Arbnore, nga të gjitha shtresat.Këtu keni njerëz të kultures, keni njerëz të komedise,keni njerezit e shkrimeve, keni njerëz të profesioneve të ndryshme dhe të gjithë keni zemren e madhe.Ndihem shumë i nderuar dhe i gëzuar që gjendem mes jush në ketë Vater e cila ngroh zemrat e tueja.Zëri i saj dëgjohet jo vetem në New York por gjithkund në Amerike dhe jashte Amerikes në Atdheun tonë të dashur.
Ta gëzoni përvjetorin e themelimit të Vatres !..
Vatra u themelua shtatë muaj para Pavarsisë së Shqipërise, punoi për Pavarsine,mbrojtjën e kufijve të Shqipërisë,vazhdoi të mbroje e të punojë për interesat e kombit, për miqesine mes kombit shqiptar dhe Amerikes.Flamuri i madh kombëtar sontë këtu sa balli i murit sikur do të thotë se i ka hapur krahët në Liri, Demokraci në vendin mik të Amerikes,pranë flamurit të Shteteve të Bashkuar të Amerikes që është simboli i Lirise dhe Demokracise, të ketij Vendi të Bekuar që Shqipërise i doli zot në rastet e në rrethanat më të veshtira të historise së saj.Tani nuk i kemi ato veshtirsi ndaj kemi arsy të kremtojmë e të festojmë.Për shumë vjet gëzuat !..E gëzofshi diten e Pavarsise !..E gëzofshi edhe diten e themelimit të deges se Vatres !..
Zoti e bekofte Ameriken !
Zoti e bekoftë kombin shqiptar !..
Gjithashtu përshendeti edhe kryetari i Deges se South Florides zoti Kolec Ndoja.
A kishte “faj” avioni që i solli tre ore me vonese në koncert këngetaret e famshem Irma Libohova dhe Petrit Lulo apo organizatoret që iu prene biletat ?..
Nisja plot entuziazem e festimeve sikur u venit disi.Qindra e qindra pjesmarres prisnin pas fjalimeve që këngëtaret ta digjnin sallen por asgjë.Një thashethemnaja filloi të qarkulloje nëpër salle se kengëtaret nuk do vijne, më pas edhe një tjeter do vijnë vonë.Salles i iku shija e festes.Sigurisht që “faj” ka pak avioni që u nis vone por organizatoret që bëjnë kontrata me këngëtaret duhet të nxierrin mesime sepse para së të mendojnë për fitimet e tyre do të kejne kujdes anën morale te klienteve të cilet kanë paguar një çmim për kete koncert.Ne SH.B.A klienti është i pari dhe nuk ka klient të dores se pare apo të dores se dyte.Por përgjegjsia shtohët dyfish kur bëhet fjalë për 101 vjetorin e Pavarsise se Shqiperisë dhe ku qindra e qindra shqiptare duhet të presin tre ore ardhjen e tyre.Megjithate fale brezit të ri të shqiptareve të Amerikes gjendja ndryshoji.Në Londër nuk arriten dot ta çarmatosin Isa Boletinin kështë që edhe në Jacksonville Florida nuk ju zbeh hijeshia Pavarsise.DJ Serafin Daka nga Jacksonvilla dhe DJ dhe kengetari Ermal nga New Yorku e quan sallën peshe.Plasi hareja,dhe vallja veri-jug e tundi vendin.Buzëqeshja mori shijen ë festes.Flamuri kuq e zi dhjetera e dhjetera metra i madh luajti pak kokën në shenjë gezimi.Psheretiu lehte e foli pa ze
:-Po të jene të bashkuar shqiptaret fitojnë çdo dhimbje e çdo beteje.
Irma Libohova dhe Petrit Lulo iu sjellin shqiptareve të Florides një copez shije vendlindje.
“Shija” e hidhur e ardhjes me vonese të këngëtareve kaloi shpejt fale talentit dhe fjaleve plot patriotizem dhe ngrohtësi të këngëtareve Irma Libohova dhe Petrit Lulo.Këngët për Shqipërine, për Kosoven, Çamerinë martire ia ndryshuan shijen salles.Vallet e Veriut , të Kosoves, Shqipërise se mesme dhe Vallet e Jugut u shkrinë në një.Të gjithë kërcenin , të gjithë këndonin sebashku nga Kosova në Çameri, nga Tuzi në Gjirokaster, nga Konispoli në Vermosh, nga Shkodra në Korçe, nga Shkupi në Permet, nga Lezha në Sarandë, nga Vlora në Mirditë.I gjithë Shqipëria Etnike u bashkua sontë në një trup të vetem në Jacksonville Florida në dy gezime në një ditë në festen e flamurit dhe një vjetorin e Deges se Vatres.Fytyrat e shqiptareve shprehnin një gëzim të papare.Për pak momente aktori i humorit shkodran qe jeton në Florida Sander Ruçi i solli salles plot të qeshura nga loja e tij plot humor.
Kaloi mesi i nates, ora një, dy pas mesnate dhe vallja, kënga nuk dinte të lodhej.Salla ishtë bërë një trup i vetem dhe nuk dontë që kjo feste, kjo copëz Shqipërie të mbaronte.Sigurisht festa nuk ka mbaruar sepse gezimi , festimi i asaj nate të magjishme jeton në shpirtrat e bashkatdhetareve në pritje të 102 vjetorit të Pavarsise së Shqipërise dhe dy vjetorit të Deges se Vatres.
Lek Gjoka
Jacksonville Florida
26 Nentor 2013