• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“Vatra” ne Jacksonville mban gjalle memorien e Shqiptarve

August 28, 2017 by dgreca

1 adriat Gjergj

NGA GJERGJ LACUKU/

1 faqe3 JackIMG_34456 Spahiu ZnjIMG_3452IMG_34472 gernetaIMG_3432IMG_34542 jacksIMG_34344 Jack

Sa here qe na jepet rasti te shkruajme per ” Vatren ” Shqiptare, patjeter qe duhet te ndalojme per nji çast , te marrim fryme thelle, ne menyre qe te kujtojme dy Viganet e Medhaj te Kombit tone; Nolin e Konicen.Diplomacia e tyne nga jashte se bashku me Burrat e tjere te pendes dhe pushkes si Luigj Gurakuqi, Imzot Nikollë Kaçorri , Ded Gjo Luli e Isa Boletini , do te hidhnin themelet e Shtetit Shqiptar pothujse pas 500 vjetve ronbimi prej Perandorise Osmane.

Sod , edhe pse rruga jone per me ardhe deri ktu ku jena , mund te krahasohet me ” Udhen e Mundimeve” , ashtu si Jezusit te cilit ushtaret Romake i kishin vu mbi supe nji kryq te rande  ne te cilin do ta gozhdonin edhe pse ishte i pafajshem, po ashtu edhe populli jone mbajti mbi supe Kryqin ma te rande te Shekullin XX, u rrezua disa here prej diplomacise nderkombtare dhe prej anmiqve te mbrendshem sllavo-anadollak, u gozhdue, u varros, dhe prap u ringjall. Me shpalljen e Kosoves se pamvarun , shqiponja fluturon me dy krahet ne qiellin e pafund. Nuk duhet te harrojme se kush jemi dhe te kujtojme fjalimin e Fishtes per me kuptue gjenezen tone;”Prej brigjeve gjëmuese të Euksinit e deri në borën e amshueshme të Alpeve Julie ; prej brigjeve bubulluese të Ekrakeraunve e deri ndër karma të thepisuna të Karpateve, ende të rime me gjak njeriu, në ato shekuj të kaluem, banonte ajo familja e madhe trako-ilire, në namë e në za në histori të fiseve dhe të kombeve.” Per me kuptue ma s’miri madheshtine e popullit tone po ju sjedhi edhi nji citat tjeter te Gjergj Fishtes ne Konferencen e Paqes ne Paris 1919, “Ky popull asht bash ai populli i vogël shqiptar, aq pak i njohun dhe aq zi i gjykuem në Europë. I vjetër sa fosilet, sa stalaktitat e shpellave jehuese të maleve të veta vigane, dhe i lindun të thuesh prej vetë rrenjeve të vjetra, ai asht sot zot autokton i pakundershtueshëm i tokave të veta.” Edhe pse mund te jena nji Komb i vogel ne numer, jena shume ma te medhaj me zemer. Shqiptaret rrezatojne ngrohtesi kudo qe jane. Edhe kjo ” Mbramje Festive ” e organizume prej ” Vatra” ne Jacksonville , Florida , mblodhi se bashku Shqiptare prej tana trevave . Me rastin e zgjedhjeve per Kryetarin dhe Bordin drejtues, edhe kete rradhe nuk mund te mungonte atmosfera festive me kange e valle Shqiptare.  E ftume speciale ne kete mbramje ishte kangetarja Shkodrane , zonja Valbona Peraj, e cila me kangen e saj te famshme ” Jam Arbnore” qe i kushtohet 800 vjetorit te krijimit te Shtetit te Arbnit, na mbushi me krenari dhe na solli ndermend se sa e randesishme asht qe ti ruajme vlerat dhe traditat tona kombetare kudo qe jemi.    Fjalen pershendetese e mbajti zoti Adriatik Spahiu, i cili u rizgjodh Kryetar i Vatra Jacksonville per mandatin e ri dyvjeçar. Zoti Spahiu, si gjithemone , edhe kete rradhe e vuni theksin tek bashkimi i shqiptarve te Diaspores ne menyre qe ardhmja e brezave  te ndertohet mbi baza te shendosha atdhedadhurie. Te bashkum nen moton ” Nji Flamur , nji Komb, Nji Shtet” mund te rrealizojme andrren tone te perbashket dhe te çojne ne vend amanetin e te parve. Zoti Spahiu,paraqiti edhe Bordin e ri te Vatres ne Jacksonville ; Bukurosh Curre Nen Kryetar ,Shpresa Gallaj Nen Kryetare ,Gjergj Lacuku Sekretar, Elton Hysensani Financjer, Indrit Kellezi Keshilltar , Hasan Hakrama Antar Kontrollor , Lavdie Mato dhe Vasilika Dhimitri Drejtuse te  Shkolles Shqipe ,Enkeleda Bacova koordinatore per shendetesine , Vicens Jubani Shef i Departamentit te Biznesit,Ali Lushnja Shef Kabineti,Ilir  Abeshi Shef i Departamentit Sportiv, Mimoza Papa  dhe Piro Raspopi koordinatore te aktiviteteve  kulturore , Kristjan Jubani dhe Mikela Xhaferi nga Forumi Rinor . Me kete rast, pjese e familjes se Vatres u ban edhe tri antare te reja; zonjat  Xhenora Troja Jano , e Daniela Qosja.
Zgjerimi i matejshem I Vatres mbetet prioriteti kryesor per te gjithe ne – theksoi zoti Spahiu. Ne duhem te krijojme nje memorje kolektive si shoqeri ne menyre qe te jemi ne gjendje ta ringjallim Historiografine Kombetare. Mjafton te permendim thanjet e te huajve per ne per te kuptue madheshtine e popullit tone.“Shqiptarët me kostumet e tyre bëjnë një peizazh më të mrekullueshëm në botë… Shqiptarët janë raca njerëzore më e bukur që ekziston, trima më të fortë se kështjellat e tyre”-asht shprehun Lord Byron. Ndersa kanget e vallet Shqiptare na banin te ndjeheshim sikur jemi ne Shqipni, bisedat , pershendetjet mes shokve dhe miqve , si dhe fjalimet e antarve te reja si Xhenora , Daniela e Roberta, rrezatuan ma tej miresine dhe bukurine e rraces Shqiptare.
Ne keto dy vjetet e fundit, Vatra ne Jacksonville asht mundue qe te shpalose ma se miri vlerat tona. Mjafton te permendin se per here te parë ne Jacksonville u mbajt ” Festivali Shqiptar ” per tre dite rresht, ku mori pjese edhe Majori i Jacksonville Beach. Perveç paraqitjes se muzikes, valleve , kostumeve popullore , dhe kuzhines Shqiptare, u organizua edhe nji turne futbolli ,” Kupa Pavarsia,” ku mori pjese edhe ish -futbollisti i Kombetares , Daniel Xhafa. Ne kete aktivitetet , na nderoj edhe Profesor Nusret Pllana , me promovimin e librit te tij ” Genocidi Serb kunder Shqiptarve.”
Nji tjeter risi e Vatres ne Jacksonville ishte edhe krijimi i Forumit Rinor te Vatres. Tashme te rinjte kane mundesi qe te mblidhen se bashku, te diskutojne dhe te ndajne mendimet dhe vizionin e tyne se bashku me ne.
Shqiptarimin dhe Shqipnine Etnike nuk duhet qe te jua kerkojme te tjerve. Ajo duhet te nisin nga ne sepse ajo asht e jona. Humanisti i madh , Lamartini, na kujton se,”  Lamartini: “Ky komb e ky popull nuk merret nëpër këmbë… Kjo është toka e heronjve të të gjithë kohërave… Homeri aty gjeti Akilin, grekët Aleksandrin e Madh, turqit Gjergj Kastriotin, njerëz këta të së njejtës racë, të të njejtit gjak”.
Ne perfundim , nji mirenohje te veçante per gjithe ato qe na mundesuan kete mbramje te kandshme : Kangetaret Valbona Peraj e Franc Palaj, DJ Serafini, TV Borova, Restoranti ” Benito’s.”
Post scriptum.
Njoftojme te gjitha deget e Vatres ne Amerike se me daten 18 Nanduer 2017 , Vatra Jacksonville kremton pese vjetorin e krijimit te saj. Jane te mirepritun te gjithe !

Filed Under: Featured Tagged With: Adriatik Spahiu, Dega e Vatres, Gjergj Lacuku, Jacksonville

Takim mbreslënës në degën e Vatrës në Jacksonville

May 5, 2016 by dgreca

Dega e VATRES në Jacksonville,  Organizon me 13, 14 dhe 15 Maj, 2016, Festivalin Tradicional Shqiptar në Surfin Somboeros, buzë oqeanit. Janë ftuar Degët simotra të Vatrës në Tampa, Fort Lauderdale dhe Orlando,si dhe personalitete të jetës social kulturore, politikës dhe religjioneve fetare, si z. Edmond Brahimaj alias “Baba Mondi”, me cilësinë e Kryetarit të Kryegjyshatës Botërore, dhe prof. Nusret Pllana nga Kosova, këngëtarë nga mëmëdheu, grupe valltarësh në Diaporë, etj…/

****

Kryetarja e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, shkrimtarja dhe publicistja Raimonda Moisiu ishte në fund të prillit mysafire në degën e Vatrës në Jacksonville. Znj. Moisiu, e cila ndodhet prej disa javësh  në Jacksonville, Florida,  u prit në një takim mbresëlënës nga Bordi drejtues i degës së Vatrës, në qytetin e bukur dhe historik të Jacksonville.

Ky takim u organizua nga Kryetari i Degës së Vatrës, Jacksonville, Adriatik Spahiu. Ishin të pranishëm në takim  Bordi Drejtues i kësaj dege: Nën/Kryetari  Rexhep Gabrica, Sekretarja, Diana Male dhe anëtarët e bordit; Lavdie Mato, e cila është edhe Drejtoresha e Shkollës së Parë Shqipe në Jacksonville, Florida, bisnesmeni Sandër Martini, Hasan Hakrama, bisnesmeni, Gjon Lleshi, dhe kandidatët për anëtarë bordi, bisnesmeni Indrit Këllezi dhe pinjolli i familjes legjendare, kombëtare, heroike dhe historike Jashari, Bastri  Jashari.

Kryetari i Dega Vatra, Jacksonville, Florida, z.Adriatik Spahiu, duke i uruar mirëseardhjen, znj. Moisiu, dhe pasi bëri prezantimin e saj me bordin, – u shpreh se ndjente kënaqësi të vecantë të prisnin një personalitet të letrave shqipe, artit dhe kulturës shqiptare në Diasporë dhe më gjerë, por edhe me cilësinë e Kryetares se SHSHSHA-së. Në një atmosferë të përzëmërt dhe mbresëlënëse  enthusiazmi dhe optimizmi, Kryetari i Degës, z. Spahiu bëri një paraqitje të veprimtarive dhe aktivitetin e kësaj dege që prej themelimit e deri më sot. Z. Spahiu u shpreh se ka qenë mirëkuptimi dhe bashkëpunimi me anëtarët e bordit, vatranët e thjeshtë dhe komunitetin e biznesit shqiptaro-amerikan në Jacksonville  Florida, që me punën e tyre të palodhëshme mbështetin fuqishëm shpirtërisht e materialisht, si burimin e cdo idealizmi dhe  kanë mundësuar realizimin me sukses dhe përfaqësimin më mbresëlënës, interesant dhe historik, në shtetin e Floridës,  por edhe më gjerë në Diasporën shqiptare, jo vetëm për ndjenjat atdhetare,  patriotike e  kombëtare,  por edhe për  unifikimin dhe promovimin e  vlerave tona kombëtare dhe identitetit shqiptar,  zhvillimin ekonomik e kulturor, ruajtjen e gjuhës amëtare,kulturës e traditave shqiptare e patriotike, integrimin e identitetit shqiptar krahas kulturave të tjera në tokën amerikane.  Në fjlaën e tij, z.Spahiu mes të tjerave u shpreh se; Për një mision të vecantë kombëtar e historik jemi në Organizimin e Festivalit Tradicional Shqiptar, -i cili do të zhvillohet për herë të parë në Jacksonville, Florida, nga Dega e Vatra ,-për tre ditë me rradhë, në dt 13, 14 dhe 15 Maj, 2016, në Surfin Somboeros, buzë oqeanit. Aktiviteti do të jetë shumëdimensional ku janë ftuar Degët simotra, të Tampa, Fort Lauderdale dhe Orlando,personalitete të jetës social kulturore, politikës dhe religjioneve fetare, vecmas me praninë e  z. Edmond Brahimaj alias “Baba Mondi”, me cilësinë e Kryetarit të Kryegjyshatës Botërore, dhe prof. Nusret Pllana nga Kosova, këngëtarë nga mëmëdheu, grupe valltarësh në Diaporë, etj. Aktiviteti do të promovojë bisnese të kategorive të ndryshme nga kompani bisnesi shqiptaro-amerikane  që operojnë në shtetin e Floridës, rrethinat e tij dhe në tërë Amerikën. Secili anëtar i bordit shprehu mendimi dhe ofruan ndihmën e tyre morale dhe financiare për mbarëvajtjen dhe realizimin e këtij Festivali thënë ndryshe Manifestimi Madhështor të Identitetit Shqiptar në Floridën e bukur amerikane.

Në fund  znj. Moisiu falenderoi Degën Vatra, Jacksonville, Florida, për pritjen e ngrohtë. Ajo tha se ndjehej e nderuar dhe shprehu kënaqësinë që ndodhej mes vatranëve të Jacksonville, me cilësinë e Kryetares së SHSHSHA-së, por edhe si një zë femëror krijues, intelektual e qytetar, si bashkëkombase e juaj, duke vlerësuar ndihmesën, bashkëpunimin dhe bashkëveprimin mes kyesisë dhe Bordit drejtues të Degës Vatra, Jacksonville, Florida.

Në fund u shtrua një darkë tradicionle shqiptare  në restorant “Roma”, me pronar shqiptarin, z. Gasper Lukaj. U trokitën gotat e verës dhe u ngritën dolli, ku nuk munguan edhe fotot.

Filed Under: Vatra Tagged With: Jacksonville, Mysafire, Raimonda Moisiu, tek dega e Vatres

Federata Pan-Shqiptare e Amerikes “VATRA” mbajti Kuvendin Vjetor në Jacksonville – Florida

May 4, 2015 by dgreca

Kryetar u ri-zgjodhë me aklamacion Dr. Gjon Buçaj/
Nga Beqir SINA-nga Jacksonville, Florida/
JACKSONVILLE FL : Kuvendi Vjetor i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës, VATRA, u mbajt kësaj radhe për herë të parë pas çerek shekulli, jashtë Nju Jork-ut, shtetit ku është aktualisht edhe qendra e Vatrës, prej transferimit të saj nga Bostoni Nolian. Ky kuvend për koicindencë, u mbajt në qytetin Jacksonville të Floridës, jo shumë larg vendit, ku është edhe sot shtëpia, ku mbylli sytë imzot Nolit në Fort Lauderdale të Florida-s, shtëpi që Federata Pan Shqiptare “Vatra”, i pat blerë si dhuratë peshkopit shqiptar më 1954.
Në këtë Kuvend, morën pjesë rreth 100 delegatë dhe të ftuar, nga Nju Jorku, dhe zona e “Tri Shteteve”< NJ, CT, Detrioiti, Uashingtoni, Florida, Bostoni, Çikago, Toronto, Pensillvenia, dhe Karolina e Veriut. Kuvend i 2 Maj 2015, në Jacksonville (Ramada Jacksonville/Baymeadows Hotel & Conference Center ), u mbajt në një frymë tejet demokratike, ku nuk munguan edhe debatet e forta konstruktive, nga ana e kryetarëve të degëve dhe disa delegatëve. Kuvendin e dretojë në cilësinë e Kryetarit të këtij Kuvendi profesor Mithat Gashi me dy ndihmësit e tij, zoterinjte Ali Lushnja, e Kujtim Porja. Kuvendi i Vatrës, i nisi punimet në orën 9-të mëngjesit, simbas rregullores së përcaktuar nga Kanunorja- (Kushtetuta) e saj. Mbas zgjedhjes së Komisionit, prej tre vetësh, për verifikimin e kredencialeve të delegatëve, Kryetari i Kuvendit të Vatrës, u votua professor Mit'hat Gashi, sekretarë u zgjodhën Merita Bajraktari-McCormack, dhe Naze Veliu, të cilët ndoqën dhe procedurën e këtij Kuvendi në bazë të Kanunores së federatës VATRA. Më pas u kënduan Hymnet kombëtare të SHBA dhe Shqipërisë nga këngëtari i mirënjohur Frederik Ndoci. Kurse, udhëheqësi i këtij Kuvendi, kryetari, Profesor Mit'hat Gashi, kërkoi që me një minutë heshtje të pranishmit të nderonin të gjithë të rënët e Kombit amerikan dhe të Shqipërisë. Anëtari i kryesisë së Vatrës, zoti Zef Bala, një veprimtar i njohur, dhe anëtari i Bordit të Drejtorëve të Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane, solli një përshëndetëje të veçantë në këtë Kuvend, drejtuar punës së Kuvendit Kombëtar të Vatrës, në emër të presidentit të saj ish kongresitit Joe DioGuardit, i cili udhëheq lobin e parë shqiptar në Amerikë, dhe të vetëmit dedikuar çështjes kombëtare shqiptare në SHBA. "Ju lutem përcillni urimet e mia më të mira, për Vatrën dhe kryetarin e saj dr Bucaj si dhe anëtarët e tjerë të Bordit të Vatrës me rastin e Kuvendit që po mbahet në Florida, duke ju uruar punë të mbarë, thuhej në mesazhin e DioGuardit. " Ne së bashku kemi shumë për të bërë, theksohej në mesazh, për të ndjekur atë rrugën historike të kombit shqiptarë. Luftën për lirinë dhe pavarësinë e popullit shqiptar, 15.000.000 shqiptarëve në botë, duke përfshirë 7.000.000 në Ballkan, 3.500.000 në Shqipëri dhe 750.000 në SHBA, dhe le të mos harrojmë 250,000 arbëresh në Itali, që prej nga koha e Skënderbeut, të cilët presin ma shumë nga kombi shqiptarë, deri në bashkimin tonë kombëtarë". Punimet e Kuvendit të Vatrës, nisen me raportin e kryetarit dorëheqës, Dr. Gjon Buçaj, duke vijuar me raportin mbi gjendjen financiare nga Arkëtari i deritanishëm, z. Marjan Cubi, i cili foli edhe për raportin e Fondacionit "Vatra Foundation, Inc.". Raportii i Fondit të Studentave "Vatra Educational Foudation", u mbajt nga z. Mithat Gashi dhe së fundi ka qenë raporti i Editorit të gazetës "Dielli", z. Dalip Greca. Më pas kryetarët e Degëve të Vatrës- folën mbi aktivitetet e degeve, cilat ishin arritjet e degëve gjate mandatit që shkoi dhe cilat janë objektivat e degëve të tyre deri në kuvendin e ardhshëm. Më pasë ata kaluan në diskutimet e tyre duke dhanë dhe disa propozime për propozimet në ndryshimet në Kanunoren e Vatrës. Propozimet të gjitha kaluan me votimin nga delegatët e rregulltë, ashtu, siç i parasheh Kanunorja e vjetër, të shoqëruara me pyetje, spjegime dhe rekomandime mbi raportet dhe aprovimi i tyre. Në pika mjaft të rëndësishme e morën fjalën Kryetarët e Degëve të Vatrës në të gjithë territorin e SHBA, duke filluar nga : Dega Washington DC, Znj. Merita Bajraktari-McCormack, Dega Michigan, z. Alfons Grishaj , Dega South Florida, z. Kolec Ndoja, Dega Hudson Valley, z. Pashko Camaj, Dega Jacksonville, Florida, z. Adriatik Spahiu, Dega Hartford, CT, prof. Prend Çeta, Dega Orlando, Fl. znj. Florisiana Ahmetaj-Metollari, Dega Tampa, Fl., z. Tasim Ruko Seanca e parë e Kuvendit të Vatrës, vazhdoi punën e saj, me mesazhe përshëndetëse nga dy veteranët e Vatrës, Zef Përndocaj, dhe Zef Balaj, z. Asllan Bushati, Naze Veliu dhe Adriatik Zoto. Një përshendetje majft të ngrohtë, u solli vatranëve në këtë kuvend, Dr Ana Kohen Presidente e organizatës së Gruas Shqiptare Motrat Qiriazi" Gjatë senacave çdo propozim për ndryshim në Kanunore, dhe vendosjen e rregullores së re, u votua dhe kaloi me shumicë votash. Propozimet e degeve kalaun nëpër një proces të shoqëruar jo vetëm nëpërmjet debatesh të forta - por edhe kundërshtive -"përlasjeve", deri në atë të gjetjes së konsuesit në disa raste. Mbasi ishte bër më parë dorëheqja, u vazhdua me shpalljen e kandidaturave(propozimeve), pas asaj të kryetarit të dorëhequr, dr Gjon Buçaj, duke nisur edhe proceduara e zgjedhjes së kryetarit. Gara për kryetar të Vatrës, nisi me vetëm një kandidat – Dr Gjon Buçaj, të propozuar, nga veterani i Vatrës, anëtari i kryesisë zoti Zef Përndocaj, mbasi nuk pati asnjë kandidatur tjetër të paktën të shpallur në Kuvend. Kryetari i mandatit të kaluar, Dr Gjon Buçaj, u zgjodh me aklamacion - duke zgjedhur më pas sipas Kanunores, edhe drejtuesit e lart të Vatrës për një mandat të dytë dhe të fundit.Në këtë mynyrë Kuvendi i Vatrës, votoi unanimisht dr. Gjon Buçajn si kryetar të Vatrës, deri në Kuvendin e ardhshëm.. Kryetari i Vatrës, dr. Gjon Bucaj me këtë rast shpalli edhe listën e zyrtarëve të Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra, e cila organizoi Kuvendin më 2 Maj 2015 në Jacksonville - Florida. Pas nisjes së konsultimeve, dr. Bucaj tha se lisa e zyrtarëve të lart që i përkasin strukturave të Vatrës, vazhdon me dy nën kryetar : zotin Agim Rexhaj, dhe Asllan Bushati, secretar i Përgjithëshëm: Nazo Veliu, sekretar i thesarit (arkatari) Marjan Cubi, President of Vatra Foundation, Inc. Dr. Nexhat Kalici, President of Vatra Educational Foundation Prof. Mithat Gashi dhe Editor i gazestës “Dielli” Dalip Greca. Dr. Gjona Buçaj, mbasi ri-mori detyrën e kryetarit, shpalosi pikpamjet e tij për Vatrën, duke u folë gjerësisht për të ardhmen e Vatrës, në kushtet e një zhvillimi dhe përparimit të saj, me qëllim, intensifikimin e përpjekjeve për gjallërimin e aktivitetit të Federatës më të vjetër të shqiptarëve në diasporë., Me këtë rast Kuvendi i Vatrës, vlerësoi kontributin e dr. Gjon Buçaj, i cili realisht ka qenë një ndihmës i afërt i kryetarit Karagjozi, dhe ka kryer disa vite detyrën e nën/kryetarit të Vatrës, dhe është treguar i palodhur dhe i përkushtuar. Kryetari i ri-zgjedhur për edhe një mandat të dytë, i cili sipas Kanunores është i fundit për Dr. Gjon Bucaj,në fjalën përmbyllëse falënderoi të gjithë vatranët për besimin që i dhanë, duke e ngarkuar me drejtimin e Vatrës deri në Kuvendin e ardhshëm dhe përfundimin e mandatiti të tij. “I vetëdijshëm për përgjegjësinë e rëndë të kësaj detyre,” shtoi ai, ” e pranoj duke u mbështetur në besimin e të gjithë Vatranëve se do të punojmë edhe më shumë së bashku për realizmin e të gjtiha premtimeve që dhamë për Vatrën“. Ky Kuvend si në të kaluarën ka shprehur edhe një her një vlerësim të merituar për z. Agim Karagjozi, i cili e ka nderuar dhe e ka udhëhequr me përkushtimin e tij atdhetar dhe kombëtar Vatrën e kolosëve të kombit shqiptarë. Zoti Karagjozi është President Nderi i Vatrës, për dy dekada ka qenë kryetar historik i Vatrës, dhe për 55 vjet një vatran, i flakët duke ia kushtur gjithë jetën çështjes Kombëtare, kujtohet më dashuri dhe respekt në rradhët e vatranëve bashkë luftëtarve të tij. Për nder të mbylljes me sukses të punës së Kuvendit të Vatrës, në lokalin e bukur Ramada Jacksonville/Baymeadows Hotel, u shtrua një darkë. Gjatë darkës iu dha çmimi“AWARD OF MERIT” kryetarit të degës së Jacksonvillit zotit Adriatik Spahiu dhe disa vatranëve, të dalluar për merita në vitet e fundit.Me këtë rast duhen thënë fjalë miradie për mikëpritësit e këtij Kuvendi, të cilët ishin Vatranët e Degës Jacksonville, për organizmin mjaft të bukur dhe dinjitoz .

Filed Under: Vatra Tagged With: Beqir Sina, dr, Gjon Bucaj, Jacksonville, Kuvendi i Vatres

KUVENDI I VATRËS NË JACKSONVILLE U DHA FUND ME SUKSES PUNIMEVE, KRYETAR U RIZGJODHI DR. GJON BUCAJ

May 4, 2015 by dgreca

Kuvendi i Federatës Pan-shqiptare të Amerikës i zhvilloi punimet të shtunën me 2 Maj në qytetin Jacksonville të Floridës. Në orën 9 të mëngjesit delegatët e zgjedhur nga kuvendet e degëve kishin zënë vend në sallën e konferencave të hotlelit Ramada.
Kryetari i degës pritëse Adriatik Spahiu ka hapur Kuvendin duke iu uruar mirëseardhjen delegatëve.
Kryetari i Federatës Pan-Shqiptare VATRA, dr. Gjon Bucaj, përshëndeti delegatët dhe propozoi si kryetar te Kuvendit pedagogun Mithat Gashi, anëtar i kryesisë së Vatrës dhe President i Fondit të Studentëve. Emri i z. Gashi u miratua unanimisht.
Z. Mithat Gashi zgjodhi dy ndihmës, dy nënkryetarë,Kujtim Porja dhe Ali Lusnja dhe dy sekretaret e Kuvendit, sekretaren e Vatres Nazo Veliu dhe kryetaren e deges se Washington DC, Merita Bajraktari, për ta ndihmuar në mbarvajtjen e punimeve.
Këngëtari Frederik Ndoci ka kënduar Hymnet Kombëtare të Amerikës dhe Shqipërisë.
Me një minut heshtje është nderuar kujtimi i Dëshmorëve të Kombit.
Dr. Gjon Bucaj ka dhënë raportine veprimtarisë së Vatrës mes dy Kuvendeve të Vatrës. Kyretari bëri një prezantim të veprimtarive të Federatës Vatra, u ndal në bashkëpunimin me degët, veprimtaritë në qendër, fushatat e ndryshme, promovimet dhe parashtroi synimet e së ardhmes. Pas paraqitjes së raportit, sipas Kanunores së Vatrës, dr. Bucaj, deklaroi dorëheqjen nga posti i kryetarit.
Arkëtari i Federatës Vatra, njëkohësisht anëtar i Kryesisë, z. Marjan Cubi paraqiti raportin e arkës së Vatrës mes dy Kuvendeve, ku solli shifrat e të ardhurave dhe shpenzimeve, duke përfshirë dhe Gazetën Dielli.
Në mungesë të presidentit të VATRA FOUNDATION INC. Dr. Nexhat Kaliqi, ka folë Marjan Cubi.
Një raport të shkurtër për “Vatra Educational Foundation” ka paarqitur presidenti këtij Fondi, z. Mithati Gashi.
Editori i Diellit Dalip Greca ka paraqitë raportin e Gazetës Dielli mes dy Kuvendeve.
Më pas e kanë marrë fjalën kryetarët e degëve për të paraqitur veprimtaritë e degëve të tyre. Për degën e Washingtonit ka paraqitë raportin kryetarja Merita Bajraktari McCormack, për degën e Michiganit – kryetari Alfons Grishaj, për degën South Florida, kryetari Kolec Ndoja, për degën Hudson Valley dr, Pashko Camaj, për degën e Queensit editori Dalip Greca, për degën Newburgh Marjan Cubi, për degën e Torontos informoi kryetari i Vatrës, dr. Gjon Bucaj, i cili ishte pjesmarrës në takimin e asaj dege, për degën e Hartfordit kryetari Nesim Mecollari, për degën e Orlandos –kryetarja Florisiana Ahmetaj-Metollari, për degën Tampa FL-kryetari Tasim Ruko.
Në seancën e tretë , me propozime nga salla dhe me votim , u zgjodh sekretaria për verifikimin e kredencialeve të delegatëve. U zgjodhën: Kujtim Qafa, Marjan Cubi dhe Dalip Greca.
Sekretaria verifikoi të vlefshëm 52 kredenciale, ku cdo delegat është zgjedhur në raportin një delegate për cdo 10-15 vatranë.
Me anë të votimit të hapur , sic e parashikon Kanunorja e Vatrës, iu dha e drejta e votimit edhe delegatëve që kanë më pak se dy vjet anëtarësim .
Më pas, u ftuan delegatët që të paraqesnin propozimet e tyre. Pas këaj u kalua në pyetje rreth raporteve të paraqitura në Kuvend. Më pas u kalua në një pushim, ku Organizatorët kishin shtruar një drekë. Për delegatët.
Në seancëne katër u hodh në votim Kanunorja me amendamentet përkatëse.
Kanë vazhduar diskutimet për efektin e veprimtarisë së Vatrës gjatë vitit të shkuar dhe propozimet për format e organizimit dhe synimet e Vatrës deri në Kuvendin e ardhshëm. Propozimet e ndryshme u votuan.
Një përshëndetje speciale ka ardhe nga Presidentja e Grave Shqiptaro-Amerikane, Dr. Anna Kohen qe kishte udhetuar 6 ore per te ardhë ne Konventën e Vatrës.
Në seancën e fundit, Kryetari i Kuvendit, z. Mithat Gashi, iu drejtua dr. Gjon Bucaj, nëse donte të rikandonte për një mandat tjetër? Ai iu përgjigj”PO”.
Sërish Drejtuesi i Kuvendit, iu drejtua sallës: ka ndonjë kandidat që do të kandidojë për kryetar? Nuk pati kandidatura të tjera.
U votua kandidatura e dr. Gjon Bucaj dhe u pranua në mënyrë unanime.
Sipas Kanunores Kryetari Bucaj paraqiti Listën e bashkëpunëtorëve, e cila, mes debateve u votua. Në listën e paraqitur nga kryetari binte në sy një emër i ri, dr. Pashko Camaj, ndërsa emrat e tjerë ishin të njëjtë. Me propozim nga salla u kërkua që kryesisë t’i shtohen dy emra të tjerë. Propozimi u pranua pasi u votua më parë për një ndryshim në Kanunore, ku numri i kryesisë ishte i përcaktuar me 9 anëtarë. Për dy emrat e tjerë u bënë propozime konkrete, por vendimi iu la kryetarit.
Në mbrëmjë është organizua një darkë me muzikë, këngë e valle. Kryetari ka vlerësuar me cmimine meritës, kryetarin e degës së Jacksonville, z. Adriatik Spahiu dhe veprimtarë të tjerë të dalluar.(Dielli)

PS:Kjo ishte kronika e Kuvendit. Më gjërsisht do të lexoni në Gazetën e printuar.

Filed Under: Vatra Tagged With: Gjon Bucaj, Jacksonville, Kuvendi i Vatres, rizgjidhet

KUVENDI I VATRES ORGANIZOHET ME 2 MAJ NE JACKSONVILLE, FLORIDA

April 16, 2015 by dgreca

Kryetari i VATRES Dr. Gjon Bucaj, njofton se sic ka vendosur Këshilli i Federates Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, Kuvendi i radhës do të zhvillojë punimet me 2 Maj 2015 në Jacksonville, Florida. Kuvendi i fillon punimet në orën 9.00 të mëngjesit.
Mikpritësit, Vatranët e Degës Jacksonville, kanë marrë masat e duhura. Për delegatët që udhëtojnë nga shtete e qytete të largët do të mund të bëjnë rezervimet në Hotelin, ku organizohet Kuvendi.:Ramada Inn Jacksonville/Baymeadows hotel & Conference Center, 9150 Baymeadoëws Road, Jacksonville, FL 32256 Tel. (904) 737-1700 – Fax: (904) 737-0207
Delegatët paguajnë shpenzimet e udhëtimit dhe të hotelit. Rezervimet duhet të bëhen sa më parë. Edhe darka do të organizohet në të njëjtin hotel.

Filed Under: Vatra Tagged With: 2 Maj, florida, Jacksonville, Kuvendi i Vatres

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • AT SHTJEFËN GJEÇOVI DHE DR. REXHEP KRASNIQI, APOSTUJ TË IDESË PËR BASHKIM KOMBËTAR
  • Marjan Cubi, për kombin, fenë dhe vendlindjen
  • Akademik Shaban Sinani: Dy popuj me fat të ngjashëm në histori
  • THE CHICAGO TRIBUNE (1922) / WOODROW WILSON : “NËSE MË JEPET MUNDËSIA NË TË ARDHMEN, DO T’I NDIHMOJ SËRISH SHQIPTARËT…”
  • SHQIPËRIA EUROPIANE MBRON HEBRENJTË NË FUNKSION TË LIRISË
  • KONGRESI KOMBËTAR I LUSHNJES (21-31 JANAR 1920) 
  • Një zbulim historik ballkanik
  • VATRA DHE SHOQATA E SHKRIMTARËVE SHQIPTARO-AMERIKANË PROMOVOJNË NESËR 4 VEPRA TË PROF. BESIM MUHADRIT
  • Që ATDHEU të mos jetë veç vend i dëshirës për të vdekur…
  • KAFE ME ISMAIL KADARENË
  • Kosova paraqet mundësi të shkëlqyeshme për investime
  • PARTIA NUK ËSHTË ATDHEU, O KOKËSHQOPE
  • 50 VJET VEPRA POETIKE KADARE
  • IT’S NOVEMBER 28TH
  • Një arritje për shqiptarët në Michigan

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT