• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shqiptari Bektashian Feston Pashket

April 19, 2018 by dgreca

Z.Adriatik Spahiu, Bektashiani ,qe merr pjese ne Meshen e Shejte Katolike dhe me pas kremton ne shtepi Festen e Pashkve Ortodokse.Mesazhi i tij shembull per bashkejetesen nderfetare te Shqiptareve/

Nga Gjergj Lacuku/1 adriatik

Shqiptaret tashme njihen botnisht per bashkejetesen e tyne fetare. Jo me kot , Papa Françesku, ne viziten e tij te pare zyrtare, zgjodhi Shqipnine si vendin perfekt per te i tregue botes se trazueme prej konflikteve nderfetare dhe intrafetare se Shqipnija dhe populli Shqiptar jane deshmija ma e mire, ma e gjalle dhe ma e vertete e paqes, mirekuptimit dhe vllaznise nderfetare. “ Shqiponjat fluturojne nalt por ato kurre se harrojne folene e vet”-u shpreh Papa. Me kete thanje, Papa donte te perçonte mesazhin biblik se pavaresisht menyrave te besimit, ka vetem nje Zot , e na si bijt e tij kena nje folé qe asht vete Zoti dhe rrespekti per jeten, pra jeta asht gjaja ma sublime dhe askush nuk ka te drejte qe te ja mohoje jeten atij tjetrit sepse ai tjetri beson ne nje menyre tjeter .Kjo bashkejetese fetare asht ruejt e trashigue mbi parimet e Jezusit i cili edhe atehere kur po e gozhdonin ne Kryq, ai i drejtohet Zotit me kto fjale:” Fali At se s’dijne çka bajne.” Katolicizmi ne viset Shqiptare ishte nje besim Apostolik, qe don ne than se u perhap prej vete apostullit apo nxanesit te Jezusit, pra prej Shen Palit, i cili nepermjet rrugeve qe kishte ndertue Perandoria Anti-Kristiane Romake,ai do predikonte Ungjillin edhe ne popullsine Shqiptare te asaj kohe e sidomos ne qendrat e banume perkrah rruges se njoftun “Egnatia.” Keshtu thuhet se vitin 41 pas Krishtit ne Durres kishte rreth 60 familje Kristiane. Shume shpejt pra Kristianizmi do perhapej ne Ulpjane( Kosovë) , ne Alpet e Shqipnise se

Veriut dhe ne krejt viset ILire te asaj kohe.Pas nje periudhe prej 1500 vjetve , ne trojet Shqiptare si rrjedhoje e pushtimit Osman,do te vinte e dhe besimi musliman. Te nje pjese e Shqiptarve besimi musliman ishte siperfaqesor pasi ishte nje akt politik dhe ekonomik per ti mbijetue kushteve te pushtimin otoman . Sundimi gati 500 vjeçar sikurse e bani punen e vet saqe konvertimi ne fen islame u ba menyre mbijetese per nje pjese te popullsise ndersa pjesa tjeter arriti ta ruaje besimin Kristian ne baze te disa marreveshjve dhe kushteve qe fuqite e Medha te Kohes si Franca dhe Austro-Hungaria i kerkuan Portes se Nalte, ketu kushte quheshein “kapitulacione” e ne baze te tyne sigurohej mbrojtja e kultit, ne kete rast pra e besimtarve Katolike Shqiptarê. Mirepo, prap Shqiptaret e besimit Islam do mbeteshin Shqiptar dhe gjate peradorise osmane, elita e besimit islam e kuptonte ma se miri se e vetmja menyre per te ruajt identittetin e tyne ishte Qytetnimi Perendimor e jo me kot edhe njani prej Rilindaseve te medhaj, Naim Frashni, do jepte mesazhin ndriçues per Shqiptaret tue citue se “per Shqiptaret dielli lind ne Perendim”. Me vone korifejt e medhenj te Kombit si Fishta e Konica do jepnin shembujt ma te mire per ndergjegjesimin e ndjenjes Kombetare. Fishta do shprehej ne Konferencen e Paqes ne Paris se Shqiptaret jane vllazen pavaresisht besimeve qe kan. Ndersa Konica edhe pse djal i nje familje te madhe bejleresh u konvertue ne Fen e t’parve ,pra ne Fén Katolike per ti tregue Fuqive te medha se Shqiptaret jane dhe kan identitet Europian e nuk jan turq siç mundohej ti paraqiste shpesh here Serbia dhe kelyshet e saj.

Bashkejetesa dhe rrespekti nderfetar asht ruejt dhe vazhdon te ruhet edhe ne Diaspore.

.
Historine e mira jane nje kenaqesi e veçante kur ato perseriten dhe kur ne mesazhin e tyne percjellin paqe, dashni, e mirekuptim. Ne kete histori te bukur nuk kishte si te mungonte edhe Kryetari i Shoqates “Vatra” ketu ne Jacksonville, z.Adriatik Spahiu., njekohesisht edhe Nen-Kryetar i Vatres se Diaspores Shqiptare ne Amerike.Ne Meshen e Shejte qe u mbajt te Dielen e pare pas Festes se Pashkve , perveç suprizes se kandshme qe i bani me viziten e tij Komunitetit tone Shkelqesia e Tij, Arqipeshkvi i Dioçezes Tiranë-Durres, Imzot Gjergj Frendo, gjitheashtu nuk mund te mos permendim edhe viziten dhe pjesemarrjen ne kete Meshe te z.Adriatik Spahiu. Kur z.Adriatik Spahiu u takua ne fund te Meshes me Imzot Gjergj Frendo dhe pasi u prezantua dhe i tha atij”eshte kenaqesi qe takohem me ju ne emen te Shoqates “Vatra” por edhe si besimtar Bektashi, Imzot Frendo menjihere i thote z. Spahiu se Baba Mondi asht nje mik i mir i imi. Imzot Frendo shprehu nje kenaqesi te veçante per pranine e z.Spahiu gjate Meshes se Shejte pasi me anen e nje gjesti te tille Imzot Frendo arriti te kuptonte se per Shqiptaret bashkejetesa nderfetare asht diçka ma se normale por qe duhet vlersue dhe marr shembull nga e gjithe Bota.
Z. Adriatik Spahiu u shpreh se “ishte hera e pare qe marr pjese ne Meshen e Shejte te ritit Katolik dhe me te vertete u ndjeva shume mire pasi fjalet e paqes dhe faljes ishin tema kryesore e predikimit”.
Z.Spahiu asht edhe vete shembull i nje bashkejetese nderfetare pasi menjehere pas Meshes ne Kishen Katolike ai do te nxitonte per me shkue ne shpi per te kremtuar Festen e Pashkve ortodokse sepse bashkeshortja e z.Spahiu, Flora , i perket besimit Ortodoks-Kristjan.E ku ka nje mesazh ma domethanes se sa vete akti dhe vepra e z.Adriatik Spahiu qe te kujton te madhin Gjergj Fishta:” Ne m’vertete kena Bajram e Pashk por Shqiptarine e kena bashke.” Pra z.Spahiu perfaqeson ma se miri familjen e Shejt Shqiptare,modelin e bashkejetes nderfetare: nje Bektashi qe merr pjese ne Meshen Katolike dhe menjehere pas meshes iken ne shtepi per te festue Pashket Ortodokse. E ku mund te gjesh nje akt ma kuptimplote se ky!

 

Filed Under: Komente Tagged With: Adriatik Spahiu, feston Pashket, Gjergj Lacuku

DEGA E VATRËS NË JACKSONVILLE , DY GËZIME NË NJË

November 23, 2017 by dgreca

  • DEGA E VATRËS NË JACKSONVILLE FESTOI 105 VJETORIN E PAVARËSISË DHE 5 VJETORIN E THEMELIMIT/

2 edhe zefi2 adriatik dritan4 grupi1 edhe zefi tas Driot4 dritan me grup2 Lavdije 1   * Në Jacksonville, Florida”Vatra” festoi 105 vjetorin e Pavarsisë dhe 5 vjetorin e krijimit të degës së saj. Morën pjesë Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA” z. Dritan Mishto, anëtari i kryesisë së Vatrës z. Zef Balaj, kryetarët e degëve të Vatrës në Michigan z. Mondi Rakaj, kryetari i degës në Tampa-Tasim Ruko, kryetari i degës së Vatrës në Fort Lauderdale,Kolec Ndoja,Kryetarja e degës në Orlando Florisiana Ahmetaj-Metollari dhe vatranë nga degët e shtetit të Floridës./

1 Adriatiku me dy1 Frederik1 vaske-curri1 gezimi Riku ajo ne ems2 edhe zefi1 Lacuku2 tasim 11 Marku em grup1 adriatik 2she1 Lavdije1 adriatik

Nga Gjergj LACUKU/

Festa e pavarsisë padyshim që është Dita ma e Shenjtë për çdo njeri e për çdo komb. Është dita e memorjes kolektive, është kunorzimi i përpjekve shekullore , është dita e lindjes dhe e shtetformimit. Fatkeqsisht , jo të gjithë kombet e kanë pas këtë fat, pra të jenë të lirë e të pamvarun.Sot Shqipnija dhe shqiptarët kudo që janë , në trojet Etnike apo në Disaporë, krenohen për arritjet e tyne në udhën e vështirë të historisë njerzore dhe rradhiten me dinjitet përkrah kombeve të tjera në piedestalin e dëshirit për me ken i lirë. Rilindasit tanë , me vizionin e tyne , mbajtën të ndezun flakën e lirisë në terrin e madh shumë shekullor.Siç thotë edhe i madhi i ma të mëdhenjëve, At Gjergj Fishta:

“ edhe shqyp na thanë se Zoti
për shqyptarë Shqypninë e fali,
se sa t’enden stina e moti,
do ta gzojn kta djalë mbas djali.”

Komuniteti Shqiptar i Jacksonville , Florida, nën kujdesin e degës së Federatës “Vatra,” organizoj një mbramje festive me rastin e 105 vjetorit të pamvarsisë dhe 5 vjetorit të krijimit të saj  nën iniciativën dhe përkushtimin e z.Adriatik Spahiu. Moderatorja e kësaj mbrëmje madhështore, Zonja Shpresa Gallaj, bëri prezantimimin dhe përshëndetjen e rastit , duke ju urue në emën të Vatrës gjithë shqiptarve kudo që ndodhen “Gëzuar Festën e Pavarsisë.” Në këtë Festë madhështore, na nderoi me ardhjen e tij , Kryetari i  Federatës Panshqiptare të Amerikës, z.Dritan Mishto, ish konsull i Shqipnise po ketu ne Amerike.
Gjithashtu, nuk munguan edhe personalitete të tjera të Vatrës, si z. Zef Balaj , që edhe pse largue prej Shqipnisë në moshë të vogel në vitin 1951, pra vetëm 8 vjeç, ai jo vetëm që nuk e harroi kurrë vendin e tij por përkundrazi, gjithë jetën e tij ia ka kushtue dhe vazhdon me ia kushtue çështjes Shqiptare në trojet Etnike. Në këtë mbramje morën pjesë edhe Kryetarët e degve të tjera ; nga dega e Orlandos, zonja Florisiana Ahmetaj-Metollari, qe gjithemone kerkon te bëje ma te miren ne pasqyrimin e vlerave te komunitetit. Prej Fort Lauderdale, z.Kolec Ndoja, një ndër aktivistët kryesorë të lëvizjeve antikomuniste në Shkodrën e vitit 1990. Po ashtu ,nga Tampa, na nderoi z.Tasim Ruko,një personalitet i rrespektuem në komunitetin Shqiptar dhe një demokrat i vërtetë, që edhe pse familjarisht persekutue prej regjimit komunist gjakatar, ai gjithëmonë mendon vetëm për të ardhmen e Shqipnisë në mënyrë që të mos përsëritet e kalumja e hidhun. I pranishëm ishte edhe z.Mondi Rakaj , Kryetari i degës Vatra në Michigan.
Në ngjarje të tilla nuk kishin si të mungonin edhe yjet e kangës dhe skenës Shqiptare .Kangëtari me famë Botnore, që këndon në shumë gjuhë të Botes,Frederik Ndoci, fitues i shumë çmimeve, dy herë fitues i Festivalit të Kangës në RTSH, i rreshtuem në 50 baritonët ma të mirë të Botës, me zanin e tij të rrallë këndoi Himnet Kombëtare të Shqipnisë dhe të Atdheut tonë të dytë-Amerikës- kësaj Demokracie të ndërtueme mbi vlera Universale.Një mirënjohje e madhe shkon për Vaskë Currin, ose siç njihet ndryshe me emnin”Bilbili i Përmetit,”i cili me origjinalitetin e tij mbetet një perlë e pazëvensueshme e kangës qytetare fisnike të Përmetit . Z. Curri ka një karrierë prej shumë dekadash tue u ba mishërim i kangës së në bashkëpunim me të madhin e klarinetës Shqiptare, të ndjerin Laver Bariu.
Një ndër përfaqësusit ma të denjë të kangës folklorike të trevave të Veriut EpikoMartir, kreshniku i kangës Arbnore, një ndër ma të mëdhenjte e skenës, Gëzim Nika prej Tropojes Iliriane , nuk mund të na mungonte. Zani i tij buron si gurrat e maleve, ushton si era e bjeshkëve ,melodioz si lulet e Luginës së Valbonës kur vallzojnë n’blerim të Prillit.Zani i tij si za bilbilit . Kangëtarja tjetër , Lushnjarja e famshme, Griselda Pepa, interpretoi me zanin e saj të ambël kangë prej Shqipnisë së Mesme dhe asaj të Jugut. Kanga e saj ,”Trëndafil do bëhem,” e lulëzoj sallën që vallëzonte kandshëm nën tingujt plot melodi . Çdo kangë e saj e gjallëronte atmosferën, i mbushte të pranishmit me energji të reja dhe nuk pushonin vallzimet e kërcimet . Edhë kangëtarja e njohun, Vida Kunora, solli me vedi kangët tradicionale të Malsisë së Shkodrës, ato kangë që burojnë prej shpirtit të paster e fisnik të trevave ku është ruajtë pothujse i paprekun origjinaliteti Shqiptar.
Fjalën e rastit e mori Kryetari Vatrës , z.Dritan Mishto, ku ndër të tjera theksoi se Pavarësia është ngjarja ma e shënume për çdo popull në Botë. Edhe ne si Shqiptarë në Diasporë duhet të jemi gjithemonë të gatshëm në shërbim të së mirës së përbashkët”-u shpreh z.Mishto. E në këtë rast më erdhi ndërmend porosia e At Gjergj Fishtës; “s’ka çka duhet flamuri Shqiptar ndër ne, n’kjoftë se dashni s’kem për Atdhe.”Pra tue dashtë ma shumë vendin, aq ma krenar ka me u valevit flamuri Ynë Komëbtar.
Ndër kremtime të tilla, tue ken larg vendlindjes , nuk ka se si të mos përmallohemi për gjithëçka që kena njoftë, për çdo gja që kena lan mbrapa. Njeriu mund ta zgjedhin vendin se ku me jetue por vendlindjen kurrë. Asnjë her të mos harrojmë Heronjtë, martirët e heshtun që në vitet e tiranisë komuniste, mbajtën të gjallë filling shpresës se e mira ka me mbizotnue mbi të keqen, drita mbi errsinën , dashnia mbi urrejtjen , jeta mbi vdekjen, toleranca mbi dasitë.
“Dersa t’mundem me ligjrue
E sa gjall me frymë un jam,
Kurr Shqypni, s’kam me t’harrue,
Edhe n’vorr me t’përmendë kam.” – janë disa prej vargjeve të Fishtës kushtue Atdheut. E ky leitmotiv  i Fishtës duhet të jetë pjesë e frymëmarrjes tonë në mënyrë që Atdheun ta duam pa kushte. Ne shpeshherë dëgjojmë ndër biseda mes miqve e shokve “ po të ishte Shqipnija mirë, do kisha me jetue atje.” Un kisha me than se Shqipnija është mirë kur ne jemi të mirë për të. Kenedi ka pas than një shprehje të madhe ; “mos kërkoni se çka mund të baj vendi juaj për ju por kërkoni çka mund të bani ju për vendin tuej.”Rilindasit tanë na kan lan porositë ma të çmueshme;
“Shqipëri, të qofsha falë,
të kam mëmë e më ke djalë.”
………Sonte, Shqiptarët këtu në Jacksonville, Florida, krijuan atmosferën e vendlidjes sa vetëm prania e Flamurit Amerikan pranë Flamurit tonë na kujtonte se jemi këtu në Amerikë. Prandaj, shqiptarët kanë edhe një arsye ma shumë për ta dasht kët vend , jo vetëm thjesht si vendi ku jetojmë, por mbi të gjtha si vendi ma aleat i Shqipnisë në momentet kyçe e jetike për popullin tone. Ishte mbështetja e tyne e madhe që na mundëson festimim e pavarsisë së Shqipnisë , tue na mbrojtë edhe njëherazi prej copëtimit të matejshëm fill mas Luftës së Parë Botnore e ma vonë tue kontribue për pavarsinë e Kosovës, si një ndreqje e asaj që ndodhi më 1913 kundrejt kufijve Shqiptarë.
Ma vonë, fjalën e mori edhe Kryetari i Vatrës në Jacksonville, z.Adriatik Spahiu, që i bani një përmbledhje të shkurte 5 vjetorit të krijimit të degës Vatra këtu në Jacksonville. Deri tani si komunitet kemi organizu çdo vit Festën e Pavarësisë dhe për herë të parë kemi organizue gjithashtu “ Festivali Shqiptar në Jacksonville “ për tre ditë rresht. Kemi kremtuar “Ditët e Naimit ,” Rilindasit të madh që ja kushtoj jetën çështjes Shqiptare – u shpreh zoti Spahiu. Mbi të gjtha, hapja e Shkollës Shqipe është arritja ma e madhe sepse nëpërmjet saj, i jepet mundësia brezit të ri që të mësojë Gjuhën Shqipe, tue pasë parasysh porosinë e Fishtës ;
“Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis’,
trashigim, që na la i Pari,
trashigim s’ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n’gjuhë t’huej, kur s’asht nevoja,
flet e t’veten e lèn mbas dore.”
Në festa të tilla, shqiptarët jo vetëm që kanë mundësi me u bashkue por mbi të gjitha me i ruajtë e me ju trashigu brezave që vijnë traditat e kulturës tonë.Le të shërbejnë organizime të tilla nga Vatra si një zjarr që do ta mbajë gjithmonë të ndezun flakën e dashnisë për Atdhe.Zoti e Bekoftë Shqipninë e Amerikën , popujt e të dy vendeve dhe mbarë njerzimin!
***
P.S.

Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA”, z.Dritan Mishto së bashku me anëtarin e Kryesisë së Vatrës, z. Zef Balaj kryen  një vizitë ngushllimi në shtëpinë e njerit prej Vatranve. z. Aleks Lukaj, babai i të cilit u nda nga jeta para pak kohësh.

Filed Under: Featured Tagged With: 105 vjetori i Pavaresise, 5 vjet ditelindja, Gjergj Lacuku, Vatra ne Jacksonville

Ajo dite e zezë 8 Nandori 1941

November 8, 2017 by dgreca

Koment nga Gjergj Lacuku/

u3_gjergjlacuku

N’ket muaj , pra sot 76 vjet ma parë, me 8 Nandor,nji tufe djajsh te kuq do mblidheshin per te vulose aktin e vrajses se nji Kombi. Rete e zeza e mbuluen qiellin shqiptar  e vertiten edhe sot e ksaj dite.Kto rê nuk ishin rê te zakonshme por do te shperthenin ne bubullima e vetetima tuj sjell nji shi me pika gjaku, tuj sjell nje fortune uragane vujtjesh fizike e shpirtnore.

Ah kjo dite e mallkume e atij Nandori te larget nen hijen e zeze te djajve te kuq te nji hibridi ma te shemtum turko-sllav , do perhapte polenen e se keqes ane e mban kopshteve te jetes shqiptare. Judejt e ri Iskariot me puthjen e ftohte do fillonin shkatrrimin e jetes qe ne embrion.
Qi nga ajo dite e shemtume e mbrapa , ne Shqipni edhe dielli ishte friksue e rrezet e tija edhe sod e ksaj dite kan frike me kalu mbi ket hapsine Hadi te mbitokshem.
Ne vend te dashnise xuni vend urrejtja, ne vend tolerances ndeshkimi, fjala e mendimi u xevendsum me plumba e gropa vorresh, na njoften nga kafshet vetem prej fetyres. Djajte e etun per pushtet te paligjshem krimin e kthyne ne mjet zbavitjeje te shpirtnave te tyne te piste, çdo gja u permbys e u rrokullis ne boshllekun e krijum nga sadizmi ruso – anadollak .Kjo dite do sillte agun a muzgun e asaj nate ma te gjate te kohes njerzore, nji nate qe akoma rrokulliset meridianve e mundohet me dale prej territ qe e ka kaplu prej dekadash.
Laboratoret satanikë ndermoren eksperimentet ma monstruoze; aty u shemtue geni njerzor , u krijue nji njeri i ri; pa forme, pa shpirt, pa ndjenja, thjesht nji robot qe komandohej nga pultet e laboratorve satanik. Kjo nate a dite e zez mundohet te hape syte e saj te mekun ne terrin shpirtnor e i lutna Zotit qe ne momentin e drites syte e saj te jene jo me drejtim nga lindja qe i solli vdekjen por nga perendimi i ringjalljes.

Filed Under: Komente Tagged With: 8 Nandori 1941, Ajo dite e zezë, Gjergj Lacuku

Fundi i Ankthit

October 8, 2017 by dgreca

1 Gjergj Lacuku

Tregim nga Gjergj Laçuku- Florida/Ishte vone, shume vone kur ai e kuptoj ate qe i kishte ndodhe babes se tij. Megjitheate, ai nuk mundte me e ndryshu te kalumen .E ndjente veten fajtor per humbjen e jetes se prindit te tij. Si per çudi, ishte çue prej gjumit ne mesin e nates prej nje andrre te çuditshme. “ Pse s’te pelqejne parrullat tona ty?”- i kishte tingellue ne vesh nje za i frikshem. “ Ti do vish me ne menjihere per tu paraqitun tek hetuesi.”I dukej sikur nje dore e forte e kishte shtrengue per krahut, donte te sillte krytin per me pa se kush ishte, por nje dore tjeter e madhe ia kishte mbulu krejt krytin e nuk e lente ta levizte as  majtas as djathtas. Ne nje moment , iu duk se arriti me u shkepute prej personit qe e kishte zaptue,  dhe pas nje renkimi te forte, e kuptoi se çdo gja kishte ken anderr. U çue menjehere prej krevatit , me batanijen qe ju ngatrrue neper kambe e i trishtuem iu afrue dritares , hapi grrilat ngadale, sikur ai njeriu qe ndodhet ne nje vend te panjoftun kur hap nje porte apo nje dere te huaj, qe edhe pse nuk ka ndonje qellim te keq , frika e te papritures e trondit permbrenda.Perjashta vuni re shkelqimin e dritave ane e mbane qytetit.Piaca “ Duomo” ishte plot me njerez qe shkonin e vinin pa e ditun per boten qe i rrethonte. Gezimi mendoj me vete se nuk mund te jetonte ma me ket ankth. Baba jem u arrestue prej fjaleve te mija. U denue dhe vdiq ne burg e sod nuk e di se ku ndodhen eshtnat e tij. Doli ne sallon, ndezi nji cigare dhe ne mur veshtronte portretin e babes se vet. Ju duk sikur ai bisedonte me te. Ju dukte sikur i thonte, “Bir, un s’kam vend ktu ne kete kornize ! Eshtnat e mija duhen te ken  nji adrese te perjetshme. Vetem atehere kur te mi mblidhesh eshtnat e  mija , te mi vendosesh aty prane te dashurve te mi qe iken para meje ne banesen e perjetshme, vetem atehere mund te me shikosh ne sy. Korniza si per çudi, u shkeput prej murit, ra ne dysheme prej pllake, tue prodhue tinguj te magjishem muzike. Gezimi u çue n’kambe, tan frike, u afrua kornizes por per çudine e tij, fotoja nuk ishte aty. Degjoj sikur dera u hap dhe u mbyll vetvetiu.

Edhe pse kishte shume vite qi jetonte ne qytetin e famshem te Milanos, ne mendje i kishte mbetun ai moment feminie kur pa e kuptue se ç’pasoja do ti sillte babes se tij, kishte than  ne klase, pra ne sy te mesusit,  se tana parrullat jane vetem rrena.Drejtori i shkolles , donte apo nuk donte, ishte detyru ta  thirrte Gezimin ne zyren e tij, i cili ne ate kohe ishte nji femije i vogel , vetem ne klase te trete. Djali i vogel, fmi qe nuk kuptonte kohen e zeze te intrigave, i kishte than Drejtorit se keto fjale i kishte ndi prej babes se tij.
Parullat e asaj kohe ishin te shumta dhe syni i takonte ato kudo. Djali i priftit, keshtu thirrej ai ne nji forme fyese, ishte ma kurioz se fmijet e tjere dhe kerkonte me dit ma shume se sa ishte botekuptimi i moshes se tij.Baba i tij kishte ken ne shkolle per prift, por me ardhjen e komunizmit , ishte denu me burg! Si rrjedhoje, ai nuk arriti ta mbaronte shkollen por pasi doli prej burgut, ishte martu e kriju familjen e tij .Atij i kujtohej se si baba shpesh here i ndrronte bisede tue  ju ba “bisht” pytjeve te tija  inocente. Vetem pasi kalune disa vjet e u rrit,atehere e kuptoj qe pytjet e tija kerkonin nji pergjigje qe per ato kohe do ishtin me pasoja per prind e tij . “Secili ta thojne mendimin e vet pa frike e me germa te medha”- kjo ishte parulla qe te pakten Gezimi e shifte  dy here ne dite, tuj shku ne shkolle e tuj u kthy prej shkollet, ajo ishte e shkrume ne murin e nderteses se bonifikimeve. Ishte  ne klase te trete , dhe nji dite ne fletoren e bukurshkrimit kishte shkru me germa te mëdha” KAM QJEF ME SHKUE JASHTE SHTETIT”. Ate dite nadje , para se me u nis per shkolle , Gezimi i t ha babes se vet se kishte qjef me ike jashte shtetit dhe e kishte  shkru me germa te medhana ne fletore. Kur Pjetri e pa ate qe kishte shkru, menjihere i ndrroj ftyra , mori fletoren dhe hoqi fleten qe kishte shkru Gezimi, tue i hedh nji shikim te nervozum. Vite ma vone, Gezimi  e kuptoj  se ajo parulle e shkrume ne murin e godines e kishte nji lloj kuptimi. Muri nuk flet , dhe ne duhet te ishim copa guresh ne murin e ftohte komunist.

Nji brenge te dyfishte ja rendonte zemren. Nji brenge e dyfishte ja trazonte shpirtin. Nji brenge e dyfishte se lente te qete as diten as naten. Kjo brenge nuk ishte vetem vdekja e babes si pasoje e fjalve te tij por sepse ai nuk e dinte se ku ndodheshin as eshtnat e babes se vet. Ishte mundue me kerkue informacione mbi rrethanat e vdekjes por vetem thashetheme. Shpresonte se tashme ishte hap nji drite e gjelbert pasi kishte marre vesh se ishte kriju nji kompani private per gjetjen e eshtnave te ish-te burgosurve politke te vrame ne kohen e diktatures.

-Urdheroni , uluni! Si mund te ju ndihmoj?” – foli me nji za te bute e te shtirun manaxheri i kompanise  per gjetjen e eshtnave te personave te humbun . Djali nxori nji leternjoftim te vjeter , i vetmi dokument zyrtar qe kishte per baben e vet. Manaxheri   tek i hodhi syte dokumentit , sikur u step, ndryshoj menjehere pamjen . Ai emen dhe ajo ftyre i ishin skalit ne kujtesen e tij djallezore. Gezimi  deshti me than diçka por nuk foli, donte qe te priste se çdo thonte ai.”E ju , ç’lidhje keni me personin?”- e pyeti Shyqyriu. “Jam djali i tij dhe kam 20 vjet qe me randon ne zemer mungesa e vorrit te babes. Manaxheri u nxu ngushte dhe pasi verifikoj dosjen e tij , tue e dite se tashme  po ballafaqohej me viktimen e tij, me ate femi te dikurshem , prej te cilit ai kishte marr deshmine e pare , donte qe ta shmangte me çdo kusht çdo veprim me kete çeshtje. “Asht nji pune e madhe , pasi duhet shume kohe, shume njerez e shume kerkime”- u shpreh Shyqyriu . “Shpenzimet jane te medha  more djalosh”-foli ai me nji za dyshues. “Sa kushton- tha djali me pa kurrefare hezitimi. “Duhen €5000” -u pergjigj ai. Nderkohe, Gezimi  i ofroj nji zarf me 10 mije euro mbrenda, te gjitha kursimet e veta dhe te familjes se tij. “Per mua nuk ka vlere asgja per aq kohe sa nuk e di se ku e ka vorrin baba.” Gezimi nuk e kishte as dyshimin ma te vogel se kto para dhe kete ndihme po ja kerkonte pikerisht atij qe i kishte torturu dhe denu baben  e tij, pra ish-hetuesit te çeshtjes .

Kaluan nji muaj kohe qe ndodhej poshte e perpjete neper Shqipni por Gezimi donte qe me
ket  rast te plotesonte edhe deshirin me u  kthye ne fshatin e tij te lindjes, me e pa edhe nji here ate vend te mbushun ne gzime e idhnime.Ai ishte ken ne klase te trete kur ishte internu ne Tepelene, nji kamp pune te detyrume. Hyni ne nje kafe qe ndodhej ne mes te fshatit , bash afer shkolles se feminise se tij.Nuk e njifte njeri se kush ishte. Porosite nji kafe dhe uje  te gazuem . Aty prane tavolines se tij, dy burra te moshum duket se kishin pi pak ma shume se duhej sepse flisnin me za te nalte. “Komunistat  nuk dorezohen- therrisnin me te madhe. Ne jemi prap. Vazhdonin te qeshnin  me gotat qe ju dridhesh nder duar . “Pa shikjo se kush merret me gjetjen e eshtnave te atyne qe u vrane ne kohen e Partise. Ai Shyqyriu qe dikur i torturonte dhe i denonte anmiqte tone.”- tha njani prej pleqve. “Por kam  ndi se ka ardh djali i Pjetrit prej Italise dhe po kerkon eshtnat e babs se vet . Ai nuk e din se ne komunistat jemi prap ne pushtet.”Ti je i ri mor djale dhe nuk i din mire kto pune”- ju drejtuan Gezimit ne menyre te pavetedijshme .Djali, kur ndiu keto fjale, i tha kamarierit te ju sillte edhe ka nji dopio raki prej tij  , la nji €10 ne tavoline dhe u largu menjihere.
Te nesermen , lajmi se Shyqyrine  e kishin vra kishte marre dheun .Dy te moshuemit , si çdo dite ,ndodheshin ne klub kur ne ekran te TV-se njohen ftyren e djalit qe nje dite ma pare kishte ndej ne nje tavoline afer tyne.Aty mesuan se ai kishte ken djali i Pjetrit qe kishte vra vrasesin e babes se tij.

Filed Under: LETERSI Tagged With: Fundi i Ankthit, Gjergj Lacuku, Tregim

Princi Tepelenas i Makiavelit

September 12, 2017 by dgreca

u3_gjergjlacuku

Nga Gjergj LACUKU/ Jacksonville/Florida/

Historia ka tregue se ne hapsinat e politikes shqiptare , ekziston nji amulli politike e verber , ku politikanet shkojne e vijne si te ishin ne nji harem sulltanesh .Politikanet shqiptare si te gjithe politikanet e tjere, marrin persiper rrole kyçe qe kan te bajne me fatet e popullit, me te ardhmen e tyne, dhe me perfaqesine  e shtetit ne arenen nderkombtare. Ne fakt, ato nuk dojne me e dit peshen qe ato mbajne me rrolin e tyne. Nese shoqeria jone ka prodhu  politika shterpe , tashme kjo nuk na duket çudi , por diçka e zakonshme. Perse e them kete?

Ajo çka ndodhi ne Shqipni me qeverine “Rama 2” asht  nji gjest i pashembullt  persa i perket vendeve postkomuniste. Un nuk po mundohem te sjelli diçka te re ne kete shkrim sepse faktet jane fakte dhe te gjithe i dijme. Per ato qe e kan jetu sistemin komunist, e kuptojme se sa te etun ishim per liri. Dhe kur permbysen sistemet totalitare, e para gja qe duhet te ndodhe asht largimi prej skenes politike te figurave te cilat kan ken pjese kryesore e nji mekanizmi shtypes. Mua nuk me çudit fakti se ne nji sistem pluralist ka fitue Partia Socialiste. Jo, aspak! Kjo asht pjese e randesishme e funksionimit te mendimit ndryshe. 

Sidokjofte,ne kete rast kemi te bajme me nji fenomen tjeter- ate te vendosjes ne krye te Parlamentit Shqiptar , z.Gramoz Ruçi. Edhe pse ai kurr nuk u vertetua fajtor per ngjarjet e 2 Prillit 1991 , ajo qe e çorodit politiken Shqiptare asht rikthimi ne te kaluaren e hidhun. A asht morale qe pas 27 vjetve perpjeke  te kthehemi ne nji regres politik? Mua me duket si nji vrasje e dyte qe i bahet andrres se Shqiptarve , te cilet me 1990 vendosen te i japin fund diktatures moniste.  Ne ate kohe , pothujse ne pergjithesi, i gjithe populli bante thirrje ” e duam Shqipnine si Europa.” 

Por sot , si duhet te i paraqitemi Europes , e cila edhe pse na mban peng, nuk kemi pse te ndjehemi te mashtruar. Fenomeni Ruçi tashme asht i njohun ne politiken Shqiptare si nji figure kryesore e sistemit komunist. Ai ishte Sekretar i Parë i Tepelenes, me vone Minister i Mbrendshem ne zgjedhjet e para pluraliste te fituara prej te njejtes Parti qe kishte sundue ne menyre barbare nji popull te tërë. Ruçi mund te jete nji politikan i forte, i dedikuem mbrenda partise se vet. Si deputet jemi dakord qe asht detyre e tij te punoje me perkushtim. Ai kurre nuk e ka propagandu komunizmin edhe pse vjen direkt prej atij sistemi. Me sa duket ai asht njohes i mire i “Princit” Makiavelian:”Kushdo që dëshiron të ketë sukses të vazhdueshëm, duhet të ndryshojë sjelljen me kalimin e kohës.”Por pyetja themelore asht kjo ; a asht e domosdoshme qe nji figure si ai te jete ne Krye te Kuvendit?A nuk ka qeveria Rama nji figure tjeter ,qe edhe per hir te se kalueres , mund te ishte ma gjitheperfshirese? Mbas tan atyne perpjekjeve , a asht ne moralin e nji shoqnije ,qe ne vitin 1990 e donte Shqipnine si Europa,te dalin sot para saj me nji figure politike qe perfaqesonte antieuropianizmin dhe antiamerikanizmin? 

Mua me duket e pavend. Edhe pse Makiaveli thoshte se ” politika nuk ka lidhje me moralin ” zgjedhja e z.Ruçi  nuk qendron jo vetem moralisht por as politikisht. 

Ne perfundim, tue pase parasysh te kalumen e hidhun gjate komunizmi, s’munda ta anashkaloj  nji thanje tjeter t e Machiavellit qe i shkon per shtat Princit Shqiptar;”Nëse duhet ba nji lëndim ndaj nji njeriu, atëherë ai lëndim duhet të jetë shumë i randë saqë nga hakmarrja e tij të mos kesh aspak frikë.”

Filed Under: Komente Tagged With: Gjergj Lacuku, i Makiavelit, Princi Tepelenas

  • 1
  • 2
  • 3
  • …
  • 5
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NË TEQENË BEKTASHIANE SHQIPTARE NË MICHIGAN U FESTUA “SULLTAN NOVRUZI”
  • SHQIPTARËT E AMERIKËS MBLODHËN 140 MIJË E 500 USD PËR NDËRTIMIN E KËMBANARES SË KATEDRALES NËNË TEREZA NË PRISHTINË.
  • “DIELLI” ME SHQIPTARËT NË DANIMARKË
  • VATRA MICHIGAN SHTROI DARKË NDERIMI PËR PRINC LEKËN DHE KLERIN FETAR NË MICHIGAN
  • VATRA CHICAGO MORI PJESË NË PROMOVIMIN E LIBRIT “THE FLOWER OF VLORA” TË DR. ANNA KOHEN
  • “ARDIAN KOÇI DHE RINGJALLJA E FENOMENIT TË VETMBROJTJES POPULLORE”
  • Edhe shqiptarët duhet ta kenë Kërlezhën e tyre për të nxitur demokratizimin e shoqërisë serbe
  • Shën Patrik
  • PRANIMI I PROPOZIMIT EVROPIAN ËSHTË KOMPROMIS TJETËR I KOSOVËS
  • “Luba”, një dashuri që vërvitet mes kohrash dhe zhvesh sistemin diktatorial
  • SENJORIA E VENEDIKUT DHE RAPORTET E SAJ ME PRELATET KISHTAR E FAMILJET FINSIKE SHQIPTARE NË SHEKULLIN E XV-TË – KRYEIPESHKVI I DURRËSIT IMZOT PAL ENGJËLLI
  • Papa Klementi XI (Albani), një bibliofil me sqimë dhe themeluesi i Seksionit Oriental të Bibliotekës Apostolike të Vatikanit
  • THE NEWTON GRAPHIC (1975) / “NJERIU DHE LËVIZJA” — EKSPOZITA FOTOGRAFIKE E GJON MILIT NË MUZEUN E SHKENCAVE TË BOSTONIT
  • MUZIKË QË PIKON NGA GISHTËRINJTË E FËMIJËVE…
  • VATRA PROMOVON “DIPLOMACIA NDËRKOMBËTARE DHE ÇËSHTJA E KOSOVËS 1997-1999” MË 25 MARS 2023

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT