


Dr. Dom Nikë Ukgjini/
Përkufizimi i shqiptarëve në shek. XIX
Në fillim të shekullit XIX, Perandoria Osmane hyri në fazën e një rënie të pa kthyeshme Në një situatë të tillë ndihej nevoja që nëpërmjet të reformave të tentohej që kjo krizë të zbutej. Orientimi kryesor ishte që më forcimin e pushtetit qendror të përmirësohej gjendja e perandorisë. Shqiptaret si popull i nënshtruar, përdoreshin për shërbesa të ndryshme sipas situatave e nevoja të perandorisë, nga ato shërbimet më primitive e poshtëruese e deri të postet vizirësh.
Sulmet e ndërmarra nga Rusia cariste e cila dëshironte doemos daljen në Detin Mesdhe dhe deklaratat e Anglisë, Austro – Hungarisë, e tjera shteteve së, për fatin Stambollit tani e tutje do vendos e gjitha Evropa, solli si rezultat, ku perandoria dita ditës po humbiste forcën ushtarake dhe territoreve të pushtuar padrejtësisht, sidomos ato shqiptare.
Qeveria osmane më shpalljen e reformës të re administrative në vitin 1864, duke forcuar pushtetin qendror, ajo mohonte zyrtarisht ekzistencën e shqiptarëve dhe pashallarëve shqiptarë, duke i paraqitur shqiptaret si shtetas osman.
Më këtë veprim ka dëmtuar rend, para konferencave ndërkombëtare, çështjen tonë politike në Gadishullin Ilirik (Ballkan). Në vitet në vazhdim, kur çështja e shqiptarëve debatohej më seriozisht nëpër kancelarit diplomatike, Perandoria Osmane, shqiptarët e islamizuar në masë 70 %, apo siç shprehet Mehdi Frasheri, 4 / 5 e popullsisë, i identifikonte si turq, ata ortodoks si grekë dhe katolikët si latin. Kjo djallëzi më vonë, për shqiptarët mori përmasa tragjike, sepse në Kongresin e Berlinit, princi Gjerman, Otto von Bismarck, para delegatëve qe shprehur së: “kurrë nuk kishte dëgjuar së shqiptaret janë komb”.
Nga viti e reformës dhe në vazhdim, Porta e Lartë gjithherë e ka mbajtur të “shtrënguar grushtin e shtypjes ” ndaj shqiptarëve, e sidomos të atyre të besimit katolik, si hallka e vetme që e lidhnin Shqipërinë me Evropën Perëndimore. Përhapja e islamizimit në radhët e popullsisë shqiptare, gjendja e tyre e mjerueshme në ekonomi, ndalim shkollimi, të drejtat të cunguar të njeriut, që ndodhnin nga Tivari, Jenipazari (Novi Pazar), deri Shkup dhe matej, vazhdimisht pasqyroheshin në relacionet e ipeshkvijve dërguar papatit në Romë. Madje ankesa të keqtrajtimeve të besimtarëve shqiptarë, kishte edhe në adresën e Kishës ortodokse serbe e greke. Si shembull kemi, relacionet e ipeshkvijve të Shkupit, ku thuhet se “Patriarkana e Pejës, duke bërë pazare të ndryshme më Stambollin, është duke punuar në dëm të shqiptarëve katolikë.”
Këto veprime dhe të tjera si këto, synonin të pengonin formimin e vetëdijes kombëtare shqiptare dhe për pasoj, pengimin e organizimit të lëvizje e kryengritje mbarshqiptare, nga të cilat do krijoheshin premisat, për një autonomi të varur nga sulltani, siç doli nga Lidhja e Prizrenit, apo një pavarësi e plotë eventuale, nga Stambolli.
Porta e Lartë, në rrokopujë ballkanike, në kuadër të strategjive për t’i mbajtur sa më gjatë të shqiptarët të nënshtruar dhe interesave strategjike në Ballkan, vazhdonte akoma më taktiken e vjetër, të identifikimit të kombësisë me besimin e tyre. Si rrjedhojë, shqiptarëve, nuk i njihej e drejta e lëvrimit, as e mësimit të gjuhës amtare, madje kjo ishte e ndaluar edhe me ligj. Trajtimi i shqiptarëve në këtë mënyrë, i shkonte për shtati dhe disa qarqeve ndërkombëtarë të besimit ortodoksë, si: Rusisë, Greqisë, Serbisë e Bullgarisë, të cilët kishin marrë përsipër, të hartonin në bazë të parimit të kombësisë, një hartë të re politike të Ballkanit.
Mirëpo, krahas përçarjeve, persekutimeve, intrigave të inskenuara nga Perandoria Osmane dhe lakmive territoriale të shteteve ortodokse në Ballkan, shqiptarët, e të tria besimeve, duke u mbështetur Protokultin, e mbretërisë së Austrisë ( Haubsburgut) të viteve të mëparshëm dhe vitit 1837, e të 1855, të nënshkruar më papatin, për mbrojtën e katolikëve në Ballkan, e gjenin forcën dhe shprehnin dëshirën e zjarrtë, për të mbrojtur lirinë, gjuhën e tyre dhe trojet stërgjyshore, çfarë u reflektua më vonë në organizimin e Lidhjes së Prizrenit të vitit 1878 -1881.
POOTEN PARAROJE E LIDHJES SË PRIZRENIT
Aripeshkvia e Tivarit e cila që në shek.. XI, gëzonte primatin mbi në dioqezat në veri të Shqipërisë, pjesët e Hercegovinës ( Travunjes, Zahumljes) dhe Serbisë, si histori e tillë, ajo qëndronte në fokusin e vazhdueshëm të politikës dhe diplomacisë, së Vjenës. Duke kuptuar se, ipeshkvijtë, ligjërisht kanë rolin kryesor në organizimin e kishës në fushën, fetare, kulturore, arsimore, politiko-diplomatike, mbështetur në drejtën e Protokultit, Vjena e shfrytëzoi rastin, për të propozuar, për Arqipeshkëv të Tivarit, njeriu besnik të tyre, gjermanin, nga Tevereni i Kelnit, Imzot Karlo Pooten. Ëndrra e meshtarit të ri të posa diplomuar në Kolegjin Urbaniano të Romës, ishte veprimtaria misionar në Ballkan. Fillimit shërbeu misionar e diplomat në Bullgari dhe një pjesë të Vllakisë, për të vijuar për shumë vite të tjera në Bosnje. Në vitin 1844, Papati e emëroj administrator Apostolik të Arqipeshkvisë si Tivarit, ndërsa në 1855, Imz Pooten, mori nga papati emërimin si Arqipeshkvit të Tivarit.
Imzot Pooten, meqenëse dhe më parë ishte marrë më punë diplomatike, shquhej si njohës i mirë i çështjeve Ballkanike dhe njëherazi ishte mik i ngushtë i princit Maksimilian, vëllait të mbretit Franz Jozef I. Për dallim nga paraardhësit e tij, të cilët pushteti turk dhe ai ortodoks, nuk i lejoi të qëndronin në Tivar, Pooten arriti me ndihmën e Vjenës, që ta udhëhiqte kryedioqezën nga qyteti, duke ndërtuar po aty Selinë kryipeshkvore, dhe në vitin 1857, katedralen e cila edhe sot, qëndron denjësisht si dëshmitare e rrebesheve të kohës, në lokalitetin Gretva.
Gjatë kohës sa ishte Arqipeshkëv në Tivar, bëri shumë punë jo vetëm në fushën shpirtërore, por studimore dhe kërkimore mbi të dhënat konkrete në lidhje me historinë e Kishës shqiptare në Ballkan, nga shek.. I -.deri në fillim të XIX. Si studiues i prehet kishte vjel materiale të thukshme, nga libri tetë vëllimesh Illyricum Sacrum, (Ilyria Kishtare) të autorit, Daniel Farlati dhe bashkëpunëtorëve, Coleti e Riçeputi, (botuar në Venedik, 1753 – 1817), duke u ndaluar të voll. 7, prej nga nxori një përmbledhje, (Compendium) me disa plotësime në gjuhen latine, për Arqipeshkvinë e tij nga koha e Dioklës, viti 450 e deri të viti 1857.
ILLYRICUM SACRUM, vepra më e madhe nga historia Kishtare e politike të popujve të Ballkanit, nxitur për hartim nga Papa Albani XI, në vëllimi i VII dhe VIII, përbën elementin themelore të një programi politik kombëtar Arbërorë. Prandaj, edhe pse ky element nuk shfaqej menjëherë, në sipërfaqe, por në kokën e Imzot Pooten, formulohej si një projekt i mundshëm dhe më kalimin e kohës, do shfaqet si ëndërr jo të largët e shqiptareve për pavarësi, përkundrejt shteteve sllave e Greqisë, në Ballkan.
Në lidhje më marrëdhëniet e Pootenit, me principatën ortodokse të Mali të Zi, e cila kërkonte momentin e favorshëm politik për zgjerimin në dem të trojeve shqiptare, nga korrespodenca të tij më mbretin Nikolla i I-parë, kuptohet ashpërsimi gjuhës ndaj tij që në vitin 1863. Në ketë korrespodencë, ndër të tjera, shihet qartë, protesta e ashpër ndaj presioneve të ortodoksëve, të shfaqur në formën e dëmtimit të pandërprerë të varrezave katolike në Podgoricë; vrasja 1500 banorëve nga malazezet, me rastin e rrethimit të Tivarit në vitin 1877; djegies së Kishës dhe shtëpisë së famullisë në Shestan të Naltë dhe të Poshtëm, dhe padrejtësive të tjera. Pooten, duke mos e lenë punën më kaq, çështjen e presioneve ndaj shqiptarëve, në Tivar, Podgoricë, Krajë, me qellim shpërnguljes së tyre, do ta paraqiste edhe pranë guvernatorit turk dhe konsullatës austriake në Shkodër, duke e ngritur atë në nivele ndërkombëtare.
Imzot Karlo Pooten edhe kur e pati Selinë në Shkodër, shkollimi i brezave të rij, vazhdoje të jetë për te, elementi kryesor i ngritjes së vetëdijes kombëtare. Kjo tregohej nga kujdesi i vazhdueshëm i tij ndaj çështjes së arsimit të shqiptareve në Mal të Zi, për shkollën dhe mësuesin shqiptar në qytetin e Tivarit e shumë aksione të tjera. Në letrën e tij, dt. 10. 02. 1874, njofton për presionin që bëhej nga Mali i Zi, në fëmijët katolik për t‘i mos frekuentuar shkollat katolike në gjuhën shqipe në Tivar e Ulqin. Ai, një letër tjetër të vitit 1878, ngre shqetësimin e madh për kthimin e këtyre shkollave shqipe në shkolla ortodokse malazeze. Për këtë diskriminim ndaj shqiptarëve, kërkon nga Nunci Apostolik në Vjenë që të ndërhyjë pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Austrisë që kjo e fundit të protestojë tek Qeveria e Mali të Zi, për rikthimin e shkollave në gjuhën shqipe. Sipas dorëshkrimeve të Arkivit të Arqipeshkvise së Shkodrës, letra proteste nga Imzot Pooten, si bari dhe diplomat, rreth pengimit të shkollave dhe kthimit të tyre në shqipe, ka pasur edhe gjatë të organizimit Lidhjes se Prizrenit nga viti 1879 dhe në vazhdim. ( Fondi: Arqipeshkvia e Shkodrës, ( 132, /4/ 1874-1881), dos, 12, 13 viti 1879.)
Ngjarja e cila historikisht kishte shkaktuar tronditje në diplomacinë evropiane në lidhje me gjeopolitikën e re që po përgatitej nga intrigat sllavo ortodoks në Ballkan, ka qenë kërkesa e Imzot Pooten, për ndryshime juridike në strukturën e administrimit kishtar, duke iu drejtuar papa Piut IX, me qëllim që dioqeza e Shkodrës të jetë kanonikishtë e bashkuar, me atë të Tivarit, në mënyrë që trojet e vjetra të mos jenë temë diskutimi për copëtimin e tyre në kancelarit evropiane.
Ky reagim i Imzot Pooten, i cili kishte si qellim, frenimin e rrezikut të paralajmëruar të copëtimit territorial të shqiptareve, ishte bërë me konsultimin e personat relevant të politikës, Austriake dhe më papatin, të cilët donin me këtë vendim edhe të përforconin unitetin Kishtar në të gjitha trevat shqiptare, nga Tivari, Prizreni e deri në Shkup, duke i vendosur nën ombrellën e Arqipeshkvisë Metropolitane, Tivar – Shkodër, në krye më delegatin Apostolike Karlo Pooten.
Më këtë qellim, Papa Piu i IX, më dt. 15 mars të vitit 1867, lëshoi dekretin, “Aeque primcipaliter“( Në të njëjtën barazi), për bashkimin e dy selive metropolitane, të Tivarit më atë të Shkodrës, më banim në Shkodër. Në vulën e tij zyrtare kishte shënjuar : Carolus Pooten Archiepisc (opus) Antibaren et Scodren, Serviae Primas, Metropolita dell’Albania. (Karlo Pooten Arqipeshkëv i Tivarit dhe i Shkodrës, primat i Serbisë, Metropolit i Shqipërisë. (dok, Dok. dt. 2 shkurt 1868; dok. dt. 22 korrik 1869).
Karlo Pooten, duke i kuptuar dredhitë e diplomacisë të shteteve ortodokse dhe Perandorisë Osmane, ndaj gjeopolitikës të shqiptarëve në Ballkan, më këtë veprim, në fakt kishte futur nën pushtetin e tij baritor dhe politike, të gjithë shqiptaret – (katoliket) e veriut, apo siç e quan Veriun, Mehdi Frashri, të gjithë Gegërin, nga gryka e Gryka e Kotorrit e deri në Shkup, të rruga e njohur në histori si Via Ignatia. Ne këtë drejtim ndihmës të madhe i jepte dhe Arqipeshkvi i Shkupit më seli në Prizren, Imzot, Fulgentije Carev i cili në vitin 1879/80, më të madhe i kundërshtonte gjeneralit famëkeq të Lidhjes së Prizrenit, Dervish Pasha, që Mirditoret në Rrafshin e Dukagjinit t’i nënshtroheshin urdhrave të Sulltanit. Madje, Imzot Carev, kërkonte që t’i jepeshin në administrim besimtaret deri në Selanik.
Vet Potten, duke kuptuar mirë dhe më mirë, rendësin që ka bashkimi kombëtar, mbas rreth 170 viteve të Koncilit të Parë të Arbrit në Merqi të Lezhës, 1703, kishte organizuar në Shkodër, në qershor të vitit 1871, Koncilin e dy Mbarkombëtar të Kishës Katolike, më pjesëmarrjen e përfaqësuesve të gjithë Gegërisë, (Tivar, Shkodër, Prizren e Shkup) që u mure edhe më hapjen e shkollave për djem e vajza në trevat Arbërore. Pooten shtyri dom Engjëll Radojen famullitarin e Shkodrës, të bëj dy ribotime të Koncilit të Parë 1703, plotësua me disa shtesa latinishte e përkthye në shqip nga vet ai më 1869 e 1872.
Reagimi i Karlo Pooten, në këtë formë, ndaj rrezikut të copëtimit trojeve, hodhi themelet politike të kombit shqiptar, pa dallime feje dhe që çoi, një dekadë më vonë deri të shpallja e Lidhjes së Prizrenit më dt. 10. qershor 1878, si kundërshtim i vendimeve të Kongresit te Berlinit, ku Shqipëria mjerisht, përkundrejt çdo përpjekje për shpëtimin e trojeve, mori tatëpjetin, duke mbetur edhe me tej, mjerisht vasale e Turqisë së Madhe.
Aktivistet shqiptar të Lidhjes, të cilët në vitin 1879, e në vazhdim kërkonin bashkimin e Vilajeteve dhe shkëputjen nga Stambolli, pas ndalimit e Lidhjes së Prizrenit, fizikisht i zhduken, u internuan, do të tjerë sipas urdhrit të gjeneralit, Dervish Pasha, në maj të vitit 1881, përfunduan në burg në Çanak Kala (Dardanele) të Stambollit, deri në nëntor të vitit 1883. Ndërsa, Ymer Haxhi Prizreni, rebel i islamit të Stambollit, si personi më i merituar i Lidhjes, krahas Adyl Frashrit, për mos përkuljen ndaj Sulltanit, përfundoj jetën tragjikisht në Ulqin në vitin 1886, duke e mallkuar Turqinë e cila për rreth 400 vite me radhë e la të sakatuare e të verbuar popullin Shqiptar dhe së fundi e la në duar të shteteve sllave ortodokse dhe Greqisë.
Pooten vdiq në Shkodër, më 14 janar 1886 dhe u varros në kriptën e katedrales së Shkodrës i përcjellë nga një popullsi e shumët, autoritete vendase dhe trupi diplomatik i akredituam në Shkodër.
Menjëherë pas vdekjes të Imzot Potten, Mali i Zi, si mbretëri e Pavarur me kufijtë e përcaktuar, që më parë nga Kongresi i Berlinit, i ofroi papatit nënshkrimin e një Konkordati, si i pari më një shtetet sllave ortodokse, në këmbim të shkëputjes juridike të Shkodrës me Tivarin., gjë që u realizua, më 18 gusht të vitit 1886, duke ia kthyer Tivarit titullin e mëparshëm. Pas kësaj ngjarjeje, Kryedioqeza e Tivarit ra nen ndikim e plotë të sllave dhe njeheri mori disa famulli nga Shkodra të programuara nga Berlini. Me këtë rast Arqidioqeza mori tatëpjetën, duke u nënshtruar asimilimit në aspektin nacional shqiptar dhe atij fetar.
Çdo përvjetor i Lidhjes se Prizrenit, jubilar apo jo, e ka kështu të domosdoshëm përkujtimin si gjykim, vlerësim apo dhe mësim historik për gjeneratën e sotme, a cila për ngritjen e mërqinjës të shtetit nëpërmjet, dëlirësisë së zemrës, dijes e arsimimit kombëtar, nuk e pengon politikisht më, as Stambolli, as Berlini as Londra, por, verbëria e lakmisë dhe vetvetja.