• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Biri i Gjokë Drenicarit

March 12, 2021 by dgreca

-Tregim Nga Mëhill Velaj/

Në kullë atë mbrëmje kishte shumë tension, ndërsa Gjoka Drenicari, me të atin dhe disa luftëtarë ishin ulur rrotull vatrës dhe flaka e zjarrit ndriçonte krejt konakun. Sytë e Gjokës teksa ia kishte ngulur sytë të atit, dhe gjithfarë mendimesh i sorollateshin, veçmas ato fjalët e urta e të mënçura të cilit i vinin shpesh në mëndje:”Edhe nëse luftoj kundr turkut nuk e bëj për të më lavdëruar, askush nuk ka nevojë për lëvdata, ideali ynë është  të shkatërrojmë e të përzejmë turqit nga vatra,  se kjo tokë dardane është e jona dhe ne duhet ta çlirojmë e mbrojmë.” Kaq herë i ati dhe Gjoka ishin përballur me vdekjen në luftë me pashain turk dhe hordhitë e tij.Tensioni në kullë mes burrave vazhdonte e sikush jepte mendimet e tij për planin si e si ta vrisnin pashain.

 -Tashmë ju të gjithë e dini, fillimisht unë e kam kundërshtuar idenë për ta vrarë pashain. Gjithsesi unë tashmë i bashkohem mendimit, planit tuaj dhe mezi pres ta shoh të varur pashain turk, biles t’i heq fronin me duart e mija, edhe nëse më rrezikohet jeta ime, -tha i ati.

 Fjalët e të atit ia prenë mendimet në mes, dhe po e dëgjonte me vëmendje. Gjoka u befasua nga forca e trimërisë dhe e kurajos e të atit.Të gjithë ata luftëtarë që ishin aty e dinin dhe kishin parë me sytë e tyre masakrat e barbaritë e  Xhemal Pashës. Gjoka thirri emrin e secilit luftëtar, për të bërë betimin para se të niseshin në luftë. Të gjithë luftëtarët u përgjigjën njëzëri:”Betohemi”! Gjoka ia hodhi sytë çdo fytyre të atyre trimave që po i jepnin besën, që iu kishte vajtur thika në palcë, dhe plagën që hapte ajo ishte e mundur të shërohej, vetëm duke luftuar armikun që u kishte zaptuar vatrat. Luftëtarët morën udhëzimet. Misioni i tyre do të fillonte në mëngjes!

*****

Fshati shtrihet përgjatë fushës së Rafshit të Dukagjinit dhe Bjeshkët e Nemuna i qëndrojnë si kurorë majash Lumëbardhit. Nga gryka shkëmbore e Rugovës dëgjohet gurgullima e rrjedhës të Lumëbardhit që ndan fshatin në dy pjesë. Gjatë rrjedhës, lumi vadit fushat e livadhet në të dyja anët e tij, derisa tutje bashkohet me rrjedhën e Drinit të bardhë e Drinit të Zi, që burojnë nga Bjeshkët, dhe kështu vazhdojnë rrugën për t’u derdhur në detin Adriatik. Maria ngriti paksa fustanellën dhe si kthehu edhe njëherë kokën nga Bjeshka e Zheblit, ia nguli sytë Gurit të Verdhë. Më pas lëvizi në drejtim të oborrit dhe syri i kapi Gjokën që po përqafohej me prindërit. Pa ia ndarë vështrimin Majës së Peklenës dhe Majës së Hasanit, hipi  në karrocë dhe priste  të shoqin. Ndjeu të lëkundej karroca dhe ajo kthehu kokën menjëherë. Gjoka hipi vërtik në të dhe po i buzëqeshte. Edhe ajo me sytë akoma ëndërrimtarë i buzëqeshi. I shoqi ia vuri dorën mbi bark dhe po ia lëmonte.

-Të siguroj Marie se do të arrijmë shëndoshë e mirë! – i dha kurajo ai, sikur ta lexonte në sytë e të shoqes merakun e ankthin, që ajo kishte për fëmijën në barkun e saj. Sapo kishte hyrë në muajin e nëntë të shtatëzanisë. Gjoka tërhoqi frerët dhe i mëshoi zërit fort, i tha pelës:

-Ec, Dorinë!

-Si e thirre im zot, Dorinë?- e pyeti ajo buzagaz.

-Po, po, është emri i saj, në vend që ta thërras dembele, më mirë Dorinë – i tha ai dhe ia dha të qeshurës. Maria kthehu kokën përsëri nga oborri ku qëndronin akoma i vjehrri me të vjehrrën, që po i ndiqnin me sy akoma. Ai burrë shtatlartë mbante kokën lart, megjithëse mori shumë plagë në betejën kundër pashait turk dhe garnizonit të tyre në qytet. Turqit pas vrasjes së Xhemal Pashës ishin bërë më barbarë dhe rrëmbenin fëmijët apo gratë shtatëzëna dhe i çonin në Stamboll. Kështuqë ata vendosën të shkonin matanë Adriatikut, për t’i shpëtuar represionit dhe barbarisë osmane. Me sytë e lotuar ngriti dorën për t’iu thënë lamtumirë atyre, por nuk mori përgjigje. Kur iu afruan okolisë së fshatit, ndaluan jashtë punishtes të farkëtarisë, për t’i mbathur pelës patkonjtë. Farkëtari sa i pa doli nga dyqani me zejet ndër duar dhe u ndodh sakaq pranë Dorinës. Teksa ai ia mbërthente patkonjtë, pela drejtoi kurrizin dhe jashtëqiti ndër këmbët e farkëtarit. Më pas kthehu kokën dhe ia nguli sytë Maries. Hungëriti sikur donte të kërkonte të falur për ç’ka bëri.Maria i buzëqeshi lehtë. Pela tundi kokën dhe hungëriti përsëri, kësaj here disi më fort se herën e parë. Gjoka vështronte të shoqen dhe pelën, ndiqte tërë admirim bisedën e tyre të heshtur. Si mbaruan punë, vazhduan rrugën fillimisht drejt Dukagjinit verior. Si lanë karrocën në mes ca ferrishteve në pyll, shaluan Dorinën dhe  kaluan mes  disa shtigjeve nëpër grykat e maleve, përmes kullotave me liqej gracialë më një bukuri të rrallë e mahnitëse duke lënë pas Kullën e Begut dhe të Sheremetajve. Gjatë gjithë rrugës Maria vështronte herë me sy të qeshur, herë të lotuar. Vështronte dhitë e egra që si lozonjare i ngjiteshin bjeshkëve të thepisura dhe shqiponjat që fluturonin mbi kurorën e Alpeve. Ngazëllehej nga ajo ç’ka po soditëte, një panoramë e bukur që të kënaqte e të çlodhte sytë, por edhe në brendësi të shpirtit. I tregonte të shoqit gjithçka që i kapte syri. Po afronte mbasditja dhe pak do të ngrysej.

-Ja edhe gjysëm ore dhe do të arrijmë në kullotat, matanë atij vargmalit të heshtur janë kasollet e barinjve, – i tha Gjoka duke shtrirë dorën në atë drejtim. Ia hodhi krahun shpatullave dhe e afroi pas vetes. Maria u struk thellë në gjoksin e të shoqit dhe dorën tjetër e mbështeti në gjurin e Gjokës.Në të perënduar të diellit u gjendën në një fushë të hapur me bimë foragjere, pemë, perime të ndryshme dhe disa hardhija rrushi pranë kasolleve të barinjve. Gjoka u hodh sakaq nga karroca, i zgjati dorën të shoqes të zbriste. I tha të qëndronte aty ta priste. Tërhoqi Dorinën për kapistalli dhe e la të lirë të kulloste me kuajt e barinjve.

Kur iu afruan njërës prej kasolleve, Maria këputi një verigë rrush, duke e përtypur, i tha të shoqit:

-Oh sa i ëmbël e i shijshëm!

-Bëjnë verë shumë të mirë dhe raki, – i tregoi ai. -Në të vetmin vënd që këmba e turkut nuk ka shkelur, dhe shpresoj që këta të na ndihmojnë për të dalë në breg të Adriatikut në krahun e Mali të Zi, aty ku derdhet Drini- saktësoi Gjoka. Kthehu kokën pas e ia nguli sytë faqes shkëmbore të Rugovës, duke sjellë ndërmend fjalët e të atit se ai shkëmb ishte simboli i lirisë i Dardanisë për gati disa shekuj.

***

Në mëngjes herët sapo feksi dita, Gjoka, Maria dhe miku i tyre, bari, morrën rrugën e luginës përfund Majës së Cakorit, që të mbërrinin më shpejt në bregun malazes. Më në fund arritën në qytetin bregdetar. U vendosën në hanin e qytetit. Maria mori zemër i tha të shoqit se tashmë ishin në vëndin e duhur, dhe qyteti gjeografikisht ndodhej shumë pranë detit Adriatik. Si bënë gati ato pak sende që kishin marrë me vete ranë të flinin. Të nesërmen, herët në mëngjes do të niseshin me anije në anën tjetër të Adriatikut, në Galantinë të Italisë.

Galantinë? Gjoka nuk e pat shkuar kurrë në mendjen e tij për të shkuar aty. Për  momentin ai dhe Maria do të vendoseshin aty. Ëndrra e tij rrinte fshehur brenda shpirtit të tij, për të ikur më larg që andej në Amerikë.

Kur arritën në port ditën tjetër, kuptuan se nuk ishin të vetmit ata që kishin lënë shtëpi e katandi, dhe po largoheshin nga atdheu gjithashtu. Aty gjetën me qindra gra, burra e fëmijë, me sendet e tyre dhe me lotët e lamtumirës për njerëzit e  tyre të dashur, me shpresën për t’i shpëtuar represionit turk, asimilimit  dhe  një jetë më të mirë për fëmijët e tyre. Gjoka nuk ia lëshonte dorën të shoqes. Me dorën tjetër mundohej të largonte njerësit për të hapur rrugën, që Maria të kalonte lirshëm. Si u sistemuan në anije, morrën frymë thellë.Maria mbështeti kokën të shpatulla e të shoqit;

-Imzot nuk ndjehem mirë, kam dhimbje përfund të barkut! –i tha Gjokës.

Me të shpejtë ai rrëmbeu një batanije nga çanta dhe e mbuloi të shoqen. Kur anija u nis të dy ia ngulën vështrimin bregut të detit dhe sa më shumë largoheshin. Gjithçka ju dukej bardhësi.Ndërsa i afroheshin bregut të Galantinës, Maria shijonte bukurinë e rrezeve të kuqërremta të perëndimit të diellit zhytur në kaltërsinë e detit dhe qiellit.Ishte si një dritë shprese që kishte hyrë papritur në jetën e tyre dhe  të gjithë atyre që ishin në atë anije. Ndjehu dorën e Gjokës t’i lëmonte barkun. Vështrimi i Gjokës tretej tutje përpara, ndërsa Mari  vështronte akoma horizontin që po linin mbas. Asnjëri nuk fliste, por gjithsecili sikur lexonte mendjen e njeri tjetrit.

-Imzot sa vjen e po më shtohen dhimbjet në fund të barkut- i tha ajo përsëri, kësaj here shtrëngoi fort nofullat dhe fytyra kishte çehre tjetër.

-Ja edhe pak, Marie e do të mbrrijmë. Do të kemi shtëpinë tonë, fëmijët tanë, toka është pjellore e do të mbjellim, plot agrume, portokalla të ëmbël e të shijshëm si mjalti, rrush, mollë, grurë, misër. Nuk do të vuajmë më dhe kurrë nuk do të jemi të urritur, – i thoshte Gjoka të shoqes, si për t’ia larguar mendjen nga dhimbjet. Ai e ndjehu që ajo do të lindëte. Maria u çua në këmbë. Gjoka pa djersë në fytyrën e të shoqes. Ajo dridhej e tëra. Një grua aty pranë kthehu kokën. Kur pa Marien në atë gjendje iu afrua pranë.

-Çfarë ka zonja tuaj ?- e pyeti ajo menjëherë.

-Të lutem, të lutem, ajo po lind zonjë! Ndihmojeni për atë Zot’ fisniken  time, ajo po lind!! – i tha  Gjoka asaj. Ai trim që nuk ishte trembur para hordhive turke, nuk i kishte mbetur pikë gjaku në fytyrë. Gruaja e kapi Marien nga krahu dhe e zbriti poshtë në katin e parë të anijes. Gjoka i ndoqi pas. Maria u shtri në anë të krevatit të drunjtë. Gruaja rrëmbeu një kovë me ujë aty pranë. Filloi t’i jepte zemër e kurajo Maries të shtynte sa më shumë që  të lindëte fëmija. Mes dhimbjeve dhe ulërimave pas gjysëm ore ajo lindi djalë. Gruaja i lut Gjokës të griste gunën e tij. Ai sakaq e grisi atë e ia dha gruas. Ajo si i preu kërthizën dhe ia lidhi atë, mbështolli vogëlushin e ia lëshoi ndër duar të atit. Ndërsa vetë gruaja vazhdoi të kujdesej për Marien.

Lotët rrëshqisnin nga sytë e Maries teksa dëgjonte zërin e vogëlushit që qante dhe zërat e gëzuara të njerëzve përreth. Të gjithë kishin ardhur aty në atë anije të panjohur me njëri tjetrin, por ky udhëtim i kishte bashkuar fort se po ndanin së bashku ikjen, mërgimin, gëzimet dhe hidhërimet, së paku tani për tani, që gjithsecili po ikte në të njëjtën destini. Maria ia hodhi sytë të shoqit. Sytë e tij lotonin gjithashtu.Qetësisht, me buzët që bëlbëzonin,  ai e pyeti, si ta quanin  djalin e tyre.

-Dardan, im zot, Dardan!! – i  tha ajo, e lumtur kësaj here.  Anija po i afrohej bregut të Galantias. Dhe pak do të zbrisnin. Aty i prisnin disa njerëz të tyre që kishin emigruar më parë se ata.  Kur më në fund arritën, Gjoka vështronte tokën e premtuar. Brenda ndjehu boshëtirën. Ndjehu t’i mungonte atdheu.Shpejt e shpejt mblodhi gjithçka. Maria me Dardanin e vogël ndër krah dhe Gjoka që e mbante për krahu, zbritën nga anija. Maria e lumturuar ecte drejt shtëpisë që do të kishin paskëtaj. Kishte kohë që nuk ishte ndjerë kaq e lumtur sa kësaj here. Gjithçka i përkiste asaj dhe familjes.

                  ******

Prindërit e Dardanit, -Gjoka dhe Maria, qëndruan në Galantia për më shumë se një dekadë. Biles patën edhe dy fëmijë të tjerë, mbas Dardanit. Dhe një ditë të bukur me diell ata hipën në një anije që të çonte në Amerikë.Gjatë gjithë lundrimit përmes Atlantikut, Maria dhe Gjoka patën qënë në terror psikologjik, ankth e frikë, se çfarë do të ndodhte paskëtaj. Maria përfytyronte burra të egër e gra si shtriga lakuriq, me shpata, shigjeta, që jetonin në pyje të dendura dhe kafshë të egra, të cilët ishin të gatshëm të qëllonin e sulmonin njerëzit që shkelnin në pyllin që zotërohej vetëm prej tyre. Për gati disa javë në anije, Gjoka e Maria jetuan me ankthin e frikën. Qëndronin sëbashku në çdo moment dhe kurrë nuk i ndanë nga vetja fëmijët e tyre.Mundoheshin t’i ushqenin sadopak me atë ushqim të anijes, që vetë ata dhe fëmijët e tyre nuk mundeshin ta hanin. Teksa vështronte fëmijët në heshtje mendonte edhe për të ardhmen e tyre. Lotonte. Po i afroheshin bregut të ëndërruar, por të panjohur për ta. Kur zbritën në tokën e huaj,u pritën nga disa vendas, me ndihmën e të cilëve u vendosën në pjesën jugperëndimore të saj, dhe me atë pak kapital që kishin grumbulluar në Galantia, blenë një fermë. Shtëpia nuk ishte më shumë se dy –tre kilometra larg qytetit. Ishte një shtëpi e vjetër e braktisur dhe e rrahur nga shiu e errërat, por që kishte  nevojë për t’u riparuar e lyer. Kishin ”tradhëtuar” të kaluarën dhe sytë krahët e shëndoshë e mendjen e fortë drejt së ardhmes. Gjoka e Maria me fëmijët e tyre tashmë e kishin realizuar ëndrrën e tyre. Brenda një viti gjithçka dukej e mirë dhe mbasi kishin mbaruar të gjithë punët e ditës mblidheshin me fëmijët e tyre rreth vatrës.

-Vështroji sa na janë rritur fëmijët, – i tha Gjoka, të shoqes. –Na ndihmojnë shumë me punët e fermës! Kanë shumë dëshirë të jenë fermerë.

 Dardani po përparonte shumë në shkollë po ashtu edhe vajza e tyre, ndërsa i vogli qëndronte pas fustanellës së të ëmës gjithë ditën.

Një natë teksa atë e bir bisedonin, Dardani i shprehu dëshirën të atit, se dëshironte të bëhej një kalorës,luftëtar si Gjokë Drenicari, dikur në Dardani. Gjoka e pa në bebe të syrit i habitur që jehona dardane e origjinës ishte ngulitur thellë në karakterin e të birit, dhe kjo po e kthente shumë vite mbas, falë ëndrrës së të birit, Dardanit.Jo me gjysëm zemre por buzën në gaz ndjehej  krenar e i lumtur, që i biri Dardani  po rimëshironte të ardhmen në gjurmët e të gjyshit, së bashku me prindërit e tij, Gjokën e Marien, tërë familja, të punonin tokën dhe ta mbronin atë, të kryenin detyrimet që kishin ndaj tokës që i bëri zotër në atë vend të largët. Gjoka vështroi përsëri të birin, dhe thellë brenda vetes ndjehu forcën e premtimit edhe për dy fëmijët e tjerë. Flaka e origjinës kurrë nuk do të shuhej nga brezi në brez. Gjoka ra në mendime të thella, por ai, Maria dhe fëmijët e tij, ishin pjesë e historisë mijëra vjeçare të Dardanisë paçka se ata ndodheshin matanë Atlantikut, trashëgimia e shpirtit luftëtar vinte që nga thellësia e shekullit dhe brezave…. Nuk ishte mësim, por përkushtim shpirtëror e atdhetar, dhe Gjoka ishte shumë krenar e i lumtur që biri i tij do të mbante në njërën dorë dijen e në tjetrën shpatën. Dhe nuk vonoi shumë, Dardani u kthye në Dardani të luftonte. Nuk ishte më shumë se njëzet e dy vjeçar!

                           *****

Kur Dardani mbërriti në Dardani, turqit kishin pushtuar gati shumicën e kështjellave në pjesën veriperëndimore, Ndër to kishin pushtuar edhe kështjellën e Dukagjinasve, sa e kishin detyruar këtë të fundit të braktiste principatën.  Si pasojë e kësaj, kishin shpërthyer edhe kryengritjet e shqiptarëve dhe Dardani i ri iu bashkua luftëtarëve arianitas, të cilët e kishin çliruar principatën e tyre nga turqit osmanë. Pushtimi i rajoneve të Ballkanit nga turqit tronditi jo vetëm shqiptarët por edhe fqinjët e tyre, të cilët duhej të bashkoheshin për të luftuar armikun e përbashkët. Në betejën e përgjakëshme të Lumëbardhit, Dardani u shqua si një luftëtar, biles djaloshi trim arriti sa të vriste edhe Sulltan Muratin e I-rë. E nesërmja dhe historia më pas, do të fliste gjatë për luftëtarët e rënë në fushën e betejës dhe të plagosurit e shumtë, që i vendosën për t’iu kuruar plagët në kështjellën e lashtë të Arianitasve.

-Për aktet e tyre të trimërisë shpirtin e tyre vetmohues do të tregojë historia, – i tha Dardani, një luftëtari që dergjej në shtrat me plagë të shumta. Hodhi sytë rreth e rrotull dhe vuri re shpatat që qëndronin përkrah martirëve që dergjeshin në kullë. Nga jashtë kështjellës vinin lajme se sulmet e njëpasnjëshme të ushtrivë osmane për pushtimin e trojeve shqiptare, jo vetëm kishin rrënuar anën ekonomike të tyre, por gjithkund shpata otomane hapte plagë e derdhej gjaku nga trupat e shqiptarëve. Gjithashtu ishte rritur ndjeshëm edhe qëndresa e shqiptarëve, deri edhe në veprime individuale duke vrarë nëpunës e feudalë osmanë. Kishte edhe lajme të trishtuara, për ata shqiptarë që nuk e duronin dot represionit turk, braktisnin vendbanimet dhe emigronin larg shumë larg, ashtu sikundër patën bërë para njëzet e ca viteve prindërit e Dardanit. Ia nguli vështrimin thellë syve të Kapedan Lekës, që ishte i shtrirë përtokë, pranë vatrës në një shtroje gune.

-Sa të thinjura i ka vetullat e qepallat, – mendoi Dardani. Kishte mbështetur kokën në krahun e majtë dhe dora sipër ballit ishte aq e bardhë si e një çilimiu disa muajsh. Kapedan Leka ishte krejt ndryshe nga luftëtarët e tjerë, të cilët ishin aty së bashku me familjet e tyre.Ai kishte mbetur fillikat, të gjithë familjen ia kishin vrarë truqit. Kapedan Leka u çua vrik në këmbë. Ia hodhi krahun shpatullave të Dardanit dhe ashtu të kapur me njëri -tjetrin dolën në pjesën e pasme të kështjellës, nga ku shikonin në pëllëmbë të dorës Bjeshkët e Nëmuna, dhe Majën e Cakorit. U ulën poshtë kumbullës. Koha ishte e ngrohtë dhe me diell. Nga pjesa tjetër e kështjellës vinin zëra fëminorë që luanin.Kapedani nxorri një hartë që e kishte fshehur brenda rrethit të  shajakeve dhe e hapi të gjithën mbi bar.Me zërin e tij të vrazhdë  dhe me gishtin tregues, i rrëfente planin e sulmit të beftë ndaj garnizonit turk. Dardani e pyeti për vendndodhjen e tyre dhe se kur planinifikonte t’i sulmonin.

-Janë aty mes Bjeshkëve, në jug të grykës, ku rrjedh Drini i Bardhë,- iu përgjigj mënjëherë Kapedani, pa ia ndarë sytë hartës. U kollit fort dhe vazhdoi:

-Nesër në të gdhirë o trim i Kapedanit!

******

Nuk ishte zbardhur ende, dhe ashtu në errësirë çeta e luftëtarëve nën drejtimin e Dardanit kapërcyen Drinin e Bardhë. Era që frynte i shtynte të dilnin më shpejt në bregun tjetër të lumit. Kur ata dolën në tokë u fshehën pas disa shkëmbinjëve, së bashku me kuajt, sa më shumë të qe e mundur, për të mos u dalluar nga turqit çallmëkuq. Kur zbardhi, dhe qielli ishte ngjyrë gri,Dardani shkoi të shihte pozicionet, që do të vendoseshin luftëtarët, nga ku do të fillonin sulmin mbi garnizonin turk.Kur u kthye ai iu tha luftëtarëve se për një orë a pak më shumë do të mësynin. Pas pak filluan tamtamet e daulleve të turqëve dhe britmat çoroditëse të tyre. Dardani ishte në krye të kalorësve dhe flamujt e ngritur lart, ia u bëri me shenjë të sulmonin. Shqipja dykrenare ndër flamujt shihte vëngër gjysmëhënën e çallmakuqëve. Filloi një luftë ballë për ballë.Pas kryqëzimit të shpatave nisi përleshja dhe luftohej fyta-fyt. Kokat e prera të turqve notonin në Drinin e Bardhë, që skuqte nga gjaku i tyre. Kuajt qëndronin në këmbët e prapme dhe hingëllinin fort, turfullonin. Luftëtarët shqiptarë po përparonin në brendësi të garnizonit turk. 

        Dardani zbriti kalin dhe me shpatën që priste nga të dyja krahët hyri brenda në garnizon aty ku ishte bimbashi. Pa e bërë të gjatë iu vërsul dhe në atë dy luftim jo vetëm që e vrau bimbashin çallmëkuq por mori edhe shumë plagë vetë. Ashtu i plagosur zvarrë -zvarrë erdhi pranë bashkëluftëtarëve të tij.Kapedan Leka sa e pa , e rrëmbeu djaloshin dhe e çoi diku poshtë një peme të madhe.

-E vrava Kapedan, – bëlbëzoi Dardani, dhe i zgjati flamurin me shqiponjën dykrenare. Mori frymë lehtë e vazhdoi: -Ja çoni nënës time, Marie, atje në kontinentin e largët  dhe i thoni që Dardani do të flejë përjetësish në tokën dardane.

-Po bir e fituam betejën!!! –tha Kapedan Leka. Zëri i dridhej.

-Zot të lutem, mos ma merr! Është i vetmi që më ka mbetur! -u lut Kapedani me vete me sytë nga qielli.

– Ja vlen që për atdhe edhe të flijohemi,mërmëriti  Dardani përsëri, kësaj here me zë fare të mekur.Kapedani iu afrua, ia mori kokën ndër duart e tij.

– Jo bir mos ik, kemi akoma për të bërë për atdhe !-i tha me zë të dridhur teksa shihte Dardanin të jepte shpirt. Dardani buzëqeshi lehtë dhe vari kokën. Kapedani e rrëmbeu në gjoksin e tij dhe ai trim që nuk iu tremb syri në përleshjet me çallmakuqtë, tani po lotonte… Pikat e lotit binin mbi fytyrën e mekur të Dardanit…

             ****

Lajmi i rënjes si hero dhe martir në fushën e betejeës mbërriti shumë shpejt në kontinentin e largët, te prindërit e Dardanit, Maria e Gjoka.Nuk vonoi shumë edhe Maria mbylli sytë nga marazi dhe dëshpërimi për të birin. Ndërsa edhe sot e kësaj ditë tregohet legjenda për luftëtarin trim Dardan Drenicari..….

Mëhill VELAJ

Mars 2021

Filed Under: LETERSI Tagged With: Biri i Gjokë Drenicarit, Mhill velaj, Tregim

ZHVESHUR

May 28, 2020 by dgreca

NGA MUSTAFA XHEPA/

Mesnatë. Dyl Sula, miku im i vjetër, më trokiti fort në derë. Ishim rritur bashkë në të njëjtën rrugicë, në qendrën e qytetit të lashtë, përpara se “Çlirimtarët” të na shembnin shtëpinë shekullore. Ndërtuan pallat për veten e tyre aty, në atë vend. Të zhveshur nga të gjitha na dëbuan te Banesat. Nëna, e shqetësuar, rendi e para. Ato ditë në orët e vona, shtiej me armë te Banesat. Falangat komuniste, vetëm ato kishin armë, gjuanin në ajër, krijonin panik, pasiguri dhe terrorizonin njerëzinë. Banesat, lagjia në rrëzë të kodrave, larg qytetit, vend i caktuar për të dënuarit, deklasuarit dhe të padëshiruarit e sistemit, ishin problemi kryesor për komunistët. Të nesërmen do të zhvillonin zgjedhjet e reja. Të parat pas një gjysmë shekulli, ku do të votohej edhe për të tjerë. Partia e Punës (Komuniste) ishte në hall, duhej mbajtur pushteti me çdo kusht. Të fitohej kohë.
– Çfarë kanë vjedhur me ndihmën e Lindjes, duan ta ligjërojnë me ndihmën e Perëndimit, – thoshte Dyli, heroi i ditëve të para të shpërndarjes së gazetës RD. 
Atë çast po i thoshte nënës. 
– Muçi të vishet shpejt! Do të vijë një i huaj. Duhet ta shoqërojë në votime nesër.  
Në Librazhd arritëm rreth orës dy të mëngjesit. Sportelisti i hotelit, njeri i sigurimit, nuk na la të futeshim brenda. 
– Kam urdhër, – i thoshte përfaqësuesit të opozitës, ky një djalë i ri nga Tirana, që punonte inxhinier pyjesh në zonë. Ishte kandidat për deputet në qytetin e Librazhdit.  
– Kam prenotuar dhomë, e kam paguar, – ngulte këmbë inxhinieri.
– Ore, do dalësh jashtë apo t’i thërras policit, – kërcënonte sportelisti.
Polici i fshehur në kthinën e sportelit doli menjëherë, pa e thërritur kush. Kapi prej krahu inxhinierin dhe e shtyu jashtë. Binte shi dhe frynte një erë e ftohtë, fundmarsi. Errësirë. Inxhinieri kundërshtonte tashmë me zë të lartë. Nuk kaloi shumë. Një hije urdhëroi policin. Na lanë të futeshim brenda. Një dhomë në katin e dytë. Inxhinieri dridhej nga frika, të ftohtit, ose të dyja bashkë.
Rreth orës tetë të mëngjesit, kryetari i opozitës, Sazani, një djalë i ri me trup mesatar, muskuloz, i qeshur, na ftoi të prisnim te zyra e tij, derisa të vinte i huaji. Dera e zyrës në katin e dytë, te një ndërtesë në qendër, ishte e shqyer, dritaret ishin thyer, karriget ishin kthyer përmbys. Sazani qeshte. 
– I kanë bërë ata, – bëri me dorë nga disa ushtarë jashtë, në xhade. 
Qeshën edhe ata, e përshëndetën me grusht. Dukej si një shfaqje e përgatitur për të huajin. Vite më vonë babai do të më tregonte se Sazani i kishte grabitur një copë tokë nga prona jonë në qytetin e Librazhdit, kishte ndërtuar një godinë dykatëshe, e kishte shitur dhe jetonte i lumtur në Amerikë. Po kështu edhe turizmi, ku kalova natën, ishte ndërtuar mbi pronën tonë. Kur babai ishte interesuar në zyrën e privatizimit, i kishin thënë se nuk mund ta ndihmonin, pasi për atë objekt interesohej Eduard Selami. 
– Është mbi tokën time, me ligjin e privatizimit, – mundohej t’i bindte babai.
Shkrimtari i madh antikomunist, Visar Zhiti, do të na kujtonte si prej shenjti.
“… të tjerë ishin ata që u kryqëzuan dhe të tjerë ishin ata që u ringjallën…”.
Profesorin e marksizëm-leninizmit koha e kishte zhveshur nga idealet komuniste. Kur erdhi si kryetar partie në SHBA, ditën e kaloi në zyrën e ambasadorit. Mua bënte sikur nuk më shihte. Në ambasadë punonim dy vetë, ambasadori dhe unë; ambasada ishte një apartament me dy dhoma në katin e dhjetë në një godinë të vjetër.  
Foristrada ngjyrë gri me targë të huaj ndaloi në qendër. Zbritën dy të huaj, një grua me flokë të verdhë, kaçurrelë, rreth të tridhjetave, që e prezantoi veten si gazetare dhe një mesoburrë shpatullgjërë. Në gojë mbante llullë druri, të cilën e thithte herë pas here duke lëshuar rrathë blu mbi kokë. Mjekra e zezë i bashkohej me mustaqet në formë rrethi. Gazetaren do ta shoqëronte Çlirim Rrusha, me të cilin kisha njohje që nga vitet e shkollës. Ata do të vëzhgonin zgjedhjet në qytet, ndërsa të huajin që nuk u prezantua do ta shoqëroja unë në fshatrat përreth. Zonë kufitare, e rrezikshme. Erërat e ndryshimit s’kishin arritur ende.
– Më quajnë Riçard. Kam ardhur nga Jugosllavia pa leje kufiri. Është hera e parë që vij në vendin tuaj, – më tha. Fuoristradën e lamë në të përpjetën e pashtruar, larg qytetit. 
Automobili xhironte në vend. Shiu kishte pushuar, kurse era jo. Bënte ftohtë, si prej mali. Rrugës ndeshëm me ushtarë kufiri, me çizme lëkure dhe automatikë në sup. Shikonin të inatosur. Shikim prej qeni kufiri. Kur po afroheshim te një godinë e vogël, si vatër kulture, na kaloi ngjitur një fshatar i gjatë, me mustaqe të trasha, që mbante një fes të bardhë në kokë. I buzëqeshi të huajit. Ngriti dy gishtat lart, nëformë V-je. Riçardi ia ktheu me gishtin e madh lart.
– Ja një votë për opozitën.
Qeshi. Nuk e kuptova, gëzonte apo bënte ironi. Prania e ushtarëve e kishte trembur. Tani dukej më i qetë, pas përshëndetjes me fashatarin. Dy ushtarë me automatikë na ndaluan të futeshim brenda. 
– Ku do të shkoni? 
– Gazetari i huaj ka ardhur të vëzhgojë votimin.
Bëra të hyja.
– Nuk lejohen të huajt këtu.
Bëri një hap pëpara më i gjati. Ndërkohë një burrë me kasketë kineze, kostum të rrudhosur ngjyrë gri, na buzëqeshi dhe na ftoi brenda. Dhoma ishte e madhe, me dy dritare të pambuluara që e lejonin dritën të futej lirshëm. Tryeza me fletët e votimit, mbuluar me beze të kuqe qëndronte në anë, kurse një burrë fytyrëngrysur shkruante emrat ulur në karrige. Në qoshen tjetër, rrethuar me perde prej cope të trashë ngjyrëblu, ishte vendi ku votohej. Perdja u hap në mes, fshatari që na kishte përshëndetur pak më parë doli duke i buzëqeshur atij me kasketën kineze, tashmë ulur pranë tavolinës. U afrua tek ai, e nderoi me grusht, doli jashtë pa na vënë re. 
– Nuk është e lehtë të kuptosh rezultatin, – tha Riçardi, kur u mbyllën votimet. 
– Këto ditë do të hap Ambasadën Amerikane në Tiranë, hajde të më takosh.
Po shkonte në turizmin e Elbasanit për të ngrënë darkë bashkë me gazetaren dhe Rrushën. Nuk më ftoi dhe as nuk pyeti nëse duhej të më paguante për shërbimin që i kisha bërë. U ndamë në errësirë. S’kishte kaluar shumë kohë kur një koleg shkolle më thotë:
– Ambasada Amerikane po jep bursa specializimi për në SHBA, përse nuk e provon një herë edhe ti?
Ashtu bëra. Mblodha disa artikuj që kisha botuar te gazeta “Fjala e Lirë”, miku im Bujar Hudhri m’i dha. E kishte themeluar vetë gazetën. E hënë, mëngjes. Fugoni taksi ndaloi në anë të ambasadës. Hyrja ruhej me policë, si dikur. U afrova te kolibja. Dhashë emrin e punonjëst që do të takoja. 
– Prit këtu, – urdhëroi polici. 
Prita, ora kalonte. Ai në kolibe, si prej qeni, kurse unë jashtë, me gazetat në dorë. Më në fund u afrua një vajzë e re, e njihja, nga ato të hershmet, prej Blloku. Ajo u step kur më pa. Foli me policin, iku pa më përshëndetur. Bëra të iki, po më vinte zor nga vetja. 
– Prit mos ik! 
Foli me zë urdhërues njeriu qen. Kishte ruajtur dikur “Çlirimtarët”, në Bllok, tani po ruante…
– Më jep pasaportën!
– Nuk kam! Jam vetë pasaportë. Riçardi më ka ftuar.
Zbardhi dhëmbët, kur dëgjoi përsëri emrin e zyrtarit.
– Oh, shefi!
Nga godina e ambasadës doli një djalë i ri, ecte me hap ushtarak, nuk foli kur u afrua, por ma bëri me shenjë ta ndiqja pas. Në paradhomë, ulur pas një tavoline me rimeso, me një shkëlqim të xhamtë, ishte Çlirim Rrusha. Më priti ftohtë. 
– Mund të shkosh, shefi im po të pret, – tha. 
Shefi me llullë në gojë rrinte ulur prapa një tryeze të madhe, këmbë për mbi këmbë. Nuk u ngrit. Ma bëri me dorë të ulesha në karrigen përpara tij. Po zieja nga brenda.
– Welcome my old friend! Why are you here – Mirësevini miku im i vjetër! Përse jeni këtu? – Buzëqeshi, si atë ditë, kur nuk kuptohej nëse ishte gëzim apo ironi. 
Kështu më pyeti edhe oficeri i emigracionit shumë vite më vonë.
– Përse jeni këtu?
– Si Kunta Kinte! Kam dashur të vij me not, – i thashë. 
Oficeri me njgjyrë, u nervozua. 
– Në vendin e lirisë. Na kishin rrethuar me tela atëherë; sot po na djegin.
Nuk më besoi. 
Vura gazetat mbi tavolinën e Riçardit. S’mori mundimin t’i hapë. Sa net isha lodhur të shkruaja ato artikuj, për dritën përtej oqeanit, vendin e tij. Për shpresën e madhe që na mbante gjallë kur ishim në varr.
– Më thanë se po jepni bursa. Kurse mujore në vendin tuaj. Kam dëshirë…, diçka për gjuhën!
Tymosi rrathë gri, filluan të ngjiten si re shiu.
– Të kanë misinformuar. 
Nuk e lashë të mbarojë, u ngrita, mblodha gazetat. Ika pa kthyer kokën prapa. S’na preferonin, e kisha dëgjuar edhe nga të tjerë. Ato shkonin edhe më tej në arsyetim, preferojnë komunistë thoshin. Senatori McCarthy kishte ngritur zërin dikur. 
– Kam këtu në dorë një listë prej 205 … një listë emrash, të cilët i janë bërë të ditur Sekretarit të Shtetit si anëtarë të Partisë Komuniste dhe megjithatë ende punojnë dhe formëzojnë politikat në Departamentin e Shtetit ….
Nuk e kishin besuar senatorin. 
E lashë pa mbaruar fjalën oficerin e emigracionit. Si Riçardin. Mora pasaportën time që kishte lënë mbi tavolinë. Më ndoqi. Më lutej t’ia ktheja. I duhej si dokument që më kishte marrë në pyetje, ndërsa mua të vërtetoja se isha azilanti i zhveshur nga të gjitha, që po i digjej atdheu. Lutej, jo për mua, por për “çekun e rrogës”.

Shkëputur nga libri me tregime “Në sirtar” i autorit Muç Xhepa.

Filed Under: LETERSI Tagged With: Mustafa Xhepa, Tregim, Zhveshur

EMIGRANTI

May 26, 2020 by dgreca

Mirënjohja tregon fisnikëri…/

TREGIM NGA MEMISHA GJONZENELI/

Ata të dy, sapo mbërritën te kloni.

-Hektor, të lutem duro  dhe pak! Ashtu barkas, mos u ngri, se ja arritëm. Ja tek është kloni. Hiqe xhaketën me qetësi dhe pa zhurmë. Të mos lemë asnjë shenjë. Fute xhaketën te teli. Kujdes dorën, ashtu… Ule telin poshtë, të kaloj unë…  Kalova!  

-Ngrije ti, po avash, sa ta kap unë! Tani  kalo edhe ti, po  me kujdes. Ashtu,  bravo! Kaloj dhe Hektori.  

-Tani, shpejt, po me kujdes, mos të bëjmë zhurmë. Më duket këtu, u kalua kufiri.  Shpejtë të ikim! Dhe u nisen me vrap. 

Kishin ikur nja 20 minuta, kur Hektori i tha Sotirit: 

-U lodha, të ikim me ngadalë.

-Jo, iu përgjigj Sotiri, se rojet shqiptare, kur dyshojnë, futen në kufirin Grek pa droje. Të lutem, vëlla, ecim edhe pak… 

Ata ecën dhe 30 minuta dhe pastaj u ulën të çlodhen. Ishin pa gjumë dhe të uritur. Ushqimin që kishin marrë me vete e hodhën poshtë, se u rëndonte. U nisën prapë, po tani ishin pak më të qetë. Takuan në një rrugë këmbësoresh, si rrugë bagëtish. Ecën në atë rrugë, për ku ti çonte, po gjithmonë me kujdes. Po zbardhte. Ata vazhdonin të ecnin, kur para u doli  një shtëpi. Ata donin të fshiheshin, por tepër vonë. I zoti i shtëpisë i kishte parë, dhe u foli greqishte. Ejani këtu! Djemtë kuptonin pak  greqishte dhe shkuan  në drejtim të tij me frikë. Ai u doli para duke qeshur dhe u dha dorën. 

-Shqiptar jeni?, i pyeti. 

-Po, u përgjigjen. 

-Uluni te ai stoli, u tha dhe i foli së shoqes: Hajde se na kanë ardhur mysafir  nga Shqipëria. Ajo  erdhi me njëherë. Kur pa: Dy të rinj, që nuk qenë nga më shumë se 17 vjeç secili…  

Sotiri dhe Hektori  ishin shokë të ngushtë.  Po ishin edhe pak kushëri. Sotiri  ishte ca më i madh se Hektori. Ai kishte babin dhe nënën edhe një vëlla pak më të madh se veten. Ndërsa Hektori, kishte një motër më të vogël se veten. Babai i Hektorit  punonte mekanik, ndërsa nëna i punonte në rrobaqepësi. Edhe babai i Sotirit  punonte  shofer. E ëma  nuk punonte. Ata kudo shkonin bashkë. Edhe kur loznin futboll  donin të ishin  në të njëjtën skuadër. Sotiri  mbaroi  filloren  dhe u hodh në gjimnaz. Mbas një viti edhe Hektori filloi në klasën e parë gjimnaz. Kështu që në mëngjes shkonin bashkë. Kur mbaroj viti shkollor, të dy shkuan në fshat me pushime në bregdet. Një ditë, kur dolën nga deti dhe u shtrinë në kumin e nxehtë, së largu dukeshin ishujt grek, që edhe pse shumë larg dhe nuk shquheshin mirë.  Që asaj dite ata filluan të flisnin më shumë për ishujt dhe për Greqinë. Kur  me se fundi Sotiri tha: Po sikur edhe ne të ikim në Greqi? Po ku do vemi, ne nuk dimë as rrugën dhe do na kapin. Sotiri e vendosi: Që nesër do fillojmë  të mësojmë gjithçka  për kufirin… 

Një ditë prej ditësh, kushërinjtë do shkonin në Gjirokastër, duke kaluar nga ana e Sarandës. Do vij edhe unë, se kam qejf  të shikoj, tha Sotiri, kështu e morën me vete. Me ta ishte dhe  një kushëri tjetër i tyre, që kishte qenë ushtar në kufi e që nisi t’u tregojë me hollësi për kufirin. Sotiri vetëm dëgjonte, kur ata  e pyesnin për  ndonjë hollësi apo kuriozitet. Për një muaj, nga bisedat e përditshme ata mësuan çdogjë për kufirin. U thanë kushërinjve  që do shkojmë në Vlorë, se po afronte hapja e shkollës, po do ikim për variacion,  nga Saranda. Zbriten në Sarandë  dhe sa u err, u nisen drejt kufirit. Tashmë ata e dinin ku venin edhe për vendet ku duhej të kishin më tepër kujdes. Afër mëngjesit ishin para klonit…

Gruaja buzë kufirit grek, u vuri për të ngrenë, ndërsa burri mori në telefon posten kufitare greke. Ata i thanë: Për një orë, jemi  aty! 

Burri dhe gruaja i pyeten mos kishin nevojë për ndonjë gjë. Ata u përgjigjen me një zë: S’kemi  nevojë, u faleminderit shumë. Me gjithë atë, ai i dha Sotirit një xhakavento meshini. Vishe! I tha, se është ftohtë. Pas 10 minutash u dëgjua zhurma  e  një makine. Gruaja u tha doni të merrni bukë me vete? Ata u përgjigjen  si me frikë, jo, shumë të faleminderit. 

Një gaz ushtarak  u qëndroj  para këmbeve. Dy ushtarë dhe një oficer të armatosur zbritën në tokë dhe u thanë djemve: Mirë se kini ardhur në Greqi, në vendin e lirisë. Këto fjalë oficeri i tha në shqip. Ai erdhi afër dhe u dha dorën. Djemtë i thanë ne jemi nga Vlora, ose më saktë, nga bregdeti i Vlorës. Ushtarët  u takuan  me familjen, u thanë dhe u faleminderit. Pastaj  u thanë djemve se do ikim tani.  Hipën në makinë dhe ajo u nis. Afro 20minuta zgjati udhëtimi. Makina  qëndroj para  një  shtëpie përdhese.  Dy ushtarë me automatik na nderuan. Zbrisni na tha oficeri,  se mbërritëm. Na futën në një dhomë  që ata  e përdornin  për zyrë. Oficeri u tha djemve: Tani rrini të qetë dhe po të kini nevojë  për ndonjë gjë, na thoni.  Tualeti është te ajo dhoma te qoshja. Këtu do mbajmë një proces verbal. Të  marrim vesh kush jeni tha ai dhe qeshi dhe pyeti nga jeni. Po, do ju lutem, të thoni vetëm  të vërteten që mos të kini telashe më vonë.  Ata mbaruan shpejt me oficerin. Ai mbeti i kënaqur dhe u tha se së shpejti do vijnë t’u marrin dhe do shkoni në Athinë. Po mos harroni se këtu do pyesin sërish për ju…Tani prisni, në dashçi shtrihuni dhe po të doni, shkoni në kuzhinë  të hani çfarë t’u pëlqejë.  Mbas darke erdhi një gaz me ngjyrë  ushtarake  dhe i thanë oficerit jepu për të ngrenë  se është rrugë e gjatë. U thamë, po nuk donin. Epo mirë, nisemi! U përshëndeten me të gjithë, sidomos me oficerin dhe u nisëm.  

Në Athinë mbërritëm afër darkës. Të dy djemtë i dërguan në një hotel të mirë  dhe u thanë t’u jepnin ushqim. I porositën që nesër në mëngjes  në orën 8 të jeni gati se do vijmë t’u marrim…Të nesërmen që në mëngjes vajtën  i morën, veç e veç. Gjithë hetimi zgjati afro 25ditë. Po nuk i pyesnin çdo ditë. Kur donin ndonjë sqarim, i flisnin.  Si dukej ata  prisnin  dhe informacion nga jashtë…Kur  mbaruan dhe do i shpërndanin në kampe, një oficer  shqiptar i ndali  dhe u tha: Cilido që t’u pyes  mos u tregoni asgjë. Kushdo që të jetë. Mos harroni. Ata  i çuan në Llavros. 

Kish kaluar ndonjë muaj. Ata të dy  po bënin xhiro në bulevard, kur i ndaloj një burrë dhe i pyet: Nga jeni. Ata nuk u përgjigjen. Hektori ndenji pak dhe i tha: Të lutem  shiko  punën tënde, ne nuk të njohim, jemi emigrantë. Shumë mirë,  u tha ai.  Kini qejf të vini të punoni në shtëpinë time. Do jeni njësoj  si fëmijët e mi! Ata panë  njëri tjetrin në sy: Hë, vemi e provojmë një herë, po nuk na pëlqeu këtu e kemi kampin. Dhe i thamë atij burrit që ne jetojmë në kamp, merru vesh me drejtorin dhe ne vijmë. Të gjitha i rregulloj unë, tha ai duke qeshur. Me  jepeni pak emrat. Ata ja dhanë. Tani  mos u shqetësoni. Mbas 10 ditëve i folën në komandë. Atje gjetën dhe atë burrin  që kishin biseduar. Na priti  një oficer dhe na tha keni qejf të shkoni të jetoni  dhe të punoni te ky zotëria. Ky, u siguron për çdo gjë dhe gjithmonë ne do vazhdojmë të interesohem për ju: Një telefonatë dhe ne vijmë u  marrim. Atëherë e mori fjalën burri: Mua më quajnë Jani,  kam gruan, një vajzë dhe një djalë. Ata  janë pak  më të mëdhenj se ju. Kam nxjerrë lejet e qarkullimit. Ja  tek i keni dhe ua  dha… Firmosën nga një fletë, falënderuan dhe oficerin dhe dolën jashtë. Jani u tha unë  e kam  shtëpinë në Kallamata, qytet shumë i bukur, në anë të detit. Do kënaqeni  kur ta shikoni… 

Hipën në makinë dhe vonë mbërritën në shtëpi. Ata po i prisnin dhe e kishin rregulluar shumë bukur shtëpinë si për festë. Jani i prezantoj me familjen. Ne    jemi Sotiri dhe Hektori .  

Më parë po u tregojmë dhomat ku do flini. Është  mirë të bëni  dhe  nga  një dush  se jeni lodhur. Në katin e dytë u treguan dhomat, të cilat ishin shumë të mira. Njëra shikonte nga deti atje do flinte Hektori. Mbaruan dhe atë pune dhe zbritën  poshtë… Djemtë u kënaqen  nga mikpritja. Aty  ishte edhe vajza dhe djali. Vajza tha mua më quajnë Elena, ndërsa mua tha djali, më quajnë Sokrat. E shoqja  e Janit e kishte emrin Antigoni… 

Sado që ishin të lodhur atë natë, ata fjetën shumë  vonë. Barba Jani u ngrit herët,  si zakonisht  dhe i la djemtë të ngriheshin kur të donin.  Ata u ngritën shpejt dhe u ulen  në verandë. Jani i tha të shoqes të sillte bukën.

Ishte pamje shumë e bukur. Hektorit kjo pamje i  kujtoj Skelën  e tij të dashur.  

Hë, more djem, a keni fjetur mirë, a u kënaqet? Ata, me  një zë, u  përgjigjen shumë  mirë.  Tani  do u tregoj  punën.  Mendoj që është e lehtë. Po, po t’u duhet ndihmë, ne këtu na keni. Këto  fjalë  i tha, duke u drejtuar nga Sotiri. Do punosh këtu rrotull shtëpisë.  Çdo problem që do lind këtu, ti  do ta zgjidhesh! Kaq për ty. Ndërsa ti, i tha Hektorit, do vish me mua, të të tregoj se çfarë do besh.  I foli  qenit,  ai ishte shumë i bukur: Me trup mesatar ngjyrë të zi dhe në kurriz  kishte nja dy topa me të bardhë. Qeni pa Hektorin dhe shkoj nga ana e barba Janit. Udhëtuan  në këmbë  afro  20 minuta dhe po thuaj  se, dolën jashtë  fshatit. Kur hap para tyre një fushë e madhe dhe mbas nja 300 metër, vinte një pyll i dendur. Në  fushë, tek tuk, kishte pemë të rritura që bënin goxha hije. U ulëm në hijen e një prej pemëve.  Kur, pas  pak, po vinte drejt nesh një tufë e vogël delesh, dhe një çoban që i drejtonte.  Çobani  i la delet të kullosnin dhe erdhi tek  ne.

– Ky është çobani i ri. Hektor  e ka emrin,  tha Jani. Do rrini disa ditë  bashkë, sa të mësoj zanatin dhe pastaj do iki. Hektorit edhe puna edhe vendi i pëlqyen  shumë. Ishin gjithsej nja 35 ose 40 kokë dele, që do kulloste. Sheshi ishte i hapu dhe kullotë kishte me bollëk . 

Kur po iknim për në shtëpi qeni, si për çudi,  po rrinte nga ana e Hektorit. Jani e pa dhe u habit. Dëgjo bir i tha, ky qen nuk i ka qejf mysafirët. I drejtohet Hektorit: Pa hidhi  dorën  në kurrizin e qenit!  Mos kij frik, se jam unë këtu! Hektori  ja hodhi dorën. Qeni, pa një herë nga Jani, pastaj vazhdoj rrugën sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Kur vajtëm në shtëpi, Jani,  mori  një kuti mishi, nga ato që  janë për qenët,  e hapi dhe ja dha Hektorit. Tani jepja ti qenit, i tha. Qeni u ngrit në këmbë. Hektori  ja vuri kutin në një vend të pastër dhe e ftoj qenin që të vinte ta hante. Ai  me kokën ulur, u afrua dhe filloj të hajë.  Hektori filloi ta fërkojë  nga kurrizi. Atij i vinte mirë. Hektori e hoqi dorën. Ai  ngriti kokën dhe e pa me inat. Hektori  qeshi dhe filloj ta fërkoj prapë. Kur e mbaroj ai ngriti  kokën. Hektori e hoqi dorën. Ai nuk u mërzit. Duket u miqësuan shpejt.

Mbas një jave çobani  i vjetër u largua. Hektori nuk e kishte problem. Ai e mësoj punën dhe kufijtë kullosor.  Po dhe tufa u mësua shpejt me të. Kur afronte ora për të ikur edhe ato afroheshin afër rrugës. Hektori i merrte dhe i mbyllte në një barangë. Shkonte  lahej  dhe dilte shpesh herë me Sotirin, po dhe  vetëm. Në fillim  nuk para e pëlqyen,  po më vonë  e benë shok, se ai tregonte shumë  bukur dhe  histori nga Shqipëria.  Brenda 6muajve ata e mësuan mirë gjuhën greke, që të dy…  Një dite  erdhën dy zyrtarë  dhe takuan të dy djemtë dhe Barba Janin. I pyeten në ishin të kënaqur me gjithçka te Jani. Ata me një goje, u përgjigjen se ishin mjaftë  të kënaqur. Falënderojmë Zotin që na dhuroj një familje të ngrohtë dhe të respektuar  dhe  shumë të dashur.. . Ata u kënaqen  nga përgjigja  po më shumë  u kënaq Jani… Kur po iknin ata u thanë: Mos harroni se shteti grek u mbështet gjithmonë. U faleminderit thanë djemtë. Ata u larguan. 

Në darkë Barba Jani, u tha nesër të  gjithë  do vemi në kishë së bashku.  Gjithnjë  po të doni. Të nesërmen shkuan të gjithë në kishë. Dhe, çfarë bënin ata, bënin  dhe djemtë, se nuk dinin gjë për kishën. Mbas ca kohe Jani u tha edhe ti vaftiste, por ata nuk pranuan. Po i thanë, më vonë, këtu jemi. Hera e parë që ata i kthyen fjalën Barbës. Ai i donte si fëmijët  e tij, po dhe ata, korrektë në çdo  gjë. Shpesh Barba pyeste shokët që rrinin ose të zotët e klubeve,  po që të gjithë thoshin fjalët më të mira  për ta. Hektori  kishte shumë  kohë të lirë. Nuk dinte me se te merrej. Kur një dite filloj të këndoj. Këndonte kot, po asnjë këngë nuk e dinte deri në fund. Këndonte këngë  shqiptare, po dhe nga ato ai  dinte shumë pak. U interesua te i zoti  i një lokali dhe ai i gjeti një fletore me këngë popullore dhe muzikë të lehtë. Atje, në kullotën e bagëtive, këndonte si  i donte qejfi, nuk kishte njeri që ta dëgjonte. Duke kënduar e kalonte më mirë kohën. Kërkoj dhe këngë shqiptare, po vonë i gjeti…Shumë shpejt mësoj plot e  plot këngë nga më të ndryshmet. 

Një dite, kur ishin në një lokal, ju lutën shokët që të këndonte një këngë.  Më së fundi Hektori u bind. Sotiri nuk dinte gjë që Hektori kishte mësuar të këndonte bukur. Hektori doli dhe këndoj nja dy këngë të bukura greke. Ai kishte një zë shumë të ëmbël dhe me timbër të bukur. Sa mbaroj strofa e parë, salla, gjëmoj nga duartrokitjet. Dhe thoshin:  Qerata Allvanos! Kur mbaroj e vunë në mes. I zoti i lokalit erdhi dhe përqafoj  dhe e luti edhe për  një këngë tjetër.  Hektori modest, ndenji dhe pak pastaj u ngrit dhe iku në shtëpi. Sotirit, Hektori  i tha që të mos tregonte gjë në shtëpi.                         

Iku viti i parë dhe filloj i dyti. Ishin shumë të gëzuar nga jeta po dhe para  merrnin. Por diçka  nuk po ecte. .. Një darke, Barba, Hektori dhe qeni po rrinin në verandë. Kishin venë edhe nga një  gotë vere para, si dhe fruta. Po, Hektori, nuk ishte në humor. Disa herë e pyeti  Barba, po ai nuk ndihesh. Më së fundi Barba i tha prapë: Bir, fol, ti e di që unë bej çdo gjë për ty, se të kam në zemër! Të lutem,  mos më fut në gjynah, Barba,  nuk kam gojë të ankohem. Ti ke qenë dhe je, si babai im, po unë dua të vazhdoj edhe shkollën në darkë pas pune. Barba u ngrit shkoj dhe e puthi në faqe njësoj si ta kish djalin e tij dhe i tha: Shkolla fillon për një muaj. Atje, do jesh  edhe ti. Që nesër do shkoj të merrem me këtë punë. 

Mbas dy javësh, Barba, të dy djemtë i regjistroj në shkollën e mesme. Të njihej  viti i parë, që kishin mbaruar në Shqipëri, duhej të jepej provim. Sidomos  në gjuhë. Njëkohësisht, do shkonin në zyrat e emigracionit të merrnin  pasaportën. Të gjitha i kishte bërë gati Barba. Ai kishte shumë kredi kudo. Njëherë  djemtë  desh ta pyesnin, por u benë pishman dhe u tërhoqën. Erdhi  dhe fillimi  i vitit  shkollor.  Të  dy  djemtë në mbrëmje shkuan në shkollë. Ata u kënaqen dhe nga ambienti  që ishte  shumë  miqësor. Pak veta e dinin që ata ishin shqiptar. Kështu  që ishin të barabartë të gjithë. Sotiri ishte më i hedhur se Hektori dhe pleksej lehtë me turmën. Po ai shpesh punonte e pleksej me ta.. .Ndërsa Hektori, që në mëngjes do ikte  me dhënë. Ai mësonte dhe këndonte. Kishte mësuar shumë këngë Greke, po dhe Shqiptare. Hektori, ishte me nota më të mira, se kishte edhe kohë plot. Sa herë që shkonte Barba të pyeste në shkollë, dëgjonte fjalët më të mira, sidomos për  Hektorin.  Ai kthehej  i lumtur në shtëpi dhe i thoshte së shoqes se mundimi i tyre, nuk  po shkonte kot. Po edhe Antigoni shpesh  pyeste shoqet e saj për djemtë dhe ajo dëgjonte  fjalët  më të mira. Klasa e Hektorit bënte shpesh  mbrëmje  vallëzimi.  Në fillim Hektorit i vinte turp, se nuk dinte as të kërcente. Po shpejt mësoj nga shokët, po dhe sidomos nga shoqet.

Një darke, në kulmin e një mbrëmjeje vallëzimi,  një grup djemsh,  po bërtisnin emrin e tij, kur dy profesorë shkuan dhe ju lutën që të dilte të këndonte ndonjë  këngë. Vetëm pak nxënës e kishin  dëgjuar të këndonte.  Kështu që tani prisnin ta dëgjonin të gjithë. Ai shkoj te orkestra  dhe i pyeti e dini ta luani  këtë këngë dhe u tregoj titullin. Ata i thanë, po. Orkestra filloj. Hektori ju lut, që ta ulnin pak, se e kishin shumë lart. Ata e ulën. Vetëm muzika dëgjohej. Kur filloj  këngën Hektori,  të gjithë mbanin  qetësi dhe  dëgjoheshin qartë fjalët, që në gojën e Hektorit, merrnin  një  ëmbëlsi që kishe qejf që të mos mbaronte. Ai e mbaroj  këngën dhe atëherë, u prish qetësia, nga të bërtiturat dhe duartrokitjet frenetike. Të gjithë  e përshëndesnin. Hektori  iku nga skena dhe u ul në vendin e tij. Pastaj filloj  prapë muzika. Disa vajza njëherazi, erdhën ta  merrnin për të kërcyer. Ai u ngrit mori  një vajzë që nuk e njihte dhe filloj të kërcej. Ajo  filloj ta pyes: Nga je, kë ke  në  shtëpi,  çfarë pune bën? Kërceu dhe pak dhe shkoj u ul  në vend.  

Në të ikur,  kryetari  i orkestrës,  doli  para dhe e takoj Hektorin. I kishte pëlqyer shumë. Ke qejfe të bashkohesh me ne?  Ne kemi  punë gjithmonë  dhe fitojmë para  mirë. Si thua do vish?  Hektori i tha që do mendohem dhe do të kthej përgjigje më vonë. Kështu u ndan. Kur shkoj në shtëpi e hoqi mënjan Barban dhe i tha  mendimin e muzikantit. Barba Jani u habit.  Çdo gjë  mund të besonte, po që të këndonte Hektori  kaq mirë, sa ta kërkoni si këngëtar orkestre profesioniste, çudi  tha. Pastaj i tha Hektorit: Bir, ma thuaj dhe njëherë çfarë duan ata? Hektori  ja përsëriti. Po pse, bir, ti di të këndosh? Po, Baba! Po unë nuk të kam dëgjuar ndonjëherë,  more bir. Megjithatë nesër do të të kthej përgjigje.  

Të nesërmen Barba shkoj në shkollë dhe pyeti për djalin, mos kishin ndonjë  problem me Hektorin. Jo i thanë,  ai është djalë shumë i mirë.  Në këtë kohë erdhi aty një profesor tjetër. Sa u njohën ai  e pyeti: Ti qenke babai i Hektorit? Po, i tha Barba, pse  ke ndonjë  ankesë ?  Jo i tha ai,  përkundrazi, sidomos  mbrëmë,  na ka kënaqur,  ka kënduar  shumë  bukur,  të gjithëve na ka pëlqyer. Barba, shkoj dhe te përgjegjësi i orkestrës. Jo që këndon shumë mirë, po ta them me kompetencë, ai  është  talent dhe do ishte nder për mua, të punonim bashkë…   

 Barba u kthye në shtëpi  shumë  i gëzuar  dhe vajti në verandë, i foli dhe Hektorit,  i foli  dhe së shoqes të sillte një shishe verë nga ato të mirat. Mbushi tavolinën  me fruta dhe mbetën vetëm ata të dy. Mbushi gotat, i tha Hektorit. Ai i mbushi. E mori  gotën dhe e ngriti:  Do ta pi për ty, bir, se  më ke lumturuar gjithmonë. Zoti të dhëntë  vetëm gëzime, të faleminderit! Dhe e pinë me fund. Tani, bir, dua të më thuash: E ke qejf  këngën? Hektori i tha: Më pëlqen të këndoj, vetëm kaq, po shkollën e dua më shumë. Mendoj të mbarosh njëherë shkollën, pastaj shohim e bëjmë. Po, çdo gjë është në dorën tënde, unë kështu  mendoj …   

Djali i Barbës nuk i kishte në qejf të dy shqiptarët, po sidomos Hektorin. Kur dëgjonte fjalë të mira për ta, përdridhte buzët. Po një darke  e ëma  me të atin po flisnin  për  pagën e dy djemve. Këto ditë do i paguaj i tha Barba së shoqes. Po janë  shumë para, i tha ajo, më mirë  jepua  pak e pak! E kam të zgjidhur problemin.  Unë u kam hapur depozitë në bankë, kështu që u a derdh periodikisht. Sokrati, ju afrua të atit: Mos u ja jep paratë, lere për më vonë. Barba e kishte vënë re, që Sokrati  nuk i kishte qejf  djemtë. Ai mendonte se si do t’i gjendej ana për t’u ndarë me ta.  

Mbaroj dhe viti i tretë  dhe kish edhe një vit nga koha e kontratës me djemtë nga Shqipëria. Ishte kohë dreke. Dhëntë ishin mbledhur në shullë nga vapa. Hektori ishte ulur aty afër me gjithë qenin në një hije. Kur ai shikon në pyll, pa një njeri që po ecte i maskuar, që të mos dukej. Në krah kishte një çifte dhe kishte veshur një mushama të gjelbër. Ishte larg dhe nuk dukej  mirë. Ai përpiqej të fshihej për mos t’u njohur. 

Hektori, mori qenin,  u largua nga hija e pemës dhe u fsheh afër rrugës që dilte nga qyteti në një  ferrë të  madhe. Qenin  e mbante ngjitur duke përkëdhelur. Qytetari doli nga pylli në një pikë që t’u afrohej dhënëve dhe çobanit. Kur mbërriti te dhëntë, filloj t’i fliste  me emër Hektorit. Hektori e njohu që ishte Sokrati.  Ai, i pozicionuar, foli dhe disa herë  dhe pastaj u largua  andej nga kishte ardhur. U fut në pyll dhe u zhduk. Hektori ndenji edhe një orë i fshehur dhe doli kur e pa Sokratin që doli te bishti i pyllit dhe u drejtua për në shtëpi. Ai hyri brenda, fshehu mushamanë dhe vuri çiften në gozhdë, ku kishte qenë. Hektori mbas nja dy orëve mori dhëntë  dhe mbërriti në shtëpi. Kur vajti të vinte çizmet,  pa mushamanë të mbledhur dhe të futur në një cep. Atëherë u bind se Sokrati kishte vajtur për ta vrarë. Që atë dite i iku buzëqeshja, pa gjetur qetësi dhe rrugë zgjidhje.Ti thoshte Sotirit se qe në rrezik? Që atë dite ai nuk i foli më me gojë Sokratit.

Sokrati dyshoj  se Hektori  e kishte parë, ndaj ishte fshehur. Një ditë Barba pyeti: Kush e ka trazuar çiften? Asnjë nuk u përgjigj. Hektori, qëllimisht, ktheu kokën nga Sokrati, po ai tha nuk e di.  Nuk e ka trazuar njeri, thanë njëzëri e shoqja me të bijën. Sotiri  me Hektorin edhe ata thanë nuk dimë gjë. 

Dëgjoni, nguli këmbë Barba: Çiftja, me siguri, ka lëvizur nga vendi.Unë, qëllimisht, e kisha  mbështetur nga krahu i djathtë, ajo është në të majtën. 

Për herë të parë fjetëm të shqetësuar! Po, Barba e tregoj veten që ishte burrë i drejtë dhe zgjuar. Duke ikur për gjumë tha: Mbase ashtu do jetë! Nuk e mbaj mentë unë pozicionin, e kam ngatërruar. Të nesërmen shkoj zgjodhi tre fishekë  me kujdes mori gjurmët origjinale nga krehrin, ku pa ca qime. Këto i shpuri në kriminalistikë, për analizë: Ju lutem analizojini, a  janë të të njëjtit person këto shenja gishtash? Mbas dy ditëve  mori përgjigje: Po i përkisnin të njëjtit person, Sokratit. 

Djemtë, sa mbaronin punë, rrinin  bashkë. Shpesh me ta rrinte dhe qeni, që nuk i ndahej Hektorit. Më së fundi Hektori ja tregoj ngjarjen Sotirit. Ai u trondit shumë, po vendosën që të mbarojnë një herë shkollën, pastaj të shohim çdo bëjnë. Mbas 15 ditëve Sokrati iku fshehurazi nga shtëpia. E pritën një javë po ai nuk duk.  Pastaj ja hoqën fillin. Harmonia në familje mungonte. Bukë hanin pa fjalë dhe pa  humor, që përpara ishte si  pjesë e ushqimit. Barba  përpiqej,  po nuk qe më në gjendje te rregullonte gjë.   

Kishin kaluar nja 20 ditë qe kishte  ikur Sokrati.  Barba i tha së shoqes po shkoj të shikoj  Hektorin, se kohët  e fundit  ka qenë i mërzitur. Barba,  mori  dhe ca gjera të  mira me vete dhe ne drekë, kur edhe dhëntë rrinin në hije dhe u gjend te Hektori.  Ai po lozte  me qenin. Kur e pa “të atin”, i doli përpara.  Baba, ke kohë që nuk na ke dalë  këtej. Po ja dola, i tha ai me të qeshur, do hamë drekë bashkë, si. babë e bir. Nuk i bëri përshtypje kjo fjalë e madhe. Vetëm e aprovoj me kokë. Barba  shtroj  një kuvertë, që e kishte prurë nga shtëpia dhe mbi të vuri ushqimet. Hapi  dhe një shishe  vërë të mirë. Hektori ngriti gotën dhe i tha shëndet ti, babai im i dytë dhe shumë i dashuri, të falënderoj nga zemra  për çdo gjë  që ke bërë për ne! Dhe e piu me fund. Nga fundi Barba për ta mbyllur ngriti  shëndetin e Sokratit dhe e piu dhe atë me fund. Hektori  e uli gotën edhe pse vera e kishte kapur pak. Pastaj tha:  Baba të lutem me fal, po unë nuk mund ta pi atë shëndet. O Zote, tha Barba, po pse? Me vjen rendë të ta them. Bir je i detyruar të ma thuash. Ti je pjesëtar i familjes  dhe në familje  nuk ka sekrete. Hektori  donte ta ndryshonte  muhabetin dhe filloj të fliste për kohën, për dhëntë dhe për shkollën. Por Barba nuk ju nda. Më thuaj i tha, po të pres. Dëgjo Barba unë kam shumë faj. Të lutem më fal, duhet të të thosha që në fillim. Unë nuk të tregova. Kam shumë  faj, po më vinte shumë rëndë. Dhe filloj  i tregoj gjithë historinë. Si Sokrati kishte shkuar për ta vrarë, si ishte fshehur e me radhë. Barbës ju mbushen sytë me lot. Kur mbaroj  Hektori  ai nuk po lëvizte nga vendi.  Pastaj u ngrit në këmbë dhe e mori për qafe djalin. Të lutem me fal bir! Nuk e di si do ta rregulloj këtë të keqe të madhe. Po të lutem me jep pak kohë, që të marr veten. Dhe unë do u flas juve. U ngrit dhe iku me kokën poshtë. 

Mbas një jave i thirri të dy në verandë. Barba ishte shumë i mërzitur. Në ketë kohë vjen qeni drejtë dhe te gjunjët e Hektorit. Hektori sa e pa atij i ndritën sytë nga gëzimi. Barba po e ndiqte skenën, ndaj  tundi kokën dhe tha: Bijtë e mi dhe u dha secilit nga një prej letrave që mbante në dorë. Në atë letër keni gjithë  llogarinë e  këtyre viteve që kini punuar këtu deri me sot dhe keni dhe një zarf shpërblimi, për punën e mirë që kini bërë në shtëpinë tonë. Tani me thoni: A kini dëshirë të rrini  me mua plakun që kam shumë nevojë për ju? Unë u garantoj çdo të mirë, por me një kusht: Ju, kurrë dhe ne çdo rrethanë nuk do ta zini në gojë këtë që ka ndodhur mes nesh. Baba, ne do rrimë me ty, deri sa të na ndjekësh! Dhe nuk do të ndahemi  më, tha Sotiri.  Barbës  ju mbushen sytë me lot dhe tha: E dija që nuk do më linit vetëm, në këtë moment të vështir. Hektori  tha: Baba na takon të treve një shishe vere, që ta bëjmë gëzuar. Barba i foli së shoqes të sillte një shishe verë. Tani, i  gëzuar që të tre ishim të qeshur, tha: E po gëzuar!.   

Sotir kishte kohë që ishte pleksur me një vajzë. Në tavolinë erdhi dhe nëne Antigoni. Sotiri u tha: Baba  jam njohur me një vajze e quajnë Sofika. Ti Baba  dhe ti nënë, shikojeni, po t’u pëlqejë, të ecim para. 

Nga fillimi i vitit të fundit, shkolla organizoj një mbrëmje muzikore. Hektori i thotë të atit: Baba të lutem, merr dhe nënën dhe ejani edhe ju, se keni nevojë të dilni. Dakord bir, po duhet të kalojmë edhe nga pazari, të blejmë ndonjë gjë. Sidomos ti, ke nevojë për një kostum të mirë dhe gjithçka tjetër. Në darkë u veshën bukur. Hektori kishte blerë një kostum në ngjyrë hiri, që i rrinte shumë mirë. Edhe këpucët me atë ngjyrë ishin dhe vetëm këmisha ishte e bardhë. Kur e panë Barba me Antigonën, u habitën. E kishin parë për dite, po nuk e kishin vënë re që ishte kaq i bukur. Hipën në makinë dhe u nisën. Parkuan makinën dhe hynë brenda. Salla nuk qe mbushur akoma. Kështu që ata zunë vend të mirë. Mbasi përshëndeti  drejtori, filloj muzika. Barba mori të shoqen dhe u ngrit për vallëzim. Hektori po kënaqej duke  parë prindërit që vallëzonin aq mirë. Në këtë çast i vjen një vajzë  dhe  kërkon të vallëzoj. I ati po e shikonte dhe ja bëri me shenjë që të ngrihej. Ai u ngrit, po vetëm vallëzim dhe asnjë lloj muhabeti. Që të dy vallëzonin shumë bukur dhe që të dy ishin veshur shumë spic. Mbaroj muzika dhe Hektori e shoqëroj deri te vendi që ishte ulur, u kthye dhe u ul. Filloj prapë muzika, kësaj radhe  muzikë e lehtë. Kryetari i orkestrës  i tha  profesorit, që ishte dhe konferencier që të ftonin Hektorin për të kënduar një këngë.

Nga altoparlanti u dëgjua një zë mbi muzikën: Hektor Gjergji, të paraqitet në skenë! Hektori nuk e kishte mendjen, por i ati  i tha që të kërkojnë në skenë.  Hektori i mori leje vajzës që kërcente dhe u paraqit te skena. Sa e panë filluan duartrokitjet. Hektori i tha atij të orkestrës: Ti e bëre këtë ? Po, i tha ai, unë. Çfarë kënge të këndoj, e pyeti Hektori me të qeshur. Më të mirën, i tha ai. Me muzikë të ulët,  do këndoj një  kënge të vjetër dashurie. E njeh këtë kënge? Unë e njoh, tha ai, po u a tregoj edhe shokëve. Orkestra filloj, dritat u ulën. Hektori tha me vete: e kam kënduar dhjetar herë te dhëntë dhe më është dukur mirë, po unë dua që të dalë më mirë sot. Për herë të parë që po i këndonte dashurisë. Dhe filloj me një zë të ëmbël dhe të ulët po të qartë. Mbaroj strofa e parë, filluan duar trokitjet dhe nuk pushuan deri sa mbaroj. Hektori nderoj orkestrën dhe spektatorët dhe u nis për t’u ulur. Aty ishin dhe nëna me babin dhe ai lutej që të ndiheshin krenar për të. Kur vajti deri në mes të rrugës, salla bërtiste: edhe një edhe një! Ai  u kthye dhe shkoj në skenë. Prapë këndoj një këngë për një lozonjare. Interpretim i shkëlqyer. Kur mbaroj ata prapë: Edhe një , edhe një! I  ati dhe e ëma  u ngritën në këmbë dhe përplasnin duart me sytë mbushur me lot. Ata akoma bërtisnin: Edhe një edhe një! Ai u kthye dhe i tha orkestrës: Këngën e emigrantit! Ku e di ti këtë këngë, kjo është  shumë e vjetër, pak këngëtar e dinë ta këndojnë, i tha njeri nga muzikantët… Hektori qeshi: Do ta dëgjosh, i tha.  Orkestra filloi ulet pastaj pak me lart. Në sallë qetësi. Hektori filloj me atë zërin e bukur dhe të ëmbël dhe shumë prekës këngën e emigrantit, si askush tjetër. Kur mbaroj dhe u ndezën dritat, të gjithë e panë Hektorin që akoma i kishte sytë me lot. Duartrokitjet  nga të gjitha anët.  Instinktivisht dhe orkestra u ngrit në këmbë dhe po e duartrokiste. Hektori u përkul në fillim në drejtim të muzikanteve, pastaj të publikut, dhe shkoj e u ul pranë te atit dhe së ëmës. Po dhe aty nuk po e linin rehat. Filloj muzika vajza erdhi prapë dhe ju lut që të kërcenin bashkë.  Ai u ngrit. Filloj muzikë e lehtë, pastaj e kthyen në popullore. Tani çiftet do kapeshin dorë për dore. Mbaroj muzika. Hektori e nderoj vajzën dhe u ulë pranë të atit. Kush  ishte ajo vajzë? e pyeti i ati. Ku ta di unë, i tha Hektori.  Po ti, more bir, nuk e pyete? Jo, baba, ne u ngritëm për vallëzim, pse do ta pyesja? Dhe vallëzuam.  

Vonë  u ngritën për të ikur, shumë të lumtur. Kur po iknin u takua me muzikantët. Ata e falënderuan dhe i thanë që do shiheshin prapë. Barba i tha të  shoqes, sa mirë bëmë që erdhëm, se kishim  shumë vite që nuk kishim  kërcyer, që kur ishim të rinj. 

Elena ishte bërë merak dhe kishte dalë ti priste dhe kur i pa u gëzua. Po, as Sotiri nuk kishte ardhur. Prandaj ishte bërë merak. Pas pak edhe Sotiri erdhi. Hynë brenda.  

Para se të uleshim për bukë, Barba, i tha Hektorit: Hajde te babai, të të qafoj  një herë, se sonte na ke nderuar! Ai shkoi dhe u përqafuan të dy, pastaj  përqafoj dhe të ëmën dhe u tha u faleminderit për gjithçka që po bëni për ne. Hëngrën  bukë me qejf dhe ranë për të fjetur. 

Në mëngjes Barba po pinte kafe. U ngrit dhe Hektori. Bir, po të duash mund të pushosh sot, se je lodhur.  Jo babi, ç’është ajo fjalë, kur u lodha.  Hëngri bukë shpejt,  mori dhëntë dhe iku. 

Kur mbërriti në kullotë, i lëshoj  dhëntë të kullosin. U ul në një hije dhe pyeti veten: Kush ishte ajo vajzë që gjithë  mbrëmjen  nuk ju nda? Nuk  mbante  mend  ta kish takuar ndonjëherë.  Po për çudi duke menduar për të, ndjente një kënaqësi të brendshme. Disa herë gjatë ditës i vajti mendja tek vajza. Ç’ kam kështu, tha me vete. Ai nuk e kuptonte se i kishte hapur sytë dashuria  dhe po e fuste  në vorbullën e saj. Atë dite nuk kishte shkollë, po gjithë ditën  ishte i gëzuar. Ai nuk po e gjente arsyen. Gjithë ditën  lozi me qenin. Këndoj dhe një këngë që i erdhi në mend, po për çudi dhe ajo ishte këngë dashurie. Kur e mbaroj e mori vesh. 

Kur vajti në shtëpi  sa u fut brenda Elena për herë të parë i thotë: Hektor të kam bërë kafenë, e do këtu apo ta sjell në verandë. Po nuk e ke bezdi ma sill në verande dhe vetë shkoj para dhe u ul. Të të sjell motra ndonjë gjë për të ngrenë? Jo, i tha Hektori, të faleminderit shumë, po dua të të pyes, moj motër: Nuk e ke bërë asnjëherë këtë punë, si e bëre sot? Unë kam vite këtu. Po i tha Elena, ke të drejtë. Unë jam më e madhe se ti dhe nuk kam  mundur ti gëzoj kaq shumë prindërit.

Të nesërmen Hektori shkoj në shkollë më shpejt se zakonisht, po para se të nisej,  për herë të parë, ai filloj të rregullohet para pasqyrës dhe u habit me veten. Para se të futej në oborrin e shkollës dëgjoj një zë femre që po i fliste në emër. Sa e dëgjoj diçka lëvizi brenda tij. Ktheu kokën dhe pa vajzën që kishte kërcyer me të, që po ja bënte me dorë dhe po i thoshte hajde këtu  se është një stol. Hektori shkoj dhe kur u afrua u skuq në fytyrë nga turpi. Për herë të parë ai e pa atë me vëmendje. Ishte shumë e bukur. Kur u afrua Hektori ajo po buzëqeshte. Edhe sytë i ndrisnin nga gëzimi dhe krejt e çelur i zgjati dorën Hektorit, pa hequr buzëqeshjen. Hektori e kapi dorën nuk e shtrëngoj po i dukej sikur dora e tij ishte e djersitur dhe e lëshoj menjëherë. Ajo e kuptoj Hektori kishte shumë emocione. Në shpirt u ndie  e lumtur  dhe tha me vete edhe ky diçka  ndien për mua. U ulën tek një stol. Ajo kishte hedhur një aromë shumë të mirë, që i kujtonte Hektorit, erën e trëndelinës, që dikur nëna në Shqipëri mbante në sënduk, që  të merrnin erë rrobat. Dhe tha me vete ç’ne kjo trëndelinë  këtu. Ajo fillo të fliste, po Hektori nuk e kishte mendjen. Atëherë ajo e kapi për dore: Po më dëgjon, i tha! Po, tha ai, kot. Ajo vazhdoj mu  më quajnë Agllai. Në shtëpi kam babin dhe nënën. Jemi te dy në vitin e fundit, po unë jam ditën, ti je pasdreke, se ti ditën punon! Po ti ku i di këto gjëra për mua, i tha Hektori? Unë jam interesuar, për ti mësuar, po ti nuk do me thuash ndonjë gjë për veten tënde? Jo, i tha ai prerë. Unë as ty nuk të pyeta. Ti mi the vetë të gjitha. Po, po të them: Më quajnë Hektor dhe nuk kam çfarë hollësira të të them. Dhe u ngrit. Prit i tha ajo, si me lutje, ti sa po u ule nuk dëshiron që të njihemi? Po i tha ai,  se dhe babai me pyeti: Cila ishte ajo vajza që kërceve dhe unë i thashë që nuk e njoh. Tani  do i them që të quajnë Agllai dhe që je shumë e bukur. Ajo qeshi…Mirë, i tha, si fillim nuk është keq! Po të duash hajde dhe nesër këtu, unë do të pres. Hektori iku, po shpesh kthente kokën mbrapa. Ajo e shikonte dhe ja bënte me dorë. 

Ai u fut në mësim. Profesori shpjegonte diçka, po Hektori e kishte mendjen te takimi nesër. Nuk po e hiqte dot nga mendja sa do që përpiqej. Ajo i dilte përpara e veshur ndryshe më bukur. Si do më vejë halli mua, nuk kam forcë të bej asnjë lloj pune. Doli nga shkolla dhe vajti në shtëpi. Po dhe atje i pa përqendruar. Shkoj për të fjetur, po nuk e zinte gjumi. Vetëm afër mëngjesit nga lodhja ju mbyllen sytë.   Vajti ora që do nxirrte dhëntë, po ai nuk po zgjohej. Kur dëgjoj te dera një të gërvishtur,  u ngrit me vrap dhe hapi derën, kur qeni po e shikonte i gëzuar. U vesh dhe iku  në pune. Prapë Agllaia i dilte para dhënëve.  Zot tha me vete  kjo nuk ka mundësi. Po sëmurem, si do ja bëjë? Ai tani kishte dhe një problem tjetër, si do vishej për në darkë, që dhe ai të dukej i bukur. Dita iku shumë ngadalë. Erdhi darka dhe ai u nis, po para se te nisej u rregullua bukur. Ky ishe takimi i parë dashuror në jetën e tij dhe qe do i mbetet në mendje gjithë jetën. Ajo po e priste edhe ajo kishte emocionet  e saj. Po rrinte te stoli, që më vonë e quajtën stoli i dashurisë. Kishte  veshur një fustan shumë të bukur, të modës me ngjyrë mjalti, që ja nxirrte në pah trupin e bukur të saj. Sa u afrua Hektori, ajo u bë flakë e kuqe në fytyrë. Ajo u ngrit dhe e përqafoj. Dhe ai nuk e humbi kontrollin e përqafoj dhe ai, sado që ishte bërë  flak i kuq në fytyrë.  Dhe për herë të parë pyeti veten se mos po bënte ndonjë gjë të gabuar.  Por ajo nuk  i dha kohë të merrte  përgjigje dhe i tha: Ti nuk je në shkollë sonde, hajde shkojmë te ndonjë lokal dhe të pimë ndonjë pije freskues. Hektori e mori veten dhe i tha me të qeshur se unë nuk kam para. Kam unë plot, i tha ajo, mos u shqetëso. U ulën te një lokal dhe porositën nga një freskuese. Ajo mori shishen në dorë dhe tha: Gëzuar për njohjen! Për njohjen tonë!  Po ti, nuk do me thuash asgjë, i tha ajo. Po i tha ai, ketë drejtë dhe e kishte marrë veten plotësisht. Je e gatshme të më dëgjosh? Po, i tha ajo, po të pres me kënaqësi…Kam lindur në bregdetin më të bukur në botë, në jug të  Shqipërisë dhe sytë ju mbushën  me lot. Unë kam nderin të jem Shqiptar. Para disa viteve, me gjithë një shokun tim, u Arratisëm dhe erdhëm këtu në Greqi për më shumë liri dhe barazi dhe plot gjera te tjera që nuk t’i shpjegoj  dot tani. Komunizmi nuk na i jepte çka ëndërronim. Dhe erdhëm këtu në vendin që i kishte ato që ne nuk i kishim në Shqipëri. Këtu, patëm fatin të na merrte një burrë i nderuar,  që na zëvendësoj prindërit me bujarinë dhe zemërgjerësinë e tij … Na futi në familjen e tij. Ata ishin katër, shkuam dhe ne, u bëmë gjashtë vetë. Dhe që atëherë deri më sot nuk na ka dhënë shkakun më të vogël që të mërzitemi…Ai tregonte historinë e tij. Në fillim ajo shtangu. Zëri i Hektorit dukej sikur vinte nga larg. Vetëm ëmbëlsia e zërit  të bënte që ta afroje veshin dhe ta dëgjoje më mirë. Pa dashje edhe asaj po i shpëtonin lot. Hektori e mbylli duke thënë: Dhe tani, si e shikon,  jam këtu me ty. Ajo u mallëngjye dhe u ngrit e përqafoj. Kujtoi këngën  emigrantit: Ti e paske kënduar për vete me aq breng dhe shpirt,  sa shumë nga u prekën thellë në shpirt edhe lotuan, midis tyre edhe unë. Hektori i tha të faleminderit dhe gjithashtu e përqafoj.  Do ta këndoj  këtu, pyeti Hektori. P o i tha  ajo do isha shumë e lumtur, po jemi ne lokal dhe nuk lejohet. Bëra shaka i tha ai. 

Hektori e pyeti: Të pëlqeu historia ime, mos ke ndonjë enigmë, a pyetje për sqarim që më vonë  të mos kemi keqkuptime. Hektori ishte i drejtë dhe kurrë nuk i shkonte në mendje të gënjente. Ajo po e shikonte me vëmendje. Ai i tha pse po më shikon ashtu? Ajo u përgjigj: Sa i mirë je Hektor dhe e përqafoj sërish. Falënderoj Zotin që më dha këtë  mundësi që të të njoh. I hodhi krahun dhe i tha: Hajde ikim. Erdhi kamerieri, Hektori pagoi dhe u larguan. Deshi të paguante ajo, po Hektori ia bëri  me gisht në buzë …dhe i tha prerazi, jo!

Në një kohë  shumë të shkurtër ata e njohën njeri tjetrin  dhe u afruan shumë, aqsa e kishin të vështir të rrinin më shumë se një ditë pa e parë  sho- shoqin.  Disa  herë Hektori shkoj dhe në shtëpi të saj mbasi prindërit shkonin  nëpër të afërm. Ata ishin të rritur: 23 ishte Hektori dhe 21 ishte Agllaija  dhe filluan ta konsumonin  dashurinë pa rezerva, sidomos Agllaija, që nuk përmbahej e dukej se diç priste… Një dite në darkë Sotiri  i tha Barbës qe ai do shkoj të jetojë  me të dashurën. Të gjithë u mërziten,  po nuk kishin se çfarë të bënin. Barba  u interesua  për shtëpi  me qira dhe gjeti te një miku i tij. Mbas një jave Sotiri iku. Për çdo gjë Hektori  nuk i ndahej. E pyeti se mos i duheshin para, po ai tha që unë i kam të gjitha paratë që kam punuar. 

E rregulluan shumë bukur shtëpinë. Pak e vogël po shumë e mirë. Barba e pyeti   po punën ke qejf ta vazhdosh, si mendon apo do gjesh punë tjetër. Po Barba i tha vazhdoje punën,  kur të gjesh punë tjetër, je i lirë.

Hektori u afrua më shumë, se ngelën katër vetë dhe merreshin vesh shumë mirë me njeri tjetrin. Fundi i shkollës po afronte. Ata, sa herë që takoheshin bënin dashuri.  Hektori ruhej që të mos u dilte ndonjë problem. Por nga fundi ajo i tha  që nuk kish nevojë që të ruhesh, se ruhej vetë. Dhe kështu vazhdoj gjatë.

Mbaroj dhe viti shkollor. Hektori e mbaroj vitin me notën 9 si mesatare. Sotiri  me 6 se ishte familjar. Barba bëri nj darkë  shumë të bukur dhe i tha  Hektorit që po të ketë ndonjë shok ase shoqe, ta sillte.

Ai foli me Agllain po ajo ishte pa qejf  dhe nuk donte… I tha Barbës që nuk kishte njeri..                                           

Jeta  vazhdoj si më parë.  Pa probleme. Hektori vazhdoj të merrej gjatë me këngë. Me vete merrte fletore dhe libra vetëm për muzikë, nota dhe pentagrame. Me Agllain takohej  më rrallë, se nuk gjente justifikim tani që kish mbaruar shkolla. Dy muaj pasi kish mbaruar shkolla, Agllaia, u takua  me Hektorin  dhe ndenjën deri vonë. Kur do ndaheshin  Agllaia i thotë duke puthur Hektorin, se ajo do ikte në Athinë te tezja. Po i fliste, po sytë ju mbushen me lot, sikur diçka i fshihte dhe iku pa kthyer koke mbrapa.  Hektori u mërzit që ditën e dytë pa të. Kaluan 15 ditë dhe ai nuk po merrte asnjë lajm. Shkonte shpesh nga shtëpia e saj, po vetëm dy pleqtë shikonte. Agllaia nuk dukej gjëkundi, e larguar pa adresë, pa nam e nishan.  

Një darke kur ishin mbledhur të katër Barba i thotë: Bir unë dua që ti të vazhdosh  shkollën e lartë, se nuk kalohet jeta çoban. Po baba edhe unë atë dua, po me ka ardhur turp të të thosha. Mirë bir, do pyes si bëhen këto punë  dhe do të them. Mbas nja tre ditësh  Barba u kthye i gëzuar. Mund të shkosh në Angli, bir  dhe të studiosh  për mekanik,  ose elektronik. Më pëlqen në Angli Baba, po çfarë duhet të bëj unë? Asgjë bir. Të gjitha çka duhen, do t’i bej  gati unë. Do shkojmë  bashkë në Londër, do të rregulloj ty atje, pastaj unë do kthehem.

Priti ditët që me mbetën, mos  merrte ndonjë lajm nga Agllaia,  po ishte e kotë. Një ditë, kur po kalonte afër shtëpisë së Agllais, Hektori rastësisht takoj një shoqe shkolle dhe e pyet për Agllain. Ajo tha që unë nuk e kam parë, po dëgjova se kishte bërë fjalë me prindërit, se donin ta martonin dhe ajo iku pa adresë dhe nuk e di njeri ku është.    

Mbas 10 ditësh Hektori dhe Barba Jani, u nisën  për në Londër. I përcollën nëne Antigoni dhe Elena, Sotiri dhe qeni Bobi.Të gjithë me lot në sy, po më shumë u mërzit Bobi, që loznin për ditë bashkë…

Aeroplani u nis dhe për gati 4 orë mbërriti në Londër. Barba Jani shkoj te shtëpia e një miku që dhe ai ishte grek dhe që po e priste bashkë me të shoqen. Hajde të të tregoj dhomën që të lini edhe valixhet. Mua me quajnë Dhimo i tha. Ishte afro 50 vjeç  dhe ju duk burrë i mirë. Dolën jashtë shtëpisë. Sa dilje, në krah të djathtë u shfaq një dhomë e madhe dhe e bukur. Hynë brenda. Shtëpia ishte shumë e pastër dhe e kompletuar. Shtëpia më pëlqeu, tha Barba. Po ti , nëse nuk do, të regjistroj në konvikt. Jo Barba, këtu është shumë mirë. Edhe në kopsht kishte plot fruta.

Të nesërmen në mëngjes shkuan në shkollë. Atje i pritën shumë mirë, u regjistruan  dhe për një javë fillonte shkolla. Barba Jani u sigurua se i biri u rregullua  plotësisht dhe u kthye në Kallamata. Sa u nda  nga Barba, Hektori filloi të përlotet. Barba u kthye: Mirë, o bir nuk po iki, i tha ai. Hektori pushoj po e kapi për qafe prapë dhe e puthi edhe këtë radhë ju mbushen sytë me lot Barbës derisa ai hyri në aeroport dhe nuk u panë më. 

Mbas ca ditëve  filloj shkolla. Hektori  do vazhdoj  për inxhinier mekanik. Zanati i    vendit të tij e thërriste, se atje gjysma  e krahinës  ishin  shoferë dhe gjysma tjetër mekanik. 

Hektori, sa mbaronte shkollën dhe drejt e në shtëpinë Londineze. Nuk i ikte  nga mendja dhe nga shpirti Agllaia. Shpesh i dilte në ëndërr, po me ikjen e viteve, sa vinte dhe më e zbehtë  më larg i dukej. Koha po bënte punën e saj. Shkolla po i pëlqente dhe e preokuponte shumë. I hyri qysh në fillim në qejf. Shpesh kërkonte në libraritë dhe shokët literaturë  mekanik dhe vetëm lexonte. Vitin  e mbylli  me mesataren 9 dhe ishte i pesti në kurs. Ky ishte një sukses i madh: Nga çoban, skish ku të shkonte më mirë. Prindërit financues në Kallamata me zi po e prisnin. Ditën e nisjes nga Londra, në aeroportin e Athinës, kishin dalë për ta pritur të gjithë, që  me gjithë Sotirin, bëheshin 4 vetë. Sotiri e kishte gruan me barrë dhe punonte akoma te Barba. Hektori zbriti  nga avioni dhe sa i pa,  ju mbushën sytë me lot. Ata ishin njerëzit e tij më të dashur. Në moment ju kujtua Agllaija  dhe tha me vete edhe ajo do kish ardhur ta priste. Zot, tha me vete, sa i lumtur do isha sikur të  marr ndonjë  lajm nga ajo. Shkuan në shtëpi  ku i priste një festë e vërtet. Qeni  kur e pa,  lehu  nja dy herë, pastaj  ju hodh në gjoks. Hektori, sikur e priste, e kapi ne ajër dhe e shtrëngoj fort. Ata  nuk e kishin harruar  njeri  tjetrin. Barba kishte ftuar edhe tre katër shokë. Njeri ishte gjiton. Kaluan një mbrëmje të paharrueshme. Para se ta mbyllnin Barba ju lut Hektorit ta këndonte një kënge. Mirë Barba. Po cilën këngë të këndoj? Barba qeshi dhe i tha: Ti e di këngën që dua unë, emigrantin! Hektori kishte kohë që nuk kishte kënduar. E kishte  marrë edhe atë malli. Shkoj  hapi valixhen mori kasetën ku ishte muzika e emigrantit. E futi në magnetofon. Muzika  filloj. Qeni mbështeti kokën te kofshët e Hektorit dhe dukej sikur e zuri aty gjumi. Hektori filloj të këndoj dhe për herë të parë futi brengen e tij për vendlindjen  dhe shpirtin e emigrantit që çan errësirën në një botë të panjohur. Kur mbaroj këngën Hektori, fshiu sytë se ishin ende të lagur. Në tavolinë kish rënë qetësia. Ata  mendonin se kënga  dhe muzika do vazhdonte  pa mbarim. Ishin si të dehur. Pastaj, njeri pas tjetrit, erdhën në vete. Një nga miqtë foli: Po unë për të dëgjuar ketë këngë more qerata, të kisha ardhur! Kënga kishte bërë punën e saj… Të gjithë  ishin futur në mendime. Gjithsecili nga ata kishën njerëz në emigracion. Njeri nga miqtë u ngrit dhe shkoj e përqafoj Hektorin. Kam  djalin në Gjermani, të faleminderit! Kur do iknin, Hektori donte të ngrihej t’i përshëndeste,  mirëpo  qeni nuk donte t’i ikte nga këmbët. Hektori  i vuri dorën te koka dhe ai u ngrit. Atbotë njeri nga miqtë se çfarë donte ti jepte, një zarf, po Barba nguli  këmbe mos ta merrte, dhe i tha mos ja prishim lezetin darkës. U takuan me miqtë dhe ishin lodhur. Nënë  Antigoni i tha Hektorit: Dhomen bir, e ke gati! Nuk linte njeri Jani  që të prekej dhoma e djalit. Po ti, Sotir bir, do flesh këtu, a po do iksh në shtëpi. Jo, tha ai, do fle këtu  me vëllain. U ngrit dhe e puthi  Hektorin në faqe. Sotiri nuk e dinte që Hektori  këndonte kaq bukur dhe mbeti shumë i habitur kur e dëgjoj.  Sytë ju mbushen me lot edhe nga kënga, që ishte e mrekullishme. Para se të flinin, Barba tha qe ata miqtë  donin të na qerasnin me para. Po unë nuk pranova. Shumë  mirë bëre baba, i tha Hektori…

Në mëngjes te veranda ishin Barba, Elena, Sotiri dhe Hektori. Elena, për herë të parë u përzje me ata. Sa kaq, filluan nga humori: Barba, për herë të parë i tha të shoqes të sillte një shishe raki. Kafeja me një gotë raki, të bënë shumë  mirë, më ka thënë  doktori! Kur do ngriheshin Elena u tha: Ju lutem, kam qejf t’u them nja dy fjalë edhe unë… Ajo desh të ngrihej në këmbë,  po u bë pishman dhe u ul prapë.  I hodhi krahun në qafë Hektorit dhe filloj: Kur na tha Babaj, që do sillte nja dy  djem nga Shqipëria në shtëpi, të them të vërteten që u mërzita me gjithë vëllain. Po Babaj ju pruri. Unë nuk u doja, po ashtu edhe vëllai. Ju erdhët te ne, të lodhur e të dobët, fare të papërqendruar. Ju, mbanit njeri tjetrin  dhe shpesh kapeshit për dore. Unë sapo kisha mbaruar shkollën e lart. U shikoja ose më mirë u ndiqja gjithnjë me mendimin e dëshirën që ju të gabonit, se në shtëpinë tonë çdo gjë ishte sheshit. Kanë kaluar disa vite dhe çdo gjë ende është në vendin e vetë. Ju u ambientuat shumë shpejt me ne, ndërsa  ne me ju, na u desh më shumë kohë. Ju, prutë nga Shqipëria në shtëpinë tonë, frymën e jetës, prutë respektin, mirënjohjen, bashkëjetesën, dashurinë për njeri tjetrin, ju, futët te ne, vlerat më të mira njerëzore. Një herë nuk u ankuat,  asnjëherë nuk na dhatë shkakun dhe mundësinë t’u qortonim. E vetmja qenie që u njohu plotësisht dhe që në fillim, ishte qeni intuitiv dhe besnik, që Hektori i thotë Bobi. Ai dëgjoj emrin dhe ngriti veshët e tundi kokën, si për aprovim…Ai, vazhdoj ligjëratën entuziaste Eleni, ju ngjitë Hektorit dhe nuk i është ndarë. Ne jetonim në të njëjtën shtëpi po nuk ishim një shtëpi. Po ju, kurrë nuk u mërzitët. Tani ka pak kohe që ne jemi një shtëpi unike. Unë tani, kur kthehem nga puna dhe u gjej në shtëpi, më mbushet  shpirti  gjithë gëzim. Unë dhe nëna tani, u duam shumë. Po tani, ne u duam me shpirt, se dashuria për ju, u kalit bashkë me kohën. Kështu vëllezër të dashur, dhe u ngrit dhe i puthi  fort në faqe, mos harroni: Kudo që do vini ose do shkoni, këtu u pret gjithmonë një motër me shumë dashuri. Kaq tha dhe u ngrit dhe iku, duke i lënë ata që të tre me gojë hapur. 

Unë do iki, se me pret  gruaja,  tha Sotiri  me sytë të skuqur dhe me kokën  poshtë dhe shumë i prekur u largua…. Mbeten vetëm ata të dy dhe Bobi, që nuk ndahej nga Hektori. 

Unë, tha Barba, duke qeshur, do shkoj diku. Ti më prit, nga darka, po të duash, dalim. Jo tha Hektori unë do rri dhe ca këtu. Pas pak erdhi nënë Antigoni me gjithë Elenin. Ajo sa erdhi e puthi Hektorin në faqe dhe i tha: Për çdo gjë, të faleminderit  bir dhe nxori  një lule të madhe  floriri nga gjiri: Mere Bir, në shenjë dashurie nga nëna jote. Ma ka falur  gjyshja  dhe unë ta fal ty, bir. Dhe mos më thuaj jo se është gjynah. Nuk kish çfarë të bënte dhe mori. E puthi lulen, e qafoj fort dhe të ëmën me mall. 

Në darkë Hektori u shtri i lodhur. Jo se kishte bërë punë, po nga mendimet. U shtri në krevat dhe e zuri  gjumi me një herë. Në mëngjes kur zgjua, prapë i shkoj  mendja te Agllaia: Ku mund të jetë tani, si i ka vajtur puna, si u zhduk kështu? Barba shkoj në kishë. Donte të takonte priftin ta pyeste për një problem që kishte kohë që e shqetësonte. Prifti ishte njeri zgjuar dhe tepër i shkolluar. Sa e pa prifti e priti me ngrohtësi: Hajde z.Jani se na ka marr malli, të bëjmë  muhabet dhe prifti u drejtua nga dhoma e rrëfimit. Jo uratë, nuk kam ardhur për t’u rrëfyer, po kam ardhur të më japish mendje për një problem që kam. Prifti qeshi dhe u ulen në një  stol  afër njeri tjetrit. Barba Jani filloi historinë e dy djemve të tij.  Si i mori në shtëpi e si i ka mbajtur dhe për gjithçka të mirë që çuan ata në shtëpinë e tij. Ata u benë pjesëtar me shpirt  në familjen tonë, dhe plot hollësira të tjera. Prifti e dëgjoj  dhe i tha: Shumë histori interesante, hera e parë që e dëgjoj, po të  lutem, çfarë  do nga  unë?  Ai qeshi. Dua të  bëjë çdo gjë të mirë për ta, në veçanti  për të voglin.  O, tha prifti , i vogëli  është ai që këndon  bukur? Po i tha Barba. Mirë i tha prifti, pas 10 ditësh hajde të marrësh përgjigje. Po kam një kërkesë: Thuaj  djalit në se  vjen ditën e diel në kishë të këndoj ndonjë sonet, për sevap. Pa tjetër, pranoi Jani dhe iku në shtëpi. Atje gjeti të shoqen dhe Hektorin, që po rrinin në verandë dhe po qeshnin. Po hajde baba, kur vij unë, ti gjen tjetër pune dhe largohej, i tha Hektori  me të qeshur. Sa u ul Barba,  porositi të shoqen të bënte meze të mirë  dhe shishen  e rakisë.  U ulen që të tre të gëzuar dhe po pinin me shëndete. Barba u kujtua për fjalën e priftit  ia transmetoi Hektorit:  Më ka bërë një kërkesë prifti, që ditën e diel  të shkosh të këndosh në kishë. Hektori u mendua pak, pastaj i tha me të qeshur: Baba, mos bej shaka  me mua.  Po pse bir, i tha Barba. Se unë, nuk ta prish kurrë ty. Ditën e diel, shkuan në kishë si familje. Hektori kishte zgjedhur plot këngë kishtare dhe i tha priftit që të zgjidhte. Prifti zgjodhi ca pjesë që i pëlqenin.  Mbaruan pune në kishë. Të gjithë u kënaqen, po në veçanti prifti. Kur po ktheheshin në shtëpi Barba tha të kalojmë nga ana e detit dhe të hamë bukë në ndonjë lokal.  Hektori tha më ka marrë malli  për bukën e nënës. Restorant kam për ditë atje. Vemi në shtëpi dhe kënaqemi. Në shtëpi Hektori mbeti vetëm me Barbën, se Elena me të ëmën po përgatisnin ushqimin. Hektori i tha Barbes: Shiko  çfarë më dha mami dhe nxori lulen që i kishte dhënë e ëma. Unë nuk doja t’i a merrja,  por ajo nguli këmbë, mos kam bërë gabim?  Jo bir, ke bërë shumë mirë. Atë e ke kujtim nga nëna, vetëm të lutem mos e humb, se është gjynah. Të betohem se do ta ruaj  si gjenë më të shenjtë në botë. 

Barba shkoj  te prifti të merrte përgjigjen. Ai e priti me qejf. Dëgjo i tha: Çdo të mirë që benë për çdo gjë, ZOTI të bekon dhe ai nuk të vë kufi në mirësitë. Barba  e falënderoj. Fjalë më të mirë s’kish si të thoshe. 

Mbas dy ditëve Hektori iku në Angli. Sa mbërriti, shkoj në Universitet dhe  mori çka i duheshin për fillimin vitit dhe po kthehej në shtëpinë e vetë.

Më së fundi edhe në Shqipëri filluan proceset demokratike. Mija Shqiptarë u shpërndan nëpër bote. Greqia, vendi i parë dhe Italia e dyta, që u mbushën me emigrantë. Hektori ishte në vitin e fundit. Mësonte shumë  dhe donte të mbaronte  me nota sa më të mira. Po, dhe Barba e shtynte. Mëso qerata, se je i aftë, ti je dhe shumë i zgjuar,  i thoshte ai. E la edhe këngën edhe muzikën, që kohët e fundit, i  donte aq shumë. 

Një dite po shkonte për konsultë në shkollë . Brenda portës së shkollës, pa një grup  me vajza, që po diskutonin për një  problem, po nuk po i linin radhë njëra tjetrës, kur më së fundi u dëgjua një zë i qartë kumbues dhe mbi zërat e tjerë. Të tjerat heshtën dhe vetëm kjo dëgjohej, që po u fliste qartë  dhe me logjikë imponuese atyre. Kjo vajzë i tërhoqi vëmendjen edhe Hektorit. Kishte një farë bindjeje se, si ishte në pamje e si fliste, duhej të ishe Shqiptare: Shumë e bukur, me trup mesatar dhe dukej më shumë si sportiste po dhe si ca e egër. Në çast Hektori u afrua nja 6 a 7 metër dhe i foli. Mua më flet e pyeti ajo? Po, të lutem a mund të afrohesh pak? Ajo, fatmirësisht, nuk e kundërshtoj, po u afrua, se për çudi, i pëlqeu ky djalë, që kaq pa ndrojtje i foli.  

Hektori i tha: Që  je Shqiptare, nuk e vë në dyshim, po që je labe, jam i sigurt. Ajo qeshi  me shpirt. Njëra nga shoqet u tha të tjerave: Më duket se ai djali ia mbylli gojën Albanës! (Duket kështu e quanin). Albana u kthye nga shoqet dhe u tha: Ikni, se unë do vonohem! Hektori i tha shoqes: Hajde, si bashkatdhetarë të pimë diçka tek ai lokali, të ndërrojmë dy fjalë në gjuhën e nënës dhe të njihemi më mirë. Asaj i pëlqeu ky djalë dhe shkuan u ulen te një tavolinë anësore, që dhe po ta ngrinin zërin, të mos dëgjohej për keq. Sa u ulen, ajo i tha në shqip: Diagnozë  e saktë për mua, duket që je specialist. Hektori i tha: Do njihemi edhe me mirë. Erdhi kamerieri  dhe i pyeti se çfarë donin. Ata morën dy spraj. Sa thanë gëzuar dhe e hoqën mendjen nga pija: Mua me quajnë Hektor, jam  bregdetas, po kam jetuar në Vlorë. Unë, i tha ajo, emrin e kam Albana, jam nga Vlora me origjinë, nga Tragjasi më sakt dhe banoj në Tiranë. Jam në vitin e dytë për biznes. Harrova, i tha Hektori, jam në vitin e fundit  për inxhinieri  mekanik. Ku jeton familjarisht i tha ajo? Unë jetoj në Kallamata  të Greqisë.  Po, kë ke atje? Atje unë kam familjen. Kur ai tha familjen, ajo u prek pak. Me fjalën familje, shpjegoj ai, atje unë kam: Babin, nënën, motrën, një si vëlla dhe një shok të ngushtë që është qen, po unë i them Bobi. Ajo u çlirua. Unë tha ajo, jetoj në Tiranë, kam Babin dhe nenën. Nëna punon mjeke, babai  agronom. Filluan të bënin muhabet sikur kishin kohë që ishin  njohur. U futën në muzikë, ku shpjegoi Hektori për muzikantët, për këngëtarët me veprat e punët e tyre, për krye veprat më të pëlqyerat kohës,etj. Ajo  u habit me njohurit e tij. Ajo pa dashje u fut në një linjë që nuk ishte kompetente. U ndanë,  po që do takoheshin prapë, po nuk lan vend dhe kohë. Ndofta harruan ose Hektori e bëri me qëllim.  

Kaluan nja tre ditë, po nuk po takoheshin. Në ditën e pestë Albana shkoj shpejt te Fakulteti Mekanik të takonte Hektorin, kur edhe Hektori, për çudi ishte nisur të takonte Albanën dhe rastësia i poqi në rrugë. Ajo u gëzua shumë. Po i pëlqente ai djalë tepër simpatik. Albana e zuri pa pritur për dore dhe e pyeti: Mos po kërkon mua?  Jo i tha  ai me të qeshur, kërkoj një shok. Po mirë i tha ajo, prite shokun dhe bëri sikur do ikte, kur ai e kapi shpejt për dore: E gjeta shokun!

-Po të shikoj dhe vras mendjen: Është nga Tragjasi kjo, apo jo?  

-Mos u shqetëso, unë jam e tëra nga Tragjasi. U qafuan. Hajde ikim, të rrimë diku bashkë, i tha ajo. Dhe që nga ajo dite nuk u ndanë më…  

Po mbaronte tremujori i parë. Nxënësit po punonin ta mbyllnin sa më mirë. Hektori i foli të atit dhe  i tha: Po je i lirë, mere dhe Elenën dhe hajde të rrini ca ditë, se më ka marrë malli. Erdha bir,  edhe unë këtë po mendoja, na zër hotel. Jo, baba, kur të vish i rregullojmë të gjitha,veç ti hajde sa më shpejta. 

Mbas një jave ata erdhën në Londër. Hektori i kishte thënë Albanës  se do vinte babai  dhe motra. Shkuan të dy t’i prisnin. Kur ata zbritën,  Hektori me vrap  u doli përpara, ndërsa Albana më mbrapa, me dy tufa me lule në dorë, u uroj  mirëseardhjen.  

-Kjo është një shoqe e ngushtë. Elena i shkeli syrin me djallëzi, ai qeshi. Morën taksi dhe drejt dhe në shtëpi të Hektorit. U ulën. Albana i kishte  bërë gati të gjitha:  Kafe, pije,  ëmbëlsira dhe fruta. Shtëpia  e rregulluar për bukuri  me një pastërti që binte në sy. Elena prapë ja bëri me sy, për çaka tregoi se, kjo vajza, po i pëlqente shumë. Hektori qeshi. Albana e beri kafen e Barbës, si e kishte qejfe ai edhe Elenës të ëmbël. Për burrat edhe nga një gotë raki rrushi. Për vete dhe Elenën, liker speciale për gra. Hektori, si zot shtëpie ngriti gotën dhe foli:

-Baba i dashur gëzuar, motër e shtrenjtë, gjithnjë gëzuar. Zoti na faltë vetëm gëzime. Ju lutem rrini si  të doni. 

Barba i tha Hektorit: Bir, dalim rrimë në kopsht se do jemi më mirë. Po i tha Hektori dhe dolën. Të dy dolën  dhe u ulën në dy karrige që ishin jashtë. Barba, si gjysmë  nervoz i thotë të birit: Po pse, more bir, kështu bëhen  këto punë? Çfarë  pune, Baba? Po ja, cila është ajo vajzë?

Hektori  vazhdoj  me të qeshur. Ajo është  një vajzë nga Shqipëria. Andej, nga anët tona. U njoha rastësisht, po që atëherë, nuk jemi ndarë më. Pra, Baba i dashur, të thirra dhe të thash merr dhe motrën, që po t’u pëlqej, mirë. Në të kundërt, unë kurrë nuk e marr, pa bekimin tuaj. 

Barba u ngrit në këmbë, lëvizi dorën sikur do ta qëllonte, pastaj ju hodh për qafe dhe e puthi disa herë.

-Kurrë nuk më ke mërzitur bir. Ta bëftë Zoti gjithnjë dritë. Vajza me pëlqeu sa e pash, more qerata! Barba pyeti dhe për ca gjëra të tjera dhe u ngritën shumë të gëzuar. Hajde bir vemi brenda t’i gëzojmë dhe ato. Kur hynë brenda i pa që dhe ato po përqafoheshin dhe po qeshnin.  Po ju ç’patët u tha Barba. Çfarë u kapi?, u tha Hektori.  Na kapi  ajo që të ka kapur ty dhe vazhdoj të qesh. Hektori  dhe Albana i kishin  mbaruar të gjitha muhabetet. U ulën  në tavolinë. Hektori u ngrit në këmbë dhe tha:

-Baba i dashur dhe ti motër e shtrenjtë, më jepni leje që unë, biri dhe vëllai juaj, të lidh jetën me Albana Brahimin. Hektori  ja kishte dhënë që jashtë unazat Barbës. Barba dhe Elena u ngritën në këmbë me një herë dhe thanë me një gojë: Ne jemi  dakord. U ngrit dhe Albana i përqafoj të dy  dhe me lot në sy u tha faleminderit shumë që më pranuat në familjen tuaj. Barba nxori një  kuti  me unaza dhe u a vendosi në gisht. Skena ishte shumë prekëse sa me të qarë po aq dhe me të qeshur, të dyja nga gëzimi. 

Të nesërmen  Hektori  me  Albanën i përcollën  në aeroport, të lodhur, po tepër të gëzuar  Sa shkuan në shtëpi u shtrin.  Albana, mori shtëpinë e saj në telefon dhe u tha prindërve që u fejua me një djalë të përshtatshëm nga  bregdeti. Donin apo nuk donin ata e uruan me gjithë  zemër çupën të trashëgohesh dhe qoftë sahati i  hairit.  Hektori e mbaroj  shkollën  me një mesatare 9.2 që ishte shumë e lartë. Mbas dy viteve  mbaroi dhe Albana me mesataren 9. I propozuan punë në një kompani të madhe. Edhe Hektorit  i propozuan punë në një fabrikë automjetesh. Kështu që dhe me dëshirën e Barba Janit, ai filloi punë në Londër, sa të mbaronte shkollën edhe  e shoqja… Sa mbaroj  shkollën Albana ata u nisën për në Kallamata. 

Në shtëpi i pritën krahë hapur. Sotiri ishte bërë me djalë dhe bisedoj me Hektorin për emrin. Ai i tha veç emrin e Barbës, mos e verr se do ja vë unë. Dhe kështu  mbetën dakord. Barba  mendoj të bej dasmë. Ajo u bë madhështore në një lokal në anë të detit, që të nxirrte  mallin  e Vlorës. Dhëndëri e lëshoj pak veten. Në dasmë

Kishin ardhur edhe babai dhe nëna e Albanës që u pritën plot respekt e nderim. Vetë lokali kishte edhe dy këngëtar, një vajzë  dhe një djalë dhe orkestrën shumë të mirë. Në Kallamata kishin ardhur shumë Shqiptarë emigrant dhe  në respekt të tyre kënga emigranti do u a bënte qejfin, prandaj u vendos që kënga e parë të këndohet emigranti.  Dhe, do ta këndoj dhëndëri.  Hektori e pyeti orkestrën  dinin  ta loznin  muzikën e emigrantit. Ata i thanë, po!  I zoti i lokalit kishte merak se mos i ndodhte ndonjë gjë  dhe nuk ishte mirë për lokalin. Po dikush i tha në vesh  se ai ka  marrë çmim  për kënge dhe  do ta dëgjosh. Ajo këngëtarja i tha shokut të vet, se është pak e vështir për t’u kënduar kënga e emigrantit…Orkestra filloj. Hektori me zë të ulët, po shumë prekës  dhe të ëmbël, gradualisht duke e ngritur po gjithmonë këndshëm dhe me fjalët prekëse të tekstit tregon kur emigrantët kanë dalë në tokë dhe atje gjejnë njërës të mrekullueshëm, që u japin ushqim  dhe veshmbathje dhe i fusin  midis tyre e i bëjnë  pjesëtar të familjes. Pastaj e uli zërin dhe e mbylli  me atë timbrin e bukur karakteristik. Po, nuk po e ngrinte kokën  se sytë i kishte të mbushur me lot. Të gjithë  u ngritën në këmbe dhe duartrokisnin bravo, bravo, bravo. Orkestra, i zoti i lokalit, kamerierët, të gjithë në këmbe që e duartrokisnin. Për të gjithë ishte një surprizë. Hektori shkoj të ulej te karrigia e dhëndrit, po duartrokitjet nuk po  pushonin.  Shumë vet bërtisnin  edhe një edhe një. Albana u mahnit nga bukuria e ekzekutimit nga  ëmbëlsia e zërit që vetëm  te këngëtarët profesionist të kohës  e kishte  dëgjuar dhe pa i ardhur fare turp, e puthi në buzë, në ato buzë nga kishte përparësinë të kumbonte ai zë i mrekullueshëm. Nga fundi dhëndëri u ngrit prapë për të kënduar. Vuri diskun për muzikën e këngës vlonjate:  Një bahçe  me portokall, që kush e di sa herë e kishte  kënduar kur ishte çoban me dele.  Shqiptarët bërtisnin nga gëzimi, se  dhëndëri ua pruri Atdheun aty.

Dasma kaloj shkëlqyer. Barba Jani me gjithë të shoqen akoma i kishin sytë të skuqur. Kur do niseshin për në shtëpi, Barba Jani, tha që ta dëgjonin të gjithë:  

-ZOT të faleminderit, qofsh i bekuar  bir! Më ke falur kaq shumë gëzime! 

Në shtëpi ishin edhe prindërit e  Albanës. Barba Jani  u ngrit dhe tha është mirë me që i kini punët mirë, të rrini ca kohë në Angli, pastaj me të parë dhe me të berë. 

Mbas një viti Albana  lindi djalë.  Emri dihej, JANI. Sa u gëzua Barba… Tani u bë i pavdekshëm  emër im. Të rritet pak, se do vij ta marr e ta mbaj, këtu në Kallamat, se edhe klima është shumë e mirë.

Gjithçka po ecte shumë mirë. Barba Jani u bleu një vile shumë të bukur dy katesh afër detit. Mbas dy viteve Albana lindi dhe një çupe shumë të bukur. Emrin ja vunë atë të nenës së Hektorit, Eftiqi.

Hektori i thotë të shoqes të shkonte në Shqipëri të gjente adresën e prindërve, se herën e parë nuk e gjeti dot. U nis dhe shkoj në Vlorë, nuk la vend pa pyetur. I thanë, kur u hap rruga ata ikën natën për në Greqi. Kemi dëgjuar se janë në Athinë. Më pas edhe çupa me fëmijë, ikën në Itali. I foli Barbës të shkoj në Athinë e të takohemi atje! Më kanë ardhur atje prindërit dhe po më kërkojnë, mbase do i gjejmë. Hektori u nis me makinë për në Athinë,  ku mbërriti në darkë vonë. Në hotel po e priste Barba Jani. U ngritën pinë kafe që në mëngjes. Barba tha qe do shkoj në ca zyra për të pyetur dhe me se fundi, i kishin dhënë një adresë, pastaj dhe një tjetër, deri sa i gjetën.

Nëna dhe babai biologjik, sa e panë, filluan të qanin. Ishte një skenë shumë prekëse Ishin ndarë që kur Hektori ishte 16 vjeç. Tani Hektori ishte bërë burrë e baba. Barba u prezantua. Hektori u tha: Ju më lindet ky me rriti e më burrëroi dhe vazhdoj për objektin e vizitës: 

-Unë kam ardhur t’u marr, ju si mendoni?  Mirë është t’i lini të gjitha në vend dhe të vini me ne, në Kallamata. Atëherë vendosni, pa u nxituar: Ejani njëherë, rrini pak kohë, po nuk u pëlqeu  ktheheni prapë. 

Hipën të katër në makinë dhe u nisën për në Kallamata. Kur mbërritën atje po i priste Sotiri me të shoqen dhe djalin dhe Elena me Antigonin. Ata qenë lajmëruar për vizitën, kështu që u përgatitën mirë. Vonë i zuri  gjumi. Barba në mëngjes i tha Hektorit të ikte për në Londër, se janë bërë merak fëmijët. Për prindërit mos u bë merak fare, se i rregulloj unë. Babaj dhe nëna u mësuan shpejt atje  dhe nuk donin të iknin, nga ngrohtësia familjare që gjetën. Të dy palët  e pëlqyen shumë njeri tjetrin.  

Kaluan vite,  fëmijët u rritën, pleqtë u plaken më shumë. Fëmijët në verë shkonin në Kallamata te gjyshërit. Ata mësuan edhe Shqip edhe Greqisht. Albana ishte shefe në Kompani, po dhe Hektori si inxhinier, kishte rrogë shumë të mirë.  Gjithçka po shkonte për së mbari. 

Jani përfundoi të mesmen, Eftiqija donte dhe dy vite tët mbaronte të mesmen.   Fëmijët ikën në Kallamata.  Hektori i thotë Albanës: Shiko mos te japin  nja 10 ditë leje  dhe të ikim në Shqipëri, të shikojmë prindërit e t’u edhe vetë çlodhemi, po kënaqim edhe ata, se i ka marr malli!  Sa mirë të ka vajtur ne mendje, i dashur, tha Albana. Kërkoi leje dhe ata i dhanë. 

Të nesërmen u nisen për në Shqipëri, ku mbërritën  nga dreka.  Drejtë e në shtëpi. Sa u gëzuan ata kur i panë!  Nga darka dolën e vajtën në një lokal, hëngrën edhe darkë dhe pastaj shkuan në shtëpi. 

Në të gdhirë, morën  makinën dhe u thanë prindërve po vemi një herë nga Vlora. Shkoni, ju për pushime kini ardhur. Nisen dhe për dy orë mbërritën në Vlorë.  Vlora, nuk njihej, ishte bërë shumë e madhe dhe bukur. Hektori donte të qëndronte, po Albana i tha ik drejt, do vemi në Llogora të hamë drekë atje. Ikën. Aty, në hyrje të Orikumit pa kaluar urën, panë një tabelë ku shkruhej: Tragjas 2 km., më poshtë shkruhej: Restorant Kabello. Ktheu këtu, ta shikojmë këtë restorant, thotë Albana. Hektori u kthye, ikën 300 metra, kur në krah të djathtë u doli një pamje shumë e bukur: Fusha, mali në grykë, lart dukej fshati  i Tragjasit. Aty  ishte një portë e madhe metalike ku lexohej:  Mirë se vini te restorant Kabello!  Qëndruan para portës dhe kur ajo u hap: Një djalë simpatik me trup të drejtë, i veshur si vishen kamerierët në Angli, na pyeti me edukatë: Ju lutem,  me se mund t’u ndihmoj ?Ta parkoj makinën brenda? Jo, i thanë ata, se nuk do rrimë shumë, sa të shikojmë pak! Me gjithë qejf, tha djali, rrini aq sa të doni! Ata hynë brenda. Gjithçka ishte e bukur, e mbjell me lule aq sa  dhe ambienti  vinte aromë e mirë, kabinat të ngjitura me njëra tjetrën dhe me mjedise shumë të pastër. Nga Brenda apartamentet të pajisura me të gjitha gjerat moderne evropiane. Pishina me ujë kristal, poshtë e shtruar me pllaka majolike dhe emri i pronarit ZAGOLLi, shkruar me pllaka shumë ngjyrëshe. Gjithçka e bukur. Në fund të kabinave ishte një kopsht shumë simetrik. Aty ishin të mbjella domate, patërshane, speca, bamje dhe në fund tranguj. Të gjitha të ndara bukur nga njëra tjetra dhe të gjitha ishin me prodhim maksimal.  I themi djalit: Po ky kopsht i kujt është?Ai  qeshi dhe tha: I pushuesve, në shërbim të tyre. Të lutem, mund të na besh dy kafe turke? Po tha,  me gjithë qejf! Hapi një kuti dhe nxori pak kafe të pa bluar dhe e hodhi në aparat. Kafeja duke u bluar, mbushi ambientin me aromë kafe Brazili! Ju lutemi, si e doni, të  dy me pak?  Hodhi kafet në filxhan. Po pije? Unë, raki, ndërsa zotëria tha djali: Konjak metaksa! Albana e pyeti: A paguhesh mirë këtu, përse nuk vazhdon shkollën? Djali qeshi: Unë, tha, kam  mbaruar juridikun, po kjo është puna ime më e preferuar që më pëlqen më shumë!  Ikëm, më shumë se të habitur. Kur do iknin e pyetën: Sa kushton ? -15 euro! tha djali.  Ne, nga kënaqësia,  po te japim 30, je i  kënaqur? Dolën dhe hipën në makinë. Këtu djathtas, u tha djali dhe u përshëndetën. Rruga ishte pak si me gropa, por kur dilje te restoranti, hapej një bukuri e rrallë. Restoranti ishte i ngritur mbi deltën e lumit, kështu që ambienti ishte i freskët. U ulëm në një qoshe.  Sa kaq mëriti një djalë, që i ngjante shumë atij që lamë. Na tha: Çfarë u pëlqen? Albana i tha kupton anglisht? Pak, tha djali! Na sill menynë! Djali pruri një meny, që nga njëra ane ishte Shqip nga ana tjetër ishte Anglisht. Çfarë u pëlqen  përveç peshkut dhe zogut? Na sill çfarë të duash, i tha  Albana. Na bjer dy pjata me mish qengji! Po tjetër, mos doni? Byrek me lakra të freskëta! Okej, tha Hektori. Prunë mishin dhe byrekun. Do u sjell kos dele me mjaltë. Hektori ishte babai i qumështit, po u bë kureshtar, se si ishte. Pruri kosin me mjaltë dhe ca arra mbi të. Kosi dukej sikur ishe djathë,  ishte shumë i trashë,  Hektorit i pëlqeu shumë. Pastaj djali solli një pjatë me fiq të freskët, një pjatë me rrush, që sapo e këputen dhe një pjatë me djathë të njomë. Hektori qeshi dhe  tha Albanës: Këta sikur e dinë që unë jam çoban. Që të gjitha, ishin të mrekullueshme! Ndërkohë në tavolinë u afrua një burrë i gjatë me trup të drejtë biond, me sy blu. Ishte tepër simpatik. Na uroj mirë se ardhjen  dhe na tha: Unë jam i zoti i lokalit. Këto të tre pjatat, i kini nga  lokali!  U kënaqëm shumë, u faleminderit! Ku do shkoni, u tha pronari, në Tiranë i tha Albana. Merrni  pak byrek me vete se mos u merr uria. Po i tha, na bej katër racione  byrek, t’u çojmë  prindërve, Hektor. Ata e paketuan. Albana tha: Nuk ma merr mendja se do ftohen deri në Tiranë! 

U Larguan me përshtypjet më të mira dhe po të vinin sërish në Shqipëri, do ktheheshin patjetër te restorant  Zagolli. Biznes të mbarë miq të nderuar! Shqipëria e re, e ka nisur mbarë! 

Kaluan edhe disa vite kur një dite vjen një djalë i ri me një makinë të bukur me ngjyrë të zezë dhe qëndron te porta e shtëpisë. Nga makina  zbriti një djalë i bukur me syze te zeza dhe kërkoi Barba Janin. I folën. Barba, doli. Mua  më kërkon more bir, e pyeti dhe sytë i vanë te djali. Ai, në shenjë respekti i hoqi syzet. Barba, tha me vete: Po ky është tamam si Hektori! Ku mund të ulemi, i tha djali? Ja, hajde këtu te kjo veranda j, tha barba Jani . Shkuan dhe u ulën.  Djali nxori një letër nga gjiri dhe ja dha Barbës dhe i tha: Këtë letre ma ka dhënë nëna dhe më tha të rrija deri sa ta lexosh. Pastaj, bëj si të të thonë. Gratë kishin dal te dera dhe po shikonin. Barba e hapi letrën ku shkruhej:

I nderuar Z. Jani,  Unë, që po të shkruaj  këtë letër  jam ajo vajza që kërceja me Hektorin , natën e mbrëmjes, ku ishe edhe ti me zonjën duke kërcyer. Kisha kohë që unë e vëzhgoja djalin tënd, Hektorin dhe më pëlqente shumë. U dashurova marrëzisht me të. Me kalimin e kohës edhe Hektori filloj të më donte shumë. Dhe, po të vije re, pa mbaruar shkolla, ai shpesh vinte vonë në shtëpi. Ti mendoje, se ai mësonte, po jo ai ishte me mua. Sa u mbyll shkolla,  pas dy muaj, unë u zhduka. Në të vërtetë, isha 2 muajsh me barrë. Kjo ishte lumturia më e madhe imja, e fiksuar në mendje:  Të kisha një fëmijë me Hektorin dhe ai, të ishte i gjithi imi dhe i asnjë tjetri. Shkas për largimin mu bënë prindërit. Ata ngulen këmbe që unë të martohesha. U thash që do vazhdoj shkollën, po as nëna dhe as babai nuk u binden.  Kështu që unë u largova pa adresë. Tani, që djali mbaroi Universitetin dhe ish i dashuri ka krijuar familje të konsoliduar, kam bindje që do më kuptoni dhe do më jepni rrugë veprimi. Emrin  djali e ka Hektor. Po dua të dish i sigurt, se djali juaj  i mirë, Hektori, nuk ka ditur asgjë. Ishte dëshira ime të ngelesha me barrë. Ai me kërkoi deri sa iku në Angli dhe vetëm pas një viti më harroj. Me sa di,  ai ka dy fëmija të mrekullueshëm. Ka ardhur koha që të njihen. Ndaj  ju drejtohem  juve, që jeni një njeri jashtëzakonshëm, që rritë me aq kujdes e mirësi Hektorin dhe Sotirin, duke i tejkaluar prindërit biologjik, aq sa Hektori për ty betohet. Duke lexuar Janit, ju mbushën sytë me lot. Kur e mbaroj se lexuari, qante po edhe qeshte nga gëzimi. Ngriti kokën lart dhe pa doktor Hektorin, që po e shikonte me vërejtje dhe habi. Ai i tha: Të lutem, mos të mërziti letra? Të lutem më fal! Po shikonte djalin: Njësoj si djali i tij, Hektori, kur ishte i vogël. E mori për qafe nipin dhe e puthi në ato faqet e bukura  dhe shtrëngoj fort e fort me dashuri e nostalgji. Ah more qerata,  ti po më çmend. Ah, more bir, këtë mrekullinë tënde  nuk e prisja! Të thonë ç’të duan, ti për mua, do mbetesh gjëja me e çmuar në botë. Pastaj vazhdoi: Nuk të ka thënë nëna që unë jam gjyshi yt.  Jo, u përgjigj ai veç më tha: Shko atje se diçka shumë të rëndësishme do marrësh vesh!  Ja shpirt, tani e more vesh, që ti je nipi im. Djali  pyeti: Po babai im ku është, ah sa dëshirë kam që ta shikoj e ta njoh. Po, i tha Barba,  babin  do ta sjell unë. Mos u bëjë merak. Edhe ai do gëzohet kur të të shikoj. Ai nuk e di fare që ka dhe një djalë shumë të bukur, ndryshe kurrë nuk të linte vetëm. 

Gratë dhe Andrea po shikonin me habi  po kurrë nuk u a merrte mendja të vërtetën.  E mori për dore dhe u tha atyre: Ejani këtu se sot Zoti na ka dërguar një  engjëll. Dhe ky që shikoni është  engjëlli. Elena , sill dy shishe shampanjë edhe gota për të gjithë. Ajo i pruri menjëherë. Të lutem mbushi gotat. Barba e mori gotën në dorë dhe tha:

-Këtë gotë po e pi me fund, për këtë nipin tonë.  Ky është  doktor Hektori, djali i Hektorit, inxhinierit tonë. Të gjithë  mbetën të habitur. Gëzuar prapë,  të falënderoj  o Zot që na i solle! U puthën të gjithë me njëri tjetrin. Barba filloi të bej  prezantimin. Hektor, bir, më dëgjo: Këto dy gratë janë të dyja gjyshet e tua. Unë dhe Andrea, jemi gjyshërit e t’u, kjo vajza është halla jote dhe e quajnë Elena. Ndërsa djalin e quajnë Hektor. Të gjithë venin nga venin dhe qafoheshin me Torin. Bir, i tha Barba, do rrish sonte këtu. Do jetë gëzim i madh për ne. Tori u tha: Ju qenkeni shumë të mirë. Do flas me maminë dhe do u kthej përgjigje. Ai i tha:  Mami, këta po më luten që të rri këtu sonte, si më thua? Ajo i tha: Jo bir, ktheu në shtëpi derisa dhe babi nuk është aty. Bir, lër numrin e telefonit të na flasin. Mami më thotë të kthehem. Dëshirë kam, po nuk ja prish mamitë. Tori kishte autoveturë shumë të bukur dhe cilësore. Barba i tha Torit që do vijë edhe unë me ty në shtëpinë tuaj. Kurs shkoi te dera e shtëpisë së vetë, Tori  i tha së  ëmës se me të, kishte ardhur edhe Barba. Ata jetonin në një vilë të madhe e të rrethuar me mur dhe porta hapesh dhe mbyllej me korrent. Barba ndenji afro një orë atje brenda pa qenë Tori. Kur dolën, Agllaia u qafua me Barbën dhe i tha të birit: Hektor, çoje  gjyshin në shtëpi dhe ktheu, se kemi punë. Barba, rrugës e pyeti Hektorin: Ku e mbarove shkollën, bir? Në Gjermani gjysh, për mjekësi. Bravo bir, tani edhe ne kemi një doktor. Hektori e la te rruga Barbën,  se po të shkonte lart, do vonohej.  

Barba Jani, e mori të nesërmen në telefon Hektorin dhe i tha: Po munde, këto 3 ose 4 ditë, të vish në shtëpi, se kemi një punë. Hektori u shqetësua. Baba, mos ka ndodhur gjë, më thuaj ju lutem. Mos u shqetëso  bir nuk ka ndodhur asgjë e keqe. Mbas dy ditëve Inxhinier Hektori erdhi në Kallamata. Barba e lajmëroj Agllainë,  që nesër në orën 10 të mëngjesit do jenë aty dhe e mbylli telefonin.

Bir, i tha Barba Hektorit, të lutem vishu mirë se do vemi për vizitë. Edhe Barba u vesh mirë.  Kishin lezet që të dy. Fiks në orën 10 u gjenden para portës, e cila sa u afruam u hap menjëherë  dhe hynë brenda dhe sa kaluan, ajo u mbyll.  Ishte një vile shumë e bukur dhe e madhe. Te dera nuk qe nevoja të trokisje. Ajo sa u afruam ne, u hap. Na priti Hektori. Ai u përqafua me gjyshin, Të atit i dha dorën që po i dridhej. Hektori i madh, ngeli  shumë i habitur dhe tha me vete: Sa më ngjan mua ky djalë. Hynë brenda, para u shfaq një sallon i madh dhe i bukur i mbushur nga çdo anë me lule aromatike të freskëta. U ulën në disa kolltukë të modës. Kur, hapet dera dhe vjen  e zonja e shtëpisë. Ajo sa do qe kishin kaluar kaq vite ishte bërë më e bukur. Hektorit desh i ra të fikët. Po, u ngrit në këmbë dhe u nis i malluar drejt Agllaisë. Edhe ajo, u lëshua si me vrap drejt tij, po duke qarë. Të dy u qafuan dhe të dy sytë me lot. Ajo po i lutej që ta falte.  Po ai, as e dëgjonte fare. Të lutem më fal, te gjithë fajin e kam unë. Ti nuk ke faj për asgjë. Hektori erdhi në vete dhe u shkëput menjëherë nga ajo dhe u ul në kolltukë. Hektorit, nuk po i besohej akoma se çfarë po ndodhte.  Por Barba Jani e shkundi për supesh dhe i tha: Mblidhe veten bir, ajo që ndodhi nuk rregullohet më! 

Ke të drejtë,  BABA, i tha Hektori, që e mori plotësisht veten. Agllaija vazhdonte të qante me ofshama. Pastaj duke qarë, tha: E dija që do të më ndodhte kështu prandaj gjithnjë e shtyja, me sot e me nesër. Me kohë edhe ajo u qetësua dhe foli qartë. Hektor,  po djalin tënd, nuk po e takon?  Ai ka gjithë jetën që po të kërkon ta përqafosh. Gjithnjë më thoshte: Kur do vij babai? Dhe i tha të birit: Bir ngriu, se ja erdhi  Babai!  Ai, u ngrit dhe ishte si krejt i shokuar, nga ato që pa. As në libra nuk e kishe  lexuar si këto ndodhi. Po i merreshin mentë. Po, megjithatë filloj të eci drejt të atit duke i ngulitur sytë te sytë e tij. Njëherazi, u ngrit dhe i ati me sytë të ulur, sikur po i kërkonte ndjesë, pse e kish lënë jetim, duke qenë gjallë. E kapi fort për qafe të birin dhe po e puthte me dashuri shpërthyese, duke i thënë: Më fal bir, se të paskam lënë vetëm. Edhe Barbës ju mbushën sytë me lot. Ishte skenë  më shumë se prekëse. Agllaija po qante me dënesë, po kur pa at ata të dy bashkë, shkoj dhe ajo dhe të tre u përqafuan. Pastaj u ndanë. Barba i tha të nipit, bir hajde t’i lemë pak vetëm këta dhe të dalim jashtë. Ata dolën dhe derën e lan hapur. Mbas 20 minutave ata u dukën të kapur për dore dhe duke qeshur. Pastaj Agllaija u shkëput nga Hektori  dhe tha: Më duket se kemi nevojë  për një kafe. Shkuan sërish brenda dhe u ulën. Hektori:  Unë e dua me konjak, po të ketë. Kemi plot. Barba tha që e donte me raki. I ati i tha Torit: Po ti, bir, me se e do? E di vetë mami, unë me raki Shqiptare, babi! Të tre qeshën!

Pastaj e mori  fjalën  Barba. Nuk më thoni, si vendosët, si do bëhet më tej kjo punë? Agllaia tha: Ne vendosem që jeta vazhdon. Djali, sa është imi, është edhe juaji! Të përpiqemi t’i shtojmë më tepër gëzimet dhe dashurinë për njeri tjetrin në familje dhe kudo. Djali të rrijë sa te ju, po aq dhe te unë. Ai, do njihet dhe me vëllain dhe me motrën. Këto gjëra do bëhen sa më natyrshme dhe pa ngasje. Po ua lemë në dorë atyre dhe kohës Ata janë të rritur tani dhe do gjejnë rrugën më të drejtë, më të bukur dhe fatlume të vëllazërimit dhe bashkimit. Agllaija tha: Do jetë kënaqësi që të më quani edhe mua si  pjesëtare të familjes tuaj të nderuar. Unë dëshiroj dhe synoj ta shtoj sa më shumë gëzimin, dashurin dhe lumturinë në familje tuaj. Dhe shtoi, si me të qeshur: Shikoni sa djalë te bukur u kam dhuruar. Dhe ajo qe ka gjithashtu rëndësi është se do jem përherë e gatshme të mbuloj çdo problem ekonomik e material, se për fat jam, me gjithë djalin, shumë në gjendje të mirë. Nga ana tjetër,  e ndjej se diçka duhet të paguaj për të kaluarën. Unë dua të vijë te ju t’u sjell vetëm gëzime, se unë nuk kam njerëz të tjerë, veç jush. Nuk kam asnjë pretendim, tjetër: Jeta të vazhdoj me gëzim!

Barba tha: Bijë, shtëpia  jonë do jetë  gjithmonë  e hapur për ty dhe për djalin. Tani ti je jona  dhe ne jemi të tute! Barba vazhdoj, se do më behet qejfi, që, qysh tani, të marrish djalin  dhe të vish me ne! Ja ta pyes djalin, tha ajo. Ai pranoj me shumë qejf. 

Ikni para, se ne po vijmë, tha Agllaija . Mirë, tha Barba  dhe u nisen për në shtëpi.  Rrugës për në shtëpi Barba e pyeti Hektorin, si e latë bisedën atje brenda. Ai tha: Jeta do vazhdoj njësoj. Unë kam familje, fëmijët janë të rritur, gruan e  kam të mirë dhe e  dua shumë. Kështu që të dashurit e tjerë janë të mirëseardhur, në jetën tonë pa pasur asnjë lëkundje e devijim dhe duke ruajtur respektin dhe dashurinë për djalin, që më zbriti nga qielli, si dhuratë Zoti. Koha do i shëroj plagët dhe do i nivelojë boshllëqet. 

Mbas një ore Agllaija me të birin erdhën  në shtëpi te Barba. Gjithë shtëpia po i priste, ndriçuar nga lumturia. Kaloj gjithë koha me humor dhe dashuri. Në darkë  shkuan në një lokal te ana e detit, që sillte një kënaqësi më shumë. Gëzimi nuk kishe fund dhe vetëm në darkë vonë, u përcoll Agllain me të birin. 

Rrugës ajo e pyeti të birin, si t’u duk? Jam shumë i lumtur nëne, sidomos për babin e mirë dhe jam me shumë fat. 

Mbas dy ditsh Inxhinier Hektori iku në Londër. E shoqja ishte bërë merak. E priti në aeroport.  Sa zbriti e mori drejt dhe në shtëpi. Fëmijët ju hodhën për qafe, sa do që ishin të mëdhenj. U ulën dhe hëngrën  bukë. Hektori i tha së shoqes: Shkojmë nga dhoma, se kam një problem. Shkuan, u ulen dhe Hektori i tregoj së shoqes  gjithçka që kishte ndodhur, për çka ajo kishte njëfarë njohurie paraprake. Ajo i tha Hektorit  të lutem më jep pak kohë.. .Kohë k , sa të duash, i tha ai pak nervoz. Për herë të parë ajo e pa që të nevrikosej Hektori. Gjithmonë ai ishte shembull i bashkëshortit të mirë. Atëherë ajo mendoj: Mos gabova diku? Pastaj i tha të shoqit, të lutem më fal! Unë nuk kam për çfarë të mendohem. Të gjitha sa me the, kanë ndodhur, po jo për fajin tënd  dhe në një periudhë, kur ne nuk ishim lidhur bashkë. Gjithë këto kohë unë kam qenë gruaja më e lumtur në botë dhe këto të mira i kam pas në sajin tënd, që nuk ma ke prishur një herë qejfin. Pa, kemi dhe  dy fëmijë të mrekullueshëm.  Ne jemi dhe njerëz të shkolluar dhe shpesh na pyesin dhe marrin mendje. Ndaj ne kështu duhet të ecim, pa bërë asnjë gabim. Djali është i rritur dhe  ka mbaruar shkollën në Gjermani  për mjek. Ajo, nuk ka asnjë lloj pretendimi ndaj teje. Kështu që ne do vazhdojmë rrugën tonë. Do i respektojmë të gjithë ata që janë pjesa jonë. Pa tjetër edhe do i duam. U ngritën, u puthen të dy me respekt e dashuri. Tani do u japim shpjegime fëmijëve. Po një gjë po të them, tha Hektori, që ky problem nuk do zihet kurrë më me gojë. 

U folën fëmijëve  dhe i sqaruan  me hollësi. Ata qenë të rritur  dhe kuptonin. Çupa tha, d.m.th. babi,  unë kam edhe një vëlla të madh. Po shpirt tha ai. Për së shpejti besoj  se do shihemi.  Emrin Babi e ka Hektor. Po bir! E more babi, çfarë historie  e bukur. Ne jemi shumë te gëzuar që në jetën tonë u shtua dhe një vëlla. Djali dhe vajza flisnin për ditë midis tyre dhe ata ishin të gëzuar. Hektori ishte shumë i bukur dhe i mirë, po ishte dhe doktor.   

Një dite Barba e mori në telefon doktor Hektorin dhe i tha: Vendos një dite që të mblidhemi te gjithë këtu, ku dhe e filluam ketë gëzim, po dhe të njihemi më mirë me njeri tjetrin. Mua më pëlqen data 15 maj. Kemi kohë plot, afro një muaj. Të bëhemi gati…  

Tre ditë kishte Hektori që kishte ikur nga shtëpia, kur që në mëngjes një telefonatë e zgjoj. Alo Babi! foli Hektori? Më fal, të zgjova herët, mirëmëngjesi. Jo bir nuk ka gjë për të falur, tha me ëmbëlsi Hektori. Unë dua të vijë  aty t’u shikoj,  se dhe për ty, me mbyti malli, më jep leje të vij. Bir, përse kërkon leje, t’i mund të vish kur të duash. Edhe mua më mori malli se nuk u njohëm mirë.  Nesër, në orën 11, më ke në Londër. Mirë Bir, mirë ardhsh . 

Kush qe? e pyeti e shoqja. Djali, tha ai, e kishte marrë malli dhe donte të vinte edhe të njihej. Ajo qeshi, sa mirë do bëjë dhe e puthi të shoqin. 

Të nesërmen që të katër,  po prisnin Torin në aeroport. Ai, po kërkonte me sy të atin dhe kur e pa i gëzuar ju hodh në qafë. Hektori i tha: Kjo është gruaja ime. Ai ja dha dorën si me droje. Albana qeshi dhe e kapi për qafe, ndërsa  fëmijëve u tha me të qeshur: U jam Hektori i vogël! Të tre u përqafuan. Hektori dhe Albana po i admironin, kur i panë ashtu të bashkuar: Shiko, sa bukur duken tha Albana. Shkuan në shtëpi. Në fillim nuk po u ecte shumë muhabeti, po pastaj Hektorit i dukej se ishte i njohur me ta shumë kohë përpara. Fëmijët filluan ta pyesin për jetën e tij në Athinë dhe për shkollën. Kam studiuar në Gjermani për mjek. Punoj po në Gjermani. Albana shtroj për të ngrënë dhe e pyeti: Tori çfarë do të pish? Çfarë të pijë Babi, dua dhe unë! Nuk kishin shumë oreks për të ngrenë, më shumë dëshirë  kishin për muhabet. Mbas darke ishin bërë të gjithë njësoj të afruar me njeri tjetrin. Tori kishte shumë humor dhe shpesh, ato që thoshte, i shoqëronte me shaka. Ndenjën deri vonë dhe fëmijët  shkuan për gjumë. Ata të tre, mbetën në tavolinë. Atëherë Tori i tha Albanës: Të faleminderit shumë për pritje  e ngrohet që më bëtë. Kam ëndërruar shumë për këto çaste. Po ju dhe Zoti ma bëtë realitetin parajsë. Dhe sytë ju mbushen me lot. Ajo i tha: Je një djalë i mrekullueshëm, që i ngjanë Babait shumë. Kjo është dhe shtëpia jote. Po edhe ne kemi nevojë për njërës, ti na i mbushe shtëpinë sot dhe ne të themi faleminderit me gjithë shpirt. 

Po ti babi, u kënaqe që më pe sot? Të lutem mos më pyet, se ishte si ato ditët  e përrallave, një nga ditët më të bukura të jetës sime. Tori tha tani unë do fle, me një tjetër gëzim, që nesër është e shtunë  dhe ju e keni pushim. Të tre të lumtur, ranë për gjumë. Tori nuk fjeti pothuaj gjithë natën. Thoshte me vete, si i çuditur: Tani edhe unë kam baba, pak me vonës, po më mirë vonë se kurrë. Dhe unë kam  një baba të mrekullueshëm, që në këtë histori të trishtë nuk ka pasur asnjë faj.  

Në ato ditë që ndenji Tori në Angli, të pestë u kënaqem dhe të pestë, kishim plot pyetje për t’i bërë  njeri  tjetrit,  po nga gëzimi nuk bënë asnjë . 

Tori iku  përcjell me dashuri nga të gjithë. Tori shkoj prapë mbas një jave. Ata e priten me ngrohtësi,  kështu qe nuk kishte me akull në mes tyre,  Albana ishte grua e rrallë  dhe me shumë kulturë. Dinte ti kalonte gjërat natyrshëm dhe për ketë Hektori ishte i lumtur dhe e falënderonte të shoqen.

Ai  i tha Albanës:  Si do ja bëjmë për të marrë prindërit  e tu? Do të vete t’i marr unë me makinë dhe të vijmë në Kallamata, apo të vete unë t’i marr ata të dy me aeroplan për në Athinë. Atje na prisni ju, na merrni dhe drejt dhe në Kallamata. Hektori u nis me fëmijët dhe mbas dreke ishte në Kallamata. Dhe ata të nisur nga Tirana, nga darka mbërritën në Kallamata. 

Çfarë pritje të bukur kishte organizuar BARBA me Sotirin! Ndenjën deri vonë. Kur do flinin, Hektori tha Barbës që ai të vente të flinte te vila. Barba qeshi: Po unë e dija, prandaj e bëra gati, nuk i shikoni që dritat janë të ndezura. Me Hektorin shkoj dhe e ëma. Kur vajtën te porta ishte një roje  veshur me kostum të zi që mbante telekomandën. U hap porta e hyrjes. Sheshi deri sa hyje brenda i mbushur gjithë lule të shumëllojshme, një kopsht i mbushur me pemë dhe pemët plot me kokrra. Hynë brenda, një tjetër mrekulli: Dritat, mobilieritë, të fjalës së fundit! U ulëm në ballkon, deti nuk ishte më shumë se 100 metër. Një tavolinë e mbushur me pije të ndryshme . Barba  Jani mbushi gotat. Raki për vete dhe për Hektorin. Edhe unë dua raki tha Albana. Edhe unë tha  nëna e Hektorit. Ju, pini çfarë të doni,  u tha fëmijëve. 

Barba ngriti gotën: Këtë shtëpi ta kam bërë dhuratë, biri im, që të mos  më harrosh. Dhe sytë ju mbushën me lot. Të dy fëmijët e kapen për qafe dhe e puthën: Të lutem gjysh mos qaj, se do qajmë edhe ne. Më falni, po e pi për ju,  tha dhe e piu  me fund. Hektori e pyeti Barbën në çfarë ore është ceremonia?  Fillon në orën dy mbas darke dhe mbaron në oren12 të darkës. Barba, të lutem shtriu, se ke gjithë ditën i tensionuar dhe je i lodhur. Ora tani vajti  dymbëdhjetë e tridhjetë,  të lutem shtriu. Ti e di dhomën tënde. Të gjithë ranë për gjumë. 

Në mëngjes një vajzë u bëri kafenë. Pastaj po ajo u pastroj rrobat që do vishnin.  Kur mbaruan me të gjitha, fëmijët donin të hipnin në makinë  me gjyshin. Atij ju bë qejfi shumë  me gjithë se i kishte rritur. Shkuan në shtëpi. Ata po  prisnin. Sa mbërritën morën në telefon Agllainë. Po ejani, se po u presim, vetëm ju po na mungoni, i  tha Barba. Mbas një ore një makinë me ngjyrë  blu dhe shumë e bukur, qëndroj  para shtëpisë të Barba Janit. Nga ajo zbritën  Agllaia, e veshur modern, me një tufe lule shumë të bukura në dorë, mbas saj zbriti  dhe Hektori, që kishte veshur një kostum në ngjyrë hiri, me kollaren ngjyrë vishnje, me këmishë  të bardhë, këpucë kafe. Tori dukej shumë bukur. Të gjithë u vunë si në rresht t’i takonin. Tori, tufën  me lule ja dha Barba Janit. Ai, e puthi fort në faqe, pastaj përqafoj Agllainë. Duke ecur, takuan nënën dhe babën e Hektorit. Atyre Agllaija u dha tufën me lule dhe i përqafoj. Nga  ana tjetër ishin  Antigoni, Elena dhe Sotiri me të shoqen. Në Ballore ishin prindërit e Albanës dhe Hektori me Albanën. Ajo i dha dorën Hektorit dhe i tha mirë se erdhët. U përqafuan me Elenën qe e pëlqeu shumë Agllainë, Tori u përqafua me të gjithë. Të gjithë shkuan në ballkon dhe aty filluan nga pyetjet dhe përgjigjet duke ruajtur etikën. Barba u ngrit në këmbe dhe filloj prezantimin. Kjo dhe ky burri, tha me të qeshur, janë prindërit gjenetik të Hektorit të madh. Të gjithë përplasen duart.  Kjo, me gjithë ketë çupën janë gruaja dhe vajza ime që e quajnë Elena. Përsëri duartrokitje. Ky çifti këtu, tha për nënën dhe babën e Albanës, janë prindërit e Albanës. Përsëri duar trokitje.  Kjo tha,  është Agllaija dhe ky tha, është djali jonë. Prapë duartrokitje. Ky është Sotiri me familjen e tij ose më mirë të them, djali im dhe vëllai i Hektorit. Prapë duartrokitje. Dhe së fundi biri jonë me familjen e tij. Tori u largua nga e ëma dhe shkoj u ngjit me Hektorin. Babi, jemi dhe ne, tha me të qeshur. Të gjithë qeshën. Duartrokitjet nuk po pushonin. Hektori shkoj te Barba Jani  dhe tha: Tani do u prezantoj  me babin e gjithë kësaj tavoline:  Ky është arkitekti jonë BARBA JANI.   Të gjithë u ngritën në këmbe dhe duar trokisnin. Barbës ju mbushen sytë me lot. Hektori vuri muzikë Greke, për të respektuar vendin, pastaj muzikë Shqiptare. Mbas pak Hektori vuri një disk me këngët më të bukura që kishte kënduar. Në fund Sotiri i mori me radhë në intervistë. Barba i tha Hektorit: Na këndo një këngë! Hektori qeshi, Barba  po do këndoj pastaj në darkë, sa të duash ti.  Mirë bir, më mirë  në darkë. 

Dhe darka erdhi. Të gjithë të veshur si për festë! Kishte dhe plot të ftuar. Lokali ishte në anë të detit, në një vend të bukur.  I zoti i lokalit doli përpara dhe u uronte mirëseardhjen.  

Ceremoninë e hapi Barba JANI. Ai uroj pjesëmarrësit që darkën ta kalonin sa më mirë dhe pa mundur të shtoj tjetër fjalë,  i lodhur, u ul. Atëherë u ngrit Hektori. Do ta ngremë këtë mirësi për babin tim Barba Janin. Ai më mori për dore kur unë isha 16 vjeç, me gjithë shqiptarin tjetër, shokun tim, Sotirin, na futi në familjen e tij Greke. Ata ishin katër veta, kështu që u bëmë gjashtë. Ata, na lanë e na shpëlanë, na ushqyen, na veshën, na bënë që të harronim çfarë patëm kaluar. Ata na  dhanë gjënë për të cilën ne kishim nevojë më shumë, FAMILJEN dhe DASHURINË familjare. Neve për gjithë kohen, nuk na ka munguar asgjë. Sikur unë dhe dy jetë të kem, nuk do jenë të mjaftueshme t’ jua shlyej. Ata mi dhanë të gjitha. Pa ata, unë nuk do isha kurrkush. Ata më dhanë vlerën që t’i shërbej shoqërisë dhe shoqëria  të më respektoj. Barba JANI filloi të lotojë. Më falni se e zgjata pak, atëherë po e pimë për Barbën!

Filloj muzika, plot çifte dolën për të kërcyer. Bir tha Barba, të lutem dil e këndo, se më ka marr malli të të dëgjoj. Tani  baba, tha Hektori dhe u  ngrit. Cilën këngë do të parën? Ti e di kë dua unë, emigrantin. Ai shkoj te podiumi i tha orkestrës: emigrantin. Emigranti ishte bërë këngë e njohur. Muzika  filloi. Kur filloj këngën Hektori u prenë muhabetet, vetëm qetësi. Ai, sa do që kishin kaluar shumë vite zërin nuk e kishte humbur, po vazhdonte me atë timbrin e ëmbël dhe pak pikëllues ku tregonte kalimin e kufirit  të rendjes derë më derë për punë, nga një dikur i pa veshur e ndonjëherë me një këpucë tjetër, po me dinjitet këngëtari  të talentuar me një teknikë  ekzekutimi brilante e më zë të ndjeshëm, sikur dilte nga thellësia e shpirtit të tij. Strofën e fundit mezi e mbaroj. Kur e  ngriti  kokën të gjithë e panë që sytë i kishte të mbushur me lot. Shkoj drejtë dhe puthi Barba Janin. Gjithë salla  u ngrit në këmbe dhe duartrokisnin. Barba i ngritur në këmbë,  përshëndeste  me dorë. Këngën e EMIGRANTIT, sa herë ta dëgjoje e kërkoje prapë. 

Darka u mbyll shumë vonë po ajo mbeti e pa harruar. Edhe të nesërmen në shtëpi te Barba, vazhdonte gëzimi dhe hareja. Pas dy ditëve filluan të iknin, të parët Hektori me Albanen dhe fëmijët. Edhe Tori iku në Gjermani, se e thirrën nga puna. Të tjerët mbetën, të  lëviznin me nge. 

Mbas një jave Barba u sëmur nga zemra dhe e shtruan urgjent ne spital. Lajmëruan Hektorin. Ai njoftoi të birin dhe i tha unë po iki në Kallamata, se gjyshi është shtruar në spital, se është i sëmurë. Unë atje të pres bir. Mirë babi,  tani po nisem. Të  dy u nisën dhe për katër apo pesë orë mbërritën në Athinë. Dhe që aty, urgjente në Kallamata. Shkuan drejt e në spital. Kur i pa Barba u gëzua shumë. Tori shkoj dhe pa kartelën dhe i tha të atit: Babi të lutem mos u shqetëso, çdo gjë do shkoj mirë. Ata ndenjën 15 ditë në spital. Tori, të 15 ditët, fjeti në spital me Barbën. 

Barba u shërua. Nja dy ditë para se të dilte, ai, i tha Torit: Ma afro pak veshin, se do të pyes për diçka. Tori u afrua dhe ai i tha: 

-Të gjithë Shqiptarët, si ti, kaq të mirë janë, more qerata? Tori qeshi: 

-Jo gjysh, janë më të mirë, se unë gjysmë Shqiptari jam!  

Erdhi Hektori, e morën gjyshin që të dy dhe e çuan në shtëpi. Barba e mori shpejt veten dhe jeta vazhdoi e lumtur dhe në mirëkuptim me të gjithë.     

Filed Under: LETERSI Tagged With: Memisha gjonzeneli, Tregim

NUMRI I HARRUAR

April 26, 2020 by dgreca

TREGIM NGA ZIJA ÇELA/

I hoqi këpucët pa i zgjidhur, duke i shkelur te thembrat herë njërën e herë tjetrën. I tronditur siç ishte, filloi t’i binte telefonit. Me kë do të fliste? E ç’rëndësi kishte, mjaft të dëgjonte një zë dhe t’i qante hallin. Duhet ta kishte vërtitur diskun nja pesëdhjetë herë, kur u kujtua se telefoni nuk punonte. Megjithatë, ngaqë në vetmi nuk gjente ngushëllim dhe mendja i vinte rrotull, vazhdoi ta rrotullonte diskun, si të shpresonte se ashtu aparati do të vihej në punë.
Dhe vërtet, kur kishte formuar një shifer me numra qe kishin ndjekur njeri-tjetrin, i erdhi në vesh një mërmërimë e lehtë, sikur telat të ishin bërë të gjallë e të sillnin lëvizjen e erës. Pastaj, sa më shpesh vërtiste diskun e numrimit, aq më tepër forcohej mërmërima, derisa u kthye në një frushullimë të pandërprerë që vinte nga larg, shumë larg, si një gjëmim stuhie. Ai ndizte e shuante cigare, shfrynte me dëshpërim, por prapëseprapë, duke e ngjeshur dorezën e telefonit nën nofull, nuk ia ndante gishtin diskut.
Pak nga pak shungullima erdhi duke reshtur, nisi një pipzim i çuditshëm që dukej se aparati nuk do të mund ta mbante. Dhe kur, megjithatë, ai u tregua kokëshkretë, madje ndezi cigare të tjera pa e ndalur rrotullimin e diskut, matanë ra një heshtje e plotë. Ai po matej ta ulte dorezën, kur befas u dëgjua një zë kumbues:
– Kush më kërkon dhe përse?
Ai shpejtoi të përgjigjej:
– Jam një fatkeq që po e mbyt dëshpërimi. Mos ju zgjova nga gjumi?.. Kam tërë natën që i bie telefonit, sepse askush s’ma di hallin që kam.
– Ç’hall ke? – pyeti zëri matanë.
– Të gjithë miqtë që kisha, më lanë, – tha ai.
– Miqtë? Çfarë të të them për miqtë! Por mos u dëshpëro, unë nuk kam si të të ngushëlloj. Im bir kishte dymbëdhjetë miq dhe të gjithë e braktisën në një ditë. Pastaj ai i fali dhe ata i mbetën besnikë përgjithmonë. Bën mirë që t’i falësh miqtë.
– Po mua edhe vëllezërit më kanë lënë.
– Oh, – psherëtiu tjetri matanë, – më mirë të mos ma kishe thënë këtë fjalë. Unë prandaj nuk kam vëlla, sepse kurrë nuk kam dashur që ndjenjën e vëllazërisë ta vë në provë. Dhe meqë këtë ndjenjë nuk e njoh, si mundem të të ngushëlloj?! Megjithatë, fali vëllezërit e tu.
– Po unë jam krejt vetëm, – tha prapë ai, – mua edhe nëna më ka lënë.
– Nëna?
– Po, u lodh prej meje dhe më braktisi. Ndoshta më braktisi nga mërzia. Unë mendoj se, në përgjithësi, jane me te paket njerëzit qe vdesin nga sëmundjet, se sa ata qe vdesin nga mërzia. Sa do të doja ta shihja nënën përsëri!
– Ngaqë je vetëm, prandaj?
– Po, ngaqë jam vetëm. S’e di se çfarë kam humbur dhe as se çfarë më ka mbetur. Por nëse do të qaja, do të qaja për të tjerët. Sidomos për nënën.
– Unë vetë jam pa nënë. Ajo ose më ka lindur mua dhe ka vdekur, ose ka vdekur pa më lindur mua. E sheh pra, unë jam më fatkeq se ti, pa nënë, pa vëlla dhe me një djalë që miqtë e tradhtuan. Megjithatë, e kuptoj gjendjen tënde. Tani për tani jam shumë i zënë, por pa zbardhur drita miqtë dhe vëllezërit do të vijnë tek ti. U thuaj atyre që të më bëjnë një telefon dhe të ma kujtojnë hallin tënd për nënën. Dëshiroj të bisedoj vetë me ata, kjo është e domosdoshme.
Ai nuk e besoi, por pa dalë mirë drita, në portën e tij trokitën miqtë dhe vëllezërit. Dukeshin fort të penduar dhe, ende pa e çelur gojën ai, i kërkuan të falur.
– Mbetet vetëm që të kthehet nëna, – i thanë ata.
– Po, – u hodh ai, – dhe që të kthehet nëna, ju duhet të telefononi…
– Në ç’numër? – pyetën vëllezërit dhe miqtë.
Ai heshti. Sikur botën mbarë t’ia falnin, nuk ishte më në gjendje ta riprodhonte atë numër. Prandaj dhe ata ikën, duke e quajtur të marrë, gënjeshtar dhe delirant. Ai mbeti përsëri vetëm, pa miq, pa vëllezër dhe pa nënë.
Vetëm është edhe sot e kësaj dite, sepse me gjithë përpjekjet e jashtëzakonshme, nuk po arrin të lidhet prapë me atë zërin e largët. Me sa duket, njerëzimi ka kohë që ia ka harruar numrin e telefonit Zotit.

Filed Under: LETERSI Tagged With: Numri I Harruar, Tregim, Zija Çela

VERIFIKIMI

April 26, 2020 by dgreca

Tregim nga NAUM PRIFTI/

Aziz Xhediku po fërkonte kopsat e xhaketës me sidol, kur një i panjohur hyri në zyrën e tij. Pa lëvizur nga vendi dhe pa ndërprerë lustrimin, Azizi i ngriti sytë nga dera me një shprehje pyetëse. “Drejtori i Hetuesisë, Iljaz Kapllani,” u prezantua vetë personi. Azizi u ngrit në këmbë dhe gërvëllima e këmbëve të karriges e mbyti pak mbiemrin e vizitorit. Funkionarë të drejtësisë nuk kishin shkelur kurrë më parë në zyrën e të plotfuqishmit të Kurorës. Veshi menjëherë xhaketën në të cilën kopsat rrëzëllyen për një moment sikur të ishin aktivizuar nga drita që mezi hynte nga dritarja dhe mori qëndrim gatitu. Në kokën e madhe të Azizit tipari më dominues ishte hunda mishtore dhe e gjerë, e cila i jepte poseduesit pamje prej tuafi, ndërsa sytë ishin dy rruzulla të vegjël e dinakë. Në të dy anët e xhaketës i dilnin duar me nyje të argasurura nga punë të rënda. Zyra e tij qe aq e zhveshur sa s’hynte kurrkund fjala mobilim. Në hapësirën mes mureve të zhveshura dukej se rrinin në siklet një tryezë me dy karrige të shtrembëra dhe një telefon i zi kubik.

I plotfuqishmi i ofroi cigare të lira nga ato që pinte vetë. Iljazi nuk pranoi që të mos krijonte as lidhjen më të vogël shoqërore. Ai hapi çantën prej lëkure, nxorri një letër të shkruar me dorë dhe e lëshoi ngadalë mbi tyrezë.

-Shoku Aziz, – i tha me ton zyrtar, – Mininstrit të Brendshëm i ka ardhur një letër, ku ju akuzoheni se keni rrahur një qytetar në zyrë. – Fshatar! – e saktësoi shpejt Azizi.

-Qytetar! – ngulmoi Iljaz Kapllani. – Të gjithë nënshtetasit, sipas ligjit janë qytetarë të republikës,- ia sqaroi termin Drejtori.

-Po e ka meritue! Boll mirë ia kam ba, – deklaroi Azizi prerazi.

“Sa i trashë! Në vend ta mohojë a të gjejë një lloj justifikimi, po e konfirmon hapur,” tha me vete Iljazi. Ai shkoi te dritarja dhe i bëri dikujt shenjë me kokë. Pas pak në zyrë hyri Liman Kozhani.

-Ç’kërkon këtu? – iu hakërrua i Plotfuqishmi. – Të thirri kush?

Me vetullat e rrëzuara, Limani kërkoi me sy ndihmën e njeriut të ardhur nga kryeqyteti. Kur ai i dha shenjë të ulej në karrigen e lirë pranë tij perballë Azizit, figura e Limanit u tkurr edhe më shumë.

-Këtu, në këtë zyrë të goditi shoku Aziz? – e pyeti hetuesi.

I plotfuqishmi shfryu nëpër flegrat e hundës vrumdulla inatçore ajri por nuk e ndërpreu vijën e pyetjes.

-Këtu…- belbëzoi fshatari pa guxuar t’i ngrinte sytë.

-Nuk i paska ba fajde,..- shpërtheu Azizi duke tundur kokën gjithë mllef.- Pa le edhe je anku?

Hetuesi i skandalizuar nga deklarata sa arrogante aq edhe pohuese e të Plotfuqishmit, iu drejtua palës tjetër për ta përfunduar shpejt ballafaqimin shpejt.

-A nuk e kuptoni gabimin tuaj? Nuk keni të drejtë të jepni ndëshkime fizike dhe zyrat tona janë vende pune, dhe jo ndëshkimesh. Orientimet e partisë dhe rregulloret e brendshme i përcaktojnë qartë kompetencat dhe detyrat e punonjësve të policisë dhe të rendit.

Të plotfuqishmin s’po e mbante vendi. Mezi duroi që vizitori nga Tirana t’i mbaronte ato fraza të gjata e të ngatërruara.

-Pyete, pyete pse e zdrugata, – ngulmoi Azizi duke zbritur në terrenin praktik dhe bënte hapa drejt Limanit.

-Për çfarëdo fajesh të kryera ligjji parasheh dënime dhe nene e dispozita të përcaktuara të cilat i japin vetëm gjykatat popullore.

-Ky pat thënë…

-Ju lutem – e ndërpreu hetuesi.- Personi gëzon të drejtën e fjalës, të mendimit, të shtypit, të cilat janë të sanksionuara në Kushtetutë. Kuptojeni këtë gjë.

-Edhe po e la “kushtetuta” s’e la unë, -gjëmoi Azizi.- Të çaprashisë asi gjanësash, reaksionare…

-Çfarëdo që të ketë thënë, s’keni të drejtë ta ndëshkoni pa gjykatën tone popullore.

-S’paskam të drejtë? – protestoi Azizi i habitur dhe i fyer. – Të thotë ky surrat-thiu se Enver Hoxha ia mori fshatarit tokën, bagëtinë, kullotat dhe e la cullak… 

Hetuesit sa nuk i kërcyen sytë jashtë zgavrave tek dëgjoi blasfemi aq të rënda për udhëheqësin nga një fshatar.

-Si? Si? Përsërite edhe njëherë, – e luti nga që s’po u zinte besë veshëve.

I plotfuqishmi ripohoi deliktin e rëndë e të pafalshëm, duke shtuar se informata ishte e saktë, mbasi kishte ardhur nga dy burime të ndryshme.

Sikur karrigia të ishte pajisur me katapultë, hetuesi nuk do të kishte brofur në krahun tjetër të zyrës. Shpifje e përbindshme, e thënë me qëllim të mbillte pakënaqësi te fshatarët. Një lapangjoz guxonte të përfliste udhëheqësin e lavdishëm dhe sistemin kooperativist. Sytë e tij po nxirrnin shkëndija përvëluese mbi fshatarin e paralizuar në një pozë apostolike nga që aty dëgjoi për herë të parë pse ishte rrahur.

Ky, hë?- deshi të sigurohej Iljazi.

-Po, nji ky! – ia vërtetoi Azizi duke zgjatur gishtin e trashë drejt kokës së Limanit.

-Ti more qelbanik, – brafulloi Drejtori i Hetuesisë – more zgjebarak teveqel, lapurak, lapangjoz, llosh, të marrësh nëpër gojë atë që s’i vjen as te thembra e këmbës? Po kush te nxorri në dritë, ty more idiot, kush ta solli lirinë, pushtetin popullor, kush po e ndërton socializmin? – Cerkat e pështymës i fluturonin si saçme nga goja. Dhe që t’ia ngulte më mirë qortimet në tru, nisi t’i binte me grusht nga ana që kishte me afër.

Azizi po e sodiste skenën duke admiruar shpejtësinë e grushtave ndërsa fshatari po tkurrej gjithmonë e më shumë aq sa u ul përtokë buzë e ngjunjë dhe që t’i shpëtonte rrebeshit të goditjeve u sul nga dera, të cilën e kapërceu me një shkelm që mori në prapanicë. 

-Ta kishe vrare mutin, – shkumëzoi Iljazi, aq i nxehur sa nuk e përmbajti fjalorin. Duart vazhdoni t’i dridheshin nga nervozizmi që e kishte pushtuar. –Ky meriton prangat! – shtoi duke u kthyer nga i Plotfuqishmi. –Sajo një relacion t’ia përcjellim prokurorisë për ndjekje penale, -urdhëroi Hetuesi.

Azizi nuk lëvzi nga vendi.

-Dëgjove? – i shfryri Iljazi.

-Lëre dreqin se ka një tufë fëmijë…., – ia ktheu Azizi. – E kam edhe pak ilaka nga ana e gruas.

Drejtori i Hetuesisë ngulmoi se Liman Kozhani gjithsesi duhej gjykuar e dënuar që të bëhej shembull për të tjerët.

-Se mos vetëm ai…- u shfajësua Iljazi pa të keq. Flasin lart e poshtë të gjithë këtu veç në rrethe më të ngushta se ky tutkun.

-Duhen proceduar, – ngulmoi përsëri Iljazi.

-Në gjyq? Kurrsesi! – kundërshtoi Azizi. –Të tilla akuza bajnë ma shumë dam se dobi.

Udhëzimet e bredshme lëshuar nga KQ, porositnin gjyqtarë e prokurorë që emri i Enver Hoxhës të mos përgojohej nëpër gjyqe. Hetuesit ju desh të pranonte se i plotfuqishmi kishte veprurar drejt që e kishte mbyllur atë incident delikat me një rrahje edukuese.

Azizi pasi vari një revole të paraluftës në brez, e shtrëngoi fort rripin e mesit, dhe po bëhej gati të dilte nga zyra.

-A shkojmë nga shtëpia tani, or mik? – e ftoi natyrshëm si ta kishte të njohur prej vitesh. –Këtu e mbaruam punën për sot. E kemi një farë hoteli në qendër, po dyshekët kutërbojnë erë nafte nga shoferët e kaminonëve dhe natën çimkat nuk të lënë rehat.

-Do kthehem në qytet, – u mëdysh Iljazi.

-E pse me kaq ngut? – kundërshtoi Azizi. – E kam rojtur një ftujak të mirë për mysafirët. Sa të pimë nga nji kafe e nga nji duhan, Resmija e ka therun dhe e ka pjekun. Tani që verifikimi kishte mbaruar, Drejtori i Hetuesisë nuk kishte pse të mos e pranonte ftesën. E rrëmbeu ankesën e shkruar me dorë nga tryeza e të Plotfuqishmit dhe e mbështolli grusht përpara se ta hidhte në plehra. Kushedi kur do arrijnë ta kuptojnë këta fshatarë drejtësinë tone, mendoi me vete duke dalë nga zyra e të Plotfuqishmit të Kurorës.     

Filed Under: LETERSI Tagged With: Naum Prifti, Tregim, Verifikimi

  • 1
  • 2
  • 3
  • …
  • 19
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • AT SHTJEFËN GJEÇOVI DHE DR. REXHEP KRASNIQI, APOSTUJ TË IDESË PËR BASHKIM KOMBËTAR
  • Marjan Cubi, për kombin, fenë dhe vendlindjen
  • Akademik Shaban Sinani: Dy popuj me fat të ngjashëm në histori
  • THE CHICAGO TRIBUNE (1922) / WOODROW WILSON : “NËSE MË JEPET MUNDËSIA NË TË ARDHMEN, DO T’I NDIHMOJ SËRISH SHQIPTARËT…”
  • SHQIPËRIA EUROPIANE MBRON HEBRENJTË NË FUNKSION TË LIRISË
  • KONGRESI KOMBËTAR I LUSHNJES (21-31 JANAR 1920) 
  • Një zbulim historik ballkanik
  • VATRA DHE SHOQATA E SHKRIMTARËVE SHQIPTARO-AMERIKANË PROMOVOJNË NESËR 4 VEPRA TË PROF. BESIM MUHADRIT
  • Që ATDHEU të mos jetë veç vend i dëshirës për të vdekur…
  • KAFE ME ISMAIL KADARENË
  • Kosova paraqet mundësi të shkëlqyeshme për investime
  • PARTIA NUK ËSHTË ATDHEU, O KOKËSHQOPE
  • 50 VJET VEPRA POETIKE KADARE
  • IT’S NOVEMBER 28TH
  • Një arritje për shqiptarët në Michigan

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT