• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Partizani “100%” italian.

September 12, 2017 by Administrator

drejtori i partizanit

Antonelo Preiti. Italiani i përzgjedhur nga Moxhi si njeriu që do të drejtojë Legjenden e kuqe . Drejtori i ri Antonelo Preiti dha nje koference per shtyp per gazetaret sportive.

“Puna ime me Partizanin filloi më 10 gusht ku edhe u bashkova me skuadrën në Kasha të Italisë. Jam mjaft i lumtur që jam pjesë e një klubi të madh dhe shumë prestigjioz si Partizani, ndaj të jem pjesë e këtij klubi më bën krenar. Besoj se është një eksperiencë e bukur dhe pasuron bagazhin tim të njohjes së një futbolli që e njoh tashmë sepse kam punuar shumë vite me klubet italiane.

Falënderoj presidentin që më zgjodhi, sigurisht me këshillë të Moxhit, për të punuar me drejtues që janë pjesë prej vitesh te Partizani si Genc Tomori. Prandaj kjo është një pikë e rëndësishme në karrierën time.

Kam shumë entuziazëm dhe dëshirë për të punuar dhe për të vendosur në shërbim të këtij klubi eksperiencën time për të arritur objektivat që klubi ka përcaktuar që nga fillimi i sezonit. E kuptoj që është një punë e gjatë, jemi vetëm në fillim dhe llogaritë do t’i bëjmë në maj kur të mbarojë kampionati.

Mendoj se organizimi i këtij klubi është shumë i mirë. Kam patur mundësi të njoh futbollin shqiptar që më parë prej shumë miqve, kam patur kontakte në Itali me lojtarë shqiptarë siç ishte Andi Lila te Parma. Njoh pothuajse gjithçka ndaj mendoj se mund të përshtatem lehtësisht dhe do të impenjohem për të bërë punën sa më mirë.

Do të jetë një punë shumë e madhe në grup. Kam punuar me shumë njerëz gjatë karrierës sime dhe jam vënë në dispozicion të të gjithëve. Nuk më pëlqen shumë fjala “unë”, më pëlqen fjala “ne”. Të gjithë bashkë mund të realizojmë një objektiv të madh.

Jam në dispozicion gjithnjë sepse punoj 24 orë, e dua dhe jetoj për këtë punë. Mendoj që do të jap një bashkëpunim të mirë, si të tjerët me mua. E nis këtë punë të re me shumë uri të madhe dhe përulësi dhe me kokën poshtë pasi nëse punohet fort do të arrijmë rezultate.”

Ndryshimi i klubeve italiane me ato shqiptare

“Vazhdimësia. Unë kam punuar me shume klube në role të ndryshme. Fati im që kam bërë vëzhguesin e talenteve në fillim të karrierës, kam shëtitur Europën dhe Amerikën e Jugut, kam qënë trajner 4-5 vite, kam qenë instruktor në disa shkolla futbolli.

Futbolli më ka dhënë shumë dhe kam fituar shumë sy sepse njoh shumë gjëra. Partizani është një klub shumë i organizuar me njerëz që kanë shumë dëshirë për punë dhe shumë kompetentë, ndaj vazhdimësia nëse Partizani e ruan si klubet e tjerë ku kam punuar do të jetë shumë e rëndësishme.”

Humbja me Laçin

“Ky është futbolli. Bën ndeshjen për 90 minuta, e menaxhon ti, dhe me dy kundërsulme të kundërshtarit mund të humbësh. Do e quaja një aksident të momentit, por ajo që është e rëndësishme është se skuadra u shfaq me personalitet. Humbja nuk i pëlqen askujt, por ndeshja e parë nuk ndryshon objektivat.”

Afrimet në merkato

“Mendoj që kam një eksperiencë të madhe me lojtarët e huaj që vijnë për herë të parë në një vend të huaj. Kam patur të bëj me lojtarë si Kuadrado te Udineze. Në vitin e parë ai kishte shumë vështirësi sepse vinte nga Amerika e Jugut, thuajse nuk luajti fare dhe shkoi në huazim në një skuadër të vogël si Leçe. U kthye prapë te Udineze dhe një vit më pas u shit për 40 milionë euro.

Ky është një shembull. Shembull tjetër është Paleta te Parma. U kthye për 4 vite në një lojtar shumë të rëndësishëm te Parma dhe më pas shkoi te Milani. Kur një lojtar i ri afrohet pranë një klubi, jo të gjithë arrijnë të ambientohen. Kjo është diferenca kur flitet për një futboll të organizuar. Në shumë raste atë që nuk e sheh në një muaj, mund ta shohësh në muajt dhe vitet në vazhdim.”

E vërteta e situatës së Çanit

“Shumë e thjeshtë, them se është folur shumë për të, një lojtar të cilin e njihni shumë mirë pasi ka qenë pjesë e kombëtares shqiptare. Unë e njoha në Itali në shumë skuadra ku ka luajtur. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për Partizanin dhe kur e morëm ishim të bindur, siç jemi tani, se do të jetë qershia mbi tortë. Ai, kur mbylli kampionatin në vitin e kaluar në Pizë, bëri një ndërhyrje për pastrimin e meniskut.

Kohët e riaftësimit ishin pak më të gjata sesa parashikohej. Kemi bërë një punë graduale gjatë grumbullimit në Kasha, duke u munduar të mos e sforconim më shumë se duhej. Kjo na dha të drejtë, edhe pse shpesh nuk u stërvit me normalitet. Mendoj se Çani nga nesër, në ndeshjen e Kupës, do të jetë në dispozicion të trajnerit për të luajtur apo jo. Pastaj këto janë vendime që i merr Iuliano, por lojtari do të jetë në dispozicion.”

Pritshmëritë e mëdha për blerjet e reja

“Unë pres shumë nga 25 lojtarë, jo nga 3 lojtarë. Të jap një shembull të sezonit të kaluar, për vështirësitë e Ekubanit në fillim. Mendoj se e nisi nga pankina. Ne mendojmë se kemi në dispozicion një grup të mirë për objektivin tonë. Ky është një problem që trajneri nga java në javë e menaxhon grupin dhe ato që do të zbresin në fushë kundër rivalëve.

Ka disa rregulla, mund të luajnë vetëm 4 të huaj, ne shpresojmë që gjatë rrugës të vendosim në kushtet e duhura ato lojtarë që kanë ardhur për të dhënë maksimumin në Superiore. Por si më ka mësuar eksperienca, duhet të kesh edhe durim, sepse me siguri nguti nuk sjell rezultate të mëdha. Ju dhashë shembujt e Kuadrado dhe Paleta të shumë viteve më parë, ndaj gjykimet e nxituara nuk janë shpesh korrekte, pozitivisht apo negativisht.”

Situata në skuadër pas pezullimit të Hoxhës dhe me titullarë në stol

“Unë mendoj se harmonia dhe atmosfera e grupit është e duhura. Ka konkurrencë, në fushë shkojnë 11 lojtarë. Pankina nuk është e gjatë, por maksimumi janë 18 futbollistë për ndeshjen, në maksimum luhen 4 lojtarë të huaj. Ne kemi 25 lojtarë ndaj në mënyrë të pashmangshme bëhen zgjedhje teknike që mund të penalizojnë për një javë një lojtar, e një tjetër në atë pasardhëse. Është normale që duket se klubi nuk ka harmoni, por ky ka shumë dëshirë, është shumë profesional. Ne presim shumë nga çdo lojtar i veçantë.”

Si do të ndihmojë me eksperiencën e tij te Partizani

“Unë uroj që të jap mbështetjen time, siç thashë më parë, me ndihmën e të gjithëve, është punë ekipi. Do të jem gjithmonë pranë skuadrës, pranë trajnerit nëse ka nevojë për shumë gjëra. Pranë klubit për cilëndo zgjidhje që kemi nevojë, të kenë edhe lojtarët një figurë drejtuese gjithmonë në krah.

Shpresoj të transmetoj profesionalizmin, imazhin tim dhe korrektësinë për të folur. Jam mësuar të them gjithmonë atë që mendoj, si për mirë, ashtu edhe për keq. Kjo duhet të jetë ndihma ime për të gjithë, jo vetëm për skuadrën, klubin, trajnerin, drejtuesit, etj. Kjo është një punë që bëhet bashkë, nëse duam rezultate. Duhet të ecim të gjithë në të njëjtin drejtim.”

Sa i njeh kundërshtarët për kampionatin dhe kë duhet të ketë kujdes

“Asnjëherë të mos kemi frikë në jetë. Shumë respekt për kundërshtarët. Nuk jam një person që nuk njeh dhe nuk ka dëshirë të njohë, kam gjithmonë dëshirë të mësoj. Kam uri të mësoj për futbollin edhe pas 30 viteve në futboll. Skënderbeu, Kukësi e Partizani ishin ekipet më të mira. Skënderbeu tregoi me kalimin në Ligën e Europës cilësinë e tij.

Laçi e tregoi duke luajtur me ne se kishte organizim të mirë. Unë mendoj se shumë njerëz flasin dhe nënvlerësojnë potencialin e futbollit shqiptar. Unë nuk e kam nënvlerësuar sepse njoh shumë futbollistë shqiptarë në Europë, të cilët po paraqiten mjaft mirë. E tregoi Kombëtarja para Panuçit me De Biazin, e tregoi me kalimin e turit edhe Skënderbeu. Ky është një futboll në rritje dhe nëse je i vëmendshëm, i përqendruar dhe i përulur dhe nëse nuk nënvlerëson askënd në çdo ndeshje, mund të arrish objektivat.

Ndaj me shumë dëshirë duhet përballuar çdo ndeshje se çdo ndeshje është e vështirë. Edhe pse ndonjë skuadër mund të ketë mangësi cilësore, me siguri është e organizuar mirë dhe sidomos ka gjithmonë dëshirë të tregojë në ndeshjet në Tiranë se mund të na vendosin në vështirësi. Frikë nga askush, respekt për të gjithë.”

Filed Under: Sport Tagged With: italian, partizani

Partizani, përveç muskujve, duhen edhe ca… mend

September 11, 2017 by Administrator

Fatmir1

Opinion!

Nga Fatmir Meneri.

Të kuqtë e filluan në mënyrën më të shëmtuar kampionatin. Shkohet deri në ekstreme të tilla figurative, pasi skuadra ishte e paralajmëruar vetëm pak muaj më parë në të njëjtin stadium e nga e njëjta skuadër, që asokohe i dha nokautin ëndrrës së Partizanit për titull. Këtu nuk duhet të ketë asnjë keqkuptim: Hiqi kapelen Laçit, djemve luftarakë, pse jo, dhe të talentuar të kësaj skuadre, presidentës stoike të Laskës dhe pa dyshim një trajneri si Stavri Nica që mirëvendosi e drejtoi me përkushtim e inteligjencë bardhezinjtë në fitoren, sinjal për  gjithë mjedisin e Superiores.

Në premierën e tij, pasi i kishte gostitur të tërë një ditë më parë me: “Mjaft me përralla, Partizani për titull!”, trajneri Iuliano hodhi në fushë skuadrën e tij. Krejt të tij, apo për të qenë më të saktë, krejt të tyre, duke nënkuptuar dërgatën italiane te të kuqtë. Me pretendimin se e njihte kundërshtarin, kishte vendosur që Bathën ta linte në stol, me idenë e një mesfushe më krijuese. Por, ajo që demonstroi pikërisht kjo mesfushë e ideuar prej tij – natyrshëm që duhen justifikuar blerjet – të paktën në 45 minutat e para krijoi fare fare pak. Madje, me përjashtim të modelimit të një goditjeje këndi, fantazia e loja kombinative, të detyrueshme për të çarë rrjetën e dendur laçiane në gjysmëfushën e tyre, nuk u panë kërrkund. Edhe në të dytën, pavarësisht se goli i të ardhurve shkundi, përveç shtimit të marshit (gjë që mund të ishte projektuar që në pjesën e parë, për të kërkuar ndryshe e me presion zhbllokimin e rezultatit) pak ngjyra u shtuan. U shtua nervozizmi, ndërsa, si për dreq, edhe fati iu vu kundër.

Por, ajo që la shije të hidhur ishte lënia në stol e kapitenit Hoxha. Pa hyrë fare në punët e brendshme të klubit, madje duke i dhënë të drejtë apriori drejtuesve e vetë zotit Moxhi, pra, pa e dëgjuar fare ç’mund të pretendojë portieri dhe se cila është e vërteta e tij, ndëshkime të kësaj natyre nuk është se të japin automatikisht të drejtë (Duket si një seri e dytë e asaj që ndodhi në Kombëtare me Cikalleshin e trajnerin Panuçi). E para, dhe këtë dikush duhet t’ua thotë të ardhurve nga përtej detit, Partizani, edhe historikisht, për shkak të gjenezës së tij si skuadër ushtarake, ka qenë një model disipline. E dyta dhe më e rëndësishmja: dërgata italiane e trajneri Iuliano janë këtu edhe për të na mësuar si të sillemi, por në radhë të parë paguhen për t’i mësuar lojtarët si ta fusin atë të uruar top te porta kundërshtare dhe si të mos e lejojnë atë të mallkuar top të futet në portën e Partizanit!

Jo thjesht për parantezë: në fund të çdo viti shkollor, në dëftesën që merrej, shkruhej edhe për sjelljen e nxënësit. Zakonisht ndeshje fjalë të bukura si, “ka marrëdhënie të mira me shokët e shoqet e klasës”, “respekton mësuesit”, “merr pjesë në aktivitetet jashtëshkollore”, etj. Por, konsideratat shkruheshin në fund të dëftesës. Sipër ishin notat. Kur ngelje në klasë… të rrofshin fjalët e bukura për sjelljen!

Filed Under: Sport Tagged With: albano kolonjari, Fatmir Mneri, partizani

Partizani dhe Lushnja e nisin me humbje.

September 10, 2017 by Administrator

full time

Nga Albano Kolonjari

Partizani e filloi sezonin e ri me humbje. “Legjenda e kuqe” e drejtuar nga ish futbollisti i Juventusit Mark Juliano ishte shume larg ekipit qe mund te quhet pretedent. Ndeshja filloi me nje suprize kur vendin e portierit dhe kapitenit Alban Hoxha e kishte zene portieri i dyte Xhika. Partizani u duk i pa kolauduar dhe pa ide te qarta. Ne pjesen e dyte kur pritej reagimi i Partizanit drejt fitores, vjen “shuplaka” laciane per te kuqte. Ne fillim eshte Kallaka (ish futbollist i akademise se kuqe) qe pas nje gabimi te portierit Xhika, ndershkon ish ekipin e tij. Partizani nuk di te reagoje dhe ne te 70-te Eskerden shenon golin e KO. 0-2 per Lacin . 5 mije tifozeve te Partizanit nuk u besohet. Milionat e derdhura gjate merkatos verore nuk tregojne asgje ne fushen e lojes. Tekniku italian Mark Juliano thote:” Ndeshja e parë është gjithmonë më e vështira. Dominuam në të gjitha zonat e fushës, por pësuam dy gola të cilët do t’i analizojmë. Është e vështirë të flasësh për ndeshje të tilla, kur pëson gola në kundërsulm. Më vjen keq për tifozët pas kësaj humbje. Hyra në dhomat e zhveshjes dhe djemtë ishin të mërzitur. Nuk kishim Çanin në sulm dhe mbetet pengu pasi krijuam shumë raste, por nuk i shfrytëzuam, sepse në të kundërt do të flisnim për një tjetër ndeshje”. Rreth denimit te kapitenit Hoxha, pas takimit u mesua se portieri i Partizanit eshte bashkuar me ekipin nje dite me vonese, pas grumbullimit me ekipin Kombetar. Tekniku italian Mark Juliano ka dashur te tregoje rregulla te forta ne ekip, por duket se keto rregulla ndershkuan ekipin e Partizanit, pasi fajin kryesor ne kete takim e pati portieri Xhika.

E njoh mirë futbollin shqiptar, e kam studiuar, pasi në të kundërt nuk do ta pranoja ofertën. Megjithatë, nëse prisni që ekipi im të mos luajë futboll dhe të mendojë për kundërsulmet, kjo nuk do të ndodhë, sepse ky nuk është stili i Partizanit. Ne po punojmë të përmirësohemi për të dhënë spektakël në fushë. Alban Hoxha mungoi sepse kemi disa rregulla të brendshme, të cilat nuk u respektuan dhe klubi mori masa. Përsa i takon Bathës është një lojtar të cilin e vlerësoj, por këtë herë doja lojtarë të cilët na garantonin kualitet, kontrollin e topit dhe sulme. Bathën e cilësoj të rëndësishëm, ashtu si të gjithë të tjerët që kam në dispozicion.”

Nderkohe qe edhe Lushnja nuk e filloi mbare . Ne stadiumin Loni Papuciu , te Fierit lushnjaret humben 0-2 perballe Vllaznise. Artan Bano:”Mendoj se kjo ishte ndeshja me e dobet qe kemi zhvilluar. Nje humbje nuk eshte fundi i botes.  Sot futbollistet luajten me te ngarekuar psikologjikisht, ata nuk dhane as 50% te potencialit te tyre. Lushnjaret ndershkuan veten e tyre me ane te nje autogoli me ane te futbollistit Gava. Ne fillimin e pjeses se dyte Vllaznia shenon golin  e dyte . Lika gjuajti nga jashte zones, portiere lushnjar Bejte grushton , topi kthehet ne loje aty ku ndodhet Hasani i Vllaznise qe me porten bosh shenon golin e dyte.

 

Filed Under: Sport

Pretedentet ne pritje te Partizanit

September 9, 2017 by Administrator

lilaj gol

Nga Albano Kolonjari

Kukesi dhe Skenderbeu, e nisen me kembe te mbare sezonin e ri futbollistik. Kukesi fitoi me veshtiresi 1-0 perballe Kamzes . Ne kete takim kuksianet Kampione ne fuqi, zhvilluan nje loje jo shume te mire. Fati i takimit u vendos ne pjesen e dyte kur futbollisti njohur E.Bakaj  shenoi nga pika e bardhe e penalltise. Shanset me te mira ne kete takim i kishin lojtaret e Kamzes, por Kukui dhe Plaku nuk i shfrytezuan rastet qe ju paraqiten. Ne fund te takimit diferencen ne fushen e lojes e bene kualitet e Kukesit te cilet diten te ruanin rezultatin 1-0. Pak caste pas perfundimt te takimit Kukesi-Kamza 1-0, ne fushe zbriten kater skuadra, Skenderbeu-Flamurtari 2-0 dhe Teuta-Luftetari 2-1.

Korcaret e gjeten golin e pare shume shpejt. Ne te dyten minute, Nurkovic i Flamurtarit ndali ne menyre te parregullt sulmuesin korcar Soe. Nga pika e bardhe Lilaj, nuk gabon, dhe i dha Skenderbeut avantazhim dhe qetesine. Nga Europa ne kampionat Skenderbeu tregon se eshte nje nga ekipet me te mire aktualisht ne Shqiperi. Soe duket se eshte nje blerje mjaft e goditur per korcaret. Ai jo vetem qe fiton penalltine por ne te 63 minute jep nje asis, per Muzaken i cili shenon golin e dyte. Tekniku i Flamurtarit Shpetim Duro, e vleresoi lojen e Skenderbeut duke theksuar se:”luajtem perballe Skenderbeut qe kishte nje ritem te mire ndeshjes gjate veres. E nisem ndeshjen ne disavantazh dhe kjo nuk eshte aspak e lehte. Kemi qene prane barazimit dhe ne disa moment kemi luajtur sit e barabarte por nuk arritem te shenonim. Soe i Skenderbeut beri diferencen ne fushe”. Tekniku i Skenderbeut Ilir Daja u shpreh se:”Kemi filluar mire sepse synimi yne eshte titulli Kampion. Beme nje ndeshje te mire por jo shume te mire dhe duhet te jemi me kembe ne toke. Arritja historike e kalimit te kater tureve jane dicka fantastike por tashme duhet te mendojme per Kampionatin. Une e di qe kishte ne stadium perfaqesues te Dinamos se Kievit. Sot ne luajtem me synimin per te fituar takimin e pare ne kampionat ndersa ne Kiev do te luajme ndryshe”.

Ne takimin tjeter Teuta-Luftetari, ndeshja ishte me e luftuar. “Djemt e detit” me nje organike te re, luajten fort dhe arriten te dominojne takim. Ashtu si edhe ne dy ndeshjet e para, edhe ne kete takim durrsaket do te kalonin te paret ne avantazh me ane te nje 11 metershi. Teuta dyfishoi rezultatin me ane te Ardit Shehaj, 10 minuta pasi ky kishte shkelur fushen e blerte. Tre minuta perpara perfundimit Abazaj shkurtoi diferencen ne 2-1. Nderkohe qe me fillim e kampionatit zakoni i skuadrave shqiptare per te treguar muskujt ne fushen e lojes u rikthye ne fushen e lojes. Ne takimin Teuta-Luftetari 2-1 lojtaret e te dyja skuadrave u perfshine nje nje zenje massive te pakuptimte.

Diten e diele do te zbresin ne fushe kater skuadrat e tjera. Partizani-Laci dhe Lushnja-Vllaznia. Dy pretedentet Kuksei dhe Skenderbeu jane ne pritje te asaj se cfare do te tregoje Partizani ne javen e pare. Nga skuadra e kuqe jane larguar shume lojtare titullare dhe ata jane zevendesuar me lojtare te rinj, qe sipas klubit te kuq:”jane me cilesore se at ate sezonit te kaluar”.

 

Filed Under: Sport Tagged With: albano kolonjari, ne prit je te Partizanit, Sport

Kombetarja. Christian Panucci eshte “Timonieri” i ri !

July 18, 2017 by Administrator

kapelo panucci

Nga Albano Kolonjari/

Christian Panucci eshte trajneri i ri Kombetares Shqiptare. Wikipedia personale e Christian Panucci ka ndryshuar pak caste me pare. Ne te Christian Panucci cilesohet trajner i Shqiperise. Duket se telenovela kuqezi ka marre fund. Mediat sportive shqiptare, italiane por edhe disa media te tjera sportive te europes, dje dhe sot kane beret e ditur se marreveshja eshte arritur, dhe brenda disa dites do te behet prezantimi  i Christian Panucci ne krye te kuqezinjeve. FSHF hesht. Ne listen e saj kane qene emra te njohur te futbollit europian, si Clarence Seedorf, Lugi De Canio, Filippa Inzaghi, Walter Zenga, dhe ne oret e fundit edhe Alberto Malesani. Qellimi I Federates Shqiptare te Futbollit eshte i qarte. Nje trajner qe te pranoje pagen e saj simbolike prej 20 mije dollareve ne muaj, dhe te kualifikoje Shqiperine ne Eleminatoret e Kampionatit Europian 2020. Bisedime te gjata, takimeve dhe propozimeve po u vjen fundi. SkSport.it (web Italian) vetem pak ore me pare thote:”eshte e kryer. Tashme ka ngelur vetem firma perfundimtare. Christian Panucci do te jete trajneri i ri i Shqiperise”. Christian Panucci ish-mbrojtesi i  Genoa, Milanit, Realit, Interit, Monoco, Parma,  dhe Romes ka qene ndihmes trajner I te njohurit Fabio Kapello kur ky drejtonte Kombetaren e Rusise. 44 vjecari Panucci gjithashtu ka qene drejtues I A.S Livornos ne sezonin 2015-2016. Panucci ka mbi “shpatulla” 57 ndeshje me Kombetaren e Italise, ku ka shenuar 4 gola. Ai ka qene pjese e U-21 Italise ku ka zhvilluar 19 ndeshje dhe shenuar po 4 gola.

Filed Under: Sport Tagged With: albano kolonjari, Christian Panucci eshte trajneri i ri, Kombetares Shqiptare

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • …
  • 41
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT