• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Merkato Dimerore:”Kuqezinjte nderrojne shtepi”! Memushaj tek Empoli, Abrashi tek Weder Breme.

January 8, 2015 by Administrator

Nga Albano Kolonjari

Janar suprizash. Pas transferimit te sulmuesit Bekim Balaj tek klubi kroat Rijeka dhe mbrojtesit Andi Lila tek Parma ne Itali, merkato dimerore ka perfshire edhe dy futbolliste te tjere kuqezinj. Behet fjale per mesfushorin Amir Abrashi, dhe fantazistim Ledion Memushaj. Revista me e madhe sportive Gjermane Kicker, konfirmon lajmin se klubi i njohur gjerman Veder Breme eshte shume prane firmosjes me  mesfushorin Amir Abrashi qe aktualisht luan ne kampionatin zvicerian me Grasshopper-Club. Sipas revistes gjermane tek Veder Breme, Abrashi do te zevendesoje Zlatko Junuzovic. Mesohet se Abrashi ka edhe gjashte muaj kontrate me Grasshopper. Ende nuk dihet nese transferimi do te behet keto dite apo ne merkaton e veres me parametra zero.  Nderkohe mesfushori  Ledion Memushaj eshte prane kalimit tek klubi i Empolit. Mesfushori kuqezi qe aktualisht luan ne Seria B, me Pescaren, eshte ne fokusin e Empolit, ku luan edhe mbrojtesi kuqezi Elseid Hysaj. Kartoni i fantazistit shqiptar eshte ne pronesi te Lecce, qe nga ana e saj e ka huazuar tek Pescara. Loja ne rritje dhe paraqitja e tij shume e mire ne ndeshjet nderkombetare perballe Frances dhe Italise, kane bere qe vemendja ndaj tij te jete me e madhe. Memushaj ka qene pjese e Chievos ne Seria A, por lojtari kuqezi nuk gjeti hapsira aktivizimi. Do te ishte tekniku aktual ii Kombetares Shqiptare De Biasi, qe I dha Memushajt shume besim me Kombetaren e Shqiperise, dhe nga ana tjeter Memushaj e ka justifikuar kete besim.

Filed Under: Sport

Andi Lila behet Italian

December 27, 2014 by Administrator

Nga Albano Kolonjari
Mbrojtesi i Kombetares Shqiptare Andi Lila do te luaje me ekipin Italian te Parmes. Lajmin e konfirmon gazeta me e madhe sportive italiane :”La Gazetta dello Sport”. “Parma ben goditjen e pare. Vjen mbrojtesi i qenders nga PS Janina Andi Lila”. Ndeshja e pare per Lilen do te jete ajo perballe Fiorentines me 6 janar 2015, ben te ditur gazeta italiane. Drejtuesit e Parmes kane kerkuar ne merkaton dimerore, nje qendermbrojtes.  Lila ka plotesuar kerkesat e tyre duke patur parasysh qe ai mund te luaje edhe mbrojtes i majte rol qe e luan edhe ne Kombetaren Shqiptare. Ende nuk dihet se sa ka ndikuar ne kete transferim tekniku kuqezi Gianni De Biazi, por kuptohet qe drejtuesit e Parmes kane marre edhe mendimin e tij. Behet fjale per nje kontrate 3 vjecare, ndersa shuma e transferimit nuk eshte bere akoma publike. 28 vjecari Andi Lila, ka lindur ne qytetin e Kavajes, dhe ka luajtur me disa klube, si Besen dhe Tiranen ne Shqiperi, Iraklis dhe PS Janina ne Greqi. Ky eshte nje hap shume i madh edhe per vete Lilen. Parma luan ne Seria A, dhe eshte ne krize rezultatesh duke u renditur ne vendet e fundit. Drejtuesit e Parmes luftojne qe skuadra te mos bjerre ne Seria B.

Filed Under: Sport

Të jesh “mister” në Shqipëri

December 20, 2014 by Administrator

nga Saimir Demi/
U deshën fitoret e fundit të Vllaznisë, për të na sjellë në qendër të vëmendjes trajnerin e klubit shkodran Baldo Rainerit, të cilin e kemi konsideruar si të hyrë nga dritarja e futbollit shqiptar, një arsye më shumë që na bëri ta shihnim me përbuzje prej ditës së mbërritjes. Ndoshta filluan të na pëlqenin edhe humbjet e njëpasnjëshme të skuadrës që drejtonte, pasi në një farë mënyre i jepte jetë parashikimit tonë, sipas të cilit ky njeri nuk ia vlen. Ndoshta kjo vjen edhe nga fakti, që të bësh ksenofobin kur në përgjithësi je ksenoman do të thotë të jesh i kohës. Teknikun zviceran e trajtuam si një Baldo të zakonshëm dhe më shumë na ra në sy modeli i tij i flokëve, i pëlqyeshëm në një periudhë vitesh të hershme, kur njerëzit lëviznin nëpër rrugë me nallane. Por edhe veshja fare e zakonshme që mbulonte një bark ekstravagant për nga madhësia, duke të dhënë përshtypjen që poseduesi nuk ishte as sportiv dhe jo më trajner i kualifikuar. Pra nuk mund të flitej për “mister”. Dhe mbi të gjithë gjashtë humbje rresht, ndërsa Vllaznia precipiton në fund të tabelës së klasifikimit, duke të servirur sërish imazhin e frikshëm të një sezoni më parë. E mallkuam që nuk po dorëzohej dhe u treguam edhe më të padrejtë duke e identifikuar si përgjegjësin e vetëm të gjendjes së kësaj Vllaznie, megjithëse e dinim mjaft mirë që mëkatarët janë diku tjetër. Ne kemi qenë dhe jemi çdo ditë këtu dhe nuk ka se si të na ketë shpëtuar më kryesorja, që me Baldon ose jo, për nga mënyra se si menaxhohet, kjo skuadër është e pashpresë të shkojë më lart, pavarësisht se përfaqëson një emër emblemë të futbollit të vendit. Ndërsa tekniku i duroi të gjitha, duke arritur ta mbajë të karrikuar skuadrën edhe kur klubi nuk kishte para për t’i hedhur naftë autobuzit dhe futbollistët merrnin bukë me vete. U tregua korrekt edhe në momentet më të vështira, qoftë edhe duke e nxjerrë dorën nga xhepi për t’ia zgjatur kolegëve dhe ndeshje pas ndeshje na bindi, se është i aftë edhe për ta rreshtuar ekipin në fushë sipas karakteristikave të kundërshtarëve që do të kishte përballë. Grumbulloi me të tijët aq pikë në një kohë rekord, saqë edhe nëse Vllaznia largohet që tani nga kampionati është e shpëtuar nga rënia një kategori më poshtë. Pra nga ana profesionale Rainieri nuk është aspak për t’u përbuzur, madje është vërtetë një mister.
Tashmë për skeptikët ka mbetur si armë vetëm analiza e kurrikulumit të tij, që pavarësisht paraqitjeve të fundit mbetet gjithsesi i varfër. Por edhe në këtë rast ka vend për të diskutuar, mafton të pyesësh veten se cila është në Shqipëri njësia krahasuese. Këtu të gjithë trainerët kanë drejtuar pas viteve ’90, ku në të shumtën e kohës futbolli ynë ka qenë mediokër dhe në rastin më të mirë fare i zakonshëm. Janë shumë të rrallë ata që e përfundojnë një edicion në të njëjtën pankinë, për të mos përmendur më pas një mori ndeshjesh me rezultate të dyshimta, ku me dashje ose jo kanë qenë prezentë edhe një pjesë e personazheve të tanishme. Pikërisht për këtë, Baldo mund të cilësohet edhe një herë mister, duke e luajtur së bashku me skuadrën e tij ndeshjen e së mërkurës sikur të ishte e jetës, megjithëse ato pikë nuk i bënin asnjë punë. Dhe pasi qau, tani na ironizon duke bërë në pistë si aeroplan, ndërsa ne nuk na duket më i shëmtuar, madje edhe duke iu referuar paraqitjes së jashtme.

Filed Under: Sport

Sot: “Kater Kambere per nje dere”.

December 20, 2014 by Administrator

 

Kush do te jete Kampionia e dimrit ne Shqiperi.  Kukesi, Tirana, Partizani apo Skenderbeu ?

Nga Albano Kolonjari

 

Kush do te jete Kampionia e dimrit ne Shqiperi.  Kukesi, Tirana, Partizani apo Skenderbeu ? Duhen edhe 90-te minuta per ta mesuar kete. Kuksianet te cilet udheheqin kampionatin do te luajne ne Vlore, perballe Flamurtarit vendas. Kuqezinjte e Vlores, vijne ne kete takim pas humbjes ne Korce me Skederbeun 1-0. Vlonjatet do te kerkojne ta fitojne kete takim ashtu sic bene dy jave me pare me Partizanin duke ndaluar marshimin e te kuqve.  Kampionet ne fuqi,  Skenderbeu luajne ne Shkoder me Vllaznine, e cila nga ana e saj ka regjistruar pese fitore rradhazi. Ne Loro Borici, Vllaznia do te kete ne perkrahje te saj edhe tifozerine kuqeblu, e cila eshte e entuziazmuar sidomos pas fitores se Vllaznise ne Tirane me Partizanin.  Korcaret nga ana e tyre do te synojne tre piket, vetem keshtu ata do te forconin pozitat e tyre per te synuar titullin e peste rradhazi ne nje kampionat me me shume revalitet si ky i sivjetmi.  Legjenda e futbollit shqiptar, Partizani do te luaje nje ndeshje te lehte ne leter, por te veshtire ne fushen e lojes. Te kuqte do ta mbyllin fazen e pare ne Elbasan, perballe skuadres vendase qe ndodhet ne vendin e fundit ne renditje. “I mbyturi te mbyt”, tekniku i kuq Shpetim Duro e di kete shume mire, Partizani vjen pas dy ndeshjeve zhgenjyese (Flamurtari-Partizani 1-0 dhe Partizani-Vllaznia 0-1). Nje humbje ne Elbasan do te trondiste pozitat e teknikut Duro, por edhe te ekipit te Partizanit qe synon titullin Kampion. “Zonja” e kampionateve shqiptare Tirana, luan ne shtepi perballe Teutes, qe kete sezon nuk ka treguar cilesite e saj. Gjithsesi qe Tirana ta mbylle vitin ne krye te renditjes duhet qe Partizani, Kukesi dhe Skenderbeu te humbin takimet e fazes se fundit.

Filed Under: Sport

FSHF:”Hap driten jeshile”. Tifozet bardheblu do te jene te pranishem ne derbin e Shqiperise, Partizani-Tirana.

December 3, 2014 by Administrator

 

Nga Albano Kolonjari.

Tifozet  bardheblu do te jene te pranishem ne takimin Partizani-Tirana. Lajmi behet i ditur nga Presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit Armando Duka. Klubi i Tiranes ka ushtruar presion te jashtezakonshem mbi FSHF qe tifozet  bardheblu te jene te pranishem ne kete takim, duke kerkuar qe denimi i dhene nga Komisioni i Disiplines, te kthehet ne vlere monetare.  Dy  jave me pare pas takimit Elbasani-Tirana 2-3, “disiplinoret” pezulluan me gjashte ndeshje tifozet e elbasanit dhe te tiranes per te mos ndjekur skuadrat e tyre per shkak te dhunes qe shpertheu ne kete takim. Nga ana tjeter Partizani i cili eshte edhe organizatori i ketij takimi, lajmeroi FSHF qe e ka te pamundur te indefikoje se cilet jane  tifozet  e Partizanit dhe cilet e Tiranes.  Ne pamundesi per te ndjekur skuadren e tyre Tiranen, tifozet bardheblu paten si opsion te shikonin takimin sebashke me tifozet e Partizanit, ne te njejten pjese te stadiumit qe u perket tifozave te kuq. Kjo situate e nderlikur alarmoi jo vetem drejtuesit e te dy klubeve por dhe FSHF duke pasur parasysh perplasjen e te dyja tifozerive dhe dhunen qe mund te shperthente gjate ketej takimi. Pikerisht per te mos lejuar konfrontimin  e te dyja tifozerive, FSHF ka arritur te gjeje nje hapsire ligjore per te lejuar tifozet e tiranes ne kete takim. Klubi bardheblu ka apeluar vendimin e Komisionit te Disipline. Duke qene se Komisioni i Apelit mblidhet javen e ardheshme, FSHF ka mbyllur njerin sy, duke komentuar se vendimi per te mos lejuar tifozet e Tiranes per te mos ndjekur skuadren e tyre jashte fushe hyn ne fuqi, pasi te mblidhet Komisioni i Apelit. Takimi do te luhet diten e hene ne ora 18.00.

Filed Under: Sport

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • …
  • 41
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT