• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Merkato kuqezi:Marvaj drejt Italise. Hysaj:“Lacio jep tre milione

July 19, 2013 by Administrator

Merkato kuqezi:Marvaj drejt Italise. Hysaj:“Lacio jep tre milione”.

Nga Albano Kolonjari

Mergim Marvaj do te luaje ne Seria A. Lajmi behet i ditur nga gazetat sportive italiane. Ato i referohem edhe nje deklarate te teknikut Italian te Kombetares Shqiptare Xhani De Biazi,. Sipas tyre numri nje ii pankines kuqezi ka zbuluar se destinacioni i futbollistit te tij Marvaj nuk do te jete Lacio, por nje skuader tjeter e Seria A. Italianet thone se:”ka shume mundesi qe Marvaj te veshe bluzen e skuadres Sasulo, e cila sapo eshte ngjitur ne Seria A dhe kerkon perforcime”. Keto aludime lidhen me faktin se De Biazi ka nje ngikim shume te madh ne Modena ku eshte edhe selia e klubit Italian. Nga ana tjeter mesohet se Marvaj nuk do te jete me kapiten i skuadres gjermane Grojther Furth. Ky fakt ka te beje mesa duket me largimin e tij nga kjo skuader qe ne sezonin e ri do te luaje ne Bundesligen e dyte.                        

Gazeta italiane e kane bere fakt te kryer .Mbrojtesi tjeter i Kombetares Shqiptare Hysaj do te luaje sezonin e ardhshemtek Lacio. Vete klubet ende nuk e kane konfirmuar kete, por mesohet se lacialet i kane afruar nje shume prej tre milione euro klubit te Empolit, per kartonin e futbollisit. Nese kjo do te realizohet, atehere tek Lacio do te jene kater shqiptare, Drejtori teknik Igli Tare, kapiteni i Shqiperise Lorik Cana, portieri Thomas Strakosha dhe Elsied Hysaj.

 

 

Filed Under: Sport

Kukesi! historia e madhe e nje skuadre te vogel.

July 18, 2013 by Administrator

 

Kukesi 3-Sarajevo 2

Hoxha 24′, Popovic 45′, Allmuca 58.: Popovic autogol 32′, Todorovic 33′

Kukesi vazhdon sezonin e endrrave. Pas kualifikimit per ne raundin e dyte te Europa League, djemte e drejtuar nga Cungu moren sot edhe nje fitore te bukur 3-2 kunder Sarajevos duke hedhur nje hap te vogel drejt raundit te trete te ketij kompeticioni. Mrekullia me emrin Kukes vazhdoje te zjelle supriza, jo vetem me rezultate por edhe me loje.

Kuksianet kane treguar nje nivel shume te mire loje, sidomos pasi jane cliruar nga ai fillim i veshtire ku jane denuar edhe nga nje autogol spektakolar te Popovic. Ata kane krijuar disa raste shenimi pervec tre golave, dhe kane lujatur pa frike ndaj boshnjakeve duke arritur fitoren qe u jep nje avantazh te lehte per sfiden e kthimit. Hoxha, Popovic dhe Allmuca kane qene autoret e golave.

Pa filluar ende ndeshja ka pasur nje konfrontim te tifozerive, ku rreth 70-80 te tille te ardhur nga Bosnja i kane kaluar caqet. Per pasoje eshte dasghur nderhyrja e policise per te vendosur rendin. Minutat e para jane te hapura, ku Kukesi ka nje rast te mire qe ne fillim me ane te Hoxhes, por kosovari del huq kur duhej te jepte goditjen e duhur drejt portes boshnjake. Reagojne miqte, qe shfaqin mjaft heret pretendimet e tyre.

Ne minuten e 5-te eshte Džakmić, qe godet prirtazi me porten kuksiane, por Halilaj pret ne pozicion. Ne limitin e dhjete minutave te para Popovic zbulohet mire nga markimi i rrepte i Sarajevos, godet nga njefare largesie, por nuk ka shenjestren e duhur. Dritherima ne porten e Halilajt ne minuten e 12-te, kur Melunović godet me koke traun e Halilajt, i mposhtur ne kete rast. Shpeton per mrekulli skuadra verilindore nga pesimi i golit, nderkohe qe vuan jo pak ne mesfushe ne ndertimin si duhet te manovres ofensive. Ne te kundert, dalin me mjaft lehtesi e qartesi taktike boshnjaket para portes se Kukesit, duke shfrytezuar edhe befasine qe kane ne veprimet me dhe pa top. Halilaj i thote jo Melunović, duke e shpetuar porten e tij nga pesimi i golit me nje nderhyrje me kembe. Miqte jane zoter te fushes ne 20 minutat e para te ndeshjes, nderkohe qe kuksianet nuk arrijne te orientohen dot dhe kane rene pre e presingut asfiksues te boshnjakeve. Arma e forte e kundershtarit eshte lufta e forte per topin e pare, por edhe dyluftimet e ashpra.

Minuta e 24-t sjell golin per Kukesin, qe ka nisur tashme te guxoje me shume e te hedhe veshtrimin drejt portes boshnjake. Popovic fiton nje dyluftim ne mesfushe dhe pason per Alikajn, qe sheh shkeputjen e Ylli Hoxhes pas kraheve te mbrojtjes kundershtare, pason per te kosovari. Ky i fundit fiton duluftim “nje per nje” me nje mbrojtjes te Sarajevos, por eviton edhe daljen e portierit mik, duke e derguar topin ne rrjete.

Nuk zgjat shume, pasi barazimi u dhurohet boshnjakeve. Pas nje goditjeje denimi nga e djathta e sulmit te tyre, topi harkohet ne zonen kuksiane, ku popovic nderhyn me koke dhe ben rolin e sulmuesit, duke shenuar nje autogol. Halilaj nuk ka cfare te beje, vetem sa ta nxjerre topin nga rrjeta e vet. Goditet psikologjikisht Kukesi, qe nuk arrin as te marre fryme pas golit te barazimit, sepse peson edhe te dytin brenda dy minutave. Eshte Todorović qe i kalon boshnjaket ne epersi, duke bere nje permbysje shume te shpejte dhe rrokamboleske. Nuk e ulin fare ritmin miqte, edhe pse e shohin veten ne avantazh, por kerkojne te shfrytezojne njefare hutimi e goditje psikologjike qe kane marre kuksianet.

Vetem ne pese minutat e fundit arrijne ta gjejne veten te besuarit e Cungut, kur mundohen te gjejne golin e barazimit, por rrezikojne te goditen perseri nga Suljić, qe ne fund te 45 minutave te para gjendet i vetem perballe Halilajt, por gabon ne finalizim. Kryesori akordon nje minute shtese ne kete pjese loje, aq sa mjaftojne per te shenuar golin e barazimit nga verilindoret. Nje goditje kendi nga e djathta e sulmit kuksian gjen kembet e Popovic, qe ne nje rremuje ne zonen kundershtare arrin ta shtyje topin ne rrjete, duke bere autokritike per autogolin dhe derguar te tijte me nje situate me te mire psikologjike ne dhomat e zhveshjes, ne pushimin 15-minutesh.

Pjesa e dyte nis pa zevendesime ne te dyja skuadrat, por me Sarajevon ne aksion, qe fiton menjehere dy goditje nga kendi. Dalja e Halilajt ne kohe, mbi koken e lojtareve te tjere ne dyluftim, zgjidh gjithcka. Reagon Kukesi ne minuten e 49-te, kur Allmuca pason ne forme asisti per Prognin. Numri 7 i verilindoreve perparon deri ne zonen e vogel te portes boshnjake, por vonon ne goditje. Atij i nderhyn nje kundershtar, duke evituar nje rast teper te rrezikshem ne porten e Sarajevos. Gabon rende Progni, qe kishte ne kembet e tij mundesine e arte per golin e trete.

Minutat e mepastajme jane nje dialog mes sulmit dhe kundersulmit, qe aplikohet permes nje loje te hapur te te dyja paleve. Ne minuten e 58-te portieri boshnjak ben nje gafe te rende, teksa i beson shume vetes duke e luajtur topin me kembe. Mirepo, nese driblon Prognin, e tepron me kete veprim ndaj Allmuces, qe ia rremben topin dhe e dergon ate ne rrjeten e Sarajevos. Kukesi eshte serish ne eperi, nderkohe qe “dhuratat” jane ne barazim tashme: autogoli i Popovic dhe gafa e Bandović. Epersia i ka cliruar nga makthet te besuarit e Cungut, qe vijojne te jene “violine e pare” ne fushen e blerte. Hoxha dhe Popovic krijojne peshtjellim te madh ne zonen boshnjake, nderkohe qe Alikaj vepron bukur me topin, duke inspiruar pasime te zgjuara per repartin ofensiv.

Bie ne sy mospershtatja me lojen e skuadres kuksiane e Karabecit, i huazuar nga Tirana per ndeshjet e liges se Europes, qe shfaq dukshem edhe mungese te pergatitjes fizike. Trajneri Cungu vendos te beje dy zevendesime te shpejta ne minuten e 76-te dhe 78-te, duke rifreskuar plotesisht sulmin. Ai ben nje nderrim “koke per koke”, duke hedhur ne loje Malindin per Popovic, ndersa sakrifikon Hoxhen per nje lojtar me difensiv, sikurse eshte Manuka. Serbi i ka bere te gjitha ne kete ndeshje, ka shpenzuar shume energji, ndaj eshte nevoja te besohet te nje force e fresket ne minutat e mbetura.

Kukesi tenton golin e katert, per te qene disi me i qete ne kthim, ndersa Sarajevo i luan te gjitha kartat per te barazuar. Per pasoje, 15 minutat e fundit jane te ndezura dhe plot ankth, sepse topi endet sa ne njeren zone, aq ne tjetren. Kuksianet kane dy-tri raste te favorshme per ta thelluar avantazhin ne limitin e kesaj ndeshjeje, por Progni ben me te veshtiren ne pozicion ballor me porten boshnjake, ndersa Karabeci nuk gjendet ne kohe per ta shtyre topin ne rrjete pas pasimit diagonal te Manukes.

Mbyllet ndeshja dhe Kukesi dhe gjithe Shqiperia bashke me ta enderron per te pare per here te dyte ne historine e vet, nje skuader shqiptare ne raundin e trete te Europa League.

 

 

kukës

Kukës

sarajevo

Sarajevo

1 Halili (GK) 19 Bandović (GK)
5 Brahja 4 Radulović

Substitution81
7 Progni 8 Haurdić
9 Popović

Goal32
Goal45+1
Substitution76
9 Melunović

Yellow Card90+3
14 Allmuça (C)

Goal58
13 Todorović

Goal33
Substitution72
17 Malacarne 14 Tatomirović
19 Alikaj

Substitution90+2
17 Džakmić (C)
20 Hoxha

Goal24
Substitution79
25 Cimirot
21 Karabeci 28 Tadejević

Yellow Card88
22 Peqini

Yellow Card50
29 Dupovac
24 Malota 99 Suljić

Yellow Card90

Rezervat

12 Koçi (GK) 30 Abdihodžić (GK)
4 Lila 16 Šunjevarić

Substitution72
8 Manuka

Substitution79
22 Osmanagić
10 Malindi

Substitution76
23 Karić

Substitution81
11 Mziu

Substitution90+2
33 Čulov
16 Jonuzi 88 Radovac
18  

Filed Under: Sport

Vllaznia-Flamurtari! Tradicionalia e vjeter hap sezonin e ri. Derbi i muguar Partizani-Tirana, luhet ne javen e shtate. Kalendari i plote i sezonit 2013-2014

July 17, 2013 by Administrator

Nga Albano Kolonjari

Sot ne ambientet e Federates Shqiptare te Futbollit, u hodh shorti i sezonit te ri futbollistik ne Shqiperi. Ne pranine e perfaqesuesve te klubeve mediave elektronike dhe te shkruar, ne oren 11.00, nen drejtimin e Sekretarit te Pegjithshem Ilir Shulku dhe Zv Sekretarit te Pergjithshem Besnik Çela, dymbedhjete skuadrat e Kategorise Superiore kane njohur kundershtaret e tyre ne javet e kampionatit te ardhshem. Ky aktivitet qe konsiderohet me i rendesishmi i futbollit ne vend, do te nise me date 24 gusht. Sezoni i ri do te luhet me tre faza. Dy fazat e para do te luhem me sistemin vajtje-ardhje, ndersa faza e trete vetem me nje takim.

Ajo qe te bie ne sy gjate takimeve te javes se pare, eshte perplasja e dy prej skuadrave me ne ze ne Shqiperi, Vllaznise dhe Flamurtarit. Vlonjatet te cilet kane deklaruar se kete sezon synojne titullin kampion, do te duhet te synojne te tre piket e para perballe shkodraneve te cilet gjendet ne nje situate te veshtire ne klub, sidomos ne organization e tyre. Presidenti i Vllaznise Agron Cela, pasi u zgjodh deputet ka dhene doreheqjen nga drejtimi i klubit shkodran. Vllaznia eshte ne kerkimin e nje presidenti te ri. Drejtori teknik Grima deklaroi se:”Vllaznia do te realize blerjen e tre lojtareve, te cilet do te forcojne ekipin”.

Nje takim shume interesant do te jete ai qe do te zhvillohet ne stadium in:”Roza Haxhiu”, ku Kampionet e Kategorise se Pare, lushnjeret do te presin nenkapionet e kategorise Superiore Kukesin.

Derbi i munguar i Kategorise Superiore Partizani-Tirana do te luhet ne javen e shtate. Legjenda e futbollit shqiptar Partizani eshe perforce shume. Te kuqte kane afruar ne ekip lojtare nga Kosova, te cilet kane luajtur me perpara me Prishtinen. Tifozet e kuq kane filluar ta therrasin ndryshe Partizanin edhe si “Kombetarja” e Kosoves.  Nderkohe qe Tirana, eshte ndeshur me probleme ekonomike dhe shume lojatre kane kerkuar largimin nga bardheblute.

 

 

Kalendari i plotë

Java: 1

Tiranë TIRANA LAÇI 24.08.2013
Lushnje LUSHNJA KUKESI 24.08.2013
Shkoder VLLAZNIA FLAMURTARI 24.08.2013
Korce SKENDERBEU BESA 24.08.2013
Durrës TEUTA BYLIS 24.08.2013
Kruje KASTRIOTI PARTIZANI 24.08.2013

Java: 2

Lac LAÇI PARTIZANI 31.08.2013
Ballsh BYLIS KASTRIOTI 31.08.2013
Kavajë BESA TEUTA 31.08.2013
Vlorë FLAMURTARI SKENDERBEU 31.08.2013
Kukes KUKESI VLLAZNIA 31.08.2013
Tiranë TIRANA LUSHNJA 31.08.2013

Java: 3

Lushnje LUSHNJA LAÇI 14.09.2013
Shkoder VLLAZNIA TIRANA 14.09.2013
Korce SKENDERBEU KUKESI 14.09.2013
Durrës TEUTA FLAMURTARI 14.09.2013
Kruje KASTRIOTI BESA 14.09.2013
Tiranë PARTIZANI BYLIS 14.09.2013

Java: 4

Lac LAÇI BYLIS 18.09.2013
Kavajë BESA PARTIZANI 18.09.2013
Vlorë FLAMURTARI KASTRIOTI 18.09.2013
Kukes KUKESI TEUTA 18.09.2013
Tiranë TIRANA SKENDERBEU 18.09.2013
Lushnje LUSHNJA VLLAZNIA 18.09.2013

Java: 5

Shkoder VLLAZNIA LAÇI 21.09.2013
Korce SKENDERBEU LUSHNJA 21.09.2013
Durrës TEUTA TIRANA 21.09.2013
Kruje KASTRIOTI KUKESI 21.09.2013
Tiranë PARTIZANI FLAMURTARI 21.09.2013
Ballsh BYLIS BESA 21.09.2013

Java: 6

Lac LAÇI BESA 28.09.2013
Vlorë FLAMURTARI BYLIS 28.09.2013
Kukes KUKESI PARTIZANI 28.09.2013
Tiranë TIRANA KASTRIOTI 28.09.2013
Lushnje LUSHNJA TEUTA 28.09.2013
Shkoder VLLAZNIA SKENDERBEU 28.09.2013

Java: 7

Korce SKENDERBEU LAÇI 05.10.2013
Durrës TEUTA VLLAZNIA 05.10.2013
Kruje KASTRIOTI LUSHNJA 05.10.2013
Tiranë PARTIZANI TIRANA 05.10.2013
Ballsh BYLIS KUKESI 05.10.2013
Kavajë BESA FLAMURTARI 05.10.2013

Java: 8

Lac LAÇI FLAMURTARI 19.10.2013
Kukes KUKESI BESA 19.10.2013
Tiranë TIRANA BYLIS 19.10.2013
Lushnje LUSHNJA PARTIZANI 19.10.2013
Shkoder VLLAZNIA KASTRIOTI 19.10.2013
Korce SKENDERBEU TEUTA 19.10.2013

Java: 9

Durrës TEUTA LAÇI 26.10.2013
Kruje KASTRIOTI SKENDERBEU 26.10.2013
Tiranë PARTIZANI VLLAZNIA 26.10.2013
Ballsh BYLIS LUSHNJA 26.10.2013
Kavajë BESA TIRANA 26.10.2013
Vlorë FLAMURTARI KUKESI 26.10.2013

Java: 10

Lac LAÇI KUKESI 02.11.2013
Tiranë TIRANA FLAMURTARI 02.11.2013
Lushnje LUSHNJA BESA 02.11.2013
Shkoder VLLAZNIA BYLIS 02.11.2013
Korce SKENDERBEU PARTIZANI 02.11.2013
Durrës TEUTA KASTRIOTI 02.11.2013

Java: 11

Kruje KASTRIOTI LAÇI 09.11.2013
Tiranë PARTIZANI TEUTA 09.11.2013
Ballsh BYLIS SKENDERBEU 09.11.2013
Kavajë BESA VLLAZNIA 09.11.2013
Vlorë FLAMURTARI LUSHNJA 09.11.2013
Kukes KUKESI TIRANA 09.11.2013

Java: 12

Lac LAÇI TIRANA 23.11.2013
Kukes KUKESI LUSHNJA 23.11.2013
Vlorë FLAMURTARI VLLAZNIA 23.11.2013
Kavajë BESA SKENDERBEU 23.11.2013
Ballsh BYLIS TEUTA 23.11.2013
Tiranë PARTIZANI KASTRIOTI 23.11.2013

Java: 13

Tiranë PARTIZANI LAÇI 30.11.2013
Kruje KASTRIOTI BYLIS 30.11.2013
Durrës TEUTA BESA 30.11.2013
Korce SKENDERBEU FLAMURTARI 30.11.2013
Shkoder VLLAZNIA KUKESI 30.11.2013
Lushnje LUSHNJA TIRANA 30.11.2013

Java: 14

Lac LAÇI LUSHNJA 07.12.2013
Tiranë TIRANA VLLAZNIA 07.12.2013
Kukes KUKESI SKENDERBEU 07.12.2013
Vlorë FLAMURTARI TEUTA 07.12.2013
Kavajë BESA KASTRIOTI 07.12.2013
Ballsh BYLIS PARTIZANI 07.12.2013

Java: 15

Ballsh BYLIS LAÇI 14.12.2013
Tiranë PARTIZANI BESA 14.12.2013
Kruje KASTRIOTI FLAMURTARI 14.12.2013
Durrës TEUTA KUKESI 14.12.2013
Korce SKENDERBEU TIRANA 14.12.2013
Shkoder VLLAZNIA LUSHNJA 14.12.2013

Java: 16

Lac LAÇI VLLAZNIA 21.12.2013
Lushnje LUSHNJA SKENDERBEU 21.12.2013
Tiranë TIRANA TEUTA 21.12.2013
Kukes KUKESI KASTRIOTI 21.12.2013
Vlorë FLAMURTARI PARTIZANI 21.12.2013
Kavajë BESA BYLIS 21.12.2013

Java: 17

Kavajë BESA LAÇI 01.02.2014
Ballsh BYLIS FLAMURTARI 01.02.2014
Tiranë PARTIZANI KUKESI 01.02.2014
Kruje KASTRIOTI TIRANA 01.02.2014
Durrës TEUTA LUSHNJA 01.02.2014
Korce SKENDERBEU VLLAZNIA 01.02.2014

Java: 18

Lac LAÇI SKENDERBEU 08.02.2014
Shkoder VLLAZNIA TEUTA 08.02.2014
Lushnje LUSHNJA KASTRIOTI 08.02.2014
Tiranë TIRANA PARTIZANI 08.02.2014
Kukes KUKESI BYLIS 08.02.2014
Vlorë FLAMURTARI BESA 08.02.2014

Java: 19

Vlorë FLAMURTARI LAÇI 15.02.2014
Kavajë BESA KUKESI 15.02.2014
Ballsh BYLIS TIRANA 15.02.2014
Tiranë PARTIZANI LUSHNJA 15.02.2014
Kruje KASTRIOTI VLLAZNIA 15.02.2014
Durrës TEUTA SKENDERBEU 15.02.2014

Java: 20

Lac LAÇI TEUTA 22.02.2014
Korce SKENDERBEU KASTRIOTI 22.02.2014
Shkoder VLLAZNIA PARTIZANI 22.02.2014
Lushnje LUSHNJA BYLIS 22.02.2014
Tiranë TIRANA BESA 22.02.2014
Kukes KUKESI FLAMURTARI 22.02.2014

Java: 21

Kukes KUKESI LAÇI 01.03.2014
Vlorë FLAMURTARI TIRANA 01.03.2014
Kavajë BESA LUSHNJA 01.03.2014
Ballsh BYLIS VLLAZNIA 01.03.2014
Tiranë PARTIZANI SKENDERBEU 01.03.2014
Kruje KASTRIOTI TEUTA 01.03.2014

Java: 22


Qyteti Ekipi vendas Ekipi udhetues
Lac LAÇI KASTRIOTI 08.03.2014
Durrës TEUTA PARTIZANI 08.03.2014
Korce SKENDERBEU BYLIS 08.03.2014
Shkoder VLLAZNIA BESA 08.03.2014
Lushnje LUSHNJA FLAMURTARI 08.03.2014
Tiranë TIRANA KUKESI 08.03.2014

 

Filed Under: Sport

Shehi i thote Jo Neftcit! Skenderbeu barazon ne ndeshjen e pare 0-0.

July 17, 2013 by Administrator

Skënderbeu doli pa pësuar gol nga një transfertë vërtet e vështirë, ndaj një kundërshtari potent si Neftci Baku, dhe ushqen kësisoji shpresën për t’u kualifikuar në kthim, në Korce pas një jave. Bardhekuqte e Mirel Josës kanë zhvilluar një 90 minutësh heroik, sidomos në pjesën e dytë, kur u është dashur të përveshin mirë mëngët në mbrojtje të portës së Orges Shehit, por jane ndihmuar deri diku edhe nga fati ne disa raste.

Azerët e kanë kërkuar me të gjitha mënyrat golin e avantazhit, kanë krijuar jo pak raste, por kanë gabuar në finalizim. Pengesë e pakalueshme për ta ka qenë vecanërisht Orges Shehi, i cili ka bërë pritje të mrekullueshme. Tensioni ka qenë jo i paktë, cka duket edhe në tetë kartonët e verdhë të akorduar nga kryesori qipriot, megjithatë loja është zhvilluar brenda normave të “fair-play”-it.

Skenderbeu eshte mbojtur per pjesen me te madhe te ndeshjes, por edhe ka tentuar dhe madje rrezikuar qe ne fillim te takimit. Pergatitjet e Joses mesa duket kane qene te suksesshme ne ditet paraardhese pasi vendosja ne mbrojtje dhe disiplina ka qene perfekte.

Skënderbeu e ka nisur i vendosur mjaft mirë në fushë, me repartet që vendosin ekuilibër mes tyre, ku mesfusha ka kreativitet dhe i jep frymëmarrje lojës së kuqebardhëve. Nuk futet aspak me frikë në fushën e lojës skuadra e Mirel Josës, përkundrazi, tenton “të mbrohet duke sulmuar”. E bën këtë nëpërmejt dy krahëve, ku funksionon Gilman Lika dhe Sefa, ndërkohë që Shkëmbi dhe Sabien Lilaj filtorojnë gjithcka nëpër këmbët e tyre në mesfushë. Orelesi është i kudondodhur me ndërhyrjet e tij decizive, sidomos në aspektin shkatërrues të manovrës ofensive të vendësve, ndërsa Pero Pejic betet shqetësim konstant për mbrojtjen e Neftcit. Kroati shtatlartë shpenzon shumë energji, tërhiqet deri mbrapa për ta marrë topin, por bie shpesh në kurthin e pozicionit jashtë loje, që aplikon skuadra vendëse. Portieri Orges Shehi tregohet në lartësinë e duhur në rastet që krijojnë azerët, duke pritur me zotësi disa topa të adresuar në kuadratin e tij, ndërkohë që mbrojtja me Ademir, Gvozdenovic, Radas dhe Arapi bëjnë një punë të madhe në mbajtjen sa më larg të kundërshtarit. Natyrisht, Neftci është më kërkues dhe e rrit lojën e tij me kalimin e minutave, krijon edhe ndonjë rast sporadik, por nuk ka qetësinë e duhur në finalizim. Kombinimet e vendësve deri në zonën korcare janë për t’u admiruar, ata luajnë shtruar dhe me një pasim, aplikojnë murin në zona të vogla dhe arrijnë të dalin plot befasi para portrierit Orges Shehi. Fatmirësisht, ky i fundit tregon gadishmëri të lartë, por edhe sulmuesit azer gabojnë në konkludim, ndaj goli nuk del në dritë. Skënderbeu ia del të zhvillojë 45 minuta lojë të bukura, me qartësi taktike dhe me kooperim mes reparteve. Nëse i mungoi dicka në këtë pjesë të parë, kjo ishte iniciativa individuale e elementëve të spikatur si Gilman Lika, Shkëmbi apo Pejic. Gjithsesi, Josa duket qartë se i ka udhëzuar të tijtë të mos bëjnë gabime, të mos kalojnë në aventurë dhe t’ia bëjnë hyzmetin para së gjithash mospësimit të golit.

Loja rinis pa zëvendësime për të dyja skuadrat. Vijon e njëjta “muzikë” te korcarët, që mbrohen mirë dhe me forca të shumta tashmë, ndërsa Neftci e kërkon me ngulm golin. Azerët arrijnë të fitojnë terren me kalimin e minutave, e kanë më së shumti topin në zotërim, por vijojnë të shfaqin të njëjtën “sëmundje” si në 45 minutat e para. U mungon finalizimi, ndërkohë që aksionet e tyre janë të rrjedhshme deri në zonën e Shehit. Aty mbetet i pakalueshëm portieri durrsak i Skënderbeut, që vijon të bëjë pritje spektakolare dhe shpëtimtare. Kjo i nevrikos jo pak vendësit, që pas minutës së 70-të derdhën totalisht e me forca të shumta në gjysmëfushën korcare. Trajneri i tyre bën edhe zëvendësimin e parë, duke freskuar dicka në repartin e sulmit, ndërsa i udhëzon azerët të sulmojnë nga krahët, me synimin final krosimin në qendër të zonës kuqebardhë. Rastet nuk u mungojnë vendësve, madje shpërdorojnë disa prej tyre në mënyrë të pabesueshme, por fati në këtë ndeshje duket se është me korcarët. Ata vuajnë presingun asfiksues të azerëve, që shfaqin më tepër freski fizike, ndaj detyrohen të godasin topin pa adresë në drejtim të mesit të fushës, ku Pejic tenton të mbajë topin, por bie në darën e tre mbrojtësve kundërshtarë. Duken qartë veprimet e sforcuara në aspektin fizik të korcarëve, sepse kanë shpenzuar shumë në këtë drejtim dhe janë disi deficitarë karshi vendësve. Kjo shoqërohet me ndërhyrje të gabuara, duke e cuar në katër numrin e kartonëve të verdhë për kampionët e Shqipërisë (Ademir, Arapi, Sefa, Abazi). Josa vendos ta bëjë zëvendësimin e parë në minutën e 81-të, teksa aktivizon Abazin në vend të Sefës, ndërsa nuk vonon të hedhë në fushë edhe Nimagën për Gilman Likën.

Misioni per te ruajtur barazimin 0-0 mbyllet me sukses, ndaj një kundërshtari tepër solid dhe të përbërë me elementë cilësorë, por që shfaqi pikën e vet më të dobët, finalizimin. Në këtë dobësi të azerëve ka padiskutim meritën e tij edhe portieri Orges Shehi, që ka zhvilluar një ndeshje “për kornizë”, duke evituar dy-tre gola të sigurtë në kuadratin e të tijve dhe mbajtur Skënderbeun në “pole position” për të kaluar turin. Ndeshja e klthimit, pas një jave në Korcë, do të vendosë gjithcka, por nisur nga faktori fushë dhe mbështetja e madhe e tifozërisë korcare, shpresat janë të mëdha për juglindorët.

NEFTÇI – SKENDERBEU 0-0

NEFTÇI: Stamenković, D.Silva, Mitreski, Bertucci, Shukurov, Sadygov, Abdullayev (Imamverdiyev 69′), Flavinho, Wobay (Nasimov 86′), Ramos, Platje. Trajner: Boyukagha Hajiyev
SKENDERBEU: Shehi, Arapi, Gvozdenovic, Radas, Ademir, Lilaj, Shkembi, Orelesi, J.Sefa, G.Lika (Nimaga 86′), Pejiç.
Trajner: Mirel Josa
Gjyqtarë: L. Trattou, M. Soteriou, A. Kyriakou (Qipro)
Kartonë të verdhë: Sadygov 22′, Mitreski 77′, Shukurov 81′, Flavinho 90+2′ / Ademir 59′, Arapi 65′, Sefa 79′, Abazi 90+2′

Filed Under: Featured

Lacio:”Debuton Strakosha JR”

July 16, 2013 by Administrator

I biri i ish portierit te njohur te kombetares Shqiptare Foto Strakosha, luan 45 minutat e pare si titullar/

Nga Albano Kolonjari/

Tomas Strakosha realizoi debutimine pare si titullar me skuadren e Lacios. Te kalterit kane filluar pergatitjet  per sezonin e ri 2013-2014. Skuadra e drejtuar nga traineri Vladimir Petkovic, luajti nje takim miqesor me skuadren amatore Auronxo Di Kadores. Ne kete takim Petkovic, i besoi 45 minutat e para portierit shqiptar te Lacios Tomas Strakosha. Skuadra e Lacios eshte ne kerkim te portierit te dyte, pasi Bizarri ka kerkuar largimin nga skuadra. Gazeta italiane kane bere te ditura se Lacio ka kontaktuar edhe portierin Ujkani. Duket se tekniku Petkovic nuk deshiron te humbase kohe. Ai ka thirrur prane ekipit te pare portierin e te rinjeve te Lacios Tomas Strakosha. Ne fakt Strakosha, eshte thirrur prane ekipit te pare edhe here te tjera, por nuk eshte aktivizuar ne asnje ndeshje zyrtare apo miqesore. Strakosha JR shihet si nje portier me prespektive tek Lacio por edhe tek Kombetarja e Shqiperise. Pak jave me pare Strakosha u shpall kampion me ekipin e te rinjte e Lacios. Ai gjithashtu ishte portier i trete me ekipin e Lacios, kur keta te fundit fituan Kupen e Italise. Ne pjesen e dyte te ketij takimi u aktivizuae edhe kapiteni i Kombetares Shqiptare Lorik Cana. Tomas Strakosha eshte i biri i ish portierit te mirenjohur te Kombetares Shqiptare Foto Strakosha.

Filed Under: Sport

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 29
  • 30
  • 31
  • 32
  • 33
  • …
  • 41
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT