• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shqiperia thyen rekordin. E 48-ta ne Bote.

April 12, 2013 by Administrator

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka bërë një hov të ndjeshëm prej 16 pozicionesh
njëherësh duke u ngjitur ne vendin e 48-të në renditjen e FIFA-s, pozicioni më i
mirë në historinë e saj. Meritë e kësaj ngjitje është padyshim fushata e
suksesshme në eliminatorët e Botërorit 2014, me fitoren në transfertë kundër
Norvegjisë pak javë më parë, si dhe fitoren pak ditë më vonë në miqësoren kundër
Lituanisë.

Falë fitores me Norvegjinë, Shqipëria ka fituar 16 pozicione
në renditjen botërore, dhe çfarë është më e rëndësishme, ka fituar 7 pozicione
në renditjen e UEFA-s, duke marrë tashmë vendin e 25-të në klasifikimin
kontinental.

Është pikërisht pozicionimi në klasifikimin kontinental që
ndikon në ngjitjen një vazo më lart në hedhjen e shortit për Kampionatin
Evropian të vitit 2016, ndaj renditja sa më e mirë në UEFA ndihmon kuqezinjtë që
të sigurojnë edhe një short më të lehtë në letër.

Ndër ekipet e tjera të
grupit ku bën pjesë përfaqësuesja shqiptare në eliminatoret e Botërorit 2014,
Zvicra mban vendin e 15-të në Botë (-1), Norvegjia vendin e 30-të (-1),
Sllovenia vendin e 55-të (+1), Islanda vendin e 73-të (+19) dhe Qipro vendin e
123-të (+10).

Renditja botërore vazhdon të kryesohet nga Spanja, e
ndjekur nga Gjermania dhe Argjentina. Duhet theksuar se vendin e katërt e mban
Kroacia, ndërsa Franca dhe Brazili kanë pësuar rënie tjetër në këtë klasifikim,
pasi evropianët janë të 18-tët, ndërsa organizatorët e Botërorit 2014 kanë rënë
në vendin e 19-të.

Filed Under: Sport

Futboll! Kategoria e pare. Lushnja prek titullin. Partizani Superioren.

April 12, 2013 by Administrator

Mamurrasi ka pësuar një tjetër humbje në shtëpi, ndërsa është mundur 2-3 nga
Lushnja, që me fitoren e djeshme thuajse ka prekur Superioren. Ndërsa nga ana
tjetër, mamurrsakët, me dështimin e pësuar dje, duket se janë larguar nga
pretendimet. Ka mjaftuar dopieta e Cankës dhe goli i Gjylës që verdhejeshilët të
dilnin nga fusha e lojës me 3 pikë. Nga ana tjetër, golat e Ndrecës dhe Metajt
vetëm sa ngushtuan diferencën.

Loja nis e shpejtë për miqtë, të cilët që
në minutën e 7-të dalin në avantazh, me anë të përhershmit Mikel Canka, i cili
ka diktuar një të çarë të mbrojtjes, duke shënuar. Ndërsa nga të shquarit e
Mamurrasit ndër më aktivët mbetet Metaj, i cili do të rrezikonte disa herë
portën e Spahos, por pa sukses. Jo vetëm për meritë të portierit, por edhe për
shkak të mbrojtjes së hekurt. Pavarësisht rasteve të shumta nga skuadrat
respektive, kjo pjesë nuk do të dhuronte më gola, për t’ia lënë gjithçka
fraksionit të dytë.

Kështu, ky 45- minutësh nis me zëvendësime për
Mamurrasin. Trajneri Sokol Meta, i cili ende nuk është njohur mirë me lojtarët,
ka menduar për mbrojtjen, duke futur në fushë Kolaverin, një lojtarë shtatlartë
ky që premton dhe duket se ka ruajtur mirë krahun e tij. Madje, ai ka rrezikuar
në dy raste portën e lushnjarëve. Ndërsa minutat kalojnë dhe loja zhvendoset sa
në njërin krah në tjetrin, do të jenë sërish verdhejeshilët ata që do të
dyfishojnë rezultatin me anë të Gjylës. Duke mos u pajtuar me rezultatin,
mamurrsakët hidhen në sulm, duke humbur disa raste me Ndrecën. Mirëpo, është po
ky, që në minutën e 82-të ngushton rezultatin pas një gjuajtjeje me kokë. Sulmet
e mamurrsakëve shtohen me anë të Ndrecës, Metajt, por dhe Kolaverit, por pa
sukses. Është Canka ai që ua pret hovin, pasi trefishon rezultatin. Të besuarit
e Metës fillojnë lojën nga mesi i fushës dhe organizohen në sulm dhe në të 89-ën
do të realizojnë dhe golin e dytë me anë të Metajt. Por vetëm kaq, pasi nuk ka
më kohë për lojë. Lushnja merr 3 pikë dhe ecën e qetë në rrugën drejt
Superiores.

MAMURRASI – LUSHNJA 2-3
GOLAT: E.Ndreca 82′, Metaj 89′/
Canka 7′, 88′, Gjyla 72′
MAMURRASI: Gjergji, Malaj, Demaj, Baçi, Lama (Hysa
66′), Sela, Gjeçi (Kolaveri 46′), Metaj, Allmeta, Jushi (E.Ndreca 46′), Gecaj.
Trajner: S.Meta
LUSHNJA: Spaho, Ndoni, Byzhyti (R.Sula 77′), E.Sula (Dabulla
70′), V.Gjyla, Çela, H.Korreshi, Dervishi, E.Korreshi (E.Gjyla 55′), Metushi,
Canka. Trajner: A.Bano
GJYQTARË: O.Sokoli, D.Rexha, B.Mesi
(Tiranë);
VËZHGUES: Vasil Angjo (Pogradec)
DELEGAT: Enton Lita
(Tiranë)

Partizanit i ka mjaftuar një gol për të mar rë tri pikë të arta në sfidën ndaj Gramshit, e cila u luajt në Elbasan. Skuadra e Edmond Hidës ka zhvilluar një lojë mjaft të mirë, ndërsa e ka rrezikuar shpeshherë portën e kryeqytetasve, por një gabim në mbrojtje ka sjellë edhe golin e disfatës, pasi Lala në të 66-ën minutë ka arritur ta mposhtë portierin Koçi. Takimi i djeshëm, përveç sfidues në fushë, ka pasur edhe garë në tribunë, ku tifozët nuk kanë kursyer jo vetëm mbështetjen ndaj ekipeve të tyre, por edhe replikat në distancë.
Gramshi e nis lojën në sulm dhe kërkon golin që në minutat e para, ndërkohë që “demat” me shumë ndryshime në formacion duken të lodhur dhe të tërhequr në gjysmëfushën e tyre. Loja është relativisht e qetë, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për tribunën, ku tifozët e ardhur nga Gramshi dhe Tirana kanë filluar edhe përplasjet në distancë mes tyre. Është dashur ndërhyrja e uniformave blu që situata të mos kalonte në konflikt fizik. Për sa i përket lojës, sinjalin e parë në portën e mbrojtur nga Adroviç e jep Lezi, i cili provon me një goditje nga distanca, por nuk gjen saktë kuadratin. Lala reagon nga një goditje dënimi, por asgjë më shumë. Minutat kalojnë dhe rastet për të dyja skuadrat janë sporadike dhe pa rrezikshmërinë e duhur, pasi topat e gjuajtur nga sulmuesit ose shkojnë në duart e portierit, ose devijohen në goditje nga këndi dhe asnjëri prej tyre nuk shkon në rrjetë.
Fraksioni i dytë i lojës ka të njëjtën panoramë me të parin dhe gramshakët sulmojnë me anë të Lezit dhe Koçit, por rrjetat vazhdojnë të jenë të paprekura. Përballja në këto çaste zhvillohet më shumë në tribunë, ku tifozëritë “thumbojnë” njëra-tjetrën. Gjithashtu ultrasit miq nuk harrojnë të thërrasin në korr edhe emrin e Dorian Bylykbashit, apo edhe të presidentit të Elbasanit, Arben Laze. Duke u rikthyer edhe njëherë te ndeshja, Koçi ka një rast të artë për ta kaluar ekipin e tij në avantazh, pasi merr një pasim nga prapavija dhe i vetëm përballë portierit kundërshtar tenton të gjuajë, por është anësori që akordon pozicion jashtë loje duke ndërprerë edhe aksionin dhe sjellë pakënaqësi te stoli i Gramshit. Pas këtij momenti vjen edhe goli i të kuqve. Oladele nga krahu i majtë kroson saktë në qendër të zonës gramshake dhe aty Lala pozicional, arrin të kontrollojë dhe të gjuajë tokazi, duke mposhtur Koçin. Tek të kuqtë nis festa, ndërsa për Gramshin nuk ka kohë për të humbur. Minutat e mbetura janë mjaft intensive dhe Gramshi tenton të barazojë, por trajneri Lika edhe me zëvendësimet e bëra, e ul ritmin e takimit pasi skuadra e tij tashmë vetëm qarkullon topin dhe tenton të dyfishojë me anë të kundërsulmit. Rasti i fundit i rrezikshëm për Gramshin është ai i minutave shtesë. Çutra, në një pozicion ballor në hyrje të zonës së kuqe, gjuan fort, por Adroviç me vështirësi grushton duke ua mohuar golin vendësve.
GRAMSHI-PARTIZANI 0-1
GOLI: Lala 66′ GRAMSHI: Koçi, Kaloshi, Basriu, Kote, Trashi, Mehmetaj, Lezi (Magani 70′), Çutra, Lena (Latifi 46′), Toçi, Le.Koçi. Trajner: E.Hida PARTIZANI: Adroviç, Duqi, Prençi, Felix, Devolli, Ishka (Thana 55′), Oladele, Tushe (Sulçe 80′), Lala, Malo (Tafaj 69′), Petro. Trajner: H.Lika KARTONË TË VERDHË: Kaloshi 55′, Basriu 74′, Çutra 75′ / Petro 68′, Adroviç 90′+3′ DELEGAT: B.Pregja (Tiranë) VËZHGUES: A.Janku (Tiranë) GJYQTARET: B.Ziri, I.Veseli, Sh.Ziri (Fushë-Krujë)

 

Filed Under: Sport

Corinthians! Skuadra Braziliane, interesohet per sulmuesin e Kombetares Armando Sadiku.

April 12, 2013 by Administrator

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, mund të transferohet në kampionatin Brazilian te Korianthians. Një lajm seensacional që vjen nga mediat italiane, sipas të cilave investitorë të fuqishëm të skuadrës latino-amerikane i kanë drejtuar sytë nga 22-vjecari, i cili aktualisht është pjesë e Luganos në kategorinë e dytë të Zvicrës.

Në fakt, për sulmuesin shqiptar ka interesim nga skuadra të ndryshme të Serisë A, si Siena dhe Fiorentina, që po e monitorojnë prej shumë kohësh në distancë, pasi Sadiku prej dy vjetësh po shkëlqen në futbollin helvet. Futbollistit elbasanas I mjaftoi një kohë e shkurtër për t’u konfirmuar protagonist te Lokarno, ndërsa që nga vera e 2012 është pjesë e Luganos, ku ka arritur të shënojë 14 gola në 19 ndeshje. Armando Sadiku është grumbulluar rregullisht nga Xhani De Biazi vitin e fundit, ndërsa në takimin e parë eliminator për Kupën e Botës Brazil 2014 ndaj Qipros shënoi golin e parë me fanellën kuqezi.

Filed Under: Sport

Historike! Kombetarja e futbollit per femra, kualifikohet per ne Kampionatin Boteror Kanada 2015.

April 10, 2013 by Administrator

Shqiptaret qe banojne ne Kanada, por edhe ata qe jetojne ne USA, do te kene mundesine te ndiekin nga afer Kombetaren e Futbollit te Femrave. Ekipi yne Perfaqesuese do te luaje ne elemininatoret e Kampionatit Boteror qe do zhvillohet ne Kanada.  Kombëtarja Shqiptare e futbollit të femrave ka befasuar në debutimin e saj në fazën paraeliminatore për kualifikimet e Kampionatit botëror që mbahen në korrik në Suedi. Shqipëria është kualifikuar pas fitores së sotme kundër skuadrës së Luksemburguz me rezultat 2:1. Dy ndeshjet e tjera Shqipëria kishte mposhtur Letoninë me rezultat të pastër 2:0, derisa kishte barazuar me Maltën vendase 1:1. Shqiperia ne pjesmarrjen e vet te pare zyrtare ne kuader te Eliminatoreve  Kupa e Botes 2013  per Femra arrin suksesin e madh te kualifikimit.  Vajzat e drejtuara nga trajneri Altin Rraklli kane fituar ndeshjen e trete e te fundit ne grup perballe Luxenburgut me rezultatin 2-1. Keshtu pas barazimit me Malten vendase 1-1, fitores me Letonine 2-0 dhe sot me Luxenburgun 2-1 me gola te shenuar nga Jashari dhe Velaj. Kuqezinjte jane ne krye te grupit  me 7 pike ne tre ndeshje qe do te thote kualifikim i suksesshem per ne etapen tjeter te eliminatoreve teper te rendesishme te kompeticionit me te madh te futbollit per femra Kupa e Botes.

A.K

Filed Under: Sport

Kampionati Boteror! Peshëngritje, Godelli fiton medalje të artë në shtytje.

April 10, 2013 by Administrator

Shtangisti kuqezi arriti të ngjitet në podin më të lartë, duke mbajtur mbi supe 177 kilogram në stilin e shtytjes, një shtangë e ngritur për rikthimin e tij si kampion, për tifozët e pranishëm në pallatin e sportit “Asllan Rusi” por dhe për kombin e tij.

Djaloshi nga Peqini arrin të realizojë shpresën e shqiptarëve për një medalje ari dhe pse nuk arriti ta marrë në dygarësh, ku mori medalje bronxi, ashtu si dhe në shkëputje.

Në fakt kur Daniel Godelli shfaqet në pedanë për stilin e shkëputjes së peshës 169 , ka me vetë dhe qindra tifozë por dhe peshën e madhe të emocioneve, për të mbajtur lart flamurin shqiptar. në provën e parë, nxitohet dhe shtanga I shpëton nga duart, por e dyta është e saktë, dhe tashmë Danieli është në zonën e medaljeve. Azeri Hasanov ngre 150 në të tretën dhe Godelli për të varur të paktën medaljen e argjendtë në qafë nevojitet të provojë më shumë. shtangisti nga peqini, tenton me 153 por nuk arrin dot ta mbajë lartë shtangën duke u pozicionuar i treti për medaljen e bronztë.

Dielli.

Filed Under: Sport

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 35
  • 36
  • 37
  • 38
  • 39
  • …
  • 41
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT