• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Europa League! Demi:”Të gjitha skuadrat pothuajse janë të barabarta”

June 20, 2017 by Administrator

gaz demi me shall

Si e parashikoni ecurine e Partizanit ne Europa League?

Demi: Të gjitha skuadrat pothuajse janë të barabarta, sigurisht që vështirësitë gjithmonë ekzistojnë , por kam besim tek ekipi im, ke lojtarët ,stafi që do bëjmë një paraqitje shumë të mirë. Siç e dini të gjithë Partizani po ringrihet dita ditës , për mua më e rëndësishme është investimi që ne po bëjmë, dhe gjithmonë në funksion për të ecur sa më shumë në Evropë. Ekipet nuk kanë shumë diferenca ,por sigurisht duhet edhe pak fat. Sezonin e kaluar ne arritëm deri në fazën Play- Off të Europa League dhe me pak fat mund të kishim siguruar një biletë në fazën e grupeve të këtij kompeticioni. Besoj që këtë vit të ecim edhe më shumë në Europa League.

Besoni se eksperienca e fituar vitin e kaluar në Evropë do të jetë një armë më shumë për këtë sezon?
Demi: Sigurisht që mungesa e Ekuban mund të ndikoj pasi ishte lojtari ynë më i mirë dhe ishte në formën e huazimit. Për të nuk u arrit marrëveshja për të qenë i yni edhe për këtë periudhë, ndonëse kemi ende shpresa të vogla për ta rikthyer pasi vijojnë bisedimet. Kemi afruar në skuadër dy lojtarë të huaj , po ashtu është afruar edhe Progni një lojtar me eksperiencë. Mendoj se nuk kemi bërë ndryshime të mëdha, po të mbani mend edhe vitin e kaluar ne pothuajse me këtë grup lojtarësh arritëm suksese, ndërsa Ekuban qëndronte në stol.

A do të përforcohet ekipi me të tjerë lojtarë cilësor dhe si e konsideroni ardhjen e Moxhit në klub?
Luçiano Moxhi është një nivel i lartë. Jo pa qëllim ne kemi realizuar një marrëveshje 3 vjeçare bashkëpunimi, për të vënë në jetë ato gjëra që Moxhi di ti realizoj më së miri, për vetë faktin se Moxhi vjen nga një pjacë e lartë futbollit për të dhënë kontributin e tij në një vend të vogël si Shqipëria. Ai ka filluar me organizimin e Klubit nga A-ja , gjithashtu me pretendimin për të sjellë edhe lojtarë. Nuk është aspak e lehtë të sjellësh lojtarë të niveleve të larta në një kampionat si Shqipëria, por unë kam shumë besim te Moxhi që hap pas hapi ai do të realizoj gjëra mjaft pozitive për Partizanin. Konceptin e punës ai e ka njësoj si mua e shikon si një biznes këtë punë. Ne nuk dëshirojmë lojtarë që thjesht ti marrim te Partizani për të luajtur ne Evropë e pastaj në kampionat të kërkojmë të tjerë , por Partizani të disponoj një pjesë të kartonit të tyre.

Po persa  i përket dëshirës së shprehur nga Mladen Milinkoviç se do ti pëlqente të drejtonte Partizanin 

Demi: Nuk ka asgjë konkrete, dua të them se gjithë stafi ynë e ka pëlqyer Milinkoviç si trainer për aq sa kemi mundur të shohim. Asnjëherë nuk mund të thuhet “Jo” për njerëz të cilët punojnë mirë, megjithatë nuk kemi kryer asnjë bisedim konkret . Unë do zhvilloj një takim me përfaqësuesin e Milinkoviç . Nuk do të bisedojmë thjesht për këtë çështje , por edhe për mundësinë e bashkëpunimit me agjencinë e cila ndodhet në Austri dhe më duket serioze, por e përsëris nuk kemi diçka konkrete thjesht një prezantim xhentelmenësh

Filed Under: Sport Tagged With: Alban Kolonjari, Demi, Europa Lig

Liga e Kampioneve! Sherif Tiraspolit (Moldavi)- Kukesi (Shqiperi).

June 19, 2017 by Administrator

kukesi kampion

Kukesi! Safet Gjici:”Synimet e Kukesit jane grupet e Liges se Kampioneve”

Sherif Tiraspolit! Roberto Bordini:”Futbolli shqiptar ne rritje”

Nga Albano Kolonjari

 

Skuadra kampione e Shqiperise FK Kukesi do te luaje perballe kampiones se Moldavise Sherif Tiraspolit. Takimi do te jete i vlevshem per turin e dyte te Liges se Kampioneve. Presidenti i Kukesit  Safet Gjici shprehet se:” Ky short mund te konsiderohet i lehte dhe favorizon kampionet e Shqipërise. Por na duhet nderhyrje e menjehereshme ne merkato ne gjitha repartet sepse synimet e Kukesit jane grupet e Liges se Kampioneve”. Kukesi sfiden e pare do ta zhvilloje ne Moldavi me 11 ose 12 Korrik, ndersa takimi i kthimit do te luhet nje jave  me vone ne Shqiperi. Stadiumi ne te cilen do te luhet ndeshja e kthimit nuk eshte percaktuar ende. Skuadra e Kukesit eshte ne nje merkato intensive. Mbrojtesi Rustem Hoxha, dhe mesfushori Hair Zeqiri jane tashme pjese e verilindoreve. Por merkato e Kukesit eshte perqendruar edhe tek futbollistet e huaj. Izraeliti Siraj Naser dhe spanjolli Albert Serran Polo jane shume prane kontrates.  Tekniku  Sherif Tiraspolit italiani Roberto Bordini shprehet se:”Une kam shume miq shqiptare. Ata me kane treguar se futbolli ne Shqiperi eshte ne rritje. Sukadra jane paraqitur shume mire ne arenen nderkombetare. Kukesi kishte veshtiresi ndaj Partizanit ashtu sic kishim ne ndaj Dacias. Gjithcka do ta tregoje perballja direkte. Ne do te luajme futbollin tone. Cdo kundershtar qe te kishim do te ishte nje kundershtar shume i veshtire sepse ata jane nje skuadre kampione ne vendin e tyre. Kukesi eshte nje ekip shume i mire dhe do te jete e veshtire por ne do te bejme maksimumin per te vazhduar me tej”.

Filed Under: Sport

Europa League! FK Partizani (Tirana) – Botev Plovdiv. (Bullgari)

June 19, 2017 by Administrator

genc tomorri 3Nga Albano Kolonjari/

Partizani: Tomorri:”Besoj tek forca e grupit”.

Botev Plovdiv. Kirov:”Partizanit i njoh historine”.

 

“Besoj tek eksperienca dhe forca e grupit”, shprehet  drejtori i FK Partizanit Genc Tomorri. Legjenda e kuqe do te luaje ne Europa League perballe skuadres bullgare Botev Plovdiv. Ndeshja e pare do te luhet ne Elbasan Arena me daten 29 qershor, kurse ajo e kthimit me 6 korrik ne Plovdiv te Bullgarise. Nga ekipi i Partizanit jane larguar Ramadani dhe Cetkovic. Golashenuesi me i mire i skuadres Caleb Ekuban dhe mesfushori argjentinsa Agustin Torassa jane ne bisedime me klubi te tjere dhe ende nuk kane kthyer pergjigje nese do te luajne me Partizanin ne Europa Leagua. Nga ana tjeter te kuqte kane marre ne ekip per sezonin e ardheshem Prognin dhe Kotobelli qe sezonin e kaluar luajten me Teuten e Durresit.

Tomori: Sigurisht që të gjithë në short presin një kundërshtar të lehtë. Duke parë edhe koefiçentin që ka besoj se bullgarët mund të konsiderohen një ekip i pranueshëm. Sigurisht nuk duhet të harrojmë që kampionati bullgar është një kampionat i forte, ndaj nuk duhet ta nënvlerësojmë, por as ta mbivlerësojmë, pasi sezonin e kaluar ne jemi përballur me ekipe edhe më të forta.  Për momentin nuk kemi informacion të mjaftueshëm për ekipin e Plovdiv , por përgjatë kësaj periudhe do të marrim të gjithë informacionin e duhur. Në ndeshjen e parë në Tiranë do të mundohemi të mos pësojmë gol dhe të shënojmë , por gjithsesi ndeshja e kthimit në Bullgari do të jetë përcaktuese.

 Sa mendoni se do ti shërbej Partizanit paraqitjet pozitive që dhuroj sezonin e kaluar në Kupat e Evropës?
 Tomori: Padyshim në sezonin e kaluar u përballëm me skuadra mjaft të forta, por e përsëris ne nuk duhet të nënvlerësojmë asgjë. Sigurisht që pjesa më e madhe e ekipit është ruajtur ndaj edhe lojtarët tashmë kanë fituar përvojën e duhur për tu përballur në ndeshjet ndërkombëtare . Ajo eksperiencë e fituar në sezonin e kaluar sigurisht do të na shërbej edhe në këtë sezon. Objektivi ynë primar është kualifikimi në turin e parë eleminator , më pas, sigurisht do tentojmë të synojmë kualifikimin edhe në turin pasardhës.
Trajneri i skuadrës së Botev Plovdiv, Nikolai Kirov u shpreh se:”Partizani është një skuadër të cilën nuk e njohim. Njohim vetëm një pjesë të historisë së këtij klubi, por na duhet ende të mbledhim informacione tekniko-sportive rreth tyre. Nuk kemi shumë kohë deri në ndeshjen e parë por do të bëjmë më të mirën e mundshme për të njohur në detaje lojën e tyre dhe për t’u përgatitur për ndeshjen”.

Filed Under: Sport Tagged With: - Botev Plovdiv, Alban Kolonjari, Europa League, FK Partizani (Tirana)

Volejboll Meshkuj! Kombetarja ” Endra e nje nate vere”.

June 18, 2017 by Administrator

volejbolli man

Europa Lige. Kombetarja e volejbollit per meshkuj, realizon suprizen e madhe./

Nga Albano Kolonjari.

Dy fitoret ne turneun e pare qe u zhvillua ne Maqedoni, i japin Kombetares Shqiptare ne volejboll per meshkuj te drejten e endres per tu kualifikuar me tej. Nje “arme” plus ne duart e volejbollisteve tane eshte fakti qe ndeshjet e kthimit do te zhvillohen ne Tirane ne “Parkun Olimpik” nga data 23 deri me 25 qershor. Ne grupin tone marrin pjese kater skuadra, Shqiperia, Maqedonia, Suedia dhe Azerbajxhani. Pasi fituan takimin e pare perblla Suedise 3-2, kuqezinjte humben takimin me Maqedonine me rezultatin e paster 3-0. Ne diten e trete Kombetarja jone luajti perballe Azerbajxhanit. Djemt e rrjetes u treguan me te sakte ne kete takim duke fituar 3-1. Dy setet e para fitohen nga kuqezinjte me rezultatin 25-22. Seti i trete flet per skuadren e Arzebajxhanit qe tregon rritje ne lojen e saj 17-25. Ne setin e katert Kombetarja jone fiton bindeshem 25-10. Dy fitoret e arritura ne turnin e pare te Europa Lige jane nje sukses i jashtezakonshem per volejbollin shqiptar, kur dihet gjate dekadave te fundit Kombetarja jone ka qene nje skuader e vogel dhe pa ndonje histori. Skuadra qe drejtohet nga tekniku i volejbollit Jani Melka eshte e bazuar tek djemt te rinj dhe shtatelartesi mbi mesataren. Kjo Kombetare me pak kujdes dhe shume besim ne vetevete i ka te gjitha mundesite qe te kualifikohet per me tej .

 

Filed Under: Sport Tagged With: Alban Kolonjari, endrra e nej Nate Vere, Kombetarja e Volejbollit

I “madhi” Ze Maria , per Tiranen e “vogel”.

June 16, 2017 by Administrator

ze maria 1

Braziliani i famshem qe ka luajtur me Interin, Parmen dhe Perugjian do te drejtoje bardheblute./

Nga Albano Kolonjari/

José Marcelo Ferreira ose sic njihet ndryshe Ze Maria do te jete trajneri  i ri i KF Tiranes. Ish futbollisti i njohur brazilian i cili ka luajtur me Flamengon, Vasco Gama (Brazil) , Parma, Perugjia, Interin ne Itali, ndodhet ne Tirane dhe pritet qe diten e shtune te hedhe firmen perfundimtare. Nga ana tjeter Wikipedia personale e futbollistit te njohur e ka bere fakt te kryer. (José Marcelo Ferreira (born 25 July 1973), commonly known as Zé Maria, is a retired Brazilian footballer and current manager of Albanian First Division side Tirana.). Ze Maria eshte trajneri i ri i bardhebluve pas doreheqjes se Mirel Joses. Ne vitin 2010 Ze Maria fillon karrieren e trajnimit me disa skuadra modeste si Group Castello, Catanzaro, Ceahlaul, Gor Mahia, por pa arritur ndonje sukses te vecante. Pak pas mberritjes ne Tirane Ze Maria u shperh se:”Kam një mik që jeton këtu në Shqipëri që më ka folur për klubin dhe vendosa të pranoj këtë sfidë sepse është klubi më historinë më të madhe këtu, prandaj mendoj se është një sfidë e madhe. Jam një njeri që kam provuar përherë sfida të tilla. Objektivi është ringjitja e Tiranës në Superligë sepse një klub me këtë histori nuk mund të qëndrojë në Kategorinë e Parë. Këtë vit nuk ka ndjekur ndeshje të Tiranës por kam informacione për disa lojtarë dhe do t’i njoh gjatë ditëve të ardhshme”. Takimi i pare zyrtar qe Ze Maria do te drejtoje Tiranen jane dy takimet e vleveshme per Europa Lige, pasi bardheblute fituan Kupen e Shqiperise. “Talenti” brazilian gjen nje Tirane te shkateruar psikologjikisht dhe me shume lojtare te larguar. Rreth ketij fakti Ze Maria shprehet se:”Edhe Juventusi ka kaluar momente te veshtira”. Me 416 ndeshje mbi supe si futbollist dhe 35 gola ne karriere Ze Maria do te marre drejtimin e “Zonjes” se Shqiperise qe ka mbi supe 49 trofe, 24 nga te cilat jane titulli Kampion ne Shqiperi.

Filed Under: Sport Tagged With: drejton Tiranen, Ze Maria

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • …
  • 41
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT