• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë-“Drejtësia dhe Biznesi”, tryezë e promovimit të reformave

October 19, 2018 by dgreca

– Ky diskutim u organizua me qëllim të promovimit të reformave që kanë filluar në kuadër të procesit të Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit në fushën e Drejtësisë Komerciale/

1 biznesi.jpg

PRISHTINË, 19 Tetor 2018-Gazeta DIELLI/ Ministria e Drejtësisë dhe Oda Ekonomike e Kosovës, sot organizuan tryezë diskutimi në kuadër të kampanjës “Drejtësia dhe Biznesi”, të ndërmarrë nga ministri Abelard Tahiri. Kjo tryezë përfshiu përfaqësues nga bizneset e sektorëve të ndryshëm, të Fakultetit Juridik, odave e asociacioneve të biznesit, Odës së Avokatëve, të Departamentit Ekonomik pranë Gjykatës së Apelit dhe ekspertë të kësaj fushe.  Ky diskutim u organizua me qëllim të promovimit të reformave që kanë filluar në kuadër të procesit të Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit në fushën e Drejtësisë Komerciale.

Gjatë këtij diskutimi, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri potencoi ecurinë e deritanishme të procesit të Rishikimit Funksional në sektorin e Drejtësisë Komerciale dhe tha se rezultatet e analizave të deritanishme gjithëpërfshirëse tregojnë se Kosova përballet me mungesë të efikasitetit të sistemit gjyqësor, me fokus në këtë fushë. Ai theksoi se është i vendosur që këtë gjendje ta ndryshojë duke mbështetur idenë e themelimit të një gjykate të veçantë për trajtimin e çështjeve me karakter komercial.

Kapacitetet e tanishme të Gjykatës Themelore të Prishtinës dhe Gjykatës së Apelit nuk janë të mjaftueshme, ishte konstatimi i cili fuqishëm u mbështet edhe nga përfaqësuesit e gjyqësorit dhe bizneseve, por edhe akterëve tjerë prezentë. Ministri Tahiri tha se është shumë i interesuar që çfarëdo reforme e cila vendoset të behët të jetë rezultat i një diskutimi të gjerë në mënyrë që implementimi i saj të jetë i lehtë, si rezultat i nevojës reale dhe gjithëpërfshirëse.

Rendësi e veçantë iu dha përbërjes dhe ndërtimit të një gjykate e cila do t’i ketë të gjitha kapacitetet e nevojshme për tu përballur me kontestet eventuale të bizneseve në një ambient bashkëkohor të ekonomisë së tregut të lirë. Andaj edhe u theksua se duhet të fillohet sa më parë të ngriten kapacitetet e nevojshme të cilat i nevojiten një gjykate të tillë.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi foli për rëndësinë e madhe që ka një sistem efikas dhe transparent i drejtësisë për zhvillimin ekonomik të vendit. Ai potencoi se Oda Ekonomike është duke kaluar reforma strukturore, ku planifikohet edhe themelimi i një mekanizmi për mbrojtjen e interesave të bizneseve pranë kësaj Ode, me fokus në përforcimin e Tribunalit të Përhershëm të Arbitrazhit dhe ofrimin e ndërmjetësimit përmes Tribunalit.Për më shumë, Rukiqi mbështeti fuqishëm idenë e themelimit të një Gjykate për çështje komerciale dhe tha se Oda Ekonomike është në dispozicion të plotë në promovimin dhe avancimin e kësaj reforme. Sipas Rukiqit, element kryesor dhe qëllim final i këtij procesi të rishikimit do të duhej të jetë kthimi i besueshmërisë në sundimin e ligjit, proces për të cilin Oda Ekonomike e Kosovës do të angazhohet maksimalisht.U diskutua edhe lidhur me profesionet e lira si dhe metodat alternative për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ekonomike, siç janë Ndërmjetësimi dhe Arbitrazhi, të cilat do të vazhdohet të diskutohen më detajisht në organizimin e radhës në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës./b.j/

 

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Behlul Jashari, Drejtesia dhe biznesi, Kove, tryeze per reformat

LAJM MORTOR- ZYRAFETE OSMANI NDERROI JETE NE NEW YORK

October 19, 2018 by dgreca

1 Osmani Zyrafete

Familja Osmani njofton Komunitetin Shqiptar në SHBA se me 19 Tetor 2018, të Premten, ndërroi jetë në New York zonja Zyrafete Osmani.

1 Zyrafete Osmani

Vdekja e zonjës Zyrafete la në pikëllim të thellë: Bashkëshortin- Osmanin, vajzat; Burbuqe, Luljeta Valbona dhe Valerijen si dhe nipa e mbesa.Funerali i së ndjerës është të Shtunën 20 Tetor 2018 dhe të Dielën prej Orës 5.00 P.M- 9.00 P.M në Shtëpinë Mortore:

Pleasant Manor Funeral Home.

Adresa:

575 Columbus Avenue

Thornwood, New York 10594

Telefoni i Funeralit: 914-747-1821

Varrimi i së ndjerës bëhet me 22 tetor 2018, të hënën. Ceremonai e varrimit fillon në Orën 9 e 30 të Mëngjesit në adresën e sipërshënuar të Shtëpisë Mortore.

Të piklluar: FAMIJLA OSMANI

Filed Under: Opinion Tagged With: "Shpirtrat e Humbur" në Nju Jork, nderroi jete, ne Nju Jork, Zyrafete Osmani

Patricia Nugee – Dekorohet koleksionistja e veprave për Skënderbeun

October 18, 2018 by dgreca

-Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dekoroi Patricia Nugee – koleksioniste e veprave të rralla për Gjergj Kastriotin – Skënderbeun/

17.10.2018_PresidentiThaci_Dekorim.2

-Gazeta DIELLI/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dje, e Merkure 17 tetor 2018, e ka dekoruar koleksionisten Patricia Nugee me Medaljen Presidenciale të Meritave, e cila është një prej koleksionisteve më të veçanta të veprave për Gjergj Kastriotin – Skënderbeun.

Presidenti Thaçi ka thënë se koleksionistja Patricia Nugee, që rreth 40 vjet grumbullon libra të rrallë për heroin kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu dhe ka dhënë kontribut të vazhdueshëm për përhapjen e historisë dhe kulturës albanologjike.

“E vlerësojmë shumë angazhimin tuaj. Keni bërë dhe po bëni një punë të mrekullueshme”, u shpreh presidenti Thaçi.

Ndërsa, koleksionistja Patricia Nugee e falënderoi presidentin Thaçi për vlerësimin e lart të shtetit të Kosovës.Për nder të Vitit Mbarëkombëtar të Heroit Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, koleksionistja Patricia Nugee ka sjellë në Prishtinë ekspozitën me libra të rrallë dhe të vjetër për Gjergj Kastriotin – Skënderbeun, në gjuhë të ndryshme të botës, nga autorë të shumtë, në botime e zhanre të ndryshme.

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, këto ditë po ekspozohen 37 libra të botuar në shekujt XVI, XVII dhe XVIII, në Romë, Augsberg, Strasburg, Veneci, Frankfurt, Londër, Lisbonë e Madrid, si dhe në Danimarkë e Suedi./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: - Dekorohet koleksionistja e veprave për Skënderbeun, Patricia Nugee

SHQIPËRI-KOSOVË, SË SHPEJTI PA DOGANA

October 18, 2018 by dgreca

-Zëvendëskryeministri Hoxhaj takon krerët shtetërorë në Tiranë, së shpejti pa dogana mes dy vendeve/

1 Meta Hoxhaj1 Hoxhaj kryem1 Min Jashtem1 Promovimi Hoxhaj

 -Promovim i librit “Kalvari diplomatik i shtetit të Kosovës”, i diplomatit shqiptar Shaban Murati/

TIRANË, 18 Tetor 2018-Gazeta DIELLI/

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka qëndruar për një vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë, me ç’rast ka takuar presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, kryeministrin Edi Rama dhe ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati.
Në këto takime është folur për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, bashkëpunimin në disa tema kyçe me interes për Kosovën, Shqipërinë dhe rajonin.
Zëvendëskryeministri Hoxhaj ka falënderuar Shqipërinë për mbështetje në forcimin e shtetësisë së Kosovës dhe subjektivitetit ndërkombëtar.
“Sot pata takime të mira me krerët shtetëror në Shqipëri ku folëm për bashkëpunimin e mirë të dy vendeve. Kosova çdo herë e ka pasur derën e hapur në Shqipëri dhe ne jemi falënderues për mbështetjen e Shqipërisë në forcimin e shtetësisë së Kosovës. Në këto takime folëm konkretisht edhe për temat më specifike që duhet të adresohen në javët e ardhshme, por edhe tema tjera të koordinimit të shteteve tona në rajon dhe botë. Një nga temat ku u dakorduam se ka vullnet të ecet përpara mes dy qeverive tona është heqja e doganave në një të ardhme jo të largët”, tha zëvendëskryeministri Hoxhaj.
Po ashtu zëvendëskryeministri Hoxhaj ka marrë pjesë edhe në promovimin e librit të diplomatit shqiptar, Shaban Murati, me titull “Kalvari diplomatik i shtetit të Kosovës”./b.j/

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Behlul Jashari, Pa dogana, Shqiperi Kosove, zv.Kryeministri Hoxhaj

Kosovë-Java me bizneset e diasporës shqiptare

October 18, 2018 by dgreca

-Kryeministri Haradinaj: Qeveria partner i bizneseve nga diaspora/

1 Diaspora1 ok diapsora

Prishtinë, 17 Tetor 2018-Gazeta DIELLI/“Bizneset nga diaspora  nuk do të jenë partner të padobishëm dhe në asnjë moment nuk duhet të ndihen vetëm. Jemi në rrugë të mirë për ta kthyer besimin e ndërsjellë”. Kështu tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në hapjen e “Java me bizneset e diasporës shqiptare”, e cila u organizua nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, në bashkëpunim me Odën Ekonomike Gjermane-Kosovare.
Në hapjen e javës së bizneseve,  kryeministri Haradinaj duke iu uruar mirëseardhje të gjithë të pranishmëve tha se kjo është një ngjarje me rëndësi, dhe për këtë duhet  falënderuar të gjithë ata që kanë punuar për këtë ditë,  dhe rëndësinë e kësaj ngjarje e dëshmon edhe kujdesi ynë me prezencën këtu.Kryeministri Haradinaj tha se që nga fillimi i punës së tij, nuk ka dashur që të kthehet pas për asnjë minutë, por vetëm të ecet para, duke e bërë diferencën në vend.
“Jemi në rrugë të mirë për ta kthyer besimin e ndërsjellë”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se një sipërmarrës sot mund të krijojë përvojë korrekte në komunikim me institucionet e vendit, në të njëjtën kohë u ka bërë thirrje bizneseve të diasporës që gjatë javës sa janë këtu ta shfrytëzojnë që së bashku të punojnë si partner të dobishëm.
Duke falënderuar të gjithë përfaqësuesit e bizneseve nga vende të ndryshme, kryeministri Haradinaj porositi ata që të shfrytëzojnë kohën, në mënyrë që të plasohen idetë e tyre ose për të gjetur ide se si mund të bashkëpunohet.Kryeministri Haradinaj tha se një ndër projektet me rëndësi të veçantë është edhe Parku Inovativ Trajnues në Prizren, park ky, i cili do të sjellë ekspertizë, kualitet pune dhe aftësim profesional, duke shtuar se edhe diaspora është me rëndësi të bëhet pjesë e tij.
Kryeministri, gjithashtu rikujtoi faktin që bizneset janë të liruara nga tatimi për lëndën e parë; janë të liruara poashtu në importin e pajisjeve teknologjike;  të gjitha eksportet trajtohen me TVSH zero; tatimi në fitim është 10 për qind në Kosovë; tatimi në dividendë është zero për qind dhe tatimi në të ardhura personale është më së shumti 10 për qind.
Kryeministri tha se janë në proces e sipër të hapjes të tregut me të gjithë dhe se do të bëjnë hapa konkret me Shqipërinë, do t’i heqim të gjitha procedurat  dhe burokracitë e lodhshme të kufirit Kosovë-Shqipëri, duke i siguruar që do ta reduktojnë kohën e pritjes.Zëvendëskryeministri dhe ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, tha se është nder dhe kënaqësi që diaspora është në vendin e vet, këtu në Prishtinë dhe që kryesisht vijnë nga Gjermania, Kanada, por edhe vende të tjera. Ministri Gashi tha se do të kenë mundësi që në ditët në vijim të diskutojnë për thellimin, përmirësimin dhe bashkëpunimin mes institucioneve të vendit dhe bizneseve të diasporës, në të mirë të bizneseve të tyre dhe ekonomisë në Kosovë.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, tha se Parku Inovativ dhe trajnues në Prizren do të udhëhiqet nga një menaxher gjerman dhe se është një  mundësi e mirë për ofrimin e trajnimeve profesionale për punëtorët dhe bizneset, në të njëjtën kohë ka potencuar edhe investimin nga Qeveria gjermane në këtë Park.
 Nora Hasani, Drejtoreshë menaxhuese në Odën Ekonomike Gjermane-Kosovare, tha se e mbështet fuqishëm bashkëpunimin ekonomik mes dyja vendeve dhe kjo jave është tejet e rëndësishme që të avancojmë në këto raporte.Në hapjen e javës së bizneseve nga diaspora të pranishëm ishin edhe zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, dhe ministri i Shtetit për Diasporë nga Shqipëria, Pandeli Majko./b.j/

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Behlul Jashari, diaspore, Java me bizneset, Kosove

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1224
  • 1225
  • 1226
  • 1227
  • 1228
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT