• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

TETOVA 2017

September 25, 2017 by dgreca

“Faji për gjendjen e rëndë në qytetin e Tetovës bie vetëm mbi një grusht njerëzish me një gjysmë diplome në xhep, që u qëndrojnë të tjerëve me kobure prapa veshit dhe që koburja do t’ua hajë kokën njëri pas tjetrit një ditë.”/

1 Tetove

Nga Arben LLALLA/Tetova është qyteti universitar, qyteti i kulturës shqiptare të Maqedonisë, qyteti ku ndodhen qendrat e partive politike shqiptare. Pra Tetova me plot gojë mund të quhet kryeqendra e shqiptarëve të Maqedonisë. Ne e duam Tetovën reale, me të këqijat dhe të mirat, e duam si një vend të vërtetë dhe jo të pavërtetë. Por Tetova si duket sot në sytë tanë?

Njëra nga rrugët kryesore hyrëse për në qendrën e qytetit të Tetovës quhet Ilinden. Është një rrugë e rindërtuar rreth disa vite më parë. Në sy të parë të duket se kjo rrugë është e përfunduar me standardet e kohës, por në të vërtetë kësaj rruge i mungojnë shenjat treguese siç janë vijat ndarëse në mes të rrugës, vijat e lejimit për ndalimin e automjeteve, etj. Kohëve të fundit vihet re prishja e asfaltit të ri, ku në disa pjesë të rrugës janë formuar gropa të rrezikshme Për katër vite sa e drejtoj Komunën e Tetovës Teuta Arifi asnjëherë nuk u lyen rrugët e qytetit për të treguar ku duhet të kalojnë këmbësorët. Arifi u kujdes vetëm për rrugën e apartamentit të saj si për njërën nga rrugët kryesore të qytetit. Di njeri ndonjë rrugë me vija të bardha përveç dy rrugëve në fjalë?

Duke hyrë nga rruga e Gostivarit e deri tek Xhamia e Pashës shikojmë pallate të reja, të ndërtuara vitet e fundit, pallate që janë të ngjitura njëra me tjetrën. Këto pallate duken sikur shtyjnë njëra-tjetrën dhe shpeshherë i ngjajnë murit kinez. Ndërmjet këtyre pallateve të reja ka disa tunele që kalojnë njerëzit për të hyrë në ndërtesat e pasme që u janë zënë edhe vështrimi diellor. Në rast zjarresh a do munden automjetet e mëdha të zjarrfikësve të hyjnë në tunelet e ngushta të pallateve për tu ardhur në ndihmë qytetarëve?

Një fenomen interesant është edhe zaptimi i lulishteve të lira përpara banesave të ndërtuara në kohën e ish-Jugosllavisë dhe ndërtimi dy kate të shtesave mbi këto pallate të vjetra. Nuk e dimë se kush u jep lejet për zaptimin e lulishteve dhe të ndërtimeve të shtesave mbi tarracat e këtyre banesave, por një gjë dihet se kemi të bëjmë me shkelje të rënda të infrastrukturës së qytetit.

Në rrugët kryesore të qytetit kanë mbirë vend e pavend njerzit që lajnë makinat me ujin e pijshëm, ndërsa qytetarët ankohen për mungesën e ujit të pijshëm.

Duke shëtitur kërkojmë një park lojrash, të kalojmë pak çaste gëzimi duke harruar për pak kohë streset e ditës. Kërkojmë një park për të shëtitur të qetë, por park nuk ka. Nuk e dimë a ekziston ndonjë park lojrash për fëmijë në ndonjë qoshe të Tetovës?! (Park lojrash u ndërtua vetëm për lagjen ku 90% banohet nga sllavo-maqedonasit, ndërsa për lagjet ku banojnë shqiptarët ska asnjë park lojrash)

Afër Xhamisë së Pashës, ndodhej një lulishte, pronë publike, por me ardhjen në krye të Komunës së Tetovës znj.Teuta Arifi hapsirat e kësaj lulishteje i zaptuan, dhe u ndërtuan lokale ilegale. Bile Teuta Arifi personalishtë bëri inagurimin e këtyre lokaleve pirate. Para se të vinte Arifi kryetare e Tetovës shpeshherë shikonim fëmijë që luanin me gjyshërit e tyre dhe laheshin në verë në lumin Shkumbin. Shtrati i tij ka disa vite që është i mbushura plot e përplot me mbeturina të hedhura nga njerzit e pandërgjegjshëm. Por drejtuesit e Komunës së Tetovës nuk e kanë parë të arsyeshme të pastrojnë ndonjëherë lumin i cili kalon mespërmes qyteti. Tek e fundit qytetarët paguajnë taksa për mirmbajtjen e pastërtisë së Tetovës.

Qytetarët e Tetovës do të kishin një shëtitore të bukur sikur shtrati i lumit Shkumbin të rregullohej njëlloj si shtrati i lumit Lana në Tiranë apo lumi që kalon përmes qytetit të Prizrenit.

Kur Komunën e drejtonte Hazbi Lika u vendos rregull për sheshet ku mund të gjendet taksitë dhe u vendosën shenja dalluese, kjo gjë vazhdojë me suksese edhe në kohën kur komunën e drejtoj Sadi Bexheti, por me ardhjen në krye të Komunës Teuta Arifi filluan të lulëzojnë taksitë pirate, pa shenja dalluese. Taksit parkohen vend e pavend duke penguar qarkullimin.

Qyteti i Tetovës këto viteve të fundit ngjan si një qytet i Sirisë apo Afganistanit se sa si qyteti i një shtetit që pretendon të anëtarësohet në NATO dhe BE.

Tetova nuk e meriton këtë gjendje të keqe dhe të rëndë, Tetova ka kulturë, Tetova ka heronj, por Tetova nuk ka udhëheqës, menazhues të mirë. Faji për gjendjen e rëndë në qytetin e Tetovës bie vetëm mbi një grusht njerëzish me një gjysmë diplome në xhep, që u qëndrojnë të tjerëve me kobure prapa veshit dhe që koburja do t’ua hajë kokën njëri pas tjetrit një ditë.

Filed Under: Analiza Tagged With: arben llalla, Tetova 2017

ORKESTA E PUTINIT NE BEOGRAD

September 25, 2017 by dgreca

Shkroi: Gordana Knezoviq/
Pergatiti per Diellin Gjon Kadeli/

1-Kadeli-160x300-1Studio B ka qene nji nga radiostacionet ma te popullarizueme te Beogradit per rreth 20 vjetesh. Gjate 1970ve dhe 1980-ve. Programi i tij “Mire mengjesi Beograd.” ishte ma i preferuemi ne shtepite e Beogradave.Spikeri i atij stacioni,  Ikoni Dushko Radoviq bante cdo perpjekje qe ata qe ndigjoshin programin e tij t’a filloshin diten me

nji buqeshje. Radoviqi nderroi jet me 1984, dhe vendi, kryeqyteti i te cilit ishte Beogradi, gjate jetes se tij, nuk ekziston ma.
Tashti Studio e Radiviqit asht prone e Sputnikut, nji radio-stacion i sponsorizue nga Rusia, ku programet e lajmeve me te cilat pershendetet Beogradi cdo mengjes, ne vend qe kjo pershendetje te bahet nga zani ambel-tingllues i Radoviqit.
Ndryshimi asht simbolik i rrolit te tashem te Serbis, si nji nga qellimet kryesore strategjike te Rusis ne zonen e Ballkanit, ku Moska po perdor cdo mjet qe ka, per te ba per veti menden e zemren e popullsis Serbe. Sputniku e filloi veprimtarin lajme-tejtuese ne Beograd ne Kallnuet te 2015-tes, por veprimtaria e hovshme e tij, e ka , ma se plotsue
mungesen e B-2,pervec kesaj, tashti, ne Serbi ka nji numer te madh mediash te ndryshme qe bombardojne popullin me te njejtin mesazh.
Simbas Qendres per Studime Euro-Atlantike ne Beograd, Sputniku asht 1 prej 100 organizatave mediatike e organizatave, gjoja, jo-shtenore, Ruse ne Serbi.
Drejtorja e CEAS-se Jelena Miliq, ne studimin qe ajo bani lidhun me kete ceshtje, dhe qe e titulloi “Rusifikimi i Serbis.” shpjegon sepse Serbia asht vend i pershtatshem per Rusin per te perdorun propaganden e saj.
“Serbia, si vendi ma i madh me popullsi me shumice dermuese Sllavo-Orthodokse ne Europen Qendrore, e cila nuk asht ende antare e Bashkimit Europia, dhe qe nuk dishron te bahet antare e NATOS, gjindet ne nji krize shume te madhe ekonomike, ku populli asht i ekspozuem ndaj propagandes se fuqishme dhe glorifikimit te miqsise tradicionale Ruso-Serbe.”
Simbas mendimit te Miliqit, ne po deshmojme “Putinizimin.” e Serbis, megjithe perparimin formal qe ajo ka ba drejt Bashkimit Europian, gja qe ne teori duhet te menjanoi te paren (Rusine).
Ajo e perdori fjalen “Orkestra e Putinit”, per te pershkrue, ate qe ajo e shikon, si nji perpjekje te bashkrendueme, nga indivie, grupe dhe institute per te minue perkrahjen e popullit Serb per t’u integrue ne Bashkimin Europian,me vonue afrimin e Serbis me Perendimin dhe me perkrah interesat Ruse.Ajo shton “Ka gjithnji e ma shume prova se disa nga pjesmarrsit ne Orkstren e Putinit, finacohen drejt per frejt nga Moska.”
Analsiti Boshko Jaksiq, me qender ne Beograd, nuk mendon se individed, e grupet pro-Ruse ne Serbi veprojne ne menyre te perbashket, por se nji gja e till nuk\ ashte e larget.
Jaksiq shtoi “Nuk ka dyshim se qellimi asht qe grupet te bashkohen ne nji organate te vetme, keshtu qe ndikimi Rus te jete ma i madh. Jaksiq shtoi “Ne po e shofim kete lloi bashkpunimi ne zonat lokale dhe krahinore, dhe se qellimi per te luejtunnji rrol me randsi ne politiken Serbe asht i qarte.”
Jaksiq,i cili ishte nder te paret qe vuni re fenomenin e Rusifikimit te nacionaliteve Serb thote se ata qe perkrahin ndikimin Rus, nuk gjinden vetem ne radhet e grupeve te vogla nacionaliste te se djathtes, por edhe ne partite kryesore te vendit, disa prej te cilave jane antare te partis se koalicionit,qe qeveris vendin,ne Kishen Otodokse te Serbise dhe ne organizatat e studenteve. Jaksiq Shton “Te gjitha keto grupe mund te influencohen nga propaganda Ruse, dhe duhet me thane te verteten se, menyra se si  e ka perpilue Moska planin e saj ptopagandistik, per te nxit ndjenjat anti Europiane e Perendimore per qellimet e veta, ka qene shume efektive”.’Ndikimi i pergjithshem i
ketyne veprimeve, ka que ne ate qe une e kam quejt “Rusifimi” i nacionalizmit Serb, me qellim qe te bindi Serbin qe te largohet nga Europa.
Simbas Jaksiqit, ideja per vllaznimin Ruso-Serb, qe asht thelbi i propagandes Ruse, asht e bazueme ne nji mit(trillim) por perpilue mjeshtrisht nga Kremlini.
Ndikimet e kesaj popagande po vehen re ne jeten politike Serbe. Ne studimin e saj Miliq e identikon Universitetin e Beogradit si qender kryesore te propagandes Ruse dhe Jaksiq e konsideron kete gja si ma shqetsuese.Jaksiq shtoi “Kisha Otodokse Serbe, pa dyshim, asht institucioni ma i fuqishem per ndikimin Rus, por elemente te Universitetit te Beogradit, nuk jane shume mbrapa saj.” Kjo asht nji gja paradoksale dhe shume shqetsuese qe brezi i ri po rrekrutohet nga nacionalistet qe perkrahen nga Rusia, dhe se po pretendohet se animi ndaj Rusis asht peshtimtar per Rusin.
Simbas Jaksiqit ka pas nji evolucion ne qellimet dhe ambicjet e Rusis, nga qellime me afat te shkurt, tuej perdorun taktika frksuese, per te bllokue Serbin per t’u ba antare e NATO-s, tuej ofrue nji rruge tjetern, ne vend te antarsimit ne Bashkimin Europian,  Serbia te bahet antare eFederates Euro-Aziatike, tuej e paraqitun Bashkimin  Europian,
si nji projekt qe ka deshtue.
Jaksiq thote se gjendja e krijueme e ven Serbin ne nji pozite qe vazhdimisht bahet ma e veshtir, per arsye te interesave ekonomike dhe strategjike qe ajo ka per t’u ba,antare e Bashkimit Europian,  a po me ndigjue propaganden qellimkeqe te Orkestres se Putinit ne Beograd.

Filed Under: Analiza Tagged With: Gjon kadeli, ne Beograd, Orkestra e Putinit

NJOFTIM MORTOR- NDËRROI JETË NË NJU JORK HALIT SADIK

September 24, 2017 by dgreca

1 Halit Sadik ok1 Shenje zije2

Gazeta “Dielli”u njoftua nga miqtë e familjes se ka ndërruar Jetë në Nju Jork bashkatdhetari ynë HALIT SADIK.Ai ishte një ndër emigrantët e ardhur në SHBA që në vitet’40 të shekullit të shkuar. Ishte aktivist i palodhur i komunitetit shqiptar dhe anëtar i Lëvizjes së Legalitetit.

Familja njofton miqtë, të afërmit dhe të gjithë ata që e kanë njohur, si dhe mbarë Komunitetin shqiptar, se Shërbimet Funerale për të ndjerin do të kryhen ditën e Hënë, dt 25 Shtator 2017, nga ora 14.00 PM deri në Orën 21.00 të PM.

Shtëpia Funerale ku do të pushoi arkivoli me Trupin e të ndjerit, ku Familja, Miqtë, dhe Komuniteti do ti bëjnë nderimet e fundit dhe do të përcjellin ngushëllimet është :SCHWARTZ BROTHERS, që ndodhet në adresën:

114-03 QUEENS BLVD

FOREST HILLS, NY 11375

I ndjeri do të përcillet për banesën e fundit ditën e Martë 26 Shtator 2017.

Varrimi do të bëhet në orën 11.00 am në MAPLE GROVE CEMETERY, që ndodhet në adresën:

8315 Kew Gardens RD

Kew Gardens, NY 11415

I ndjeri ka lënë në pikëllim djalin Luan Sadik me bashkëshorten e Luanit-Liri; ka lënë vajzën Elizabeta Sadik, nipat Dean, Adam, Noah dhe Kenan Sadik.

Gazeta Dielli i shpreh ngushëllimet Familjes dhe miqëve!

Filed Under: Komunitet Tagged With: Halit Sadik, nderroi jete, Nju Jork

Kalendari i Dhimbjes-SHUHET MARIE TUCI- 24 SHTATOR 1950

September 24, 2017 by dgreca

Përkujtojmë 67-vjetorin e martizimit të shërbëtores së Zotit, Marie Tucit/

21768190_1911445282510023_4923441814017446351_n

Nga Agustin MIRAKJ/

Marie Tuci, martire e regjimit komunist në përvjetorin e vdekjes/
Shërbëtorja e Zotit Marie Tuci, martire e Krishtit dhe Kombit në kohën e regjimit komunist në Shqipër
Shërbëtorja e Zotit Marie Tuci, martire e Krishtit dhe Kombit në kohën e regjimit komunist në Shqipëri, në përvjetorin e vdekjes. Kjo dëshmitare e fesë së krishterë, e shpirtit fisnik shqiptar dhe e kulturës, siç dëshmon jeta, vepra dhe martirizimi i postullantes së Motrave Stigmatine, vdiq më 24 shtator të vitit 1950 në Shkodër,.
Në jetën e saj të shkurtër, Marie Tuci dëshmoi dhe transmetoi fuqinë e fesë së krishterë, shndriti ndërgjegjet e tjerëve me besimin e patundur në Krishtin e Gjallë dhe me dashurinë për kulturën e jetës e të vëllazërimit. Kujtojmë se Marie Tuci, mirditore, është e vetmja femër që gjendet deri më tani, në listën e 40 martirëve shqiptarë, për të cilët, procesi dioqezan i kanonizimit për lumturimin e tyre, në nivelin e Kishës katolike shqiptare, ka përfunduar e tashmë ka kaluar në shqyrtim pranë Kongregatës së Vatikanit për Çështjen e Shenjtorëve.
Shërbëtorja e Zotit, Marie Tuci së bashku me të vëllain e shumë të tjerë, u arrestuan nga komunistët pas vrasjes se Bardhok Bibes. Vuajtjet më të mëdha për Marinë do të vinin nga shefi i sigurimit të Shkodrës të asaj kohe, Hilmi Seiti, i cili i goditur nga bukuria e vajzës, tentoi të abuzoje me të, po ndeshi në kundërshtimin e ashpër të Maries.
Lirinë do ta fitonte pikërisht atëherë kur kishte mbërritur edhe fundi i saj tokësor për shkak të torturave çnjerëzore. Atëherë kur nuk munden ta mposhtnin dot në dinjitetin, në fisnikërinë dhe në idealet e saj, komunistët e futen në një thes bashke me një mace duke e goditur vazhdimisht. Kur e nxirren prej andej, Maria nuk njihej. Një dëshmitar i martirizimit e kishte krahasuar me një larvë njerëzore. E dërgojnë në spitalin e Shkodrës ku dhe ndahet nga jeta me 24 shtator të vitit 1950.
Maria Tuci, vajza mirditore, u shndërrua në simbolin e emancipimit e të dinjitetit njerëzor e femëror në kushtet e një regjimi të egër diktatorial komunist që e burgosi dhe e çoi në rrugën pa kthim të vdekjes. 62 vjet më vonë Maria Tuci përkujtohet në Shkodër dhe Mirditë si një grua me dinjitet të lartë e të pathyeshëm, që nuk iu dorëzua epsheve të funksionarëve të sigurimit të regjimit të kohës, ndonëse ishte e mbyllur në qelitë e errëta të komunizmit. Bukuria e saj vriste sytë e gardianëve dhe njerëzve të pushtetshëm, dinjiteti i saj nxiste dhunën brenda tyre, po Maria Tuci nuk u përkul në asnjë moment duke i treguar atyre se përtej një gruaja të re dhe të bukur, qëndronte një grua shqiptare plot dinjitet e bindur në idealet e veta të larta, të shenjta e të përjetshme.
Ajo e Marie Tucit qe një jetë e mbytur herët mes dhimbjesh dhe torturash pafund, po një jetë që pranoi martirizimin në mënyrë shembullore, heroike e me dinjitet në mbrojtje të dhuratës më të madh që pati nga Zoti, jetës, nderit dhe besimit në Krishtin Shpëtimtar. Ajo donte të behej murgeshë, t’i përkushtohej gjithë jetën Zotit e popullit të vet të dashur shqiptar, Fesë e Atdheut, po nuk mundi, sepse jetoi në kohën me të egër të përbindëshit, komunizmit shqiptar të Enver Hoxhës.
Ishte koha e përndjekjes dhe orvatjet së shfarosjes së katolikëve shqiptarë, që përbenin një rrezik të vazhdueshëm për tiranin çnjerëzor Enver Hoxhën dhe pasuesit e tij. Ishte koha e tmerrshme e kohës së diktaturës ateiste të komunizmit që e lau tokën shqiptare me gjakun e pafajshëm të martirëve të vet. E gjaku i tyre, si ai i Marie Tucit, u shndërruan në farën e ngadhënjimit të së mirës mbi të keqën, të fitores së dashurisë mbi urrejtjen, të dritës mbi errësirën, të së vërtetës mbi gënjeshtrën.

PO VDES NANË, SOT PO VDES
Kushtuar vajzës mirditore, mësueses, Marie Tuçi, (1928-1950), të cilën regjimi Enverian, e torturoi, në mënyrën më makabre, duke e mbyllur në një thes, lakuriq, bashkë me një mace të egër. Nuk mjaftonin vetëm thonjtë e kafshës se egërsuar, por njëkohësisht ajo goditej me mjete të forta nga hetuesit e gardianët e burgut, në prani të grave të tjera të burgosura… Pse?… Sepse mendonte ndryshe. Vdiq e masakruar nga shqipfolësit, e një ideali pa ideal… Mallkuar qofshin, persekutorët e saj
Meti Fidani
PO VDES NANË, SOT PO VDES
Nan’ e dashtun, sot po vdes
më kanë futur, në një thes
lakuriq, tok me një mace
më kanë mbyll, në thes linace
N’burg të Shkodrës, po m’del shpirti
po ma merr nan’, shef Seiti
jashtë thesit, shqip po flasin
më shqelmojn’, e më godasin
ligësia, nuk ka ngjyrë
shqelm në bark, shqelm në fytyrë
Po vdes nanë, sot po vdes
një lëmsh gjaku, brenda n’ thes
nuk ka vend imagjinata
kriminel, shpirtzinj si nata
më kanë ça, bark e zorrë
hajde nan, e ver’ një dorë
Mbaju nan’, mbaju burrneshë
më sill teshat, e m’vish murgeshë
mos qaj nan, jam bij Mirdite
s’na kanë mposht, tash ndër vite
as dhe shkau, as dhe turku
as Enveri, as dhe burgu
as bollshik, e as titista
as hetues, as komunista
Po vdes nanë, moj un’ e zeza
shko më sill, një palë ndresa
njëzet e dy, sapo kam mbush
nuk du’ nan’, me m’qa kurkush
as n’ Orrosh, e as Ndërfush
as në bjeshkë, atje thellë
as në Fan, e as në Kthellë
as n’Kurbnesh, e as n’ Selitë
as kurkund, nëpër Mirditë
Zoti nan, ka pat’ mëshirë
më ka dërgu, të vdes e lirë
më sill ndresat, po të pres
po vdes nanë, sot po vdes

Filed Under: Featured Tagged With: 24 SHTATOR 1950, Agustin Mirakaj, i meret jeta Marie Tucit

Mbështetje për aksionin opozitar dhe alternativën e PD

September 24, 2017 by dgreca

Lulzim Basha me ekipin e Kristiandemokratëve holandezë/

1 Basha

TIRANË, 24 Shtator / Kryetari i Partisë Demokratike, z.Lulzim Basha priti në një takim një ekip të Fondacionit Eduardo Frei të partisë simotër KristianDemokrate Holandeze CDA, i cili përbëhej nga Wouter Hoff, anëtar bordi dhe financier i EFF; Hillie van de Streek, Sekretare e Përgjithshme e Forumit të Gruas së Partisë Popullore Europiane; Heidi van Haastert, trajnuese e EFF; dhe Alexander Arentshorst konsulent komunikimi i CDA. Në fokus të takimit ishte forcimi i bashkëpunimit dhe asistenca ndaj Partisë Demokratike me qëllim forcimin e aksionit opozitar dhe alternativës e ofertës së Partisë Demokratike për të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Me shqetësim të thellë u përcollën në takim sfidat aktuale të rritjes dhe fuqizimit të krimit të organizuar dhe trafikut të drogës në Shqipëri, dhe nga Shqipëria drejt vendeve të BE përfshirë Holandën. Në këto katër vite siç konfirmojnë raportet e EUROPOL dhe Departamentit amerikan të Shtetit, Shqipëria është kthyer në një bazë të veprimtarisë së grupeve të organizura kriminale.

Kryetari i opozitës vuri në dukje se bashkëpunimi i drejtpërdrejtë dhe i hapur i politikës me krimin ka goditur rëndë standardet e sigurisë dhe demokracisë, e në vecanti votën e lirë, siç ndodhi ne zgjedhjet e 25 qershorit përmes presionit dhe blerjes se votës me paratë e drogës. Kapja e shtetit nga krimi i organizuar dhe bashkëqeverisja me krimin kanë kontribuar në precipitimin e një krize të rëndë në vend, cka ka rritur në rekorde historike fluksin e shqiptarëve që braktisin vendin dhe kerkojne azil ne vendet e BE e ne Holandë, per shkak se kane humbur besimin në të ardhmen e vendit nën qeverisjen e sotme.

Basha shprehu vendosmërinë e opozitës për të vijuar cdo ditë luftën pa kompromis kundër krimit, drogës dhe lidhjeve të tyre qeveritare. Kreu i opozites theksoi se garantimi i zgjedhjeve e lira janë rruga e vetme e daljes nga kriza, ndaj dhe PD do bëjë çdo përpjekje që të rikthejë votën e lirë. Bashkëbisëeduesit holandezë shprehën gatishmërinë për të ndihmuar Partinë Demokratike në kursin e reformimit dhe modernizimit të saj dhe në sfidat e përballjes dhe luftën ndaj korrupsionit e krimit të organizuar. Ata e siguruan z.Basha gjithashtu per mbështetjen në sfidën madhore të garantimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Filed Under: Politike Tagged With: Lulzim Basha, takim me Hollandezet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1778
  • 1779
  • 1780
  • 1781
  • 1782
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT