Nga Ilir Levonja-Florida/
Sa herë që flet Edi Rama, më kujtohen ato tenxheret e kokoshkave në Shqipërinë e viteve 80-të. Besoj një pjesë e mirë e jona i ka të freskëta në memorie. Në qoshet e kryqëzimeve, ato kioskat e vogla me nga një tenxhere. Dhe ne të habitur që rrinim në radhë për të shuar urinë e syve. Me kërcimin e kokoshkave. Në anglisht i thonë popcorn. Dhe ka një farë përafërimi me veprimin, me tingullin. Pop, me u hedhur, me plas, me kërcitur. Kurse në gjuhën tonë, kokosh i thonë edhe gjelit të fushës. Ndofta nga që gjeli këlthet që në pike të mëngjesit dhe ne nuk na pëlqen të zgjohemi herët.
Edhe sot. Në këtë takimin e kryeministrisë. Seç e ka këtë zakon që popet. Që kërcen ky kryeministri ynë. Ashtu si shumë rëndom e bën mëndjemadhi, foli dhe iku. U çiku gishtat karrikeve të para. Nuk ia vari shumë Erionit që diçka me rëndësi donte t’i thoshte. Iku për në takimin e radhës. Burrat e shtetit tanë kështu e kanë. Vinë flasin dhe ikin. Pastaj ju të tjerët kuvendoni për të mbushur formalizmin e mitingut. Madje iu referua thelbit intelektual nga opinionet e ditës nga shoqëria civile. Madje e lexoi tekstin në një gegërishte që të linte për të dëshiruar. Po i flas me të njëjtën logjikë prej Edi Rame. (Siç i foli ai një gazetareje me emrin Erisa Zyka.) Nuk e paske kuptuar gegërishten, shko merr ca kurse . Gegërishtja nuk është ajo që duket, por ajo që ndjen njeriu. Megjithatë nga sa kuptova, forma shtjellore e urtë, lehtësisht e përdorshme, ngjan si ajo e një bote të madhe me emrin Sami Repishti, profesorit shqiptar në arrati.
Dosjet? Ky teatër absurd shqiptar. Ku në kor, të gjithë kërkojnë hapjen. Ndërkohë të gjithë nuk i hapin.
Dosjet duhet të sillen në qëndër të vëmendjes sa herë që ka një zhurmë. Si të thuash, zhurmë përmbi zhurmë.
Aktualisht. Ndofta është viti kapërcyell të paktën nga ndjesia që të krijohet sa herë që ulesh për të marrë lajmet e ditës. Ndjesia e një lufte të ashpër midis grupeve të të fortëve. Të kujton atmosferën e qyteteve në 1997-98. Një shtyp që monitoron në mënyrë të përkryer Tomën, Takun, Frrokun, Zenin. Statutet e fb të njërit apo tjetrit. Përkundër problemeve më madhore .
Borxhi i ri. A e dine shqiptarët se Shqipëria po negocion për një borxh të ri.?
Bëhet fjalë për draftin e rehabilitimin e shesheve kryesore në qytetet e ndryshme të vendit. Ndofta edhe për të tjera. Megjithëse nuk është e vështirë për të kuptuar se lyerja me bojë nuk e rimëkëmbë ekonominë. Përkundrazi i maskon rrudhat.
Por duket se edhe vetë shqiptarët nuk janë kthyer shumë nga kjo anë. Janë të magjepsur nga lufta e të fortëve. Kush do fitojë këtë radhë? Skena është bërë më magjike, pasi në lojë u rishfaq Dritani Prifti. Ai që bëri Metën aleat me Berishën. Më pas me Edi Ramën, kundër Metës. Tani me Doshin kundër të Metës dhe kundër Ramës.
Përpos kësaj, na u shfaqën dosjet. Hapja e tyre për të miliontën here. Po flet kryeministri. Po kërcen. Lavdëron Gjermaninë, edhe pse na largon prej saj.
Amaneti i Faik Konicës
Nga Anton Çefa*/
Kishte jetuar vëtëm për Shqipërinë, i ishte kushtuar asaj dhe nuk kërkonte gjë tjetër veç të prehej në dheun e saj. “Nuk do të më tresë dheu nëse ti Imzot Noli, ti Lamja i vogël dhe të gjithë ata që e quajnë vehten shqiptarë, nuk do të çojnë kufomën time të tretet në tokën mëmë.”, kishte shkruar me dorën që po i ftohej nga vdekja.
“Amanetin s’e tret dheu” ka thënë fjala e popullit, dhe urtia e fjalës së tij është e rëndë si guri e më e rëndë se ai. Këtë e dinte shumë mirë Konica, kur i shkruante testamentin Nolit dhe Lames së Vogël. (Selfulla Maleshevës, që shkruante nën pseudonimin Male Kodra). Po ku ta dinte ai se Shqipëria do të mbyllej nga herezia e kuqe, dhe jo vetëm që nuk do të pranonte eshtra bijsh, por do të nxirte jashtë edhe sa e sa bij të tjerë të devotshëm e vullnetmirë!
Dhe Noli që gjatë gjithë jetës vajtoi e lëshoi kushtrimin për shokët e tij të luftës të mbetur “syrgjyn vdekur” jetoi dhe vdiq jo vetëm me mallin e Atdheut dhe brengën për fatin e tij, por edhe me pengun në shpirt që nuk arriti t’i plotësonte dëshirën e fundi mikut të tij, “njërit prej bijve më të shkëlqyer të Shqipërisë, njërit nga çampionët më të mëdhenj të indipendencës kombëtare, pa dyshim ustajt më të madh të shkrimit të gjuhës sonë”, siç e kishte përkufizuar ai vetë.
E ku ta dinte Noli se Shqipëria, të cilën ai vetë e kishte lidhur me gjithë botën, duke i vënë cakun me fjalën e tij të zjarrtë në Lidhjen e Kombeve, do të mbyllej hermetikisht e mizorisht sa të mos pranonte as eshtra bijsh!
Mandej, ku do ta dinte Lamja, poeti me atë zemër të madhe, që e donte Shqipërinë “si bari dhe si fshhatar”, ku do ta merrte me mend se vitet e fundit të jetës së tij do t’i ngryste i internuar dhe se në një ditë ogurzezë, kur agjentët e sigurimit do t’i vinin zjarrin shtëpisë së tij, ai do të bërtiste në prak të dëshpërimit e të çmendurisë: “Librat, shpëtoni librat!”
Në ato flakë ku do të digjej edhe letra e Nolit me porosinë e Faikut, atë porosi obsesive për kufomën, që e kishtë tunduar tërë jetën, atij po i dritësohej edhe më e më tragjedia e kombit. Ata agjentë kishin urdhër të digjnin pikërisht librat e dorëshkrimet e tij, të digjnin akte e dokumente të historisë sonë, të digjninë dëshmin kujtesën e kombit. Sa më shumë të zhduknin, aq më mirë do të ishte, sepse historinë do ta bënin komunistët me Enver Hoxhën në krye.
Historia zyrtare dhe kritika letrare e realizmit socialist, të nënshtruara qorrazi ndaj diktaturës, do ta mohonin Konicën – si Fishtën, Mithat Frashërin, Ernest Koliqin, Martin Camajn, Arshi Pipën e sa e sa të tjerë. Me synimin e krijimit të një imazhi të errët për personalitetet e shquara të kulturës, historisë, gjuhës, letërsisë, etj. Do ta mbulonin arin me baltë!
Atdhetarin e madh Faik Konica do ta quanin “diversionist të lëvizjes kombëtare”, “politikan të paskrupull”, “demagog dhe disfatist” dhe “mbrojtës të oxhakësisë” (anipse kishte edhe Islam Bej, Abdyl Bej, Naim Bej, etj.). “Albaninë” e tij, këtë enciklopedi të mendimit shqiptar të periudhës së Pavarësisë dhe një nga monumentet më me vlerë të publicistikës sonë, do ta etiketonin si “tribunë të mendimit frenues dhe regresiv politik e shoqëror, zëdhënëse e synimeve imperialiste”, etj. Dhe më përtej, atë që krijoi kritikën tonë letrare do ta emërtonin “estetizant zemërgdhu”, etj.
Por ja që kohët kalojnë. Dhe ndryshojnë. I vjen fundi tiranëve dhe Atdheu merr frymë i lirë. Dhe, edhe pse ka një mijë halle me të gjallët, ai nuk harron të vdekurit, bijtë që i deshën të mirën dhe punuan pa u kursyer për të, dhe i pret me dashuri e nderim mbetjet e tyre në gjirin e vet. Në akullsinë e pajetësinë e atyre eshtrave, ai e ndjen vetem me të ngrohtë e më të gjallë. Kështu, Atdheu plotësoi amanetin e Konicës dhe i priti me nderimet më të mëdha mbetjet e tij në gjirin e vet. Me gëzim të papërshkruar e pritën këtë eveniment të madh historik të gjithë shqiptarët e Amerikës , dhe në mënyrë të veçantë vatranët. Dhe me të drejtë. Qëkur vuri këmbë së pari në Amerikë në vitin 1909, Konica bashkë me Fan Nolin, Kristo Floqin , Kristo Kirkën, e atdhetarë të tjerë të shquar filloi t’u mësonte abecenë e atdhesisë mërgimtarëve shqiptarë të shpërndarë andej – këndej, dhe qe njëri nga ideologët kryesorë që i grumbulluan dhe i bashkuan ata në të famshmën Federatë Panshqiptare Vatra, e cila do t’i sillte aq e aq të mira Atdheut. Ai qe disa herë kryetar i Vatrës dhe editor i Diellit, duke e ushqyer atë me shkrimet e tij, që ngërthenin gjerësisht të gjitha problemet e jetës shqiptare.
Gjithhashtu, në shtypin e Amerikës, deri ditën që vdiq, Konica ngriti me forcë problemin e Shqipërisë, prezentoi profilin shpirtëror të popullit tonë, fatet e tij historike, padrejtësitë që i qenë bërë prej Fuqive të mëdha dhe fqinjëve shovinistë, dhe i siguroi Atdheut shumë miq, dashamirë e përkrahës amerikanë.
*(ribotim i redaktuar)
Ne Foto:Portret origjinal i Faik Konices realizuar me 1934, ruhet ne arkivin e Vatres
Në dy vjetorin e peticionit për Rrugën e Arbërit
Shoqëria civile, pavarësia intelektuale, dhe shteti hermetik/
Me rastin e dy vjetorit të peticionit për Rrugën e Arbërit/
Dr Gëzim Alpion/
Universiteti i Birminghamit/
Mbretëria e Bashkuar
18 Mars- Sot, në dy vjetorin e peticionit për Rrugën e Arbërit, intelektualët dibranë falenderojnë edhe një herë të gjithë nënshkruesit online dhe në formularë, numri i të cilëve ka kaluar 8,000.
Ne po ndjekim me interesim njoftimet sparodike nga qeveria për këtë projekt. Mungesa e një opozite të efektshme e bën më të zbehtë rolin e shoqërisë civile, dhe është një nga shkaqet e arrogancës dhe shurdhësisë qeveritare që po hasim që nga shtatori 2013.
Para një muaji, z. Edi Rama u shpreh për mediat italiane se në vitin 1997 “unë isha një intelektual i pavarur që përpiqesha ta bëja të mendonte regjimin e atëhershëm. Ne po përgatisnim një peticion për largimin e kryeministrit të kohës. Pikërisht në këtë periudhë ndodhi goditja me levë ndaj meje”.
Injorimi dhe heshtja institucionale i dhëmbin intelektualit edhe më fort se goditja me levë.
Po kështu të jesh i arsimuar nuk do të thotë të jesh edhe intelektual, aq më tepër i pavaruar. Pavarësia e vërtet intelektuale nuk është vokacion stinor apo trampolinë për karrierë politike. Kush ka qenë një herë ‘intelektual i pavaruar’ nuk ka frikë të përballet me intelektualë që nuk kërkojnë rrëzimin e qeverisë por dialog konstruktiv me ekzekutivin për të mirën e vendit, dhe që refuzojnë të jenë nën diktatin apo në xhepin e politikës.
Në pamundësi për të ndarë me z. Rama shqetësimet tona të ligjshme për mungesën endemike të transparencës në lidhje me këtë projekt, ne do ta ngremë zërin tonë në momentin e duhur, gjithmonë me kortezi dhe në mënyre demokratike.
Me sa duket, Rruga e Arbërit do të bëhet. Siç kemi kërkuar që në fillim, qëllimi ynë është ndërtimi i kësaj vepre me stadarde ndërkombëtare, dhe evitimi në maksimum i keqpërdorimit të fondeve që do t’u rëndojnë për shumë kohë në kurriz taksapaguesve.
Jemi të ndërgjegjshëm se puna jonë po vështirësohet prandaj ju bëjmë thirrrje sa më shumë njerëzve që të vazhdojnë të nënshkruajnë peticionin. Ne do të vlerësojmë çdo nënshkrim, edhe sikur të regjistrohet disa minuta para inagurimit të kësaj vepre me rendësi jetike për Dibrën, Shqipërinë, kombin, dhe Ballkanin.
Më poshtë mund të gjeni linkun e peticionin po qe se e shikoni të arsyeshme të nënshkruani.
Ju faleminderit.
https://www.change.org/p/complete-the-construction-of-the-arb%C3%ABri-road-nd%C3%ABrtoni-sa-m%C3%AB-shpejt-dhe-me-standarde-rrug%C3%ABn-e-arb%C3%ABrit
DOSHI E FRROKU DIVORCOHEN EDHE NE BIZNES
Ka ndodhe sot.Dy ish-miqtë tashmë, kanë qëndruar për 10 minuta bashkë për të biseduar për çështjen e lënë pezull të biznesit të tyre të përbashkët. Mark Frroku dhe Tom Doshi janë takuar sot, e merkure në mesditë, por jo për të pirë kafe apo për t’u sqaruar pas ngjarjeve të fundit, por per divorc edhe ne biznes.
Në një prononcim për mediet, deputeti Kristian Demokrat, Frroku, ka pohuar se është takuar me Doshin vetëm për çështjet e hapura të biznesit, për të cilat, me sa duket tani e tutje nuk do të jenë më bashkëpronarë.
Të dy kanë aksione të përbashkëta dhe takimi, i cili është realizuar larg syrit të medies dhe televizioneve, ka shërbyer për të ndarë biznesin që deri para pak kohësh e kanë pasur të përbashkët.
Gjithnjë sipas Frrokut, mes tyre nuk është biseduar aspak për çështjen e azkuave të Doshit për një plan mbi eliminimin e tij të mundshëm fizik, ku ka përfshirë edhe deputetin e PKD-së si person që ka pasur dijeni.
Skenar si i Doshit! – Skenar i ngjajshem edhe ne Kosove
Një skenar identik si ai për vrasjen e Tom Doshit ka ndodhur në vendin fqinj, Kosovë./
Një vrasës dëshmon se janë paguar 250 mijë euro për vrasjen e nënkryetarit të parlamentit Xhavit Haliti.
Porositësi ka qenë politikani Ibrahim Kelmendi.
Porosia e vrasjes i është dhënë shtetasit Florim Ejupi por plani është dekonspiruar nga një pjesëtar i grupit.
Ai ka dhënë dëshminë e tij me shkrim në prokurori duke rrëfyer të gjitha detajet e atentatit.
Dëshmia gjendet tashmë në duart e kryeprokurorit Sylë Hoxha i cili ka urdhëruar nisjen e hetimeve.