Kumbaro në Panairin e Librit “Prishtina 2014″/
Nga Klajdi Musabelliu / Tirane 5 Qershor 2014/ Mirela Kumbaro, Ministra e Kulturës së Shqipërisë ka marrë pjesë në hapjen e panirit të 16-të të librit “Prishtina 2014”.
Në panairin e organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, Kumbaro në fjalën e saj u shpreh se “çdo ngjarje e librit, kudo që ndodh, na jep mundësi për të folur bashkë, përmes dijes, përmes kulturës, gjuhës sonë të përbashkët dhe të përhershme. Por, kur takimi ndodh në Prishtinë, nuk është vetëm takim librash, por është edhe takim zemrash, sepse për mua ndodhemi pikërisht në atë hapësirën pakufij, ku lexuesit dhe autorët qarkullojnë nga mendja në mendje me ide dhe me vlerat e tyre”.
Ajo kujtoi me kete rast marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Kosovës në fushën e arsimit, hap i parë ky drejt unifikimit të sistemit arsimor, i cili do të fillojë të zbatohet në shtator.
“Panairi i Librit Prishtina 2014” është çelur në ambjentet e e Pallatit të Rinisë në Prishtinë me 3 qershor. Në këtë panair deri më 8 qershor, marrin pjesë rreth rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Diaspora. Aktiviteti i organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, prezanton rreth 1200 tituj të rinjë librash, si dhe rreth 4000 mijë tituj të tjerë të viteve të fundit.
Panairi përkon edhe me përvjetorët e disa personaliteteve shqiptare dhe botërore si, 450 vjetori i lindjes së Shekspirit, 200 vjetori i lindjes së Jeronim de Radës, 170 vjetori i lindjes së Zef Serembes, 140 vjetori i lindjes së Shtjefën Gjeçovit, 100 vjetori i lindjes së Octavio Paz, 100 vjetori i lindjes së Marguerite Duras, 100 vjetori i lindjes së Sterjo Spases, si dhe 100 vjetori i lindjes së Mehmet Gjevorit, të cilët do të kujtohen në kuadër të përurimeve, debateve dhe aktiviteteve të tjera gjatë panairit.
Në datën pritet të shpallet edh fitusi i tijë ku do të nderohen me trofeun e Panairit, sipas vlerësimit të jurisë speciale, librat më të mirë në gjinite :
– Prozë,
– Poezi,
– Kritikë/studime letrare/eseistikë/publicistikë,
– Përkthim letrar,
– Projektin kapital,
si dhe:
– Shkrimtari i vitit (letërsi shqipe),
– Shkrimtari i vitit (letërsi e huaj),
– Stenda më e vizituar
STUDENTET AMERIKAN NGA RHODE ISLAND NE TIRANE
Studentë nga Universiteti Johnson & Wales i Rhode Island, vizitë në Ambasadën Amerikanë në Tiranë/
Nga Almarina Gegvataj/
TIRANË, 5 Qershor/Një grup studentësh nga universiteti Johnson & Wales i Rhode Island, zhvilloi sot një vizitë në Ambasadën Amerikanë në Tiranë.
Ata janë në Tiranë si pjesë e një programi veror studimi dhe praktike në Union Bank, e cila mirëpret tashmë prej 6 vjetësh studentë nga ky Universitet.
Ata vinin nga pjesë të ndryshme të Shteteve të Bashkuara, përfshirë bregun Lindor dhe Perëndimor. Studentët ishin nga fakultete të ndryshme, të tilla si Marrëdhënie Ndërkombëtare, Administrim Biznesi, Financë dhe Administratë Publike.
Gjatë vizitës së tyre nxënësit patën mundësinë për t’u takuar me disa anëtarë të stafit të Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun.
Drejtoresha e Qendrës së Burimit të Informacionit (IRC) Matilda Vangjeli bisedoi me ta rreth burimeve që ka zyra e IRC-së dhe se si përdoren këto burime për të informuar nxënësit dhe mësuesit shqiptarë.
Ajo gjithashtu foli për tre Këndet Amerikane në Shqipëri, për çfarë shërbejnë dhe se çfarë programesh ato zhvillojnë.
Asistentja e IRC-së Migena Aliaj tregoi se si Ambasada e Shteteve të bashkuara përdor platformat e saj në mediat sociale për të shpërndarë informacion dhe për të informuar më mirë audiencën tonë.
Ambasadori Arvizu gjeti kohë nga programi i tij i ngjeshur për t’u takuar me studentët dhe për të biseduar me ta për situatën politike në Shqipëri, hapin e rëndësishëm drejt Bashkimit Europian dhe rolin e saj si një vend anëtar i NATO-s.
Ambasadori ndau përvojën e tij si student i Universitetit Georgetown dhe foli për karrierën e tij diplomatike 33 vjeçare në shërbimin diplomatik.
Në mbyllje të vizitës së tyre, studentët dhe Ambasadori bënë një foto në grup.
RESPEKTI NDAJ VUAJTJES SE TJETRIT ESHTE VLERE HUMANE E CIVILIZIM I VETE SHOQERISE
Ne ndergjegjen e gjithsecilit duhet te sundojne vlerat civile e humane te respektit e ndihmes ndaj te pamundure e vlersimi per ata qe sarifikuan per nje shoqeri me humane e demokratike.
Respekti e ndihma per te pamundurit te persekutuarit e viktimat e sistemit dictatorial este nje mates i mire i vlersimit te vete civi…lizimit te shoqerise.
Mendoj se jemi ne nje mendje me pjesen dermuese te shoqerise shqiptare per te kaluaren diktatoriale komuniste pergjate 50 viteve te fundit.
Diktatura komuniste ne Shqiperi por edhe me gjere ne krejt Europn e Lindjes nuk do shembeshin(aq sa jane shembur) pa ndihmen e demokracise se botes , Shtetet e Bashkura te Amerikes.
Revolucionet demokratike te 90tes ne nje pjese te mire te vendeve te Lindjes ish-komuniste stopuan apo u kthyen mbrapsht. Ky eshte nje fakt historic ashtu sic eshte edhe domosdoshmeria e ecjes perpara te ketyre revolucioneve qe pa ndihmen e Shteteve te Bashkuara zor se do kene sukses.
Ne pothuaj krejt Europen e Lindjes krimet e komunisteve nuk u ndeshkuan e ne emer te zgjerimit te lirise e shoqerive liberale ish-komunistet u rkthyen ne pushtet apo me mire te themi ne rastin e Shqiperise nuk e leshuan ndonjehere pushtetin.
Per popullin shqiptar te shtypur nga pushtuesit e terrorizuar nga diktatura eshte pothuaj e pamundur te gjeje ekujlibrin shoqeror mbi te drejten pa ndihmen dhe mbeshtetjen e aleateve tane perendimore kryesisht Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
Te kerkosh ndihmen e mikut per te kapercyer nje veshtersi ne rastin konkret per te kaluar nje kapercyell historic nga nje shoqeri e shtypur ne nje shoqeri te lire e demokratike qe e mbeshtet zhvillimin e perparimin mbi ligj e te drejta njerzore mendoj se jo vetem eshte e domosdoshme por edhe ngritje e vetedijes se shoqerise.
Nuk mendoj se problemet e medha te nje shoqerie postkomuniste i zgjidh nje peticion sado masiv qe te jete por eshte nje hap i rendesishem ne rrugen e gjate e te veshtire te implementimit te demokracise e ndergegjesimit e reagimit te shoqerise ne menyren e duhur e productive.
Per hir te se vertetes duhet thene se ne nje menyre apo ne nje tjeter shoqeria shqiptare eshte e persekutuar nga diktatura komuniste. Megjithate edhe nese nuk e ndieni veten te persekutuar firmoseni peticionin ne respect te vuajtjeve e sakrificave te bashkatdhetareve tuaj e fundi I fundit ne respect te drejtesise pa te cilen nuk a ardhmeri.
https://secure.avaaz.org/en/petition/President_Barack_Obama_Denied_communist_crimes_n_Albania/?Day2Share
Ajet Delaj
New York
TRADHTARËT E NATYRSHMËRISË!
Nga REXHEP KASUMAJ/ Berlin/
(Pledoaje etike)/
1.
Të bezdisshme e shpresëpakta janë ditët e lojës elektorale të Kosovës. Figurinat që pështillen ndër sheshe, rrethuar truprojash e nga ata që militojnë si në trans, janë ose të pakultivuar ose të inkriminuar, ndonëse shpesh, gati si rregull, i kanë dy tiparet bashkë. “Gjithçka që thuhet në komunitet, duhet të çojë në dashuri” (thotë Shkrimi i vjetër), por ata nuk mund ta bëjnë këtë. Fjala a bëma e tyre s’përçon tjetër pos brëngë, urrejtje dhe helm. Mirëpo, për paradoks, tash sa vite ato nuk morën asnjëherë formën e votës refuzuese a të ndërgjegjës së organizuar qendrestare. Një gjëndje ambivalente ngurtësohet përherë: mëllefosje e zhgënjim i thartë, në një anë, dhe apati e mpakje, në anën tjetër.
Në demokracitë e mirëqena, ai që delegon vullnetin dhe tjetri që merr n’dorëzim atë, ndërtojnë një mirëbesim të ndërsjellë e absolut. Këtë (veç shtypit të lirë, avokatisë së shtetit…) do ta sigurojë, së paku në vendin e gjermanëve, dhe një institucion i veçantë, Këshilli i Etikës, që ndjek jetësimin e premtimeve fluturake, duke denoncuar vesin e lig të mospërmbushjes së tyre. Sepse, para se të shpërthejë kriza politike, fillimisht etika jep shpirt…Ky kallëzim faturohet rëndë qysh gjatë legjislaturës, e sidomos në mbarimin e saj, kur kërkohet sërish verdikti sovranor. Po edhe kur ajo s’është e tillë, apo kur, në një kapërcyell historie përdhunohet egërsisht duke nxirë jetën qytetare, aherë përligjen krejtësisht referencat e qytetnisë që (neni 35 i Kushtetutës franceze të vitit 1793) sanksionojnë të drejtën e Kryengritjes popullore për të rrëzuar kastën e molepsur politike.
2.
Po, anise ende e largët si yjet, një natë kisha një prehje çastësore që s’kje veç deshirake dhe, e tillë, do të tretej shpejt, si vesa, para diellit të së vërtetës hidhtuese.
Ndërsa ndiqja një edicion lajmesh pashë një politikan, një nga krerët që rreket ti prijë Kosovës, tek gjithë shend, mori kazmën në dorë në aksionin e rrëmujshëm për dëlirjen e Kryeqytetit. Kje një pamje aq mahnitëse, autentike dhe e hirshme në natyrshmërinë e saj. Fqinjëronte me pikturën ideale…Më kujtoi dhe mote të ikura. Thuase kishte lënë bazën proletare dhe, për të mbushur kuotën klasore, si mësonin herët sovjetët popullorë, ishte ngjitur shkallësh të kierarkisë, e tani rikthehej simbolikisht tek lavdia e turmës. Veçse, me një diferencim të hollë e domethënës. Vegëza e përvijimit që pasonte shërbimet e pazë, është thelbësisht tjetërfare: në vend fijesh nga instanca e autokracisë, është nëntoka e krimit të karteluar, që e mban apo e shtynë përpjetë në fronin tempullor.
Sidoqoftë, për një çast, gjithësesi të shkurtër e mashtrues, pata një ngazëllim dhe ndjesi plotësie. Sa i kishte hije almisja e dashur, mendova. Ndaj, s’kish si të mos thoshja: ja si do të dukej rendi i mbarë i gjërave. Pa përçmim për kazmën e bekuar bukëdhënëse, ky liderth fjalëkotë e me hijerëndesë të stisur, ashtu duhej të ngryste orën e tij. Sepse, ajo e ai, të ndarë padrejtësisht, rivendosën lehtësisht dhe përplot emocione e ngrohtësi, marrëdhënien e prishur të mirëkuptimit, si mes dy të njohurish të vjetër. Statura e palëmuar e tij, përdorimi i veglës, gjuha burimore, mandej dhe ashpërsia finoke e saj (as ajo s’krenohet dot për elokuencë) e, pse jo, nevojësia kontributore – a nuk jepnin mallëngjimin e djegshëm dhe harmoninë e përkryer? Lamtumira e tyre aksidentale kje një mëkat, një rrëzomë pasojash largvajtëse për Republikën e mosvarme…Ato ndihen gjithkund e do të krusmojnë më shumë, vdekshëm më shumë në kohët që vijnë!
Se, gjithësesi i lig është kaptimi, tashmë i kryer, i udhës së matanshme: sfida e vizionit dhe moralit, është, thjeshtë, e papërballueshme për të a tipologjinë e shartuar të llojit. Madje dhe ëndërrliga e kamjes prrallore apo shndrizës meteorite, nuk bëjnë një ngushëllim të paqëtuar. Kosova, sado e vogël dhe e vetmuar, i ka duruar gjatë, por ka ditur ti mallkojë përjetë sundtarët e zinj.
3.
Por, jo! Ekuilibrat janë përmbysur.Thënja e Niçes se kudo që ka një luftë, ajo është luftë për pushtet, sikur gjen në këtë copëz të ishulluar mbrapsije, pasqyrimin dhe dëshminë e vet të mnertë. Kështu ishte gjatë, këputshëm gjatë. Janë ndërruar sundtarët, por pothuaj gjithçka vulosej prej të drejtës së mujshisë verbtane. Shqiptarët vetë i përfaleshin fuqisë dhe përtallnin dijen, magjinë e saj çliruese. Nuk patën dhjetë shekuj inteligjencë (Kamy) që të mësonin artin e barasvlerësimit ekzistencial mes forcës dhe njohurisë. Ndaj, mendtarët nuk i lënë as të vdesin denjësisht, ndërkohë që “trathtarët e kazmës” bujare dhe, më pas, të vetë idesë së shtetit, rrëmbejnë parësinë e keqsundojnë!..Harbohen në ethe triumfi me përkushtim shtinjak për punët e mëdha, ndërkohë që kanë vënë në furrik favoresh klanësit e shumtë, e s’dinë a s’duan të kenë imagjinatë dhe ndjesi detyre për statusin e njeriut të vogël, atij që u kalvaros netësh bizantine, e përulet sërish…Pikërisht kështu portreton Enciklopedia e britëve ballkanësin tipik, të shplarë në ndërdymjen groteske: servil ndaj eprorëve dhe mizor ndaj vartësve. Përveç kësaj amze gjallimi, titullari i epërm politik i Kosovës, gjithnjë i dyzuar, ka dhe suplementin vendar, këtë ndajshtesë t’rrallë të hipokrizisë përfekte. Është viktimë e dyfishtë e shantazhit rrënues: me hipotekë faji para të huajve dhe, si pacient kronik i tyre, shantazhues i pamëshirë ndaj të vetëve.
A do ta iluminojnë atë ciklet e normalitetit elektoral dhe kur? A mund ta krijojë një format të emancipuar politik, pararendësi, mentori i tij vulgar, vjedhës e vrasës? Që vulgarizon miljeun social dhe vjedh e vret të ardhmen e brezave të pafat? Vështirë! Ata, (me pak besë të vakët tek kauza e Vetëvendosjes) fosilë nga të gjithë ngjyrat e distinktivët, riqarkullohen në rreth të mbyllur. Kultura e munguar e ndëshkimit dhe teknologjia plutokratike e pushtetësisë, i mban në bashkëjetesë nga një alternancë në tjetrën, deri në lodhje. Deri aherë kur një ftomë a rrëfe e botës ti marrë në pakthim. Po ky është një ngushëllim i vogël. Stuhi të tilla rrokullisëse nuk ndodhin shpesh dhe, fundja, përse duhet vetëvuajtur me gëzim në pritje qindvjetësh të rinj?
Ndonjëherë ndotësia shihet më qartë prej distancës, por zgjedhja është prore autoktone. Ndërkaq, frymëzimi i largët frëng gëzon, tashmë, statusin e shkollës që ka dhënë provën e parrëzueshme të kthjelltësisë.
Të luftosh të keqen jashtë teje dhe, poashtu, atë brenda teje, nuk është e njëjta gjë, por caku a epilogu është gjithmonë ai: qenja i lirë! Kjo e dyta, madje, është poaq e lartë e sublime. Rrezja e reflektimit civil, e dyshimit të paprerë, pa drojë e lëkundje, për despotitë nacionale, janë fryma e gjallnisë ndanë trishtimit të vetëkalbjes. Aroma e jaseminit nuk përhapet dot përballë erës, por ajo e virtytit shkon dhe kundër saj, deri në skutat më të errta të Rruzullimit, (fliste Buda) e, unë, teksa lexoja në një revistë berlineze titullin vëmendës që përshfaqte merakosjen e bijëve të këtij Dheu të madh:” Europa duhet ta konfirmojë vlerën e saj, ndryshe, do ta kapërdijë thithka globaliste”, shprehja çudinë sesi e gërryejnë krijesën vetiake elitat kosovare dhe, njëkohësisht, sesi relatorët e specializuar, i prezantojnë të poshtëvënët e tyre me shkallë të zjarrtë optimizmi e lumnie!
Mitet e besimet e lashtë, shpesh diktojnë sjelljet mondane. Mbase punë boshe, por biles, meriton nder e përfillje, përpjekja për mirë e fatësi. Një bestytëri kineze, Fengshui, parathotë kob kur Shtëpia ngrihet me portën në drejtimin e gabuar. E, me gjasë, Porta e Kosovës është vënë andej, nga nuk e hapin dot rrëshqanorët e kohës sonë…
Ajo lëngon për gjak e dritë të re. Megjithë interesin për aleancat jetike, asnjëra syresh, as drita as gjaku, nuk gjenden jashtë truallit arbënor. Janë aty, bimësi e parë e fillimjetës!..
DOKTRINA E FITORES
Nga Aurel Dasareti/,USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)/
Pa një lider të mirëfilltë me një mandat të qartë politik Shqipëria do të vazhdojë të lundrojë pa kapiten në detin e vet, dhe me një timon mezi të mjaftueshëm. Kjo sepse qeveritarët i kemi aq të lig sa që dëshirojnë krimin e fundit, të kryejnë vepra penale edhe pasi të vdesin.
Fuqia e fshehur
Roli i medias në shoqëri – Nga këndvështrimi im, detyrat themelore të mediave i kam të përmbledhura në katër pika:
• Funksioni i informacioneve
Mediat duhet të sigurojnë informacionin e nevojshëm në mënyrë që njerëzit mund të vendosin për çështjet e shoqërisë. Mediat duhet gjithashtu të sigurojnë informacion nga publiku për politikanët, shërbyesit civil dhe personat në pozita të larta.
• Funksioni komentues
Nga pikëpamjet e saja ideologjike mediat duhet të komentojnë dhe analizojnë rrethanat shoqërore.
• Funksioni i monitorimit
Mediat duhet të vëzhgojnë dhe të kontrollojnë ata që kanë ndikim në shoqëri.
• Funksioni i komunikimit të grupeve
Mediat duhet të promovojnë komunikimin brenda dhe ndërmjet grupeve politike, grupeve akademike dhe ideale të shoqërisë.
Këto detyra janë të mbërthyera, por pasi vitet e fundit raporti i pushtetit ka ndryshuar mediat kanë pësuar një zhvillim shumë të shpejtë. Ata kanë qenë subjekt i profesionalizmit, por tani edhe i shmangies së katalogëve. Gazetaria është bërë më e orientuar në personalitete dhe kufijtë në mes të raportimit të lajmeve/temave serioze dhe argëtimit janë shuar.
***
Gazeta partiake: I referohet një gazete që në një shkallë të ndryshme mbështetë një parti politike.
Ka shkallë të ndryshme të lidhjeve partiake. Një gazetë në pronësi të një partie politike është quajtur shpesh një “Organ i partisë”. Një “gazetë partiake” është e lidhur ngushtë me një parti, ndërsa një “gazetë me lidhje partiake” është në pronësi të pavarur, por ndanë pikëpamjet e partisë.
Kjo do të thotë se shumë prej gazetave të sotme botërore kanë qenë më parë në pronësi të partive ose mbështesin një parti të veçantë.
***
Ushtrimi i politikës në trevat shqiptare është një thirrje e jetës, burim i të ardhurave, jetohet nga ajo, ndërkaq arkitektura e ushtrimit të politikës në Perëndim nuk është njëkohësisht edhe punë prej së cilës jetohet, prandaj shqipfolësit me çdo kusht i mbrojnë karriget. Pasi qëndrojnë me shekuj në pushtet fitojnë monopol mbi shtetin.
Shqiptarët janë një komb naiv. Prandaj, veçanërisht para zgjedhjeve bien viktimë e retorikës së politikanëve të paskrupull (të pandërgjegjshëm), të hajdutëve që vijnë dhe horrave që shkojnë.
Mediat e pavarura duhet t`u ndihmojnë në gjetjen e dritës në një univers rrëmujë.
Para një zgjedhje të gjitha partitë e lëmojnë retorikën, misioni është që të bëhen më tërheqëse për votuesit.
Mediat domosdoshmërish të kontribuojnë në drejtimin e jo deformimin e mëtejshëm të shoqërisë shqiptare. Nuk guxojnë (si deri tani) të përcaktojnë fituesin apo humbësin e zgjedhjeve – është ajo çështje e votuesve. Përndryshe, mbeten në nivelin e martesave me blerësi të disa vendeve afrikane-aziatike, martesat ku prindërit dhe familja e përcakton zgjedhjen e bashkëshortit për fëmijët e tyre. Si rrjedhojë, në shumë raste zgjidhen bashkëshortët brenda familjes së tyre, për shembull një kushëri apo kushërirë. Kjo praktikë rrit rrezikun e sëmundjeve familjare dhe deformime.
Veçanërisht në shumicën e portaleve të internetit, por shpesh edhe në botimin e shtypur, radio, TV etj politikën kombëtare na e qëndisin “Analistët” mediokër. Njerëz me aftësi të kufizuara, që nuk shquhen për ndonjë zotësi ose për ndonjë cilësi të veçantë.
Analistët e mirëfilltë: Autori shprehën me fjalët e tij skalitëse urrejtjen për okupatorin dhe tradhtarët, shpjegon realisht trimëritë e bijve më të mirë të kombit që gjatë historisë luftuan dhe u sakrifikuan për atdhe. Heroizmi i legjendave tona, guximi dhe shpirtmadhësia e tyre janë shembuj të gjallë me karakter moral dhe edukativ; vetëm me anë shembujsh konkrete mund të zgjojmë dhe riedukojmë njerëzit tonë të pashkolluar dhe manipuluar më mirë se me çdo arsyetim logjik. Me një ironi therëse tallën njerëzit e liq, regjimet prapanike kolonialiste që shtypin popullin tonë duke jetuar në kurriz të tyre. Ujqit hanë delet e pambrojtura, qentë shfarosin pulat, luanët me britmat e tyre u shtien datën nënshtetasve besnikë të xhunglës. Në të treguar të anëve negative të karakterit jonjerëzor të atyre që ishin ose janë fajtorët kryesor të tragjedisë shqiptare, edukojmë në lexuesin: nderim ndaj punës, ndjenjat shoqërore, besnikërinë ndaj miqësisë së vërtetë, thjeshtësinë, mirësinë, bujarinë, përgjegjësinë dhe atdhedashurinë.
Patriotizmi i shëndetshëm
Një patriot i vërtetë është ai që merr gjobë parkimi por gëzohet që sistemi funksionon, mendoj unë.
Pa një lider të mirëfilltë me një mandat të qartë politik Shqipëria do të vazhdojë të lundrojë pa kapiten në detin e vet, dhe me një timon mezi të mjaftueshëm.
Kur them “Shqipëri” mendoj për gjitha trojet brenda dhe jashtë murit të arbrit; edhe ato që i janë nënshtruar kolonizimit pra.
Unë dua që të gjithë të ndjehen të komunitetit dhe përkatësisë në shoqëri. Një shoqëri e bazuar në solidaritet është një parakusht për një financim të përbashkët të politikës së mirëqenies, kriminalitetit të ulët dhe një treg pune funksional.
Duhet të luftojmë për kushte më të mira për më nevojtarët dhe të varfrit, gjithashtu të bëhemi një garant për zhvillimin e mëtejshëm të shtetit social.
Një komb modern demokratik ka nevojë për patriotë që e dinë se një komb i gjallë u takon atyre që e krijojnë atë dhe që në mënyrë efektive marrin pjesë në zhvillimin e tij.
Vetëm qytetarët e sigurt dhe të kënaqur gjejnë zgjidhje të mira për Kombin dhe Atdheun. Kur një komb ka një aparat funksional shtetëror demokratik në themelin e vet, ka më shumë për të fituar nga popullsia. Një shoqëri e hapur, me një dialog të mirë dhe inteligjent ndërmjet veti, promovon zgjidhjet më të mira për të ardhmen.
Forcat që kanë marrë përsipër politikën dhe fuqinë e medias në Shqipëri synojnë të shkrijnë dhe zhdukin traditat dhe normat tona kombëtare, për të krijuar një botë të karakterizuar nga konsumatorë global – kozmopolitë të pa identitet.
Parimet demokratike: Duhet të jenë të bazuara në vlerat jetësore shqiptare, të hartuara në Kushtetutën shqiptare, në kulturën – traditën shqiptare dhe të drejtat e njeriut.
Demokratët e mirëfilltë domosdoshmërish do të ruajnë të drejtat e siguruara në Kushtetutë:
të drejtat e pronësisë
sipërmarrjes së lirë
lirisë individuale
lirinë e besimit
lirinë e fjalës
mbrojtjes në jetën private.
Qeverisja e vendit: Domosdoshmërish të bazohet në Ligjshmëri, të ndërthuret me Kushtetutën, sepse Kushtetuta është themeli i demokracisë së Shqipërisë.
“Kombet e mëdhenj kanë vepruar gjithnjë si gangsterë, dhe ato të voglit si prostitutë”, – më thoshte gjyshi im.
Rrëfimin e gjyshit e vërteton edhe krimi i “madhështorëve”gangsterë: Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Austro-Hungaria, Rusia dhe Italia në procesin e copëtimit dhe ndarjes së trojeve shqiptare, nga Kongresi i Berlinit (1878) deri në Konferencën e Ambasadorëve në Londër (1913), dhe dhënien e tyre prostitutave të vogla – fqinjëve tanë gjakatarë.
Një qeveritar duhet të respektohet nga popullata por edhe t`ia kenë frikën. Sot askush nuk ndjen diçka nga këto dy elemente.
Tregimet dramatike shpesh kanë role të qarta horrash, ashtu siç kanë edhe heronj të qartë. Ku mund të kishte një hero pa një horr kundër të cilit do të luftonte?
Heronjtë e fortë kërkojnë horra (kriminelë) të fortë. Fatkeqësisht për heroin shpesh krimineli është më interesant, ajo që na magjeps neve më tepër.
A është kjo për shkak se heroi në shumicën e rasteve është shumë i thjeshtë dhe me të vërtetë mjaft i mërzitshëm?
Për të bërë heroin më interesant, tregimtari mund ta shndërroj atë në një kundër-hero.
Disa janë të lindur si horra, ndërsa të tjerët janë bërë më vonë për shkak të rrethanave të caktuara, si për shembull: të fëmijërisë së vështirë, padrejtësisë, gjenetikës së trungut familjar, një aksidenti në tru, etj
– Kush janë horrat më të mëdhenj të sotëm?
– Qeveritarët servil, them unë.
SERVIL: Njeri pa karakter që u përulet e u bën lajka më të fuqishmëve për t’u hyrë në qejf e për të pasur përfitime vetjake; puthador, shpirtrob, shpirtskllav.
Dhe, qeveritarët i kemi aq të lig sa që dëshirojnë krimin e fundit, të kryejnë vepra penale edhe pasi të vdesin.
Na mashtrojnë shumë dhe shpesh. Sipas tyre, fajin për dështimet e sotme të tyre i paskan edhe sistemet dhe qeveritarët e moçëm, veçanërisht ata që kanë vdekur dhe që nuk mund të ngrenë kundërshtime.
Asnjëherë nuk i pranojnë mashtrimet, dështimet dhe krimet. Të ndihmuar nga disa media dhe “analistë” mediokër, servil, dështimet i shndërrojnë në lavdërime.
Vetëlavdërimet e dikujt duhet për t`i dëgjuar – por me një dozë skepticizmi kur ajo vjen në letër me shkëlqim.
Shumica prej tyre janë analfabet të devotshëm që kanë trashëguar poste politike nga prindërit, farefisi ose miqtë e interesit. Kur babai yt është Perëndia, është lehtë të jesh një shenjtor. Janë ata vetëm copa të vogla në lojërat e mëdha të ruletit rus.
***
”Ruleti rus”, është një lojë potencialisht vdekjeprurëse e fatit në të cilën lojtari tërheq këmbëzën e revolverit që ia vënë vetes në kokë, cilindri i të cilit është i ngarkuar vetëm me një plumb të vetëm e jo me gjashtë. Shanset e mbijetesës zakonisht janë 1-6.
Kështu është kur lozet me një revolver, por jo edhe me një pistoletë me kornizë…
Sikur gjithë lojtarët tjerë të këtij soji, edhe qeveritarët shqipfolës vuajnë nga depresioni. Të shpresojmë se një ditë do të ngatërrojnë armët, gabimisht do të rrokin pistoletën në vend të revolverit…
Nga kureshtja i pyes:
A jeni në depresion për shkak të lojës, ose jeni duke luajtur për shkak se jeni në depresion?