• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

OPERACIONI I KRYETARIT TË VATRËS,DR.GJON BUCAJ,DOLI ME SUKSES

June 4, 2014 by dgreca

Të dashur vatranë, ju njoftojmë se operacioni, që kreu ditën e djeshme, 3 Qershor 2014, kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës, Vatra, dr. Gjon Buçaj, doli me sukses. Operacioni u krye në një nga spitalet e specializuar në Manhattan(Hospital for Special Surgery, Manhattan).
Mendohet që dr. Buçaj sonte, e mërkurë 4 qershor, të kthehet në shtëpi dhe të vazhdojë edhe për pak kohë physical therapy.
Siç jeni në dijeni dr. Gjon Buçaj për një kohë të gjatë, që nga viti i shkuar, ka vuajtë nga probelemet e shpinës dhe për një kohë të gjatë kreu physical therapy, me shpresë se gjithçka do të kalonte, por shkoi një vit dhe përmirësimi nuk erdhi. Të gjithë jemi dëshmitarë të përkushtimit të tij në Vatër, edhe pse problemet e shëndetit erdhën duke u përkeqësuar. Edhe pse vuante ai nuk e ndërpreu aktivitetin për asnjë çast. Ashtu i përkulur dhe duke u mbajtë në shkop, ai jo vetëm përballoi takimet në Vatër dhe aktivitetet e shumta, duke ardhë nga Ëhite Plains ku banon, – në Vatër-Bronx, madje udhëtoi edhe në Florida, Hartford, ku u promovua dega e re e Vatrës, dhe në shtete të tjera.
Le t’i urojmë shërim të shpejtë të plotë, kryetarit të Vatrës!

Filed Under: Vatra Tagged With: DOLI, dr. Gjon Bucaj, i kryetarit, ME SUKSES, OPERACIONI, te Vatres

Të larguarit nga administrata ndërpresin grevën e urisë

June 4, 2014 by dgreca

Nga Gjergji Mima/Tirane-4 Qershor-Të larguarit nga administrata kanë ndërprerë grevën e tyre të urisë në ditën e 15-të.
Lajmi është njoftuar nga Kryetarja e Shoqatës së të Larguarve nga Puna, Nertila Qafzezi në një deklaratë për mediat pasditen e sotme.
Qafzezi ka theksuar se, “Vendosëm të ndërpresim grevën e urisë. Pritëm prej 15 ditësh një përgjigje nga kryeministri. Morëm mbështetjen e Fyles që çështja jonë do te hetohet”.
Sipas saj, janë larguar nga puna 8 mijë punonjës, teksa shtoi se, greva e urisë u zhvillua në kushte shumë të vështira, në qiell të hapur
“Sensibilizuam opinionin dhe ndërkombëtarët për grevën. Gjendja e disa grevistëve shumë e vështirë”, tha Qafzezi e cil nuk harroi pa falenderuar opozitën për mbështetjen e dhënë gjatë ditëve të grevës.
“Falenderojmë opozitën, avokatja e kërkesave tona. Do të vazhdojmë luftën për plotësimin e 5 kërkesave tona”, tha Qafzezi

Filed Under: Kronike Tagged With: grevën e urisë, nga administrata ndërpresin, Të larguarit

SHTEPIA E LIRISE SHQIPTARO-AMERIKANE NDERON MOTRAT ISLAMI ME ÇMIMIN SHQIPONJA E LIRISE

June 4, 2014 by dgreca

Nga Leke Perlleshi/
Me 24 Maj u mbajt nje sympozium nga organizata “SHTEPIA E LIRISE SHQIPTARO-AMERIKANE”, organizate e krijuar para ca vitesh ne Washington D.C., nga intelektual shqiptar te mirenjohur. Kjo organizate eshte tipike antikomuniste dhe drejtohet nga anetaret e bordit, pa emrim te kryetarit.
Per here te pare pata rastin te marr pjese si mysafir ne kete simpozium qe me te vertete me la pershtypje per formen e ketij organizimi mjaft te qelluar. Kjo organizate udhehiqet nga antaret e bordit te drejtoreve sipas rregullit qe do te vendosin ne rastet e caktuara.
Kesaj radhe sipas rregullit te programit qe kishin cakuar antaret e bordit do te udhehiqej nga ish diplomati i qeverise se pare demokratike shqiptare ne Washington-Mustafa Xhepa. Zoti Mustafa Xhepa separi na njohtoj per programin dhe ne pika te shkurtera paraqiti historikun e kesaj organizate e pastaj ftoi nje nga nje antaret e bordit qe te paraqiten ne skene me ngjarjet dhe pervojat qe kishin te benin gjate komunizmit famekeq ne Shqiperi.
SHTEPIA E LIRISE SHQIPTARO-AMERIKANE nderoi dy motrat intelektuale Isabela Islami (Cocoli) dhe Zamira Islami (Edwards) me dekoraten “SHQIPONJA E LIRISE”.
Zef Balaj njeri nga antaret e bordit te drejtoreve te AAFH-se ishte caktuar qe dekoraten “Shqiponja e Lirise” te ja dorezonte dy motrave, Isabeles dhe Zamires. Zef Balaj me pak fjale falenderoi dy motrat heroina per kontributin e tyre shume te madh qe jane burim inspirimi per te gjithe shqiptaret kudo qe jan. Zonja Isabela edhe ne emer te motres falenderoi Zef Balen dhe antaret e tjere te bordit per dekoraten mjaft te çmuar. Isabela me kete rast paraqiti historikun e vete dhe te familjes qe ka kaluar ne kohen e komunizmit te eger ne Shqiperi. Me poshte do te paraqesim me pake fjale vuajtjet e dy motrave dhe terrorin familjar gjate kohes se komunizmit ne Shqiperi.
Duke marr pjes per her te pare ne kete organizate, krijova nje pershtypje sikurse te isha pjese e saj qe nga krijimi i kesaj organizate. Me paraqitjen e antereve te bordit ne skene, me prezentimin e ngjarjeve te shkurta gjate komunizmit ne Shqiperi ishte nje perjetim qe nuk duhet te harrohet kurre gjenerate pas gjenerate.
I jam shume mirenjohes dhe dua ta falenderoj zotrin Zef Balaj qe me ftoi te marr pjese ne kete simpozium. Fjalet e Zefit per ftese ishin: “Besoj se aty te takon te marresh pjese dhe nuk do te pendohesh.” Zoti Zef Balaj me prezentoi shkurtimisht duke treguar per maredhenjet tona familjare nga Kosova me familjet antikomuniste shqiptare, ku axha im Ndue Perlleshi ishte vra ne lufte kunder komunizmit sebashku me Noc Kole Mirakaj ne bjeshket e Iballes se Shqiperise. Andaj shoqeria me Zotin Zef Balaj nuk na lidhe vetem me aktivitetin kombetar qe bejme ne Amerike por familjarisht dhe ne menyre historike kemi qen te lidhur per iden e perbashket kundra komunizmit te eger qe kemi pesuar sikurse edhe shume familje tjera qe kan pasur te njejtin fat. Sikurse nje pjese e kombit qe vuajti nen diktaturen Enveriane, ashtu edhe ne asgje me pake nen okupimin serbo-jugoslav.
Faleminderes perendise dhe gjakut te heronjeve qe sot perjetojme lirine dhe demokracine ne token Dardane. Gezohemi qe dy motrat heroina paten fatin te jetojne dhe veprojne ne boten e lire.
Nje pershkrim i shkurter i dy motrave heroina, Isabela dhe Zamira. Ajo çka i ben keto dy motra heroine te dallohen nga te tjeret eshte heroizmi dhe puna vetmohuese. Ato jan simbole te rilindjes nga kampi i internimit-CERMA-kamp i komunizmit shqiptar. Visar Zhiti shkrimtari i madh antikomunist thote per dy motrat: “Duke punuar dy motrat në “Zërin e Amerikës” në Zërin e Lirisë dhe të luftës për liri, ndjenim një lloj triumfi të brendshëm, një lloj drame shqiptare, me aktin e fundit në SHBA, moderne ndër kohë, një lloj subjekti i Kontit të Monte Kristos, por me “tragjizëm të kuq” midis…” Heroizmi i motrave i percaktuar mire nga situata antinjerezore ben nje akt trimerie dhe rezultat heroik. Notimi i tyre neper detin e hapur drejt lirise mund te ishte i njejt me vetevrasje. Ato e dinin se notimi i tyre ishte notimi drejt vdekjes por keto heroina sebashku me vllaun e tyre kishin vendosur te qendrojne larte per lirin e tyre e mos te i dorezohen frikes. Vllau i dy motrave notonte pas tyre si praparoje qe ti kete ne veshtrim por fatekeqesisht rojet bregdetare e hetojne dhe i vihen pas me motor-skaf. Vllau i motrave e ndrron drejtimin ne menyre qe te mos vihen re motrat, keshtuqe rojet bregdetare me shpejtesi e godasin me motor-skafa ku vdes ne vend, keshtu te vdekur e terhjekin neper uji vllaun e motrave dhe e dergojne ne Sarande, prane plazhit ku pushonin femijet e udheheqeve. Deshmitar i kesaj ngjarje ishte i nipi i Hysni Kapos qe sot jeton ne New York.
Historia familjare e tyre ishte tmerruese sepse kurr nuk ishin pajtuar me komunizmin e eger antinjerezor. Gjyshi i tyre-Maksut Selenica ishte i arrestuar ne tetor 1944 nga banda komuniste dhe ishte ekzekutuar me 1945 ne moshen 58 vjeqare.
Ndersa antaret e familjes nena e tyre Nadire Selenica Islami dhe gjyshja Ismihan Selenica- vajza e patriotit Zalo Prodanit dhe motra, ishin arrestuar pas ekzekutimit te Maksutit. Babai i tyre-Hajdar Islami vdes ne Berishe te Vogel i internuar.
Isabela dhe Zamira kanë lindur në Tiranë. Pas arratisjes nga Shqipëria më 2 gusht 1984 qendruan deri në dhjetor të atij viti në Athinë të Greqisë me strehim politik. Më 19 dhjetor 1984 mbërritën në Detroit Miçigan, ku u pritën si heroina nga komuniteti shqiptar i atjeshëm, një pjesë e madhe e të cilit e njihte familjen e tyre si nga babai ashtu edhe nëna. Më 1 korrik 1985, Isabela filloi punë tek Zëri i Amerikës dhe në tetor të po atij viti, po aty filloi punë edhe Zamira. Të dy motrat ende vazhdojnë të punojnë tek “Zëri i Amerikës”.
Isabela është diplomuar në Studime Amerikane dhe Sociologji nga Universiteti George Mason në Faifax të Virgnia-s, pas studimeve për anglisht në Universitetin Wayne të Miçiganit. Zamira ka studjuar po ashtu për anglisht në të njejtin universitet në Miçigan dhe për anglisht dhe histori amerikane në Nothern Virginia Community College.
Isabela është e martuar me Z. Skënder Çoçoli dhe kan dy djem; njeri student në degën e inxhinierisë mekanike dhe tjetri në matematikë të aplikuar. Zamira është e martuar me Z. George Edwards dhe kanë një vajzë dhe një djalë. Vajza është diplomuar në maj 2014 në marrëdhënie me publikun, komunikim dhe administrim biznesi dhe punon në fushën e medias. Djali është student i muzikës dhe administrimit të biznesit.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Lek Perlleshi, Motrat Islami, Shtepia e Lirise

Artan Telqiu : Arti më fle në zemër!

June 4, 2014 by dgreca

Nga Beqir SINA/
Aktori, producenti dhe skenaristi Artan Telqiu është bërë një emër eminent i artit me punën e tij plot vullnet dhe dedikim. Artani ka pasur sukses në teatër dhe film gjatë karrierës së tij artistike në Nju Jork. Vjen me origjinë nga Dibra e Madhe, Maqedoni. Ai u shpërngul në Nju Jork pas luftës së Kosovës në 1999. Artan Telqiu njihet për rolet e tij në dramat “Best of Friends”, “Belgrade Trilogy” dhe “Lost in Space”, që i dhanë më shumë sukses si aktor për publikun amerikan.
Gjithashtu u shfaq në “Anti- Bullying” në vitin 2011, një fushatë për sensibilizimin kundër dhunës dhe ngacmimit, e cila qe e organizuar nga Daniel Azarian, me përkrahje të Perez Hilton. Artani ishte pjesë e serisë mjaft të suksesshme “Monsters Inside Me” (2011) në kanalin e njohur televiziv Animal Planet dhe “Inside the American Mob” që u shfaq në National Geographic. Suksesi i tij vazhdon në filmin e regjisorit Orges Bakalli “Made in America”, ku aktori Artan Telqiu luan rolin kryesor si “Ilir Bushati” bashkë me protagonisten Emira Berisha. Suksesi i tij nuk përfundon këtu. Artanit iu bashkangjit edhe një sukses, ku vazhdoi me rolin kryesor në filmin “A Walk With Death” nga regjisori i njohur Logan Fulton, si dhe në filmin “Elegant Clockwork of the Universe” nga Malik Isasis.
Për të qenë i sukseshëm patjetër që duhet edhe rrjetëzimi me kompani teatrale. Tani Artan Telqiu bashkëpunon me Teodor Petelov me kompaninë teatrale në Nju Jork “The Whitelisted Theatre Company”, si aktor, producent, udhëheqës i përcaktimit të grupit të aktorëve dhe udhëheqës i zhvillimit. Përmes kesaj kompanie Artani sivjet ka prezentuar dy shfaqje në teatrin e vëllezërve shqiptar Alfred dhe Ernest Tollja, The Producers Club Theatres, që ndodhet në Brodvejin e famshëm të Nju Jorkut. Dramën kryesore “Lost in Space” ku ishte edhe si aktor, dhe dramën “Who the f**k started all this?” e cila po vazhdon deri në fund të Majit.
Kur ju apo prindërit tuaj erdhët në emigrim, SHBA dhe pse?
-Kam ardhur në Amerikë në Shtator të vitit 1999 si vizitor me plan që të rikthehem përsëri në vendlindje. Në kohën që unë ndodhesha në NY, filloi lufta në Maqedoni. Ky qe dhe shkaku që vazhdova qëndrimin në Shtetet e Bashkuara. Pastaj kërkova azil në SHBA. Familja ndodhet edhe këto ditë në Dibër të Madhe.
Ju jeni artist, ose aktori, producenti dhe skenaristi Artan Telqiu. Cila nga keto tituj ju pëlqen dhe ju flen më shumë në zemër?
-Do t’i huazoj fjalët e tua dhe do të them se së pari jam artist dhe arti në pergjithësi më flen në zemër. Para se të vazhdoj aktrimin në SHBA, artin e kam zhvilluar në mënyra të ndryshme. Fillova të mirrem me fotografi dhe së shpejti e gjeta vehten të dashuruar në atë. Gjatë kësaj kohe, pata fatin të punoj dhe të kontriboj plot dy vite si asistent i fotografit të famshëm Fadil Berisha. E kujtoj atë kohë me mall. Kjo qe një periudhë e paharruar e jetës sime që më mësoi se puna e palodhshme në fund gjithmonë sjell fryte dhe rezultate pozitive. Për mua nuk ekziston shembull më i mirë për këtë se Fadil Berisha. Mirëpo, edhe pse ndodhesha në rrethin e njerëzve tepër të talentuar, nuk u ndala aty. Aktrimi më tërhiqte më shumë, kështuqë vendosa të ndjek këtë drejtim në Nju Jork. Për këtë arsye, lirisht mund të them se nga të tre zhanret që përmendët, më shumë më pëlqen dhe më flen në zemër aktrimi.
Kur filluat të performoni në skenat moderne? ( vendi dhe rolet e tua )
– Në skenat bashkëkohore kam qenë aktiv që nga viti 2009 kur mora pjesë në shumë seriale televizive si “Mercy”, “Rescue Me”, “Lights Out”, “Royal Pains”, “Damages”…etj. Kjo periudhë e karrierës sime më krijoi themelin. Duke u nisur nga kjo, gradualisht fillova të ndërtoj një karierë stabile. Edhe pse vendlindja më krijoi dashurinë ndaj artit, Nju Jorku është vendi që hapi portat drejt realizimit të ëndrrave të mia. Sepse gjithmonë duhet të ketë një vend të caktuar për të shprehur talentin. Edhe pse në vendlindjen time arti çmohet shumë, gjithsesi Nju Jorku është vendi ku teknologjia dhe bota e artit është më e rregulluar dhe e avancuar dhe jam me fat që pata mundësi të kyçem në të.
Në çfarë moshe keni filluar karrierën tuaj të aktrimit?
– Aktrimi është bërë pjesë e jetës sime shumë herët. Kam gjetur vehten në skenë që nga mosha 8 vjecare. Që nga momenti i parë kur jam ndodhur përpara publikut, e kam ndjerë se aktrimi është ajo që dua t’a bëj si profesion, e jo të mbetet vetëm hobi.
Si ka ndikuar aktrimi në jetën tuaj?
– Si cdo njeri që ka pasion në jetën e tij unë e kam aktrimin. Ta ushtroj këtë profesion më jep ndjesi të madhe, më përmbush shpirtërisht. Aq më shumë kur punoj me njerëz që ndajnë po të njëjtën dashuri për këtë lloj arti. Kur punon me ta dhe kuptojnë botën tënde, kjo të jep akoma edhe më shumë shtytje. Unë jam i mendimit se njeriu duhet të ndjekë atë që ia don zemra, pa marrë parasysh se sa të tjerët të thonë se nuk është e mundur. Me vullnet dhe punë arrihet gjithçka. E kur e bën atë që të flen në zemër, vetëm në këtë mënyrë mund të gjesh një balanc në jetë. Vetëm në këtë mënyrë mund të jesh i lumtur. Nuk mund t’a imagjinoj vehten pa art. Pa të jeta për mua është e zbrazët. Do të ndjehesha si peshku pa ujë.
Kur lexoni skenarin dhe bëni përgatitjet për rolin tuaj, cili është procesi juaj kreativ për të zhvilluar një personazh?
– Ky është një proces zbulimi gjatë gjithë kohës. Jo vetëm gjatë leximit por edhe gjatë xhirimit të një filmi apo shfaqjes të një drame. Zakonisht së pari lexoj skenarin duke mos pasur asnjë personazh në mendje. Dua që në fillim të kuptoj kush, ku dhe kur, para se të ndaj dhe analizoj personazhin tim. Pastaj e lexoj për së dyti por tani me personazhin tim të parafyturar në mendje. Ngadalë filloj të kuptoj atë dhe të krijoj një vizon të tij. Pasi e kryej këtë, formoj një të kaluar të tij që nuk është në skenar. Kur koha vjen për të filmuar mundohem të aktroj me personazhin në mendime dhe zemër. Në këto momente mundohem të harroj veten dhe të zhytem thellë në karakterin e personazhit që kërkohet. Gjithmonë tentoj ti jap jetë atij personazhi prandaj edhe e analizoj dhe krijoj të kaluarën dhe të tashmen.
Në preformancen tuaj thuhet se kryeni kryesisht interpretime origjinale, cilat janë disa nga rolet e juaja?
– Jam i nderuar që publiku dhe mediat kanë këtë mendim sepse nqs nuk ka origjinalitet, atëherë projekti nuk ka jetë. Megjithëse interpretimet e tilla janë të shumta, do mundohem të përmend rolet që mendoj se kanë lënë më shumë përshtypje. Dick në “Best of Friends”, Daca në “Belgrade Trilogy”, Adolph në “Lost in Space”, Gabriel në “Elegant Clockwork of the Universe”, Detective Carter në “Selected”, Tom Price në “Little Girl Lost”…etj.
Cilat prej roleve të tua kanë shënuar suksese në botën e aktirmit duke ju shndërruar në talent?
– Normalisht, si çdo fillim, aktrimi i ka pengesat e veta. Çdo pengesë na mundëson që të zgjedhim rrugën drejt cilës të vazhdojmë. Rruga që zgjedhim zakonisht shëndrrohet në një aventurë por edhe në një qark që gjithmonë të kthen në vendin e njejtë, pra në pikën fillestare. Se cilën rrugë zgjedhim, ajo e tëra varet nga ne. Unë besoj se talenti lind së bashku me ardhjen tonë në këtë botë. Jeta dhe rrethanat na bëjnë të hasemi në pengesa dhe sfida të shumta, dhe shpesh na bëjnë të harrojmë se kemi talent. Mirëpo, varet plotësisht nga ne se sa këmbegulës dhe vullnet kemi në atë se sa do ta zhvillojmë këtë talent . Do t’ushqejmë dhe t’a rrisim brenda vehtes, apo ta lamë të vdes nga uria. Talenti i aktorit zakonisht testohet në audicione. Pasi kalon testimin, regjisori t’a beson rolin. Secili rol që më është besuar mendoj se më ka zhvilluar në mënyrën e vet. Disa prej keto mund të them është roli i Daca në dramën “Belgrade Trilogy” i cili më mundësoi që të kultivoj talentin duke zbuluar aftësitë e mia të plota si aktor në skenë. Roli i Ilir Bushatit në filmin e Orges Bakallit “Made in America” jo vetëm që më mundësoi të aktroj gjatë gjithë kohës me akcent të huaj, por edhe më lejoi të kërkoj dhe eksploroj emocione të ndryshme përbrenda këtij personazhi. Mos harroj të përmend edhe rolin e fundit në dramën “Lost in Space” i cili më tërhoqi plotësisht në një botë krejtësisht të ndryshme nga ajo e imja.
Çfarë çmimesh apo vlerësimesh keni marrë me këto interpretime, ose realizime që i keni arritur?
– Reaksioni ndaj projekteve ka qënë gjithmonë pozitiv. Shkrimet kanë qenë gjithmonë pozitive dhe kanë theksuar dukshëm talentin tim. Raporti im me bashkëpuntorët në teatër si dhe në film ka vazhduar edhe pasi të kenë përfunduar projektet. Të gjitha këto reagime dhe vlerësime pozitive janë një shtysë e madhe, për të punuar më shumë dhe të përsosem në drejtimin që kam zgjedhur. Jam shumë falënderues për të gjitha.
Cilat janë raportet e tua me gazetarët?
– Kam një respekt të vecantë ndaj gazetarëve si dhe raport shumë të mirë. Gazetarët janë ata që e bëjnë punën time më të dukshme, dhe që ndikojnë që edhe të tjerët të dijnë për kontributin dhe punën time të vullnetshme në fushën e aktrimit. Gjithmonë puna që bën gazetari është shumë e ndjeshme, në mes dy ekstremeve një punë që mund të fillojë luftëra apo t’i ndalë ata. Por mbi të gjitha është një portal për audiencën që të pranojë të vërtetën se çfarë ndodh në botë. Ata janë syri dhe veshi jonë, dhe e kanë respektin dhe përkrahjen time të plotë.
Pse keni zgjedhur pikërisht këto zhanre? A I keni zgjedhur ju apo ju kanë gjetur ato vetë?
– Nuk është se i ndjek zhanret unë, por zakonisht ato më zgjedhin mua. Industria e filmit është e tillë që të sjell në situata ku si aktor, kur të vjen mundësia të kesh një rol, duhet të bësh të pamundurën ti përshtatesh. Mirëpo përgjegjsia është e dyfishtë, duhet të përshtatesh që të dalësh i mirë në rol, por në të njejtën kohë edhe ke përgjegjësi që edhe projekti të del i sukseshëm, sepse ti je pjesë e pandashme e tij.
Kur keni kontaktuar për herë të parë me artin dhe çfarë ju motivoi të mirreni me art?
– Arti ka lindur në mua. Kujtoj, se kam qënë 6 vjecar kur më ka dalë në pah talenti im në këtë fushë. Në atë kohë më ka tërhequr arti i vizatimit. Kam kaluar një kohë të gjatë të fëmijërisë duke vizatuar karaktere të ndryshme me orë të tëra. E mbaj mend gjyshi më sillte fletushka të pastra dhe lapsa të mprehura. Keto vite kan qënë vitet e para që kam krijuar një kontakt me artin. Motivimi besoj se ka qënë nga një instikt i brendshëm, por burimi i ketij instikti mund të them se vjen nga të dy prindët, e kam trashëguar nga ta sepse edhe ata janë artëdashës.
Çfarë ëndrrash keni pasur për kinematografinë?
– Gjithmonë kur shihja televizor si fëmjë e imagjinoja vehten në ekran. E kisha dëshirë të flaktë të shoh si janë bërë inçizimet prapa skenës, dhe gjithmonë ka qenë ëndërr e imja që një ditë edhe unë të jem një nga aktorët në film. Fatmirësisht, Zoti dëgjoi dëshirën time. Sot, kjo ëndërr po më realizohet . Gjithashtu kam dëshirë të kontriboj në art edhe si shqiptar. Është një dëshirë dhe angazhim i vazhdueshëm sepse me përmbajtjen dhe bashkëpunimin e artistëve tjerë shqiptar do të arrijmë të krijojmë produksione të nivelit botëror. Talent dhe dëshirë kemi, vetëm na duhet përkrahje financiare dhe mundësi. Sepse nuk dallohemi nga komunitetet të tjera në këtë aspekt. Aftësi padyshim që kemi.

Kush ju frymëzon më shumë për të aktruar?

– Frymëzimi më vjen në forma të ndryshme. Asgjë nuk do të kishte kuptim po të mos kisha përkrahje të vazhdueshme nga familja fillimisht. Pastaj edhe nga shoqëria që gjithmonë më kanë përkrahur. Mbi të gjtiha bashkëshortja ime është ajo që më përkah pa masë. Pa inkurajimin e saj do ta kisha shumë të rëndë të gjej fuqinë për të vazhduar, aq më shumë kur ndodhesh në një vend të huaj. Laura me ka përkrahur dhe frymëzuar që nga fillimi për të shtyrë më tej ëndërrën time dhe për t’a bërë atë realitet.

Sa role keni realizuar deri më sot ?

– Të them të drejtën , kam luajtur në shumë role, dhe nuk mund t’a them me saktësi numrin. Gjithsesi janë mbi 30 role në projekte të ndryshme, duke filluar nga reklamat, videot për muzike, rolet në teatër dhe deri tek filmat me metrazh të shkurtër dhe ato të gjatë.

Cilat kanë qenë ato role që ju kanë sjell kënaqësi?

– Secili rol e sjell kënaqësinë e vetë, dhe në secilin rol përkushtohem me të njejtën tempo. Por, mos të harrojmë se edhe projekti dhe ekipi me të cilin punon është shumë I rëndësishëm dhe te jep kënaqësi, stimul që aktori të ketë më shumë sukses në skenë. Për fat të mirë, njerëzit që kam pasur nderin të punoj më kanë sjellur po të njëjtin vullnet dhe motivim në punën që kemi bërë ashtu siç e kam pasur edhe unë në vehte. Në përgjithësi rolet në teatër më sjellin më shumë kënaqësi, por edhe filmi e ka magjinë e vet, e sidomos kur përcjell një mesazh të rëndësishëm drejt publikut.

Kush janë partnerët ose figurat që keni luajtur përkrah tyre që ia vlen të përmenden?

– Një nga dy nga partnerët që kam respekt dhe vlerësim të vecantë është Teodor Petelov i cili më besoi me rolin kryesor në dramën e parë që shfaqëm në Nju Jork, “Belgade Trilogy”. Kjo dramë u pranua jashtëzakonisht shumë nga publiku i Ballkanit, por jo vetëm. Mbresa të jashtëzakonshme i la edhe publikut Amerikan. Ky sukses ishte edhe një ndër arsyet që unë jam tani drejtor i zhvillimit në kompanine tonë teatrale The Whitelisted Theatre Company. Sivjet shfaqëm “Lost in Space” e cila u vlerësua jashtëzakonisht mirë nga kritikët amerikan. I dyti është Roland Uruçi, një talent i vecantë me të cilin kam pasur nderin të ndaj ekranin. Për momentin jam duke bashkëpunuar me të në një film tepër me rëndësi për shqiptarët që do të filmohet këtë verë ne Fier (Shqipëri). Shumë artistë të njohur shqiptar janë të inkuadruar në këtë projekt. Filmi ështe në fazat nismëtare dhe ka nevojë për ndihmën e të gjithëve. Për më shumë mund të kontaktohet Rolandi në rolad@rolanduruci.com.

Si jeni pritur deri tani nga audienca, sepse ato janë edhe matësit e suksesit, apo jo?
– Patjetër që po. Reagimi i publikut gjithmonë ka qenë pozitiv, gjë që më jep më shumë besim dhe kurajo që të vazhdoj këtë drejtim që kam marrë ne jetë.
Çfarë thonë producentët, dhe specialistët për talentin tuaj?
– Një ndër gjërat që gjithmonë dëgjoj është ajo se e kam aftësinë të pranoj drejtimin e regjisorit dhe të ekzekutoj atë me lehtësi. Me një fjalë, të paraqes dialogun që kam në film në cfarëdo mënyrë që regjizori të më udhëzojë. Pra i plotësoj pritshmëritë e regjisorit. Gjithashtu, e kam aftësinë të improvizoj në skenë në atë mënyrë që tregimi të bëhet edhe më i plotë dhe i besueshëm. Ndjehem i lumtur, sepse me të gjithë që kam pasur fatin të punoj deri tani më kanë veçuar si një aktor lojal, që mban fjalën dhe sakrifikon për projektin në pyetje.

A e dini gjë rreth artit shqiptar në zhanret që ju preferoni?

– Unë jam rritur në një vend që arti është kultivuar gjenerata e gjenerata . Si pasojë kjo është mveshur thellë në traditë. Dibra e Madhe është një qytet që e njeh artin shumë mirë dhe e din të vlerësojë dhe të ndajë të keqen prej të mirës. Për këtë arsye secili artist e ndjen vehten të nderuar kur pranohet mirë nga publiku dibran. Sepse e din që ata e vlerësojnë talentin, dhe si të thuash nuk ta thonë të mirën po s’qe e mirë. Vëndi im më ka njohtuar me dramën dhe vlerën e artit në jetën e përditshme. Kështuqë preferoj dramaturgjinë, por edhe filmat që tregojnë një tregim real dhe aktual.

A keni ndonjë idhull? Qoftë ai shqiptar dhe botëror?

– E kam të rëndë të vecoj se janë të shumtë, por si idhuj botëror mund të them Sean Penn, Daniel Day-Lewis, Rusell Crow, Meryl Streep…dhe shumë të tjerë. Nga ato shqiptar mund të vecoj Fadil Berisha, John Belushi, Sandër Prosi, Tinka Kurti, Roland Trebicka…e shumë të tjerë.

Njiheni për rolet në “Best of Friends”, “Belgrade Trilogy” dhe “Lost in Space” që thuhet se u dhanë më shumë sukses si aktor për publikun amerikan?

– Saktë! Këta janë disa nga projektet që më kanë afruar për së afërmi me publikun amerikan, dhe gjithashtu më kanë hapur dyert për projekte vijuese.

A mund të na thoni edhe diçka rreth teatrit për realizmin dhe sjelljen në skenë të një drame tjetër nga Ballkani këtu në NY, “Who The F**k Started All This”, në The Producers Club Theatres?

– Teatri është shumë më i vështirë për t’u realizuar se filmi, ngase kërkon më shumë dedikim dhe kohë për të pasur një produksion final me cilësi të lartë. Është një udhëtim me vështirësi të shumta, aq më tepër kur je një i huaj në një metropol si Nju Jorku. Këtu koha është tepër e çmuar dhe gjithçka kushton para. Nuk ka njeri prapa skenës që nuk bën sakrifica gjatë këtij procesi. Si producent ishte detyra e ime që gjithcka të jëtë në rregull, dhe në kohë të caktuar. Kjo e bënte edhe më të vështirë lidhjen time me karakterin që kisha në dramë. Thjesht nuk ka pushim deri sa mbaron shfaqja e fundit dhe pastrohet gjithçka ne teatër. Pengesat e para i kishim që nga fillimi kur njerëzit tanë si konzullata e Kosoves, Maqedonisë, nuk na jepnin përkrahje. Gjithsesi veprat janë më të mëdha se çdo gjë. Puna e palodhshme dhe altruiste na afroi me njerëz që respektojnë atë që bëj. Faleminderoj shokët, dhe të gjithë tjerët që me përkrahën…White Rock Construction, First Impressions Hair Salon, Unitech Solutions NY.

A shkoni shpesh në vendlindje? Sa shpesh e keni vizituar Dibrën e Madhe?

– Në Dibër kam dëshirë të shkoj çdo vit, por fatkeqësisht mundësitë nuk janë të tilla. Kam vizituar të paktën katër herë deri tani. Planifikoj këtë verë t’a vizitoj përsëri. Në këtë mënyre punët do të regullohen që të ndodhem atje për xhirimin e filmit të Roland Uruçit.
Ju jeni me origjinë nga Dibra e Madhe, Maqedoni, u shpërngulët në Nju Jork pas luftës së Kosovës në 1999. Sa keni lobuar ju si artist në SHBA tek audiencat shqiptare dhe ndërkombëtare për njohjen e Kosovës?

– Edhe pse nuk e dua politikën, kjo është një çështje që të gjithë e kemi pasur obligim moral, prandaj them që po kam lobuar. E kemi për detyrë si shqiptar të krenohemi dhe të flasim për kulturën dhe vendlindjen tonë kudo që të jemi në botë. Sepse ne e duam artin edhe e kultivojmë. Para se të nisem për në Amerikë punoja për IOM (International Organization for Migration). Kam patur fatin të ndihmoj shqiptarët në forma të ndryshmë. Gjatë kësaj kohe pata mundësinë t’ju ndihmoj shumë refugjatëve të cilët ndodheshin nëpër kampet e Shkupit. Në këtë periudhë, përmes punës, u takova me presidentin e atëhershëm Bill Klinton, dhe si rezultat rastet urgjente dhe speciale të zgjedhura posaçërisht nga z-tri. Klintoni kalonin nëpër duart e mia. Jam krenar që m’u dha kjo mundësi të bëj diçka për popullin tim. Lidhjet që krijova me Amerikanet ne Maqedoni i vazhdova edhe në Amerike mirëpo jeta këtu është e atillë që të largon nga njerëzit. Sidoqoftë, kur erdhi puna për njohjen e Kosovës jam munduar aq sa kam pasur fuqi që të bëj ate çështje të njohur përmes politikanëve amerikan. Një ndër gjërat që mund të përmend është edhe fotografimi falas i mbrëmjeve të NAAC (National Albanian American Council) në Restorantin e famshëm Cipriani.

Si ke arritur ti bësh bashkëatdhetarët tanë krenarë nëpërmjet veprimtarisë së tuaj artistike ?
– Unë besoj se gjithmonë kur një bashkatëdhetar arrin sukses në ndonjë lëmi, të tjerët krenohen me këtë fakt. Sa herë dëgjoj për suksesin e bashkëatdhetarëve të mi në media, më kap një ndjesi lumturie. Jam krenar. Mund të përmend rastin e Lundrim Paçukut, një këngëtar me zë të rrallë, që ishte pjesë në shoun e talentëve në Voice of Albania. Patjetër që edhe Dritan (Tony) Dovolani që arriti suksese në Dancing With The Stars, mua më bënte të lumtur që vjen nga vendi im. Nuk kishte natë që nuk votonim për t’a ndihmuar të kalojë në nivelin tjetër. Besoj edhe shpresoj se edhe bashkëatdhetarët e mi e ndjejnë të njejtën gjë . Falë punës sime të palodhshme, me këtë sukses që kam arritur deri tani besoj të kem bërë krenar bashkatdhetarët e mi, edhe shpresoj që suksesi të vazhdon që të kem mundësinë të ndihmoj të tjerët që e kanë po të njejtën ëndërr që unë gjithmonë e kam pasur.

A keni ndonjë mesazh për të gjithë ata që duan të ndjekin një ëndërr?

– Gjëja e parë dhe e rëndësishme është të bësh atë që të flen në zemër. Kur e di se çka është ajo, atëherë, të mbetet ëndrrën t’a bësh realitet. Kjo nuk është e lehtë, por jo edhe e pamundur. Fakt është se asnjë gjë në jetë nuk arrihet pa punë dhe dedikim të palodhshëm. Asnjë ëndërr nuk realizohet duke fjetur. Asnjë betejë nuk fitohet vetëm.
Jam në bashkëpunim me shumë artistë shqiptar ketu ne SHBA dhe jam krenar që jam i rrethuar nga gjithë këto talentë. Besoj se së bashku do të bëjmë vepra që ti japin popullit shqiptar emër të mire jo vetëm në Amerikë por edhe në mbarë botën. Populli ynë duhet të jetë i bashkuar si asnjëhere, sot është koha që të hecim përpara. Është mirë të mendojmë për një kauzë më të madhe, për suksese dhe arritje të gjithë së bashku. Le të mos lejojmë xhelozia, urrejtja dhe egoizmi, këto veti të ulta, të jenë pengesa për të bërë diçka madhore. Le të jemi të bashkuar dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin në forma të ndryshme.
Po ashtu bëj thirrje për partitë politike se ato duhet të bashkohen edhe të kenë një zë, kufijtë duhet të tejkalohen që këto zëra të dëgjohen anë e mbanë globit. Jemi një komb, dhe këtë komb mund t’a cojmë përpara vetëm të bashkuar. Kjo arrihet, duke mos bërë dallime ndërmjet shqiptarëve të Shqipërise nga ato të Kosovës apo ato të Maqedonisë…. Le të cojmë artin përpara se kemi potencial dhe jemi artëdashës. JEMI NJË DHE TË BASHKUAR JEMI MË TË FORTË!

Filed Under: Interviste Tagged With: : Arti më fle, Artan Telqiu, në zemër!

Guiscard–dhe pushtimi norman i Vlorës

June 4, 2014 by dgreca

Nga Gëzim Llojdia/
Emri i Robert Guiscard, Duka i Puljas është i njohur për pushtimin e Italisë jugore me synimin largimin e pranisë bizantine nga këto territore. Emri i Guiscard përmendet kryesisht edhe në kronikat e qyteteve detare të Shqipërisë, përkatësisht në dy qytetet e saj bregdetar si :Vlora dhe Durrësi dhe në kronikat e historianes bizantine A.Kohmena,nuk mungon asë në tekste dhe memuare si dhe në analiza të historianëve italianë.
1.
Kush ishte Robert Guiscard?Familja normane e feudalëve të Haute-Ville-le-Guichard nga e cila rrjedh edhe Tancredi disa nga fëmijët e tij emigruar në Pulia, ku duke luftuar si mercenarë kundër bizantinëve, kishin marrë territoret e Ascoli Satriano dhe Venosa, të cilët formuan qarkun e Pulias në vitin 1042 . Energjia e tij dhe frymëmarrja e madhe pushtuese ka bërë që të zgjerojë hapësirat pas pushtimeve të njëpasnjëshme, kështu një ditë por jo befasisht Guiscard, u transformua në Duka i Pulias dhe Kalabrisë (Ishte përktësisht viti :1059).
Fitorja e Civitate (Mendohet në 18 qershor 1053 ) dhe marrëveshja e mëvonshme e Melfi (Viti- 1059 ) në mes të Robert Guiscard dhe Papa Nikolla II dha njohjen duke vulosur lindjen e dinastisë normane në Italinë e Jugut , e cila tashmë në këtë datë të martesave – veçanërisht atë të Guiscard, cili u martua me gruan e tij të dytë , në vitin 1058 , Sichelgaita , bija e princit të Salernos, Guaimario V – legjitimuar nga prejardhja , normanët duke hyrë zyrtarisht në radhët e princave jugore .
Pas pushtimet e njëpasnjëshme , e cila i dha karakter dinastisë duke e bërë atë të qëndrueshme, tani trashëgimorët , dhe vdekja e vëllezërve më të vjetër ,bënë që Robert Guiscard dhe Roger ndanë Italinë e Jugut :kryesihst në Sicili dhe Kalabri me Roger , nga këto rajone të mëdha , Puglia , Kalabria në Salerno dhe Guiscardit i ka mbetur , Duka i Pulias dhe Kalabrisë , titullin i ka kaluar birit të tij të dytë Roger Borsa , që mbeti vetëm titullin : Duka i Pulia , dhe pastaj duke i dhënë deri në Sicili në favor të xhaxhait të tij . Në vjeshtën e vitit 1084 ka nisur luftën në Lindje, por, vdiq gjatë rrethimit të Cephalonia .
2
Shkurt nga jetëardhja.Bir i Tancred , pasi mori titullin e Dukës së Pulia , Kalabri dhe Sicili nga Nicholas II në favor të miqësisë së tij me normanët për të hequr ndërhyrjen e Bizantit dhe Perandorinë e Shenjtë Romake nga çështjet e Kishës . Përbënin shtetin e tyre ,ka anuluar me rebelime e aftësi të feudalëve dhe qyteteve ,duke rivendosur paqen dhe riorganizuar administratën e domeneve të tij . Gjithmonë i shqetësuar për fuqinë e Bizantit në Adriatik , nisi një ekspeditë kundër tyre , por ai vdiq gjatë rrethimit të Cephalonia .
Biri i Tancred , erdhi në Itali në 1040 apo më shumë , thonë burimet italiane.Ai vazhdoi luftën kundër Bizantit më në fund me pushtimin e tij të Barit (Viti-1071 ) .
Gjithmonë i shqetësuar për pushtetin bizantine , në pjesën e Adriatikut dhe për të përmbushur ambiciet e mëdha politike , Guiscardit hipi (viti – 1081 ) me flotën në Vlorë , pushtoi Korfuzin dhe , pasi mundi Aleks Comnenus ,ka pushtuar ( Vitit 1082 ) Durrësinë .
3.
Historiania bizantin Anna Comnena ishte vajza e perandorit Aleks I Comnenus krijmi i saj pushtimi norman të Shqipërisë, i kryesuar nga rivali i babait të saj të hershme , Robert Guiscard , Duka i Pulias ( Rreg. 1057 – 1085 ) . Guiscard e rrethoi Durrësin në 1082 dhe mundi atje perandorin bizantin . Njerëzit e tij pastaj u nisën në ndjekje të Aleks I Comnenus.
Anna Comnena përshkruan ngjarjet me qartësi të madhe .
Ana Comnena ka sjell këtë përshkrim të gjatë,mirëpo shkurtimisht po sjellim vetëm disa pjesë:Robert ka arritur shenjtëroren e Shën Kollit , ku ndodhej çadra perandorake e gjithë bagazhit romak . Ai pastaj dërgoi njerëzve të tij të aftë në ndjekje të Aleksit . Vetë , ai qëndroi atje ,duke pritur kapjen e afërt të armikut . Të tilla ishin mendimet, që shtinin frymën arrogante . Njerëzit e tij i ndoqi me vendosmëri të madhe në një vend të quajtur nga vendasit [ Ndroq ] . Situata ishte si më poshtë : më poshtë rrjedh Charzanes lumit [ Erzen ] në anën tjetër është një shkëmb i lartë i dalë. Ndjekësit e kapur në mes këtyre dyve .Comnena në rrëfimin e saj përshkruan dyluftimin dhe mënyrat e tij.A. Comnena më poshtë thotë :Ajo ishte pa dyshim fuqi hyjnore, që shpëtoi atë nga armiqtë e tij në një mënyrë të papritur ….
4.
Gjatë rrugës , ai e kaloi Charzanes dhe ka pritur për një kohë të shkurtër pranë një vend të quajtur [ malet e Krrabës midis Tiranës dhe Elbasanit ] Babagora një luginë të largët . As humbjen e as ndonjë prej të këqijave të tjera të luftës nuk e trazuan mendjen e tij, ai nuk ishte i shqetësuar nga dhimbjet në ballin e tij të plagosur , por ai i pikëlluar në zemër të vet të thellë për ata që kishin rënë në luftë dhe sidomos për burrat të cilët kishin luftuar trimërisht . Megjithatë , ai vetë tërësisht ka aplikuar për problemet e qytetit të Dyrrachium [ Durrës ] dhe ta dëmtojë atë që të kujtojnë që ajo ishte tani pa një udhëheqës ( sepse ai ishte në gjendje të kthehen – lufta kishte lëvizur në mënyrë të shpejtë ) . Për të mirën e aftësisë së Tij ai garantoi sigurinë e banorëve dhe të besuar të tjerë në mbrojtjen në kala të oficerëve venecianë, që kishin emigruar atje . Të gjithë pjesa tjetër e qytetit u vu nën komandën e Komiskortes , një amtare e Shqipërisë, për të – të cilin ai dha këshilla me përfitim për të ardhmen me shkronja .
5.
I biri.
Dieter Girgensohn te Boemondo I (oamundus)Dizionario Biografico degli Italiani – Volume 11 (1969) shkruan:Boemondo I ( Boamundus ) . – Biri i Duka i Pulia , Kalabria dhe Sicilia , Robert Guiscard dhe gruaja e tij e parë Alberada , ka lindur ndoshta në mes të viteve 1051 dhe 1058 , duke pasur parasysh se martesa e parë e babait të tij , i cili me sa duket arriti në përfundimin se pasvitit 1050, tashmë është anuluar për shkak të një lidhje gjaku të çiftit në vitin 1058 . Në pagëzimin e tij, i ishte dhënë emri i Markut , por babai i tij i dha atij pseudonimin e Bohemond nga një legjendar. ” Buamundus gigas”.
Prova e parë e aktivitetit të sigurt daton në mars të vitit 1081, ku pararojë e trupave të Guiscard udhëhequr nga Boamundus filloi fushatën e madhe kundër perandorit Aleks dhe Perandorisë Bizantine me pushtimin e Vlorës në bregdetin shqiptar dhe përpjekja tjetër në ishullin e Korfuzit më 18 tetor të vitit 1081.
Boamundus mori pjesë në fitoren vendimtare mbi Alessio raportuar më parë në Durrës nën komandën e vetë Dukës . Në prill ose maj të vitit 1082 , kur Guiscard u detyrua të kthehet me ngut në Itali, Boamundus i është dhënë komandën e lartë të trupave të mbetur në brendësi të Greqisë . Në muajt e ardhshëm ai shkoi drejtë tyre deri në Larisa pas një rrethimi rraskapitës të cilit duhej ndalur , megjithatë , pas një humbje me normanët në prill të vitit 1083 . Në fund të vitit ose në fillimtëvitit tjetër ,Boamundus , hipi nga Italia për në Vlorë për prokurimin e fondeve të nevojshme të pagave të trupave . Ai u kthye në Shqipëri nga Otranto së bashku me babain e tij dhe tre vëllezërit në tetor të vitit 1084 . Ai u sëmur në Vonitza , ku plaga ishte ndezur, në fillim të vitit 1085 . Vdekja e Robert Guiscard , ndodhi më 17 korrik 1085.Menjëherë pas vdekjes së Guiscard , më i vogli Roger Borsa ( lindur nga gruaja e tij e dytë Sichelgaita ) , që ati i tij kishte përcaktuar si trashëgimtar i Dukatit , u njoh nga ushtria Normane e ndarë në bregdetin shqiptar dhe në shtator të vitit 1085 do të mund të brohorisnin Duka me ndihmën e xhaxhait të tij ,
Kthimin e tij në Vlorë e gjejmë kur Boamundus pas një sërë marrëveshjes dhe trantativash e mbajtje në izolim e lidhin edhe më faktin se Italia e Jugut nuk ofrojë hapësirë të mjaftueshme për energjinë e tij dhe talentin e tij . Krahas momentit fetar ishte në thelb, qëllimi i pushtimeve dhe krijimin e një fuqi më të lartë që e çoi atë në Tokën e Shenjtë . Ndoshta në lidhje me përgatitjet për largimin është emërimi në gusht të vitit 1096 ” Guidelmus Flammengus ” catapan në Bari.
Duket se Boamundus e filloi në fund të muajit tetor , 1 nëntor është tashmë i pranishëm në Vlorë . Gjatë marshimit drejt Stambollit,2 prill 1097 u nda nga trupat e tij për të filluar negociatat me perandorin sa më shpejt të jetë e mundur .
E gjejmë sërish në dokumente Boamundus dhe ardhjen e tij në bregun tonë. Shkëpusim fragmentin:Pas dëgjimit në Meshën në St Nicholas të Barit e Brindisit ai kishte nisur , lundrimin në mes të datave 9 dhe 10 tetor në bregdetin shqiptar . Me trupat e mbledhura zbarkoi në Vlorë dhe në 13 tetor ushtria qëndroi përpara Durrësit . Rrethimi i këtij qyteti port i rëndësishëm , që ndodhet në hyrje të rrugës Egnatia që çon në Selanik dhe Kostandinopojë , ai nuk bëri asnjë përparim edhe kur Boamundus në pranverën e vitit 1108 , duke ndjekur shembullin e babait të tij ( 1081 ) , ka djegur anijet për të hequr trupat e tijdhe të gjitha mundësitë për t’u kthyer . Nga vitet e fundit të jetës së tij ka pak lajme , ose gjejmë një lajm ,që shkruan: Boamundus kërkoi armatosjen e një flote për një ekspeditë të re ,ishte 7 mars 1111 , kur vdekja e arriti . Ai u varros në katedralen e Shën Sabino në Canosa .

Filed Under: Kulture Tagged With: Gezim Llojdia, Guiscard–dhe pushtim, i norman, i Vlorës

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4573
  • 4574
  • 4575
  • 4576
  • 4577
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJË GJUHË, NJË IDENTITET – STUDENTËT DALIN NË MBROJTJE TË SHQIPËS
  • “Shqiptarët e Amerikës” ndjekin me shqetësim të thellë zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut
  • Eshtrat e Hasan Tahsinit duhet të sillen në atdhe
  • “Irani dhe Siguria Kombëtare”!
  • Pamja e Hënës të cilën nuk jemi mësuar ta shohim
  • Analizë strategjike: Roli i SHBA-ve dhe ndikimi i NATO-s në suksesin operacional ushtarak
  • MICKOSKI DHE POLITIKA E KAMUFLUAR NË BALLKAN
  • ÇËSHTJA KOMBËTARE NË POLITIKËN E TIRANËS TË VITIT 1920
  • Në ditëlindjen e Vaçe Zelës, legjendës së gjallë të këngës, zërit që i dha shpirt një epoke
  • 115 vjet nga Kryengritja e Malësisë së Madhe dhe ngritja e flamurit në Deçiq
  • GEORGE POST WHEELER, AMBASADOR I SHBA-SË NË SHQIPËRI (1934) : “SHQIPËRIA DHE BURRAT E SHQIPONJËS…”
  • Përshtypje nga Bashkëbisedimi i AFC-së dhe Mjekëve Gastroenterologë AAGA
  • Një princeshë evropiane përballë traditës shqiptare
  • Arkeologët shqiptarë nën vlerësimin e studiuesit anglez Nicholas Geoffrey Lemprière Hammond
  • E drejta për përdorimin e gjuhës amtare në arsimin e lartë në Maqedoninë e Veriut

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT