• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Të Lumshin Zgjedhjet Populli i Kosovës !

October 22, 2019 by dgreca

– Leksion, shpresë dhe shans historik- /

Nga MRSC. Agim Aliçkaj, Nju Jork/ Më 6 Tetor 2019, populli martir i Kosovës, populli i burrështetasit të mençur legjendar Ibrahim Rugova, dhe komandatit trim legjendar Adem Jashari, kaloi edhe një provim historik. Kosova, me votë  të lire, në mënyrë demokratike, rrëzoi nga pushteti një klasë politike, dhe, individ të dështuar, të korruptuar, dhe, disa prej tyre edhe antikombëtarë.

Këto zgjedhje që ishin dhe model për gjithë rajonin, ishin dhe një leksion për qeveritarët e deritashëm, duke treguar se nuk i lejohet  askujt për të punuar keq dhe qeverisur keq. 

Kuptohet, se ata mendojnë se kanë punuar mirë, se janë patriotë të flakët, por faktet flasin ndryshe.

Nëse shpresojnë të ngriten prapë ndonjëherë, duhet ti hapin mire sytë, të reflektojnë dhe analizojnë dështimet e tyre, ato që e sollën vendin para shkatërrimit. Partitë e tyre tani duhet të lirohen nga kuadrot dhe politikanët e këqinj. Sëpari duhet të bëhen opozitë konstruktive, të bashkëpunojnë me pozitën për çështjet me interes kombëtarë, të  hartojnë programe reale me vizion të qartë në interes të shtetit. Pastaj në zgjedhjet e ardhëshme, mund të kërkojnë prapë votëbesim nga sovrani. Përndryshe duhet të ikin nga politika përgjithëmonë, t’jua lëshojnë vendin atyre që kanë përgaditje shkollore dhe aftësi udhëheqëse, atyre, që e duan me të vërtetë kombin shqiptarë dhe shtetin e Kosovës.

Kosova, me këto zgjedhje ishte një leksion në demokraci, edhe për Shqipërinë, shtetet Ballkanike dhe shumë shtete tjera të mbarë Botës, të cilat duhet thënë se në “heshtje” edhe i njohën të këtilla.

Kështu votohet!  

Zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë, i treguan Amerikës dhe shteteve demokratike të Evropës, se Kosova di të mbaj zgjedhje demokratike, të lira dhe transparente. Kosova i tha botës se :” Jemi gati ta ndërtojmë dhe zhvillojmë shtetin tonë të  lirë dhe demokratik, Republikën e Kosovës. Dalja në votime e më pakë se 50% të elektoratit, është pakë sa dëshpruese, por nukë e zvogëlon rëndësinë e mbarëvajtjes së proçesit dhe rezultatit të këtyre zgjedhjeve.

Zgjedhjet në Kosovë, kësaj rradhe kanë ngjallur shpresë reale për ndryshime të mëdha në politikën e jashtëme dhe të brëndëshme, shtet-ndërtim dhe forcim të shtetit, zhvillim ekonomik dhe mirëqenje të popullit të Kosovës. 

Shpresë, për një të ardhëme të sigurt dhe shumë më të mirë….!

Shans historik për fituesit e zgjedhjeve, Vetëvendosjen dhe LDK-në. Ku populli jua dha besimin, për një qeverisje më të mire dhe asgjë tjetër. Me biseda të sinqerta dhe konstruktive, bazuar në numrin e votave të fituara, duhet formuar sa më parë koalicionin parimorë për qeverisje dhe shpëtim kombëtarë. Nukë është gjë e lehtë sepse shumë forca të errëta, edhe brënda këtyre partive, janë duke punuar kundër. Por, me çasje serioze kompromisi është i mundur. Formula për postet kyçe është e qartë, Albin Kurti kryeministër, Vjosa Osmani zëvendëse dhe ministre e punëve të jashtëme. Më vonë, nëse është e mundur me ligj dhe kushtetutë, do të ishte mire që të shkarkohet kryetari i keq i Kosovës dhe ky vend potencialisht ti ofrohet Isa Mustafës. Edhepse ai kishte gabime të mëherëshme, sëfundi tregoi menquri dhe e shpëtoi LDK’në nga përçarja e m ëtutjeshme . Një gjë duhet ta kenë të qartë këto dy parti. Nëse pas këtyre zgjedhjeve historike nuk bëjnë koalicion, të dyja palët do të jenë fajtore për dështim të turpshëm me përmasa katastrofale për Kosovën. Ato mund të rrezikojnë të mbesin opozitë në mënyrë të përherëshme apo edhe më keq, të përfundojnë në fushën e keqe të tradhëtisë.

Serbia është padyshim e sëmura e Evropës, e cila nuk ka ndryshuar që nga koha e Millosheviqit 

Ajo duhet të ulet në vendin që e meriton si agresore, shkaktare dhe humbëse e katër luftrave në Ballkan. Duhet ti plotësojë kushtet për bisedime, kërkimi falje, pagesa e dëmeve të luftës dhe këthimi i të pagjeturve. Mbi të gjitha është  njohja e pavarësisë së Kosovës, të shpalllur me 17 Shkurt 2008, në kufijt ekzistues, të njohur nga Amerika dhe bota demokratike, të miratuar nga Gjykata e Drejtësisë në Hagë. Askush në botë nuk ka të drejtë as të kërkojë dhe as të bëjë negociata për k ëtë pavarësi, ato kanë përfunduar me 17 Shkurt. Ajo është arritur me gjakun e bijve të Kosovës dhe mbarë kombit shqiptarë, është e panegociushme e paprekëshme dhe e përherëshme. Me Sërbinë mund dhe duhet biseduar vetëm dhe vetëm për marëdhënjet ndërshtetërore, kurrsesi për punët e brëndëshme. Sanksionet ekonomike ndaj Serbisë duhet të ndërlidhen drejtpërdrejtë me sjelljen e saj ndaj Kosovës. Nëse vazhdon me veprime destruktive dhe armiqësore nuk ka kuptim as nevojë të hiqen dhe as të zvogëlohen, ato duhet të shtohen. 

Minoriteti serb në Kosovë, është i manipuluar nga Serbia, dhe i shtyrë për të vepruar kundër Kosovës, por edhe kundër interesave të veta. Me përfaqësuesit e tyre legjitim, kurrsesi me kriminelët e dërguar dhe të finacuar nga Serbia, duhet komunikuar dhe biseduar në mënyrë të vazhdueshme për interesat dhe të drejtat e tyre në drejtim të integrimit të tyre në shtetin e Kosovës. Ata mund dhe duhet të kenë të drejta hiq ma shumë as më pakë se populli shqiptarë që jeton në trojet e veta në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. 

Nga Amerika dhe Evropa populli shqiptarë me arësye pret drejtësi, në pajtim me vlerat dhe parimet e tyre demokratike 

Interesat strategjike afatgjate të kombit amerikan dhe shqiptarë janë në përputhje të plotë. Me përfaqësuesit amerikan duhet treguar respekt të pafund, bashkëpunim të sinqertë, punë të madhe, me argumente të forta.  Lëvizjet eventuale të pavolitëshme nuk duhet të na dekurajojnë por të na shtyejn të punojmë edhe më shumë si në nivel shtetërorë ashtu edhe me veprime lobiste në Washington.

Shqipëria, është nëna e dhimbshëme por e dashur e Kosovës dhe mbarë kombit shqiptarë

Populli shqiptarë, anekënd trojeve tona etnike e tregoi veten me ndihmën e parezervë për popullin e Kosovës gjatë  shtypjes nga Serbia të viteve 90-ta, sidomos gjatë luftës së vitit 1999. Ishte ky një lloj bashëkimi kombëtarë. Fatëkeqësisht, kjo nuk mund të thuhet për udhëheqjen politike të Shqipërisë. Qeveria e errët anti-njerëzore dhe anti-kombëtare komuniste e Enver Hoxhës, bëri tradhëti dhe punoi kundër interesave të Kosovës. Por sëpaku, pretendoi ta mbronte me deklarata publike anti-serbe. Këta të qeverisjes së sotme jo vetëm që punojnë kundër interesave të Kosovës dhe popullit shqiptarë në trojet tjera etnike, por edhe hapur flertojnë me serbët dhe sillen si shërbëtorë të tyre. Ata e katandisën vendin e tyre si mos më keq. Këtë e dëshmon edhe refuzimi i fundit i Evropës për të filluar hapjen e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Duhet shpresuar se fryma e lirisë dhe e ndryshimeve demokratike, që u ngjall në Kosovë, do ta kaplojë edhe Shqipërinë.

Një pjesë e shtypit në Kosovë, Shqipëri dhe vende tjera është duke punuar hapur në shërbim të interesave serbe, kundër interesave të Kosovës dhe mbarë kombit shqiptarë. 

Kur i lexon apo dëgjon komentet e disa analistëve politik të tyre, të vjen për të vjellur me padijen, paaftësinë, paturpësinë dhe tradhëtinë e hapur. Habisin sidomos debatet jocivilizuese, ku secili flet për vete dhe askush se dëgjon fjalën e tjetrit, për më keq e ofendojnë njëri tjetrin. Shtrohet pyetja, a kanë lexuar apo dëgjuar ndonjëherë këta të mjerë për traditën dhe rendin e kuvendimit në odat e burrave të të parëve tanë. Edhe, pse shumë prej tyre të pashkollë, kanë folur me rend dhe kur kanë dashur ta kritikojnë tjetrin i kanë qitë fjalët me rrotulla për të mos e ofenduar drejtpërdrejtë kundërshtarin. Populli e di kush janë, ata nukë bën të përkrahen, duhen injoruar dhe bojkotuar deri në shuarjen e mediumeve të tyre.

Mërgata shqiptare në Amerikë dhe kudo në Botë ka luajtur një rrol të jashtëzakonshëm në përkrahjen e Kosovës dhe mbarë kombit shqiptarë  

Duhet përkujtuar financimi i pakursyer i familjeve dhe shkollimi i fëmijëve nën okupimin serb, lëvizjeve dhe partive demokratike kudo në vendet tona, 3% për Qeverinë e Kosovës, lobizmi i organizuar dhe madhështorë i Ligës Shqiptaro-Amerikane nën udhëheqjen profesionale të Joseph dhe Shirley DioGuardit, veprimtaria patriotike e Federatës Vatra në krye me patriotin e pakompromis adhuruesin e Kosovës, të ndjerin Agim Karagjozi, kontributet e mëdha të shoqatave dhe subjekteve tjera të komunitetit, financimi i armatimit të UÇK-së së lavdishme nëpërmjet fondit “Vendlindja Thërret” dhe mënyra tjera, duke kulminuar me Batalionin legjendar Atlantiku, me të rinjtë trima, të gatshëm për ta dhënë edhe jetën për lirinë e atëdheut. Dëshpron fakti se Qeveritë e Kosovës, Shqipërisë dhe subjektet tjera në trojet etnike kanë bërë shumë pakë për ta respektuar dhe angazhuar diasporën shqiptare. Falënderimet sa për sy e faqe dhe dhënja e dekoratave individëve dhe grupimeve të caktuara nuk mjaftojnë. Pritet që qeveritë e ardhëshme të bëjnë ndryshime qenësore për t’ja mundësuar mërgatës investimet me lehtësi në zhvillimin ekonomik të vendeve tona, por edhe mundësinë e pjesëmarrjes aktive në proçeset demokratike. Kjo mërgatë e mrekullueshme është e gatëshme që, nëse punët shkojnë mire pas zgjedhjeve, të vazhdojë me përkrahje edhe më të madhe në të mire të çështjes madhore gjithëkombëtare. Por, diaspora shqiptare është shumë e aftë, e drejtë, e pjekur dhe e informuar mirë, nuk do ti përkrahë kurrë partitë, organizatat dhe individët që punojnë kundër interesave kombëtare. 

Shpresat dhe mundësitë reale ekzistojnë për dy shtete të forta shqiptare në Evropë, mike të përherëshme të Amerikës, sovrane dhe të zhvilluara ekonomikisht, të hapura në çdo nivel dhe lëmi të veprimit me njëri tjetrin, me popullin shqiptarë element konstitutiv me influencë në Maqedoni, si dhe popullin shqiptarë me të drejta të plota njerëzore dhe nacionale në trojet e veta në Kosovën Lindore, Mal të Zi dhe Çamëri.

Filed Under: Politike Tagged With: Agim Alicka-Te lumshin Zgjedhjet-Kosove

Former Radio Tirana journalist Natasa Kellici passes away

October 22, 2019 by dgreca

Natasha Kellici (Dulaku), a former literary editor at Naim Frasheri Publishing House and a well-known former journalist of Radio Tirana, passed away. As a literary editor of novels during 1972-1974 she was was distinguished for her editing skills with a detail-oriented human eye. She edited the works of the most prominent writers, among them – Skender Drini, Dimitri Xhuvani, Teodor Laco, Kiço Blushi.

In 1992 Natasha Kellici began working as a journalist at Radio Tirana International. Although in a whole new profile for her, she was noted for her reporting and radio interviews with the most popular personalities of the time, on the socio-political problems that arose after the fall of communism in Albania, and soon ranks among the best journalists of the 1950-2000 microphone, Pirro Nace, Timo Luto, Alfons Gurashi, Agron Chobani, Amali Dhamo, Zamira Koleci.

Particularly popular was her talk show “Longing Messages” at Radio Tirana International, which was a communication bridge of Albanians with their relatives, who had immigrated all over the world, as well as radio reports about new phenomena after the fall of communism.

In 1999 she, along with her husband, writer, and publicist Skifter Kellici and family, settled in Boston, and did not break ties with her homeland, the social activity, thus becoming the honorary President of the Albanian Women’s Association.

/Klara Ruci/

   ***

Ndahet nga jeta Natasha Këllici, (Dulaku), ish- redaktore letrare  në Shtepinë Botuese ‘Naim Frasheri” dhe  ish-gazetare e njohur e Radio Tiranës.

Si redaktore letrare gjatë viteve 1972-1974 ajo u shqua për redaktimin e veprave të disa prej shkrimtareve tanë të njohur, ndër të cilët- Skënder Drini, Dhimitër Xhuvani, Teodor Laço, Kiço Blushi.

Më 1992 Natasha nisi të punonte  gazetare në Radion e Jashtme. Ndonëse në një profil krejt te ri, ajo u shqua për reportazhet dhe intervistat radiofonike me personalitete të kohes, për probleme social-politke që lindën pas komunizmit në Shqipëri.

Shumë shpejt u rendit krahas  gazetarëve më të mirë të mikrofonit  te viteve 1950-2000, Pirro Naçe, Timo Luto, Alfons Gurashi, Agron Çobani, Amali Dhamo, Zamira Koleci, etj.

Veçanerisht popullor u bë emisioni “Mesazhe malli’, në Radion e Jashtme,  që ishte një komunikim i shqiptarëve me të afërmit e tyre të  emigruar në vende të ndryshme të botës.

Më 1999 së bashku me të shoqin,  shkrimtarin dhe pubicistin, Skifter Këllici dhe familjen, Natasha  u vendos në Boston.

Ajo nuk u shkëput nga veprimtaria shoqërore, duke u bërë presidente nderi e Shoqatës së Grave Shqiptare.

Krahas përfaqësuesve të inteligjences së Diasporës, Natasha ishte aktive rreth zhvillimeve që po kalon sot shoqëria  shqiptare.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Natasha Kellici-Nderroi jete

Task-Forcë e përbashkët Kosovë-Maqedoni e Veriut

October 22, 2019 by dgreca

-Themelohet Task-Forca e përbashkët në mes Kosovës dhe së Maqedonisë së Veriut, me qëllim rritjen e bashkëpunimit të drejtpërdrejt për të eliminuar rreziqet e ndryshme për rendin dhe sigurinë publike, luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe krimeve tej-kufitare/

PRISHTINË, 22 Tetor 2019-Gazeta DIELLI/ Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me qëllim të eliminimit të kërcënimeve të sigurisë, kanë nënshkruar Protokollin mbi themelimin e Task Forcës së Përbashkët.

Nënshkrimi i këtij Protokolli u bë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Rashit Qalaj dhe drejtori i Policisë së Maqedonisë së Veriut, z. Sasho Tasevki. Ky protokoll u nënshkrua në kuadër të marrëveshjes mes të dy qeverive për bashkëpunim policor.   

Me këtë rast, ministri i Punëve të Brendshme, z. Ekrem Mustafa tha se nënshkrimi i këtij Protokolli në mes të dy vendeve është një vazhdimësi e bashkëpunimit shumë të mirë që Kosova dhe Maqedonia e kanë në fushën e sigurisë.

“Kosova dhe Maqedonia kontribuojnë në ngritjen e sigurisë, me qëllim të krijimit të një ambienti më të sigurt për rajonin. Të dy vendet po bëhen model i bashkëpunimit,  i cili duhet të zgjerohet tutje në rrafshin e bashkëpunimit rajonal edhe me shtetet tjera”, theksoi ministri Mustafa.

Task-Forca e përbashkët ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit të drejtpërdrejt në mes të dy vendeve për të eliminuar rreziqet e ndryshme për rendin dhe sigurinë publike, luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe krimeve tej-kufitare./b.j/

Filed Under: Politike Tagged With: Kosove-Maqedoni e Veriut-Task Force e Perbashket

Mbylli siparin Edicioni i XXIII i FNP “Ditët e Naimit”

October 22, 2019 by dgreca

DITËT E NAIMIT – MODEL I NDËRKOMUNIKIMIT DHE I PROMOVIMIT LETRAR E KULTUROR/

Prej 17-21 tetor 2019, në Tetovë dhe në Korçë, u mbajt Edicioni i XXIII i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”. Në kuadër të Programit të tij u mbajtën një sërë aktivitetesh si lexime të shumta letrare, përurime librash, ndarje çmimesh letrare, vizita në objekte të ndryshme kulturore e historike në Tetovë, Ohër, në Korçë, në Pogradec etj.

Hapja e ceremonisë së Edicionit të XXIII të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit” u bë përmes një performance të bukur fishekzjarresh dhe prezentimit të veshjeve kombëtare ilire/shqiptare para Qendrës së Kulturës “Naim Frashëri”, në Tetovë. Drejtori i Festivalit, Shaip Emërllahu dhe laureatja e këtij edicioni, poetja e njohur angleze Fiona Sampson, vendosën buqete lulesh para shtatores së poetit tonë kombëtar “Naim Frashëri”.

Në hyrje të Qendrës së Kulturës, publikut edhe në këtë hapje iu dhurua antologjia e këtij edicioni dhe 10 libra të tjerë të rinj të shtëpisë botuese “Ditët e Naimit”.

Më pas në Sallën e Madhe u hap zyrtarisht Programi i Edicionit të 23 të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”. Hapjen e bëri drejtori i Festivalit, z. Shaip Emërllahu, i cili pasi përshëndeti të pranishmit dhe ju uroj mirëseardhje, ai në fjalën e tij theksoi se, “Letërsia dhe kultura në përgjithësi, ndër vite kanë njohur modele dhe tipe të ndryshme ndërkomunikimi. Këto nivele dialogimi, të cilat kanë qenë shumështresore, kanë bartur peshën e zhvillimit dhe afirmimit letrar e kulturor.

Kështu, një model i promovimit të diversiteteve të ndërkomunikimit letrar e kulturor është edhe ai i festivaleve ndërkombëtare. Ato kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë edhe tani një arenë, ku bashkëbisedohet nga afër në nivel subjekti letrar dhe kulturor, në nivel prodhimi letrar, gjuhësor dhe të atij etnik. Tek ata ekzistojnë hapësira përkatëse për të ngritur urat e një bashkëpunimi ndërkulturor, për të këmbyer përvojat dhe informacionet në mes artistëve, poetëve, njerëzve të muzikës etj, por, edhe në mes të operatorëve të ndryshëm kulturor. Festivalet paraqesin shenjën e një lëvizshmërie të përbërësve të strukturës së trashëgimisë dhe të diversitetit kulturor. Ata janë një kuvend, i një ndërkomunikimi shpirtëror e frymor, i një kryqëzimi të prirjeve dhe rrezatimeve të vlerave të zhvillimit të popujve nga qytetërime të ndryshme. ’’Kultura, dihet se ndodhet në zemër të qytetërimit dhe zhvillimit njerëzor’’. Kualiteti i qytetërimit, ndikohet nga performanca e ndërtimit të një bashkëbisedimi, pra, “nga cilësia thelbësore e kuvendimit frymor dhe shpirtëror’’.’’Shpirti i një populli, thotë Boske, pasqyrohet në poezinë e tij, më mirë se, në çdo formë tjetër të artit’’. Dialogimi i eksperiencave, koncepteve e ideve letrare të popujve të ndryshëm, përmes takimeve letrare dhe kulturore të formatit të një shënjuesi kulturor e letrar, shpërfaq më së miri ngecjet dhe ecuritë përkatëse të tyre”.

Më tej ai nënvizoi se, “Një model i këtillë i ndërkomunikimit bashkëkohor letrar e kulturor është padyshim edhe Festivali Ndërkombëtar i Poezisë ’’Ditët e Naimit’’, i cili në krye të herës, e gjykoi si të domosdoshme rivendosjen e një infrastrukture moderne ndërkomunikimi me kulturën dhe letërsinë e huaj. Ky festival, ka marrë dimensionin e një institucioni të shquar kulturor, (…) aktivitet ky, ku takohen jo thjesht poetë e vendeve të ndryshme të botës, por para së gjithash, kulturat e popujve, si dëshmi komunikimi, njohjeje e stime reciproke. Ai u bë prurësi dhe përhapësi i llojit të vet të multikulturalizmit, ku kryefjala është poezia, kjo ’’formulë magjike që i lidh njerëzit dhe popujt’’.Gjithashtu

Në fillim të orës së madhe letrare ‘Globi poetik’, aktori Arsim Kaleci recitoi poezinë himn të Festivalit, “Fjalët e Qiririt” të Naim Frashërit. Më pastaj, poetët e ardhur nga vende të ndryshme të botës, lexuan poezitë e tyre si; Antoine Simon (France), Fiona Sampson (Britani e Madhe), Tara Skurtu (SHBA), Tanya Ko Hong (Korea e Jugut/SHBA), Mohamed Rabie (Palestinë/SHBA), Manuel IRIS (Meksiko/SHBA), Aminur Rahman (Bangladesh), Maja Panajotova (Bulgari/Belgjikë), Jan Dost (Siri/Gjermani), Yoana Gruia (Spanjë), Rokiah Hashim (Malajzi), Silke BLumbach (Gjermani), Edvige Gioia (Itali), Xhuzepe Napolitano (Itali), Dorit Weisman (Izrael), Luan Bushkolaj (Holandë), Niki Papoulakou (Greqi) Josipa Gogiç (Kroaci), Abdelkarim Khalki (Tunis), Katerina Gogova (Maqedonia e Veriut), Naida Mujkiç (Bosnjë dhe Hercegovinë), Mitko Gogov (Maqedoni e Veriut), Besnik Mustafaj (Shqipëri), Arjan Kallço Shqipëri), Anton Papleka (Shqipëri), Kujtim Shala (Kosovë), Ndue Ukaj (Kosovë), Bujar Plloshtani dhe Burhanedin Xhemaili (Maqedoni e Veriut).

Ndërkaq, anëtari i Jurisë, Xhelal Zejneli, lexoi motivacionin që Juria e përbërë nga Prof. dr. Ymer Çiraku (kryetar), Ndue Ukaj dhe Xhelal Zejneli (anëtarë) ia ndanë para një muaji poetes angleze Fiona Sampson, çmimin e madh letrar “Naim Frashëri”. “Anëtari i Jurisë së Festivalit, profesor Xhelal Zejneli, paraqiti arsyetimin për dhënien e çimimit letrar “Naim Frashëri”. Poetja Fiona Sampson “është shkrimtare dhe poete mjaft e njohur, që ka botuar deri më tani njëzet e shtatë libra dhe është përkthyer në mbi tridhjetë gjuhë të ndryshme. Ajo është pranuar si anëtare e Urdhërit të Perandorisë Britanike për Shërbime ndaj Letërsisë dhe njëkohësisht, si anëtare e Shoqërisë Mbretërore të Letërsisë. Është profesoreshë e Poezisë në Universitetin e Roehampton-it; dhe gjithashtu një kritike, shkrimtare libretesh dhe redaktore botimesh. Ndër çmimet që ajo ka marrë deri më tani, përfshihen disa të tilla si: Njudigate Prize, Cholmondeley Auard, Hauthornden Fellouship, si dhe çmime ndërkombëtare në SHBA dhe në disa vende të tjera të botës. Poezia e Fiona Sampson, përcjell botën komplekse të njeriut të sotëm, me tërë vibracionet shpirtërore dhe relievin e botës egzistenciale të tij. Prej kësaj poezie, burojnë për te lexuesi kumte të thella, të endura këto me një gjuhë të pasur poetike, me larmi stilistike e shtresa të dendura kuptimore. Është poezi natyrale, që endet magjishëm në valëzimin e kaltër të liqeneve të dalë prej mitesh, që pastaj depërton në skutat e fshehta të botës, për të dëgjuar gjithëshka, deri edhe zërin e milingonave që nën pemë ngrenë foletë e tyre sekrete… Vlerësimi dhe vendimi i jurisë për dhënien e çmimit të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”– për poeten nga Anglia, Fiona Sampson, është vlerësim për krijimtarinë e pasur dhe të çmuar të saj, si dhe shprehje e vlerësimit të lartë për gjuhën e bekuar të poezisë, e cila, me magjinë e artit të saj, ka aftësinë që që t`i kapërcejë kufijtë gjuhësorë dhe regjionalë dhe të kthehet në një pasuri shpirtërore për njerëzit, kudo në botë”.Më pas Drejtori i Festivalit, Shaip Emërllahu ia dorëzoi çmimin e madh ‘Naim Frashëri’, i cili jepet për “Vlera të larta estetike dhe artistike”, si dhe ia dorëzoi titullin Anëtar Nderi të Festivalit, poetes së njohur angleze Fiona Sampson.

Me këtët rast, laureatja Sampson, falenderoi organizatorët dhe Jurinë për dhënien e këtij çmimi të lartë të Festivalit.

Titullin e lartë, Anëtarë Nderi të Festivalit, deri tani, e kanë marrë shkrimtarët dhe intelektualët e njohur, si Ismail Kadare (Shqipëri), Desmond Egan (Irlandë), Thomas Tidholm (Suedi), Manlio Argueta (Salvador), Abdellatif Laabi (Marok), Fatos Arapi (Shqipëri), Peter Poulsen (Danimarkë), Lionel Ray, (Francë), Eva Lipska (Poloni), Ali Podrimja Kosovë), Craig Czury (SHBA), Tua Forsstrom (Finlandë), Athanase Vantchev de Thracy (Francë), Sebastiano Grasso (Itali), Kuei shien Lee (Taivan), Xhorxh Uallas (SHBA) etj .

Gjithashtu, Drejtoria e Festivalit në këtë edicon ia akordoi titullin Anëtar Nderi që jepet për karierë letrare, intelektualit dhe poetit Besnik Mustafaj

Gjithashtu, në këtë natë magjike të poezisë, poetes boshnjake Naida Mujkiç, iu nda çmimi letrar “Silke/Liria”, që jepet “Për shprehjen poetike”. Ky çmim ka qenë ngritur para pesë vitesh në mbështetje të perpjekjeve të betejës së poetes gjermane Silke Liria Blumbash për të mundur sëmundjen e rëndë të kancerit. Sot, ajo ka tejkaluar këtë sëmundje dhe Drejtoria ka vendosur që ta tërheqë këtë çmim. Para disa kohësh poeti Shaip Emërllahu u laurua me çmimin e madh të Festivalit të Bangladeshit. Ai, për çështje materiale nuk arriti të shkoj që ta marrë. Drejtori i këtij Festivali e kishte sjellë me veti dhe ja dorëzoi në skenën e Tetovës.

Në ditën e dytë të Programit, në sallën e Kuvendit Komunal të Tetovës u bë përurimi i 10 titujve të rinj të shtëpisë botuese “Ditët e Naimit”. Kryetari i Këshillit Komunal të Komunës së Tetovës, Bekim Memeti në fjlalën e tij pasi përshëndeti poetët e Festivalit theksoi se Komuna e Tetovës gjithmonë e ka mbështetur kulturën dhe Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit” dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen që ta mbështesë. Librat e botuar, që u përuruan janë ato të laureatëve të Festivalit, poetit francez me origjinë bullgare, Athanase Vantchev de Thracy: ”Hapni dritaren”, poetes polake Eva Lipska: “Mësohu me vdekjen” dhe e poetit shqiptar Basri Çapriqi: “Perëndim dielli”, pastaj e poetëve të vlerësuar nga ana e e Festivalit si, poetit italian Xhuzepe Napolitano: “10 vjet në Tetovë”, e poetes malajziane Siti Rokiah Hashim: “Rëra e Sri Lavender” e poetit shiqptar Besnik Mustafaj: “Në kërkim të gjuhës”, e Kujtim Shalës “Lethe”, Ekrem Ajruli “Më josh jermia”, si dhe Antologjia e Edicionit të XXIII të Festivalit, “Pema e hijes” dhe Antologjia e poezisë bashkëkohore maqedone, të cilat i përgatiti Shaip Emërllahu. Për këto libra folën poetët dhe studjuesit Besnik Mustafaj, Arjan Kallço, Ndue Ukaj, Xhelal Zejneli, Remzi Salihu, Bujar Plloshtani etj. Kryetarja e Komunës së Tetovës, poetit të njohur Italian Xhuzepe Napolitano i ndau Mirënjohjen “për kontributin e tij të madh në afirmimin e kultures, letërsisë dhe të qytetit të Tetovës”. Mirënjohjen ia dorëzoi në emër të krytares, poeti Bardhyl Zaimi. Napolitane ka shkruar tre libra me ditare lirike për Tetovën dhe Festivalin “Ditëte Naimit”, si dhe ka përkthyer e botuar në Itali një numër autorësh shqiptarë.

Pasdite poetët vizituan vendet kulturore dhe historike të qytetit të Tetovës. Ndërkaq, në mbrëmje në teqenë Arabati Baba u mbajt ora letrare “Poetë dhe vargje”.

Të shtunën, poetët u nisën për në Korçë dhe rrugës vizituan qytetin e Ohrit. Në qytetin e Korçës u mbajt pjesa e dytë Programit të Festivalit në bashkorganizim me Bashkinë e Korçës.

Programi i Edicionit të 23-të të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit” u mbyll me orën e madhe letrare ‘Meridiane poetike’, e cila u mbajt në muzeun “Bratko” në Korçë, ku poetët lexuan poezitë e tyre dhe ku u ndanë edhe çmimet e tjera letrare të Festivalit. Këtë mbrëmje e hapi kordinatorja e Programit për Korçë, Jorida Dhëmbi, ndërsa një fjalë përshëndetëse mbajti edhe nënkryetarja e Bashkisë së Korçës, Benila Torrova.

Çmimi që jepet për karrierë letrare ‘Ditët e Naimit’, iu nda poetit palestinez, Mohamed Rabie.

Çmimi për vlera të veçanta poetike ‘Menada’ iu dha poetit, Aminur Rahman.

Çmimin letrar për ciklin më të mirë poetik ‘Oaeneumi’ e mori poeti francez, Antoine Simon.

Çmimin letrar ‘Qiriu i Naimit’ për poezinë më të mirë iu dha poetit maqedon, Mitko Gogov.

Në ditën e katërt poetët pjesëmarrës në Korçë vizituan, shtëpinë muze të Shkollës së Parë Shqipe, muzeun Gjin Milli, Drilonin, shtatoren e poetëve Lasgush Poradeci dhe Mitrush Kuteli… Në mbrëmje, ata me autobus u kthyen në Tetovë.

Poezitë në gjuhën shqipe i lexoi aktori Arsim Kaleci, kurse me piano i shoqëroi pianistja Biondina Selami. Festivalin e moderoi Narta Emërllahu.

Festivali u mbështet nga Ministria e Kulturës së Republikës së Maqedonisë, Komuna e Tetovës, Bashkia e Korçës dhe sponzorët, JU-SM”, “Arbi”, “Parajsa e Sharrit” dhe “Kurtishi”. Ai u ndihmua edhe nga Qendra për Kulturë, si dhe “Karnevalet Ilire”.


Tetovë, 22. X. 2019

Filed Under: Kulture Tagged With: Shaip Emerllahu-Mbylli Siparin-Ditet e Naimit

NJOFTIM PËR TË PAME

October 22, 2019 by dgreca

XHEVDET HALIL NEZAJ ME VLLAZNI HAPIN TË PAME NË ROYAL REGENCY HOTEL/

Xhevdet Halil Nezaj me vllazni njoftojnë KOMUNITETIN se me rastin e humbjes së jetës të djalit të dashur, Altinit 17 vjeçar, në një aksident tragjik me 13 tetor 2019, do të hapin të PAME, (për burra dhe gra) ditën e dielë, më 27 Tetor 2019, nga ora 10AM deri në 4.00 PM  në Royal Regency Hotel (165 Tuckahoe Rd, Yonkers 10710)..

Shërbimet funerale për të ndjerin Altin Nezaj, djali i Xhevdet dhe Syzana Nezaj, u kryen të Martën me 15 Tetor 2019 nga ora 2.00 .P.M.deri në 9 .P.M, në Shtëpinë mortore: F. Rugghiero & Sons Inc. Funeral Home në Yonkers, ku komuniteti shqiptar me një pjesmarrje të jashtzakonshme ngushëlloi familjen, të afërmit, miqtë. Altini u përcoll me dhimbje për në banesën e fundit nga Familja dhe Komuniteti,ditën e Mërkurë, 16 tetor 2019, në Kensico Cemetery.

I pushoftë Shpirti në Paqë!(Gazeta Dielli)

Filed Under: Komunitet Tagged With: Xhevdet Halit Nezaj- Altin Nezaj- Te pame

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 848
  • 849
  • 850
  • 851
  • 852
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT