• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Festimi i 90 vjetorit të Mbretëreshës së Skenës Margarita Xhepa

April 2, 2024 by s p

Julika Prifti/

Në një nga sallat e katit të tretë të hotel Plaza, Tiranë, sot në orën 12 u organizua festimi i 90 vjetorit të Artistes së Popullit Margarita Xhepa. Dukej si një takim artistik në kohë me artistë, regjisorë, aktorë e artdashës të skenës të moshave të ndryshme. Shumë miq dhe adhurues erdhën të festojnë jetën dhe karrierën e artistes së shquar të skenës së teatrit dhe kinematografisë shqiptare.

Salla e madhe ishte ndarë në dy pjesë. Në pjesën ku u ulën mbi një qind të ftuar shihej një ekran i madh me fotografi nga role të ndryshme të luajtura në vite nga artistja e dashur. Në pjesën tjetër të sallës e cila ishte ndarë me perde të rëndë të zezë ishte ngritur një “muze” me foto e stenda ku ishin vendosur objekte nga rekuizita artistike e roleve teatrale e kinematografike. Aty kishte libra e gazeta me artikuj për të. Në një kënd ishin vendosur edhe disa manekine me kostumet e përdorura prej saj në shfaqjet që kemi parë në teatër, në kinema apo në foto albume.

Artisja shqiptare me karrierë 70 vjeçare hyri në sallë e shoqëruar nga motra e saj. U përshëndet me të njohur e dashamirës. Shumë prekës ishte momenti i takimit me shoqen e saj të viteve të para, aktoren ikonë të artit skenik dhe ekranit Tinka Kurti. Pas përshëndetjeve e urimeve nga përfaqësues zyrtarë si Ministri i Ekonomisë, Financës dhe Kulturës Blendi Gonxhe, Margarita Xhepa, e quajtur nga kritika “Mbretëresha e Skenës” i falënderoi të gjithë pjesëmarrësit, adhuruesit dhe kolegët me shumë dashuri.

“Përfytyroni një vajzë të brishtë, me fustan me lule, me kërcinjtë të lartë e këmbë të zbathura që bariste midis rrugëve tërë baltë të Myzeqesë… E tillë isha dhe unë,” rrëfen ajo. “Sa herë që e sjell ndërmend Lariskën e vogël, siç më thërrisnin në vegjëli, aq më tepër më ngjan se ato bashkë me kujtimet e fëmijërisë janë “zahire” për tërë jetën. Dhe unë i kam marrë ato me vete, si në baulet e pajës.”

Në këtë takim respekti, dashurie e mirënjohje e shumë brezave dukej forca e artit të vërtetë dhe të artistes që ka lënë gjurmë shumëvjeçare në artin shqiptar që nga vitet pas çlirimit e deri sot. Margarita ka sjellë mbi 100 role në skenën e teatrit dhe 40 filma artistikë. Ajo e vazhdon karrierën filmike në produksione të reja si Bolero në Vilën e Pleqve (2022) etj.

Gëzuar 90 vjetorin Margarita jonë e dashur. Edhe 100!

Filed Under: Kulture

Presidentja Osmani priti në takim z. Bertrand Bouyx, kryetar i Komitetit për Çështje Politike dhe Demokraci në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës

April 2, 2024 by s p

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim z. Bertrand Bouyx, kryetar i Komitetit për Çështje Politike dhe Demokraci në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, njëkohësisht deputet në Kuvendin Kombëtar të Francës.

Në takim u diskutua për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, me ç’rast falënderoi z. Bouyx për lidershipin dhe mbështetjen e tij për Kosovën në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci, i cili me shumicë dërmuese, votoi për të çuar përpara anëtarësimin e Kosovës për votim në Asamblenë Parlamentare.

Presidentja Osmani theksoi se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të ishte hap i rëndësishëm për fuqizimin dhe avancimin e mëtejmë të të drejtave të njeriut nëpërmjet mekanizmave që i ofron Këshilli e të cilat do të shërbenin si mekanizëm shtesë për mbrojtjen e garantimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve të Kosovës. Në këtë frymë, Presidentja Osmani tha se qasja në institucionet dhe mekanizmat e Këshillit të Evropës, siç është Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, është mbi të gjitha në interes të qytetarëve të Kosovës, pa dallim.

Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen dhe ritheksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të Francës në këtë drejtim, ndërsa ka shfaqur besim që anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të vlerësohet pozitivisht nga deputetët e shteteve anëtare në Asamblenë Parlamentare.

Tutje, Presidentja Osmani ka shprehur përkushtimin e plotë që të vazhdohet puna e përbashkët me shtete mike e aleate për ta avancuar tutje këtë proces drejt finalizimit të suksesshëm të tij.

Filed Under: Analiza

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Kontrollit të Fakteve

April 2, 2024 by s p

2 prill 2024 – Në shenjë të përkushtimit tonë për promovimin e medias së besueshme dhe luftën kundër çrregullimit informativ, Hibrid.info së bashku me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Kontrollit të Fakteve me një serë aktivitetesh edukative dhe informuese.

Në këtë Ditë Ndërkombëtare të Kontrollimit të Fakteve, ne dëshirojmë të rrisim ndërgjegjësimin rreth rëndësisë së verifikimit të informacionit dhe sfidave që na paraqiten nga çrregullimi në sferën mediale. Si pjesë e angazhimit tonë, kemi organizuar një aktivitet të veçantë në bashkëpunim me Shkollën e Mesme Sami Frashëri, ku Ambasadori Jeffrey M. Hovenier ka pasur një diskutim me nxënësit e kësaj shkolle rreth rëndësisë së kontrollimit të fakteve dhe zhvillimin e mendimit kritik.

Me këtë rast, me kënaqësi ndajmë me mediat dhe gjithë opinionin publik një video mesazh nga Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Jeffrey M. Hovenier për të theksuar rëndësinë e kësaj dite dhe përgjegjësinë tonë kolektive në ndërtimin e një mjedisi më të sigurt dhe të besueshëm të informacionit.

Në këtë moment, kur dezinformimi dhe informacioni i pasaktë kanë një ndikim të madh në opinionin publik, ne mbetemi të përkushtuar për të nxitur një kulturë të verifikimit të fakteve dhe rritjes së mendimit kritik në shoqërinë tonë.

Këto dhe më shumë informacione rreth aktiviteteve të Ditës Ndërkombëtare të Kontrollit të Fakteve dhe angazhimit tonë në këtë drejtim, mund t’i gjeni në ueb faqen tonë hibrid.info dhe të na kontaktoni.

Faleminderit për bashkëpunimin tuaj dhe përkrahjen në promovimin e një mjedisi të besueshëm dhe mirë të informuar.

Filed Under: Reportazh

“VATRA” dega në Boston bashkë me “Çunat e Bostonit” do të shtrojnë një darkë iftari për të gjithë shqiptarët e besimit islam

April 2, 2024 by s p

“Vërtetë kemi Bajram dhe Pashkë, por SHQIPTARINE e kemi bashkë”. Kjo shprehje e kolosit të letrave At.Gjergj Fishta, tregon se bashkëjetesa fetare ndër SHQIPTARË me shekuj ka qenë një shembull dhe krenohemi edhe sot!

E për të respektuar besimtarët musliman, “VATRA” dega në Boston bashkë me “Çunat e Bostonit” do të shtrojnë një darkë iftari për të gjithë shqiptarët e besimit islam, të cilët agjërojnë gjatë këtij muaji të shenjtë të Ramazanit!

Jeni të ftuar të gjithë Ju që agjëroni familjarishtë për iftar mbrëmjen e së premtes më 5 Prill 2024 duke filluar nga ora 6:30pm e në vazhdim në adresen:

26 Howley st Floor 2-1 Peabody MA 01960

Ushqimi do të pregaditet vullnetarishtë nga disa familje dhe donacione të ndryshme!

Por nëse keni DESHIRE, edhe JU mund të sillni diçka të gatuar, ushqim ose ëmbëlsira!

Por mund të bëni edhe donacione duke klikuar linkun:

https://www.zeffy.com/…/d4a782b8-54d3-4343-8e31…

Ju lutem na shkruani në inbox këtu ose e-mail vatraboston@gmail.com për të konfirmuar numrin e personave që do të vini për të planifikuar hapësirat dhe ushqimet!

Të bashkohemi pranë VATRES si një familje

Filed Under: Komunitet

Shqipëria e së kaluarës modelon Shqipërinë e së ardhmes

April 2, 2024 by s p

Shaban Murati/

Figurat e sklerozuara të nomeklaturës së lartë komuniste drejtojnë sot qeverinë, politikën, ekonominë dhe shkencën në Shqipëri. Është qark i mbyllur si sekt, që qarkullon brenda vetes frenat e pushtetit, pavarësisht se janë brezi i fëmijve, dhëndurrëve, nipave e mbesave me burrat e tyre. Kjo strukturë e së kaluarës modelon Shqipërinë e së ardhmes. Me kriteret e ideologjisë stalinisto-komuniste Shqipëria është sot një shtet monolitik revizionist, që u bë i tillë nga halli i rrethanave ndërkombëtare, dhe ashtu revizionist do të mbetet, sepse duhet te ruhet monopoli i një partie, duke e ndarë në dy skuadra apo portofole: PS-PD. Kjo shpjegon pse lejohen nja 100 partiçka fantazma po të nomeklaturës, për t’u krijuar naivëve iluzionin e demokracisë. Nuk e ndryshon këtë realitet as fakti që për nevoja gjeostrategjike atlantike e bënë Shqipërnë anëtare të NATO-s, dhe as mundësia, që ndonjëherë Shqipëria të bëhet anëtare e BE.

Pa u shkatërruar kjo strukturë e fuqishme kanceroze e nomeklaturës së të kaluarës, Shqipëria nuk bëhet dot as shtet demokratik, as shtet me standart të lartë jetese dhe as shtet normal europian.

Filed Under: Analiza

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1058
  • 1059
  • 1060
  • 1061
  • 1062
  • …
  • 2778
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT