• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

RILEXIMI I FISHTËS OBLIGIM QYTETAR E KOMBËTAR

December 21, 2023 by s p

Instalimi i ideologjisë komuniste në Shqipëri nga nëntori i vitit 1944 ishte me pasoja të mëdha shoqërore e kombëtare, sepse u anatemuan figura të rëndësishme kulturore e kombëtare, me të vetmin shkak se nuk ishin të përshtatshëm sipas kursit ideologjik të pushtetit komunist në Shqipëri.

Në gamën e gjerë të tyre personaliteteve bënë pjesë edhe poeti kombëtar Gjergj Fishta, i cili ishte i anatemuar për pushtetin ku i është ndaluar emri dhe veprat e tia deri në vitin 1991, kur ra ideologjia e kuqe dhe u aplikua pluralizmi politik. Ndërsa nga ajo kohë kemi të bëjmë me kohën e rishkrimit përkatësisht të rileximit të historisë që është obligim qytetar e kombëtar, për të kuptuar realitetin pa qasje ideologjike si kudo në botën demokratike.

Nail Draga

Ndonëse në lidhje me botimin veprave të Gj.Fishtës janë përpjekur individë apo botues të ndryshëm, në nivel kombëtar dallohet Enti Botues”Gjergj Fishta” në Lezhë udhëhequr nga Frano Kulli. Ai deri më tash ka botuar kompletin e veprave të Fishtës në dhjetë vëllime(2001-2012), duke sfiduar institucionet shtetërore dhe botues të ndryshëm në vend. Një veprim i tillë dëshmon pasionin dhe qasjen profesionale ndaj Fishtës dhe krijimtarisë së tij. Ndërsa në botimin me të fundit me titull Fishta, rileximi në kohën e lirisë, F.Kulli paraqet përmbledhje të eseve qe ia ka kushtuar kësaj figure poliedrike të kulturës kombëtare shqiptare.

Miti i shqiptarëve

Duke vlerësuar lartë epitetin e “poetit kombëtar” për Gj.Fishtën, autori thekson se në gjallje të tij qe krijuar një mit, por me pas është sulmuar, dënuar e rrëzuar, duke ia ndaluar vepren dhe emrin, duke ia dhunuar varrin dhe tretur eshtrat në lum qe ishte veprim kriminal i diktaturës në Shqipëri. Një veprim i tillë kishte motive politike sepse për pushtetarët e rinjë

veprimtaria e Fishtës ishte jashtë kursit të tyre ideologjk, ku veçohej kryevepra epike “Lahuta e Malcis”. Eshtë pikërisht veprimtaria e tij letrare me bazament kombëtar duke u vlerësuar lartë në shoqërinë shqiptare të kohës. Pikërisht një vlerësim i tillë duke u bërë mit për shqiptarët si brenda dhe jashtë Shqipërisë, ishte pengesë për pushtetin e ri të diktaturës, sepse ata mendonin se çdo gjë fillon me ta, duke tentuar të eliminojnë këtë personalitet kombëtarë. Por, ishte e kotë sepse Fisha ishte bërë pjesë e vetëdjës popullore të shqiptarët si asnjë poet tjetër, që lexohej e deklamohej në heshtje si askush tjetër ne kohën e lirisë së munguar!

Refuzimi i Fishtës në kohën e lirisë fatkeqësisht është duke ndodhur nga institucionet arsimore, sepse ai është shumë pak i pranishëm si në shkollat fillore dhe të mesme. Një refuzim i tillë nuk mund të arsyetohet me asgjë, sepse ai ishte dhe ka mbetur poet kombëtar, pavarësisht qendrimit të atyre qe përgatisin kurrikulat arsimore. E tërë veprimtaria e tij letare,intelektuale, publicistike, eseistike etj., dëshmon qartë se ai si rrallë kush sa ishte në të gjallë u quajt poet kombëtar, ndërsa të gjithë ata individë të ndryshëm, qofshin shkrimtarë apo të tjerë, qe përpiqen të ulin autoritetin e tij në kohën kur ishte anëtar i Akademisë së Italisë, dëshmojnë se ende jetojnë me paragjykime dhe me mentalitetin e së shkuarës, sepse çdo qasje duhet të analizohet në kontekstin e kohës.

Pushtetarët nuk janë Shqipnia

Nëse trajtojmë bindjet politike te Fishtës si deputet në Kuvendin e Shqipërisë(6 qershor 1921) del qartë se është shpalosur figura e demokratit, vizionarit, atdhetarit dhe kundërshtarë i njerëzve me ndërgjegje kombëtare të përlyer e sidomos të shpërdoruesve te të drejtave të popullit. Pikërisht duke qenë i tillë, ai ishte kundër politikanëve oportunistë qe kërkonin ta shfrytëzonin Shqipërinë për të marrë ofiqe, për tu pasuruar nëpërmjet korrupsionit, madje kërkonin ta identifikonin shtetin me veten e tyre, ku ka mbetur proverbiale thënia e tij se “njerëzit e shtetit s´ janë Shqipnia”.

Duke qenë se u dallua për oratorinë dhe zotësinë e tij Gj.Fishta, në fillim u zgjodh anëtar e më vonë President i Komisionit të Buxhetit të Shtetit, më pas anëtar i Komisionit të Arsimit dhe në muajin gusht po të atij viti u zgjodh Nënkryetar i Parlamentit në vend të H.Kadriut, i cili dha dorëheqjen nga ky post.

Gjatë kësaj kohe janë të përmenduar fjalimet e zjarrta të Fishtës qe mbajti për arsimin, ekonominë, lirinë e shkollave profesionale, për të cilat interesohej me të gjitha kapacitetet, sepse edhe shkolla e tij ”Collegium Illyricum”(Kolegji Ilirikum) bënte në këtë kategori.

Duhet cekur se nga disa këto fjalime Fishta i kushtoj rëndësi të veçantë problemeve me të colat përballeshin shqiptarët e mbetur jashtë kufiojve të Shqipërisë së vitit 1913, dhe në veçanti për shqiptarët e Kosovës.

Në sajë të qendrimit, takimeve në konferenca e fjalimeve publike dhe shkrimeve në revista të ndryshme Fishta tashme ishte bërë një personalitet publik i veçantë jo vetëm në qytetin e Shkodrës por për tërë Shqipërinë. Në të gjitha qeveritë shqiptare prej vitit 1912 e deri sa vdiq, ai ishte përfaqësuesi i vërtetë i shqiptarit, në mbrojtje të drejtave të popullit shqiptar.

Fishta për intelektualin

Me këtë rast dua te theksoj se në trajtimin e semantikës të termit intelektual, nga të gjithë autorët të cilët i kam konsultuar për këtë çështje, unë jam për përcaktuar për Fishtën. Ai është me i qartë se askush tjetër për të definuar semantikën e intelektualit, duke e përkufizuar se “ai duhet të jetë prezent në kohën e vet, në kohën e të tjerëve që do të vijnë më pas , e të qenit prezent do të thot të kesh kurajon të thuash të vërtetën ku dhe kur duhet, haptazi e ballazi, sado e idhët që të jetë, sado tragjike, sado e papëlqyeshme për veshët e të tjerëve”! Nuk ka dilemë se të tillë mund të jenë personat e përgatitur, jo oportunist dhe të guximshëm, për të reaguar në momente të caktuara.

Model për kohën e tij

Me këtë rast duhet të cekim për opinion e gjerë qendrimin e tij intelektual e kombëtar në Kongresin e Manastirit më 14 nëntor 1908 duke theksuar: „Vëllezër , nuk kam ardhur këtu që të mbroj asnjë alfabet, por që të gjithë së bashku, të krijojmë një alfabet të përbashkët. Jemi këtu jo për t´u përçarë, por për t´u bashkuar“ dhe në fund të fjalëve, siç kanë shënuar dëshmitarët okularë, në foltore kishte një përqafim me lot në sy nga kleriku musliman Ibrahim efendiu.

Ishte ky një shembull tipik i tolerancës e mirëkuptimit kur janë në pyetje interesat tona të përgjithshme kombëtare. Një shembull i tillë duhet të jetë moto për të gjithë ne, kur janë në pyetje interesat tona të përgjithshme, duhet lënë anash ato personale, klanore e partiake, sepse nga e kaluara e përbashkët, është koha e fundit që për çështje madhore të jemi të bashkuar. Dhe për diçka të tillë mund të vendosin vetëm individet e pajisur me etikë politike, karakter, tolerancë e vizion intelektual.

Rileximi si obligim

Botimin e këtij libri eseistik, nuk duhet vlerësuar nga numri i faqeve por nga mesazhi qe përcjellë të lexuesi i pasionuar dhe opinioni i gjerë. Ne këtë aspekt vetëm titulli i tij është i mjaftueshëm për të obliguar për ta lexuar Fishtën, sepse rileximi mbetet obligim qytetar për të kuptuar të kaluarën moniste në kohën e lirisë.

Ndërsa çdo shmangie nga individë të ndryshëm ne këtë aspekt, do të arsyetonte kohën e diktaturës, përkatësisht mungesën e lirisë, sepse qasja ideologjike për shqiptarët ka pasur pasoja të mëdha kombëtare e shoqërore.

Përfundimisht e them pa hezitim se te gjithë kemi nevojë për rileximin e Fishtës në kohën e lirisë, çështje e cila mbetet e hapur, sepse personalitetet e tilla kombëtare si Fishta vazhdojnë të mbesin motivues për studiues të ndryshëm, tash dhe në të ardhmën.

(Dhjetor 2023).

Filed Under: Politike

ANGELA KOSTA BOTON VËLLIMIN E RI POETIK LIBRI NËN RRËNOJA

December 21, 2023 by s p

Sapo doli në qarkullim vëllimi i ri me poezi i shkrimtares dhe poetes Angela Kosta: “Libri Nën Rrënoja”. Libri publikohet nga Shtëpia Botuese Lena Graphic – Prishtinë. Kopertina e librit u realizua nga poetja dhe piktorja rumune Steliana Natasha. Ja ç’thotë autorja në lidhje me relizimin e botimit të këtij libri

Vargjet e poezive në këtë libër trajtojnë temat aktuale që çdo individ dhe shoqëria përjetojmë në jetën e përditshme. Titulli i këtij libri mbart në vetvete rilindjen time nga rrënojat e sëmundjes së rëndë 4 – vjeçare që përballova. Kurrë nuk e besoja dhe nuk e mendoja se do të isha këtu sot të ndaj me ju gëzimin per publikimin e këtij libri të ri. Zoti dhe Jeta na rezervojnë shumë të papritura. Sëmundja ime e rëndë dhe Terri në të cilin isha zhytur nuk i linin hapësirë qoftë edhe për një çast se do ia dilja të shihja një rreze drite dhe shprese. Falenderoj familjen time, miqtë të afërmit që m’u gjendën pranë gjatë gjithë atyre muajve që nuk dua t’i rikujtoj por t’i fshij nga kujtesa përgjithmonë duke shpresuar që asgjë mos të ketë rikthim.

Falimentimi qëndron tek njerëzit që rrëzohen në tokë por nuk ngrihen më, kurse unë u mëkëmba sërish edhe pse nuk jam më gruaja e djeshme, sepse kam vërtet më pak forca, por kam në shpirt Diellin e Shpresës së Madhe!!!

Angela Kosta ka lindur në qytetin e Elbasanit më 13 mars 1973. Aktualisht ajo jeton në Itali që nga viti 1995. Ajo është shkrimtare, poete, përkthyese, promovuese, gazetare dhe eseiste.

LIBRAT E TJERË TË AUTORES JANË:

“Shpirti i burgosur” – roman (2003)

“Më fal” – novela (2004)

“La collana magica – Varësja Magjike” – roman (2007)

“Loti i shkëlqyeshëm – Lacrima lucente” – poezi (2008) përfitimi i të cilit iu dhurua Shoqatës ONLUS për kërkimin shkencor ndaj Amyotrophic Lateral Sclerosis (SLA)

“Sytë e nënës – Gli occhi della madre” – thriller (2011)

“Milioneri i varfër – Il milionario povero” – roman (2017)

” Të jetosh – Vivere” – poezi (2018)

“Oltre l’oceano – Përtej oqeanit” – roman (2019)

“Ylberi dhe Sara e vogël – L’arcobaleno e la piccola Sara” – përrallë (2020) përfitimi i cilit iu dhurua Shoqatës ONLUS Daniele Chianelli për kërkimin shkencor ndaj Leuçemisë, Tumoreve dhe Limfomave tek të rriturit dhe fëmijët.

Lulja Nën Rrënoja – poezi (2023)

Sëshpejti del në treg një tjetër libër i ri i saj i cili po të publikohet në Itali.

Poezitë e Angela Kostës janë përkthyer dhe botuar në disa gjuhë të huaja si: arabisht, hindu, spanjisht, greqisht, gjermanisht, bengalisht, rumanisht, kroatisht, maqedonisht, kineze, talamishte, polonisht, koreane, mayamalishte, hungareze, etjer…

Gjithashtu ajo vetë ka përkthyer dhe botuar poetë të shquar si: Lasgush Poradeci, Dritëro Agolli, Luigi Pirandello, Gabriele D’Annunzio, Cesare Pavese, Giovanni Pascoli, Giosuè Carducci, Federico García Lorca, Emily Dickinson, Hermann Hesse etjer… dhe së fundi përktheu librin e Mehdi Krasniqit në gjuhën italisht “Io Oso Di Amarti – Unë guxoj me të dashtë” i cili u botua në Kosovë.

Ajo është Zv. Drejtore & Zv. Kryeredaktore në Albania Press, shkruan artikuj, intervista, prozë, poezi, socologji, për Gazetën Calabria Live, Revista Saturno, Confidenze, Alessandria Today, e gjithashtu bashkëpunon dhe përkthen në Gazetat: Dritare, AlbaniaPress, Rrënjët – Le Radici, Nacional, Destinacioni, Revista Letrare Mesdheu, Perqasje – Approccio, Sprint News Al, Gazeta Bulevard, Gazeta Fjala, Ciceroni, Revista Orfeu, Revista Psikologjia, Atunis, Patriotik Media, Revista Letrare, Fjala e lirë, Tekste Shqip, Telegrafi etjer…

Ajo është gjithashtu Ambasadore e Kulturës dhe Paqes në Marok (ICFH – International Creativity Federation Humanity), lëshuar nga Dr. Aziz Mountassir ashtu sikurse, kohët e fundit u nderua me titullin Doktor në Letërsi nga Administrata e Elitës së Krijuesve Ndërkombëtarë Arabe, Unioni Ndërkombëtar i Shkrimtarëve dhe Federata Ndërkombëtare e Paqes lëshuar nga Prokuri i përgjithshëm i Pallatit Mbretëror, Lartësia e tij, Princi Dr. Ahmed Ali Shaker Al Samad dhe Lartësia e saj, Princesha Dr. Narzine Bani Hashem si edhe Anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve në Greqi dhe Ambasadore e (SAPS) Shoqatës së Artistëve dhe Shkrimtarëve në Botë – Poloni, Anëtare e Shkrimtarëve dhe Artistëve në Hungari dhe Itali.

Angela Kosta është vlerësuar me Çertifakata Nderimi nga Regjisori dhe Kryeredaktori i Revistës “Orfeu” në Prishtinë – Kosovë (Dibran Fylli), nga Drejtori i Gazetës “Rrënjët – Le Radici” (Hasan Aliaj), Revista International Culture Literature, Windsmith, Certificato nga Unioni i Paqes dhe Letërsisë – Egjipt, etjer…

Mediat shqiptare, italiane, amerikane, greke, indiane, bengalese, libanese, arabe, hungareze, koreane etjer, kanë botuar shumë artikuj për veprimtarinë e saj letrare.

Po përmendim disa prej tyre…

Gazeta Dielli, Gazeta Diaspora, Shqiptari i Italisë, Albania Letteraria, Gazeta Bulevardi, Gazeta Destinacioni, portali Alb-Spirit, revista Obelisk, Gazeta Nacional, ATV.it, Gazeta Il Corriere dell’Umbria, Gazeta La Nazione; Il Messaggero, Vivo Umbria, Il Quotidiano d’Italia, Umbria 7, QN – La Nazione, Italy Press 24, la Rivista Confidenze, Informazione Locale – Umbertide, Umbria 24, Alessandria Today, Élite Magazine (Liban), Homo Universalis (Grecia), Polis Magazino (Grecia), Himalaya Darly (Azia), The Dayli National Global, (America), Spillwords (Amerikë), Ahkbar 7 (Marok), Netrazol Literary Magazine (Brazil), Micro Poetry (India), PLOTS Mawanette (America), Atunis (Belgio) Revista Letrare (Hamilton), Patriotik Media (Shtutgart), The Dayli Ponters (Uashington), Newspaper Newsnjeju (Korea e Jugut), etjer…

Ja çfarë shkruan kritika për Angela Kosta:

“Tek Angela Kosta poezia është e përbërë edhe nga heshtja: një pjesë e kësaj bëhet me fjalë dhe me vargje të rrjedhshme, të lira, që çlirohen nga çdo kufizim metrikë, herë – herë ajo guxon në formë duke u shfaqur pikërisht në një inovacion të guximshëm; një pjesë hesht për t’i dhënë thelbin shfryrjes së lëmshit të emocioneve sëbashku me vibracionet që çlirohen nga shpirti njerëzor, duke u gjallëruar dhe duke u rigjeneruar.”

(Elena Caruso – Gazetare)

“Angela Kosta, shqiptare, poete, shkrimtare dhe përkthyese, është një paradigmë: ajo e integrimit më të mirë shoqëror, kulturor e njerëzor, është më e çmuara.”

(Corriere dell’Umbria – Korrieri i Umbrias)

“Angela Kosta përdor fjalët në poezitë e saj sikur të ishin penelatat e një artisteje të madhe”.

(Adriano Bottaccioli – Shkrimtar)

“Gjatë shkrimit, Angela Kosta tregon një talent të jashtëzakonshëm, i cili, duke u përzierë me dhimbjen e së shkuarës dhe të tashmes, aty ku ngjyen penën, e bën atë një grua e cila ka shumë për të rrëfyer.

(La Nazione – Kombi – Paolo Ippoliti)

“Angela Kosta dhe shkrimi i saj, i vetmi mjet i për të shpëtuar nga kufizimet e diktaturës në këmbim të lirisë” (Enzo Beretta – Umbria 24).

“Veprat e Angela Kostës janë romane të një ndjeshmërie të papërsëritshme dhe të jashtëzakonshme, dhe kjo, falë personalitetit të autores, bujare dhe gjithmonë e gatshme për të ndihmuar të tjerët” (Federica Mastroforti – Vivo Umbria).

“Temat në librat e Angela Kostës janë vërtet të bukura dhe efektive; personazhet skaliten dhe gdhenden një nga një. Në librat e saj ka një halo thriller dhe misteresh të një pasioni me zell të vërtetë, që arrin të shfaqet si vepra e një piktori që kompozon veprën e tij të plotë”. (Fabrizio Ciocchetti – Gazetar).

“Angela Kosta poetesha, shkrimtarja dhe përkthyesja e talentuar që ndan jetën mes Shqipërisë dhe Italisë, është një zë i veçantë i letërsisë bashkëkohore shqipe” (Gazeta Nacional)

“Tek Angela Kosta, poezia prek fijet e shpirtit, duke e ftuar lexuesin të reflektojë mbi brishtësinë dhe forcën e natyrshme në përvojën njerëzore. Nëpërmjet vargjeve intensive dhe introspeksionit të thellë, poetja na çon në një udhëtim emocional që luhatet midis dhimbjes dhe rilindjes, duke na lënë një ndjenjë shprese dhe vlerësimi për bukurinë dhe kompleksitetin e jetës. (Pier Carlo Lava- Alessandria Today).

“Angela Kosta nëpërmjet veprimtarisë së saj, përcjell dhe kalon pishtarin e kulturës botërore në këtë periudhë përkeqësimi të situatës katastrofike që po përjeton i gjithë njerëzimi në këtë moment” (Dr. Narzine Bani Hashem – Presidente e Lidhjes Ndërkombëtare së Shkrimtarëve Arabi, Skenariste, Regjisore, Drejtore e Revistës “Élite Magazine”)

Filed Under: Analiza

Drenica ishte kështjella e pamposhtur e luftës sonë çlirimtare

December 21, 2023 by s p

Dr. Lulzim Nika/

Të vlerësohesh padyshim qe është ndjenjë e mirë por të kontribuosh për vendin dhe pas shumë vitesh te marresh mirënjoheje për kontributin e dhënë vite me parë është jashtë zakonisht ndjenjë e veçantë dhe vështirë të përshkruaj e te thur vargje për të .

Sot u ndjeva shume i nderuar dhe i respketuar nga Shoqata e Dala nga Lufta e Lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës për kontributin tim modest gjatë luftës dhe pas, në mbrojtje të vlerave të luftës çlirimtare të prirë nga UÇK-ja

Në mënyrë të veçantë falënderoj kryetarin Enver Hajdarin dhe nënkryetarin Arben Bazajn dhe gjithë ju të pranishëm që më nderuat dhe më respektuat punën dhe veprimtarinë gjatë Luftës dhe pas saj.

Prezenca juaj më emocionon dhe më kthen mbrapa në kujtimet e periudhës së luftës dhe ku disa prej jush kam takuar nëpër betejat e lavdishme dhe krenare të luftës heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

– Drenica ishte kështjella e pamposhtur e luftës sonë çlirimtare.

Sot me plotë emocion me kujtohet Marsi i lavdishëm dhe beteja e familjes Jashari qe u bë bazamenti i Lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës

Sot akoma e kam para syve vendosmerinë e ushtarëve të guximshem dhe te pathyeshëm të UÇK-së.

Institucionet e Republikës së Kosovës, duhet të jenë më aktiv në mbrojtje të vlerave të UÇK-së dhe nëpërmjet një rezolute të shprehet mospajtimi me terminologjinë e përdorur nga ana e Gjykatës Speciale, edhe në rast të efektit të paktë, ajo duhet të mbetet si dokument i mospajtimit.

UÇK-ja ishte organizim vullnetar në mbrojtje të trojeve shqiptare që duke përdorur makineri ushtarake, shteti Serb ushtronin gjenocidi kundër civilve shqiptarë.

UÇK-ja mbetet bazamenti i themelimit të Republikës së Kosovës pa i mohuar edhe gjithë ata breza që luftuan me pendë dhe pushkë dhe nuk u pajtuan me okupatorin serbo-sllav, duke qenë përjetësisht mirënjohës për kontributin dhe sakrificën sublime për liri.

Falenderues përgjithmonë!!

Shënim: Gazeta Dielli i shpreh vlerësim dhe mirënjohje Prof.Lulzim Nikës për kontributin e dhënë në lartësimin e vlerave të UÇK.

Filed Under: Rajon

VIZITE E ZYRTAREVE TE FEDERATËS VATRA TEK DEGA JONE WORCESTER MA.

December 21, 2023 by s p

Prof.as.dr. Thanas Gjika/

Me 17 dhjetor dite e diele, mbasi mbaroi mledhja e deges se Vatres Boston MA per zgjedhjen e kryetarit, te cilat i fitoi Z. Mentor Maksutaj, dy nga te derguarit e kryesise se qendres, Z. Besim Malota dhe Z. Mondi Rakaj na nderuan me nje vizite tek STOP CAFFE 255 Park Ave Worcester MA.

Shumica e anetareve ishin te zene dhe nuk munden te vinin, por aty u bashkuam me miqte Z-nja Effi Qeleshi, kryetare e deges sone, Thomas Christo, Zv. Kryetar, une, sekretari, Shendet Zaimi dhe Vangjush Andoni.

Z. Malota tregoi pershtypjet shume te mira qe i beri organizimi serioz i mbledhjes se deges se Bostonit, vemia ne dukje e traditave te mira te shoqerise “Mass Besa” dhe bujarine e familjes Josif e Sotir Pani. Ai perseriti nje histori qe e kishte lexuar ne gazeten “Dielli”, kur dardhari Josif Pani kishte dhuruar Vatres pasurine e familjes se vet prej mijera dollaresh ne nje kohe te veshtire per ekzistencen e Vatres, dhe nje mik i tij i tha: “C’ ben keshtu o Josif, po i le femijet pa shtepi e katandi” E Josifi iu pergjgjigj: “Po c’e dua une shtepine e pasurine ne Amerike, kur nuk kam Shqiperine dhe Vatren ashtu si duhet”. Te gjitheve na u perloten syte.

Me tej Z. Rakaj theksoi se mbledhja e Bostonit vlen te merret per shembull jo vetem per nivelin e organizimit, por dhe per pjesemarrjen e shume te rinjve e te rejave, sidomos me origjine nga Kosova.

Si gjithnje kur takimet behen ne tavoline me pak persona edhe takimi yne ne STOP CAFFE & GRIL pati grohtesi, njohje personale, biseda te ngrohta e rezultative. Degjuam per punet e derisotme te kryesise se Federates, per disa programe per te ardhemen, u sqaruam pse jane merzitur disa vatrane qe kane qene aktive me pare, etj.

Z-nja Qeleshi permendi si aktivitet te deges sone promovimin e librit te ri “Shen Pali ne Dyrrach…” me rastin e festave te Nentorit, perpjekjen per t’i shtuar radhet, dhe nuk nguroi te thosh se dega jone ne krahasim me degen e Bostonit ka me pak anetare dhe duhet punuar qe te shtojme radhet me te rinj e te reja.

Z. Christo tha se duke qene shume i zne me punet e kishes “Fjetja e Shen Merise” nuk ka bere aq sa duhet si Zv.kryetar, prandaj mendoj se eshte me mire te zgjidhni nje tjeter ne vendin tim. Por kerkesa e tij nuk u pranua nga keyetarja e deges dhe ne te tjeret.

Une sugjerova qe ne si dege ne bashkepunim me degen e Bostonit vlen te organizojme nje takim te perbashket per promovimin e librit te ri “Fan Noli APOSTULLI” te studiuesit Ilir Ikonomi, liber te cilin jam duke e lexuar me shume kenaqesi. Mendimi u pranua dhe secili tha se do ta porosiste ne Amazon per ta blere e lexuar para ptomovimit.

I palodhshmi Besim Malota, tregoi energjite e tij te pashterrshme per te kryer nje rruge shume te gjate mengjezi deri ne mbremje vone te asaj dite: Ne ora 11:00 AM erdhi nga New Yorku e me mori mua ne Worcester MA e se bashkua shkuam ne mbledhjen e deges se Bostonit. Pas mbledhjes na solli ne Worcester mua dhe Mondin dhe kur mbaruam takimin tone rreth ores 8:00 PM u nis bashke me Mondin per ta shpene tek hoteli prane Logan Airportit prej ku te nesermen Mondi fluturoi per ne Dertoit MI, kurse Besimi po ate nate pershkoi rrugen Boston MA – Quincy NY per t’u gdhire ne shtepine e tij. Eshte bir Kosove dhe nuk e njeh lodhjen, por edhe bashkeshortje duket se e mbeshtet pa rezerva ne sakrificat e tij…

Filed Under: Vatra

PËRFTESA MAHNITËSE TË FJALËS NGA PENA E NJË MJESHTRI

December 20, 2023 by s p

C:\Users\User\Downloads\IMG_1427.jpg

Studiuesi dhe kritiku Kosta Nake

(Burgologjia “Rrugët e Ferrit” e Visar Zhitit, Onufri 2001)

Nga Kosta Nake 

Edhe pse 32 vite tranzicioni kanë arritur të shkarkojnë shumë duf, pakënaqësi, urrejtje, përsëri, kur dëshmitë vijnë nga brenda telave me gjemba dhe thellësive të minierave, ato jo vetëm të trondisin, por të bëjnë të mendosh se përvoja shqiptare e ushtrimit të diktaturës së proletariatit ka pjellë tragjedi të mëdha, ka sjellë plagë të pashërueshme, ka ushtruar dhunë të paimagjinueshme për depersonalizimin e njerëzve. 

Kur këto rrëfime i marrin përsipër njerëz si Visar Zhiti që zotërojnë artin e rimishërimit në letër, atëherë ndjen thellë në shpirt atë dhimbje që nuk e ke provuar vetë, edhe pse ke qenë shumë afër saj.

Këngëtari i madh Sherif Merdani zgjodhi fjalën “universitet” për atë ngushticën e rrethimit me kulla roje dhe armë të mbushura që mbanin në gojë fishekun e radhës, kurse Zhiti sjell termin “burgologji” duke nënkuptuar enciklopedinë e trysnisë psikologjike dhe fizike mbi të dënuarit e të gjitha llojeve. 

Një kamp me 1200 të dënuar si ai i Spaçit ishte një miniShqipëri antikomuniste në këndvështrimin filozofik dhe miniShqipëri antisocialiste në kuptimin ekonomik, prandaj leximi i 470 faqeve të “Rrugëve të Ferrit” është një udhëtim stresues në një ferr shqiptar që mund të personalizohet si zhitian. Sikur të mblidhje vetëm reagimet e njerëzve që përmenden aty me emrat e vërtetë, vëllimi i librit do të trefishohej. Po sa të tjerë kanë qenë bashkëkohës të autorit dhe ato 10 vite i kanë kaluar në skuta të tjera me bashkëvuajtës të tjerë, duke përtypur vrerin e mundimet brenda pak metrave kub ku dhe ajri dukej sikur ishte i privuar dhe i racionuar?

Burgu fillonte që jashtë tij. Nuk po risjell akuzat nga nëpunësit shtetërorë që paguheshin për atë zgjedhje që kishin bërë për jetën, por dëshmitë e njerëzve me të cilën autori ndante ditët dhe netët dhe përftonin një kafaz eterik ku asnjë fjalë nuk tretej, as një lëvizje nuk shuhej, gjithçka regjistrohej në letër ose në kujtesë për t’u përdorur në çastin që, sipas trumpetave, fatet e revolucionit dhe të socializmit dukeshin të kërcënuara dhe sipas së vërtetës, froni i pushtetit kërciste nga tallazitjet e klaneve afër tij:

Dëgjonte lajmet te Radio Prishtina. 

I mbante flokët e gjatë.

Thoshte se ne veriorët s’kemi tru.

Thoshte se s’jetohet në këtë fshat me varfëri të skajshme.

E të tjera, e të tjera.

Në burg nuk ka rrjedhë ngjarjesh, por përsëritje identike të ditëve, prandaj Zhiti ka zgjedhur të sjellë një kolorit tematikash duke u dhënë trajtat e prozave poetike, madje nganjëherë kufijtë midis realitetit dhe përjetimit, midis prozës e poezisë mjegullohen aq shumë sa përftohet një zhanër i ri zhitian. Po veçoj vetëm përftesat gjuhësore dhe kuptimore që përftohen nga loja e grafemave dhe që nuk janë të pakëta.

Ta fillojmë me interpretimin që i bën autori emrin të burgut: s-paç (mos paç) (f.133). Krijimet, vetëm me përdorimin e kllapave kthehen në krime, “kri(ji)me” (f.18); një gjendje alerti që na shoqëroi 30 vjet u importua me fjalën “zbor”, “zboret (ah, kjo fjalë acaruese sllave e futur në fjalorin tonë)” (f. 34), niveli intelektual i hetuesve zhbëhet me leximin e një fjale të huaj, poetin japonez Isikava Takuboku hetuesi e quan “taketuke” (f.78), dhe autori shkruan: nisi të lexonte keq, shumë keq, me gabime të trasha ortoepike (f.98), kurse shkrimtarët befas kthehen në kriminelë “akt-ekspertiza e dy (sh)krimtarëve” (f.98). Ngandonjëherë leximi i librit duhet bërë me zë për të risjellë efektet tingullore të situatës: “Adi”. Kështu thirri befas njëri nga korçarët. Adi-i-i përsëriti dhe “i-ja” u zgjat si një shigjetë që çau ajrin e rënduar. A-a-a-d-d-d-i-i-iiiii-oh!” (f.131) 

Fund e krye në libër shpaloset një urrejtje e papërmbajtur ndaj Enver Hoxhës. Autori luan me rrokjet: “Enveri, En-ferri.” (f.149) “Tallaziteshin parrullat… Rro…të Enveri.” (f.466) U shqyem gazit me një Enver të lajthitur gjeneralisht, e ndërkohë kështu drejton Partinë dhe vendin dhe është dishepulli më i lavdishëm sot i Marksit, Engelsit, Leninit, Stalinit dhe i Dimitrovit. E qeshëm me lotë sepse duhej përmbushur emri M.e.l.s.e.d. Ç’akrostish i shëmtuar, i tmerrshëm thuaj. (f.297).

Një dialog me tri replika është i barabartë me tri faqe shpjegim:

“Sa vjet je dënuar ti? – pyeti oficeri. 

– 7. 

– Sa ke bërë? 

– 12. 

– Dhe sa ke? 

– 25. Sa t’jesi Partia.” (f.222),

Mjafton fjala “tiran” për të krijuar një familje fjalësh që nuk i lidh vetëm prapashtesa ~zaur, por edhe kuptimi ideologjik: “Të vdesin, të vdesin tiranozaurit, beogradozaurit, moskozaurit, pekinozaurit, komunistozaurit, po kur?” (f.305)

Një aliteracion me ngarkesë negative të skajshme: Mërzi e mërzitshme më mërzitshëm se mërzia! Merr-Zi! Zi-iiii. Ky është burgu, ky tani, asgjë ndryshe. (f.318)

Emri i njohur i poetit dhe dramaturgut Frederiko G. Lorka bëhet burim hamendësimesh blasfemuese: “L.O.R.K.A. Arkitekti kishte prerë gërma kapitale të kuqe nga revistat dhe i kishte ngjitur mbi librin tonë të ri. L-në me siguri do ta ketë marrë nga ndonjë sllogan, L-avdi…,Kujt? O-në? S’e di. R-në? Nga Revolucioni, gërma e fundit e emrit të diktatorit. K-ja? K-omunizëm. A-rmik. A-ja gjendej shpesh. (f.340)

Një copëzim i fjalës përfton befasira që mund të mos i kesh menduar kurrë më parë: “Qe rilidhur Prometeu, të cilit midis rënkimeve, oh, ohoh, nëpër sytë që nuk i mb…yll…te dot, ahaaahhh, i vagëllinin flakët pranë, te një sobë e kuqe… me derëzën… të ha-puur. Edhe qelia e zjarrit…d…erën të hapuuur e k…ish. Aaah, oooo! Ik, zjarr rob, çaj përpara, ndreqe ti botën ashtu siç di, sa pa e përpirë bora, harrimi i saj, ngrirja dhe ftohtësia e kufomës.” (f.360)

Amnistia që prisnin më kot të burgosurit, na kujton pritjen e Godosë: “Dita e parë pas amnistisë, (h)am-ham, nis, (çfarë nis?)-ti-tis që bie mbi krimin e madh.” (f.370) Ja dhe një transformim tjetër: “Qe mbajtur një plenium i veçantë. Pleh…hum-hum.” (f.408) Ja dhe një barazim me nazizmin: “Ndaal! …al-t!, dëgjohen britmat e ushtarëve përgjatë rrethimit.” (f.454)

Tejqyrës së autorit nuk i shpëtojnë as numrat: “Viti 1982 apo 1902, (8-ta si prangë, 0-ja si varr)” (f.370)

“Rrugët e Ferrit” sjell edhe një ndihmesë të çmuar në pasurimin e fjalorit letrar të shqipes, fjalët e krijuara sjellin forma dhe kuptime të reja që përbëjnë një kthinë të pasur në funksion të burgologjisë, por edhe e ngrenë autorin në piedestalin e shkrimtarëve që jo vetëm e njohin shumë mirë gjuhën shqipe, por edhe e kapërcejnë cakun e përdoruesit për t’u kthyer në ndihmëtarë të domosdoshëm pikërisht në ditët tona kur shqipja trysnohet nga gjuhët e tjera dhe në mediat e shkruara dhe vizive ka vërshim shqipfolësish që s’e kanë për turp ta gjymtojnë gjuhën amëtare.

Para se të lexoja “Rrugët e Ferrit”, prapashtesën ~shëm e quaja kadarejane. Në këtë rrëfim të Visar Zhitit Kadareja lartohet si një idhull, prandaj përdorimi i prapashtesës në këtë rast ka një arsye më shumë. Nga ana sasiore vendin kryesor e zënë ndajfoljet dhe po sjell shumicën prej tyre: ankthshëm, ballëpërballshëm, cikshëm, dëshpërueshëm, dremitshëm, dridhshëm, durueshëm, fyeshëm, goditshëm, hakërrueshëm, hapërdarshëm, këputshëm, mosbegenisshëm, ngashnjyeshëm, ngjeshshëm, padukshëm, padurueshëm, pamëshirshëm, pandreqshëm, përbuzshëm, përhumbshëm, policët e përmatanshëm, poshtërueshëm, rëndshëm, rrëqethshëm, shpërdorueshëm, trandshëm, trembshëm, turlisojshëm, ulëritshëm, vezullueshëm.

Kam veçuar rreth 150 fjalë që tingëllojnë të reja tekstualisht dhe ndajfoljeve të mësipërme u bashkohen emra, folje dhe mbiemra të formuara me prapashtesa, parashtesa, me kompozita e përngjitje.

Durrës, 17 shtator 2022

C:\Users\User\Downloads\IMG_2028.jpg
Rruget e ferrit, Visar Zhiti

    Rrugët Ferrit, Onufri 2001                             Rrugët e ferrit, Omsca-1, 2012

C:\Users\User\Downloads\IMG_2033.jpg

                        Rruget e ferrit në gjuhen italiane, 2022

Filed Under: LETERSI

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1417
  • 1418
  • 1419
  • 1420
  • 1421
  • …
  • 2947
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • VATRA URON BESIMTARËT ORTODOKSË: GËZUAR DHE PËRSHUMËVJET PASHKËT
  • Fan Noli, apostull i ringjalljes shqiptare
  • KOSOVA NË NATO DHE ASNJËHERË ASOCIACION SERB
  • ELIOT ENGLE DHE HARRY BAJRAKTARI: NJË BASHKËPUNIM QË FUQIZOI ZËRIN SHQIPTAR NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS
  • “Ngërçi Presidencial në Kosovë Zbulon një Dobësi të Kushtetutës”
  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT