• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“Me Zemër”, misioni që dërgon copëza Shqipërie në tryezat e diasporës

September 24, 2025 by s p

Nga Suela Shala Kërxhaliu/

Kur Ilda Hila u nis nëpër botë e etur për të fituar dije dhe ndërtuar ëndrrat e rinisë së hershme, ndoshta nuk e kishte imagjinuar që, me mallin për vendin që kishte lënë pas dhe pak aromë ushqimesh shqiptare, do të ngrinte një sipërmarrje të guximshme që do t’i sillte më afër bashkëvendasit e saj në diasporë me Shqipërinë. Këto dy përbërës të rëndësishëm ajo i bashkoi me një ekspertizë të specializuar dhe ngriti kështu një start-up të quajtur “Me Zemër”, që ka për mision të sjellë më pranë produktet dhe kulturën shqiptare me diasporën kudo nëpër botë.

Me përfundimin e studimeve për financë në Milano, Itali, dhe fitimin e një përvoje të pasur akademike dhe profesionale në universitetet italiane, koorporatat evropiane dhe në Azi, Ilda vendosi të rikthehej në qytetin e saj të bukur dhe poetik të lindjes, Lezhë, për të ndërtuar aty diçka autentike shqiptare. Ajo dëshironte t’i jepte vendit të saj të vogël, por me burime të jashtëzakonshme natyrore, kulturore dhe shpirtrore një markë krejtësisht shqiptare. Por Ilda e dinte që vetëm pasioni nuk mjaftonte për ta realizuar këtë. “Nevojitej shumë profesionalizëm, strukturë dhe një qasje që respekton klientin global.” Falë një vizioni të qëndrueshëm global, etike pune dhe standardeve ndërkombëtare, ajo arriti ta ngrinte në këmbë dhe t’i jepte shpirt një misioni që, në fakt, në thelb kishte shpirtin: atdhedashurinë dhe mallin njerëzor.

Kur kthen kokën pas në kohë, ajo kujton se si, një fëmijë i rritur në emigracion, e kishte parë gjithmonë familjen e saj ta paketonte mallin për atdheun dhe njerëzit nëpër valixhe në formën e produkteve shqiptare. Ajo thotë që ideja për një start-up të tillë kishte kohë që rrinte zgjuar brenda saj, por nisi të merrte formë vetëm gjatë izolimit që krijoi pandemia e disa viteve më parë. Ilda e quan misionin që ka marrë përsipër “Me Zemër” një udhëtim emocional të çdo shqiptari nëpër botë drejt shtëpisë së munguar për shumë kohë, por edhe një pasaportë për ata që duan ta njohin këtë vend të vogël dhe me energji e histori të jashtëzakonshme, të pasur veçanërisht në fushën gastronomike.

Themeluesja e “Me Zemër” thotë që priti pikërisht këtë moment për të nisur misionin e saj për të çuar produkte si verëra dhe pije të tjera, ku më e famshmja është rakia shqiptare, apo vaj ulliri në sa më shumë tryeza nëpër botë, sepse tani mund të thuhej që ky vend ishte gati për t’u prezantuar jashtë kufinjve të tij përmes cilësisë. Ilda shkon edhe më tej duke thënë që konsumatori tani nuk kërkon vetëm një produkt, por edhe një histori, një përjetim. “Dhe pikërisht këtë përpiqemi që të ofrojmë çdo ditë, një përvojë që të ngroh zemrën dhe ruan identitetin.”

“Me Zemër” realizon dërgesa nëpër gjithë Evropën brenda dyzet e tetë orësh dhe në gjithë Amerikën brenda katërmbëdhjetë ditësh. Ajo i administron porositë në mënyrë digjitale dhe siguron shërbim mbështetës 24/7 në disa gjuhë, dërgesa të shpejta dhe transparencë në çdo hap të udhëtimit të produktit. Ilda thotë se, në rrugëtimin e saj, ka pasur gjithmonë mbështetjen e investitorëve të huaj, që e kanë ndihmuar të krijojë besimin se, edhe nga një vend i vogël si Shqipëria, mund të lindë një markë që fiton respektin e tregut ndërkombëtar.

“Me Zemër” e bën përzgjedhjen e produkteve që eksportohen mbështetur në tre kritere kryesore: autenciteti, cilësia dhe përfaqësimi i vlerave shqiptare. Në këtë mision, ata mbështeten nga një rrjet profesionistësh, që përfshijnë somelierë, agronomë dhe ekspertë të certifikimeve, midis të cilëve, partnerë të certifikuar ndërkombëtarisht si AIS Club Albania, për të siguruar cilësinë më të mirë në përputhje me normat e sigurisë së produkteve ushqimore nëpër botë. “Me Zemër” shpesh mbështet edhe vetë prodhuesit me përmirësimin e etiketimit, paketimit dhe dokumentacionit për eksportin. Ky mision ka udhëtuar nëpër gjithë Shqipërinë për t’u takuar me artizanët më të mirë vendas, përfaqësuesit e traditës dhe të burimeve të çmuara që ka vendi ynë i begatë.

Në shqip, ne kemi një shprehje shumë të dashur: “Dashuria kalon përmes stomakut”. Ilda nuk e ka parë asnjëherë këtë nismë thjesht si një sipërmarrje biznesi, por edhe si një urë komunikimi midis prodhuesve vendas, duke fuqizuar kështu bashkësitë rurale, dhe diasporës kudo nëpër botë. Produktet që “Me Zemër” eksporton në mbarë botën mbajnë një vulë të bukur idilike, atë të mallit, atdhedashurisë, që kush jeton në migrim, e di shumë mirë se çfarë vlere te veçantë ka.

Si pjesë e iniciativës së saj për të sjellë verërat, ushqimet dhe aromrat shqiptare në sa më shumë tavolina rreth e rrotull botës, ditën e fundit të gushtit që sapo lamë pas, nën kujdesin e Shef Fejsal Demiraj, “Me Zemër” organizoi një darkë që e kombinoi me verërat e vreshtarive më të njohura të Shqipërisë si Çobo Winery, Uka Winery, Duka Winery, Alimani Winery. Fejsal Demiraj është themeluesi i “Amëz”-it, i njohur për markën e parë në botë gourmet të salcës së specave, një traditë njëshekullore shqiptare. Midis udhëtimeve të tij të shumta profesionale nëpër botë për rreth njëzet vjet, në kërkim të teknikave dhe aromrave të reja të gatimit, ai ka punuar plot gjashtë vjet në “Noma” të Kopenhagenit, i votuar si restoranti më i mirë në botë.

Ky organizim privat në banesën e familjes Lukaj në Grinuiç, Kënektikat, u mbështet nga Vjosa dhe Richard Lukaj, një filantropist dhe profesionist shumë i suksesshëm shqiptaro-amerikan, të cilët mblodhën në një tryezë të përbashkët pronarë të njohur restorantesh, administratorësh dhe shefash kuzhine nga vende të ndryshme të Amerikës si Bruno Selimaj, Elio Ahmetaj, Nick Zherka, Ben Çelaj dhe Mira e Dorian Puka.

(Për ata që janë të interesuar të njohin historinë e “Me Zemër”, ose të porosisin produkte shqiptare në cilindo vend të botës ku ndodhen, ju lutemi të vizitoni www.mezemer.com)

Filed Under: Opinion

“Vatra” Long Island: për gjuhën shqipe, komunitetin dhe kombin…

September 23, 2025 by s p

“Vatra” Long Island, mbajti mbledhjen e radhës ku u vendos festimi i 1 vjetorit të themelimit të degës më 26 tetor 2025, vizita në Selinë Qendrore të Federatës Vatra në Bronx me anëtarët e degës e fëmijët e shkollës shqipe Gjergj Fishta, mbështetja maksimale e veprimtarisë së Vatrës e gazetës Dielli dhe përgatitjet dinjitoze për festën e flamurit kombëtar më 28 nëntor 2025. Kryetari dr. Paulin Marku hapi mbledhjen duke i falënderuar të pranishmit për pjesëmarrjen dhe vlersoi përkushtimin e kontributin e tyre atdhetar e patriotik në sherbim të komunitetit shqiptar në Long Island e më gjerë. Ai theksoi se dega Vatra Long Island ka dëshmuar seriozitet dhe angazhim maksimal në veprimtarinë atdhetare e patriotike të Federatës “Vatra”, gazetës “Dielli”, shkollës shqipe “Gjergj Fishta”. Vlen të theksohet se dega jonë është gjithnjë e në rritje në numrin e antarsisë e aktiviteteve patriotike, theksoi Dr. Marku. “Aktualisht që flasim dega jonë ndihet krenare për faktin se ka bashkuar shumë atdhetarë, intelektualë e përfaqësueses të trevave të ndryshme shqiptare, sipas kryetarit Dr. Paulin Marku i cili theksoi se bashkëpunimi me shkollën shqipe “Gjergj Fishta” New York dhe kontributi i anëtarëve të kësaj dege ka qenë mbeshtjetje dhe inkuarim për veprimtarinë e shkollës shqipe. Gjatë mbledhjes anëtarët e degës propozuan dhe dhanë ide e projekte të cilat do të realizohen në tremujorin e ardhshëm.

Vatra Long Island është e hapur dhe fton komunitetin shqiptar në Long Island që ti bashkohet veprimtarisë atdhetare e patriotike të komunitetit tonë, tashmë të konsoliduar. Mbledhja përfundoi me sukses dhe miratoi projektet e degës për vazhdimësinë. Anëtarët shprehën mirënjohje dhe gatishmërinë e tyre për ty angazhuar me veprimtaritë e komunitetit në Long Island N.Y, dhe më gjerë. Bashkëpunimi dhe mbeshtjetja e anëtarëve të Vatrës tonë është jo vetëm frymëzim por pikë referimi dhe suksesi për të çuar përpara projektet tona kulturore dhe komunitare, theksoi ndër të tjera dr. Paulin Marku. Gjithashtu, ai shprehu mirnjohje edhe për ata anëtarë që në pamundësi për të marrë pjesë kanë dërguar sugjerimet dhe mbeshtetjen e tyre. Të pranishëm në mbledhje ishin: Paulin Marku, Afrim Gega, Besnik Bajraktari, Klaudio Turkaj, Prend Ndoja, David Turkaj, Enard Qepuri, Amarildo Marena dhe Artur Bajraktari. Vatra Long Island është ndër degët më të reja të Federatës me një rrugëtim frymëzues e shumë premtues.

Filed Under: Vatra

American Balkan Chamber of Commerce Reception – Furthering Growth Through Relationship Building

September 23, 2025 by s p

Rafaela Prifti/

The American Balkan Chamber of Commerce’s networking reception spotlighted the importance of relationship building in furthering growth within its network while also expanding existing partnerships towards new opportunities and markets. The event was held at the New York City’s offices of Fragomen’s, a leading firm in US corporate immigration law. Speaking on behalf of the hosts, Eda Derhemi, Counsel at Fragomen, expressed gratitude for the ongoing collaboration to the Chamber’s leadership and team starting with its President Eliza Prendova, Aleksanda Miloseska, Nevila Dudaj, Nancy Kajo, Nikola Andreevski, Boban Popevski, Kiril Savovski, Aleksander Mitrevski and Thakur Aggarwal. The President of the Chamber Eliza Prendova welcomed the high level official delegations from Albania, Bosnia Herzegovina, North Macedonia, Montenegro and Serbia. She recognized the unwavering support of a few Ambassadors such as Albania’s Ambassador to the US His Excellency Ervin Bushati. “Guests of honor from a few African nations are here with us tonight,” as public and private sector present new immense opportunities at the present time,” said Ms. Prendova.

Lastly, the President of North Macedonia Gordana Siljanovska-Davkova addressed the event noting that the takeaway of the post-war reality, that she is reminded of when visiting abroad and at home is the interdependency of the countries in the region. “Ultimately, protecting one another is about protecting one another,” she said.

The Chamber was founded in March 2025 as a non-profit organization dedicated to the promotion of trade and investment between the United States of America and all countries in the Balkan region, serving companies of all sizes, from startups to multinational corporations, providing resources and connections to succeed in both markets. The Chamber, as announced, connects American companies with emerging markets in Southeastern Europe and supports Balkan companies seeking to expand into the American market. In conversations with guests and attendees, Harry Bajraktari, President of the Bajraktari Realty Management Cooperation underscored the importance of networking and meetings that focus on new avenues for growth and partnership.  

ABCC provided the following Press Release in English and Albanian to Dielli https://www.facebook.com/DielliNewspaper/ https://gazetadielli.com/ and Noli Show https://www.facebook.com/Nolishow/ that covered the event. 

Press Release – American-Balkan Chamber of Commerce 

The American-Balkan Chamber of Commerce is delighted to announce the successful conclusion of a high-profile international event held on September 22, 2025, in New York, during the United Nations General Assembly. This reception, honoring heads of delegations from Southeast Europe, gathered over 100 distinguished guests from the global political and business arenas. Attendees included several heads of state, prime ministers, ministers, ambassadors, diplomats, and top business leaders from various European countries, as well as Africa, Asia, and the Americas.

The presence of senior U.S. officials and CEOs of leading international companies further underscored the strategic importance of this gathering in advancing economic cooperation and global partnerships.

Key Discussion Topics

1.The event covered several critical topics related to economic development and international cooperation, with a particular focus on:

Regional Economic Integration centered on opportunities to deepen economic ties between Balkan countries and global markets, emphasizing infrastructure projects and digital transformation.

2. New investment prospects in the energy, technology, and green economy sectors were presented to attract capital from the U.S., Asia, and Africa, and to strengthen trade relations.

3.Sustainable Development and Innovation: Initiatives to promote sustainable business practices and innovation were discussed.

4.Global Trade and Diplomacy: Participants explored ways to enhance trade relations and diplomatic cooperation, particularly in the context of geopolitical challenges.

Event Conclusions

1.Strengthening Partnerships: Participants committed to creating new platforms for cooperation between Balkan countries and global economic hubs, aiming to increase trade and investment through B2B meetings and joint projects.

2.Promoting Innovation: Agreement was reached to support startup ecosystems and technology hubs in the Balkans, with backing from U.S. and international partners, including the development of green technologies.

3.Sustainability as a Priority: Participants agreed on joint initiatives for green development, including projects for renewable energy, carbon footprint reduction, and the integration of SDGs into business models.

4.Improving the Business Climate: Concrete measures were proposed to streamline business regulations, attract foreign investment to the region, and promote inclusivity in the economy.

This event, held in the context of global discussions on sustainable development and regional stability, reaffirmed the leading role of the American-Balkan Chamber of Commerce as a key driver of economic cooperation between the Balkans and the world. The Chamber remains committed to building bridges between regions, promoting innovation, and creating opportunities for economic growth and prosperity.

For additional information or inquiries, please contact the American-Balkan Chamber of Commerce, headquartered in New York, at info@amerikanbalkancc.org or visit our website at amerinbalkancc.org.

Njoftim për Shtyp – Dhoma Amerikano-Ballkanike e Tregtisë

Dhoma Amerikano-Ballkanike e Tregtisë ka kënaqësinë të njoftojë përfundimin e suksesshëm të një ngjarjeje ndërkombëtare të profilit të lartë, të mbajtur më 22 shtator 2025 në Nju Jork, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Ky pritje, kushtuar krerëve të delegacioneve nga Evropa Juglindore, mblodhi mbi 100 të ftuar të shquar nga skena politike dhe e biznesit global. Të pranishëm ishin disa krerë shtetesh, kryeministra, ministra, ambasadorë, diplomatë dhe liderë të lartë të biznesit nga vende të ndryshme evropiane, si dhe nga Afrika, Azia dhe Amerika.

Prania e zyrtarëve të lartë amerikanë dhe drejtorëve ekzekutivë të kompanive kryesore ndërkombëtare theksoi më tej rëndësinë strategjike të kësaj takimi për avancimin e bashkëpunimit ekonomik dhe partneriteteve globale.

Temat Kryesore të Diskutimit

Ngjarja trajtoi disa tema kyçe me rëndësi për zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, me fokus të veçantë në:

1.  Integrimi Ekonomik Rajonal: Diskutimet u përqendruan në mundësitë për thellimin e lidhjeve ekonomike midis vendeve të Ballkanit dhe tregjeve globale, me theks në projektet e infrastrukturës dhe transformimin digjital.

2.  Mundësitë e Investimeve: U prezantuan perspektiva të reja investimi në sektorët e energjisë, teknologjisë dhe ekonomisë së gjelbër, me qëllim tërheqjen e kapitalit nga SHBA, Azia dhe Afrika, si dhe forcimin e marrëdhënieve tregtare.

3.  Zhvillimi i Qëndrueshëm dhe Inovacionet: U diskutuan iniciativa për promovimin e praktikave të qëndrueshme të biznesit dhe inovacionet.

4.  Tregtia Globale dhe Diplomacia: Pjesëmarrësit diskutuan mënyrat për të forcuar marrëdhëniet tregtare dhe bashkëpunimin diplomatik, veçanërisht në kontekstin e sfidave gjeopolitike.

Përfundimet e Ngjarjes

1.  Forcimi i Partneriteteve: Pjesëmarrësit u angazhuan për krijimin e platformave të reja për bashkëpunim midis vendeve të Ballkanit dhe qendrave ekonomike globale, me qëllim rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe investimeve përmes takimeve B2B dhe projekteve të përbashkëta.

2.  Promovimi i Inovacionit: U arrit marrëveshje për të mbështetur ekosistemet e startup-eve dhe qendrat teknologjike në Ballkan, me mbështetjen e partnerëve amerikanë dhe ndërkombëtarë, duke përfshirë zhvillimin e teknologjive të gjelbra.

3.  Qëndrueshmëria si Prioritet: Pjesëmarrësit ranë dakord për iniciativa të përbashkëta për zhvillim të gjelbër, duke përfshirë projekte për burime të rinovueshme energjie, uljen e gjurmës së karbonit dhe integrimin e Qëllimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm në modelet e biznesit.

4.  Përmirësimi i Klimës së Biznesit: U propozuan masa konkrete për lehtësimin e rregulloreve të biznesit, tërheqjen e investimeve të huaja në rajon dhe promovimin e gjithëpërfshirjes në ekonomi.

Kjo ngjarje, e organizuar në kontekstin e diskutimeve globale për zhvillimin e qëndrueshëm dhe stabilitetin rajonal, rikonfirmoi rolin udhëheqës të Dhomës Amerikano-Ballkanike të Tregtisë si një forcë kryesore në bashkëpunimin ekonomik midis Ballkanit dhe botës. Dhoma mbetet e përkushtuar për ndërtimin e urave midis rajoneve, promovimin e inovacionit dhe krijimin e mundësive për rritje ekonomike dhe prosperitet.

Për informacione shtesë ose pyetje, ju lutemi kontaktoni Dhomën Amerikano-Ballkanike të Tregtisë, me seli në Nju Jork, në info@amerikanbalkancc.org ose vizitoni faqen tonë të internetit amerinbalkancc.org.

Filed Under: Opinion

Shuhet Nikollë (Marash) Perkaj, luftëtar i Batalionit “Atlantiku”

September 23, 2025 by s p

Prend Ndoja/

Sot iu dha lamtumira e fundit veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, kontributorit të lirisë së Kosovës Nikollë (Marash) Perkaj. Në moshën 65-vjeçare pushoi përgjithmonë së rrahuri zemra e madhe e një atdhetari, patrioti e veprimtari me gjurmë në lirinë e Kosovës.

Jeta e tij ishte ndoshta ndër më të veçantat e çdo emigranti dhe atdhetari. Zemra e tij jetonte midis dy dashurive të mëdha, dashurisë për Atdheun dhe dashurisë për familjen. Kur e thirri nevoja ai vuri atdheun në plan të parë duke lënë familjen dhe 9 fëmijë për të shkuar në luftë për Kosovën. Familja e tij kishte ardhur herët nga Luhari i Tuzit dhe ishte vendosur në Lug Bunar, pranë Gjakovës. Nikolla lindi në trojet pranë Gjakovës heroike. Prindërit e rritën dhe e edukuan me dashurinë e pafund për dheun e të parëve, për Kosovën e Shqipërinë, për historinë e traditat patriotike. Edhe pse larg atdheut dhe me vështirësi të shumta për t’u sistemuar në vend të huaj, Nikolla nuk e ndërpriste veprimtarinë e tij atdhetare në Amerikë. Mendjen dhe zemrën i kishte në vendlindje, në Kosovën, ku gjendja bëhej gjithnjë e më e rëndë për shkak të represionit serb. Shqiptarët e Amerikës shpesh herë organizonin tubime solidarizimi dhe përkrahjeje për Kosovën nënë. Në këto tubime Nikollë Perkaj ishte përherë i pranishëm, me fjalën e tij të mençur e të guximshme.

Megjithatë vendosi që të kthehej në Kosovë e të bashkohej me forcat çlirimtare në luftën për çlirimin e saj nga pushtuesit. Vendosi të linte atje bashkëshorten me 9 fëmijët, më i vogli prej të cilëve ishte 9 vjeç. Kur mori vesh vendimin e tij, një gazetar e pyeti:

-A ke menduar se ku po i lë gruan dhe fëmijët?

-E kam menduar. Këtu janë më të sigurtë e nuk do të vriten. Kurse në Kosovë gratë dhe fëmijët vriten çdo ditë. Kosova, sot më shumë se kurrë ka nevojë të ketë pranë bijtë e saj. Dhe unë do të shkoj të luftoj në mbrojtje të tokës sime, të popullit tim,- qe përgjigja e Nikollës.

U vendos në radhët e batalionit “Atlantiku” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pranë Koshares. Me shtatin e tij prej malësori kreshnik, me kurajon dhe trimërinë që e karakterizonin, ai u shqua në betejat e zhvilluara kryesisht rreth zonës së Koshares, por edhe në pjesë të tjera të territorit. Zemra e tij mbushej me gëzim e krenari kur shihte që betejë pas beteje forcat serbe thyheshin dhe liria fillonte të shpërndante rrezet e saj në tokën shqiptare të Kosovës. Ai i përjetonte me dhimbje momentet kur ndokush nga shokët e tij binte në fushën e betejës, apo kur shihte çfarë masakrash kishin bërë serbët mbi popullsinë e pafajshme, mbi gra, pleq e fëmijë.

Mbante kontakte edhe me shoqatat e mërgimtarëve në Amerikë, ku punonin bashkërisht për Kosovën, për historinë e kulturën shqipe, për gjuhën e bukur shqipe. Në Kosovë vazhdoi aktivitetin e tij atdhetar e politik. Shpejt u vu në krye të “Ballit Kombëtar Shqiptar” dhe luftonte për ideale të pastra, përherë burrë i fjalës dhe i besës, i pamposhtur në luftën për t’i shërbyer Kosovës dhe kombit shqiptar. Nikolla u nda këto ditë nga jeta, larg gruas, larg fëmijëve, larg nipërve e mbesave që i donte më shumë se jetën e tij. Vdiq në Kosovën e tij, për të cilën luftoi me të gjitha forcat. Kombi dhe komuniteti do ti jenë përherë mirënjohës. Trupi i tij do të prehet në tokën mëmë, por zemra e tij mbetet përtej oqeanit, tek njerëzit e dashur. Pushofsh në paqe, miku im Nikollë, veprimtaria jote atdhetare do të ruhet e freskët në altarin e historisë dhe lirisë së  kombit tonë.

Filed Under: Komunitet

Prijësit e UÇK-së në Hagë – Ndritësit e kombit dhe trashëgimtarët e sakrificës për liri

September 23, 2025 by s p

Prof. Dr. Fejzulla Berisha/

Prijësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët sot gjenden në Hagë, nuk janë të njohur vetëm si individë që udhëhoqën një rezistencë të armatosur. Ata janë simbol i gjallë i përpjekjeve të një kombi të tërë për liri, barazi dhe dinjitet. Për shqiptarët kudo, ata njesohen me figurat më të ndritura të kombit, të cilët në momentet më të vështira historike morën mbi vete barrën e sakrificës.

1. Legjitimiteti i luftës së UÇK-së

Lufta e UÇK-së nuk ishte një luftë e imponuar apo e motivuar nga interesa individuale. Ajo ishte përgjigje ndaj një regjimi shtypës dhe gjenocidal, i cili me vite të tëra kishte përdorur dhunë sistematike ndaj shqiptarëve të Kosovës. Raportet e organizatave ndërkombëtare si Human Rights Watch, Amnesty International dhe OSBE dokumentuan qartë spastrimet etnike, dëbimet masive dhe shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut të kryera nga forcat serbe në periudhën 1998–1999.

Në këtë kontekst, UÇK-ja u njoh si forcë çlirimtare edhe nga diplomacia amerikane dhe britanike. Sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, në vitin 1999 theksoi se “populli i Kosovës ka të drejtë të mbrojë veten nga një regjim që po kryen mizori”. Ky qëndrim u konkretizua me ndërhyrjen e NATO-s, e cila pa luftën e drejtë të UÇK-së si element kyç për ta ndalur katastrofën humanitare.

2. Prijësit e UÇK-së – bartës të një misioni kombëtar

Figura si Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët sot mbahen në Hagë, nuk përfaqësojnë thjesht individë. Ata mishërojnë gjeneratën që i dha Kosovës orientimin euroatlantik dhe e bëri atë pjesë të rendit të ri ndërkombëtar të sigurisë. Kontributi i tyre në luftë, por edhe më pas në paqe, është i pakrahasueshëm.

-Hashim Thaçi, si përfaqësues politik i UÇK-së në Rambuje, e bëri të mundur që çështja e Kosovës të vendosej në tavolinën ndërkombëtare, duke i dhënë asaj trajtim juridik ndërkombëtar.

-Kadri Veseli, me strukturimin e inteligjencës dhe organizimin e brendshëm të UÇK-së, siguroi funksionimin e një force të disiplinuar, që nuk ishte thjesht guerile, por ushtri me vizion strategjik.

-Jakup Krasniqi, me rolin e tij si zëdhënës i UÇK-së, i dha luftës dimensionin e transparencës dhe komunikimit politik, duke e vendosur atë në kornizat e luftërave të drejta sipas së drejtës ndërkombëtare.

-Rexhep Selimi, me përfshirjen direkte në organizimin e njësive ushtarake, mbetet një prej figurave që lidhin sakrificën e betejës me qëndrueshmërinë e idealit politik.

3. Ndritës të kombit në sytë e aleatëve ndërkombëtarë

Nuk është rastësi që liderët shtetërorë të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe i kanë nderuar vazhdimisht prijësit e UÇK-së. Presidenti Bill Clinton, në vizitën e tij në Prishtinë më 1999, deklaroi: “Ju jeni heronjtë e kohës sonë, sepse nuk lejuat që dhuna dhe gjenocidi të triumfojnë.” Edhe kryeministri britanik Tony Blair, gjatë ndërhyrjes së NATO-s, mbrojti me forcë parimin se “ndërhyrja në Kosovë ishte një ndërhyrje morale, sepse ne nuk mund të qëndronim pasivë para spastrimit etnik”.

Këto qëndrime dëshmojnë se prijësit e UÇK-së janë perceptuar nga vetë faktorët kryesorë ndërkombëtarë jo si krerë të një lufte të dyshimtë, por si bartës të një procesi që solli paqen dhe stabilitetin në Ballkan.

4. Proceset gjyqësore në Hagë – padrejtësi historike

Pavarësisht kësaj, sot prijësit e UÇK-së përballen me procese gjyqësore të politizuara në Hagë. Këto procese janë kritikuar nga shumë juristë ndërkombëtarë dhe organizata të të drejtave të njeriut si të ndërtuara mbi raporte të kontestuara dhe shpesh të bazuara mbi narrativën e njëanshme serbe. Ndryshe nga gjykatat për krimet e ish-Jugosllavisë, të cilat gjykuan qindra serbë për krime lufte, Gjykata Speciale e Kosovës është fokusuar pothuaj ekskluzivisht te ish-luftëtarët e UÇK-së, duke krijuar një standard të dyfishtë.

Kjo jo vetëm që nuk kontribuon në drejtësi tranzicionale, por e dëmton procesin e pajtimit dhe e vendos Kosovën në pozitë të padrejtë historike.

5. Figura e tyre si ndritës të kombit

Nëse shohim analogji me historinë, shumë figura që sot njihen si ndritës të kombeve kanë kaluar nëpër procese të padrejta:

-Nelson Mandela, i cilësuar dikur si “terrorist”, u bë simbol i lirisë dhe drejtësisë në mbarë botën.

-Mahatma Gandhi, i ndaluar disa herë nga administrata koloniale britanike, u bë figurë universale e rezistencës paqësore.

-Liderët e Luftës së Dytë Botërore në Evropën Lindore shpesh u persekutuan, por më pas historia i nderoi si çlirimtarë.

Prijësit e UÇK-së sot ndodhen në Hagë, por historia do t’i vendosë përkrah këtyre figurave botërore. Për shqiptarët, ata janë tashmë ndritësit më të mëdhenj të kombit, sepse sakrifica e tyre ka vulosur njëherë e përgjithmonë rrugën e Kosovës drejt pavarësisë dhe integrimit euroatlantik.

Historia nuk gjykohet vetëm në sallat e gjykatave, por mbi të gjitha në ndërgjegjen e popujve dhe në ndërgjegjen universale për drejtësi. UÇK-ja dhe prijësit e saj nuk ishin vetëm luftëtarë; ata ishin bartës të një ideali që solli lirinë e Kosovës. Për këtë arsye, ata sot dhe përherë do të mbeten ndritësit e kombit shqiptar, njësoj siç janë njohur nga populli i tyre dhe nga aleatët më të mëdhenj të Kosovës – Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe.

Filed Under: Politike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 152
  • 153
  • 154
  • 155
  • 156
  • …
  • 2778
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT