• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Dy fotografë dhe një studio profesionale

November 26, 2022 by s p

Arjeta Ferlushkaj/

Ditën e hënë, më 21 nëntor 2022 në orën 18:00 në Manhattan, New York, u bë përurimi i studios së dy fotografëve profesionistë shqiptarë që jetojnë e punojnë në SHBA, Liridona Gjokaj Morina dhe Nik Morina: “Dona & Nik Photostudio”.
Në këtë mbrëmje promovuese morën pjesë miq, dashamirës dhe familjarë të çiftit Morina, të cilët janë jo vetëm bashkëpunëtorë, por edhe bashkëshortë. Liridona Gjoka Morina ka fituar disa çmime ndër to “Photographer of the Year (2019)”, gjithashtu, Nik Morina gëzon çmimin “Top Photographer” në Pennsylvania.
Të pranishëm në hapjen e studios fotografike “Dona&Nik Photostudio” ishin artistë si Faton Macula, Vedat Ademi, Arenc Leka. Pjesë e këtij eventi ishin edhe dizajnerët si Arta Kallaba, Miranda Kurtishi; emra të tjerë të njohur nga komuniteti shqiptar në New York, etj.
Gjatë gjithë aktivitetit, pjesëmarrësit patën kënaqësinë të dëgjojnë tinguj muzikorë nga violina e Arenc Lekës dhe kitara e Faton Maculës.
Organizatorët e kishin konceptuar paraqitjen e punës së tyre përmes fotove të ekspozuara në muret e studios, nga ku nuk munguan zhanret si: fotografi profili të personazheve të njohur të botës së artit e të modës, fotografi nga pasarelat e Fashion Week që janë zhvilluar në New York përgjatë viteve të ndryshme, fotografi nga çastet më të rëndësishmë familjare si fejesa dhe martesa, etj.
Nuk kishte si të mungonte në një studio fotografike edhe këndi i fotove të çastit (boothpics) por edhe shkrepjet nga aparatet profesionale. Që nga nisja e eventit dhe deri në përfundim, të pranishmit provuan shijen e gatimeve dhe pijeve tradicionale shqiptare të ofruara si cocktail.
“Dona & Nik Photostudio”, e ngritur nga dy fotografë profesionistë me një përvojë 20-vjeçare, është një mundësi e shtuar për komunitetin shqiptar e jo vetëm, që me profesionalizëm, përkushtim dhe cilësi të standardeve bashkëkohore, të përjetësojë çastet më të bukura e më shënjuese të jetës.

Filed Under: Komunitet

Athanas Tashko dhe gazeta e tij “Shkopi”

November 26, 2022 by s p

Prof. as. dr. Jonela Spaho

Dekan / Dean

Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë / Faculty of Education and Philology

Universiteti “Fan S. Noli” / University of “Fan S. Noli”

Shoqëria shqiptare e Misirit të befason me aktivitetin e saj, me idealizmin, me përkushtimin  për çështjen e lirisë, të mahnit me plejadën e atdhetarëve, publicistëve, shkrimtarëve, folkloristëve, që do të shkëlqenin në lëvrimin e gjuhës shqipe, në përkushtimin ndaj çështjes kombëtare, mbledhjen e trashëgimisë popullore, etj. Por jo vetëm kaq, siç pohon dhe studiuesi Stilian Adhami, në fund të shek.XIX dhe në dekadën e parë të shekullit tonë, Misiri u bë qendra e shtypit shqiptar si nga numri i gazetave, ashtu dhe nga përhapja e tyre; si gazeta “Besa- Besë”, e M. Duçit, gazeta ”Toska” nga Vruho e Duçi, “Besa”, “Shqipëria”, “Pellazgu” etj. Gazetat dhe revistat të cilat u botuan në Egjipt, në gjysmën e parë të shek.XX, ishin sa të larmishme aq dhe të pasura në përmbajtjen e tyre.Titujt evokonin zërin e kushtrimit ndaj çështjes shqiptare, që ishte në procesin e gjetjes së zgjidhjes e të shtetformimit.

Një nga këto ishte dhe gazeta “Shkopi” nën drejtimin e Athanas Tashkos, në bashkëpunim të ngushtë me kolegun e tij Jani Vruho. Athanas Tashko ka hyrë në historinë e jetës politike dhe kulturës shqiptare, veçanërisht me publicistikën e tij plot mendime të thella dhe të rëndësishme, në shërbim të kohës kur ai shkroi dhe botoi. Publicistika e tij është me gjerë, por ky organ prej të cilit kemi vetëm 4 numra ishte iniciativë e Athanasit, i cili jo vetëm kontribuoi me shkrimet e tij, e mbështeti vetë financiarisht dhe akoma më tepër e përhapi falas me shënimin:”Kush të dojë sa të sojë”. Sipas autorit të librit mbi jetën dhe veprën e tij, E.Koço, kjo gazetë ka vlerën e kontributit të tij sa personal të Tashkos, aq edhe misionar. Artikujt pa emër, anonimë të gazetës (sipas J.Vruhos) ishin të tijat: ”Sa shkrime me shënim “Dora” patën qënur mendimet e tij. Të katër numrat e “Shkopit” do të pasqyrojnë veprat e atdhetarit të madh, i cili kurrë nuk mendohej për punët vetjake aqë sa mendohej për ato të përbashkëtat”.

Shkopi u botua në Kajro dhe u shtyp në shtypshkronjën “Mrodhësia” të Kristo Luarasit në Sofje. ”Shkopi” gjeti përhapje përveç Egjiptit dhe Evropës edhe në Amerikë e deri në Siberi.

Po ashtu, në nr.3 të “Shkopit”pohohet se:”Të gjitha ato artikulla që janë pa nënshkrim janë të direktorit të “Shkopit”, zotit Dora, të tjerët janë të bashkëpunëtorëve të “Shkopit”. A. Tashko i nënshkruante artikujt e tij me psedunimin ”Dora”. Sipas F.Tarifës “Si titulli i gazetës ashtu dhe pseudonimi i editorit të saj kishin një kuptim alegorik domethënës;”Shkopi” nënkuptonte armën e kritikës e të ndëshkimit kundër armiqve të kombit shqiptar. “Dora” ishte ajo që mbante dhe drejtonte shkopin”. Kjo gazetë kishte idenë e të qëlluarit me shkop për të gjithë ata që nuk kontribuonin apo pengonin çështjen shqiptare, prandaj dhe në krye të gazetës, në numrin e parë të saj deklarohet:”Mpron të drejtat e kombit shqiptar. Lëvdon ata që janë për të lëvduar dhe qorton ata që janë për të qortuar në punëra kombësie, me mërira të veçanta nuk ngatërrohet. Direktor Dora e redaktor çdo njeri me mend e pa mëri të veçantë”. 

“Shkopi” e deklaron që në fillim veten si gazetë satirike, duke hapur kështu siparin e së parës gazetë satirike shqiptare:” Gazetë shqip satirike, del kur të mundet në Kajro të Egjiptit shpërndahet pa të holla”. Duke lexuar këtë citim të habit vizioni i këtij njeriu për shkrimin publicistik e gazetarinë në përgjithësi, këtu e një shekull më parë. Sinqeritet i tejskalshëm por edhe gazetari e pastër, pa mllefe personale, shembull i një ndërgjegjeje të pakorruptuar, jo vetëm kombëtare, vetjake, por edhe profesionale. Një model për t’u marrë shembull edhe për gazetarinë, shpesh here, plot mllefe personale të kohëve tona. I gjallë, dinamik, entuziast, njeri i veprimit, A.Tashko siç ishte në jetën shoqërore, ashtu e transmente këtë vrull, energji dhe dinamizëm edhe  në shkrimet e tij.

Nëpërmjet pseudonimit “Dora”, ai kërkonte që mendimet e tij të arrinin misionin. Ai nuk pëlqente anonimatin për kauflim, por sepse çështjet që shtronte në artikujt e tij kërkonte t’i përhapte në masë të gjerë, jo vetëm si mendimet e një njeriu të vetëm, por të çdo patrioti dhe misionari të dedikuar për kauzën e kombit, duke u rekur t’i shndërronte ato në mendime kolektive. Akti i tij ishte ai i një idealizmi e përkushtimi të përkryer, përderisa sakrifikonte buxhetin e vet të emigrantit për botimin e gazetës, që sigurisht kishte kosto të lartë, por edhe rast i rrallë ky, në ato vite që gazeta shpërndahej falas, madje mbulonte me shpenzimet e tij edhe dërgimin me postë. Pra, qëllimi i Tashkos ishte të mbillte farën e shqiptarisë ndër shqiptarë, pa marrë marasysh sa kostonte kjo. Ka disa dëshmi të tilla nga Noli, Sotir Kolea, lexues të tjerë emigrantë, që vërtetojnë këtë të fundit. Në një letër të një emigranti shqiptar në Amerikë shkruhet: “Mi gazetat e tjera që kam kënduar, jam habitur e që më ka ngritur leshrat e kokës, është gazeta juaj e nderçmja “Shkopi”. U habita më tepër kur pashë që e shpërndani pa të holla”. Numri i parë i gazetës doli në vitin 10.3.1907 dhe vazhdoi deri më 1908, kur do të vijonin punën dy gazetat satirike të Jani Vruhos;”Rrufeja” dhe “Sëpata”.

“Shkopi” ishte një gazetë e karakterit satirik dhe satira ishte elementi kryesor i përshfaqjes së një mendimi të fortë fshikullues dhe shpesh herë i karaketerit polemik. Nëpërmjet satirës kjo gazetë trajtonte kryesisht çështjet më të nxehta politike të kohës, që kishin të bënin me gjendjen e Shqipërisë së asaj kohe. Megjithëse doli vetëm në katër numra, kjo gazetë ishte nga më goditëset dhe më luftaraket e kohës, fshikulla e satirës dhe e sarkazmës së të cilës nuk linte pa prekur asnjë dukuri negative ndër Shqipëri e ndër shqiptarë. Në gazetën “Koha” të drejtuar nga Grameno, në Xhejmston, me rastin e vdekjes së Tashkos shkruhej: ”Gazeta ”Shkopi” që përndaheshe pa të holla ishte e Thanas Tashkos edhe shërbimet që ai solli janë pemët e sotme!Përpara Atdheut nuk njiheshin në Thanas Tashkoja hatëri e miqësia, ai dhe vëllanë e godiste rreptësisht po të ishte kundër atdheut!

Sipas Eno Koços satira dhe sarkazma ishin tipare të vërteta të Tashkos, tipare këto që mëshiroheshin edhe në qenien e tij, por dhe që u transmentuan në gazetën e tij.Tipari kryesor që manifestohet në të gjitha shkrimet e kësaj gazete është atdhedashuria dhe siç shprehet vetë Tashko në një letër drejtuar S.Koleas te “Liri e Shqipërisë”: ”Atdhedashuria ime nuk është për rekllamë, për qejf, a për interes, është detyrë njeriu me ndjenja të njerzinjta.”

 Që në krye shënohej që do të përdoreshin për gazetën të dy gjuhët; shqip dhe greqisht, por artikujt greqisht erdhën gjithnjë dhe duke u tkurur deri ne numrin e fundit. Ndërkohë, me transparencën më të plotë ai bën me dije se: ”Çkopi dalë nga dalë do të përbotojë emrat e gjithë mëmdhetarëve të flaktë, po më tepër të atyre grekomanëve e të turkoshakëve të fëlliqur që të dijë e varfra Shqipëri me kë ka punë”. Dhe e mban fjalën. Në numrin e parë të gazetës, ai flet për vrasjen e Spiro Kosturit: “Të dërguarin Spiro Jovan Kosturë na e vranë grekëtë me të pabesë se pse shpirtmadhi përpiqeshe për kombin shqiptar, d.mth grekët na vrasën po të punojmë për vathënë tonë. Të na vrasin shënjt papa Kriston, të na vrasënë dhe bandillë Spiron, që mezi e kishëm. Spiro, Spiro hap qiejtë dhe lësho rrufet përmbi krerët tona, po të mos marrëm hakën! As fare të mos të të vinjë keq, diqna si u dogje dhe ti o shpirt i bukur për ne! Diqna dhe përvëlona po të heshtimë! Ndjesë pastë shpirti yt o burrë shqiptar dhe ndjesë mos pastë shpirti i atij shqiptari që do të heshtnjë. Amin!”. Prej ketyre toneve panegjirike që shkojnë deri te identifikimi i dëshmorit me me një shenjtor që lëshon rrufetë nga qielli, del adhurimi i tij për ata që përpiqen për çështjen shqiptare, ashtu siç del dhe neveria për grekomanët të cilët nuk ua kursen sulmet e drejtpërdrejta: ”Më i madhi, më i ligu, më i poshtri shqiptar këtu në Misir është Vani i Godesë dhe ky qen ka pjesë në vrasjen bashkë me Vanin e Mongolecit të dhëndrin…”. Natyrisht, që duke i shpotitur njerëzit drejtpërdrejt, ishte e natyrshme që kjo gazetë t’i sillte Tashkosh sa shumë miq. aq edhe armiq. Një nga këto raste shprehet dhe në një shkrim drejtuar gazetës “Shpresa” që e sulmonte “Shkopin”, duke e quajtur  botuesin e saj “Rrogëtarë pa rrogë” dhe A.Tashko me  mendimin e tij të drejtpërdrejtë dhe sulmonjës i përgjigjet:”Shkopi me të vërtetë është rrogëtar pa rrogë, po jo vetëm i cave, po i gjithë kombit”. 

Si në shkrimin për Spiro Kosturin e në shumë të tjera, por edhe në artikuj dhe letra të tij, duket se marrëdhëniet më të vështira shqiptarët e Misirit i kanë pasur me komunitetin progrek, të cilët nuk donin që Shqipëria të njihej si komb më vete dhe të lëvronte gjuhën e saj. ”Grekët na e vranë Spiron si njeri që përpiqeshe për gjuhën e vet të cilët grekët e kanë halë në sy dhe duan ta shuajnë nga faqja e dheut me çfarëdo mënyre”, ndërsa në artikullin “Shkopi ka dalë nga xheneti”, po të nr.1 të revistës thuhet: “Sa për grekomanët duhet një tjetër përorje, kundër këtyre të fëlliqurve ndyracakëve s’duhet bërë gjë tjetër veçse turpërimi, prandaj themi se “Shkopi” i ep lejë çdo atdhetari t’i përdorë këto të pakta porosi mbi fytyrat e çnderuara të spiunëve grekomanë”, artikull ky nga Jani Vruho, i nënshkruar me pseudonimin “Qaf’ e Sinjes”. Po e njëjta antipati është edhe për ata shqiptarë, idhtarë të Turqisë, të cilët janë një lloj me grekomanët.  Në artikullin “Çështë Turqia?, Ç’janë shqipëtarët”, duke mos kursyer lumin e sharjeve për Turqinë dhe turqit, duke zbuluar të vërteta në mënyrë të drejtpërdrejtë, me një kurajo të pastër e vetëdije të kthjellët kombëtari, ai i quan turqit të pabesë, pa mëmëdhe dhe  të pagdhendur. Me një paralelizëm ngjethës ai më pas vazhdon të shtjellojë idenë se ç’janë shqiptarët që i ndjekin ata. Satira vazhdon për të gjithë ata shqiptarë që shesin për interesat e të huajve veten dhe kombin. Sipas tij, ky është shkaku pse nuk bëhet Shqipëria: “Për besët e tyre shqiptarët nuk vriten.Vriten për kryetarët e besëve të tyre, porsa që pagahun mirë”, dhe sikur të mos mjaftonte ky rrebesh poshtërimesh mbi këtë soj tradhtarësh,  jo rrallë, në të katër  numrat e “Shkopit” gjejmë dhe vargje të karakterit të bejteve, që përforcojnë më shumë idetë e artikujve dhe rrisin ndjeshëm notat e satirës dhe sarkazmës që arrijnë deri në grotesk. Edhe pse vargjet nuk shquhen për nivel artistik, ideja dhe mesazhi përcillet qartë dhe është plotësisht brenda natyrës satirike të revistës: “O zagarë, o gomarë, / pse u bëtë për të vrarë?, /Ata vetë grekët thonë, / na vjen turp prej njerëzisë, / që të quhemi Elinë”, /Këto punë do ti kishit kupëtuarë me hop, / me nder e jo me shkop”. Po me një vjershë satirike e përshëndet “Shkopin” dhe Mihal Grameno: “Të fëlliqur xhuxh majmunë, / na hëngri të gjithë…në, / U erdh “Shkopi” i Shqipërisë, / O kafshat e Perëndisë, / jetër herë mos pëllisni, / që me grekërit ju ngjisni”. Me sa duket puna, qëllimi dhe misioni i “Shkopit” ishte në rrugën e duhur dhe fshikullima e tij ishte një domosdoshmëri, ndërsa në një vjershë të gjatë me 14 strofa, e nënshkruar me emrin P.Raullasi thuhet:“Ti je thelb i Shqipërisë, / je brum’i naturës’sanë, / je ndihmës i Perëndisë, kundër armiqve t’anë, / Ti je dor’ e Perëndisë”

Gazeta shprehte hapur simpatinë për ata që përpiqeshin ”me mish e shpirt” për kombin e tyre, Nga ana tjetër, ajo fshikullonte e satirizonte me ”shkop” parinë feudale të vendit,”kamësit’ që“ prishnin para pa fund nëpër kafene dhe nuk ndihmonin me asnjë grosh çështjen shqiptare. Ndërsa luftëtarët e lirisë, “Ata që pa pyetur as komitet as njeri, po vetëm zemrën e tyre dhe marrin hakën për të këqijat që heq kombi i tyre nga ata të mëdhenjë shkaktarë, quhen shenjtorë të kombit të tyre”. Me një krahasim shumë sinjifikativ në shkrimin ”Gamilet e Anadolli”, ai i cilëson kështu turkomanët dhe grekomanët: ”Nuk janë njërëz, janë gamile, bukën që hanë e hanë haram, duhet të hanë gjemba të gomarit”.

Në gjirin e shoqërisë së Egjiptit në ato vite kishin lindur mosmarrëveshje midis shqiptarëve. Në faqet e gazetës “Shkopi” dalin në shesh fakte që dëshmojnë për grindje e mospajtime të thella. Në këtël uftë u përfshi dhe Çajupi, i cili gjatë veprimtarisë së tij do t’u kundërvihej elementëve shqiptarë që i përcaktonte si oportunistë. Për këtë ai botoi në faqet e gazetës “Shkopi” vjershën “Shkopi”, ku përgëzonte gazetën dhe bashkohej me frymën demaskuese të saj dhe që i shkonte përshtat qëllimit të vetëdeklaruar të gazetës: ”Si  bariu kur vete ndë tufë, / dhe ndan shqerrat nga gjedha e liq, / kështu dhe ti do ndash grekomanët, / të këqinjtë të atdheut armiq”

Një problem tjetër të mprehtë që shtron A.Tashko është çështja e një alfabeti unik të shqipes, në artikullin “Shkronjat e gjuhës tënë ”. Në kushtet e politikës shkombëtarizuese të mohimit të gjuhës dhe shkollës shqipe, çështja e një alfabeti të vetëm ishte urgjente. Por, kjo çështje zhvillohej në gjirin e një luftë të dyfishtë sa ndaj turqve dhe grekërve, që përpiqeshin me çdo kusht të pengonin përhapjen e gjuhës shqipe, aq edhe kundër mosmarrëveshjeve që kishin shoqëritë dhe grupet e ndryshme kulturore të shqiptare në mërgim. Domosdoshmërinë e përhapjes së gjuhës shqipe A.Tashko e shihte si parësore në çështjen kombëtare dhe i jepte një rëndësi të dorës së pare: ”Sot për sot kombi Shqiptar ndahet nga shkaku i mos pasjes gjuhë të liruar në dy degë pa trup; Degë tyrke dhe degë Greku. Po të bënet gjuha shqipe e liruar me shkolla me vete, degët do të bëhen trup, trupi do të jetë e thuhet shqiptar”. Ndërsa për çështjen e alfabetit, ai duke qënë në korent të polemikave të ndryshme që zhvilloheshin aso kohe, përkohësisht mbron idenë e përdorimit të alfabetit të shoqërisë së Stambollit, por i vetëdijshëm se hëpërhë ai mund të plotësonte nevojat  urgjente të kohës, por që kishte vend për përmirësim: ”Na duket se është më e mirë dhe e drejtë të ngrohemi tani në këtë oxhak, pak të shtrembërë, i cili na shpie tymin drejt, sesa të rimë me duar lidhur e të ngordhim nga të ftohtët duke u grinder për oxhak”, dhe vizionari mendjekthjellët u dërgon porosinë e tij ironike  bashkëkombasve të tij: ”Për oxhak të mirë e të drejtë, të bukur me boj’ e me varak duhet të mendohemi pasi të ngrehim shtëpinë tonë e pasi të futim kokën tënë brenda”

 Një pozicion të drejtë e të vendosur mbajti gazeta ”Shkopi” ndaj pushtuesit të huaj e sidomos ndaj ngjarjeve të korrikut të 1908, që sollën në fuqi regjimin konstitucional të xhonturqve. Përsëri, me idealizmin e atdhetarit dhe me mendimin e qartë dhe largpamës të patriotit, ai  nuk ushqen asnjë iluzion rreth politikës së re të xhonturqve dhe kostitucionit të tyre. Këtë e përforcon botimi në nr.2 të “Shkopit” një shkrim i Çajupit; ”Kostitucioni në Greqi’, në të cilin Çajupi argumenton me nje stil të ashpër (sipas F.Dados) se shpallja e kostitucionit nuk e shpëton Turqinë dhe se e mira dhe e ardhmja e vendit tonë është shkëputja e plotë nga perandoria anadollake: ”Turqia mund të vejë mbarë, mund të rrojë më shumë vjet, po Shqipëria nuk do të jetë siç dëshirojnë shqiptarët e vërtetë nuk do të qeveriset kurrë dhe do të jetë një copë e Turqisë. Fort mirë për turqit e rinj”. Programi  vizionar i Çajupit, Tashkos dhe patriotëve të tjerë ishte që Shqipëria të rrrokte rrugën e Evropës së qytetëruar dhe të shkëputej sa me parë nga Turqia: ”Në duam të jetojmë kombëtarisht duhet të rokim qytetërimin e perëndimit meqënëse gjendemi në palcë të Evropës, se ndryshe si komb jemi të dënuar me vdekje”. Në shkrimet e Tashkos  reflektohen qartë pikëpamjet dhe stoicizmi i tij për të mos pasur asnjë mëdyshje ndaj politikave turke dhe greke. Me një mprehtësi logjike, me nje thjeshtësi stili dhe me një të folur të drejtpërdrejt ai thekson:”Turqit e rinj janë më të dëmshëm se të vjetrit se janë ustallarë dhe do na e shuajnë kombësinë tonë më kollaj. Të vjetrit të dërgonin në djall po të thoshe jam shqiptar, të rinjtë të presin gjuhën po të thuash :”Rroftë Shqipëria”. Iluzioni dhe mashtrimi i xhonturqve,  me atë pak liri që i dha gjuhës shqipe, është plotësisht i qartë nën optikën  e A.Tashkos, të filtruar përmes një përvoje të gjatë dhe të dhimbshme për ne si komb, ndaj deklaron:”Konstitucioni do të na humbasë nesër kombësinë”, duke dashur t’u bëjë me dije shqiptarëve dhe turkomanëve rrezikun evident të fshehur nën petkun e mashtrimit. Si të vetmen rrugë të shpëtimit të shqiptarëve ai propogandon luftën me armë në dorë, ndaj dëshmorët dhe luftëtarët e lirisë ai i ngre në rangun e shenjtorëve.

Një vend të veçantë zë në gazetë dhe problemi i mosmarrëveshjeve që ekzistonin aso kohe mes  anëtarëve të shoqërisë atje. Këtë situatë e përcjellin më së miri dy shkrime të nr. 2 të gazetës ”Shkopi”; ”Vetë vrasësi” dhe ,”Cmiret e veçanta. Mëritë e poshtëra”. E para mer shkas nga një akt gjaknxehtësie i Nikolla Naços ndaj Vasil Zografit, për çështje  mosmarrëveshjeje. ”Shkopi” e fshikullon rëndë këtë akt në këta dy artikuj, pa kursyer gjuhën e satirës dhe sarkazmës therrëse, por dhe tonet e forta këshilluese që i bashkëngjiten kësaj satire: ”Çdo patriot i vërtetë, i cili ka punuar e punon për çështjen kombëtare me mish e me shpirt është i nderçëm e i shtrenjtë në gjirin e popullit të tij. Ata që e quajnë të lig’ e të keqe shtimn’ e bashkimin në dashurinë e njësinë, s’mund që të jenë tjetër veç tradhëtorë e sharlatanë”

Me këtë vështrim të shpejtë që i hodhëm disa prej problematikave dhe mënyrës se si i trajtoi “Shkopi” ato, arrijmë në përfundimin se kjo gazetë luajti një rol të rëndësishëm në shtypin e  periudhës  1900-1912, në zgjimin dhe forcimin e ndërgjegjes kombëtare në prag të Pavarësisë dhe organizimin e një kryengritjeje të armatosur. Faqet e “Shkopit”, sipas S. Adhamit, i përshkonte tejendanë ndjenja e një patriotizmi të kulluar e të panjollë. Edhe pse dilte periodikisht dhe në mënyrë të çrregullt, gazeta luajti një rol të rëndësishëm në kohën e vet, çka siç e përmendëm  u manifestua në shumë letra dhe shkrime dërguar Tashkos. Pse “Shkopi” zgjodhi për të folur gjuhën e satirës dhe fshillullimit? Koha nuk priste. Kishte kaluar ajo periudhë e këshillimit të shqiptarëve për bashkim, vllazëri e dashuri që propogandonin rilindasit, tani ata duhet të zgjoheshin. Vetëm vënia e gishtit mbi plagë mund ta bënte këtë. Njeri me logjikë të mprehtë, largpamës, me një intuitë të fuqishme që orientohej vetëm nga atdhedashuria, Tashko përdori satirën dërmonjëse dhe therrëse për të treguar të vertetën e dhimbshme. Satira dhe sarkazma përdoren me mjeshtëri nga njerëz që vuajnë thellë dhe këtë vuajtje preferojnë ta japin përmes talljes dhe goditjes,është aftësia e njerëzve të mençur që e shndërron satirën dhe sarkazmën në një mjet për propogandimin e një qëllimi të lartë ashtu si A.Tashko bëri. Por ajo që duhet theksuar te A.Tashko është se ai hodhi themelet e publicistikës satirike shqiptare, se u përpoq në shkrimet e tij të pulsonte me pulsin e atdheut dhe aspiratave, se u përpoq ta rruante shqipen në shkrimet e tij të pastër dhe jashtë stilit të gazetarisë vulgare, sepse krijoi një gazetë indipendente që nuk iu nënshtrua asnjë klani dhe qëllimi antishqiptar dhe antihumanist, se u mundua që në të shprehurin e vet të afrohej sa më pranë fjalës së latuar me penën e mjeshtrit, se pati kurajon të konstatonte, të akuzonte dhe të denonconte, jashtë çdo lloj tutele politike, se njihte mirë realitetin ndërkombëtar dhe historinë e kombeve, çka i shërbente  për krahasime dhe polemika, se ishte tepër vizionar mbi ndërtimin e shtetit të ri shqiptar, ishte realist ironik dhe sarkastik i mprehtë se dinte të sulmonte kur duhej dhe si duhej, me forcën që i jepte mendimi i lirë dhë ëndrra për një Shqipëri ndryshe, se asnjë lloj mjegulle, sado e tejdukshme nuk e mbuloi për asnjë çast idealin e tij për progresin dhe qytetërimin. Vetëm me idealizmin  e purifikuar  përmes atdhedashurisë, ai  meriton të kthehet në një përmendore të aspiratave dhe sakrificave  mbi altarin e shenjtë të kombit. Ideali i tij ishte Shqipëria e lirë, ndaj nuk mënonte të thoshte në të famshmet filozofi të “Shkopit: ”Që tani e tutje ay shqiptar që do të bëjë krushqi me komb të huaj, myslyman a i krishterë do të jetë i mallkuar, që tani e tutje ata shqiptarë që shkruajnë në mes tyre letra të tjera përveç shqipes, janë viçër të palëpirë”

Filed Under: Kulture

Jubileu i Pavarësisë së Shqipërisë – Kosova, plotësim i Pavarësisë Shqiptare

November 26, 2022 by s p

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

-Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova nëpër vitet drejt Pavarësisë së Kosovës: Për Ditën e Flamurit, 28 Nëntorin, ju shpreh urimet e mia të sinqerta dhe krenare…Dita e 28 Nëntorit është data më e shënuar në historinë moderne shqiptare pas 28 Nëntorit të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut. Dita e 28 Nëntorit e vitit 1912 është Dita e Pavarësisë shqiptare, e cila u cungua pa vullnetin e shqiptarëve/

-Në Prishtinë, verë – 16 Gusht 2016: Me Vatranët e SHBA- delegacionin e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra në Shtëpinë e Pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova/


SPECIALE- Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI

PRISHTINË, 26 Nëntor 2022/ “Për Ditën e Flamurit, 28 Nëntorin, ju shpreh urimet e mia të sinqerta dhe krenare, ashtu siç e ndiejmë dhe e nderojmë të gjithë ne këtë ditë.  Dita e 28 Nëntorit është data më e shënuar në historinë moderne shqiptare pas 28 Nëntorit të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut”, theksonte Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova në mesazhin e jubileut të 90 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

“Dita e 28 Nëntorit e vitit 1912 është po ashtu Dita e Pavarësisë shqiptare, e cila u cungua pa vullnetin e shqiptarëve”, vijonte Rugova.

Më tej theksonte:
“Në këto 90 vjet, shqiptarët u forcuan në të gjitha viset e tyre. Pavarësia e Kosovës, që bazohet në vullnetin e shprehur të popullit, do të qetësonte Kosovën, të gjithë shqiptarët dhe këtë pjesë të Evropës e të botës.

Pra, një Kosovë e pavarur, e integruar në NATO, në BE dhe në miqësi të përhershme me SHBA-të është përcaktimi i popullit të saj.

Në Ditën e Flamurit, do theksuar se forcimi i shqiptarëve në Maqedoni, në Luginën e Preshevës dhe në Mal të Zi, është evident dhe në progres e sipër.

Po ashtu, edhe Shqipëria është në rrugë të mirë të konsolidimit demokratik dhe ekonomik.

Për këto tri vjet pas luftës, Kosova ka pasur një progres të madh në të gjitha fushat e jetës. Kjo është bërë me përkrahjen e miqve tanë dhe në bashkëpunim me UNMIK-un dhe KFOR-in. Kështu, Kosova po forcohet gjithnjë e më shumë si shoqëri dhe shtet demokratik, për të mirën e të gjithë qytetarëve të saj, dhe pret njohjen formale, që do t’i shpejtonte proceset demokratike dhe ekonomike.

Me fat Dita e Flamurit!

Zoti i bekoftë të gjithë shqiptarët!
Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj të qytetëruar!”.

Në vitin 2004, në prag të Festës së 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë e të Flamurit Shqiptar, Presidenti Rugova e dekoroi Adem Jasharin me Urdhrin Hero i Kosovës.
Në 27 Nëntor 2005, Presidenti i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, u ka drejtuar për herë të fundit qytetarëve të Kosovës mesazhin e urimit me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit:

“Qytetarë të nderuar të Kosovës,

Zonja dhe zotërinj,

Ju shpreh urimet e mia të përzemërta për Ditën e Flamurit – 28 Nëntorin.

Sot të gjithë e themi me krenari se 28 Nëntori i vitit 1912, Dita e Flamurit, Dita e Pavarësisë gjithëshqiptare që u përgjysmua, është dita më e rëndësishme në historinë moderne të kombit tonë, pas 28 Nëntorit të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, që këtë vit bie në 600-vjetorin e lindjes së Tij.

Dhashtë Zoti që sa më shpejt të gëzojmë njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga miqtë tanë, çfarë do të qetësonte popullin e Kosovës dhe këtë pjesë të Europës e të botës.

Zoti e bekoftë Ditën e Flamurit!

Zoti i bekoftë shqiptarët!

Zoti i bekoftë miqtë e Kosovës!

Zoti e bekoftë Kosovën!

Dr. Ibrahim Rugova

President i Kosovës”.

RUGOVA: I VETMI KOMPROMIS PËR KOSOVËN ËSHTË PAVARËSIA, DHE KY ËSHTË OPTIMUMI I GJITHË SHQIPTARËVE NË RAJON

Presidenti historik Rugova 2005-ten e 600 vjetorit të lindjes së Kryeheroit Kombëtar e kishte shpallur vit të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut. Në takim në pritjen tradicionale për gazetarë në prag të Vitit të Ri 2005 Presidenti Rugova, duke shprehur vlerësime dhe përgëzime, pranoi nga unë bashkë me urimin ekzemplarët e parë të Kalendarit me simbolet drejt Pavarësisë dhe të 600 vjetorit të Skenderbeut të gazetës historike të Kosovës Rilindja, kryeredaktor i së cilës isha. “Dhashtë Zoti që Vitin tjetër të Ri, ta kremtojmë me njohjen formale të pavarësisë dhe viti që po vjen të mbetet në histori si vit i ndritur i njohjes së pavarësisë të vendit tonë të shtrenjtë”, theksonte Presidenti Rugova në mesazhin për Vitin e Ri 2005. Në numrin festiv,  bashkë me urimin Gëzuar Vitin e Ri 2005, gazeta tradicionale shqiptare në Kosovë Rilindja në ballinë dhe në kalendar pranë fotografisë së Shtatores së Gjergj Kastriotit – Skenderbeut në Prishtinë, që e kishte sjellë Akademik Mark Krasniqi në 28 Nëntor 2001, paralajmëronte lajmin e madh të pritur-të ardhmërisë “Kosova vlerësohet sukses në standarde – Njihet Pavarësia e Kosovës”.

 “I vetmi kompromis për Kosovën është pavarësia, dhe ky është optimumi i gjithë shqiptarëve në rajon”, ka thënë shumë prerë  Ibrahim Rugova në  6 Tetor 2005, në takimin e parë  me Grupin Negociator, formimi i të cilit ishte një moment me shumë rëndësi për unitetin në vend si dhe për bisedimet për statusin e Kosovës të udhëhequra nga i dërguari i posaçëm i Sekretarit të Përgjitjhshëm të OKB-së, Presidenti Martti Ahtisaari, e pastaj edhe nga Treshja SHBA-BE-Rusi në angazhimet shtesë.

Të zhvilluara kështu të ndërmjetësuara e garantuara ndërkombëtarisht bisedimet për statusin – pavarësinë e Kosovës, Presidenti Ibrahim Rugova i parashikonte e kërkonte në intervisten ekskluzive, të parën të Presidentit të parë të Kosovës dhënë Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH), të cilën e zhvillova në shtator 1994.

Presidenti Rugova theksonte se, “ne kemi kërkuar një mbrojtje për Kosovën para një viti e gjysmë, një protektorat ndërkombëtar civil, një administratë civile, që do të vendosej për një kohë në Kosovë, që të normalizohet jeta, mandej të bisedohet me serbët për ardhmërinë e Kosovës”. 
Bisedimet shqiptaro-serbe duhet të zhvillohen gjithsesi në prani të një pale të tretë të autorizuar, që do të garantonte edhe dialogun edhe rezultatet e dialogut dhe që natyrisht do ta udhëhiqte atë, theksonte Presidenti Rugova, dhe shtonte se, kjo palë e tretë duhej të gjendej nga SHBA-të, Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

RUGOVA FLISTE EDHE PËR “LIDHJET KONFEDERALE APO BASHKIMIN ME SHQIPËRINË” TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

“Zgjidhja më e mirë është Kosova e pavarur e neutrale…”, theksonte e ritheksonte Presidenti historik, Ibrahim Rugova, Referendumin për Kosovën shtet sovran dhe i pavarur të 26 deri 30 Shtatorit 1991 e vlerësonte “një akt që e afirmoi tutje dhe është një garanci për realizimin e pavarësisë”, fliste edhe për “lidhjet konfederale apo bashkimin me Shqipërinë” të Republikës së Kosovës, si dhe për një “politikë globale që sa më parë të bjerë muri mes shqiptarëve”…Me Presidentin Rugova bisedonim gjatë ditën e enjte të 22 Shtatorit 1994, në zyrën e tij, në Prishtinë, ku sot është muzeu – Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës.

“Kur Kosova do të jetë e lirë dhe e pavarur kjo shtëpi do jetë muze”, thoshte  Presidenti Rugova në vitet e rënda të nëtëdhjeta të okupimit në shtëpinë e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës të shndërruar në seli të institucioneve të Republikës së shpallur.

 “Kjo shtëpi është shtëpi e Pavarësisë së Kosovës, shtëpi e lirisë, shtëpi e demokracisë, shtëpi e rezistencës së gjithanshme të popullit të Kosovës”, thoshte Rugova duke e përuruar muzeun më të ri të kryeqytetit të vendit, në Dhjetor 2002.

RUGOVA NË FESTËN E FLAMURIT E TË 90 VJETORIT TË PAVARËSISË SHQIPTARE PROPOZOI SIMBOLET SHTETËRORE TË KOSOVËS

Më pak se një muaj para përurimit të Shtëpisë së Pavarësisë, Presidenti Rugova në Festën e Flamurit e të 90 vjetorit të Pavarësisë Shqiptare kishte dalë me propozimin për simbolet shtetërore, për Flamurin dhe për Himnin Shtetëror të Kosovës.

“Gjithsesi ne duhet t’i kemi simbolet shtetërore si shtet i Kosovës”, thoshte ai në një intervistë poashtu ekskluzive që zhvillova në fundvitin 2002 për gazetën Rilindja.

Mes pyetjeve që i bëra Presidentit Rugova, në bashkëbisedim, iu drejtova: “Kosova po bëhet edhe me simbolet shtetërore. Në Festën e Flamurit e të 90 vjetorit të Pavarësisë Shqiptare dolët me propozimin për Flamurin dhe për Himnin Shtetëror të Kosovës. Para pak ditësh, në 13 vjetorin e LDK-së, partisë që e udhëheqni Ju që nga fillimi si një lëvizje për liri, pavarësi e demokraci, përuruat edhe një monument, një shenjë shtetërore – Shtëpinë e Pavarësisë së Kosovës. Ju lutem të na flisni edhe për këto momente të rëndësishme në rrugën e bërjes së Kosovës shtet”.

Presidenti Rugova u përgjegj: “Gjithësesi ne duhet t’i kemi simbolet shtetërore si shtet i Kosovës. Siç e dini, flamurin qe sa vite unë e përdor edhe si stemë të Presidentit të Kosovës, pra si emblemë, edhe në komunikime ndërkombëtare zyrtare, po edhe të brendshme. Edhe flamurin shtetëror duhet ta kemi, flamur që shpreh specifikën e Kosovës. Tani shenjat kombëtare i përdor Shqipëria si shtet aktual.

Për himnin, do përkujtuar se është ajo kënga e dashur e 1912-tës, që e kanë kënduar të gjithë shqiptarët. Natyrisht do të ketë përpunim artistik, po them standarde artistike, po edhe standarde shtetërore. Për këto do të ndiqen procedurat, pra në konsultim me institucionet e Kosovës, me Parlamentin, me Qeverinë. Po edhe njerëzit le të diskutojnë, le t’i thonë hapur mendimet e veta. Por, besoj se shumica në Kosovë – e popullit, e intelegjencies, e klasës politike – janë dakord që të kemi simbolet tona. E kam marrë këtë si një inisiativë të Presidentit. Është në detyrën time t’i eci këto punë dhe besoj se së shpejti do të kryhen. Në këtë vazhdë ishte edhe përurimi i Shtëpisë së Pavarsisë. Dëshiruam të lëmë një monument, një traditë, atje ku janë krijuar institucionet e para të Republikës së Kosovës. Do të ketë një kompleks të Pavarësisë aty, që do të ketë objekte përcjellëse, ndërsa po ajo shtëpi nismëtare do të ruhet dhe do të ketë edhe karakter muzeal, po edhe aktiv. Do ta mbajmë gjallë atë kompleks. Pra, të krijojmë edhe një traditë. Ne kemi një traditë me Shtëpinë e Lidhjes së Prizrenit, pastaj në Shqipëri është Shtëpa e Pavarësisë në Vlorë, edhe këtu tash Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës, që ka simbolikën e vet. Kemi edhe një shenjë të veprimit, sepse të gjithë, i gjithë populli i Kosovës, kemi kaluar nëpër atë shtëpi që ka qenë një shtëpi e shpresës, e pavarësisë, e lirisë dhe e demokracisë”.

Edhe në këtë festë të madhe të 28 Nëntorit dhe përjetshëm Flamuri i Dardanisë, i dizajnuar sipas idesë së Presidentit historik Rugova dhe Flamuri Kombëtar Shqiptar janë në të dy anët e Flamurit Shtetëror të Republikës së Kosovës në Shtëpinë e Pavarësisë me emrin e Ibrahim Rugovës.

RUGOVA: AUTOSTRADA SHQIPËRI-KOSOVË, RRUGA ANTIKE VIA EGNATIA

Presidenti Rugova kaherë theksonte idenë për autostradën Shqipëri-Kosovë, Rrugën e Kombit, nëpër shtigjet e vjetra historike, derisa shprehej se, “nëpër vendin tim kalojnë rrugë të rëndësishme evropiane, sikur ishte rruga antike Via Egnatia”.

Me vendimin e Qeverisë kosovare, është emërtuar “Ibrahim Rugova” autostrada në Kosovë, e ndërtuar në vazhdim të autostradës në Shqipëri nga bregdeti shqiptar-Durrësi deri në portën kufitare në Morinë-Vërmicë, mes qytetit të Lidhjes së Prizrenit dhe Kukësit.

Në Tetorin e vitit 2005,  Presidenti Rugova në takim me projektuesit thoshte se se ndërtimi i autostradës Prishtinë-Durrës tregon se, “ne jemi të aftë të bëjmë dhe mbajmë shtet, dhe se e meritojmë pavarësinë”.

“Kosova dhe populli i saj janë sot këtu që të kryhet edhe formalisht, apo zyrtarisht, si doni t’i themi, edhe njohja e pavarësisë, të jemi një anëtar i bashkësisë së kombeve të botës së lirë”, më thoshte Presidenti Rugova në një intervistë tjetër eksluzive në jubileun e 60 vjetorit të gazetës Rilindja, të 12 Shkurtit 2005, ku poashtu fliste edhe për autostradën dhe marrëdhëniet me Shqipërinë, edhe për garancitë e shtetit të Kosovës për pakicat kombëtare, për të gjithë qytetarët.

“Pavarësia e Kosovës do të kishte efekt pozitiv edhe për të gjithë fqinjët tanë”, theksonte Rugova.
“Njohja sa më e shpejtë e pavarësisë së Kosovës do të ndihmonte edhe qetësimin e të gjithë shqiptarëve në këtë pjesë të Evropës dhe të botës”, theksonte Rugova.

Ndërsa, i pyetur për marrëdhënet e realiteteve të reja mes Kosovës dhe Shqipërisë, edhe sipas shumë vlerësimeve, shembull për rajonin dhe se si e shihte të ardhmen e këtyre dy vendeve, jo vetëm në marrëdhëniet e tyre, por edhe në integrimet euroatlantike, Rugova thoshte:

“Po , ne gjithsesi do të kemi gjithnjë e më shumë marrëdhënie të mira me Shqipërinë në të gjitha fushat. Ju e dini, tashmë kemi edhe Marrëveshjen për Tregti të Lirë, pastaj, marrëveshje të ndryshme për bashkëpunim ekonomik, kulturor, etj., dhe gjithsesi do të ndikojë pozitivisht ndërtimi, nuk është e tepërt ta themi, i Autostradës Prishtinë-Durrës, që do të hapte edhe një lidhje tjetër të Kosovës me botën. Dhe, gjithsesi synimet tona, të të dy vendeve, janë integrimi në Bashkimin Evropian, pra Shqipëria, Kosova dhe vendet e tjera, dhe kjo është perspektiva dhe në këtë plan po punojmë me të gjithë”.

RUGOVA: SI SHUMICË SHQIPTARE, DO TË KUJDESEMI TË BËJMË NJË SHTET ME NORMA DEMOKRATIKE, ME GARANTIMIN E TË GJITHA TË DREJTAVE 


Në një nga pyetjet, “A ka vend për frikën se Pavarësia rrezikon interesat e ndonjë komuniteti në Kosovë, siç mundohen ta paraqesin disa qarqe e propaganda?”, Presidenti Rugova përgjigjej: 

“Jo, jo, s’ka frikë, sepse bashkësitë etnike, komunitetet, apo minoritetet, duhet të pranojnë edhe vullnetin e shumicës. Natyrisht, si shumicë, pra si shumicë shqiptare, ne do të kujdesemi të bëjmë një shtet me norma demokratike, me norma integruese të brendshme dhe me garantimin e të gjitha të drejtave. 
Natyrisht, s’dua ta komentoj një propagandë negative që bëhet për një komunitet a tjetër, se ka frikë, etj. Por, mos ta harrojmë, është frika e shumicës, momentalisht, e shumicës shqiptare për të ardhmen. Prandaj, me njohjen e Pavarësisë do të hiqet kjo frikë dhe marrëdhëniet njerëzore do të relaksoheshin, do të ishin shumë më të lehta, sepse të gjithë e kemi përjetuar luftën, situatat e rënda, humbjet, etj. Dhe, unë po them, njohja e Pavarësisë do t’i rregullonte edhe marrëdhënet e brendshme. Edhe për minoritet, grupet etnike, është edhe një fitore, është edhe një përfitim nga Pavarësia. Në shtetin e Kosovës nesër do të jenë, edhe sot janë, deputetë, ministra, nuk mund të bëhen lehtë. Prandaj, janë edhe përfitimet praktike, njerëzore, që edhe ata do t’i kenë dhe do të jenë të garantuara”. 

Gjatë intervistës, në pritjen në Rezidencën Presidenciale në Velani, në cilësinë e kryetarit të Këshillit Drejtues -Kryeredaktorit, Presidentit historik Ibrahim Rugova i kam dhuruar Pllakatin e Jubileut të 60 vjetorit të Rilindjes, me ballinën e punar me ar e argjend nga zejtarët e Prizrenit, qytetit ku në 12 Shkurt 1945, në frymën e Konferencës së Bujanit e me anagzhimin e intelektualëve më të shquar të asaj kohe,  nisi të dalë gazeta tradicionale e historike Rilindja në shtypshkronjën me shkronja shqipe prej plumbi që u sollën me arka nga Tirana.

PRESIDENTI AMERIKAN CLINTON E KRYEMINISTRI BRITANIK BLAIR: PËR KRISTALET  E RUGOVËS DHE “BESËN” E DHËNË PËR TË NDIHMUAR KOSOVËN

Personalite të larta nga e gjithë bota, sa herë që vijnë në Kosovë kujtojnë me vlerësimet më ta larta Presidentin historik Rugova.

Presidenti amerikan Bill Clinton, në 1 Nëntor 2009, në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës, por edhe në sheshin me emrin e shtatoren e tij në Prishtinë, ka përkujtuar Presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova dhe një gurë kristali të cilin ai ia kishte dhuruar. 
“Ai gurë kristal të cilin ma dha Rugova i është dhuruar një universiteti, por për një kohë ai ishte i njohur edhe në SHBA me emrin ‘Guri i Rugovës’”, ka thënë Presidenti amerikan Clinton. 
Ai ka treguar se është rritur në një vend që ka gjeologji të ngjashme me Kosovën, në Arkanzas. “Atëherë, ai (Rugova), më tha se duhet të na ndihmosh”,  ka përkujtuar ish-Presidenti i SHBA-ve Bill Clinton.

Në vitin 1998, Tony Blair, atëherë Kryeministër i Britanisë së Madhe, ia kishte dhënë “besën” Ibrahim Rugovës, Presidentit historik të Kosovës, se do të ndihmonte.

Këtë e tregoi vetë Blair në Prishtinë në 9 Korrik 2010, në fjalimin e tij në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës:

“Më kujtohet fundi i vitit 1998, vizita në Downing Street e Ibrahim Rugovës. Ai ishte një burrë i qetë dhe modest. Ai më dha një dhuratë të vogël të kristalit të purpurtë dhe të bardhë. E mbajta gjatë tërë qëndrimit tim në Downing Street mbi tavolinën time. Tash ajo ndodhet në shtëpinë time mbi kaminë. 

Ai (Rugova) më tregoi të vërtetën për Kosovën. Orvatjet e popullit të saj, nevojën që bota të dëgjojë, detyrën e botës për të vepruar. Ai nuk bërtiste, nuk e shfaqte gjendjen me slogane ose gjeste ekstravagante. Ai fliste butë por me një sinqeritet mbresëlënës. Përderisa largohej, më tha: ‘Ju lutem, po ju kërkoj vetëm një gjë: mos lejoni që populli im të vuajë më. Ndjeni për të siç ndjeni për popullin tuaj. Dhe ndihmoni’. 
I thashë se Britania do të ndihmonte. Ia dhashë ‘besën’ time. Detyrimin tim. Dhe e mbajta. Sot kujtoj Ibrahim Rugovën dhe shpreh respektin tim për lidershipin, vendosmërinë dhe urtësinë e tij”.

Duartrokitjet frenetike në Kuvend pas këtij tregimi shprehën edhe një herë fuqishëm falënderimin dhe mirënjohjen e përjtëshme për Kryeministrin e Britanisë së Madhe në kohën e luftës në Kosovë, Tony Blair, njeriun që bashkë me Presidentin Amerikan Bill Clinton kishin vendosur të lëviznin NATO-n për Kosovën.

Në 24 Mars 1999 ishte mbrëmja e ditës që i hapi shteg lirisë së Kosovës, ndërhyrjes shpëtimtare së NATO-s, forcës më të madhe planetare, kundër terrorit e gjenocidit. Ishte një ndërhyrje që pritej pasi Konferenca e parë ndërkombëtare për Kosovën në Rambuje, Francë, që kishte nisur në  6 Shkurt 1999 kishte përfunduar, nga mesi i marsit, me refuzim nga delegacioni i Beogradit të marrëveshjes së pranuar nga delegacioni kosovar.

Në terrin e natës dhe të okupimit të egër, drita e shpërthimeve nga goditjet e aviacionit të NATO-s nga qielli shihej si një shpresë e besim për të ardhmen e ëndërrave për lirinë e paqen derisa në Kosovë kishte marrë përmasa gjenocidi terrori i spastrimit etnik kundër shqiptarëve.

“Tani, bindja jonë e fortë për gjithçka që po ndodh në Kosovë, është e vetmja shpresë e popullit të Kosovës”, theksone në atë ditë e orë historike, Presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton,  derisa nga Shtëpia e Bardhë  i drejtohej Kombit Amerikan, duke folur për zhvillimet tragjike në Kosovë dhe ndërhyrjen shpëtimtare të  NATO-s.

KOSOVA NË ZHVILLIME HISTORIKE DREJT LIRISË E PAVARËSISË

Prej mëse tre dekadave, Rugova hapur përcaktonte pozicionin gjeopolitik kosovar dhe shpallte idenë për Kosovën shtet i pavarur.

Rugova, në 23 Dhjetor 1989 u bë themeluesi dhe lideri i Lidhjen Demokratike të Kosvës – LDK, e cila më shumë se parti lindi si lëvizje gjithëpopullore për liri, pavarësi e demokraci.

Zhvillime të tjera historike ishin Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës e 7 Shtatorit 1990, Referendumi i fundshtatorit 1991, ku për Kosovën Shtet sovran dhe i Pavarur u deklaruan 99,87 për qind e qytetarëve pjesëmarrës masivisht në votim, si dhe zgjedhjet e para pluraliste nacionale parlamentare e presidenciale të 24 Majit 1992, ku Rugova u zgjodh President i Republikës së Kosovës, atëherë të panjohur ndërkombëtarisht, po megjithatë ishte dhe njihej si deklarim i fuqishëm i vullnetit kombëtar, politik e demokratik.

Këto zhvillime, akte kushtetuese juridike, në rrethana të jashtëzakonshme të okupimit,  në kohën kur ndodhën ishin edhe akte mbrojtëse dhe pozicionuese në raport me situatën e krijuar në ish federatë, nga shpërbërja e së cilës elementet konstituive, mes të cilave ishte Kosova, u bënë shtete të pavarura. Kosova u bë shtet edhe duke luftuar dhe nga 12 Qershori 1999 i hyrjes së NATO-s është në liri dhe nga 17 Shkurti 2008 edhe me pavarësinë e shpallur e të njohur deri tani nga 117 shtete anëtare të OKB-së.

Si gjithmonë, edhe në 4 Mars 2002, duke u inaguruar në Parlamentin e Kosovës President i zgjedhjeve të para nacionale të pasluftës-në liri, Rugova thoshte: “Çdo ditë ne të gjithë duhet të zgjohemi me një mendim të bukur: ‘Çfarë të mire mund të bëjmë sot për Kosovën?’”.

Pavarësia  e Kosovës, në të mirë të gjithë qytetarëve të saj, dhe si i vetmi kompromis theksohej e ritheksohej vazhdimisht nga Rugova.

FJALËT-MESAZHI SI NJË AMANET I PRESIDENTIT RUGOVA NË TAKIMIN E FUNDVITIT TË TIJ TË FUNDIT

Ibrahim Rugova lindi në 2 Dhjetor 1944 në fshatin Cercë, komuna e Istogut.

Në ditën e përvjetorit të themelimit të LDK-së, partisë-lëvizje që e udhëheqte që nga fillimi, më 23 Dhjetor 2005, për herë të fundit pash Presidentin Rugova dhe regjistrova fjalët-mesazhin e tij, si një amanet, në Rezidencën në lagjen Velania të kryeqytetit të Kosovës.

“Objektivi kryesor është pavarësia e Kosovës. Do të punojmë në të gjitha segmentet që të jetë një pavarësi e  qëndrueshme, pavarësi që do t’u përgjigjet të gjithë qytetarëve të Kosovës, në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës”,  theksonte Presidenti Rugova  në atë takim të fundvitit të tij të fundit.

Dhe, më pak se një muaj më vonë, në 21 Janar 2006, kaloi në amshim njeriu që bëri epokë, Presidenti historik Rugova – Presidenti i lëvizjes së fuqishme gjithëpopullore demokratike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, duke lënë me veprën e tij jetësore gjithmonë ndezur dritën e të ardhmës për Kosovën shtet euroatlantik.

Më shumë se gjysëm milioni njerëz u mblodhën në Prishtinë, gjithë bota nderoi në përcjelljen e fundit për Presidentin historik të Pavarësisë së Kosovës, Ibrahim Rugova, i cili prehet në amshim në lagjen Velania te Bregu i Diellit.

Shënim i 16 Gushtit 2016: ME VATRANËT E SHBA NË SHTËPINË E PAVARËSISË SË KOSOVËS DR. IBRAHIM RUGOVA

Në Prishtinë, verë – 16 Gusht 2016: President i Lirisë e Pavarësisë së Kosovës përjetësisht…Përgjithmonë mirënjohës, falënderues…Shkruajnë vatranët nga SHBA në librin e pafund që shkruhet përditë nga populli në shtëpinë e vogël të punëve të mëdha e historike, e cila prej vitesh është e emërtuar: Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova. Këtë shtëpi-muze në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, e viziton nga mesdita e 16 Gushtit 2016 delegacioni i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra, kryesuar nga zv/kryetari Agim Rexhaj, ku janë edhe Laura Rexhaj, Marjan Cubi – arkëtar i Vatrës, Dila Cubi, Fran Marku, Mhill Gjuraj, Pashk Maksuti, Mëhill Velaj dhe unë-korrespondent në Kosovë i Gazetës Dielli – organ i Vatrës, pasi të gjithë së bashku u pritëm me shumë nderim e respekt në Ipeshkvinë e Kosovës dhe në Katedralen “Nënë Tereza” nga Ipeshkvi Imzot Dodë Gjergji, e me ftesën e tij ishim pjesëmarrës edhe në ceremoninë e promovimit të Pullës Postare “Shenjtërimi i Nënës Terezë”…

Në Shtëpinë e Pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova së pari hymë në dhomën e vogël që ishte zyrë e Presidentit historik, pastaj në sallën ku priste delegacione më të mëdha e mbante konferenca për shtyp, në dhomëzen ku ishte teknika e komunikimeve me botën e për shpërndarjen e informacioneve, duke kaluar nëpër korridorin një pjesë e të cilit ishte byfe…Shumë vjet të kohës së lëvizjes e luftës për liri, pavarësi e demokraci, kam kaluar nëpër këtë shtëpi historike dhe në ditën e vizitës së Vatrës shqiptare nga SHBA flas edhe si ciceron…

“Kur Kosova do të jetë e lirë dhe e pavarur kjo shtëpi do jetë muze”, thoshte  Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova….  Këte e shumë momente tjera e zhvillime historike për shqiptarët e Kosovën, në këtë verë 2016, i përkujtojmë me Agimin-zv/kryetarin e Vatrës, mikun e bashkëpunëtorin e afërt të Presidentit historik Rugova, themeluesin e udhëheqësin e LDK-së në SHBA, derisa hyjmë në këtë shtëpi të ëndërrave e idealeve të mëdha, mbi portën e së cilës nga fundviti 2002 ishte vendosur mibishkrimi Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës, e pastaj Shtëpia e Pavarësisë Dr. Ibrahim Rugova…

Edhe të gjitha këto i biseduam e kujtuam me delegacionin e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra derisa vizituam Shtëpinë e Pavarësisë së Kosovës e pastaj edhe derisa në ëmbëltoren e afërt ku pinte kafe Presidenti historik Rugova pinim kafe edhe ne.

Filed Under: Politike

QIRIAZËT, GURTHEMEL TË ARSIMIT TONË MODERN

November 26, 2022 by s p

Kombi shqiptar përjetësisht i detyrohet angazhimit kolosal familjes Qiriazi dhe grupit të patriotëve që e mbështetën në orientimin e drejt të proceseve vendimarrëse për fatin tonë, ku posaçërisht spikat roli i Parashqevi Qiriazit në përafrimin me SHBA-të, si një aleate e sinqertë dhe me mjaft peshë në të gjitha fazat e zhvillimit tonë si komb dhe si shoqëri, përfshi edhe Konferencën e Paqës në Paris (1919/20), ku qenia shqiptare i shpëtoi dezintegrimit falë angazhimit direkt të Presidentit Amerikan , Woodrow Wilson.

Shkruan Prof.dr. Skender ASANI

Para 100 viteve Kodër Kamza, afër Tiranës, hyri në historinë e arsimit dhe të kulturës shqiptare si një vatër e rëndësishme dhe me një jetë të pasur intensive, që njohu vetëm zhvillim e thellim. Fillimisht kishim “Shkollën e Dakës”, ose “Instituti femnuer Kyrias- (Qiriazi)”, apo edhe si “Instituti Kyrias-Dako”, që në fakt ishte vazhdimësi e shkollës së vashave hapur në Korçë, në vitin 1891. Ndryshe kjo shkollë quhej edhe “Shkolla amerikane e vajzave” që u hap me inisiativën e Gjerasim Qiriazit, e cila fatkeqësisht u mbyll në korrik të vitit 1914, kur në Korçë hyri ushtria greke dhe për pasojë amerikanët që punonin aty u dëbuan.

Ndonëse Shkolla e Korçës u mbyll, ajo megjithatë vazhdoi të mbetet frymëzim kryesor për gjenetata që pasuan dhe për rrjedhohë pas tetë viteve, çifti Dako, që sapo ishin kthyer nga ShBA, themeluan në tetor të vitit 1922, në Kodër Kamëz “Institutin Kyrias-Dako”. E veçanta e kësaj shkolle ishte se ajo u ngrit sipas modelit të kolegjeve amerikane.

Instituti Qiriazi me ndërpreje, do të vijonte aktivitetin deri në vitin 1943,kohë kur ndërtesat u zaptuan për nevoja të ushtrisë naziste kurse familja Dako-Qiriazi, do të internohej në Beograd. Fati I tyre është ngusht I lidhur edhe me fatin e kësaj shkolle, pasi që pas kthimit nga Beogradi godina e Kolegjit “Qiriazi” ishte bërë prone shtetërore dhe kishtre kaluar për përdorim për nevojat e shtetit të ri të posa dalur nga LDB..

Një lajm i mirë që shoqëron hisoirkun e kësaj shkolle është se në vitin 2006, godina e Institutit “Qiriazi”, administrohej nga trashëgimtarët e pronarëve të saj: Robert Dako, nipi i Kristo Dakos dhe Sevasti Qiriazit (Dako), të cilët rihapën në këtë godinë Shkollën e Lartë Universitare Jo Publike “Sevasti e Parashqevi Qiriazi”, ndërkohë që në vitin 2016, ky institucion rihapet me emërtim dhe me pronar të ri: “Kolegji Universitar Qiriazi”, si trashëgimtare e Institutit Qiriazi.

Sot (2022), pas 100 viteve, Kolegji Universitar “Qiriazi” ka lënë jehonën e lavdisë së Qiriazëve të famshëm.

Për të risjellur në vëmendje lavdinë e kësaj familje, ne si Instituti i Trashëgimisë Shpirtëore dhe Kulturore të Shqiptarëve, në 50 – vjetorin e vdekjes së Parashqevi Qiriazit, dolëm para lexuesit me një vepër që ishte prodhim i një ditarit të saj në dorëshkrim mbajtur gjatë ditëve të bujshme të Konferencës së Versajës, e njohur si Konferenca e Paqës e Parisit, gjatë vitit 1919 dhe fillimit të vitit 1920.

Veprimtaria e saj në rafshin arsimor, kulturor, publicistik dhe diplomatik ishte e jashtëzakonshëm, ndërkohë që gjithë materiali nga dorëshkrim i saj është rezultat i një hulumtimi në Arkivin Qëndror të Shtetit në Tiranë,.

Figura e Parashqevi Qiriazit , në 50- vjetorin e vdekjes së saj, ka frymëzuar edhe drejtuesit e UNESCO-s për ta përfshirë atë, si një grua dhe pedagogeje e jashtëzakonshme, në kalendarin e jubulejeve të përkrahur nga ana e kësaj organizate për vitin 2020.

Kjo figurë emblematike që vjen kësaj radhe përmes detajeve të panjohura, që mund t’i gjejmë në ditarin e saj, paraqet zërin më përfaqësues të gruas së shquar shqiptare, e cila mund të konsiderohet edhe si themeluese e diplomacisë shqiptare, pas përpjekjeve të saj titanike në sensibilizimin e çështjes shqiptare në planin ndërkombëtar. Pjesëmarrja e saj në Konferencën e Paqës në Paris (1919/20), tregon fuqinë e angazhimit të saj intelektual e kombëtar në arritjen e objektivave madhore, për të cilat Rilindasit tanë kishin projektuar ide e pikëpamje nga më të ndyrshmet, por pa një mundësi reale realizimi. Ishte pikërisht Parashqevi Qiriazi që gjithë këto ëndërra të Rilindasve i përçoi në sallonet diplomatike të kohës dhe u bë zëdhënëse e denjë e kauzës shqiptare.

Libri fillon me një dockument mjaft të rëndësishëm, siç është propesverbali i Kongresit të Manastirit, për të cilin jemi përcaktuar ta botojmë për shkak se ky document ndërlidhet pikërisht me Parasqevi Qiriazin, e cila e vetmja delegate ( procesverbaliste ) femër në këtë ngjarje të madhe historike për emancipimin kombëtar.

Ky dokument është i shkëputër nga ditari dhe, ndonëse nuk i përmbahet renditjes kronologike me dokumentet që pasojnë, megjithatë si i tillë ngërthen në vete autenticitetin e një përkushtimi të vazhdueshëm të kësaj gruaje ndaj çështjeve që lidhen drejtpërdrejt me emancipimin dhe prosperimin e kombit sdhqiptar.

Pastaj libri vazhdon me ditarin e saj, fillimisht, në dorshkrim, pastaj i radhitur me makinë shkrimi të kohës dhe në fund transkriptimi i tij në mënyrë autentike në word.

Dokumentet janë të renditura sipas kronologjisë historike dhe nuk janë të ndarë në tema apo kapituj të veçantë tematik. Në këtë variante jemi përcaktuar për shkak se dokumentet janë në formë të dorëshkrimit dhe janë të shkurta, pa ndonjë titull të dokumentit, sidomos ditari i saj personal ku e përshkruan udhëtimin, ngjarjet dhe takimet.

Dorshkrimet janë transkriptuar në gjuhën siç e ka shkruar vet Parashqevi Qiriazi, ndërsa shkrimet në gjuhën angleze dhe franceze, janë përkthyer dhe redaktuar në gjuhën shqipe.

Profili i gjerë i Parashqevi Qiriazi kap fushëveprime nga më të nduarduartat, të cilat ishin të lidhura drejtpëdrejt me proceset dhe ngjarjet e mëdha historike për kombin shqiptar, siç ishte çelja e shkollave në gjuhën shqipe, hapja e gazetës “ Hylli i Mëngjesit ”, pjesmarëse si delegate në Kongresin e Manastirit dhe në Konferencën e Versajës. Po ashtu ajo kishte ndjekur mësimet në shkollat elitare të kohës, ndër to edhe Kolegjin Amerikan për Vajza, në Konstandinopojë ku vitin e fundit ishte presidente e studentëve. Më pas, në vitin 1913 ajo përfundoi masterin për edukim në Kolegjin Oberlin në Ohio.Në tezën e masterit ajo hartoi një sistem arsimor kombëtar për Shqipërinë e sapoçliruar.

Kontributi i saj në hapjen e shkollave ishte i jashtëzakonshëm. Ajo u emërua drejtoreshë dhe mësuese e Shkollës së Vajzave në Korçë, e para shkollë e tillë në Shqipëri, nga 1904-1905 dhe përsëri nga 1910-1911, kur motra e saj, Sevasti Qiriazi, nuk ishte aty.

Nga 1907-1908, Parashqevia ishte përkthyesja dhe mësuesja e gjuhës për misionarin Phineas B. Kennedy, i cili sapo kishte ardhur i dërguar prej Bordit Amerikan të Komisionerëve për Misionet e Huaj (American Board of Commissioners for Foreign Missions) me kërkesën e vetë Shkollës.

Në fillim të viteve 1920, Parashqevia kthehet në atdhe me kunatin dhe motrën, Kristo dhe Sevasti Qiriazi-Dakon, në mënyrë që të vazhdonte të punonte për edukimin e vajzave shqiptare. Instituti Qiriazi (Kyrias) për Vajza, që sapo ishte hapur afër Tiranës, do të nxirrte mësuese që ishin të domosdoshme për shumë shkolla të sapoçelura shqiptare.

Jeta relativisht e panjohur sa duhet e kësaj patrioteje të guximshme, meriton më shumë hulumtim. Në Kongresin e Manastirit ishte proçesverbaliste dhe e vetmja delegate femër në këtë ngjarje të unjësimit të alfabetit shqip. Më 1908 Parashqevia ishte e deleguara e Shkollës së Vajzave në ngjarjen historike të Kongresit të Manastirit, ku ajo u caktua sekretare e njëmbëdhjetë burrave të respektueshëm, që do të zgjidhnin problemin e alfabetit shqip. Paskëtaj, ajo shkroi në vitin 1909 Abetaren sipas alfabetit të ri shqiptar. Ajo është e njohur, së bashku me motrën e saj, për emancipimin e grave shqiptare dhe për rolin e saj kryesor në themelimin e shoqatës së parë të grave “Yll’ i Mëngjesit”, më 1912 në qytetin e Korçës. Pas luftërave ballkanike dhe në fillimin e Luftës së Parë Botërore, ajo iku për të shpëtuar jetën e saj (si shumë të tjerë) në Bukuresht më 1914 dhe pastaj në Shtetet e Bashkuara më 1915. Në Boston, ku u vendos, ia kushtoi jetën çështjes së çlirimit të vendit të saj dhe emancipimit të grave, duke themeluar dhe botuar revistën shqiptaro-amerikane “Yll’ i mëngjesit”, që doli nga 1917 deri më 1920.

Pas Luftës së Parë Botërore, Shtetet e Bashkuara të Amerikes si forca kryesore që solli fitoren e Antantës kundrejt forcave të boshtit, e bënin atë forcë të pakontestueshme dhe pa atë nuk mundej më të silleshin vendime të rëndësishme botërore.

Më 1919 Parashqevi Qiriazi shkoi në Paris, si e vetmja grua diplomate shqiptare në Konferencën e Paqes, si përfaqësuese e Partisë Kombëtare Shqiptare në Amerikë. Me gjithë fushatat e fuqishme për ta ndarë Shqipërinë mes vendeve fqinje, Konferenca përgjithësisht miratoi kufijtë shqiptarë, siç ishin caktuar në vitin 1913 në Konferencën e Paqes në Londër. Por kontributi i saj diplomatik për të shpëtuar edhe Shqipërinë londineze, ishte i jashtëzakonshëm sepse nga Fuqitë e Mëdha, të cilët e kishin fituar luftën sipas marrveshjeve ( marrveshja e fshehte e Londrës) të më hershëm dhe dëshironin që të eliminonin atë nga faqja e dheut. Kjo luajti një rol shum të madh diplomatik në këtë Konferencë për të argumentuar të drejtën historike për trevat etnike të banuara me shqiptarë në siujdhesën ballkanike.Kjo e drejtë elementare për të pasur shtetin shqiptar nuk mund të arrihej pa përkrahjen e ndonjërës nga Fuqitë e Mëdha Botërore.Kontributi i saj ishte shum i madh nëpërmjet miqëve me të cilët komunikonte, duke u kurorëzuar me sukses këto përpjekje pas depërtimit në kabinetin e Presidentit Amerikan Woodrow Wilson, për të përçuar kërkesën e popullit shqiptarë në shpëtimin nga copëtimi që i kanosej asaj. Jo rastësisht Presidenti Amerikan u vu në mbrojtje të popujve të vegjël që edhe ata të kenë të drejtën legjitime për të pasur shtetin e tyre, kundrejt popujve të mëdhej, apo të priviligjuar.000000

Kombi shqiptar përjetësisht i detyrohet angazhimit kolosal familjes Qiriazi dhe grupit të patriotëve që e mbështetën në orientimin e drejt të proceseve vendimarrëse për fatin tonë, ku posaçërisht spikat roli i Parashqevi Qiriazit në përafrimin me SHBA-të, si një aleate e sinqertë dhe me mjaft peshë në të gjitha fazat e zhvillimit tonë si komb dhe si shoqëri, përfshi edhe Konferencën e Paqës në Paris (1919/20), ku qenia shqiptare i shpëtoi dezintegrimit falë angazhimit direkt të Presidentit Amerikan , Woodrow Wilson.

(Kumtesë e paraqitur në Kremtimin e 100 vjetorit të Kolegjit ”Qiriazi” mbajtur në Tiranë, 25 nëntor 2022)

Filed Under: Analiza

TE VATRA MË 27 NËNTOR: SIMPOZIUM SHKENCOR: “110 VJETORI I PAVARËSISË SË SHQIPËRISË DHE PROCESI I NDËRTIMIT TË SHTETIT KOMBËTAR”

November 26, 2022 by s p

Më 27 Nëntor 2022, Ora 2:00 PM

Adresa: 2437 Southern Blvd Bronx, NY 10467

(Selia Qendrore “Vatra” New York)

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës “Vatra” me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë

Organizon SIMPOZIUM SHKENCOR Me temë: “110 VJETORI I PAVARËSISË SË SHQIPËRISË DHE PROCESI I NDËRTIMIT TË SHTETIT KOMBËTAR”

C:\Users\Dori\Downloads\IMG_5346.JPG

27 nëntor 2022, Ora 2:00 PM

Adresa: 2437 Southern Blvd Bronx, NY 10467

(Selia Qendrore “Vatra” New York)

Pjesëmarrja juaj na nderon.

PROGRAMI 

Regjistrimi i pjesëmarrësve 

Ora 1:30-2:00  PM

Fjalë përshëndetëse 

Ora 2:00-2:15 PM

Z. Elmi Berisha, Kryetar i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”

Z. Alfons Grishaj, Nënkryetar i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”

Shkëlqesia e Saj Znj. Floreta Luli-Faber, Ambasadore e Republikës së Shqipërisë në Uashington DC 

Z. Agim Rexhaj, President Nderi i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”

SIMPOZIUM  SHKENCOR

Ora 2:15 PM 

Fjala e hapjes Paulin Marku

Drejtojnë aktivitetin shkencor: 

Paulin Marku, Idriz Lamaj, Fran Shkreli, Marjana Zeneli Bulku, Pashko Camaj, Sokol Paja 

Referojnë: 

  1. Beqir Meta, Pavarësia e Shqipërisë dhe hapat e parë të qenësishëm drejt konsolidimit të saj dhe shtetit shqiptar
  2.  Bernard Zotaj, Parësia dhe Ismail Qemali
  3. Muharrem Dezhgiu, Roli i bektashinjve në sendërtimin e Shtetit Kombëtar (vitet 20-të, Shek. XX) 
  4. Idriz Lamaj, Pavarësia e Shqipërisë në këndvështrimin historiografik të Rexhep Krasniqit.
  5. Fran Shkreli, Kreshniku kombëtar Ded Gjo’ Luli “Malësori që mujti”.
  6. Paulin Marku, Qëndrimi i deputetëve shqiptar në parlamentin e Stambollit për çështjen shqiptare dhe sfidat për Pavarësinë e Shqipërisë   
  7. Marjana Bulku, Rilindja Kombëtare dhe Kongresi i Manastirit, roli dhe kontributi historiko-kulturor në ruajtjen dhe konsolidimin e unitetit dhe identitetit kombëtar
  8. Rafael Floqi, 1913 – Farsa e “Trashëgimtarëve” të fronit të Shqipërisë
  9. Besim Muhadri & Bedri Muhadri, Roli dhe kontributi i Kristo Floqit në Pavarësinë e Shqipërisë dhe në ndërtimin e institucioneve të Shtetit Shqiptar
  10. Majlinda Lacaj, Rilindësit kombëtar shqiptar, roli dhe kontributi i tyre historik dhe kulturor në funksion të unitetit dhe mbijetesës së kombit shqiptar
  11. Zef Ujkaj, Planet e aleatëve ballkanik dhe ideja e Pavarësisë së Shqipërisë
  12. Sokol Paja, 20-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, pasqyrim në gazetën “Dielli”

Koha për kumtim 10 minuta

Diskutime 4:15-4:30 PM 

Bordi organizativ i simpoziumit shkencor:

  • Paulin Marku (kryetar) 
  • Idriz Lamaj (anëtar)
  • Fran Shkreli         (anëtar) 
  • Marjana Zeneli Bulku (anëtare) 
  • Pashko Camaj (anëtar)
  • Sokol Paja (anëtar)

Filed Under: Opinion Tagged With: Simpozium, Vatra

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1953
  • 1954
  • 1955
  • 1956
  • 1957
  • …
  • 2781
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • QERIM VRIONI DHE FOTOGRAFËT QË SHKRUAN HISTORINË
  • Çamëria, kur e vërteta kërkon shkrim, përgjegjës dhe afat!
  • Dhurata, buzëqeshje dhe urime në shkollën shqipe “Skenderbej”
  • ROLI I PRESIDENTES OSMANI NË RIKTHIMIN E BESIMIT DHE BASHKËPUNIMIT TË KOSOVËS ME SHBA-NË DHE BE-NË
  • WHEN KOSOVA WORKS, AMERICA SPEAKS
  • Shkolla shqipe “Gjergj Fishta” – Long Island, New York festoi festat e fundvitit
  • Fotografia e Gjon Milit dhe CHARTRES CATHEDRAL -Një monument i entuziazmit Kristian
  • Lamtumirë legjenda jonë e mikrofonit në gazetarinë sportive Ismet Bellova!
  • Politika e mençur…
  • VEPËR NGA MË TË PASURAT E MË NJERËZORET NË MENDIMIN KRITIK
  • KOZMOPOLITIZËM
  • “Kur shpirti kthehet në gërmadhë lufte”
  • VATRA TELEGRAM URIMI AKADEMIKES JUSTINA SHIROKA PULA ME RASTIN E ZGJEDHJES KRYETARE E AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
  • Suzana Shkreli: “We can make history by electing Michigan’s first Albanian Secretary of State”
  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT