• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Drita Kiqina, mbesa e Hasan Prishtinës vizitoi Vatrën

December 15, 2021 by s p

Dielli

Vatrën e vizitoi mbesa e Hasan Aliuka Prishtinës, Drita Kiqina. Ajo ka lindur në Drenicën e Hasan Aliuka Prishtinës dhe Adem Jasharit. Ka emigruar në Suedi në shtetet Scandinave me familje nga Kosova në vitin 1992. Emigrimi familjar në Suedi ka qenë jo e lehtë për familjen e Dritës por ata janë përshtatur dhe kanë shkëlqyer në të gjitha angazhimet që kanë ndërmarrë në shtetin suedez. Drita Kiqina ka ardhur në New York për të festuar 109 vjetorin e Pavarësisë dhe Flamurit Kombëtar. Ajo u shpreh shumë e lumtur për momentet që po kalon me diasporën shqiptare në USA dhe vizitën në Vatër e kishte pritur me entuziazëm të madh. Drita Kiqina është shkolluar ne fakultetin Handels&Högskolan (Masterdegree) në Suedi në degën Banka&Finance/Insurance dhe ka eksperiencë 12 vjeçare në këtë profesion në njërën prej bankave më të madha në Suedi.Hasan Prishtina ka lindur dhe është rritur në Polac në familjen Aliuka. Familja Aliuka e Hasan Prishtinës kanë qenë një familje prej 55 anëtarësh në atë kohë por gjithmonë kanë pasur armikun e përbetuar Serbinë, sepse në atë kohë familja e Hasan Aliuka Prishtinës kanë qenë si familja Jashari e cila u masakrua prej forcave serbe. Motrat e Hasan Prishtinës kanë qenë gjallë deri në luftën e Kosovës 1999 por për fat të keq Serbia arriti ti vrasë motrat e vetme të mbijetuara. Drita Kiqina u shpreh e lumtur për vizitën në Vatër dhe falënderoi me mirënjohje punën e shkëlqyer që Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA zhvillon në dobi të komunitetit shqiptar në Amerikë dhe Kanada.

Filed Under: Vatra

Gazetari dhe poeti Shani Pnishi vizitoi Vatrën

December 15, 2021 by s p

Dielli

Shani Pnishi, poet, gazetar dhe aktivist në komunitetin shqiptar në Hamilton të Ontarios, Kanada, vizitoi Federatën Panshqiptare të Amerikës Vatra. Z.Pnishi ka botuar dy vëllime poetike “99” dhe “Këtu dhe Atje”. I ftuar në 20- vjetorin e themelimit të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro- Amerikane, në fjalimin e tij ai bëri një rezume të shkurtër për shkrimtarët shqiptarë të Kanadasë. Z.Pnishi është aktiv në komunitetin shqiptar në Kanada, duke drejtuar për disa vite Shoqatën Shqiptare të Hamiltonit. Për një kohë ka qenë bashkëpunëtor nga Kanadaja për gazetën shqiptaro-amerikane “Illyria”, ndërsa nga viti i kaluar bën reportazhe dhe intervista për gazeten online të Tiranës “Diaspora Shqiptare”. Në vitet 2014-2015 ka qenë kryeredaktor i gazetës së shqiptarëve të Kanadasë “Flas Shqip”. Në vizitën që bëri në selinë e “Vatrës ”, u anëtarësua në Federatë, dhuroi kopje të librave të tij për Bibliotekën e Vatrës, dhe u zotua se nga numri i ardhshëm do të jetë bashkëpunëtor i rregullt i gazetës “Dielli”.

Filed Under: Vatra

ShShShA, Kisha simbolike ku rrëfehen shkrimtarët e përtej Atlantikut

December 15, 2021 by s p

Dr. Yllka Filipi

Unë nuk mund të ndihem ndryshe nga populli të cilit i përkas.  

(Rexhep Qosja)

     Në tokën e premtuar, si sot këtu e 20 vjet më parë,  përmes mallit dhe brengës për atdheun e lënë pas, u shpalos si një alternativë e paracaktuar me vullnetin e lirë për të  ruajtur, pasuruar dhe transmetuar ndër breza historinë, artin dhe kulturën, në një kuvend të vogël krijuesish që vetëshkëmbenin shkrime, skica e pamflete me adhurimin e thellë deri në skllavëri për artin dhe letërsinë dhe ndriçuan kështu  gjurmët e të parëve Noli e Konica, Petër Prifti, Arshi Pipa, Bilal Xhaferri, e të tjerë. Aureola pështjelluese shpërndau tymnajën e largësive dhe e përthithi atdheun në zemër duke shpërndarë e mikluar kudo në tempullin e shenjtë të krijimit mbushur me forcë, energjinë që mbushte në epiqendrën potenciale të ekzistencës dhe vetëm me një ashkël të vogël druri u ndez zjarrin që digjet me vrull tashmë për dy dekada, gjë e cila shenjoi kështu rikthimin në rrjedhën e strukturës cerebrale të ekzistencës së kujtesës historike.

    Këta nismëtarë u bënë ushtarët më të guximshëm dhe të besuar të letrave duke ndjeur udhëzimet e të vetmit orakull profetik, armatosur me muzën në shpirt e atdheun në zemër, thirrën koherecën e brendshme të ideve si kuvendim me urtësinë dhe ligjet e pashmangshme të evolucionit shpirtëror drejt lirisë absolute krijuese në tentacionet për të besuar se vargu dhe pena kanë zbritur nga Lart, I morën domosdoshmërisht të mirëqena dhe rrënjosën thellë në ketë tempull idenë se zbritja në terrenin letrar edhe pse nuk do të ishte aq e kollajshme ne tokën e huaj, padiskutim kurrë nuk do të mbetej thjesht një tentacion i krisur, por do të bëhej një ëndërr e prekshme shumë shpejt. Me idealin  e lartë për të krijuar një bërthamë solide strukturore ku veprat e shkruara të gjenin strehë,   i premtuan në heshtje atdheut   shelbimin më të thellë për kurimin e plagëve. 

     Sot, kur e gjithë bota lëngon në dekadën ku hapën siparin dyert e  rënda të pandemisë, kjo minorancë, ky grup kaq i ngushtë krijuesish që ekzaltohen nga dashuria për artin dhe letërsinë, ekzekutojnë marshin e melodisë më të zgjedhur të muzikës së shpirtit, duke i depërtuar substancës krijuese deri në gjenezë e përçuar denjësisht më tej  antikapitujt e plotë  përkundër errësirës, lëngatës, luftës biologjike  dhe vdekjes që mbjell shkatërrimin e ngrehinës njerëzore si asht e frymë e patjetërsueshme, për ta transmetuar diku në përtejjetë.

      Në sajë të studimeve dhe refleksioneve shumë të kujdeshmë për vite e vite me radhë, më imazhin e tronditur të atdheut që mallon deri në dhimbje, krijuesit e përtej Atlantikut e mprehën nuhatjen për të rigjetur thelbin e munguar të aromës së tokës mëmë duke gërmuar thellë e zbërthyer dualitetin misterioz të  së vërtetës së pashmangshme e cila të çon në imperativin e dashurisë për njerëzimin mbarë dhe distancave kilometrike edhe pse brenda të njëjtit qiell. Ky vëzhgim parësor  lindi nevojën për rolin primar të përhapjes së këtij autoriteti racionalisht me kahje të dyanshme si një rikthim në harmoninë e universit.

      Muzat e dërguara nga qiejt vulosin përfundimisht një shenjësi të pashlyeshme thellë kontureve të prozës apo poezisë duke i dhënë pushtet shpirtit krijues në Tokën e Bekuar të Mbretërisë së Fjalëve. Shkrimi si proces do të konsiderohet kështu një sacrament po aq i rëndësishëm sa pagëzimi I trupit me frymën e shenjtë. 

     Akti tepër kompleks i krijimit, në rrugëtimin e gjatë, përpara se të vuloset në libër prej nga nënkuptohet një jetë tërësisht e re jashtë përveptime dhe aureolës pritëse të shkrimtarit, strehohet në tempullin shpirtëror prej nga lënda grumbullohet dhe rrjedh në forma e trajta nga më të larmishmet, tejet ekzaltuese dhe të cuditshme për shkrimtarin. Këta fëmijë misteriozë rriten e lindin thellë shpirtit krijues, strehohen në dimensione të pacaktuara kohore, disa flenë tejet gjatë dhe të tjerë mezi presin të shohin dritën shpejt në figura të shumëllojshme e të larmishme kumtesh a shenjash që rrokshëm transmetojnë nëpërmjet energjisë diellore të autorit, jetën në të gjitha abstraksionet e natyrshme të saj.

     Njësoj si shpirti që pasi pagëzohet nën kalvarin e tri-sakramenteve  edhe autori po njësoj ndjehet i cliruar e i etur për zbulimin që ofron toka e lirë e horizontiti të pritjes ndër dekodifikimin ndërshenjor të mesazheve që ai transmeton. Më pas i krezmuar si nga qielli autori mbështillet me një aureolë drite të padukshme tek përcjell verbin, pra shërimin më fjalë, me anë të këtyre shenjave.

     Thërrmijëzimi i shumëngjyrshëm shpirtëror depërton më tej tek gjithkush që arrin të ndriçohet nga drita  e shpërndarë prej verbit, nga hiri shenjterues i fjalëve që rrjedhin   në vorbullën e trazuar të ekzistencës. Lypsen këto nevoja për të konturuar amzën e veprës- foshnjë të porsadalë nga famullitari i netëve të shenjta si nga një meshë Pashkësh ku shenjtërohet   dhe ringjallet vepra.

    Kështu u mblodhën këta luftëtarë dhe bashkëpunëtorë të paepur të trashëgimisë kulturore letrare për të përcjellë uratën ndër breza me vajin e shenjtë që mbarështon sakramentin në tempullin e fjalës artistike ndër breza. Ky grup krijuesish që rritet e zgjerohet me prurje e talente të reja jep gamën e gjerë të veprave për shelbimin e madhërishmm tejkohor përkundër akrepave të fillimshekullit të trazuar që kërkon shërimin e plagëve nëpërmjet forcës dhe besueshmërisë në këto flakada drite.

     Kjo kishë simbolike jo vetëm që shelbon përtëritjen shpirtërore të procesit krijues, por zgjeron kraharorin me frymëmarrjen me të pastër të pajtimit me vetveten. Si mëkatarë i jemi borxhlinj vetvetes   duke e rënduar me frymë të tepërta, ndërsa si krijues  jemi falenderuaes se ky pajtim me vetveten është donacioni më i lartë në marrëdhënien letrare krijues-receptues me një ideal të përbashjët për t’u mbajtur, veprën, pendestaren më të pastër e të sinqertë në mbretërinë e letrave e cila i rrëfehet perëndisë së krijimit dhe i lutet për faljen e trefishtë duke i dhuruar dashuri, bekim  dhe ekzistencë  horizontit të pritjes, pra njeriut të vdekshëm. Kur autori përfundon së shkruari një vepër atëherë një pjesë e tij vdes dhe mbyllet përfundimisht nëpër faqët ku mbretërojnë shkronjat në tempullin e krijimit. Menjëherë pas këtij inspiracioni simbolik, vjen rilindja drejt kthimit të përkohshëm tek ribërja me kah të mirën.

     Një atdhe të vogël e kemi këtu, tek kjo kishë simbolike ku rrëfehemi e lutemi për  paqe dhe dashuri njerëzore. Edhe më të madh e kemi në zemër. Këto kinda fibroze vargjesh tërheqin vagonët e rëndë të mallit jo kah zbrazëtia në mërgim, por kah rezonanca me vetveten dhe  universin në  tredimensionimet e kohës e përtej. E murrmja e qiellit në një tokë të premtuar shpëndahet  në gjithësi, sapo bëhen bashkë qindra e mijëra krijues nga të gjitha shtetet. Si urë lidhëse mes shpirtit dhe misionit në lartësimin më të mundshëm njerëzor qartësohet  kështu hiri  shelbues i shkrimit për të shpërndarë dritë nga ky qoshk- momentum kundrejt errësirës globale, si një qiri i ndezur e mijëra të  tjerë të dalë pikërisht nga dyert e kësaj kishe simbolike ku rrëfehen shkrimtarët.

      Në këto kohëra të trazuara  të njerëzimit thirren e vijnë në ndihmë edhe poetët dhe ky angazhim formulëzohet e bëhet himn  poliglotik që ngre peshë çdo zemër të brengosur, çdo ngërç në perceptimin universal të atdheute më gjerë, si strukura më e brishtë e cila kërkon vazhdimisht çimentim të truallit të të parëve përtej parametrave gjeometrikë, ringritjen e mureve pas tërmeteve dhe furtunave pa drejtim e pakohë, si edhe arkitekturimin e një kupole poligonale mbrojtëse në formën e  kornizës stropile si edhe këndit të prerjes së shpateve, konkut, a driperit të  kornizave së çatisë që srehon krijuesit në çdo lokacion lidhjeje signi-fiktive që mbron përpjekjet për këtë strukturë të civilizuar gjeometrikisht në kulmin pyramidal dhe këndet e shpateve, ndaj do të na e kishte ënda të ishtë një kupolë e përjetshme, si rezonancë me vetvetën dhë shelbim ndaj atdheut. 

     Kushtet klimatike të terrenit letrar ku ndodhemi, projeksioni i mauerlave eksperimentale hidroizoluese, pra kornizave të drunjta solide që shpërndajnë ngarkesën e përcimit të mesazhit, si një urdhër kontrollues prej Muzave nga lart në misonin më human, dashurinë për njeriun, shërimin me fjalën artistike, me shenjëzime të heshtura dhe fuqiplote të verbit letrar. Ky tel violinik që po dridhet nuk vajton më ikjen, por ka gjetur forcën t’i këndojë shërimit, guximit latent për të shëruar, me besimin e patundur se shkalla e kompleksitetit të dhimbjes globale sot mund të zvogëlohet nga ambasadorët e heshtur të fjalës së shkruar që depërtojnë në çdo nyjë të pjesëve të kësaj strukture gjigande, si një brigadë ndërtuesish e armatosur me përgjegjësinë e plazmimit e ringjalljes së çdo qelize gjeometrikisht të brishtë.

  Kjo kishëz e ngrohtë na fton në meshën e shenjtë të të dielave të mëdha për t’u rrëfyer, për të shëruar shpirtin tonë fillimisht dhe më pas e gjithë energjia e çliruar nga ky process do të ngrihet lart e më lart për të shëruar universin.

   Komplekse si arkitekturë, kjo ngrehë e shëenjtë nuk është thjesht një model elementar i praktikuar, por rruzull drite i padukshëm i shpërpërndarë vertikalisht drejt misionit fisnik e human që bën më të lehtë për t’u arrirë e mbi të gjitha për t’u ndjerë si një shtrëngim I porsashuar përqafimi që tërheq ardhmëri dhe inteligjencë. Ka kriza ideologjish-thotë Ernesto Sabato,- por asnjëherë nuk ka për të patur kriza idealesh.

     Në përputhje me specifikat teknologjike ky mision sot është sistemi më solid në ditëlindjen e tij të 20-ë dhe për shkak të dimensioneve dhe gjerësisë së madhe për planifikimin e hapësirës së brendshme mesazhdërguese, i nevojiten këto pika shtesë. Një çati e dyfishtë shprese që jo vetëm do të mbrojë aureolën e shënjtërisë së rrëfimit e kurimit brenda kësaj Kishëze simbolike, por  bazuar mbi perimetrin e jashtëzakonshëm të kornizave shpirtërore dhe distancave gjeografikisht të thyeshme sot,  të tejkalojë dimensionet lineare të horizontit të pritjes. 

     Është jashtëzakonisht e dëshirueshme që lexuesi në spektrin e ngarkesave katarsike, në çdo pikë instalimi  të kumtit artistik, qoftë edhe në një kornizë të vetmë të zhdrejtë, të ndjejë se zejtarët e zellshëm folklorikë që latojnë sot fjalën, nuk do ta braktisin kurrë truallin e të parëve edhe pse në një tokë tejet  mikpritëse ku bordet e pjerrëta montuar në mënyrën më arbitrare në atdheun mëmë, magjishëm zhduken brigjeve të Atlantikut çdo buzëmbrënjë kur Muzat zbresin.

     Duarshtrëngimi është i vetmi avantazh ku skemat e varura të  krijuesit të lirë nuk krijojnë ndarje midis  hapësirave rrënjësore dhe kulmit të dyfishtë mbushur me oksigjen, për ndërtimin  e ontologjisë strukturore përkundër  çdo force tensioni që shuhet spontanisht në sajë të ndërhyjrjes së vektorëve fuqiplotë të qasjes drejt verbit letrar që shtyn krijuesin kah imazheve të dritës së përcjellw nga kujtesa historike, për t’u shënuar si një tërheqje tejet e veçantë dhe origjinale në pluralitetin e ideve përcjellëse, siç na thërrasin zërat mitikë të të parëve, heronjtë e heshtur të penës.

      Aksi i komponetëve të kombinuar të sistemit të fjalës në pezullin e pandërprerë të peshës që lufton kundër forcës së rëndesës  në këtë tempull, nga ku projeksioni I gamës së veprave të shkruara në këtë bashkësi  është natyrshëm i lirë të bjerë në boshtin qëndror të stabilitetit kryeneç të prozës dhe poezisë postmoderne, ku poetët rënkojnë me gjysmë zemre në qiell e gjysmën tjetër në tokë. Ky drithërim simbolik i alteregos sjell pranë sfidën e kohës universale që ripërsëritet dhe gëlon në fillikatinë tronditëse të globit sot, duke përforcuar rëndësinë historike, mikluar vetëdijen kombëtare si autenticitet i pandërprerë përpjekjesh, deri në fikën finale, përtej ndjeshmërisë së mençurisë së legjendave dhe dhimbjes së disidencës në  izolacionet vdekjeprurëse e degdisjet në ekzil, me lumturinë e vetme se po tentojmë të hyjmë si bamirës në atdheun e shpirtit, në tokën mëmë duke marrë guximin të ëndërrojmë përsëri, në çdo moshë, në çdo përvjetor. Shkrimtari njësoj si personazhi konician ndien në zemër një shtrëngim si të një njeriu që mbyll një pjesë të librit të jetës së tij dhe hap një pjesë të re ku s’di se ç’ka për të shkruar dora e fshehtë e Fatit.*

    Ky bekim, kjo sprovë monumentale, i rrit dimensionet e pritjes e na mbledh në këtë strehë duke kujtuar tek gjithsecili detyrën kryesore funksionale të çdo krijuesi për të ecur mbi gjurmët e të parëve Nolit e Konicës, Arshi Pipës e Petër Priftit, Bilal Xhaferrit, etj, për të përtërirë fuqinë ngushëlluese e forcëdhënëse të fjalës nw  ambiguitetin jashtëzakonisht kompleks që gama e saj mbart, larg ankthit dhe vdekjes genocidike a mikrobiologjike, si substancialiteti i një urdhërese biblike nga lart drejt transhendencës dhe shugurimit artistik në këtë manifestim dinjitoz identifikimi vlerash me të vetmen ëndërr: arritjen e lexuesit-pra shwrimin.

Kush punon për atdhe –shprehet Ovidi- kryen një vepër të nderuar e të shenjtë.

Tw jemi falenderues ZOT që na mblodhe!

Dr.Yllka FILIPI

New York, 12 dhjetor 2021

______________________________

* Faik Konica, Dr.Gjilpëra, Dija, Prishtinë, 2014, fq.23.

Filed Under: Kulture

RINALDA PROKO, NJË SHQIPTARE NË PROGRAMIN E BIOLOGJISË MOLEKULARE DHE QELIZORE NË UNIVERSITETIN E ARKANSASIT

December 15, 2021 by s p

Rinalda Proko, doktorante dhe asistente kërkuese shkencore në Programin e Biologjisë Molekulare dhe Qelizore në Universitetin e Arkansasit flet për Diellin e Vatrës në New York. Në një rrëfim të dhënë Editorit të Diellit Sokol Paja kërkuesja shkencore Rinalda Proko shpalos natyrën e kërkimit në Programin e Biologjisë Molekulare dhe Qelizore në Universitetin e Arkansasit me fokus investigimin e ndërveprimit të proteinave të citoskeletit në pathogjenë fungale duke përdorur metodat inovative proteomike dhe mikroskopi fluoreshente.

NJË SHQIPTARE NË PROGRAMIN E BIOLOGJISË MOLEKULARE DHE QELIZORE NË UNIVERSITETIN E ARKANSASIT

Rinalda Proko, doktorante dhe asistente kërkuese shkencore në Programin e Biologjisë Molekulare dhe Qelizore në Universitetin e Arkansasit. Fusha e saj e kërkimit shkencorë konsiston në investigimin e ndërveprimit të proteinave të citoskeletit në pathogjenë fungale duke përdorur metodat inovative proteomike dhe mikroskopi fluoreshente. Ndërkohë njëkohësisht zotëron pozicionin e Presidentes së Organizatës Studentore të Biologjisë Qelizore dhe Molekulare, që përfshin studentë nga 15 departamente dhe  4  kolegje të ndryshme në Universitetin e Arkansasit dhe anëtare e komitetit të Postdoktoranteve dhe Studentëve ne Shoqatën Amerikane të Biologjisë Qelizore (ASCB). Fituese e çmimit të publikut në konkursin e “3 Minutes Thesis” në Universitetin e Arkansasit dhe fituese e vendit te dytë ne “Elevator pitch”, konkursin vjetor kombëtar të Shoqatës Amerikane të Biologjisë Qelizore (ASCB). Ka mbaruar studimet bachelor në Biologji dhe master shkencor në Biologji Molekulare në Fakultetin e Shkencave të Natyrës pranë Universitetit të Tiranës. Nga viti 2014-2017, ka punuar si biologe molekulare në Institutin e Shëndetit Publik në Departamentin e Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Tiranë, me fokus të vecantë në vëzhgimin e sëmundjeve virale dhe të vlerësimit të rrezikut të biosigurisë.

SHQIPTARJA QË HULUMTON “VRASËSIN GLOBAL TË DRITHRAVE”

Fusha ime e kërkimit shkencor konsiston në kontrollin qelizor të proteinave septin të citoskeletit në kërpudhën, Magnaporthe oryzae. M.oryzae e quajtuar ndryshe “Vrasësi global i drithrave”, dëmton orizin dhe së fundmi edhe grurin. Orizi është ushqimi kryesor për më shumë se gjysmën e popullsisë së botës. Kërpudha M.oryzae ka një rëndësi shumë te madhe për sigurinë globale ushqimore, pasi prek orizin. Dëmet e shkaktuara janë aq të mëdha sa janë të barabarta për të ushqyer 60.000.000 njërëz në vit në mbarë botën. Arkansasi është shteti i Nr.1 në Shtetet e Bashkuara te Amerikës për prodhimin e orizit dhe prandaj është me rëndësi studimi i kësaj sëmundje të shkaktuar nga M.oryzae. Duke patur parasysh një nga sifdat që po hasim sot në botë siç është rezistenca ndaj fungicideve (përbërje kimike ose organizma biologjike që vrasin kërpudha parazitare ose sporet e tyre), lind nevoja të zhvillohen fungicide të reja sa me funksionale dhe për këtë duhen më shumë kërkime shkencore për të kuptuar dhe për zbuluar mekanizmat molekular infektues të M.oryzae. 

PROTEINAT SEPTIN DHE STUDIMI I MOLEKULAR I TYRE

Sipas studiuesve, për të shkaktuar infeksion, kjo kërpudhe formon një strukturë infektuese që quhet apresoria. Apresoria gjeneron në brendësi një trysni të mjaftueshme për të hyrë në brendësi të qelizave. Në bazën e apresoria janë të vendosura proteinat septin, thelbësore për infeksionin, që vendosen pranë njëra tjetrës si pjesëzat e legos. Proteinat septin janë zbuluar rreth viteve ’70 si përgjegjëse për ndarjen qelizore, ato gjenden në të gjenden në të gjitha qelizat eukaryote me përjashtim të qelizave bimore. Për më tepër, duke qenë proteinat septin janë te pranishme edhe tek qelizat e  njeriut, studimi i molekular i tyre paraqet rëndësi në kuptimin e sëmundjeve si kanceri, çrregullimet neurologjike dhe infeksionet e ndryshme. Deri tani ka pak njohuri në lidhje me strukturën dhe dinamikën e funksionimit të tyre. Prandaj qëllimi i fushës ime sime kerkimore është të përpiqemi të zbulojmë mekanizmat molekular të infektimit, duke studiuar mekanizmat se si këto proteina septin bashkëpunojnë me njëra me tjetrën por edhe në identifikimi i proteinave të tjera ndërvepruese të pazbuluara deri tani, që do të kontriubuojne në njohuritë për dizenjimin e mjeteve efikase për të kontrolluar kërpudhën, M.oryzae, që përbën rrezik për sigurinë globale ushqimore.

IDENTIFIKIMI I PROTEINAVE NDËRVEPRUESE

Muajt e parë që nisa studimet e doktoraturës doli një artikull shkencor nga Massachusets Institute of Technology për një teknikë inovative me bazë enzimatike, që ishte efektive dhe jo toksike për identifikimin e proteinave ndërvepruese. Menjëherë i kontaktuam dhe mezi prisnim ta vinim në zbatim. Kur përgatitja mutantet kam qen në ankth pasi nuk dihej nëse do të funksionte për kërpudhen që po studioja, pasi zbulimet ishin bërë në modele të ndyshme organizmash. Pasi e vumë në zbatim tekniken e re dhe patem rezultatet e para, ishte një eufori me plot emocione fantastike. 

ORGANIZATA STUDENTORE E BIOLOGJISË QELIZORE DHE MOLEKULARE

Krahas punës kërkimore në laborator, një pjesë të kohës sime ja dedikoj shërbimit në komunitet. Aktualisht mbaj pozicionin e Presidentes së Organizatës Studentore të Biologjisë Qelizore dhe Molekulare dhe kryetares së komitetit të shëndetësisë në GPSC (Graduate Professional Student Congress) në Universitetin e Arkansas. Unë e shoh shërbimin në komunitet si një përgjegjësi morale. Unë dhe besoj fort se duke frymëzuar, shërbyer dhe motivuar njëri-tjetrin ne krijojmë një ndjenjë përkatësie dhe kjo është e vetmja mënyre për ti shërbyer më mire komunitetit ku jetojmë, për ta berë  atë më funksional dhe më përfshirës.

SHOQATA AMERIKANE E BIOLOGJISË QELIZORE (ASCB)

Aktualisht jam anëtare e COMPASS (komitetit te Studenteve dhe Postdoktoranteve) në Shoqatën Amerikane të Biologjisë Qelizore (ASCB) dhe shërbejë njëkohësisht në dy nën komitetet e COMPASS: Outreach dhe Karrierës. Aty përpiqemi të inkurajojmë vazhdimisht shkencëtarët e rinj që ta bëjnë kërkimin shkencor të kuptueshëm për publikun dhe shërbejmë për rritjen e mundësive për bashkëpunim, advokim dhe promovim të shkencës. Koha ime e lirë jashtë laboratorit është e përkushtuar në ciklizëm, hiking, kamping, coneoing, dhe lexim. Kontributet e mia në COMPASS janë si më poshtë:

  1. E ftuar për të folur në Festivalin e shkencës ne Cambridge,USA, në eventin “Pikëpamjet e ndryshme mbi shkencën në lajme” (https://cambridgesciencefestival.org/)
  2. Bashkëorganizim i webinarit “Si të jesh një mentor i mirë“
  3. Bashkëorganizim i webinar “Zgjidhja e konflikteve- në Lab dhe me bashkëpunëtorë.
  4. Përgatitja një artikulli për faqen e ASCB “Rëndësia e komunikimit efektiv shkencor gjatë pandemisë COVID-19” 
The importance of effective science communication during the COVID-19 pandemic
  • Shqyrtimi propozimeve për grante



SHQIPTARËT NË UNIVERSITETIN E ARKANSAS

Në Universitetin e Arkansas jemi vetëm unë, im vella Jani Proko (Msc in Computer Science), Korab Vranovci (PhD candidate ne Environmental Dynamics department), Prof. Sandra Eksilogu (Industrial Engineering).

PUBLIKIMET  SHKENCORE TË RINALDA PROKO

Proko R. ASCB WICB 50th Favorite: Regulation of distinct septin rings in a single cell by Elm1p and Gin4p kinases. Mol Biol Cell. 2021 Oct 1;32(20): fe1. doi: 10.1091/mbc. E21-06-0290. PMID: 34499530.

Proko, R., Dulal, N., Liyanage, R. and Egan, M. (2020), Dissecting the Cellular Control of Septin Organization in a Global Cereal Killer. The FASEB Journal, 34: 1-1  

Dulal N., Rogers A., Proko R, Bieger B., Liyanage R., Krishnamurthi V., Wang Y., Egan M., Krishnamurthi V, Turgor-dependent and coronin-mediated F-actin dynamics drive septin disc-to-ring remodeling in the blast fungus. 

Journal of Cell Science 2021: jcs.251298 doi: 10.1242/jcs.251298

TË FOLURAT NË PUBLIK

Luftoni dezinformimin ne lidhje me COVID-19: biologjia e këtij virusi dhe rreziku i infeskionit në ujë. Top Channel, kanali ndërkombëtar shqiptar. https://www.youtube.com/watch?v=c6VPY_OgiJI

Siguria ushqimore, kërkimi shkencor mbi sëmundjen e M.oryzae që dëmton orizin, ushqimin thelbesor per gjysmen e botës. Top Channel, kanali ndërkombëtar shqiptar.  https://www.youtube.com/watch?v=zOHM-DRFEOs

Menaxhimi i mbetjeve dhe ndikimi i ndotjes në shëndet. Vision plus, kanali kombëtar shqiptar

Filed Under: Interviste

ZHVILLOHET ASAMBLEJA VJETORE E KËSHILLAVE NDËRFETARE TË EVROPËS

December 14, 2021 by s p

Më 12 dhjetor 2021 është mbajtur në Romë Asambleja Vjetore e Këshillave Ndërfetarë të Evropës, ku mori pjesë dhe Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, si institucion anëtar i këtij unioni, i njohur ndryshe si “Religions for Peace-Europe”. KNFSH përfaqësohej nga Kryetari i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë H. Dede Edmond Brahimaj dhe Sekretari i Përgjithshëm Dr. Genti Kruja.Takimi është hapur nga Presidenti i “Religions for Peace-Europe” Dr. Luigi de Salvia dhe më pas është bërë prezantimi i përfaqësuesve të këshillave ndërfetar nga e gjithë Evropa, të cilët kanë bërë dhe një pasqyrë të punës dhe aktiviteteve të secilit institucion që përfaqësonin. Asambleja ka diskutuar gjithashtu dhe ndryshimet statuore të RfP Europe, qendra e të cilës është regjistruar në Berlin.Disa nga përfaqësuesit e këshillave ndërfetare kanë marrë pjesë online, në platformën e së cilës kanë përshëndetur Prof. Azza Karam, Sekretare e Përgjithshme e “Religions for Peace-International” me qendër në SHBA, Dr. Thomas Wipf, President i Këshillit të Liderëve Fetarë Evropianë (ECRL), si dhe znj. Kaveri Cantoni, kryetare e Rrjetit Ndërfetar të Grave në Evropë.Pjesë e “Religions for Peace-Europe” janë tashmë 15 këshilla ndërfetarë të Evropës, në të cilën bën pjesë edhe Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, i themeluar në vitin 2007 nga krerët e komuniteteve fetare tradicionale në vendin tonë me mbështetjen e “Religions for Peace”.

Filed Under: Kronike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2682
  • 2683
  • 2684
  • 2685
  • 2686
  • …
  • 2946
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel
  • PËRKUJTIM PËR ELIOT ENGEL, NJË MIK I PAZENDËVËSUSHËM, ZËRI I SHQIPTARVE NË SHBA
  • Meditim para varrit të Faik Konicës
  • Bashkimi i Diasporës Shqiptare të Greqisë
  • “Fortifikimi ilir i Komlikut në Fregen dhe Ungrej të Lezhës (Mirdita Etnografike)”
  • “The Real Thing”: A Conversation with Luljeta Lleshanaku

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT