• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“Heroikja”, kryevepra simfonike që Ludwig van Beethoven shkroi për Napoleonin, por refuzoi që ajo t’i përkiste atij

January 21, 2025 by s p

Bethoven fillimisht ia kushtoi simfoninë e tretë Napoleon Bonapartit, për të cilin ai besonte se mishëronte idealet demokratike dhe antimonarkike të Revolucionit Francez. Por kjo vepër kaq unike kaloi nëpër disa pështjellime që kishin të bënin me dedikimin, ose më saktë me dinjitetin krijues të kompozitorit të madh, i cili ishte në kohë për t’u penduar për kushtimin e bërë dhe për të reflektuar në lidhje me përgjigjen e kompozitorit ndaj Napoleonit, që e shpalli veten Perandor të Francezëve (14 maj 1804), sekretari i Beethoven, Ferdinand Ries tha se:

Në shkrimin e kësaj simfonie, Bethoveni kishte menduar për Bonapartin, por Bonapartin kur ishte Konsulli i Parë. Në atë kohë Beethoven kishte vlerësimin më të lartë për të dhe e krahasoi atë me konsujt më të mëdhenj të Romës së Lashtë.

Jo vetëm unë, por shumë nga miqtë më të ngushtë të Beethoven-it, e pamë këtë simfoni në tryezën e tij, të kopjuar bukur në dorëshkrim, me fjalën “Bonaparte” të shkruar në krye të faqes së titullit dhe “Ludwig van Beethoven” në fund…

Unë isha i pari që i thashë atij lajmin se Bonaparti ishte shpallur Perandor, me ç’rast ai shpërtheu në tërbim dhe thirri: “Pra, ai nuk është më shumë se një i vdekshëm i zakonshëm! Edhe tani, ai do të shkelë të gjitha të drejtat e njeriut, kënaq vetëm ambicien e tij. Tani ai do ta mendojë veten më të lartë se të gjithë njerëzit, do të bëhet tiran!”

Bethoveni shkoi në tryezë, kapi pjesën e sipërme të faqes së titullit, e grisi përgjysmë dhe e hodhi në dysheme. Faqja duhej të rikopjohej dhe vetëm tani simfonia mori titullin “Sinfonia Eroica”.

Një kopje ekzistuese e partiturës përmban dy titra të gërvishtura, të shkruara me dorë; fillimisht, fraza italiane Intitolata Bonaparte (“Titulluar Bonaparte”), së dyti, fraza gjermane Geschriben auf Bonaparte (“Shkruar për Bonapartin”), katër rreshta poshtë nëntitullit italisht.

Tre muaj pasi tërhoqi përkushtimin e tij fillestar nga Napoleoni për simfoninë, Beethoven informoi botuesin e tij të muzikës se “Titulli i simfonisë është me të vërtetë Bonaparte”. Në vitin 1806, partitura u botua nën titullin italian “Sinfonia Eroica”… composta per festeggiare il sovvenire di un grande Uomo (“Simfonia heroike, e kompozuar për të kremtuar kujtimin e një njeriu të madh”).

Një nga veprat më të njohura të Beethoven, Simfonia “Heroikja” është një kompozim në shkallë të gjerë që shënoi fillimin e “periudhës së mesme” novatore të kompozitorit.

E kompozuar kryesisht në vitet 1803-1804, vepra theu kufijtë në formën simfonike, gjatësinë, harmoninë, përmbajtjen emocionale dhe kulturore. Konsiderohet gjerësisht një pikë referimi në tranzicionin midis epokës klasike dhe romantike. Gjithashtu shpesh konsiderohet si simfonia e parë romantike. Beethoven fillimisht drejtoi një shfaqje private më 9 qershor 1804, dhe më vonë performancën e parë publike më 7 prill 1805.

“Heroikja” është dyqind vjeç, por ende ka qasje moderne. Në këtë simfoni Beethoven filloi të përdorte goditje të gjera tingulli për të na treguar se si ndihej dhe çfarë do të thoshte për të, të qenit i gjallë. Pjesa shkaktoi një sensacion dhe ndryshoi idenë se çfarë mund të ishte një simfoni.

Kur Beethoven e quajti këtë pjesë “heroike”, ai nuk po tallej. Është më e madhe, më e gjatë se sa kishte qenë ndonjëherë një simfoni. Është rrëfimtare, madje edhe konfrontuese.

Vetëm shkalla e tij ishte e madhe, e paprecedentë – dhe e frikshme për dëgjuesit e saj të parë. Ajo paralajmëroi botën që Wagner, dhe në fund të fundit, Sigmund Freud, do të eksploronin – sferën e të pavetëdijshmes. Kjo ishte ajo që e bëri atë kaq revolucionare.

Përgatiti: Albert Vataj

Filed Under: ESSE

Me rastin e Inaugurimit të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump

January 21, 2025 by s p

Prof.Dr.Fejzulla BERISHA

Foto: Reuters/

Inaugurimi i Presidentit Donald Trump më 20 janar 2025, në Capitol Hill, është një ngjarje e rëndësishme jo vetëm për SHBA, por edhe për shumë shtete, përfshirë Kosovën. Ky moment shënon kalimin e pushtetit dhe hap mundësi të reja për përmirësimin e marrëdhënieve ndërkombëtare, si dhe për mbështetje në çështje të brendshme dhe të jashtme, përfshirë ato që prekin Kosovën. Ky shkrim analizon ndikimin e mundshëm të politikave të Trump në zhvillimet politike dhe ekonomike të Kosovës.

Riti i Inaugurimit dhe Pritshmëritë për Administratën Trump

Inaugurimi është një moment simbolik dhe praktik, i cili përcakton drejtimet që do të marrë politika e jashtme dhe e brendshme e SHBA-së për katër vitet e ardhshme. Ky është një ngjarje ku Presidenti bën betimin dhe paraqet fjalimin e tij, ku zakonisht thekson qëllimet dhe prioritetet për mandatet e tij të ardhshëm. Pritshmëritë për administratën Trump në vitin 2025 janë që ai të vazhdojë me politikën “Amerika e Parë” (America First), e cila synon mbrojtjen e interesave kombëtare dhe forcimin e pozicionit të SHBA-së në botë.

Fjalimi i Trump dhe Pritshmëritë për Kosovën

Një nga aspektet më të rëndësishme të administratës Trump për Kosovën ka qenë mbështetja për njohjen ndërkombëtare të Kosovës dhe përpjekjet për të siguruar mbështetje për integrimin e saj në organizata ndërkombëtare, si Kombet e Bashkuara (OKB) dhe Bashkimi Evropian (BE). Po ashtu, Trump ka pasur një angazhim të vazhdueshëm për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ky proces është prioritet dhe mund të theksohet në fjalimin e tij si një hap i rëndësishëm për stabilitetin rajonal.

Marrëdhëniet SHBA-Kosovë gjatë Administratës Trump

Mbështetje për Pavarësinë e Kosovës: Pavarësia e Kosovës ka qenë një çështje thelbësore për SHBA-të dhe është mbështetur fuqimisht nga administrata Trump, e cila ka inkurajuar njohjen ndërkombëtare të Kosovës dhe integrimin e saj në organizata ndërkombëtare.

Dialogu Kosovë-Serbi dhe Roli i SHBA-së: Administrata Trump ka luajtur një rol aktiv në dialogun Kosovë-Serbi, duke ndërmjetësuar marrëveshje ekonomike që kanë hapur mundësi për zhvillim dhe bashkëpunim rajonal. Ky proces ka pasur ndikim të madh në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe ka krijuar mundësi për investime të huaja.

Marrëveshje të tjera dhe mbështetje për zhvillimin: SHBA ka ofruar mbështetje për forcimin e institucioneve të Kosovës dhe ka kontribuar në zhvillimin e infrastrukturës, duke përfshirë ndihmën për ndërtimin e rrugëve dhe projekte të tjera që ndihmojnë integrimin e Kosovës në rajon.

Diaspora Shqiptare dhe Roli i saj në Inaugurimin e 2025

Diaspora shqiptare ka një rol të rëndësishëm në mbështetje të marrëdhënieve SHBA-Kosovë. Në vitet e kaluara, diaspora ka lobuar fuqishëm për njohjen e Kosovës dhe mbështetje për zhvillimin e saj. Pritet që, gjatë inaugurimit të Trump në 2025, diaspora shqiptare në SHBA të vazhdojë të shprehë mbështetje për administratën dhe të lobojë për politikat që ndihmojnë zhvillimin e Kosovës.

Inaugurimi i Donald Trump më 20 janar 2025 është një ngjarje që ka ndikim të thellë jo vetëm për SHBA, por edhe për Kosovën dhe rajonin. Politikat që administrata Trump do të zbatojë do të ndikojnë në marrëdhëniet bilaterale, forcimin e shtetit të së drejtës në Kosovë, dhe përpjekjet për njohjen ndërkombëtare të vendit. Ky moment historik është një mundësi për t’u angazhuar më tej në forcimin e institucioneve të Kosovës dhe promovimin e vlerave të demokracisë dhe të drejtësisë për të ardhmen e vendit.

Filed Under: Interviste

Shkolla shqipe në Zvicër

January 21, 2025 by s p

Intervistë me profesor Vaxhid Sejdiun, mësimdhënës i Shkollës Shqipe në Zvicër, anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës (KKD)/

Vaxhid Sejdiu, është mësues i shkollës shqipe në Zvicër, i cili me punën e tij si mësues dhe koordinator në hapjen e pikave të reja shkollore në Zvicër ka qenë dhe është shembulli më i mirë se si punohet në shërbim të gjuhës dhe kulturës kombëtare. Me punën tij ka dëshmuar gjatë këtyre tri dekadave se është ndër mësuesit e veçantë të shkollës shqipe, i cili në vazhdimësi ka ngritur flamurin e gjuhës shqipe lart e më lart. Viteve të fundit është dalluar me angazhimin e tij në organizmin e pikave shkollore në mbarë Zvicrën. Janë hapur dhjetëra e dhjetëra pika shkollore, të cilat dëshmojnë një rritje të dukshme të fëmijëve shqiptarë në orët mësimore. Me të njëjtin përkushtim ka punuar dhe vepruar edhe si kryetar i KKAD-së nga viti 2020-2023 duke qenë bartës i kërkesave të mësuesve në takime, konsultime dhe kuvende të ndryshme me Shoqatat, Lidhjet e Mësuesve apo me Institucionet.

Intervistoi: Anita Duriçi:

Z. Sejdiu, së pari ju falënderojmë që pranuat të jepni intervistë për faqen tonë zyrtare (faqen e KKAD-së) me rastin e fillimit të Vitit të Ri 2025.

Cili  ishte misioni kryesor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë (KKAD) gjatë periudhës së funksionimit të këtij këshilli, me ju kryetar?

Fakt është se KKAD, fillimisht u nis me iniciativën e profesoreshës së nderuar Adriana Fishta – Bejko, e cila pas një këshillimi në kuadër të Këshillit Koordinues të Diasporës filloi t`i kontaktojë mësuesit në pjesën më të madhe të shteteve, ku mësimi në gjuhën shqipe tani më ishte histori suksesi. Kështu, pas një bashkëbisedimi me disa prej mësuesve u pajtuam që të formojmë një Këshill të Mësuesve, me qëllim që të komunikojmë zyrtarisht me institucionet tona, pikërisht për njësimin e shkollave shqipe në mërgatën shqiptare, natyrshëm edhe për fuqizimin e fjalës së mësuesit dhe prezantimit të kërkesave tona në shërbim të një organizimi sa më të mirë të mësimit plotësues në diasporë.Një imazh që përmban veshje, mikrofon, tekst, person

Përshkrim i gjeneruar automatikisht

Fillimisht e pagëzuam KMSHD (Këshilli i Mësimit Shqip për Diasporën) dhe pastaj pas shumë takimeve, këshillave dhe të një bashkëpunimi të frytshëm me QBD-në (Qendrën e Botimeve për Diasporën), me Znj. Mimoza Hysa, me ministrin Pandeli Majko, u pajtuam që Këshilli të quhet Këshilli Koordinues i Arsimtarëve të Diasporës (KKAD).

Misioni kryesor ishte njësimi i shkollave shqipe, përgatitja e teksteve shkollore nga institucionet tona për fëmijët e diasporës, për këtë lloj mësimi, organizimin e takimeve, konsultimeve apo kuvendeve të punës në mes të mësuesve dhe institucioneve tona përkatëse të Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës, me qëllim të gjithëpërfshirjes si dhe të prezantimit sa më të gjerë të ideve, mendimeve, vërejtjeve, kërkesave, kështu që  ky lloj mësimi të gjejë rrugën e vet, jo vetëm në disa shtete të Evropës, por kudo ku shqiptarë.

Pra, ideja kryesore ishte për ndërgjegjësimin tonë, duke filluar nga vetja, nga mësuesit për rolin që kemi në shoqëri, së pari, te mërgimtarët dhe mbi të gjitha, kishim pikësynimin tonë që kërkesa jonë kryesore të gjente miratimin te institucionet tona, për ta jetësuar misionin tonë. Misioni ynë ( i KKAD-së) ka qenë dhe është për të marrë mbi vete përgjegjësinë, së bashku, me institucionet tona përkatëse të arsimit, për njësimin e shkollave shqipe, duke e shoqëruar këtë me jetësimin e gjitha kërkesave të tjera, për t’u bërë faktor i rëndësishëm dhe i domosdoshëm në funksionimin e  mbrojtjes së gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar, kudo që jemi.

Për herë të parë arritëm të organizojmë Kuvendin e parë të Mësuesve, një kuvend pune ku ishin përfaqësues nga pjesa kryesore e shteteve ku zhvillohet mësimi në gjuhën shqipe. Më se 30 mësues së bashku me përfaqësuesit e Institucioneve tona nga Republika e Shqipërisë, nga Republika e Kosovës dhe nga Republika e Maqedonisë së Veriut arritëm bashkërisht t`i bashkërendisim të gjitha kërkesat e nevojshme, me qëllim që ky lloj mësimi të marrë formën e vet të duhur, të nevojshme duke i ndarë detyrat në mes veti.

Z. Sejdiu: – Cilat kanë qenë sfidat më të mëdha me të cilat jeni përballur për të promovuar dhe mbrojtur gjuhën shqipe në Zvicër?

– Bazuar në statistikat zyrtare, në Zvicër ka një numër mbi 40 mijë fëmijë të moshës shkollore që i përkasin diasporës shqiptare.  E kemi thënë dhe e themi, ndër vite, se përfshirja sa më e madhe e nxënësve në procesin arsimor për mësimin e gjuhës shqipe ka qenë problematik. Mungesa e reformave brenda shoqatës ekzistuese, pra LAPSH-it, është tejet i dukshëm në Zvicër, ku në 15 vitet e fundit, numri i nxënësve që mësonin gjuhën shqipe pësoi një rënie tepër të madhe, ku në 16 kantone të Zvicrës, nga 26 të tilla, nuk mbeti asnjë nxënës.

– Pra thjeshtë në katër – pesë vitet e fundit nën logon “Shkolla Shqipe” arritëm të bëjmë një përpjekje për ta ndryshuar gjendjen, në të cilën ndodhej mësimi në gjuhën amtare dhe sot mund të themi padyshim, se arritjet tona  janë një histori e mirëfilltë suksesi, është një vlerë e shtuar, sepse edhe sot që po flasim, pas bashkimit të këtyre dy organizimeve nën emblemën e Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë  “Naim Frashëri” shohim në bazë të dhënave të përbashkëta  se puna jonë 4-5 vjeçare ka qenë dhe mbetet një histori suksesi, ku gjysma  e pikave shkollore, e numrit të përgjithshëm të nxënësve apo gjysma e mësuesve që punojnë në kuadër të këtyre shkollave është rezultat i këtyre përpjekjeve që ta ndryshojmë gjendjen e rëndë në të cilën ndodhej dikur LAPSH në Zvicër.

– Një nga sfidat më të forta ishte dhe mbeti ndërgjegjësimi i prindërve shqiptarë me qëllim që t’ i orientojnë fëmijët e tyre drejt klasave ku zhvillohet mësimi në gjuhën shqipe, motivimi i tyre që ta mësojnë dhe ta ruajnë gjuhën amtare si dhe përhapja e pikave shkollore në mbarë vendin, në mbarë Zvicrën. Kemi menduar dhe mendojmë se funksionimi i klasave në gjuhën shqipe nuk mund të mendohet pa prindërit shqiptarë, edhe pse ne nuk i ndajmë, ne i përfshijmë të gjithë mërgimtarët shqiptarë, kudo ku janë, sepse shkolla shqipe është e të gjithëve dhe si e tillë shumë e rëndësishme për vazhdimësinë tonë, ruajtjen e gjuhës dhe kulturës kombëtare, identitetit kombëtar në vend të huaj. Thirrja jonë “ejani ta bëjmë shkollën shqipe” ju drejtohet të gjithëve pa dallim, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të shëmbëllejmë me arbëreshët tanë, të cilët mund të merren si shembulli më i mirë i përkushtimit për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës kombëtare.

Z. Sejdiu: – Si ka ndihmuar KKAD në bashkëpunimin mes mësuesve shqiptarë në diasporë dhe institucioneve shqiptare?

– Këshillin Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë e kanë përberë dhe e përbëjnë një grup mësuesish të dalluar në mërgatën shqiptare. Mësuesit si: Anila Kadija në Londër, Teuta Tabaku në Turqi, Miradije Berisha në Austri, Mustafë Krasniqi dhe Isuf Bytyçi në Gjermani, Mira Shehu në Kanada, Aurela Konduri në Greqi, Dritan Mashi në Itali, Arta Emiri në Suedi, Anita Duriçi në Zvicër etj., në vazhdimësi kanë qenë dhe janë të dalluar në përpjekjet e tyre në përhapjen e diturisë në gjuhën amtare jo vetëm në vendet ku punojnë dhe veprojnë, por edhe më gjerë.  Një grup mësuesish vullnetarë, të cilët mundohen me çdo kusht të përballen me sfidat e njëpasnjëshme në shërbim të gjuhës dhe kulturës kombëtare.  

Në rrugëtimin tonë trevjeçar dëshmuam vlerë profesionale, vlerë kombëtare duke fituar besimin dhe respektin e shumë institucioneve, e shumë veprimtarëve, e shumë e shumë kolegëve, në mbarë botën shqiptare.

Në rrugëtimin tonë detektuam një mori problemesh të mësimit plotësues në diasporë, duke sensibilizuar, pothuajse, të gjithë faktorët në Atdhe dhe në diasporë. Idetë tona për njësimin e shkollave shqipe, për tekstet e përbashkëta, për një program të njëjtë mësimor u bënë pjesë e rendit të punës të institucioneve tona, e takimeve, e konsultave dhe programeve të ndryshme.

Z. Sejdiu: – A keni bashkëpunim me institucionet tona, të Shqipërisë dhe Kosovës dhe ku ishin synimet e juaja si KKAD?

– Puna për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë bazohet në strategjinë e përbashkët të mësimit të gjuhës shqipe në diasporë nga ana e qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, si dhe akteve ligjore e nënligjore

Një bashkëpunim shumë i dobishëm shihet me Ministritë përkatëse dhe veçanërisht me Qendrën e Botimeve për Diasporën.

Padyshim qëllimi ynë është që me punën tonë, me këshillat tona, në shërbim të njësimit të shkollave shqipe, të jemi aty ku ka nevojë, siç është rasti në Tiranë dhe në Prishtinë, në takimet apo konsultat, të cilat trajtojnë tema rreth organizimit të mësimit në diasporë.

Por, sa i përket bashkëpunimit me institucionet tona mund të shtojmë që ndihmesa, përkushtimi dhe bashkëpunimi me ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Zvicër, është ajo që duhet të jetë me të gjitha institucionet tona. Ambasada e Shqipërisë, jo vetëm që e ka vënë stafin e saj në dispozicion të “Shkollës Shqipe” në Zvicër, por mundohet në të gjitha pikëpamjet të na ndihmojë.

Institucionet tona e kanë vëzhguar me kujdes punën tonë, por edhe Qendra e Botimeve për Diasporën, kërkesat tona i ka prezantuar në të gjitha shkallët e mundshme të vendimmarrjes, rezultat i së cilës janë tani më tekstet shkollore të nivelit të parë dhe të dytë, të cilat nxënësit i kanë tani më në duart e tyre dhe presim që këtë vit shkollor t`i kemi edhe tekstet e nivelit të tretë.

Z. Sejdiu: – Çfarë roli luan arsimi në ruajtjen e identitetit kombëtar shqiptar për brezat e rinj në diasporë?

– Përhapja e diturisë në gjuhën amtare ka qenë dhe mbetet një nga dëshirat e mia kryesore në jetë. I lindur në një qytet, në Kumanovë, ku gjuha dhe mësimi shqip në vazhdimësi ka qenë i shënjuar nga aparati shtetëror i atëhershëm dhe i tashëm maqedonas, kështu që, si shumë bashkëveprimtarë të mi, jam munduar që gjuhës shqipe t`i bëj vend aty ku jam, apo thënë më mirë aty ku janë shqiptarët, duke pasur  qëllimin e shenjtë  që fëmijët e tyre të mësojnë gjuhën amtare. Asnjëherë nuk jam pajtuar me kryesinë e Lapshit për Zvicër, për shpirtngushtësinë për pasivitetin brenda shoqatës e duke mos hapur rrugën të gjithëve për të kontribuar në sensibilizimin e prindërve shqiptarë në mërgatën shqiptare, me qëllim që një ditë të kemi sa më shumë shkolla, sa më shumë nxënës dhe natyrisht gjuha shqipe të jetë në vendin e saj të duhur, atje ku shqiptarët gjallojnë.

Këta fëmijë që lindin dhe rritën larg atdheut, mund të themi se rritën në sistem të përsosur arsimor, siç është Zvicra, por pa gjuhën shqipe ata mbesin analfabetë në gjuhën amtare, për gjuhën e nënës, që lenë shumë për të dëshiruar. Ndaj gjuha shqipe është ajo që i ruan dhe i mbron fëmijët, në kuptimin e qenësisë shqiptare, i ruan dhe i mbron për çdo ditë, si ai “ushtari i mirë që e ruan dhe e mbron vendin” , duke mos llogaritur asnjëherë sakrificën. Pa sakrificë nuk bëhen gjërat mirë, çdo gjë në jetë kërkon përkushtimin e vet dhe kur bëhet fjalë për gjuhën amtare ne duhet të jemi njëzëri, të veprojmë në kohë sa nuk është bërë vonë dhe të punojmë natë e ditë për të. Gjuha është një pasuri kryesore që na e mbron,  në çdo kohë dhe në çdo vend, identitetin kombëtar të të gjithë neve. Humbja e identitetit kombëtar është një thyerje e madhe që nuk mund të ngjitet dot. Me të drejtë poeti ynë kombëtar Filip Shiroka duke folur për gjuhën do të thotë: “Kurrë nuk kemi të drejtë të quhemi komb i qytetëruar, sado gjuhë të huaja të mësojmë, sepse kombi nuk qytetërohet vetëm duke mësuar gjuhë të huaja, por, së pari, duke e mësuar  gjuhën e vet”.

Z. Sejdiu: – A mendoni se gjuha shqipe po ruhet si duhet në Zvicër, dhe çfarë mund të bëhet më shumë për të përmirësuar këtë situatë?

Një imazh që përmban mjedis i brendshëm, veshje, person, mur

Përshkrim i gjeneruar automatikisht

Fakt është se Zvicra ka qenë dhe mbetet një nga shembujt më të mirë të organizimit, por kjo nuk mjafton. Siç thashë, më herët, duke e pasur parasysh numrin e madh të shqiptarëve, hapësirën gjeografike të Zvicrës apo afërsinë e saj, ku mund të kalohet për 4-5 orë nga njëri skaj në skajin tjetër të vendit dhe një mori  faktorësh të tjerë na obligojnë që të punojmë më shumë në përhapjen e gjuhës shqipe në shkallë e këtij vendi. Ajo që duhet përmirësuar është, me patjetër, të lartësohet  niveli kombëtar i ndërgjegjësimit të prindërve shqiptarë për ruajtjen e gjuhës shqipe, apo thënë më qartë,  në familjet shqiptare, kryefjalë duhet të jetë  ndërgjegjësimi i përgjithshëm mbi domosdoshmërinë e edukimit në gjuhën amtare…

Të bëhemi bashkë dhe të veprojmë në mërgatë dhe në Atdhe në shërbim të gjeneratës së re, me qëllim që mijëra fëmijë shqiptarë të mos mbeten nesër pa gjuhën e nënës. Komunikimi me prindërit për të dërguar fëmijët e tyre në shkollat shqipe të jetë i përditshëm duke e luftuar

një mentalitet të gabuar sipas të cilit fëmijët pengohen (mbingarkohen) në procesin e integrimit te tyre, se fëmijët janë të lodhur, se fëmijët kanë edhe kurse tjera  e kështu me radhë. Asnjë kurs nuk  mund ta zëvendësojë gjuhën e nënës.

Z. Sejdiu: – Si e shihni të ardhmen e mësimit të gjuhës shqipe në Zvicër dhe në diasporë në përgjithësi?

E ardhmja e mësimit të gjuhës shqipe në Zvicër varet vetëm nga ne. Sa më shumë që punojmë aq më shumë do të kemi suksese, sa më pak punojmë në këtë drejtim dëmi do të jetë dëshmi  e kohës. Për këtë arsye thirrja ime dhe e kolegëve të mi ka të bëjë me kohën. Sot, sepse nesër bëhet vonë për të gjithë ne. 

Shpresoj që në të ardhmen edhe mësimi online t`i bashkëngjitet atij me prezencë. Nëpërmjet këtij lloj mësimi mund të depërtojmë aty ku nuk kemi arritur deri më tani. Pastaj krijimi i klasave online është shumë më i thjeshtë mund të grumbullohen fëmijë nga disa shtete apo nga disa qytete dhe të krijohet një klasë. Por ajo që kërkohet është, padyshim, plani mësimor, një plan i detajuar dhe i prezantuar në mënyrë bindëse me mësues të dëshmuar në këtë fushë. Shpresoj që do të rrisim interesimin e prindërve shqiptarë, kudo në botë dhe njëkohësisht interesimin e fëmijëve shqiptarë për gjuhën e prindërve të tyre.

Ne në kuadër të Këshillit Koordinues të Diasporës ia kemi dërguar projektin tonë Institucioneve në Tiranë, Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe asaj të Arsimit dhe shpresoj që Institucionet në Tiranë dhe në Prishtinë do ta vënë këtë, në rend dite, për të mirën e fëmijëve shqiptarë.

Z. Sejdiu: – Cilat janë arritjet më të rëndësishme të KKAD gjatë kohës që ju keni shërbyer si kryetar dhe cilat janë disa projekte, të cilat do të dëshironit t’i shihnit të realizuara në të ardhmen?

E thashë edhe më lartë se një nga sukseset e KKAD-së janë padyshim tekstet shkollore.

Tani, më është filluar me licencimin e mësuesve shpresojmë, që të vazhdojë me një intensitet të përshpejtuar licencimi edhe i kolegëve të tjerë, sepse koha nuk pret.

Një nga sukseset më të mëdha i të gjithë neve, veçanërisht i KKD-së, por që llogaritet edhe si i KKAD-së është organizimi i Kuvendit të punës që u mbajt në Mynih me datën 9-10 mars 2024. Të gjitha propozimet presin dhe dëshirojmë të gjithë së bashku që të realizohen, sepse vetëm me realizimin e këtyre propozimeve, mund të themi, se tani më kemi një mësim mirë të organizuar.

Propozimet janë të hartuara së bashku me QBD-në dhe janë të ndara dhe të shkruara sipas nevojave. Siç janë këto propozime për çështjet organizative të mësimit plotësues në diasporë e mërgatë, marrëveshjet ndërinstitucionale për lehtësimin e kushteve të mësimit të gjuhës shqipe, binjakëzimi i shkollave në diasporë me shkollat në Shqipëri dhe Kosovë, pajisja me dokumentacion të përbashkët pedagogjik për të gjithë mësimdhënësit në diasporë dhe mërgatë, ngritja e një platforme on line për mësimin e gjuhës shqipe, ndërgjegjësimi i prindërve në mërgatë për rëndësinë e mësimit të gjuhës së prejardhjes, furnizimi me tekste didaktike të paktën  në dy periudha të vitit etj.

Z. Sejdiu: – Dhe fare në fund, një mesazh drejtuar prindërve shqiptarë apo mërgimtarëve nëpërgjithësi?

Mësimi i gjuhës amtare për fëmijët e diasporës shqiptare nuk është diçka i thjeshtë, për ta lënë pas dore apo për ta lënë për “kur të kemi kohë”. Gjuha amtare është detyrim moral e kombëtar, i cili ndikon drejtpërdrejt  në formimin e fëmijëve dhe i bën ata më të aftë për t’u integruar në kulturën e vendit pritës. Një njeri i cili, nuk njeh rrënjët e veta është shumë vështirë të integrohet e të hedhë rrënjë në një mjedis të huaj. Me të drejtë gjuhëtari i mirënjohur danez ka thënë se “Gjuha shqipe është i vetmi mjet i ndriçimit dhe i përparimit moral. Ajo është një gjuhë e fuqishme dhe e bukur që duhet të jetë krenaria e folësve të saj dhe një mjet i shenjtë për zhvillimin kulturor dhe intelektual të kombit të vjetër shqiptar”

Dhe fare në fund, e kemi thënë dhe do ta themi në vazhdimësi se gjuha shqipe, gjuha amtare, ruajtja e saj, është detyrim moral dhe kombëtar, është gjuha e zemrës.

Filed Under: Reportazh

Presidentja Osmani: Presidenti Rugova mbetet simbol i paqes e lirisë

January 21, 2025 by s p

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me ambasadorët e akredituar në Republikën e Kosovës, kanë bërë homazhe te varri i Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, në 19-vjetorin e ndarjes nga jeta. Postimi i plotë i Presidentes Osmani: “Me krenari dhe respekt të thellë, bashkë me përfaqësues të korit diplomatik, bëmë homazhe në nderim të Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, njeriut që udhëhoqi popullin e Kosovës në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë. Ati themeltar shquhej për vizionin e tij largpamës për një Kosovë të lirë, të pavarur, demokratike dhe të integruar në familjen euroatlantike. Ai mbetet simbol i paqes e lirisë, ndaj lavdia e tij është e përhershme”!

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në përvjetorin e ndarjes nga jeta të presidentit historik, dr.Ibrahim Rugova, ka vizituar familjen e tij. Presidentja Osmani ka shkruar: “Kujtimi për presidentin historik, dr.Ibrahim Rugova, nuk është vetëm histori, por busulla jonë nacionale. Në përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta, vizitova familjen e tij, në të cilën edhe më shumë e kuptojmë madhështinë dhe urtësinë me të cilën ai ndërtoi vizionin që na frymëzoi ne dhe do t’i frymëzojë brezat që vijnë për dashurinë e pakusht ndaj Kosovës”.

Filed Under: Politike

Bridgeport Then and Now – Life is Rooted in New Beginnings

January 21, 2025 by s p

Rafaela Prifti/

Third generation Albanian Americans, Craig and Richard Nichio are owners of the Crown Cafe on Madison Avenue, Bridgeport. The Deli and Meat Market is a favorite spot for the locals. Sitting down with Vatra’s Treasurer Besim Malota, Craig takes a trip down memory lane back to the days of the Crown Budget which closed and reopened in 2019. “Interestingly,” he says, “the Albanians of my grandparent’s generation in this area got into the grocery business, the Greeks got into the diners, and the Italians in construction. My cousin, on my father’s side, Louis Theotis, came here even earlier, and he was very wealthy. He brought with him a lot of Albanians before communism seized power in Albania. He started a warehouse – a grocery warehouse in Bridgeport – with my great grandfather, his name was Atham, Pete Atham. His cousin owned a restaurant in Boston years ago. My grandfather said “Let’s put all our money together and make it bigger.” They got hang up on the percentage numbers whereas in the long run, everybody was going to profit. Because they couldn’t get it, they all broke away. “That’s what killed the Albanians entrepreneurship in this area.”

Since Crown Budget Market was owned by Albanians who were partners of the warehouse and shareholders, they would get a good discount directly from the suppliers and pass it down to patron members of the club. Craig has heard first-hand accounts of the hardships of the first generation of Nichios who crossed the ocean. His grandfather was the only one out of seven children, six of them girls, who got out of Korça, Albania, while the rest stayed there. After grandparents died, the family lost contact with the cousins over here.

Despite not knowing any English and speaking only Albanian, Craig’s father worked three jobs. Grandfather and five other Albanian fellows got together and rented a room in Bridgeport. They all saved up money to buy one car. Every week, they would take turns driving to their jobs and getting dropped off but on other days my grandfather had to walk to work.”

His grandfather would tell Craig a story that stuck with him because it revealed his character and strong will. “He would get his coffee every morning from a local coffee shop. Because my grandfather loved sugar, he used to pour almost half the container of sugar in the cup. One day, after putting the sugar in, he started drinking it and realized it was salt. Sensing that he had been pranked, he drank the whole thing, as if it made no difference and walked out of there. When he went in the next day, it was back to sugar. Apparently the coffee owners did it on purpose because he was using too much sugar.”

Church – Craig used to be in a basketball league at church but everyone played basketball at the Greek church because it had a court. “All the Orthodox churches had their kids playing basketball. Steve Cakuli, my grandfather’s best friend that came over from the old country wanted to teach Albanian in the church to all of the kids in the hall. But by that time, there were only two three of us in the class,” Craig recalls.

Marriage and Business – Craig’s parents were introduced to each other through their fathers. “My father’s father was a store manager for his cousin. And my mother’s father owned his own store on Park Ave. For a wedding gift, my grandfather bought his new son-in-law this store so that my father would provide for his daughter. Both mom and dad worked in this store. Eventually in 1982, my father had enough capital to buy the Plaza, so my family owns this whole building. Last month, in December 2024, the Nichio family announced the transition to Nick’s dinner on social media. The hardest part of it for Craig is “missing the patrons, with whom you get close over the years.”

Family and Tradition – Craig recalls that when he was a kid his mother’s grandmother was still alive. She lived to the age of 110. Craig used to speak Albanian to his great-grandmother because it was the only language she knew. “When I came to my grandmother’s house, I had to speak to her in Albanian. I was her favorite grandson. She used to kiss me. One time I asked her, “How do you live so long, grandma?” She said: “I never went to the doctor, and I never took medicine.” But she did make her own in the kitchen,” says Craig with a smile. He even remembers how great grandma used to call them “pulka e nënës,” – “little chickens”. By the time, Craig was of age, “his parents were Americanized” and there was no talk of “marrying an Albanian” in the way his parents were married. As far as traditional Albanian dishes, Craig has seen his mother make “musaka” and “lakror” from scratch at home. He not only recalls but says with ease, “qofte me qepë” and “kokëqingji” which were his favorite Easter table food growing up in Bridgeport.

The cozy Café used to offer breakfast and lunch food items listed on a big board above the counter, as old Bridgeport, silent but present, looked on from the black and white photos of “the memory wall” by the entrance. About three years ago, Craig’s brother, Richard, bought the Albanian flag for the store in honor of their heritage and it caught Besim Malota’s eye. That’s how our story started here. As the saying goes, life is rooted in new beginnings.

Filed Under: Ekonomi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 531
  • 532
  • 533
  • 534
  • 535
  • …
  • 2781
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • QERIM VRIONI DHE FOTOGRAFËT QË SHKRUAN HISTORINË
  • Çamëria, kur e vërteta kërkon shkrim, përgjegjës dhe afat!
  • Dhurata, buzëqeshje dhe urime në shkollën shqipe “Skenderbej”
  • ROLI I PRESIDENTES OSMANI NË RIKTHIMIN E BESIMIT DHE BASHKËPUNIMIT TË KOSOVËS ME SHBA-NË DHE BE-NË
  • WHEN KOSOVA WORKS, AMERICA SPEAKS
  • Shkolla shqipe “Gjergj Fishta” – Long Island, New York festoi festat e fundvitit
  • Fotografia e Gjon Milit dhe CHARTRES CATHEDRAL -Një monument i entuziazmit Kristian
  • Lamtumirë legjenda jonë e mikrofonit në gazetarinë sportive Ismet Bellova!
  • Politika e mençur…
  • VEPËR NGA MË TË PASURAT E MË NJERËZORET NË MENDIMIN KRITIK
  • KOZMOPOLITIZËM
  • “Kur shpirti kthehet në gërmadhë lufte”
  • VATRA TELEGRAM URIMI AKADEMIKES JUSTINA SHIROKA PULA ME RASTIN E ZGJEDHJES KRYETARE E AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
  • Suzana Shkreli: “We can make history by electing Michigan’s first Albanian Secretary of State”
  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT