Zyra e shtypit ALAR/
Më 23 shtator 2021, në sallën “Nicolae Balcescu” të Parlamentit të Rumanisë, u promovua vepra: “Historia e letërsisë shqipe: nga zanafilla deri më sot”, e Dr. Luan Topçiut, koordinator i Qendrës Kulturore Shqiptare në Bukuresht në kuadër të ALAR. Në promovim morën pjesë personalitete të kulturës rumune, përfaqësues të Presidencës së Rumanisë, të institucioneve qëndrore të Qeverisë Rumune, deputetë të Parlamentit të Rumanisë, Televizioni Kombëtar TVR1, gazetarë, anëtarë të komunitetit shqiptar të Rumanisë, shkrimtarë dhe kritikë letrarë të njohur, si dhe përfaqësues të pakicave të tjera kombëtare në Rumani. Kjo veprimtari u koordinua nga Dr. Radu Savulescu, drejtor ekzekutiv i ALAR, i cili u shpreh se: Vepra Historia e letërsisë shqipe nga zanafilla deri më sot është rezultat i punës vetëmohuese të autorit, është një vëllim imponues, vepra e parë gjithëpërfshirëse mbi letërsinë shqipe, e botuar në gjuhën rumune, dhe një nga veprat e pakta të kësaj madhësie të botuar në mbarë botën”.
Të gjithë folësit vlerësuan si një moment historik daljen e kësaj vepre madhore, me një rëndësi të posaçme për njohjen e letërsisë shqiptare dhe spiritualitetit të popullit shqiptar.
Fillimisht, të pranishmit u përshëndetën nga deputeti Bogdan-Alin Stoica, përfaqësues i pakicës shqiptare në Parlamentin e Rumanisë dhe Sekretar i Përgjithshëm i ALAR-it. Deputeti Stoika e quajti një ngjarje historike botimin e këtij libri në gjithë historinë e komunitetit shqiptar të Rumanisë.Në emër të Presidentit të Rumanisë,Klaus Werner Iohannis dhe Presidencës, e mori fjalën zoti Sergiu Nistor, këshilltar presidencial, i cili shprehu vlerësimin e adminsitratës prezidenciale për daljen e këtij vëllimi dhe autorin e saj. Mes të tjerash, Z. Nistor tha: “Dua mbi të gjitha të shpreh vlerësimin a administratës prezidenciale për këtë gjest njohjeje dhe shpërndarjeje të kulturës së minoritetit shqiptar, mbase më pak të njohur për popullin rumun. Pjesëmarrja në këtë promovim e përfaqësuesve të institucioneve qëndrore rumunetregon se tematikaekulturës dhe e identiteteve kombëtare në hapësirën rumune vlerësohet dhe çmohet. Për autoritetet publike, të bësh të njohur kulturën, historinë dhe letërsinë e një minoriteti, të popullit shqiptar, historia e të cilit gërshetohet me atë të popullit rumun, është një vlerë e shtuar. Besoj se vlera më e madhe e kësaj vepre, e studimit tuaj, z. Topçiu, qëndron jo vetëm në faktin se ajo zbulon për shqiptarët e Rumanisë ose për shqiptarët në përgjithësi aspektet themelore të historisë dhe kulturës së tyre, por edhe në faktin se u tregon minoriteteve të tjera të Rumanisë dhe rumunëve pasurinë e diversitetit, diversiteti cili ka bërë që në këtë hapësirë të mund kemi jo vetëm një të kaluar, por edhetë shpresojmë me besim në një të ardhme të përbashkët. Kjo e ardhme e përbashkët europiane nuk mund të ndërtohet pa njohje, pa mirënjohje dhe pa respekt. Vepra juaj, që sot po ibëhet e njohur publikut,është një ndihmesëe rëndësishme, për të cilën ju përgëzoj përzemërsisht edhe njëherë”.
Në emër të Parlamentit të Rumanisë përshëndeti kryetari i Grupit Parlamentar të Pakicave Kombëtare, deputetiVarujan Pambuccian, e cili vlerësoi daljen e këtij libri dhe përgëzoi autorin e tij. Mes të tjerash, z. Pambuccian tha: “Vepra eshtë rezultati evident i një pune dhe njohjeje në detaje a shprehjes letrare të një populli, dhe kjo është një gjë e vështirë për t’u realizuar. Ne që ndodhemi në këtë promovim jemi të privilegjuar që mund të njohim këtë autor që ka mundur të na paraqesë këtë vëllim.Botimi i kësaj vepre është po aq i rëndësishëm sa dhe botimii veprës së Kadaresë, të cilin e vlerësoj pa masë. …Pak njerëz e kanë marrë përsipër të bëjnë histori të letërsisë së një populli, sepse është një ndërmarrje shumë e vështirë, dhe të shkruash një histori të tillë në një vend që është tjetër nga vendi yt është edhe më e vështirë. Është një punë para së cilës përulem me nderim.Shpresoj, Z. Topçiu, të na sillni gjëra të tjera interesante dhe shpresoj të takohemi përsësri për të tilla evenimente.”
Z.Andrei Țărnea, Drejtor i Përgjishëm pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme, lexoi letrën e urimit që Ministri i Punëve të Jashtme të Rumanisë, Bogdan Aurescu, ia drejton autorit të veprëssi dhe shoqatës ALAR për veprimtarinë e saj.Përfaqësuesi i MPJ të Rumanisë u shpreh: “Kam kënaqësinë t’ju drejtohem juve me rastin e një evenimenti të rëndësishëm kulturor, që feston në të njëjtën masë thellësinë e kulturës shqiptare si dhe përpjekjet domethënëse të një njeriu të shquar të kulturës, Dr. Luan Topçiu, për të paraqitur gjithë historinë e letërsisë shqipe për publikun e specializuar dhe, besoj, edhe për dashamirësit e letërsisë në Rumani”. Ai foli, gjithashtu, për marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve dhe ndihmën që Rumania ofron në procesin e integrimit europian të Shqipërisë, duke nënvizuar: “Në tërësinë e përpjekjeve të promovimit të marrëdhënieve rumuno-shqiptare, ky eveniment përmirëson gamën e veprimeve politike dhe diplomatike në nivel qeveritar sektorial,(…)megjithëvështirësitë e krijuara nga pandemia, kur marrëdhëniet me Republikën e Shqipërisë ka përfshirë edhe komponentën e transferimit të ekspertizësnë mbështetje të aderimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, objektiv që Rumania e mbështet në mënyrë të qartë dhe konstante. Shprehim mbështetjen tonë për konsolidimin e marrëdhënieve midis vendeve dhe popujve tanë, sidomos në linjë kulturore. I dëshirojmë ALAR-it dhe zotit Topçiu shumë sukses në aktivitetin e tyre. Kemi besim se së bashku, nëpërmjet përpjekjeve të vazhdueshme,në të cilat Ministria e Jashtme Rumune mbetet një partener i afërm, kontribuojmëpër thellimin e marrëdhënieve dypalëshe në bazë të vlerave dhe parimeve demokratike, në një frymë të sinqertë dhe konstruktive. Të shpresojmë nëbashkëpunimin edhe në frymën e këtij libri dhe me një hapje drejt asaj që është më e afërt për shpirtin e një populli siç janë poezia dhe letërsia”.
Në emër të Qeverisë së Rumanisë, përshëndeti edhe zëvendëssekretari i shtetit i Departamentit për Marrëdhënie Ndëretnike në Qeverinë e Rumanisë, z. Thomas Șindilariu, i cili vlerësoi veprën, duke theksur edhe rëndësinë e promovimit të diversitetit në kulturën rumune. Mes të tjerash ai tha: “Vepra ndriçohet nga persepektiva e brendshme dhe nga perspektiva e jashtme, kjo gjë sjell dhe magjinë e këtij libri shumë të rëndësishëm. Punimi juaj, zoti Topçiu, është një studim i sistematizuar, është një studim tepër serioz i mirëseardhur në kulturën rumune.”
Në emër të Patriarkanës së Kishës Ortodokse të Rumanisë dhe të vetë Patriarkut Daniel, përshëndeti Prifti Prof. Dr. Stefan Buchiu, me origjinë shqiptare, babai i të cilit ka shërbyer si prifti kishës shqiptare të Bukureshtit.“Çdo njeri që promovon kulturën sjell një ndihmesë në afirmimin e kombeve dhe kulturave të tyre.” – u shpreh ai”.Lidhur me origjinën e tij shqiptare, At Buchiu tha se: “Ndihem shumë mirë në praninë tuaj, sepse gjyshërit e mi kanë ardhur nga jugu i Shqipërisë. Babai im ka mbrojtur tezën e doktoratës për kishën autoqofale shqiptare dhe për personalitetin e Fan Nolit”.
Në këtë eveniment ishin të pranishëm, gjithashtu, deputeti George Paladi, anëtar i grupit parlamentar të miqësisë Rumani-Shqipëri,si dhe Z. Nicolae Brînzea, përfaqësues i Sekretariatit të Përgjithshëm të qeverisë rumune.
Për veprën foli në mënyrë të hollësishme shkrimtari dhe kritiku letrar, Marius Chelaru, zëvendëskryeredaktor i revistës prestigjioze “Convorbiri literare”. Z. Chelaru, kritik dhe njohës i letërsisë shqipe, e konsideroi veprën si një realizim të jashtëzakonshëm. “Është e dyta histori e plotë e letërsisë shqipe në botë, pas asaj të Robert Elsie-së, të shkruar në anglisht. Por ky libër është ndërtuar në një mënyrë origjinale. Autori zbulon proceset letrare, përmes një metode koherente, zbulon autorët e rëndësishëm. Letërsia shqiptare, sipas studiuesit Luan Topçiu, është një letërsi europiane, e pasur, me autorë të rëndësishëm, deri tek niveli i shkrimtarit me njohje botërore, Ismail Kadare”.
Për veprën foli edhe zëvendësministri i Kulturës dhe shkrimtari Mihai Firică, i cili u shpreh se:“Ndodhemi para një evenimenti që do të shënjojë historinë letrare të Rumanisë, por dhe të Shqipërisë. Jam në dijeni të plotë të promovimit të kulturës shqiptare në Rumani. Nuk është vetëm një historie letërsisë, por edhe një histori e Shqipërisë, një demarsh kulturor, që krijon ura lidhëse midis dy kulturave. Libri bën një paraqitje dhe analizë të shkrimtarëve në të gjitha trevat e banuara me shqiptarë, dhe lëçitësi rumun mund të konstatojë procese të ngjashme të ecurisëletrare shqipe me letërsinë rumune. Është fjala për një vepër monumentale. Por, ajo që ndodh me shoqatën e shqiptarëve të Rumanisë, nuk të befason. Unë njoh nga afër revistën kulturore dhe shkencore Albanica, që e konsideroj, pa e ekzagjeruar, se është një nga nga revistat më të mira që del në Rumani. Profesor Luan Topçiu është një fat për kulturën shqiptare, por dhe për kulturën rumune, duke njohur edhe numrin e madh të librave të përkthyera në të dy gjuhët.
Zoti Dr. Radu-Cosmin Săvulescu foli në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të ALAR, por edhe në cilësinëe albanologut dhe bashkëpunëtorittë afërt i autorit.”Kam nderin dhe gëzimin të punoj nga afër me dr. Luan Topçiun, një njeri që karrierën dhe jetën e tij ia ka kushtuar letërsisë dhe kulturës në përgjithësi. Kjo vepër është e rëndësishme jo vetëm për kulturën shqiptare, por edhe për kulturën rumune, sepse gjuha rumune bëhet, këtu, mjeti për një histori masive dhe erudite të një letërsie tjetër europiane. “Historia e letërsisë shqipe” do të vendoset në raftet e bibliotekave kryesore të Europës dhe botës, jo vetëm si dëshmi e vlerës së pamohueshme të autorit, por edhe si kontribut që komuniteti shqiptar në Rumani, nga njëra anë, dhe gjuha rumune, nga ana tjetër, e sjellin atë në kulturën universale.
Në fjalën e tij, autori i librit, Dr. Luan Topçiu, falenderoi pjesëmarrësit, përfaqësuesit e institucioneve të larta të shtetit rumun, për nderin që i bëhet atij personalisht, por dhe letërsisë shqipe dhe kulturës shqiptare. Ai theksoi se “evenimenti i sotëm është një nderim që i bëhet të gjithë shkrimtarëve shqiptarë”. Lidhur me këtë nismë, Luan Topçiu u shpreh: “Në kontekstin kur në shekullin e kaluar u fol kaq shumë për krizën e romanit, krizën e poezisë, por edhe të historive të letërsisë, në vendet e Europës Lindore, u bë edhe më imperative rishikimi i vlerave (mutacioni i vlerave), sepse periudha e diktaturës komuniste krijoi një sinkopë në ecurine e natyrshme të letërsisë.”
Vëllimi “Historia e letërsisë shqipe: nga zanafilla deri më sot”, shkruar nga Dr. Luan Topciu u botua me mbështetjen e Qeverisë Rumune, dhe tashmë ka mbërritur në bibliotekat më të rëndësishme dhe institucionet kulturore në Rumani, Shqipëri dhe në shumë shtete të tjera Europë dhe në Botë.
Zyra e shtypit ALAR