
Prof. Dr. Ylli Pango/
Interesant jane minutat e para pasdite, kur fëmija i sapo ćliruar nga “kafazi” i gjumit e ëndrrave, vërshon në dhomën e lodrave dhe fillon t’i ritakoje miqtë një e nga një. (“Hë mo kali këtu je? Nuk shkove dhe ti të flesh gjumë? Po kur fle ti? Nuk të shoh të shtrihesh një herë? As ulur nuk të shoh. Kështu rri gjithmonë?”) “Dë-gë-dë dë-gë-dë!”I hypen lodres prej druri dhe fillon e kalëron…(“Uaaa arushi?! Hajde të ta puth pak turićkën..mmma..mmma…Sa të butë e ke…”)(“ Tollombacja tollombacja…prape fluturon ti? Zbrit moj poshte…) “Ke-te, ke-te, ke-te …”kjo eshte gjuha me tollombacen“Lapsat e vizatimit …de-ge de-de ge-de… da-di da-di ta-di…”fillon i rrjeshton..”Shkarravit diçka në letër me ngjyra…“De-ge-de, ke-te-ke, dë-gë-dë, …”Kjo është gjuha e tij me lodrat. Ende nuk i ka mbushur dy vjeç. U flet lodrave. Gjuhën që ai e di se do ja kuptojnë. Gjuhën bebore-Danjisht.Danja eshte animist. Uaaa…sa fjalë e madhe. Jo, eshte e thjeshte fare. Si vete ai. Ai mendon se lodrat janë të gjalla. Ndjejnë, mendojnë, kanë shpirt?( “E ku di ai ç’është shpirti?” ). Di, si nuk di. Di sipas mënyres se tij. Me ato mjete që i ka vënë në dispozicion deri tani trurthi i tij i vockël.A e dini se ai mendon, të themi, deri diku, si balinezet? Balinezët e Balit. Keni degjuar sigurisht per Balin, ishullin e larget, të arkipelagut të madh indonezian. Ndër më te vegjlit e tij. Perlën e kultures e turizmit të kësaj pjese kaq të magjishme të botes. Feja balineze, një lloj hinduizëm i veçantë sipas të cilit ćdo element i nënës natyrë është i influencuar ashtu si njeriu nga shpirti. Hinduizmi balinez me shume se hinduizem, eshte animizem. Besim se çdo gje qe ekziston ne natyre, ka shpirt. Eshte në një aspekt, aq feminore si fe. Sidomos në menyren si balinezet e shohin dhe e perjetojne kete. Në Bali trungjet e pemëve i veshin me rrypa bezesh si për t’i mbrojtur…Disa syresh sepse i konsiderojne te shenjta. Balinezet venë nëpër rrugë kutiçka të vogla letre a varaku mbushur me kokkrra per t’i ćukitur zogjtë kalimtarë. Si pjesë e natyres. Pjese e tyre. Pemë, zogj, njerez, tokë janë një. Kanë shpirt. Duhet te jenë një harmoni. Një here ne vit sipas balinezëve, toka duhet të bêjë pushim.Askush nuk lejohet të dalë në rruge për 24 orë. Që të mos “ndyjë” tokën. As turistet. Toka duhet te marre pak fryme lirisht. Të ćlirohet nga tere ato “pislleqe” që hedhin njerezia mbi te.Balinezet jane animistë si fëmijët deri në moshën 4-5 vjeç. Ndonese e di qe nuk eshte keshtu, ma ka qejfi te besoj se balinezet, janë ndofta ndër me te lumturit në bote. Bali jeton e rijeton feminine e vet. Atë të shoqerise njerezore. Kesisoj rrit dhe femijet e vet……”Hej njerez mos u merzisni. Mjaft u moret me gjera serioze… Beni pak pushim. Kthehuni a rikthehuni pak te bota e femijes! E në mos i paçi aty pranë, lexoni, shihni perfytyroni djçka që lidhet me botën e tyre…Do ju lehtesojë goxha…”…Ja të kthehemi te fëmija. Pasi mbaron me miq-lodrat, po i rikthehet TV. Nuk po ndjek lajmet sigurisht. As çeshtjen e dites: pushtimin e keshtjelles politike nga kalores idealiste mbi kuaj letre, që thyejnë me ushta, dyer hekuri( do te behej nje film i animuar kryeveper!)Danja po ndjek nje shoqezen e tij në youtube që po mëson format, ngjyrat, numrat…Diku ne Azi, Amerike, Afrikë, diku…Pastaj i kthehet një miushi të animuar…në ekran. Edhe ai është si ajo goca…Miush i zgjuar qe meson.Pastaj vjen e më hypen mua ne bark tek shkruaj i shtrire ne Notes e Iphone. Une jam lodra e rradhes. Kacavjerremi pak mbi babë, rrokullisemi në divan e perseri mbi. Jam pjese e lodrave…E botës së tij…Bota e tij, bota e mrekullueshme, bota e vertete, është një. Si ajo e Balinezëve. Një e tërë dhe e gjallë. Një frymë, një shpirt, një bukuri…