Priti e priti deri sot Lulzim Basha doli para deputetëve dhe popullit opozitar për të deklaruar se fillon koha për rrëzimin me forcën e popullit të Edi Ramës. Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka sulmuar sot kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij si të lidhur ngushtë me krimin. Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PD, kryedemokratik Lulzim Basha theksoi se faktet e vazhdueshme të publikuara nga opozita tregojnë se ministri i brendshëm Saimir Tahiri është i lidhur ngushtë me trafikun e drogës dhe se automjeti i tij është garanci për paprekshmërinë. Në këtë kuadër Basha e cilësoi Tahirin si “peshkun e qelbur nga koka” i cili sipas tij nuk mund të qëndrojë më në qeveri por vetëm të përballet me drejtësinë. “Ndërkohë Rama shton baronët e drogës, duke sulmuar opozitën dhe median, të vetmet institucione përpara kanabizimit. Këtë standart të zi e ka sjellë dhe ngritur në këmbë Edi Rama. Ministri i Ramës e ka shndërruar makinën e tij si sigurinë e trafikut të drogës. Saimir Tahiri, i cili është akuzuar nga Zagani që sot ndodhet në mbrojtje ndërkombëtare, i bëri kushërinjtë e tij të paprekshëm të njohur botërisht për trafikantë. Ndërkohë që ai deklaron se e ka shitur makinën, TIMS tregon Tahirin në timon. Sot u bë publik një fakt tjetër, siguracioni i makinës paguhet sot nga Saimir Tahiri. Ky është peshku i qelbur nga koka që nuk mund të qëndrojë në asnjë sistem tjetër veç atij të Ramës. Ora ka ardhur, të dalim të gjithë në rrugë dhe të rrëzojmë këtë pushte ttë kapur nga krimi” tha në fjalën e tij Basha .Sipas Kreut të selisë blu kjo u pa edhe në zgjedhje, dhe këtë shqetësim e ngritën edhe europarlamentarët dhe Uashingtoni. Për këtë arsye Basha nënvizoi se procesi i dekriminalziimit duhet të nisë sa më parë dhe se PD nuk pranon më zvarritje të këtij ligji. Për Bashën testi për Ramën është ligji dhe kjo “do ta ndajë shapin nga sheqeri”. Por ai u shpreh se Rama merr në mbrojtje baronët e drogës dhe ndaj ka frikë të nisë dekriminalizimin. “Në zgjedhjet vendore u përdorën masivisht paratë e krimit. Zgjedhjet e 21 Qershorit mbeten në klasë, dhe kjo jo e thënë vetëm nga opozita por edhe nga europarlamentarët Kukan dhe Fleckenstein. Zgjedhjet jo vetëm nuk ishin të lira, por ato minuan të drejtat themelore. Ashtu si Uashingtoni edhe Brukseli bën thirrje për largimin e të inkriminuarve nga shteti. koha po tregon se këtij kryeministri nuk i intereson as zhvillimin, as Uashingtoni dhe as Brukseli. Rama-Meta janë mbyllur në zullumin e klientelave të tyre, në bizneset dhe pasuritë e vëna me kontrabandë dhe korrupsion. Sot iu takon shqiptarëve të iu dalin zot dhe të marrin në duar fatin e aleancës me demokracinë. Kemi kërkuar futjen e projektligjin për dekriminalizimin dhe miratimin e tij brenda shtatorit. Duam miratimin e tij brenda shtatorit. Nuk duam meritat, por ligjin që të zbatohet. Dekriminalizimi duhet të ketë si armik vetëm kriminelët. Shqipëria ka marrë këto ditë nga Brukseli dhe Uashingtoni një mesazh të fortë për të nisur këtë proces. ndaj më shqetësimin se që nga marrëveshja nuk është bërë asgjë, duhet të ngrihemi e ta rrëzojmë.
Edi Rama është krenarë për përzgjedhjen e Prengës, Ndokës dhe shokë dhe nëse do të kthehej pas në 2013 sërish do t’i zgjidhte. Kjo është e papranueshme. Testi është ligji dhe ne nuk do të pranojmë asnjë zvarritje. Kjo e ndan shapin nga sheqeri.” u shpreh Basha .
Në vijim kreu i demokratëve akuzoi edhe kryeparlamentarin Ilir Meta i cili sipas tij nuk do të mund t’i shpëtojë fakteve për aferat e tij korruptive. “Ilir Meta me siguri feston të lidhjes së ministrit me trafikantë me shpresën se këto do t’i bëjnë hije skandalit të tij korruptive. Gënjeshtra me bisht. Faktet janë aty dhe drejtësia nuk do të vonojë për të. Sot qeveria Rama-Meta fut ujë në të gjitha anët dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe.” tha Basha .
Prandaj tha ai ,të bëhemi gati të gjithë ; opozitarë e jo opozitarë, kushdo që e ndjen se krimi po na mbyt e na merr frymen e gjithçka e ti rrëzojmë me forcen e popullit. Mesohet se një protestë e madhe po përgatitet në këto ditë në Tiranë e ku do të kërkohet dorëheqja e qeverisë ose në të kundërt rrëzimi i saj me forcën e protestës.
Po përgatiten gjithë skalionet specialistë të PD-së për tu përballur me forcat e Ramës para kryeministrisë. Grupi radikal në PD e ka akuzuar Bashën që nëse nuk fillon protestat pa ndalesë atëhere ai ka bërë kompromis me Ramën për të rrëzuar Metën me duart e PD-së dhe shpëtuar kryeministrin. Por duket se Berisha ka marrë informacione te korriereve të Bashës dhe ndaj ka bërë që sot lideri i selisë të deklarojë fillimin e rrëzimit të krejt qeverisë, pra edhe të Ramës, edhe të Metës.