BASHKËBISEDIM NDËRVATRANË:MIRË SE ERDHË NË VATËR!
Kryetarja e degës në Washington DC, zonja Merita Bajraktari i shkruan kryetarit te Degës Westchester,njëkohësisht kandidat për Kryetar i Federatës VATRA, z. Nick Markola
Përshëndetje Nick,
Gëzohem që po komunikojmë dhe po njihemi. Fatkeqësisht për arësye familjare, s’munda të marr pjesë fizikisht në Kuvend, kështu që materiali juaj elektronik* do t’më shërbejë mua dhe Vatranëve në DC të njihemi më konkretisht me mendimet dhe idetë tuaja për VATRËN Dje, Sot dhe Nesër.
Kam lexuar disa nga artikujt tuaj lidhur me ekonominë dhe financat në gazetën “Dielli”. Kam parë dhe videot nga daljet tuaja në TV (FOX Business) dhe ju përgëzoj për arritjet profesionale.
Meqë nuk kemi komunikuar më parë, dëshiroj që me këtë urim për suksesin profesional, të bashkoj edhe urimin tjetër:
Mirësevjen në Vatër dhe urime për krijimin e degës së VATRËS në zonën ku ju jetoni e punoni.
Shpresoj që të vendosim një komunikim efektiv ndërdegësor dhe të bashkëpunojmë për hedhjen dritë mbi të kaluarën e Vatrës, të përparojmë Vatrën sot dhe të piketojmë Vatrën në shekullin e dytë të jetës së saj dhe më tej.
Zoti ju bekoftë të gjithëve që lexuat mesazhin dhe faleminderit për kontributin tuaj personal e familjar.
“Gur , gur bëhet mur” – i themi ne andej nga Devolli 🙂
Sinqerisht,
Merita B. McCormack
VATRA-DC Chapter
meritabmccormack@gmail.com
• Zoti Nick Markola paraqiti në Kuvendin e Vatrës Vizionin e tij për Vatrën. Këtë material ai ua vuri në dispozicion Listës së Këshillit përmes emaileve, përfshirë edhe kryetarët e degëve.
Pjeter Jaku says
E nderuara Merita,
Per ne qe ishim delegat, te pakten me dy vjet jete dhe nje jete njohje me Vatren, nuk na la shije te mire paraqitja e disa grafikave krahasuese, ngjashem me nje plan biznesi. Me dy foto dhe 6 pika nuk mund te marresh drejtimin e Vatres, nje Organizate historike, qe dikur luajti rolin e shtetit shqiptar, kur ai nuk ekzistonte. Vatren e mbajten nacionalistet e thinjur, duke e ruajtur si gjene me te shtrejte, edhe pse provuan ta ndajne dhe ta marrin, ne thelb ajo mbeti Vatra e qellimit qe u nis. Nik Markolaj e kushdo tjeter, ti kishte te pakten nja dy vjet ne Vater, pastaj te pretendonte per kryetar. Ka kohe. Le te presim e ta vleresojme para se ta votojme symbyllurazi.
Pjeter Jaku, ish delegat i ketij Kuvendi