Nga Fritz RADOVANI/*
Ne Foto: MARK ÇUNI (1920 – 1946)/
HAPNI 36 DOSJE!/
■“… Kallxon nji zojë e cila, aso kohe bante punën si përkthyese në shërbim përsonal të sekretarit të Partisë Enver Hoxhës, në marrëdhanje diplomatike me ambasadën e Jugosllavisë në Tiranë, si nji ditë me nji bashkëfjalim ndërmjet ambasadorit titist e Enverit, ky i fundit shend e verë i paska pasë kumtue përfaqësuesit të Beogradit gati-gati si tue u krenue: “E mbytëm Patër Anton Harapin e, me té kemi plagosë për vdekje Klerin Katolik!..” Simbas rrëfimit të grues, ambasatori diplomat i vjetër pan-serbian i paska pasë përgjegjë: “Po, po! Po keni endè gjallë Patër Gjon Shllakun, i cili peshon shumë, duhet” – vazhdoi ai “si mbas porosisë që kam prej qeverisë sime, të zhdukni Shllakun dhe të shkatrroni kulm e temel çerdhen e Klerit Katolik në Shkodër, me në krye Françeskanët!” Shkruen At Daniel Gjeçaj O.F.M. tek libri “Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare 1944 – 1990” fq. 36, 1993.
■Këte e verteton dhe z. H. Kissinger në librin “Diplomacia”, fq. 443, ku nder tjera thotë:
“Stalini mundi të impononte kufijtë e Europës Lindore pa ndermarrë një risk të tepruar, sepse ushtritë sovjetike i kishin pushtuar këto zona… Dy vitet e para pas luftës, vetëm Jugosllavia dhe Shqipëria vendosën diktatura komuniste.”…
■Bota vazhdonte me u la në gjak, e bombet binin mbi kokat tona kur Trimi i Nderuem Mark Çuni, mendonte per Liri, Paqë dhe Demokraci Europjano Përendimore…
Mark Çuni ishte nga fshati Bushat i Shkodres, u pushkatue në moshen ma të bukur 26 vjeçare. Ai e formoi këte Organizatë antikomuniste “Bashkimi Shqiptar” me të gjitha besimet, per me realizue zgjedhjet pluraliste në Shqipni, atëherë kur ende nuk diheshin “rezultatet e Konferencës së Jaltës”, pikrisht kur Enver Hoxha, kerkonte me rrejtë e me mashtrue në Shkoder, si gjithmonë, me anen e agjentit stalinist Sejfullah Maleshova, per “zgjedhje demokratike” dhe “Shqipëri të Lirë e të Pavarur”, atëherë kur, thundrat e sllavokomunistëve barbarë Tito dhe Stalin, kishin fillue me zhytë në gjak e terror mbarë Popullin Shqiptar. Sejfullah Maleshova kerkoi me u takue me At Gjon Shllakun, per me i mbushë mendjen me formue një “Parti Demokristjane”… Falë nderhymjes së At Mati Prennushit, Provinçial i Françeskanëve të Shqipnisë tek Imz. Gasper Thaçi, që ishte aso kohe Argjipeshkëv i Shkodres, dhe pengohet mashtrimi i At Gjon Shllakut O.F.M., nga
agjenti Sejfullah Maleshova, i cili ishte dergue nga Enver Hoxha për atë qellim.
■Dosjet vertetojnë se At Gjon Shllaku nuk ishte në asnjë parti dhe organizatë asnjëherë!
1945 DOSJA E MARK ÇUNIT:
■MARK ÇUNI ASHT THEMELUES I ORGANIZATËS SË PARË EUROPJANE ANTIKOMUNISTE “BASHKIMI SHQIPTAR” NË SHKODER, NË VITIN 1945!
■Ai deklaron para gjyqit që po zhvillohej në Shkoder nga data 31 Janar 1946:
“Unë dhe Prof. Gjelosh Lul Marku kemi drejtue punën e kësaj organizatë. At Fausti ka kenë në Tiranë deri në maji të ’45, pra, nuk ka dijtë gja kur kemi formue organizatën. Fausti e Dajani nuk na kanë folë për politikë… Me At Gjon Shllakun nuk kam pasë asnjë lidhje për këtë punë… Nuk dij se asht bisedue për “dorën e zezë” ndonjëherë. Unë kam veprue në kundërshtim me rregullat e seminarit, por këtë e kam ba në kokën teme, e dij se asht gabim por unë e kam ba… Për traktin e dërguem prej xhakonit Gjon Shllaku tek Tuk Jakova, unë nuk dij gja. As për atentat nuk dij se asht bisedue… Klerikët nuk kanë ba pjesë në organizata politike mbasi e kanë të ndalueme, dhe as na nuk e kemi kërkue një gja të tillë. Faji bie mbi mue…” (Arkivi i Min. P.Mbrendshme, Tiranë 1998)
■Sigurimi i Shtetit akuzoi si pjesëmarrës në këte Organizatë këta persona:
- At Giovani Antonio Fausti S.J., vjeç 46, nga Breshia, Itali.
- At Daniel Llesh Dajani S.J., vjeç 43, nga Blinishti, Zadrimë.
- Mark Ndoc Çuni, vjeç 26, nga Bushati, Shkodër.
- At Gjon Loro Shllaku O.F.M. vjeç 38, nga Shkodra.
- Gjergj Vat Bici, vjeç 26, nga Gurzi, Milot.
- Gjon Prenk Shllaku, vjeç 22, nga Shkodra.
- Ndoc Gjelosh Vata, vjeç 24, nga Gurzi, Milot.
- Preng Llesh Lezaj, vjeç 24, nga Bulger, Lezhë.
- Pjetër Gjok Ejlli, vjeç 20, nga Beltoja, Shkodër.
- Andro Lubo Petroviq, vjeç 32, nga Shkodra.
- Ernest Gjok Dema, vjeç 26, nga Shkodra.
- Gjelosh Lulash Bajraktari, vjeç 20, nga Ndreaj-Shosh, Dukagjin.
- Luigj Ndoc Kçira, vjeç 20, nga Shkodra.
- 14. Prof. Gjelosh Lul Marku, vjeç 32, nga Kastrati, Shkodër.
- Zef Gjin Mirdita (Buka), vjeç 19, nga Shkodra.
- Gjovalin Kol Zezaj, vjeç 17, nga Shkodra.
- Nino Zef Kurti, vjeç 30, nga Shkodra, ish oficer.
- Myfit Qamil Bushati, vjeç 18, nga Shkodra.
- Qerim Sadik Myftari, vjeç 27, nga Vuthaj, Guci.
- Luigj Sokol Shoshi, vjeç 32, shegërt i Kaçulinit në Shkodër.
- Frano Pjetër Mark Mirakaj, vjeç 29, nga Iballe, Pukë.
- Pjetër Palok Berisha, vjeç 30, nga Shkodra, ish oficer.
- Osman Brahim Plaka, vjeç 25, nga Tirana, ish oficer.
- Pjetër Sali Pjetërnikaj, vjeç 33, nga Mërturi, Dukagjin.
- Pjetër Mark Delija, vjeç 18, nga Shoshi, Dukagjin.
- Dedë Mëhill Deda, vjeç 30, nga Palaj, Dukagjin.
- Jakë Vas Çunaj, vjeç 23, nga Bushati, Shkodër.
- Pashuk Kol Matia, vjeç 22, nga Bërdica, Shkodër.
- Pjetër Kokërr Gjoka, vjeç 27, nga Toplana, Dukagjin.
- Nik Deli Lekbibaj, vjeç 30, nga Nikaj, Dukagjin.
- Rrok Martin Lacaj, vjeç 22, nga Bushati, Shkodër.
- Çesk Zef Gjeluci, vjeç 20, nga Shkodra, punëtor në Shtypshkronjën Françeskane.
- Ndoc Rrok Jaku, vjeç 44, nga Jubani, Shkodër.
- Tonin Nush Bianku, vjeç 18, nga Shkodra, punëtor në Shtypshkronjë.
- Lazër Simon Kodheli, vjeç 17, nga Shkodra, punëtor në Shtypshkronjë.
- Ndue Bib Doda, vjeç 31, nga Kaçinari, Mirditë.
■Me datën 22 shkurt 1946, u dha vendimi i Gjykatës Ushtarake në Shkodër, dhe mbasi u njoftue zyrtarisht Tirana, vjen kjo përgjegje:
Gjykatës Ushtarake Shkodër, nr. 6-55, dt. 26. 02. 1946,
(Dosja 1068, Arkivi M.M.Tiranë):
“Aprovohet ndëshkimi me vdekje për:
- P. Giovani Fausti nga Breschia Itali,
- P. Daniel Dajani nga Shkodra,
- P. Gjon Shllaku nga Shkodra,
- Mark Ndoc Çuni nga Bushati,
- Qerim Sadik Myftari nga Vuthaj, Guci,
- Gjelosh Lulash Bajraktari nga Dukagjini.
Na lajmëroni datën e ekzekutimit dhe vullnetin e tyre të fundit.
Ndëshkimi me vdekje i Gjergj Vat Bicaj, kthëhet në burgim të përjetëshëm.
Aktet e fajtorisë të Frano Pjetër Mark Mirakaj, kanë për t’u shqyrtuar më vonë dhe vendimi do t’ju komunikohet mbas shqyrtimit.
Ministri i Luftës dhe i Mbrojtjes Kombëtare
Gjeneral Kolonel Enver Hoxha d.v.
■“Sot ditën e hënë, datë 4-3- 1946 ora 05.00, në vendin e caktuar u ekzekutuan armiqtë e popullit, dhe vullneti i tyre i fundit ishte:
- Gjelosh Lulashi: “Thoni babës të më falin se e kam trazue. Të më falin shokët, se ndonji shpifje e kam ba prej zorit qi kam pasë. Nanës të fala dhe të mi puthin vllaznit. Borxhet që kam mbetë të mi paguejn prindët. I fali me zemër të gjithë ata që më kanë ba keq. Rrnoftë Shqipnia!”
- Patër Danjel Dajani: “I fali ata qi më kanë ba keq. Jam kondend se po vdes i pafajshëm, ma mirë se fajtor. T’i japin prindët (far’e fisi), P. Zef Shllakut me pasë me më thanë dy meshë.”
- Patër Giovani Fausti: “Jam kondend se vdekja po më vjen tue krye detyrën teme. Dërgoni shëndet Jezuitve, xhakojve, Apostolikve dhe Argjipeshkvit. Rrnoftë Krishti Mbret!”
- Patër Gjon Shllaku: “Lamtumirë mi thoni shokve Françeskanë dhe të gjithë të njoftunve. Rrnoftë Krishti Mbret dhe Rrnoftë Shqipnija!”
- Mark Çuni: “I fali të gjithë ata qi më kanë gjykue, dënue, si edhe ata që do të më ekzekutojnë. I thoni nanës që i kam Ludovik Rashës 15 napolona borxh dhe t’ja paguejnë. Rrnoftë Krishti Mbret dhe Rrnoftë Shqipnija!”
- Qerim Sadiku: “I fali ata qi në çdo kohë mund të më kenë ba keq. I fali edhe ata që më kanë dënue me vdekje, dhe ata që do të më ekzekutojne. Rrnoftë Krishti Mbret, Rrnoftë Shqipnija!”
Prokurori Ushtarak (Tonin Miloti) d.v.”
■Me daten 3 Korrik 1946, Gjykata Ushtarake Shkoder njoftohet: “Aprovohet ndeshkimi me vdekje i Frano P. Mark Mirakës. Njoftoni daten e ekzekutimit e vullnetin e tij të fundit. Nenshkruen Frederik Nosi d.v.
■Nuk shenohet se: Frano Mirakaj nuk pranoi me nenshkrue bashkpunim me sigurimin.
■Në lidhje me këte “Dosje” u mbyt në hetuesi Av. Muzafer Pipa dhe Prof. Kolë Prela… Pasuen… Av. Paulin Pali, Kolec Deda, Simon Darragjati e sa intelektualë Shkodranë!
***
■Porosia e qeverisë jugosllave u zbatue plotsisht. Prandej, sherbëtori tradhëtar E. Hoxha, me daten 1 korrik 1946, u dekorue “Hero i Popujve të Jugosllavisë”, dekoratë që e ka edhe sot “atje ku asht”! Po, ky tiran nuk asht i vetmi që u dekorue per Gjenocid!
■Kulmi po shembej… E, Thëmelet, u mbyten në gjak!.. Këte sjellë prap “rilindja”!
Vazhdon Pjesa e IV.
Melbourne, Mars 2016.
* Pjesa e III
Shkambi says
Ky shkrim asht fund e krye një Dosje për Organizatën e Bashkimi. Sa njerëz janë akuzue e sa janë torture e likujdue. Projekti ishte; Të shfarosej Fjala e Lirë për Shqipninë! Nuk e donin banda me kryediktatorin e Tiranës, nuk e donte Beogradi me Moskën. Por edhe pse zhdukën autorët e ksaj masakret, nuk arritën të zhduknin gjurmët e deshmive. Askush nuk ka dertë për kët dokument që i akuzon realisht për nji gjenocid ndaj shqiptarve të Veriut nga Tirana e zezë, por historija po ban gjykimin e vet.
fani says
Z. Radovan Keni pershkruar drejt.Ceshtja kombetare eshte culahit,kolovite sipas oreksit dhe Jo sipas drejtsis.lufta per lire d democracy zhvillohet ne grupe me te pregatitura me agjitacion me goje e me shkrim.Fjala e lire eshte ndaluare padrejtsish.Nje her me ka Ra Rasta te kerkoj takim kur ishtne ne platfomen e nje ndertes ,u ktheva per ti Marr nje mendimi
aranir celes per ifdetifikimin 4-5vetave ne nje fotografi dale ne shkoder.Po tha hajde pas diet ne shtepin e parities aranit celos Ku Ai Ishta Ne nje fotografi ne shkoder e mes tjereve njfeshin 3 I thash a mund te mi thosh??Mora fotografin e futa ne nje liber te Vogel dhe futa ne xhep D.N. me ndihmoj Ta takoja.me trgoj ke njfte njfte te gjith.Une I pata thane qe ne ate fotografi Ishte nje njeri I imi,por atehere nuk mundesh me fole per rrethana te dyshimta te vrasjes apo asgjesimit.Por ai trgoi nje episode qe demaskonte vrasjen apo vdekjen aksidentale.Araniti Ishte officer ne gjykate ne ate Ko.he app prkurori.Personi qe interesohesha,gjat Luftes Ishte me polite me te Lartt,e me grad me te madhe,por tash pas luftes vetem grada Ishte sepse Ishta ul ne dispozcion , pa pune etj. Araniti tha Ishim ne hotel Turizmin ne shkoder,atehre I ushtarakve.kishin Arthur nga Tirana zv. ministry I punve (Me pozite ne byro politike ) bredshem e drejtori sigrimit shtetit,z.th.se ky officer nuke kishte pranuar me,nenshkruar deklarata per disa persona qe kishin Djemet e tyre ne Bata,ionin pgaraushtarak.Kur erdhen ne hotel,oficer med grade te macdhe por polite te vogel Ishta shtrir ne krevat dhe e kishte marr Gjumi me nje gaze ne DORE, pas Derek.Une araniti ju thash ky esht permenda … enmrin e mbiemrin…zv.min tha ky esht….. …… ??…prsert emrin e mbiemrin me nencmim z. th..Ai e degjoi dhe shpejt e eshpjt u ngrit, Po, tha une jam. P.s. s.v.shqiptar e bire shqiptari.zv. min.ju trimrua,oficerri kapi per Copa te xhaketes,dhe ja zgdulluan site z.tjh.,te dy deshen te nxjerrin revolet,por oficneri ndodhej ne pozita me superiore ndofta se Ishte officer karrjere dhe me gjate(duket ka dasht me shperthye paknaqesin,sepse nuke e dinte pse Kane Ardhur.Ka menduar se mos leshimi I deklarates“ qe I nuk njfte baballaret e paraushtarakvee Ishta mbyllure???).Araniti tha nderhyra sepsis evnjfja die nuke u sill mire nee prezantim z th. dhe e terhoqa per krahu .l thrash z th nuke veprove mire esht me I mash nga Ti se paku nga mosha..Njoftova degen e bredshme qe z.th.Ai mos te vine ne hotel.lsghalla nuke e padit officer se z th. Pati fajne e provokoi. Nuke Po zgjatem se eshte historic e gjate,por me vone kam lexuar nje list,te gjate te oficerave madhor,5-6 vetee,m.u.,s..b.y.a.,b.n,. etj Qe kishin leshuar deklarata per denimin e te burgosurve ne shkoder vita 45-ndofta DBS 46, ne internet internet ndodhet edbe Ky material.Pra dikush ja ka bere sherbimin ATIJ sistemi e.h. dhe pa shkolle ka bere karrper Ai qe ka kundershtuar eshte cduk pa gjurme,eshte denuar me deklarata fallco,ose ka perfndua burgjeve e kampeve te perqendrimit,per nje fjale goje ose pasi dikush ,ka shpiff per ego Apo per karrjer.