NGA BEDRI BLLOSHMI/
E ndjej detyrë morale të sqaroj për disa akuza në drejtim të personit tim dhe familjes time, miq, dashamirës, bashkëvuajtës e shokë të kalvarit komunist.
Gjithkush në familje, ka problemet e veta; për arsye të ndryshme dikush i zgjidh me mirëkuptim apo me një formë të pranueshme për të dy palët. Unë kurrë nuk e kam menduar që problemet e shtëpisë time t’i hedh në treg dhe askush nuk e bën një gjë të tillë, por i’a lë opinionit publik t’a gjykojë veprimin e tij.
Në data 30 shtator 2003, mamaja ime Nadire Sadik Blloshmi ka ndërruar jetë.
Bahkëshortja ime akuzohet se nga viti 2003 deri në vitin 2013, ka tërhequr pensionin e mamasë time, me dokumenta të fallsifikuara. Ky fakt nuk qëndron dhe për të vërtetuar këtë, unë po j’u paraqes dokumentin zyrtar nga zyrat e pensioneve të rrethit Elbasan ku sqarohet se: Nadire Sadik Blloshmit i është ndërprerë pensioni më datën 30 shtator 2003, muajin e ndarjes nga jeta dhe është e dokumentuar nga vërtetimi i ISSH Elbasan me nr. prot. 2701, dt. 10.06.2014.
Akuza tjetër, se kam marrë shtëpi në emër të vëllait tim të pushkatuar më 17 korrik 1977 nga terroristët komunistë, të ndjerin Vilson Blloshmi, është sa bajate po aq e pavërtetë. Dhe për këtë, po j’u paraqes një dokument nga Enti Kombëtar i Banesave, me nr. prot. 1851/1, dt. 13.06.2014.
Tjetër shpifje se unë kam marrë dhe vazhdoj të marr donacione të ndryshme dhe i kam përvetësuar, është krejtësisht e pavërtetë. Për këtë akuzë ftoj të dal një donator, ku të thotë se më ka dhënë qoftë edhe një qindarkë të vetme.
Janë plot shpifje të tjera që kam neveri t’i kujtoj, siç është rasti i dokumenteve të babait tim për marrjen e dëmshpërblimit, i cili në prezencën e kushëririt tim Mit’hat Blloshmi, që është dhe nipi i babait tim kanë bërë prokurën në qytetin e Librazhdit, ku unë të tërhiqja të hollat që i takonin. Ky dokument është në Ministrinë e Financave (Sektori i Dëmshpërblimit) dhe kush do t’a vërtetojë, le t’a kërkojë. Nuk dua t’ju bezdis më shumë, duke përgënjeshtruar të tilla shpifje.
Do j’u kërkoj që askush të mos bezdiset për sa më sipër, se unë e kam të qartë se ata që më njohin e kanë jetuar nëpër kampe e burgje, miqtë apo armiqtë që kanë ndikuar në shkatërrimin e familjes tonë, të cilët unë i kam zbuluar, nuk i besojnë ato shpifje të stisura.
Besoj se nuk kam çfarë të sqaroj më shumë.
Duke i falenderuar dhe ata shokë e miq të shumtë e bashkëvuajtës për telefonatat e tyre duke m’u lutur që të mos shqetësohem aspak për gënjeshtra të tilla.
Me shumë respekt
Bedri Blloshmi
PS: Shkrimi i ardhur ne posten elektronike te Diellit, shoqerohet nga dy dokumente ne PDF, nga Enti Kombetar i Banesave, ku sqarohet se Vilson Sami Blloshmi nuk eshte trajtuar me apartament nga ky ent si i denuar politik.
Po ashtu nje shkrese tjeter me Nr. Prot.2701, date 10 qershor 2014, Instituti I Sigurimeve Shoqerore verteon se e ndjera Nadire Sami Blloshmi e ka terhequr pensionin deri ne daten e vdekjes, 30 shtator 2013.
Zoti Bedri Blloshmi ka mare nje shtepi ne emer te Vilsonit,por ate e shiti, aktualisht jeton me qira afer presidences por ka dhene dhe nje shtepi dhom e kuzhin te tijen te dhene me qira e cila ndodhen afer gardes.Por duhet thene te verteten se eshte mjaft i pandershem dallkauk mashtrues shpif trillon qan te serviloset ka shume te keqija ne veten e tij.Por besoj se duhet te hetohen akuzat e mbeses dhe te nipit.Keto dite ka mare dukumenta te paverteta sikur nuk ka mare shtepi gjithashtu dhe nje dokument se gjasme pensionin Nora e ka mare mbrenda kohes kur ka qene gjalle Nadireja ma,aja e Vilsonit.
Bedri Blloshmi ka bere 16 vite burg,ne minier 2000metro thell nen toke.
Turp kush flet keq per zotin Blloshmi
PS: Shkrimi i ardhur ne posten elektronike te Diellit, shoqerohet nga dy dokumente ne PDF, nga Enti Kombetar i Banesave, ku sqarohet se Vilson Sami Blloshmi nuk eshte trajtuar me apartament nga ky ent si i denuar politik.
Po ashtu nje shkrese tjeter me Nr. Prot.2701, date 10 qershor 2014, Instituti I Sigurimeve Shoqerore verteon se e ndjera Nadire Sami Blloshmi e ka terhequr pensionin deri ne daten e vdekjes, 30 shtator 2013.
Ju lumte Z.Bedri!Keni qene dhe jeni I nderuar.Shqiptaret ne pergjithesi kane smire dhe ego.Edhe pse ke vuajtur shume ju dhe Familja nuk qenkan ngopur.Ctregon kjo?Budallallek dhe naivitet.Blloshmet kane qene gjithmone te respektuar.A mund te ndahen gishtat e dores?Perse nipi apo Mbesa behen xheloze?Dhe nese perfitoni nga Vellai c’te keqe ka?Cili eshte me afer,nipi apo vellai?Nipi dhe Mbesa duhet te jene krenare per Bedriun.Uroj jete te gjate Bedriut se bashku me Familjen.
50 vjet me tutjus, 25 vjet ngelur hapte, me shqetson dhe 25 vjetshi tjeter dhe shqiptaret do te kullojne jarge si qene te terbuar me goje hapur! Mifin aren e tyre dhe bejne kasavetin e Botes. E kane me kollaj me u marre me Beriun se sa te faktojne nje dokument nga organizmat perkates qe vihen ne dyshim per shkelje te ligjeve! Edhe kur e emroi drejtor burgu socialistja cfare nuk thane per te. Bej punen zotri, zbato ligjet dhe le te presim per nje cerek shekulli zotri, se shqiptaret me keto merren, prandaj jemi bere gazi i Botes!
Zoti Ilirjan Selman Blloshmi ke respektin e gjith shqipetarve kudo qe ndodhen,Bedriu eshte shume i lig shpirtzi, por ka dhe gruan te quajtur Nora nga Turani i Korçes eshte me e lig me shpirtkazem superinjorante injorante.Zoti juve Ilirjan ua befte drite qe shkruajte nje pjese te poshtersirave te Bedriut.Fate i madh qe larguan kete delenxhi kete te pabese ke te imoral nga puna Bedri Blloshmin shume i lig dhe i pandershem.
Bedri Blloshmi eshte shkak i vrasjes se dy poeteve-
Gjithcka filloi ne mars 1976.Bedri Blloshmi kishte zene te hasdisej me magazinjeren e Quksit dhe ju duke vetja si me i bukuri fshatit.Filloi ti vardisej të bijës së kryetarit të këshillit të fshatit,që kishte një baba kokoroç,që e thirri Bedriun për sqarime në zyrën e tij.
Aty i dha një dajak ku të dhëmb e ku të djegë,ashtu fshatce,sa Bedriu ulërinte si gomar-Boll,se do të tregoj kush e shan partine në fshat!
Gjate një mbledhje më kuadrot e partise në Librazhd,ky kryetar keshilli i thotë kryetarit të degës se puneve te brendshme i quajtur Merdar Hasa :- Shiko,se keni një thesar të pazbuluar në Bërzheshte! E therrasin Bedrinë për zbor,e mbajtn me të ngrëne e te pirë dy muaj rrjesht në hotel-turizmin e Librazhdit,sa u rrefye mire,jo vetëm për të vëllane Wilson Blloshmin dhe kusheririn e tij Genc Leka,por edhe për magazinjerën rruspien me gjithë të shoqin që vidhnin,kafsharët ,që hidhnin plehun në përrua,ca sharrxhinj trupash në Stravaj.Si u zbërthye mire Bedriu,u arrestuan dy poetet dhe grupi i sabotatoreve,
Dy poetet,që përmbushnin kushtet politike si kryetarë grupi u pushkatuan,ndërsa Bedriu si bashkëpunetor dhe të tjerët si ordinere,u burgosën me afate të ndryshme.Se si shkoi historia e ketij gjyqi dihet mire nga librat dhe dokumentaret e botuar.Bedriu i futi në burg.