Albert Alla CPA, MBA/
Duke filluar nga 1 janari 2024 bizneset e vogla duhet të raportojnë “Beneficial Ownership Information” ose shkurt BOI. Raportimi duhet të bëhet përpara datës 1 janar 2025. Kjo kerkesë për të raportuar BOI mandatohet nga Corporate Transparancy dhe Anti-Money Laundering Acts to 2019 dhe 2020.
Por çfarë është në vetvete BOI (Beneficial Ownership Information reporting)
Raportimi është thjesht një kërkesë e re nga ligji federal CTA, Corporate Transparacy Act. Ky raport liston pronarët a kompanive qe aktualisht kontrollojne busnesin. BOI report plotësohet nëpërmjet portalit to U.S Treasury Department’s Financial Crimes Network (FinCEN). Informacioni që mblidhet ruhet nga departamenti dhe mund të përdoret vetëm nga forcat ligjore, agjensitë federale në raste kur nevojiten për të luftuar krimet financiare. Ky informacion që mblidhet nga kompanitë amerikane nuk është për pordorim të publikut të përgjithshëm.
Ajo që kërkohet të raportohet është informacion mbi individët që kanë në pronësi mbi 25% te kompanisë ose kanë influence të konsiderueshme mbi kompaninë në mënyrë direkte ose indirekte.
Në këtë mënyrë Corporate Transparacy Act (CTA) po ndërton nje database ku indentifikohen individët që kontrollojnë kompanitë. Qëllimi i CTA është të luftojë evazionin fiskal dhe aktivitetet ilegale financiare.
Të dhënat e sakta rreth pronareve përfitues e bëjnë më të vështirë për keqbërësit që të fshihen pas ose të përfitojnë nga strukturat e paqarta të pronësisë. Kompanitë , për shembull, mund të përdoren për të maskuar aktivitetet e paligjshme dhe paratë e krijuara prej tyre. Strukturat ligjore e kanë të vështirë dhe u duhet shumë kohë për të identifikuar activitetet ilegale që fshihen pas kompanive, sidomos kur nuk kanë informacion per pronarët e ketyre kompanive. Qëllimi kryesor I ndërtimit të këtij databasi është që të ndalohet keqpërdorimi I kompanive për përfitime kriminale, ndalimin a pastrimit të parave, financimit të terrorizmit e më gjërë.
Kompanitë si C Corp, S-corp, LLC, Single Member LLC ose kompanitë që janë formuar duke aplikuar me sekretarin e shtetit te NY ose shteteve të tjera, janë të gjitha subjekte që duhet të furnizojnë informacionin për BOI “Beneficial Ownership Information”
Mungesa e aplikimit brenda afatit kohor, 1 janar 2025 rezulton finaciarisht shtrejt, në penalty civile $500 për cdo ditë që kalon dhe penallti kriminale deri në $10,000 ose 2 vite në burg.
Ftoj të gjithë bashkë atdhetarët që kanë në pronësi kompani që u përmendën më sipër të respektojnë afatet kohore duke furnizuar informacionin e kërkuar nga CTA “Corporate Transparacy Act”
Detajet qe duhen dhënë janë të rëndësishme, dhe nëse aplikimi nuk bëhet brenda afatit ndërshkimet janë të rënda. Pjesa më e madhe e kompanive, S-Corp ose LLC nuk kanë departamente kontabiliteti dhe pronaret janë gjatë gjithë kohës të zënë në punë. Ky fenomen nuk është specific vetëm për ne shqiptarët por është për të gjitha kompanitë e vogla. Ligjit ndryshojnë në mënyrë të vazhdueshme dhe është e vështirë për pronarët e kompanive të jenë vashdimisht të informuar për këto ndryshime. Mos informimi ka pasoja financiare kur nuk respektohen mandatimet ligjore, sic është rasti I BOI. Nga një studim I bere nga AICPA (American Institute of Certified Public Accountants) resulton se nga 33 milion subjekte vetëm 3 milion kanë bërë aplikimet përkatëse. Ne I inkurajojmë bizneset shqiptare të aplikojnë sa më shpejt të jetë e mundur.
Aplikimin mund ta bëni në portalin e FinCEN https://boiefiling.fincen.gov/
Duke pasur experiencë to considerueshme në qindra aplikime to BOI, në mund ta bëjmë procesin a aplikimit të thjeshtë dhe pa stress.
Për më shumë informacion, ju lutem na kontaktoni.
AA Limited
Accounting & Tax services
Albert Alla CPA, MBA
917-545-6541
albertalla12@gmail.com