Nga Ahmet ZANI/
Meraku për të njohur qytetet e vendit tonë Zejdi Halimi ka ardhur posaçërisht nga emigracioni në vendlindjen e tij Kumanovë, dhe menjëherë pas takimit me të afërmit e tij do të udhëtonte drejt Beratit. Zejdi Halimi tashmë i njohur si rrugëtari me grupin e tij nga Gjilani në Vlorë me rastin e 100 vjetorit të Pavarsisë, dhe i vemti qytet pa vizituar ishte Berati. Zejdiu 55 vjeçari nga Kumanova por vendlindja e tij e hershme Kuksi ndaj dhe në profilin e tij e shkruan Zejdi Kuksi. Vetëm një ditë ka qëndruar tek familjarët në Kumanovë dhe do të nisej drejt Shqipërisë duke u shoqëruar dhe nga një tjetër mik nga Caraleva e Kosovës. Ramadan Behluli ishte shoqëruesi i 11 burave kosovarë i cili është kujdesur gjatë udhëtimit prej 517 km nga Gjilani në Vlorë dhe tashmë bashkëshoqëruesi i Zejdiut për vizitën në qytetin muze të Beratit. Gjatë udhëtimit dy miqtë kosovarë do takonin mjaft miq në disa qytete deri në mbërritje të Beratit.
Fati i mirë do të ishte me vizitorët nga Kosova të cilët shkelnin për herë tyë parë qytetin muze në një tjetër atmosferë. Në ditën e trashëgimisë Kulturore një ditë festive në tërë Beratin aty ku dhe sheshi kryesor i qytetit gumëzhinte nga atmosfera festive e shoqëruar me aktivitetet kulturore.
Jemi me fat- ka thënë Zejdiu pasi festës i bashkohemi dhe ne miqtë e rinj nga Kosova, ndërsa do përshkonim Goricës teksa syri ynë do të shihte disa nga objektet e vjetra mbase dhe 2400 vjeçare ashtu si dhe ruan vlerat Berati. Nga andej sërish urë tjetër dhe sheshi kryesor Pedonalja ishte e tejmbushur nga banorët në ditën festive. Disa kolegë baratas do na shoqëronin në tërë shëtitoren ku vijonte atmosfera e festës në pëkujtim të ditë së Trashëgimisë Kulturore, një qytet si dhe rrethinat kishin mbushur qytetin e Beratit duke i dhënë pamje tërësisht magjepse.
Përpos kësaj dite festive qyteti ishte i zbukuruar dhe nga atmosfera e festave të fundivitit, ndërsa djem dhe vajza të veshur me kostume tradicionale kanë tërhequr vemendjen e miqve nga KJosova dhe ata nuk nguruan të bënin disa foto.
Zejdiu do sillte në bisedën tonë atë ndjenjë shpitërore sikur ai kishte fituar pasuri të çmuar nga vizita e radhës në Berat. Nuk është aspak njerëzore të mos njohësh vendin tënd ka shtuar Zejdiu, ndërsa aparati i tij nuk pushonte duke bërë foto.
Në orët e pasdites ishte dhe vizita tek Kalaja, mbi qytetin aty ku dhe pamja ishte madhështore. Përreth dy orë vijuan vizitat tek Kalaja ndërsa si ciceron i ynë kolegu Shkëlqim Murati tek rrëfente pëe vlerat historike nga muzeu i Onufrit.
Miqtë nga Kosova largohen nga qyteti i një e mbi një dritareve Berati 2400 vjeçar duke marrë me vete mbresa mjaft të çmuara nga ky qytet me njerëz mikpritës. Sakaq Zejdi Halimi dhe Ramadan Behluli me vizitën e parë në Beart kanë plotësuar ditarin e tyre në njohjen e historisë dhe kulturës, si dhe traditës baratase këtij qyteti ku ishte dhe pengu i miqve nga Kosova.