Paradigma të reja estetike dhe konceptuale në Bienalen e trete Nderkombetare te karikatures Niko Nikolla – 8-10 nentor ne Tirane me pjesmarrjen e 60 shteteve dhe 257 pjesmarresve – Bota tregoi edhe një herë vemendje ndaj Shqipërisë në këtë edicion të tretë të Bienales Ndërkombëtare të Karikaturës Niko Nikolla, duke ju përgjigjur seriozisht temave : bashkëjetesa jonë një botë dixhitale dhe realizimit të portretit të politikanit shqiptar në Malin e Zi, Dritan Abazovic .
60 shtete, 257 pjesmarrës, 709 punë, janë konkluzionet e këtij konkurrimi panbotëror që do të prezantohen në kryeqëndrën e shqiptarëve në Tiranë në 8-10 nëntor, me një almanak punësh që të bëjnë të mendosh, konceptosh veten përballë teknologjise, dimensionosh e ridemensionosh jetën përmes humorit e pse të mësosh se nuk është aspak keq që duhet të dish edhe të tallesh me veten tende … !!!
Por edhe këtë herë, Albanian Excellence , do të nisë aty ku përfundon një koncept e ide të saj … sepse nga ky almanak arti në shpërfaqje idesh mendimesh , koloriti, do të nisë në vitin 2025 një rrugëtim prezantimi në të gjithë hapësirën mbarëshqiptare për t’i dhënë një dimension të ri karikaturës , ketij zhanri të zhvilluar sot në botë, po që për fat të keq e për shumë arsye që nuk varen nga artistët, nuk ka një terren pjellor sot në Shqipëri.
Duket se me këtë ndërmarrje tonën në ideim dhe në organizim kemi dalë faqe bardhë në këto katër vite , kur të paktën, arritëm të kthejmë vemendjen e botës nga Shqipëria , por edhe të kujtojmë vitet 70-90 të shekullit të XX, kur karikatura në vendin ku jetojmë , arriti pikun e saj dhe kur në atë kohë u krijuan edhe artistët më të mirë të këtij arti i cili me fuqinë që ka , arrin të tregojë filozofinë njerezore në mënyrën më të bukur të abstragimit të saj.
Në këtë përpjekje , tentim e pune në një terren ende bosh dhe me pak emra, pjesmarrja e kaq shumë artistëve është një hop e hap për ta parë dhe me entuziazëm karikaturën në Shqipëri dhe për të vendosur pika të qarta në rrugën që kemi përpara , për t’i krijuar terren e vendosje dinjiteti konturimit dhe qënësisë së karikaturës shqiptare përmes një programi të qarte organizimi dhe zhvillimi.
E them këtë, sepse ky organizim serioz , ka krijuar tashmë lidhjet e veta , me disa mijëra artiste në botë, organizime, shoqata të humorit që merrem enkas e sistematikisht me këtë art e që janë një derë e madhe zhvillimi dhe bashëpunimi dhe me Shqipërinë.
Ndaj në këtë kontekst ditët e karikaturës në Tiranë, nuk do të jenë vetëm një prezantim dinjitoz i këtij arti , për të gjithë njerëzit civil që e duan, por edhe një projeksion me pika të qarta per te ardhmen e afërt e për krijimin e një shtrati të ngrohtë për të ecur drejt e pa kthim pas , drejt karakterit të një karikature shqiptare mbi baza te plota profesionale.