
Nga Lutfi Brami, veprimtar i shoqatës “Bijtë e shqipes
Godina e vjetër me kujtime të mëdha
Mbresa nga takimi i fundit në godinën e vjetër të shoqatës “Bijtë e shqipes”
U mblodhëm sot më 3 korrik 2024, si çdo të mërkurë, te Godina e vjetër e shoqatës mbarëshqiptare “Bijtë e shqipes “ këtu në Filadelfia. Takuam njëri – tjetrin përzëmërsisht si gjithmonë.E veçanta e kësaj dite është takimi dhe kafja e fundit në këtë Godinë, pasi pas pak ditësh do të ushtrojmë veprimtarinë në Godinën e re . Na mblodhi edhe këtë herë kjo shtëpi e vjetër, e vogël, por e ngrohtë, kjo shtëpi e dashur e shqiptarit.Sot këtu është : Llazar Vero e Vlashi Fili ,ish kryetari dhe ish Sekretari i shoqatës, shokët e miqtë më të vjetër, që vunë gurët e themelit të saj, pastaj me radhë, anëtari më i vjetër nga Çamëria ,Abedin Teme, Eqerem Murataj,Hamdi Gjana, Anastas Golemi ,Vangjel Haxhistasa ,Adil Likaj,Enver Perllaku,Piro Kondo dhe unë. Llazari e Vlashi, pothuajse çdo ditë, hapin derën e dashurisë, miqësisë e vllazërisë. Kushedi sa kujtime kanë mbetur në këtë sallë, në këtë dhomë , në këtë kafe modeste.Sa takime të përzemërta, ditëlindje shokësh janë festuar, sa vizitorë e miq janë pritur e përcjellë, të cilët kanë lënë mbresat e kujtimet e tyre.
Godinë, moj e vjetra godinë
Shumë vite të shenjta ke mbi shpinë
Këtu u mblodhën shqiptarët e rrinë
Për këtë dhuratë, s`e harrojmë Ben Risilinë
Këtu u krijua shoqata, këtu u mësua e u mbrojtë gjuha shqipe. Në çdo hap, që hedh në këtë godinë, në këto mjedise të thjeshta,po historike, të duket sikur dëgjon bisedat, diskutimet sugjerimet e të parëve për krijimin e shoqatës, për statutin e saj, për objektvat, për emrin e për të gjitha problemet që shqetësonin komunitetin. Në sfond na duket sikur dëgjojmë zërin e shqiptaro – amerikanit nga Berati, George Ziu, diskutimet e Llazarit e Vlashit për emrin shoqatës, zërin e Elvira Budos, që siç donte nxënësit donte dhe bashkatdhetarët,Sotiraq Pemës, nga Berati, ish-student i dalluar në atë kohë,i Viktor Furxhiut,që kryente me përgjegjësi detyrat, Laureta Petroshati ,këmngulëse e Ilir Meçaj, që donte t`i zgjidhte detyrat si në fushën e futbollit.
Në këto mjedise të kësaj godine lexohen gjurmët që kanë lënë këtu, fjalët emocuionuese e mobilizuese të ish- kryetarëve të shoqatës: Llazarit, Petritit, Sadikut,Tajarit, Bujar Gjokës, kryetarit actual, Dritan Matrakut,ish-sekretar Vlashit e i sekretares aktuale Julidës.
Të duket sikur jehojnë këngët e tingujt e muzikës së profesor Hamdiut,rrëfimet e kuriozitetet e Vlashit, kujtimet e ftesat për kafe të Enver Parllakut,dollitë e veçanta të Hys Hasës e takimet per promovimin e librave të tij. E zbukurojnë këtë takim pjesmarrja me dashuri e ëmbëlsi e Cacit, Nikos , “Grupit të të rinjëve” – siç thotë shpesh Llazari, kur i mbledh ata me makine për t`i sjellë në kafe në takimin e përmallshëm me shokët. Fjalët e historitë me vlerë të patriotit Abedin Teme,që megjithëse i thyer në moshë,është i dashur,i kthjellët në mendime e gojëmbël.
Të pa harruara do të mbeten takimet e përzemërta më të ftuarit intelektualin, të urtin e dashamirësin e kujdesshëm e mirënjohës Abdulla Domi,të antarëve simpatk e kontribues të grupit “Flaka”,e shumë personalitete të tjera këngetarë , intelektualë , shkrimtarë etj.
Këtu kumbuan vargjet e magjisë së dashurise të Profesor Gjekë Marinajt, magjia e penës së shkrimtarit Visar Zhiti me fragmentet nga ‘Këpuca e aktorit”, dhe poezitë e guximëshme të shkruara në dënimin e diktaturës të shkruar që nga koha e burgut e deri sot, shkrimtari Bexhet Asani, me librin “Zjarri arbëror i pashuar “, librat e shkrimtarit Vlash Fili e Hys Hasa etj takimet e vizitat nga diplomatë, deputetë, qeveritarë, artistë etj, Në vesh e në mendje na vijnë tingujt e këngës melodioze të vogëlushes Arita Rukiqi, “Ju këndoftë zemra“për Kosovën, Zëri i mësueseve: Irini Zenelaj, Rajmonda Bardhi, Rudina Bani,Nikoleta Papaj,Afërdita Muzhaqi, e Mimoza Sotiri e të tjera tek u mësojnë me pasion gjuhën shqipe nxënësve nën gumëzhitjen e zërit të 50 – 60 fëmijëve. Na duket sikur takojmë në këto mjedise edhe ata që kanë dale në jetë si: Kristi Zanaj,Xhesika Pajollari,Brendo Agaraj,Besart Cena, Vitjon Fili,Endri Kina,Kevin Matraku e Ardita Koka etj. E ndërsa prekemi nga këto kujtime, përzjehet muhabeti me tema të ndryshme e meditime. Enver Parllaku shoqërohej në këtë takim kafeje nga z. Piro Kondo, me origjinë nga Dardha e Korçës, por banues në Vlorë’, nipi i Vangjel Kondos, një oficer madhor i Gardes se Republikes, shok e mik, kolegu im i respektuar, i ati i peshëngritësit të talentuar shqiptar Aleksandër Kondo.Piro, ka dy vjet që banon këtu në Filadelfia . Z. Llazar e Vlashi vlerësuan kohën e gjatë të kaluar bashkarisht në këtë shoqatë, kujtimet e nostalgjinë që kanë,nderuan dhe vlerësuan aktin e bujarisë e patriotizmit të vëllezërve Risilia, që dhuruan këtë godinë për shoqatën,e cila e rriti rolin e saj dhe tani jetojmë me kujtimet. Të gjithë të pranishmit, që nga Eqeremi, Enveri, Vangjeli, Adili e të tjerë kishin se ç’`të kujtonin e të tregonin, por të gjitha mendimet të çonin në konkluzionin se në këtë shtëpi të shqiptarit, u mësua e u mbajtë gjallë gjuha e ëmbël dhe e bukur shqipe. Ajo u bë shtëpia e nënës së madhe të bashkimit, e vllazërimit, e ndihmës dhe e dhurimit nga antarët e saj të mrekullueshëm,e gjetjes së kënaqësisë shpirtërore e atdhedashurisë, e kafes më të ngrohtë vllazërore.Ajo që mban të lidhura shpirtërat e antarëve të komunitetit, që edukon traditat më të mira të kombit tonë.
Kujtimet janë jeta e mbushur me emocione,
Shqetësimet ,ëndrrat e realiteti i përjetuar
Gjurmët e thella, pasionet, dashuritë.
Në ekranin e pafund të jetës…kanë kaluar
Ne krenohemi me emrin tënd te bukur e domethënës: Shoqata Mbarëshqiptare “Bijtë e shqipes” ,kaq e dashur ndër vite, Këtë përvojë , këto ndjenja, kujtime e këto mësime që muarëm nga kjo godinë e vjetër do t`i ruajmë të pa harruar për të na shërbyer në lartësimin e emrit tënd kudo në botë, edhe në Godinën e re , prandaj me shpirt urojmë :
Ta gëzojmë godinën e re, shoqata “Bijtë e shqipes“dhe shkolla shqipe “Gjuha jonë“ në Filadelfia!
Ju lumshin duartë e ju këndoftë zemra të gjithë kontribuesëve patriotë, që punojnë pa u lodhur për vënien në funksion të saj në shërbim të komunitetit, nën drejtimin e Këshillit Drejtues të shoqatës.
Urime!…