Fitore! Falenderim për gjithë Shqiptarët e Shqiptarinë!
Pergatiti:Albano Kolonjari
Shqipëria e përmbyll me fitore pjesëmarrjen në kampionatin Botëror të Bodybuilding-ut në Spanjë. Kampionia Gentiana Beqa u konfirmua si më e mira në kategorinë “Women’s Wellness -163cm”. Pas fitores ajo tha: “Vjen një moment ku sakrifica dhe disiplina gërshetohen me njëra tjetrën dhe i thua vetes “Gjithçka ia vlejti” kur e mban trofeun e arte në duart e tua. Të lumtur ishim të gjithë sot duke kënduar himnim tonë. “Rreth flamurit të përbashkuar, me një dëshirë dhe një qëllim “. Fitoreeeeeee. Falenderim për gjithë Shqiptarët e Shqiptarinë! Dua të falenderoj Federaten Shqiptare te Bodybuilding dhe Fitnesit @ifbb_albania falenderoj shtëpin e madhe të sportit @olympicalbania, falenderoj Ministrin e Arsimit dhe Falenderoj familjen time”. Vitin e kaluar Gentiana Beqa u shpall kampione e botës në kategorinë “Wellness”, në Kampionatin Botëror të fitnesit që u mbajt në Korenë e Jugut. Sportistja Gentiana Beqa është shpallur edhe Kampione Europe dhe ka fituar tituj të shumtë në sportin e Bodybuilding.