Opinion nga Alban KOLONJARI- DIELLI-
Presidentë! E lini topin të rrotollohet. Nuk e them vetëm unë. Specialistët, trajnerët, futbollistët e të gjitha moshave duan që të fillojë aktiviteti futbollistik dhe loja e topkëmbës të rrotullojë topin magjik. Të vetmit që janë kundër janë “Presidentët” e 10-të klubeve, të Super Ligës Shqiptare, që në të njëjtën kohë formojnë edhe atë që quhet Liga Profesioniste e Shqipërisë. “Futbolli do të fillojë mbasi ne të kemi një përgjigje e cila do të kënaqë kërkesat tona. Do të presim deri ditën e premte për të marrë një përgjigje. Bojkoti vazhdon deri në përgjigjen përfundimtare..”, shprehet për mediat Edvin Libohova, President i Ligës Profesioniste. Diëtn e premte pritet një takimim midis KM Edi Rama dhe Presidenti i FSHF, Armando Duka që do të vendosë edhe për fatet e sezonit futbollistik në Shqipëri. Sipas negociatorit midis Qeverisë dhe Ligës Profesioniste Fidel Ylli:”Pjesa më e madhe të kërkesave të bëra nga ana e Ligës janë zgjidhur dhe ka mbetur një diskutim më i gjerë për Ligjin e Sponsorizimeve. Kërkohet një miratim nga qeveria për faljen e gjobave. Kjo, mund të realizohet vetëm me një ligj specifik në parlament dhe që kërkon një vendim politik”. Sipas Fidel Yllit:”Një ligj i tillë nuk bëhet fjalë vetëm për Ligën apo për futbollin, por do të bëhet për të gjitha bizneset”, por gjithsesi ky ligj do të kërojë kohë dhe nuk do të jetë gati për ditën e Premte. Po kështu edhe Ligji i Ri për Sponsorizimet i propozuar nga Liga, nuk do të jetë gati dhe mbi të gjitha edhe ky Ligj do të duhet ta kalojë dhe miratohet në Parlament. Siaps Edvin Libohoves:”Ndërkohë që për Ligjin e Sponsorizimit që është dhe “thembra e Akilit” e gjithë kësaj situate, debatuam duke propozuar dhe gjetur atë që do të jetë më e mirë. Ditën e premte do të kemi një përgjigje përfundimtare për një zgjidhje e cila do të pranohet edhe nga komuniteti i sportit dhe futbollit për të filluar një epokë të re”. Pyetja që shtrohet është:”A do të presë Liga deri në miratimin e plotë të Ligjeve në Parlamet, apo do të mjaftohet me një premtim të KM Rama na takimin me Armando Dukën”. Një nga pikat që solli bojkotin sipas Ligës është premtimi i pambajtur i KM Rama vitin që kaloi në “tavolinën” e futbollit. Tashmë është e njëjta situatë. KM e ka të pamundur që të shkojë në Parlamet dhe të ndryshojë ligjet dhe të nxjerrë ligje të reja brenda ditës. Ajo që i ngelet Ligës është të besojë në premtimet e KM Rama ose të vazhdojë bojkotin. Por cfarë do të thotë neëe Liga Profesioniste e Shqipërisë vazhdon bojkotin. Sipas Fidel Yllit:”E thotë ligji.
Qeveria ndërhyn dhe merret me organizmin e zgjedhjeve në FSHF kur për një vit nuk ka aktivitet”. Duke qënë e “kërcënuar” FSHF ja ka kaluar topin Ligës Profesioniste, por kjo e fundit është një organizatë pa fonde dhe nuk merret me aktivizimin e kampionatit të futbollit në Shqipëri, që është akoma “pronë” e FSHF. Nga ana tjetër bojkoti ka kosto të mëdha. Skuadrat kanë kryer disa herë fazë përgatitore dhe po stërviten cdo javë me shpresën që futbolli do të rinisë. Tranjerët e kanë të vështirë të realizojnë seanca të plota dhe të impenjojnë futbollistët në stërvitje. Nga ana tjetër futbollistët duhet të paguhen sipas kontartave, që kanë bërë me klubet, sepse nuk është fali i tyre që në Shqipëri nuk luhet futboll. Gjëndja sa vjen dhe rëndohet kur bëhet fjalë për ekipët e moshave por edhe infrastrukturës sportive. Dimri sapo ka trokitur. Fushat e futbollit në Shqipëri do ta kenë të vështirë të përballojnë ngarkesën e ndeshjeve. Nga ana tjetër klubet do të duhet të përballen edhe me situatën e Covid 19 në Shqipëri. Nese bojkoti vazhdon klubet dhe futbollistët do të humbasin shumë në aspektin sportiv. Në fund të qershorit 2021, UEFA duhet të njihet me verdiktet e futbilloit shqiptar dhe me skuadrat që duhet të luajnë në kompeticionet europiane. Nesë Shqipëria nuk ka gati ekipet pjesëmarëse, atëherë edhe dëmini që mund të vijë nga “shtëpia” e futbollit do të trondiste të gjitha skuadrat shqiptare por edhe FSHF. Dhe për të dalë nga kjo situatë ka vetëm një zgjidhje:Presidentë! E lini topin të rrotollohet.