
Fuat Memelli/
Prej disa ditësh ndodhet në Amerikë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Gjatë këtyre ditëve ai ka vizituar shtetet e Kalifornisë, Teksasit, Iowa, Ilinois, Washington DC, Rhode Island si dhe New Yorkun. Qëllimi këtyre vizitave ka qënë për të ftuar shqiptaro-amerikanët të investojnë në Kosovë si dhe për të biseduar me pushtetarët amerikanë për cështje të sigurisë. Këtë të premte stacioni i vizitave të kryeministrit të Kosovës, ishte Bostoni, qyteti me emër i komunitetit të shqiptarëve të Amerikës, ku ata kanë lënë dhe vazhdojnë të lenë gjurmët e tyre të pashlyera. Vizitën e parë e bëri aty ku prehet Fan Noli, njeriu që tok me Konicën dhe shqiparë të tjerë, e ngritën fuqishëm zërin për Shqipërinë. Ai u prit këtu nga At Theofan Kaja, që ka zënëvendësuar në kishën e Shën Gjergjit At Artur Liolinin . Pas ritualit fetar që bëri At Theofani, Albin Kurti vendosi një buqetë me lule dhe më pas bëri një fotografi me shqiptarët që kishin ardhur për të nderuar kryeministrin e Kosovës. Pak më tutje ndodhet ish vendprehja e Faik Konicës. Edhe këtu ai vendosi një buqetë më lule.
Kryeministri i Kosovës dhe personat që e shoqëronin, vazhduan vizitën në katedralen e Shën Gjergjit, ku kishin ardhur një grup shqiptarësh nga Kosova dhe Shqipëria. At Theofani e njohu Albin Kurtin me historinë e kësaj kishe si dhe me kontributin e klerikëve orthodoksë me në krye Nolin, jo vetëm për orthodoksinë por edhe për Shqipërinë. “Situata e emigrantëve që punonin për kafshatën e bukës, tashmë është mbyllur. Shqiptarët tani duhet të punojnë për të lartësuar identitetin tonë kombëtar. Uroj që një ditë Shqipëria dhe Kosova të jenë një shtet me dy krahina”, theksoi At Theofan Kaja.
Pastaj e mori fjalën Albin Kurti, ku ndër të tjera, theksoi:”Për Vatrën dhe kishën e Shën Gjergjit, kemi lexuar dhe dëgjuar shumë për ngjarje, data e personazhe. Për shqiptarët ato ishin mesazhe drite dhe shprese që vinin nga larg. Nga kjo kishë u dëgjua për herë të parë mesha në shqip e paraardhësve tuaj. Kjo kishë ka një emër të madh, atë të Shën Gjergjit. Cdo gjeneratë e cdo treve ka dëgjuar vargjet e famshme të Nolit:”Mbaju nëno, mos ki frikë/ se kë djemtë në Amerikë.” Edhe në krijimin e shtetit shqiptar si dhe pranimin në Lidhjen e Kombeve, ka kontributin e vet Vatra, Noli si dhe figura të tjera shqiptarësh të shquar. Pas ndarjes nga jetatë në Nolit, dyert e kësaj kishe vazhduan të jenë të hapura për cdo shqiptar nga At Artur Liolini.”
Në vazhdim kryeministri i Kosovës u ndal në disa aritje të qeverisë që drejton, si për shëmbull : rritjen ekonomike, të eksporteve, e të ardhurave nga tatimet, rritjen e pensioneve, të bursave për studentët, për ushtrinë, bujqësinë, luftimin e korupsionit, përfaqësimin e shtetit me dinjitet, etj. Bashkëpunimi me Shqipërinë për integrimin e gjithë shqiptarëve në arsim, sipërmarje, shkencë, etj është një synim tjetër i qeverisë së Kosovës. Ai e mbylli fjalën e tij, duke thënë:” Ju presim në Kosovë. Jeni të mirëseardhur.”
Një moment vecantë i këtij takimi ishte kur Neka Doko, përgjegjëse e Bibliotekës Noliane, shpalosi para kryeministrit të Kosovës dhe pjesëmarrësve të tjerë, një flamur të ruajtur nga Fan Noli. Flamuri ishte përgatitur qysh në vitin 1908 nga një grua shqiptare e cila ia kishte dhuruar Nolit. Para se të mbyllej takimi At Theofan Kaja, tha se sot është bërë varrimi i ish kryetarit të Vatrës, Gjon Bucaj si dhe gazetarit të shquar, editorit të gazetës “Dielli” Dalip Greca, prandaj ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje. Dhe ashtu u bë, pasi dhimbja për këta dy shqiptarë me emër, është ndier edhe te shqiptarët e Bostonit, ashtu sic është ndier e në shumë qytete të tjerë të Amerikës dhe sigurisht në Shqipëri.
Më pas kryeministri Albin Kurti dhe At Theofan Kaja, bënë një vizitë në mjediset e Bibliotekës Noliane. Aty përgjegjësja Neka Doko e njohu Albin Kurtin me relike të ndryshme të Nolit si dhe me fondin e pasur të kësaj biblioteke, ku janë ruajtur materiale me vlerë që mbajnë firmën e Nolit. Vizita në Boston e kryeministrit të Kosovës në Boston, u mbyll me një takim me guvernatorin e shtetit të Massachutses, Charlie Baker, ku u bisedua për promovimin e Kosovës, për ta vizituar ai dhe biznesmënët e këtij shteti, me synimin për të investuar aty.