-Nga takimi në New Hampshire i Hillari Klintonit, kandidate për presidente e SHBA-së. Merrte pjesë edhe ish predisenti, Bill Klinton-
– Midis atyre që takuan ish presidentin Klinton, isha edhe unë. Mes emocioneve i thashë:- Jam shqiptar dhe kam ardhur nga Bostoni. Dua t’ju falenderoj për kontributin tuaj të çmuar në luftën e popullit të Kosovës, për mbështetjen që i ka dhënë dhe i jep Amerika Shqipërisë./
Nga Fuat Memelli/
Të martën që kaloi, më datë 2 shkurt, së bashku me dy shqiptarë të tjerë, të kundondodhurit në veprimtaritë e shqiptarëve të Bostonit , Petrit Alibej dhe Sami Ajdini, u nisëm drejt qytetit Nashua, të shtetit New Hampshire, për të marrë pjesë në takimin elektoral që do zhvillonte aty, kandidatja për president e SHBA-së, zonja Hillari Klinton . Fakti që aty do ishte i pranishëm edhe bashkëshorti i saj, ish presidenti, Bill Klinton, na i shtonte jo vetëm dëshirën, por edhe kureshtjen për të marrë pjesë . Unë do të shkruanja për dy gazetat shqiptare që dalin në Amerikë, Illyria dhe Dielli, ndërsa ata vinin si mbështetës të zonjës Hillari. Koha e bukur dhe muzika shqiptare që na vinte Petriti, na bëri që të mos e ndienim fare atë një orë udhëtim ,deri sa mbritëm aty ku do zhvillohej takimi.
Megjithëse ishte ditë pune, rradha e njerëzve që vinin aty, qe e madhe. Në hyrje të godinës, vullnetarë mbështetës të Hillarit, orientonin pjesëmarrsit dhe verifikonin emrat në listat që kishin më vete. Emrat e të gjithë pjesëmarësve, ishin dhënë një ditë më parë kështu qe bërë verifikimi për çdo person. Duke parë kartat e identitetit , gjetën edhe emrat tanë në lista. Ne firmosëm, lamë numrat e telefonit e e-mailet dhe kaluam.Pa mbritur te salla ku do zhvillohej takimi, u bë kontrolli trupor si dhe i paisjeve që mund të kishte ndonjëri , njëlloj sikur kontrollohet në aeroport.
Para se të hynim në sallë, një nga organizatoret kryesore, na u afrua dhe na pyeti:-Ju shoh të veshur bukur ju të treve, më mirë nga të gjithë. Nga vini dhe çfarë funksioni kini? E sqaruam se vinin nga Bostoni dhe kishim ardhur posaçërisht për të ndjekur nga afër këtë takim.Pasi na falenderoi, na tha:-Ju do hyni pas senatorit dhe pushtetarëve të tjerë që janë me atë. E falenderuam edhe ne, pasi na shpëtoi nga rradha e gjatë.
Hymë në sallë dhe po zinim vendet kur një nga organizatoret , dukë parë dokumentin e gazetarit ndërkombëtar që kisha vendosur në gjoks, më tha:-Ju do paraqituni te ai personi aty, do regjistroi, do merni një dokument dhe mund të shkoni afër podiumit . Ashtu bëra. U regjistrova , mora një kartë tjetër që ishte për gazetarët dhe zura vend farë pranë vendit ku do flisnin dy Klintonët.
Në ballë të sallës, ishte vendosur një parullë e madhe me fjalët:”Fighting for us”( Luftojnë për ne)e cila nënkuptonte që ai mesazh është shkruar nga qytetarët. Krahas pankartave të vogla që mbanin shumë vullnetarë, gjashtë të tjerë mbanin nga një gërmë të madhe të fjalës: Hillary. Në një ekran të madh u shfaq një film prej disa minutash për jetën politike të Hillari Klintonit, që kur ajo kishte hyrë në politikë e deri sot.
Pastaj e morrën fjalën folësit. Në mikrofon afrohet presidentja e shkollës ,në sallën e të cilës zhvillohej takimi e më pas guvernatorja, Maggie Hasen, e cila foli shkurt për kontributin e Hillari Klintonit. Një këngëtare këndoi himnin amarikan, i cili shoqërohej edhe nga pjesëmarësit. Me duartrokitje të forta, pritet hyrja në sallë e ish presidentit amerikan, Bil Klinton dhe bashkëshort i zonjës Hillary. Megjithëse kanë kaluar afro 16 vjet vjet që është larguar nga detyra e presidentit, për kontributin e madh që ka dhënë jo vetëm për Amerikën por edhe në mbarë botën, ai ka mbetur një njeri i dashur dhe i vlerësuar për amerikanët. Ka ardhur në këtë takim për të mbështetur bashkëshorten e tij. Pasi falenderoi pjesëmarrsit , ndër të tjera theksoi se këtu në New Hampshire, vij si në shtëpi. Kam ardhur edhe kur do kandidoja për president dhe besoj se nuk ju zhgënjeva për premtimet që u dhashë. Duke folur për Hillarin, ai theksoi se kur isha president, ajo vinte shpesh në zyrën time të punës dhe kërkonte ta mështesja. Kërkonte ndihmë për edukimin si dhe për shëndetësinë. Unë e mbështeta dhe ajo bëri mjaft punë të mira. Lidhur me cilësitë e presidentit të ri amerikan, ai tha se sot bota kërkon një lider që të bashkojë popujt, të japë mesazhin e paqës, t’i bëjë ata të sigurt. Këto cilësi, besoj se i plotëson Hillari, theksoi ai.
Një Klinton tjetër, mer pastaj mikrofonin, bashkëshortja e tij, zonja Hillari, e cila është e para grua që kandidon për t’u bërë presidente e Amerikës. Në sallë shpërthejnë përsëri duartrokitje të fuqishme. Ajo foli pa rreshtur mbi 40 minuta, ku binte në sy energjia e saj dhe logjika e argumenteve. U ndal për një sërë problemesh si rritjen e rogave, sigurinë kombëtare, çmimet e ilaçeve, balancimin e pagës mes burrave e grave kur bëjnë punë të njëjtë, problemet fetare, etj. Duke folur për problemet re garave, ajo theksoi se unë do t’i mbështes ato në të gjitha fushat e jetës. Solli një shembull nga shëndetësia. -Një grua në Ohio, më tregoi se kishte dy vjet që nuk merrte një ilaç të domosdoshëm për atë, pasi ishte rritur shumë çmimi: nga 20 dollarë që paguante, tani ishte bërë 70 herë më shtrenjt. Unë jam njëra prej jush dhe nuk do të lejoj të ndodhin këto. Duke folur për rogat e burrave dhe grave, solli një rast diferencimi. Një grua që punonte menaxhere në një restorant, i kishte treguar se kolegu i saj menaxher që ishte burrë e që bënin të njëjtën punë, merrte më shumë të ardhura nga pronari . Ky është një diskriminim që nuk duhet të ndodhë , theksoi ajo.
Siguria kombëtare dhe politika e jashtme, ishin probleme të tjera që zunë vend të rëndësishëm në fjalën e saj. -Ne duhet të kemi lidhje të ngushta me popujt e tjerë. Së bashku, ne përbëjmë një forcë të madhe. Kështu ne mund të parandalojmë luftën dhe terrorizmin. Duke parandaluar luftën, nuk ka pse të dërgojmë ushtarë në vendet e konfliktit. Në rast se do të jem president, unë do të kordinoj punët me shtetet e tjera, përfshi edhe ato arabe. Detyra e sekretares së Shtetit që më besoi presidenti Obama, më bëri që të shkoj në shumë vende dhe të takoj shumë njerëz. Kjo ishte një eksperiencë e madhe për mua. Ajo u ndal edhe në problemet fetare që shqetësojnë sot botën. –Të gjitha fetë janë njëlloj dhe ne nuk duhet të flasim kundër tyre. Të flasësh kundër një feje, është diskriminim, theksoi ajo.
Pas mbarim të fjalës së Hillarit, shoqëruar më plot duartrokitje, shumica e njerëzve filluan të largohen, ndërsa çifti Klinton vazhdoi edhe minuta të tjera në sallë, duke takuar pjesëmarrës të rreshtit të parë. Njerzit afrohen, duan t’i takojnë, t’i thonë ndonjë fjalë, të bëjnë një foto për kujtim. Është i madh numri i atyre që duan t’i takojnë, por jo të gjithëve u realizohet kjo dëshirë. Midis atyre që takuan ish presidentin Klinton, isha edhe unë. Mes emocioneve i thashë:- Jam shqiptar dhe kam ardhur nga Bostoni. Dua t’ju falenderoj për kontributin tuaj të çmuar në luftën e popullit të Kosovës, për mbështetjen që i ka dhënë dhe i jep Amerika Shqipërisë. I thashë se votat e shqiptarëve do të jenë për Hillarin. Më falenderoi dhe u largua se e prisnin njerez të tjerë për t’u takuar. Shokët e mi, Petrit Alibej dhe Sami Ajdini, u treguan më të shkathët: ata takuan Hillarin dhe Billin.-Kam ardhur nga Bostoni, i tha Petriti zonjës Klinton, për të dëgjuar nga afër fjalën tuaj, mesazhet që do përcillnit . Ju përshëndes në emër të shumë shqiptarëve të Massachutsses. Uroj të jeni presidentja e ardhëshme e Amerikës! 80 vjeçari Sami Ajdini, me një energji që sfidon moshën, i tha Hillarit:”Unë jam 17 frymë në Boston.Nga këta 7 veta votojnë. Të gjithë votat tona , do jenë për ju. Qënia juaj si president, do t’i japë më shumë dritë jo vetëm Amerikës, por edhe botës.
Takimi i kësaj dite i zonjës Klinton, ishte vetëm një copëz e betejës elektorale të saj këtu në New Hampshire, e cila do të vazhdojë edhe një javë . Pastaj do ta kjetë fjalën kutia e votimit, ndërsa ditët në vazhdim, beteja do të spostohet në një shtet tjetër.
Dita e bukur me diel, na shoqëroi edhe gjatë kthimit për në Boston. Me një ndjenjë kënaqësie, ne tregonim mbresat tona nga kjo pjesëmarrje e parë në një takim elektoral që zhvillojnë kandidatët për president amerikan, tregonim çastet e paharruara të takimit me çiftin Klinton, fotot e bëra me ata, të cilat do t’i kemi kujtime shumë të çmuara.
Jakov from Israel says
Mendoje se simpoatia qe tregojne perfaqesuesit e shqiptareve ne ate takim ,vjen nga fakti se Bill Clinton dha nje kontribut te cmuar per kohen ne goditjen qe i dha Serbise .KJo nuk do te thote aspak se edhe e shoqja ka po te njejtat aftesi per te menxhuar boten .Ne se ajo ka mneduar se bashkshorti i saj do te jete Guida e saje per gjithe jeten –gabon rende .Amerikes nuk i intereson te bej akoma eksperimente sic beri me Obamen .Nuk duhet te bej gafen e dyte duke vene nje grua te semure dhe me gabime esenciale ne karieren e saje si kandidate per ate post qe i kushton shume SHBA dhe botes .E pat mire se ne crrokullime e coi politika e Obames boten per 7 vjete duke e nxjerre Ameriken nga binaret e nje lideri boteror dhe pa asnje autoritet –ku Putin dhe Irani tallen haptas me te .Gjithe ato premtime qe ajo ben ,jane thjesht fushate sa per te marr fronin .Asnje president apo kryeminister ne bote nuk ka bere ato qe ka premtuar .Premtimet behen se ashtu i do mushka drute –genjejne sa me shume duke e ngopur popullin me luge bosh –vetem me oksigjen te papaster edhe ate se ambienti eshte qelbur kudo .Ajo kurre nuk mund te barazoje rrogen e nje burri me te nje gruaje sepse kjo nuk mvaret nga Presidenti ,por nga pune dhenesi –pallavra me bisht .Pse asnje president ne bote nuk ka marre iniciativa e te premtoje ne nje fushate se do te mbyll te gjitha fabrikat qe prodhojne cigare qe cojne cdo vit drejt vdekjes miljona persona ?Edhe ajo si cdo tjeter nuk premton dot ate se miljarderet ,manjaten e trusteve prodhuese jovetem do ti hidhen ne gryke ,por jam i sigurt se do ta vrasin akoma pa mbaruar fjaline .Shqiptaret e SHBA shohin vetem problemin e Kosoves dhe Shqiperise ,por jo me tej ,jo pas murit, se c’behet .Mos u tregoni aq naive dhe enthuziaste me Hilarin tuaj te semure se ajo nuk i cfaq problemet e saja shendetesore sepse rrezohet menjehere .Hiqet para turmes e fuqishme ,e shkathet sa nuk ja lejon as mosha ,me guximin e hijenes kunder luanit edhe pse e di se do te perfundoje ne dhembet e tij .Nuk eshte ajo personi qe kerkohet zoterinje ,qe do te rregulloje boten dhe do te vendos paqe dhe rregull ,mos u egzaltoni me shume sec duhet .As Hilari e as Billi se bashku nuk mund te rregullojne ate rrumuje politike qe ka kapluar sot Kosoven edhe Shqiperine –ju kerkoni ndihmen e Amerikes per ta bere kete ,por per fat te keq te gjitha ata nuk banojne ne Prishtine por ne Washingon dhe qe aty ,me korespondence e me shkopin e dirigjentit te plakur ,nuk mund te sistemojne problemet tuaja .Ate pune e rregullon vetem populli i atjeshem qe pret vetem ndihme nga jasht dhe harron se shtepine e komandon i zoti i saje e jo gjitoni .
favenid says
Sejcili e shef fushaten NBA krnd veshtrimi I vete,dhe slickly ka pkkpamjet e vets.Por ceshtja kombetare shakptare eshte perfhlsure NBA fait e mina europjanePo te mos kishte qne America respektivisht president Wilson
LSD lugja e parashtruar nga at,dr,dr,dr. Nook ad k that presidentit populli shite esht ne rreik per tu ndre shakpdndare.
President pas e degjoj nuke k that te shofim LSD Benin peticione d gjyqe sic been ne shakptari por I that nje vote app nine ze kam d do Ta krnm per shakperin presidenti spati chard te bebnte se Europa e kidshte predating kulacin ndarjen app copyimin e shqkperise president nuke e firmosi.
Ai tramtat eshte Edie soot ne sirtaret e sevropes plakr a shifni we here pas here permenden landet,shkembimterritoresh app bashkkm k motives pa mitrovicen?
Por edit amerikavqe thot skac kembim territories.
Ski bashkim
Thon. We mac interns America.
Nuke done mend qe ka knteresa.por America nuke lenonaskend qe fi afrohet deity shakltare,sa nggre Kaye greku app sebi anijetve flutes VII American ankorohen nee cures app vlore.Husa those ski asnje bloom sashimi sepsis done te largojn pretendimet Serb prefer. Kosoven,te mbeshtetura nag Russia,Rusi thot Po Ta nnof kosoven Serbia edge une e mf.shire cfarde diplomatic luhet/
Amerikanet ja bbdhane voten obames per here te dyteNuk dihet musher eshte me k mire meta electorate exshte e nuke eshte I polotizuua shift kandidatet me mean jane 1%-2% e tani shkojn Deri ne 30%.
komntetper fushaten named te veshtira duet mesh specialists ne ate fushe.
Artikulli I shkruar ne gazeeten dielli nag gazetarue kindest dr.agr,Fuat Meme, ka fenders te vecanteppeshkruan sums bukur nisnen per ne takim e grupi perm tre veteshnder Ta dhe nje 880vjecar.protokollet e qe kermohen.Me te vertex shqiptaret vishen ashik.R
E shock edge ne kominiteet te nxryshme shqiptaret ndofta edge nuke Jane aqe GTE laser por repektojn shkollen zyrat dhe spitalet.mjeket I respektojn te gjith.atehere ti pee nuke e respekton por shone me tutu app bizhama????.
emocinuse esht kur I thote jm shqiptare,dhe e ka laenderuar per ndihmen qe kane den per Kosoven.
Po ahtu due ‘lake 80vjecare exit treghuar I gatshem per te shkuar ne takim due k then me zemdrr te pster deshiiren e vets.
Mr fuati shkrua mire me pain esht I perkushtuare pas gezetarise filmite,ka nine bagazh te laser me krijimtri armistice
Dual ti kuntoj ne reportazh spontan por qe doll I mire nag qyteti buze alpevev bantam curri.
I kishte kekuar shefit seksiont n KOMEKRRETHIT
per tbere nje intervite.ipo iproonte nb po pyjore,ne monete hy r
favenid says
Me fal por rreshqiti esht I pa korigjuare.
Shkurt kjo eshte fushate sejcili ka mendimet e vet.
Por cdo here ka gen autoriteti,investimi I Amerikes qe ka penguar tendecat negative ne periudha decisive e ne moment Kritike per boten shqiptare.
Kjo ka rednesi per t sotmen e per te aarthmen.
Shqiptaret Corbe i ka bere Europa.
Gazetari kineasti dr.ing,agr.Fuat Memeli duhet pershendetur per shkrimet pregatitura,reale te bukura
qe I bene Terheqdse ‘per publikun.
Urimet me te mir .
Fatbardhi