Natyra braziliane dhe dashuria e ketij vendi per futbollin do te jene ideja qe eshte perzgjedhur per ceremonine e hapjes se Boterorit 2014, me 12 qershor ne Sao Paulo, beri te ditur te marten FIFA.
“Ceremonia e hapjes do te jete nje homazh per Brazilin ne tre pasuri: natyra, njerezit dhe futbolli”, theksoi drejtorja artistike e spektaklit, belgia Daphné Cornez.
“Spektakli yne do te mbeshtetet ne vallezim, ne skenografi, ne kostume dhe muzike”, u shpreh drejtorja e planifikimit, Joana Havelange.
Spektakli do te ndiqet nga 500 milion telespektatore ne vende te ndryshme te botes, sipas qeverise braziliane.