Kancelarja Merkel: Procesi i daljes së Anglisë nga BE-ja do të zgjasë rreth 2 vite/

Ndërkohë, presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, ka shprehur keqardhjen e tij për daljen e Britanisë nga BE-së: “Nuk e fsheh që donim një rezultat ndryshe. Jam shumë i ndërgjegjshëm për rëndësinë e këtij verdikti dhe mendoj ky është një moment dramatik, që sigurisht do të ndikojë politikisht. Nuk ka mënyrë për të parandaluar të gjitha pasojat politike”.
Ndërsa ende kanë mbetur edhe 8 qendra numërimi pa u mbyllur, BBC ka parashikuar edhe rezultatin e tyre, ku sipas saj rreth 52 % e britanikëve kanë votuar pro daljes nga BE duke e bërë fakt tashmë daljen nga Bashkimi Europian.
Procesi i numërimit vijon vetëm në Angli, ndërkohë që në Irlandën e Veriut, Uells, Skoci dhe Gjilbratar ka përfunduar.
Lideri i euro-skeptikëve, Najxhëll Farage ka festuar, ndërsa ministri gjerman Shauble kërkon “bashkim” për pjesën tjetër të BE-së. Ndërkohë që bursat janë në panik: leku vendës, sterlina ka rënë dhe ka kaos në tregun monetar.
Pas daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, kryeministri David Cameron ka dhënë dorëheqjen.
Në një konference pas rezultatit te referendumit, Cameron tha se do të vazhdojë të qendroje edhe per tre muaj në kyre te qeverisë, për ti hapur më tej rrugën një lideri të ri.
Duke respektuar vendimin e qytetareve te Britanisë, Cameron tha se pavarësisht daljes nga BE Britania është një ekonomi e fortë.
“Britanikët kanë votuar për tu larguar nga BE dhe ne do të respektojmë vendimin e tyre. Më lejoni që tju uroj edhe ju që votuat pro daljes nga BE. Këto rezultate do të përcaktojnë të ardhmen e Britanisë, – tha Cameron. – E gjithë bota ka parë vendimin që ka marrë Britania e Madhe, por Britania ekonomike është e fortë. Çdo gjë e ka një zgjidhje, Ne do të kalojmë në një fazë tjetër të bisedimeve me BE për të treguar interesin e të gjitha shteteve të Mbretërisë së Bashkuar”.“Unë jam i nderuar që kam qenë kryeministër i vendit për këto vite. Vlerësoj reformat e marra nga qeveria. Dua të theksoj se jam mirënjohës të gjithë atyre që kanë punuar me mua”, – shtoi ai.
Merkel: Procesi i daljes së Anglisë nga BE-ja do të zgjasë rreth 2 vite/
Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, i ka bërë thirrje vendeve të tjera të Bashkimit Europian të mos nxitohen për të marrë hapa të nxituara pas referendumit të Britanisë që vendosi të lërë bllokun evropian.
Merkel shtoi se vendet e BE-së duhet të jenë të qeta dhe se ka ftuar javën e ardhshme kryeministrat e Italisë dhe të Francës për të diskutuar mbi vendimet që do të merren në Bruksel pas daljes së Anglisë nga BE-ja.
“Duhet të jemi të qetë për të marrë vendimet e duhura. Duhet të vazhdojmë siç kemi qenë më parë. Të kujdesemi për procesin e integrimit në BE, – tha Merkel, – dhe të përmirësojmë jetesën e qytetarëve të BE-së. Është me rëndësi të jemi të bashkuar. Vendet e BE-së të përpiqen të mos nxitohen”.
“Sa i takon daljes nga BE-ja, ka procedura të detajuara dhe procesi kërkon që procedurat të zgjasin rreth 2 vjet. Britania e Madhe do të ketë përgjegjësi të madhe deri sa të bëhet dalja e plotë nga BE-ja, – vijoi Merkel. – Edhe pas daljes së saj nga BE, ne do të vazhdojmë partneritetin me Britaninë. Be do të gjejë mënyrën e duhur si do të vazhdohet pas daljes nga Bashkimi Evropian”.