Replikë Spiro Janaqit alias Ilir Hoxholli/
Nga Arben LLALLA/
Në paraqitjen e fotografisë së deputetit të PS, Ben Blushi, unë kam shkruar:
Deputeti i PS, Ben Blushi në strehën e organizatës ekstremiste antishqiptare SFEVA( Bashkimi i Studentëve për Çlirimin e Vorio Epirit), në qendrën e Vatrës Epiriotase. Themelues i SFEVA është Mitropoliti i Konicës, Sebastianos, më 1982. Në këtë sallë ku është fotografuar deputeti Blushi zhvillohen aktivitetet e shumta me tema për aneksimin e jugut të Shqipërisë (Autonomia e Vorio Epirit). Në krahun e majtë të deputetit Ben Blushit është Spiro Janaqi, anëtar i kryesisë të organizatës OMONIA-dega Selanik.
Pra, nuk jam marrë se kush janë njerëzit e tjerë dhe cilës parti i përkasin, por kam thënë qartë dhe saktë se fotoja është bërë në strehën e SFEVA, atje ku organizohen aktivitetet antishqiptare. Në reagimin e tij të vrullshëm, Spiro Janaqi alias Ilir Hoxholli, djali i ish oficerit ushtarak Yqmet Hoxhollit, i njohur pas vitit 1992, Aleks Janaqi nuk na jep të dhëna vendin se ku kanë dal në fotografi, por vjell vrer, shpif duke tentuar të ulë autoritetin tim si njeri, historian dhe publicistë i pavarur. Është për të ardhur keq kur mëson se kryetar i PS, dega Selanik qenka një njeri me fjalor kaq të ulët dhe ofendues. Në deklaratën e tij Spiro Janaqi shkruan se jam me 7 klasë shkollë, ky lloj sistemi shkollor i përket viteve 1950, shkruan se më kanë përzënë nga Greqia. Por të gjithë jemi dëshmitar se Greqia shpall NON GRATA, çdo shqiptar që mbron dinjitetin e tij kombëtar. Spiro Janaqi, shkruan se në Maqedoni më kanë shpallur Person të Rrezikshëm, kjo është më se e vërtetë se jam shpallur disa herë nga MPB të Maqedonisë, por jo me akuzë se jam hajdut, vrasës, narkoman, por sepse familja ime ka qenë pjesëmarrëse direkt në UÇKosovës dhe UÇKombëtare. Për këtë ne jemi krenarë që na u dha mundësia të japim kontributin tonë si familje, ndoshta rast të tillë s’do na vij më në këtë jetë.
Z.Janaqi alias Hoxholli, më akuzon se qenkam njeri i SHIK në Greqi, por harron se në kohën që kam jetuar në Greqi ska patur SHIK, por SHISH. Familja Janaqi alias Hoxholli kanë probleme me sigurimin e Shqipërisë, këtë ata duhet t’ia kërkojnë këtij Institucionit dhe jo Arben Llalla. Nëse vërtet do të isha SHIK apo SHISH, unë do të isha krenar sepse do jepja kontributin tim në ruajtjen e integritetit territorial të vendit tim, Shqipërisë. Asnjëherë në jetën time nuk kam shkruar shkrime për inate personale, nuk kam probleme personale me askënd, as me Greqinë, as me Maqedoninë, as me dreqnin, por këtë herë Spiro Janaqi po më detyron të them disa gjëra të viteve të shkuara. Spiro Janaqi bënë mirë të na tregoj se ku shkuan ndihmat që ai dhe babai i tij mblodhën më 1999 për refugjatët e Kosovës? Përse SHISH më 1999(ishte PS në pushtet, partia e Janaqëve) e thirri në bisedë informative Aleks Janaqin, babanë e Spiros? Në cilën uzinë sekrete ushtarake në Greqi ka punuar Aleks Janaqi? Ju Spiro Janaqi jeni anëtar i organizatës OMONIA, këtë përse e mohoni? Më vjen për të vjell kur po ju bëj këto pyetje, por nëse keni diçka për shpifje mund ti drejtoheni Gjykatës së Republikës së Shqipërisë, shtetas i cili jam unë, ju keni nga dy shtetësi dhe dy identitete.
E pash të arsyeshme të shkruaj këtë herë për çështje personale e cila nuk ishte e tillë sepse kohëve të fundit shumë presione dhe telefonata kam patur në lidhje rreth fotove dhe shkrimeve që kam shkruar, duke thënë dhe mbrojtur të vërtetën.
Janina says
Respekte nga te gjithe ke Arben Llalla.
Viktori says
Z Arben,une te kuptoj drejte dhe ketyre Janaqeve me dy identitete jua ben mire.Por te them te drejten edhe ti,me gjithe keto contribute kombetare qe permend,kapesh vetem me nje pakice Ortodokse Shqiptare qe sipas census nuk kalon 10 % te popullsise dhe ke vite qe merresh me to,pavarsisht se kjo pakice nuk jane fare problem ne kriminalitet a ne shkelje ligji,apo ne tradheti si ke qejf ta quash ti.Nga ana tjeter nuk ke shkruar asnjehere per xhamite e huaja qe rekrutojne luftetare islamike nga trojet tona per Arabi.Aq me teper qe familja jote qenka dhe kontribuese ne UCK dhe UCKte Maqedonise.Nuk ke shkruar asnje varg per perandorine GYlan me gjithe ato shkolla e aktivitete fetare ne shqiperi.Keshtu qe edhe ti mos te ha me shume frika se ta merr Greqia shqiperine me perpara se Turqia.Te pakten kete pershtypje te le si thjeshte nje islamik I thekur me teper se nje patriot qe te dhimset vendi.Me fal nese te bie me qafe kot,por kam lexuar shkrimet tua rregullisht dhe eshte e vertete.
Viktori says
Per te mire te transparences dhe rrahjes se mendimeve.Per hire te se vertetes ju te Diellit do ishte mire te nxirnit komentet qe shkruhen.Ndryshe tregoni qe edhe ju jeni po aq antishqiptare e proturq sa Llalla.Me respekte Viktori.Nga sot e tutje nuk mendoj se do harxhoj kohe te lexoj pallavrat tuaja palavoze.