Beqir SINA New York/
Atë që ua premtojë gjatë fushatës elektorale të burgosurve politik në Shqipëri, Edi Rama, duke i mashtruar ish të burgosurit politik, dhe familjet e tyre se Burgu i Spaçit do të kthehej shpejt në një muze, sot njoftohet se do ta bëj Fondi Botëror për Monumentet duke investuar per restaurimin e saj TIRANE : -Shqipëria, vendi i fundit nga ish kampi socialist në Europën juglindore, me këtë rast do të bëhet me një vend kujtese për ish-të përndjekurit politikë të kohës së diktaturës komuniste, pasi Fondi Botëror i Monumenteve ka përzegjedhur Burgun famëkeq të Spacit si një vend i memories kombëtare në kohën e diktaturës komuniste – 46 vjeçare.
Lajmi bëhet i ditur nga organizata jo-qeveritare Trashëgimia Kulturore pa Kufij –Shqipëria (CHWB Shqipëri)e cila është e përkushtuar për shpëtimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore të prekshme dhe të paprekshme të rrezikuar nga konflikti, neglizhenca njerëzore dhe fatkeqësitë natyrore, thuhet në njoftim.
Fondi Botëror për Monumentet, e cila thuhet se është një organizatë private jofitimprurëse e themeluar në vitin 1965 nga individët e interesuar për ruajtjen e përshpejtuar e të rendësishëme të thesareve artistike, dhe gjërave me vlerë në të gjithë botën – duket se tani do të realizojë edhe atë që ka qenë gati për më shumë se dy dekada një nga kërkesat e vazhdueshme të ish të burgosurve politik dhe familjeve të tyre, në mënyrë që Burgu famëkeq e Spaçit të kthehet në një muze kombëtar si simbol i kujtesës sonë kombëtare . Për të mos harruar kurrë ato vujatjet dhe torturat e tmerrshme, që regjimi diktatorial i Enver Hoxhës ja u shkaktojë këtyre njerëzve, për 46 vjet sundim.
Fakti se burgu i Spacit, u përfishi në listën e Fondit Botëror të Monumenteve, argumentohet se përpos vështirësive aktuale të burgut të Spaçit, ai është tani edhe një mundësi unike për promovimin dhe ruajtjen e tij, veçanërisht duke e ekspozuar kampin dhe çështjet e ndërlidhua me të, gjatë 46 vjetëve të regjimit të Enver Hoxhës, në vëmendjen kombëtare dhe ndërkombëtare të specialistëve, studiuesve dhe historianëve – si dëshmi brezave të rinjë në Shqipëri.
Fondi Botëror i Monumenteve (World Monument Fund – WMF), shkruhet se është gjithashtu një organizatë e përkushtuar për ruajtjen e vendeve unike kulturore, ku çdo dy vjet tërheq vëmendjen për vendet e trashëgimisë kulturore përqark globit, që janë në rrezik dhe jan përfshirë, me të drejtë në listën e saj përfshirë më së fundi me të drejt edhe burgun e Spaçit, duke cilësuar atë se “është në një gjendje të avancuar përkeqësimi, por pavarësisht kësaj ai meriton të transformohet në një vend modern kujtese”, duke e bërë atë Muze dhe futur atë edhe në listën e guides truistike shqiptare. Në mënyrë që nesër edhe vizitorët e huaj të ken rastin të njihen me vujatjet dhe toruturat e tmershme të burgosurve politik në Shqipëri.
Burgu i Spaçit, i cili ka hyrë më parë në listën e brugjeve më të tmershme në botë, ishte një kamp i njohur i ndërtuar në vitin 1968 nga qeveria komuniste e Shqipërisë, në vendin e nxerrjes së bakrit dhe piritit, në një zonë të largët dhe të ashpër malore në Mirditë, rreth 150 klimetra larg Tiranës.
Ish i burgosuri politik – Artisti Maks Velo, i cili u arrestua në vitin 1978 dhe u dënua me dhjetë vjet burg në atë kamp, më vonë, mbas ndryshimeve të mëdha që ndodhën me rrezimin e komunizimit, kur fitoi lirinë e tij, e ka përshkruar atë si “kampin më të tmerrshme në Europë dhe shton ai se unë mendoj se edhe në botë gjatë kësaj periudhe Spaçi, ka qenë më i keqi.”
Fondi Botëror për Monumentet, shkruan në njoftimin e saj për Burgun e Spaçit se “Shqipëria, nga shumë vende të tilla, komuniste në Europën juglindore, bën një perjashtim unik. Ajo të burgosurit politikë i keqtrajtonte dhe i përdorte ate për punë nga më të rëndat nëpër galerat e minierave , duke mos kursyer edhe disa nga intelektualët më të shquar shqiptarë të shekullit të njëzetë, patriot e atdhetar, intelektual të njohur, që kan zënë një vend të veçantë në kujtesën kolektive të asaj kohe.
Në maj të vitit 1973 Burgu i Spaçit, u bë vendi i famshëm i revoltës së burgosurve politik, një nga momentet e para të rezistencës ndaj shtypjes së regjimit dhe të parat dhe të vetmet në kampin komunist në Europën juglindore që të burgosurit politik ngriheshin deri në flijim kundra rregjimit komunist të Enver Hoxhës.
Megjithatë, revolta u shtyp me forcë të egër policore dhe Burgu ka vazhduar si një kamp pune me tre turne deri në rënien e partisë komuniste nga pushteti në fillim të viteve 1990, dhe ndryshimeve të mëdha që erdhë në atë kohë.
Burgu i Spaçit mbasi u boshatis nga të dënuarit, u braktis plotësisht disa vite më vonë. Sot, edhe pse ka qenë i caktuar si një vend i trashëgimnisë, nga ish- Presidenti Berisha, ish ndërtesat kompleksi janë në një gjendje jashtëzakonisht të avancuar të përkeqësimit për shkak të elementeve kohor por eshte matreialeve të vjedhura – kështuqë ndërtesat e braktisura kanë humbur pothuajse të gjitha materialet tyre që dëshmonin torturat dhe vuajtjet e tmerrshme.
Fondi Botëror për Monumentet, në vitin 2016 thuhet në njoftim do të shkoj në Shqipëri, në një përpjekje të re që përfshin edhe bashkëpunimin me institucionet, shoqërisë civile dhe qytetarëve privatë për të krijuar një institucion modern të përkujtimit nga mbetjet dhe eshtrat të burgosurve të Burgut Space.
Shqipëria, megjithëse, ka kaluar një nga regjimet më të egra nuk ka një muze kujtese ashtu si vendet e tjera të ish kampit socialit. Aktualisht, nuk ekziston një vend i kujtesës për ish të burgosurve politikë në Shqipëri, porse ekziston një nevojë e ngutshme për të çuar përpara kujtesën sidomos tek brezi i ri, dhe rritjen e ndërgjegjësimit të publikut, dhe për të plotësuar edhe një kërkesë për transformimin e kësaj faqe të turpëshme të kombit shqiptar në qendër të përkujtimit dhe edukimit.
Burgu i Spacit, gjendej në rrethin e Mirditës në thellësit të tij drejt veriut, një vend i izoluar dhe me temperatura të ftohta në dimër. Spaçi ishte burgu me punë të detyruar, i ndërtuar më 1968. Ndërtimi i tij u bë nga Ministria e Punëve të Brendshme në kohën e diktaturës komuniste duke shfrytezuar të burgosurit me punë të detyruar. Burgu i Spacit e nisi me 600 të burgosur politikë, të cilët u sollën në atë kohë duke i traseferuar ata nga kampi me punë të detyruar i Elbasanit. Në fillim kampi i Spaçit, përbëhej nga disa barraka të vogla të ndërtuara nga drejtoria gjologjike në 1956-n. Puna në galeri bëhej në Spaç bëhej me tre turne dhe pa asnjë lloj sigurimi teknik. Norma e punës ishte 4 vagonë mineral për dy të burgosur e ai që s’e realizonte, e lidhnin me kavo të zhveshur në pemët jashtë galerive, edhe e mbanin ashtu në mes të dimrit në borë e shi. Nga trajtimi mizor më 21 maj të vitit 1973 të burgosurit u hodhën në revoltë, e cila më pas u cilësua si revolta e parë me karakter politik në Shqipëri gjatë viteve të diktaturës.
Burgu deri para mbylljes arriti me një kapacitet 3000 të burgosur politike. Ai ka qene ndër burgjet më mizore të diktaturës komunsite, ku përvec torturave nuk kanë munguar edhe vrasjet pa gjyq dhe sot janë qindra varre të humbura në rrënojat dhe honet e rrethinave të burgut të Spacit.