Nga Ilir Levonja/
Edi Rama i foli panelit rutinë të Kombeve të Bashkuara sërish për harmoninë fetare në Shqipëri.Madje ndau me të pranishmit faktin e familjes shumë besimtare që ai ka, si katolikë, myslimanë apo ortodoksë etj. Madje solli si shembull se djali i tij i vogël që, ”është katolik dhe vetëm 1 vjeç duhet ende të vendosë se cilit besim t’i përkasë. Dhe ai është me fat sepse jeton në një vend ku askush përfshirë familjen e tij nuk do i bëjë kurrë presion të zgjedhi një besim të caktuar. Ai ka lindur në një vend të pagëzuar nga vetë Papa Françesku si vendi i vëllazërisë fetare, çka përfaqëson një garanci thelbësore për brezat e ardhshëm që ta gëzojnë këtë botë në paqe dhe prosperitet”, kështu tha Rama.
Këto e të tjera, janë sot si një lajm i madh për shqiptarët. Madje plot syresh po trumbetojnë edhe mbresat, apo se sa të magjepsur janë pjesëmarrësit. Deri edhe nënpunësit e administrates në OKB.
Edhe unë e ndoqa, pasi vi nga vendi kryeministër i të cilit është. Edi Rama. Për dhjetra arsye duhesha të kënaqesha. Duhej të besoja. Por ashtu si pjesa dërrmuese e shqiptarëve që vine prej andej. Apo edhe e ballkanasve në përgjithësi…, kërshërisë tonë për një pritshmëri sa më njerëzore, këta i japin një shqelm bythëve.
Kur thashë panelit rutinë, kush ka idenë e koferencave, e kupton këtë. Dhe sidomos në OKBën e cila si ngrehinë neutrale mes qiellit, u ka dhënë hapësirë edhe diktatorëve. Gjithkush flet për prosperitet, edhe pse shifrat nga vendet që vine janë anormale.
Megjithatë burrat e shteve aty flasin për prosperitet gjithfarësoj.
Të paktën kësaj rutine i është afruar edukata e qytetarit amerikan, ajo e tu treguarit i befasuar prej teje. Dhe për kortezi, i kanë kaq të shpeshta fjalët e mirësjelljes sa nganjëherë edhe ta shpifin duke të të thënë bravo apo bukur. Por kjo është thjesht kortezi pasi tek ata nuk ka asgjë të paditur rreth personit tend.
Ndërsa Papa Françesku vet, nga Filadelfia vendi ku u shpall pavarsia e Amerikës, flet për të varfërit, vendet e varfra, mbikqyrjen e borxheve, emigracionin dhe faktin e një dhune siç është ISISi; për pjesëmarrje më të ndjeshme të qytetarëve në vendimarrje, për absolutizmin dhe e keqpërdorimin e pushtetit karshi shoqërisë dhe ambjentit etj. Pra flet nga toka, nga mesi i njerëzimit. Kryeministri ynë flet nga qielli. Duke e bërë akoma më butaforik ambjentin shqiptarë.
Për amerikanët duket realitet komedie të qënit katolik, muslimanë, apo ortodoks. Kurse për myslimanët, sidomos kur flet me ata nga Lindja e Mesme, nga vendet e rërës, je absolutisht mysliman kur vjen nga prindër myslimanë. Zgjedhja është një realitet i paparanueshëm. Mirëpo neve na ngeli në gojë harmonia fetare. Harmonia fetare që është për tu marrë shembull. Pa përmenduar aspak dhe pa asnjë shenjë pendese për rrevolucionin feja është opium për popujt, atë të vitit 1967. Qoftë edhe për pak njerzillëk. Për pak pendesë.
Nga ana tjetër nga fundi i muajit gusht që sapo kaloi, vendosi veton dhe jo dialogun në një objekt kulti në Himarë. Prapë, Kryeministri flet për harmoninë fetare. Dhe e mbyll fjalën e tij, duke këshilluar apo kujtuar fenë, fetarët në përgjithësi, se ata mund të ndikojnë shumë në bashkimin shpirtëror të njerëzve. Asesi ai, dhe klasa e sojit politik nga ai vjen.
Megjithatë, pjesë e madhe e shqiptarëve mburren me ‘të. Me fjalimin e tij.