– Manjani: Agaçi i PS ra dakord me PD/
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka deklaruar sonte në mbrëmje se, votimi i reformës në drejtësi të enjten në Parlament është i pamundur për shkak të mosdakordësisë për formulën e zgjedhjes së anëtarëve të 4 organeve të drejtësisë, përfshirë KLGJ dhe KLP.
***
Pas deklaratës së Ambasadës amerikane se Basha ka shkelur konsensusin e arritur më herët të mërkurën, Partia Demokratike ka reaguar me anë të një deklarate ku thotë se bllokimi i ndodhur në orët e fundit nuk vjen prej saj.
“Partia Demokratike rikonfirmon se negociatoret Bylykbashi, Agaci dhe Manjani të hënën mbrëma kanë rënë dakord që formula e propozimit hibrid për institucionet e vetingut do të përdoret edhe për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë Prokurorial.
Kjo është një formulë në përputhje me rekomandimin e Venecias e aprovuar si e tillë nga komuniteti ndërkombëtar dhe së fundmi edhe nga Partia Socialiste dhe ditën e sotme edhe nga Edi Rama”, thotë PD.
Më tej në deklaratë thuhet se, “hapi mbrapa i përfaqësuesve të PS në Komision, kërkesa për t’u kthyer në formulën e votës së vetme të transferueshme të refuzuar publikisht nga Partia Demokratike, dhe refuzimi për të zbatuar marrëveshjen është një zhvillim dramatik”.
Manjani: Agaçi i PS ra dakord me PD
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani deklaroi sonte nga kryesia e kuvendit se mbi variantin që kërkon sot PD dhe LSI është rënë dakord në mbledhjen e ditës së hënë. “Agaçi, unë dhe Bylykbashi arritën dakordësinë për këtë pikë, por nuk u fut në procesverbal pasi mbledhja u mbyll”, tha Manjani.
Sipas Manjanit, ditën e hënë u diskutua mbi propozimin hidrit, propozimi i Nuland. Ai theksoi më tej se negociatat kanë qenë dypalëshe, PDPS, ndërsa të hënë u arrit mbyllja me konsensus për çështjen e Vettingut.
“Diskutuam me Hahn për çështje që kishin ngelur pezull për propozimet e Nuland, që kishte të bënte me procesin e Vetingut. E konfirmoj atë që tha zoti Bylykbashi për atë që ishte rënë dakord. Kanë qenë negociata dypalëshe, Agaci dhe Bylykbashi më kanë thënë se ishin marrë vesh. Për shkak se mbledhja u ndërpre papritur, kanë ngelur dy çështje pa zgjidhur që u thanë në letrën e zotit Hahn dhe çështja u quajt e zgjidhur. Nuk kemi pasur asnjë reagim as nga partitë e tjera dhe nga ekspertët e tjerë. Ne jemi mbledhur në grupin negociatat pasi u mblodh tryeza e Partive politike dhe ata na mandatuan që të merreshim vesh për çështjen e fundit; për rolinn e ndërkombëtarëve. Unë nuk e di ça janë negociatat e PDPS. Ne kemi mbyllur çështjen e rolit të ndërkombëtarëve dhe çështjen e seleksionimit të atyre që do konkurrojnë në çështjen e Vetingut. Ne kemi rënë dakord që të ishin tre nga maxhoranca dhe dy nga opozita. Nuk hy në detaje. Unë nuk jam kryetari i negocatorëve.”, tha Manjani.
E shikoni pra se ku rreh cekani i marrveshjes ?PS ose PPS qe do te thote partia e punes e pushterve ,fusin gjithmone shkopinje ne rrota sepse nga ajo fare rrjedhin e nuk mund ti mohojne genet e tyre te felliqura te trasheguara ngA ANTARET E BYROSE PULATIKE SHaQIPTARE .KJo marrveshtje nuk ka per tu aritur kurre perderi sa te jete ne krye nje si RAMA koke gure .Moste prisni te enjte as te merkure per nje pajtim .KJo pune keshtu do te vazhdoje HIQ e MOS E KEPUT sa te bjerre Rama ne M…….