– Manjani: Agaçi i PS ra dakord me PD/
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka deklaruar sonte në mbrëmje se, votimi i reformës në drejtësi të enjten në Parlament është i pamundur për shkak të mosdakordësisë për formulën e zgjedhjes së anëtarëve të 4 organeve të drejtësisë, përfshirë KLGJ dhe KLP.
***
Pas deklaratës së Ambasadës amerikane se Basha ka shkelur konsensusin e arritur më herët të mërkurën, Partia Demokratike ka reaguar me anë të një deklarate ku thotë se bllokimi i ndodhur në orët e fundit nuk vjen prej saj.
“Partia Demokratike rikonfirmon se negociatoret Bylykbashi, Agaci dhe Manjani të hënën mbrëma kanë rënë dakord që formula e propozimit hibrid për institucionet e vetingut do të përdoret edhe për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë Prokurorial.
Kjo është një formulë në përputhje me rekomandimin e Venecias e aprovuar si e tillë nga komuniteti ndërkombëtar dhe së fundmi edhe nga Partia Socialiste dhe ditën e sotme edhe nga Edi Rama”, thotë PD.
Më tej në deklaratë thuhet se, “hapi mbrapa i përfaqësuesve të PS në Komision, kërkesa për t’u kthyer në formulën e votës së vetme të transferueshme të refuzuar publikisht nga Partia Demokratike, dhe refuzimi për të zbatuar marrëveshjen është një zhvillim dramatik”.
Manjani: Agaçi i PS ra dakord me PD
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani deklaroi sonte nga kryesia e kuvendit se mbi variantin që kërkon sot PD dhe LSI është rënë dakord në mbledhjen e ditës së hënë. “Agaçi, unë dhe Bylykbashi arritën dakordësinë për këtë pikë, por nuk u fut në procesverbal pasi mbledhja u mbyll”, tha Manjani.
Sipas Manjanit, ditën e hënë u diskutua mbi propozimin hidrit, propozimi i Nuland. Ai theksoi më tej se negociatat kanë qenë dypalëshe, PDPS, ndërsa të hënë u arrit mbyllja me konsensus për çështjen e Vettingut.
“Diskutuam me Hahn për çështje që kishin ngelur pezull për propozimet e Nuland, që kishte të bënte me procesin e Vetingut. E konfirmoj atë që tha zoti Bylykbashi për atë që ishte rënë dakord. Kanë qenë negociata dypalëshe, Agaci dhe Bylykbashi më kanë thënë se ishin marrë vesh. Për shkak se mbledhja u ndërpre papritur, kanë ngelur dy çështje pa zgjidhur që u thanë në letrën e zotit Hahn dhe çështja u quajt e zgjidhur. Nuk kemi pasur asnjë reagim as nga partitë e tjera dhe nga ekspertët e tjerë. Ne jemi mbledhur në grupin negociatat pasi u mblodh tryeza e Partive politike dhe ata na mandatuan që të merreshim vesh për çështjen e fundit; për rolinn e ndërkombëtarëve. Unë nuk e di ça janë negociatat e PDPS. Ne kemi mbyllur çështjen e rolit të ndërkombëtarëve dhe çështjen e seleksionimit të atyre që do konkurrojnë në çështjen e Vetingut. Ne kemi rënë dakord që të ishin tre nga maxhoranca dhe dy nga opozita. Nuk hy në detaje. Unë nuk jam kryetari i negocatorëve.”, tha Manjani.