
Nga GIOVANNI BELARDELLI
Vetë pavarësia qënkërka kërkuar më 1776 për të mbrojtur regjimin skllavëror, sepse të bardhët për shkak të whiteness (bardhësisë) së tyre nuk mund të jenë veçse racistë. Kjo është teza që tashmë është e përhapur në mjediset e cancel culture të SHBA e që, më së fundi, i është nënështruar kritikës së Bell-it në New York Review of Books.Të merremi vesh, është një kritikë tejet e matur, që synon të fshihet mbas vlerësimit të librit të shqyrtuar; por në thelb e shkërmoq atë. Maturia skajore e recensorit të kujton “shtirjen e ndershme” të Torquato Accetto-s, që Croce e tregoi gjatë fashizmit si udhërrëfyese për të siguruar hapësira lirie; e kjo tregon shumë mbi klimën e frikës që zotëron në botën akademike amerikane. Por shpresojmë që reçensioni të jetë një shenjë e parë e kundërveprimit, ndoshta e ndihmuar nga fakti se cancel culture, duke damkosur të gjithë të bardhët për whiteness të tyre ka kaluar cakun , duke u ankoruar në fakt në qëndrime raciste.
“Corriere della Sera”, 6 tetor 2011 Përktheu Eugjen Merlika