• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“Samiti Ukrainë-Europa Juglindore në Tiranë” pasqyruar te “Zëri i Amerikës” : Zelensky ftesë vendeve të Ballkanit për të bashkëprodhuar municione

February 28, 2024 by s p

28 shkurt, 2024

  • Armand Mero

Samiti Ukrainë-Europa Juglindore në Tiranë
Samiti Ukrainë-Europa Juglindore në Tiranë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ftoi sot vendet e Ballkanit që së bashku më Kievin të mund të prodhojnë armë dhe municione. “Ne jemi krenar që kemi mbi 500 kompani në fushën e mbrojtjes që veprojnë në Ukrainë. Po kjo nuk mjafton për të fituar. Ne shohim probleme në ofertën e municioneve, gjë e cila ndikon situatën tonë në fushat e betejës dhe jemi të interesuar për bashkëprodhimin e municioneve me ju dhe partnerët tanë”, u shpreh presidenti ukrainas në fjalën e tij në hapje të samitit Ukrainë – Europa juglindore, i cili po mbahet në Tiranë. Ai shtoi me tej se “ekipi ynë i qeverisë, do të prezontojë të gjitha detajet” duke hedhur më pas idenë e organizimit të “një forumi të posaçëm për industrinë e Mbrojtjes, mes Ukrainës dhe Ballkanit, qoftë në Kiev qoftë në ndonjë prej kryeqyteteve tuaja”.

Për këtë çështje ai kishte bërë të ditur më herët se kishte folur dhe me kryeministrin shqiptar Edi Rama gjatë takimit të përbashkët që i parapriu samitit. “Diskutuam ndër të tjera dhe për nevojat e mbrojtjes së Ukrainës dhe mundësinë e prodhimit të përbashkët të armëve”, shkruajti ai në rrjetin social X.

Me zotin Rama, presidenti Zelensky, firmosi dhe Traktatin e miqësisë dhe bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Ukrainës, i cili synon të konsolidojë miqësinë mes dy vendeve dhe popujve, përmes zgjerimit dhe forcimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?allowfullscreen=true&app_id=1693912720906710&channel=https%3A%2F%2Fstaticxx.facebook.com%2Fx%2Fconnect%2Fxd_arbiter%2F%3Fversion%3D46%23cb%3Dfaec1bcf0107b68f5%26domain%3Dwww.zeriamerikes.com%26is_canvas%3Dfalse%26origin%3Dhttps%253A%252F%252Fwww.zeriamerikes.com%252Ff3579e1659c667500%26relation%3Dparent.parent&container_width=650&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fzeriamerikes%2Fvideos%2F317954124595505%2F%3Fshow_text%3D1&locale=en_US&sdk=joey

Përpara se të hidhnin firmat, presidenti i Ukrainës i dorëzoi sot kryeministrit shqiptar Edi Rama “Urdhërin e Princit Jaroslav i Urti”, për “kontributin e jashtëzakonshëm personal, në forcimin e bashkëpinimit ndërshtetëror, mbështetjen e sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe popullarizimin e shtetit të Ukrainës në botë”.

Më herët, u zhvillua dhe një takim mes ministrave të jashtë të të dy vendeve. “Shqipëria mbështet Planin me 10 Pika të Presidentit Zelensky, si mundësia më realiste për t’i dhënë fund luftës dhe arritjen e një paqeje të qëndrueshme. Së bashku me aktorë dhe vende të tjera, kemi marrë tashmë angazhimin për bashkëpunim në realizimin e Pikës 5 që ka të bëjë me “Rivendosjen e tërësisë territoriale dhe sovranitetit të Ukrainës”, si një nga objektivat më imediatë të përfundimit të luftës”, deklaroi pas takimit ministri shqiptar Igli Hasani.

Shqipëria është ndër vendet e para që mbështeti pa rezerva Ukrainën si dhe u angazhua për të kontribuar drejtpërsëdrejti me ndihma. Ministri Hasani tha se edhe gjatë takimit të sotëm “kemi folur për ndihmën ekonomike e financiare që Shqipëria mund të ofrojë për përballimin e situatës në Ukrainë, por edhe për rindërtimin e saj, që shpresojmë të ndodhë sa më parë, pa asnjë vonesë”.

Brenda muajve të ardhshëm, siç njoftoi ministri i Jashtëm shqiptar, pritet të hapet në Kiev dhe ambasada e Shqipërisë. “Jemi në fazën e përgatitjeve teknike”, shpjegoi zoti Hasani.

Nga ana e tij shefi i diplomacisë ukrainase Dmytro Kuleba falenderoi Shqipërinë për mbështetjen e ofruar në shumë drejtime, duke u ndalur veçanërisht në rolin e saj gjatë mandatit dy vjeçare si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Shqipëria po ashtu vlerësohet nga Kievi dhe si një anëtare e Nato-s, ku Ukraina kërkon të bëhet anëtare. “Pritshmëritë tona janë që me të tjerash, një prej rezultateve të samitit të Uashingtonit të jetë një hap më përpara drejt anëtarësimit të Ukrainës, që më në fund, do ta bëjë këtë pjesë të Europës, më të sigurt”, u shpreh ministri Kuleba.

* Materiali në përditësim

Filed Under: Analiza

ARSIMIMI I SHQIPTARËVE NË MAL TË ZI

February 28, 2024 by s p

NIKË GASHAJ/

Arsimi në gjuhën shqipe ka një rendësi të madhe në formimin dhe kultivimin e identitetit kombëtar. Veçenarisht për identitetin kombëtar është me rëndësi arsimimi në shkolla fillore dhe ato të mesme. Sikurse është e njohur, në kohën e Principatës së Malit të Zi dhe të Jugosllavisë së vjetër kanë qenë të hapura një numër i shkollave në gjuhën joamtare në viset ku kanë jetuar shqiptarët. Shkollat, pra, kanë qenë në gjuhën sllave dhe si të tilla kanë ndikuar negativisht dhe kanë qenë faktor i asimilimit të shqiptarëve. Pas  luftës së Dytë Botërore 1945, situata do të dryshojë dukshëm. Sistemi i ri socialist ka hapur shkolla shqipe në zonat e banuara me shqiptarë. Mirpo, arsimimi shqip ka qenë i varur nga rrjellat politike të kohës. Kur erdhi deri te mosmarrëveshja, respektivisht konflikti Tito-Stalin dhe miratimi i Rezolutës së Informbirosë në vitin 1948, me  të cilën dënohet udhëheqësia jugosllave në krye me Titon, gjoja për trathti ndaj politikës të Bashkimit sovjetik dhe blokut socialist, më pas, Republika Popullore e Shqipërisë i ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Jugosllavi dhe përkrahi politikën staliniste. Mirëpo, në anën tjetër, kjo ndikoi në mënyrë negative në raportin e udhëheqësisë jugosllave  ndaj shqiptarëve në Jugosllavi, pra dhe tek shqiptarët në Mal të Zi. Në lidhje me atë, Mehmet Kraja, Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ndër të tjerat thekson: “Viti 1948 do t’i japë goditjen e parë shkollës shqipe, sepse ndërprerja e marrëdhënieve me Shqipërinë, si në shumë plane të tjera, do t’i lërë pezull shqiptarët e Malit të Zi. Do të jetë  mesi i viteve pesëdhjetë…..kur u mbyllen shumica e shkollave shqipe dhe fëmijët shqiptarë detyrohen të mësojnë serbisht. Mirëpo, një plan i tillë dështojë dhe pas një viti shkollor pa asnjë rezultat, në një numër shkollash kthehet sërish mësimi në gjuhën shqipe. Kjo periudhë, nga më të errëtat në historinë e shqiptarëve në Mal të Zi, do të zgjasë pothuajse deri në mesin e viteve gjashtëdhjetë, kur fillon një rikthim gradual i mësimit fillor në gjuhën amtare”.

Shkolla e parë e mesme me mësim në gjuhën shqipe e serbokroate u hap në Ulqin në vitin 1965. Ndërsa, me 1971, çelen dy paralele të gjimnazit në Tuz me mësim në gjuhën shqipe, kurse në vitin 1975 bëhet gjimnaz i pavarur në dy gjuhësi: shqip dhe serbokroate. Ndërsa në vitin 1978 mësimi në gjuhën shqipe filloi të zhvillohet edhe në shkollën e mesme në Plavë. Më tutje, përpos hapjeve të shkollave të mesme në të cilat zhvillohej mësimi edhe në gjuhën shqipe, në atë kohë u intensifikuan dhe lidhjet arsimore të shqiptarëve të Malit të Zi me Kosovën. Shqiptarët e Malit të Zi, gjithëmonë duhet të jenë mirënjohës për  mirëpritje dhe përkrahje  të personalitetit arsimor kosovar ndaj nxënsëve dhe studentëve nga Mali i Zi. Për çka jam dëshmitar, si ish – nxënës i gjimnazit “Ivo Llolla Ribar”, sot gjimnazi “Sami Frashëri” në Prishtinë.

Me shpërthimin e demostratave të studentëve në Kosovë 1981, demostrata këto për liri, drejtësi, barazi të shqiptarëve dhe për pavarësi të Kosovës, edhe pushteti politik i Malit të Zi në atë kohë nisi një fushatë të egër kundra shqiptarëve të Malit të Zi. Në shënjestër ishin shkollat me mësim në gjuhën shqipe, respektivisht programet mësimore të Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, të Historisë dhe të cilësdo lëndë mësimore që kishte të bënte me kulturën dhe artin shqip u “spastruan” nga përmbajtja  me karakter të identitetit kombëtar shqiptar. Në mënyrë të ashpër çdo gjë shqiptare po akuzohej dhe sulmohej nga pozita e një politike nacionaliste-shoviniste.

Sot në Mal të Zi nxënsit shqiptarë e ndjekin mësimin në gjuhën shqipe në 12 shkolla  fillore, në 4 shkolla të mesme, prej tyre një gjimnaz është privat në Ulqin. Gjithashtu, pranë Universitetit të Malit të Zi, në vitin 2004. është hapur Dega e studimeve të mësuesisë në gjuhën shqipe në Podgoricë. Përveçë, mësimdhënësve shqiptarë nga Mali i Zi për të ligjëruar në këtë degë janë angazhuar edhe një numër i pedagogëve nga Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Me këtë rast po ceki se kërkesa e përfaqësuesëve shqiptarë ka qenë që fakulteti të hapet në Ulqin apo në Tuz, si mjedise shqiptare, mirëpo kjo është refuzuar nga organet shtetërore të Malit të Zi.

Po ashtu, një numër i koniderueshëm i studentëve nga Mali i Zi, ndjekin studimet në universitetet e Shqipërisë dhe të Kosovës, por dhe në Universitetin e Malit të Zi dhe gjetiu, e që është shumë pozitive në formimin e kuadrit të ri  profesional. Ashtu që sot kemi një numër të kuadrave të profileve të ndryshme. 

Me rëndësi është të theksohet mbështetja finansiare për studentët shqiptar nga Mali i Zi, respektivisht e ndarjeve të bursava studentore në vazhdimësi për çdo vit akademik, nga  diaspora shqiptare në SHBA, sikur janë: Fondacioni “Malësia e Madhe”, Fondacioni “Trojet tona”, Fondacioni Lukaj, etj.

Ndihma e  tyre finansiare për arsimimin e lartë të brezit të ri shqiptar nga Mali i Zi, paraqet një   aktivitet të shkëlqyeshëm humanitar e patriotik kombëtar dhe meriton çdo lëvdatë. Mirëpo, jam i mëndimit se një kujdes të veçantë për mbështetje finansiare e meritojnë nxënësit dhe studentët me sukses të shkëlqyeshëm duke siguruar ashtu cilësinë profesionale. Po ashtu do të ishte e preferueshme që disa nga nxënësit më të dalluar shqiptar nga Mali i Zi të vazhdoshin shkollimin në universitetet e njohura evropiane dhe amerikane. Meqenëse, njohjet historike tregojnë se ka pasë intelektualë shumë të njohur të kombit shqiptar që kanë  studiuar në universitete prestigjioze në botën e jashtëme. Për shembull: Eqrem Çabej( Austri), At Gjergj Fishta(Bosnje), Aleks Buda ( Itali, Austri), Mahir Domi(Francë), Ndre Mjeda( Spanje, Itali, Poloni, Kroaci), Mirash Ivanaj( Itali), Gjelosh Gjokaj( Beograd, Romë, Gjermani), Ruxhdi Ushaku (Sarajevë, Beograd, Paris). Gjithashtu, po theksojmë, se Ismail Kadare ka qenë në Moskë për studime për dy vjet në Institutin e Letërsisë Botërore “Maksim Gorki”(1958-1960). Ndërsa, Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova ka qëndrua gjatë një viti akademik(1976-77) në Paris, ku ndoqi interesimet e veta shkencore në studimin e letërsisë, me përqendim në teorinë letrare. Natyrisht, se ata, por dhe shumë të tjerë, kanë dhënë një kontribut jashtëzakonisht shumë të madh kulturës dhe shkencës shqiptare.

Si – ish mësimdhënës në gjimnazin e Tuzit pata rastin të bindem se në mesin e nxënsëve shqiptar ka mjaftë të shquar dhe të talentuar, të cilët e dëshmuan vehten, meqenëse, pas kryerjes së shkollës së mesme, një numër i konsenderueshëm i tyre arrijtën të kryejën fakultete të ndryshme në universitete të ndryshme: Mal të Zi, Shqipëri, Kosovë dhe më gjerë në rajon.  Andaj, ajo çka   është shumë pozitive, qendron në faktin, se arsimimi i rinisë shqiptare tek ne, po  zhvillohet në vazhdimësi në të gjitha nivelet e shkollimit dhe të specializimeve të ndryshme duke fituar dhe tituj më të lartë akademik: magjistra dhe doktora të shkencave, çka paraqet një potencial të mirë kuadrovik. Duhet të besohet se një trend i tillë pozitiv në arsimimin e rinisë shqiptare në Mal të Zi do të vazhdoj dhe në të ardhëmen. 

Filed Under: Analiza

Hebre Josef Kantoz meriton të nderohet – Luftëtari hebre që mori pjesë në Luftën e Vlorës 1920

February 27, 2024 by s p

Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj

Komuniteti hebre në Vlorë dhe rinia e Jozefit

Në Shqipëri, në çerekshekullin e parë të shek. XIX, pas luftërave të vazhdueshme të përndjekjes dhe të shfarrosjes nga spanjollët, u vendos një komunitet i vogël hebre, ku pjesa më e madhe e tyre u vendos në qytetin e Vlorës. Në këtë komunitet bënte pjesë dhe familja Kantozi, e cila ishte një familje e pasur tregtare. Populli vlonjat i mirëpriti dhe ju krijoi kushte për jetesë, duke punuar dhe jetuar bashkë me ta. Hebrenjtë Musho dhe Masalto jetonin në lagjen e vjetër të Vlorës “Vrenez”. Këtyre më 17 gusht 1890 ju lindi një djalë që e quajtën Jozef, në kujtim të të parëve të tyre që kishin luftuar dhe qëndruar në jetë në kohëra dhe vende të ndryshme.

Në rini Jozefi siç kanë treguar Abdurahman Çiraku ishte një djalë i gjatë, i pashëm, elegant dhe mbante mustaqe, që ishte në modë. Flokët i kishte gjithmonë të gjata dhe të krehura e të lyer me brilant. Ishte kjo një dukuri e kohës, por dhe tregonte vinte nga një familje e pasur hebre. Josefi i donte dhe i vlerësonte vlonjatët duke i quajtur shokët vëllezër. Josefi ndoqi shkollë në qytetin e lindjes në Vlorë dhe për rezultate shumë të mira në mësime, ndoqi në Itali studimet e larta dhe u diplomua ekonomist. Në Brindiz të Italisë Jozefi kalonte shpesh pushimet. Mënyra e sjelljes, prezenca në paraqitje, kultura e lartë që demostronte në ambjentet e pushimit, kishte bërë që ai të thirrej “Konte d’Albania”.

Ne shqiptarët do luftojmë me Italinë e madhe

Ishte viti 1919 kur Jozefi gjendej me pushime në Itali. Në një nga ditët pushimeve në Brindiz, Josefi u gjend në një restorant. Aty ishin disa të rinj, simpatizantë të fashizmit. Jozefi kur i pa dhe buzëqeshi me ironi. Njeri prej fashistëve para syve të Josefit, nxori një kartëmonedhë një liretashe italiane dhe e dogji para syve të tij, të shoqëruar me fjalët se “kështu do ta djegim ne italianët Shqipërinë tënde të vogël”. Ndërsa Josefi i qetë, nxorri një kartëmonedhë njëmijë liretashe italiane, i vuri zjarrin dhe ju drejtua fashistit duke ngritur zërin se “kështu do ta djegim ne shqiptarët Italinë tënde të madhe”. Me këtë veprim e arrestuan Jozefin dhe e burgosën. Familja pagoi për ta liruar nga burgu në Itali. Josefi e donte Shqipërinë dhe Vlorën. Këtë e tregoi në çdo angazhimin e tij në lëvizjet e kohës, por dhe me ndihmën konkrete që ju jepte lëvizjeve në qytetin e Vlorës. Nga i dhjetorit 1919, Josef Kantoz u gjend në krah të qytetarëve vlonjatë Jani Minga e Toli Arapi. Ai mori pjesë në mbledhjen e organizur në shtëpinë e Osmën Haxhiut, ku u zgjodh komiteti për drejtimin e luftës kundër pushtuesit italian.

Jozefi luftëtar në Luftën e Vlorës

Jozefi ka mbetur në historinë, mëndjen dhe shpirtin e vlonjatëve në vitin 1920, kur shqiptarët rrëmbyen armët, luftuan dhe hodhën në det pushtuesit italianë dhe rishpallën Pavarësinë e Shqipërisë të humbur nga Lufta e Parë Botërore. Në vitin 1920 shkëlqeu patriotizmi i hebre Josef Kantoz. Ai ishte pjesë e përgatitjes së luftëtarëve vlonjatë për luftën e madhe. Hebrenjët e Vlorës ndihmuan patriotët luftëtarë vlonjatë me ndihma materiale dhe investuan për këtë luftë. Josef Kantoz ju bashkua luftës me pushkë në dorë. Në këtë luftë atë e shpinte dashuria për Vlorën dhe Shqipërinë, ideali i përbashkët me udhëheqësit e luftës Osmën Haxhiun e Ahmet Lepenicën. Këtë ai e tregoi kur luftoi me pushkë në dorë në krah të vëllezërve të tij vlonjatë në Qafën e Koçiut. Për pjesëmarrje në luftë ka dhe disa foto të kohës Josef Kantoz është në to. Në një foto ku janë tetë anëtarë të shtabit drejtues të luftës gjendet së bashku me Ali Beqir Velça, Azis Çami, Myqerem Hamzaraj, Osman Haxhiu, Qazim Koculi, Ahmet Lepenica dhe Avdurraman Çiraku dhe hebre Josef Kantoz. Ndërsa në një foto tjetër ka dalë me miq të vjetër të tij Koçi Selfo dhe Avdurrahman Çiraku.

Prof. Bardhosh Gaçe, në librin Osman Haxhiu shkruan se “në datë 26 gusht 1920, disa përfaqësues të qytetit, midis tyre edhe Shtjefën Gjeçovi, u mblodhën në oborrin e kishës ortodokse në qytet dhe hartuan programin e festimeve. Komisioni përbëhej nga Kryekatundari Ali Asllani dhe anëtarët: Sadik Sorra, Prof. Jani Minga, Dom Mark Vasa, Musa Jonuzi, Pandeli Strati, Dhamo Bezhani, Tasko Kafija, Eshref Danua, Kristo Karbunara, Jozef Kantoz, Qamil Qemal beu dhe Thimi Opingari”, të marrë nga gazeta “Mbrojtja Kombëtare”, datë 14 tetor 1920.

Ndërsa në dokumentat zyrtare përmendet se në vitin 1920 Mateo Matathia, ka luftuar për çlirimin e Vlorës nga pushtuesit italianë. Në atë luftë si dhe në evenimentet e mëvonshme, përkrah Mateo Matathisë kanë qenë edhe Nesim Levi e Jozef Kantoz.

Përsëri në lëvizjet përparimtare të kohës

Pas Luftës së Vlorës, Josef Kantoz nuk u nda nga drejtuesit e saj, por punoi dhe drejtoi në vendosjen e rendit dhe të qetësisë në qytetin e Vlorës. Për disa muaj kur drejtonte vendin qeveria e Fan Nolit ai ka bërë detyrën e shefit të policië në Vlorë. Përsëri në vitet e mbretërisë ai nuk u pajtua me sistemin dhe përkrahu gjithmonë lëvizjet përparimtare. Veprimtaria e tij vlerësohej nga rrethet përparimtare dhe patriotike të Vlorës. Josef Kantoz vazhdoi punën duke u marë me tregti. Në vitin 1939, kur Italia fashiste pushtoi Shqipërinë, jeta e komunitetit hebre, si dhe e gjithë popullit shqiptar u vështirësua shumë. Në këtë kohë Ministria e Brendshme u kërkon prefeturave të vendit listat emërore me hebre që gjendeshin në Shqipëri. Prefektura e Vlorës i përgjigjet ministrisë me dy lista njera me hebre me shtetësi shqiptare dhe tjetra me emrat e hebrenj që ishin me shtetësi të huaj. Ndërsa Josef Kantoz gjendej në listën e parë, me shtetësi shqiptare, në numër rendor 47, i lindur më 17.8.1890 në Vlorë dhe me profesin tregtar. Në këtë shpjegohet se hebre me nr. 47, ishte shpërngulur në qytetin e Fierit. Këto ishin lëvizje të natyrshme për të mbrojtur nga pushtuesi fashist. Jozef Kantoz nuk pati trashgimtar. Vajza Rashel rreth moshës 18 vjeçare, në vitin 1938, u sëmur rëndë nga veshkat dhe ndërroi jetë. 

Gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Josef Kantoz, ashtu si në Luftën e Vlorës dhe më pas, e ndihmoi lëvizjen me mjete materiale. Me çlirimin e vendit nga pushtuesit nazifashist, kontributi atdhetar i hebre Jozef Kantoz, u harrua, pasi kishte ndryshuar vendbanim, por dhe u mohua, pasuria e tij u shpronësua dhe ai mbeti i vetëm dhe i braktisur. Vitet e fundit të jetës, pas vdekjes së të shoqes Mazal, u detyrua të mbyllej në azilin e pleqëve në Fier dhe ndërron jetë në vitin 1960.

Harresa dhe lëvizja për nderim

Patrioti dhe luftëtari i Luftës heroike të Vlorës të vitit 1920, i harruar dhe i braktisur nga shteti si shumica e udhëheqësve të asaj lufte, u mbyll në azilin e pleqëve në Fier deri në ditët e fundit të jetës së tij rreth vitit 1960. Luftëtari dhe patrioti hebre Josef Kantoz sot gjendet i harruar. Figura e tij në vite nuk është vlerësuar. Shokët e tij luftëtarë kishin vite që ishin larguar nga jeta, por edhe pjesëtarët e familjes së tij, pas vitit 1990 u larguan nga Vlora dhe morën riatdhesim në Izrael. Në Shqipëri lanë gjithçka të vlefshme, lanë punën dhe mundin e tyre, lanë emër të mirë…

Edhe në 100 vjetorin e Luftës së Vlorës emri i tij u përmend nga studiuesi Enver Memishaj në gazetën “Telegraf”, por pas festimeve. Edhe në këtë festë për të nuk pati ndonjë vlerësim dhe nderim për kontributin e dhënë në këtë luftë. Mbesa e tij, Rashel Solomon, poeteshë izraelito-shqiptare, ka shkruar në gazetën “Nacional” në vitin 2023, si dhe i ka kushtuar një poezi të titulluar “Babë e bijë”. Nderim tjetër ky luftëtar nuk ka, emri i tij nuk gjendet as në listën e luftëtarëve të qytetit të Vlorës. Rashel Solomon sqaron se ajo u largua nga Vlora me fëmijët e saj nga fundi i vitit 1991. Në Izrael ku jeton, babai i saj i ka folur me respekt dhe krenari për Josef Kanto, hebre që ja kushtoi jetën Shqipërisë. Ndoshta ka ardhur koha që nga pushteti lokal, por edhe institucionet shtetërore ta vlerësojnë dhe nderojnë veprën e tij patriotike me ndonjë mirënjohje dhe dekoratë.

Në mbyllje këtë shkrim homazh për këtë luftëtar të harruar po e mbyll me citimin e këtyre strofave të poezizë “Babë e bijë”: Eh trim Josef, për Vlorën gjithçka trete/ Në Itali, frikën e trembe për vdekje/ Me shokët hartove planet e lirisë/ Që Shqipëria të mos mbesë pikë e hidhur, e historisë… Eh Ti Josef, një djalë i rrallë/ Shokët ecin përpara ty, seç të lanë pas/ 100 vjetë vrapuan me lule e flamurë/ Ty të harruan si fushë e djerrë, pa grurë… Në historinë e Vlorës, të radhitesh me shokët/ Ti hebre-vlonjatë, flamurin dy shqiponjë/ lart lart përherë ta valvitesh… Mendoj, Vlora mëmë një muze të të fal, në emrin tënd të bukur, “Josef Kantoz”.

Filed Under: Analiza

REFLEKSION NË DY VJETORIN E LUFTËS NË UKRAHINË

February 27, 2024 by s p

Asllan Bushati/

Më 24 shkurt 2024, u mbushën plot dy vite nga agresioni rus në Ukrahinë.Lajmet nga Kievi bëjnë me dije se edhe sot nga sulmet ruse u vranë 6 persona dhe 12 të tjerë u plagosën. Forcat ajrore ukrahinase njoftuan se rrëzuan 23 nga 31 dronet që i lëshoi Rusia në 5 rajone të ndryshme. Por forcat ukrahinase si kundër përgjigje goditën fabrikën e celikut të Lipetsk-ut ku mediat e pavarura ruse njoftuan se fabrika metalurgjike Novolipetsk është fabrika më e madhe e çelikut në Rusi. Në videot e shpërndara në mediat sociale në Rusi dukeshin pamjet e djegies së fabrikës ndërsa dëgjohej edhe një shpërthim i fuqishëm. Në të njejtën kohë media e pavarur ruse Mediazona njoftoi se dy vitet e fundit (2022- 2023) Rusia humbi në Ukrahinën mbi 75 mijë vetë. Perendimorët mendojnë se edhe Ukrahina në këto dy vite ka humbur të njejtën sasi njerzish. Por tashmë një ngecje është dukshëm e qartë për ecurinë e më tejshme.

Disa udhëheqës perendimor më 24 shkurt vendosën lule në Kiev në murin ku janë vendosur fotografitë e ushtarëve të rënë në luftë. Ursula von der Leyen dhe kryeministrat e Italisë, Kanadasë dhe Belgjikës të cilët deklaruan se: “Sot, jemi këtu për t’ju thënë se Evropa do të vazhdojë të qëndrojë në anën tuaj, për aq kohë sa duhet.Me më shumë mbështetje financiare, më shumë municione, më shumë trajnime për trupat tuaja, më shumë mbrojtje ajrore dhe më shumë investime në industritë e mbrojtjes të Evropës dhe Ukrainës. Do të ketë një Ukrainë të lirë dhe sovrane. Do të ketë paqe dhe begati.Dhe do të ketë Evropë”, thotë Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian. “Ky vend është simboli i dështimit të Moskës. Ky vend është një simbol i krenarisë ukrainase”, tha kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni. “Lufta juaj është lufta jonë. Ju po luftoni për sovranitetin tuaj, për territorin tuaj, për gjuhën tuaj, për kulturën tuaj, për demokracinë tuaj, por edhe për demokracinë tonë”, tha kryeministri i Kandasë.

“Populli i guximshëm i Ukrainës po lufton, i papërkulur në vendosmërinë e tij për të mbrojtur lirinë dhe të ardhmen e tij. NATO-ja është më e fortë, më e madhe dhe më e bashkuar se kurrë. SHBA-të dhe aleatët mbeten të përkushtuar për të ofruar ndihmë kritike për Ukrainën dhe për të mbajtur Rusinë përgjegjëse për agresionin e saj”, tha Presidenti Biden në një deklaratë.

Por ekspertët ushtarak thonë se: ”e ardhmja në fushën e betejës duket e zymtë për Ukrainën e lodhur nga lufta. Vendi po vuan nga mungesa e ushtarëve si dhe municioneve, për shkak të vonesave të ndihmës perëndimore. Forcat ukrainase përballen gjithashtu me një armik rus që tani ka korrur fitore në disa segmente në fushën e betejës.

Ish-gjenerali britanik Richard Barrons thotë: “Siç tregojnë faktet në terren, asnjëra palë nuk ka fituar.Asnjëra palë nuk ka humbur. Asnjëra palë nuk është afër heqjes dorë. Dhe të dyja palët kanë shteruar pak a shumë fuqinë ushtarake dhe pajisjet me të cilat filluan luftën.Për të dyja palët viti 2024, është një vit konsolidimi. Ato do të luftojnë të mbajnë nën kontroll atë që kanë tani dhe do të vazhdojnë të sulmojnë njëri-tjetrin. Të dyja palët janë të angazhuara në një garë për të gjetur më shumë ushtarë që të luftojnë dhe më shumë pajisje, më shumë municione dhe stërvitje më të mirë në mënyrë që të përpiqen të kenë sukses në fushën e betejës, gjë që mendoj se nuk do të jetë e mundur përpara fillimit të mesit të vitit 2025.Për të qenë i sinqertë, Rusia ka një përparësi të vogël”, thotë ai.

Ukraina hasi pengesa pasi kundërofensiva e shumëpritur e verës e viti të kaluar nuk arriti të prodhonte ndonjë përparim. Forcat e armatosura kaluan në një pozicion mbrojtës në vjeshtë për të zmbrapsur përparimet e reja nga Moska.Më 17 shkurt, forcat ruse morën kontrollin e qytetit Avdiivka, ku trupat e Kievit ishin nën zjarr të vazhdueshëm nga ushtria ruse që afrohej nga tre drejtime. Komandantët ukrainas ishin ankuar për javë të tëra për mungesë të personelit dhe municionit. Ishte fitorja më e madhe në fushëbetejë për Rusinë që nga lufta për Bakhmutin dhe konfirmoi se ofensiva e Moskës po merrte vrull. Aktualisht Rusia ka pushtuar rreth 20 përqind të teritorit të Ukrahinës

Kurse, Ukraina ka rezultuar e suksesshme në Detin e Zi, ku ka përdorur armë me rreze të gjatë për të goditur objekte ushtarake në Krime dhe dronë detare për të fundosur anijet luftarake ruse. Ukraina ka shkatërruar një të tretën e Flotës së Detit të Zi, (sipas Këshillit Atlantik). Ajo po kërkon të blejë më shumë raketa me rreze të gjatë për të goditur thellë në territorin e pushtuar nga Rusia, lëvizje kjo që disa vende evropiane e shikojnë me skepticizëm se kanë frikë se Moska mund të shkaktojë përshkallëzim deri me përdorimin e ADM.

Si Rusia ashtu edhe Ukraina janë përpjekur të mbajnë të fshehta shifrat e viktimave. Megjithatë, të dhëna nga insititute dhe media të pavarura tregojnë se shifrat janë të larta për të dyja palët. Ajo që dihet, thonë ekspertët, është fakti se Ukraina është e varur nga aleatët perëndimorë dhe organizatat ndërkombëtare jo vetëm për ndihmë ushtarake, por edhe për mbështetje financiare dhe ndihmë humanitare.Pa ndihmën perëndimore, Ukraina nuk do të ketë armët, municionet dhe trajnimin që i nevojiten për të mbështetur përpjekjet e luftës, as nuk do të jetë në gjendje të mbajë në këmbë ekonominë e saj të dëmtuar nga lufta.

Për një moment le të këthehemi tek fillimi i luftës ku më 21 shkurt 2022, presidenti rus, Vladimir Putin, mbajti një fjalim me tone të ashpra, duke pretenduar se Rusia nuk do të nisë pushtim të shkallës së plotë në Ukrainë. Mirpo në më pak se 72 orë më vonë, raketat ruse u nisën drejt territorit ukrainas, dhe forcat ushtarake ruse e kaluan kufirin. Sipas inteligjencës perëndimore, Putin ka besuar se Ukrainën do ta pushtojë brenda javës, nëse jo brenda 3-4 ditëve. Kjo nuk ndodhi, dhe tani lufta i ka mbushur dy vjet. Pyetja shtrohet a do të përfundojë ajo në vitin e tretë? Ekspertët thonë me siguri jo.

“Është gjithmonë e rrezikshme të bëjmë parashikime, mirëpo është e vështirë të imagjinojmë se lufta do të përfundojë deri në fund të vitit 2024”, sepse një ngërç në bisedime mund të jetë mashtrues, pasi i vetëkënaq mbështetësit e Kievit me situatën aktuale në kohën kur një faktor shumë i rëndësishëm i luftës është vënë në pikëpyetje: ndihma ushtarake e Perëndimit për Kievin”.

“Siç janë gjërat tani, asnjëra palë nuk duket se ka kapacitet për një mposhtje vendimtare të palës tjetër. Që të arrihet diçka e tillë, duhet të ketë ndryshim rrënjësor të faktorëve të jashtëm, sidomos kur është fjala për nivelin e përkrahjes që ofron Perëndimi”, ka thënë Deyermond në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.“Natyrisht që më shumë mbështetje prej anës së Perëndimit do t’i ndihmojë Ukrainës që të bëjë përparim për çlirim të territorit, ndërsa një zbehje e mbështetjes së Perëndimit do të rezultojë me një Ukrainë që pajtohet me kushtet e vëna prej Rusisë në bisedimet për paqe”.

Olga Oliker, drejtore e programit për Evropën dhe Azinë Qendrore në Grupin Ndërkombëtar të Krizave, ka qenë më direkte në vlerësime ku thekson se: “Nëse Ukraina mbetet pa armë dhe njerëz, lufta do të përfundojë vitin e ardhshëm”.“Gjithmonë ekziston mundësia që dorëzimi i njërës palë t’i japë fund luftës”, ka thënë ajo.“Dhe nëse mbeteni pa armë dhe njerëz, nuk ekzistojnë shumë mundësi tjera”.

Parë në tërësi, situata në fushbetejë ka ndryshuar disa herë që nga fillimi i luftës. Viti 2022 ka qenë viti i Ukrainës, pasi e ka befasuar gjithë botën duke i mbijetuar, por edhe duke e luftuar bindshëm Rusinë rreth Kievit në javët e para të luftës.Më vonë, forcat mbrojtëse ukrainase kanë arritur të rikthejnë pjesë të mëdha të territoreve rreth Harkivit dhe Hersonit. Më 2023, një ofensivë e shumëpritur e Kievit, e nisur në qershor, nuk i ka prodhuar rezultatet e synuara, që të depërtohet në “korridorin tokësor” që mundëson kalimin prej territorit ukrainas në Krime, gadishullin ukrainas të pushtuar prej Moskës më 2014.

Në një intervistë të publikuar nga The Economist më 1 nëntor 2023, komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosua të Ukrainës në atë kohë, gjenerali Valeriy Zaluzhniy, e ka përshkruar situatën në fushëbetejë si “ngërç” – fjalë që te disa në Ukrainë kanë lënë shijen e disfatës, përfshirë edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.Gjërat kanë ndryshuar që atëherë, më pak në fushëbetejë, por më shumë në Uashington, pasi një lloj tjetër ngërçi atje përbën kërcënim për mbrojtjen e Ukrainës. Rreth dy javë para deklaratave të Zuluzhniyt, të cilat mund të kenë kontribuuar në shkarkimin e tij nga detyra, presidenti amerikan, Joe Biden, ka propozuar ndihmë ushtarake për Ukrainën në vlerë të 60 miliardë dollarëve, kryesisht për armë.

Në fushëbetejë, zhurma e armëve të zjarrit në Ukrainë është duke u zbehur secilën herë që pakësohen armët, dhe situata rreth Avdivkas nuk i ngjan aspak ngërçit. Pas shumë muajsh të luftimeve, forcat ushtarake ruse e kanë kapur këtë qytet të shkatërruar të Donbasit. Sikurse në betejën e gjatë për Bahmutin, edhe fitorja në Avdivka i ka kushtuar shumë Rusisë, me humbje të numrit të ushtarëve dhe armëve. Megjithatë, kjo fitore shkon në të mirë të presidentit rus Vladimir Putin pak para zgjedhjeve të presidenciale të 15-17 marsit 2024. Ata pritet t’ia sigurojnë edhe gjashtë vjet në pushtet, dhe mund t’ia kenë rritur vetëbesimin për luftën.Ky rezultat mund t’ia ketë hapur rrugën Moskës që të pushojë më shumë territor.

“Nëse forcat ruse vazhdojnë të avancojnë përtej Avdivkas dhe të fitojnë kontroll në rrjetin transportues, përfshirë perëndimin e Bahmutit, ato do të përbëjnë kërcënim për një objekt më strategjik sic është Pokrovskin, rreth 80 kilometra larg”, (ka thënë analistja ushtarake Dara Massicot, hulumtuese e lartë në Institutin për Paqe Ndërkombëtare Carnegie)”, në një postim në X, më 20 shkurt.

Shefi ukrainas i inteligjencës, gjenerali Kyrylo Budanov, ka thënë për të përditshmen amerikane The Wall Street Journal se forcat ruse “nuk kanë forcë” për të arritur atë që e ka konsideruar synimin e tyre strategjik, për pushtim të rajoneve Donjeck dhe Luhansk – të cilat përbëjnë Donbasin – në tërësinë e tyre, këtë vit. Ndërkohë, analistët kanë thënë se për Rusinë, mbajtja e territorit që kontrollon tani, dhe kapja e një pjese tjetër në lindje dhe jug, është vetëm njëra pjesë e planit, pasi ekzistojnë edhe ambicie tjera që kërkojnë më shumë kohë për t’u përmbushur.“Rusia ende synon nënshtrimin e Ukrainës, dhe tani beson se është duke fituar”, kanë thënë Jack Watling dhe Nick Reynolds, analistë ushtarakë në Institutin Royal United Services, me bazë në Britani, në një koment që e kanë publikuar më 13 shkurt.

“Në kushtet për dorëzim që i propozojnë tani ndërmjetësuesit rusë përfshihet që Ukraina të heqë dorë prej kontrollit mbi territorin e pushtuar prej Rusisë, përfshirë Harkivin, në disa versione përfshihet edhe Odesa, të pajtohet që nuk do t’i bashkohet NATO-s, dhe të ketë një udhëheqës shteti të miratuar prej Rusisë”.

Rusia shpreson që të gjitha këto t’i arrijë përmes një procesi me tri faza, kanë shkruar Watling dhe Reynolds: 1) duke ia konsumuar Ukrainës të gjitha municionet e duke e mbajtur vijën e frontit nën presion të vazhdueshëm. 2) duke thyer vendosmërinë e partnerëve ndërkombëtarë për të dërguar ndihmë ushtarake në Kiev” dhe 3) duke shënuar fitore në fushëbetejë, të cilat do të mund të përdoren kundër Kievit, duke e detyruar që të kapitullojë sipas kushteve të vëna prej Rusisë.

“Planifikimet për zbatim të këtyre objektivave tregojnë se ata parashohin që fitorja të arrihet më 2026”. Pjesa më e rëndësishme e ekuacionit është që Rusisë mund t’i rriten ambiciet, dhe atë në periudhë të shkurtër, sepse Putinit i kanë ndryshuar synimet, varësisht prej avancimeve apo kthimeve mbrapa që i ka pasur.“Është me rëndësi që të përmendim që synimet e Rusisë mund të zgjerohen, varësisht prej suksesit”, kanë thënë analistët e RUSI-t, dhe “duke marrë parasysh që Kremlini i ka shkelur pothuajse të gjitha marrëveshjet e rëndësishme me Ukrainën dhe NATO-n, nuk ka garanci që edhe nëse Rusia i merr të gjitha ato që ka dashur prej negociatave, ajo nuk do të ndalet derisa të pushtojë gjithë Ukrainën, apo të detyrohet të përdorë forcën diku tjetër”.

Ky konkluzion del se dy vjet pas agresionit rus në Ukrainë, duket se lufta nuk do të përfundojë së shpejti. Ndërsa vendi përballet me mungesa të furnizimeve ushtarake që po e dëmtojnë atë në fushën e betejës, udhëheqësit perëndimorë premtuan se do të mbështesin Kievin për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Ekspertët thonë se pa ndihmën perëndimore, Ukraina nuk do të ketë armët, municionet dhe trajnimin që i nevojiten për të mbështetur përpjekjet e luftës, as nuk do të jetë në gjendje të mbajë në këmbë ekonominë e saj të dëmtuar nga lufta.

Filed Under: Analiza

Karnavalet dhe kreshmet, zanafilla dhe simbolika e kremtes, e gjitha në një tablon e alegorikut, Pieter Bruegel

February 27, 2024 by s p

Цифровая репродукция находится в интернет-музее Gallerix.ru

Historia, zanafilla, simbolik dhe komponentët shprehës të një tradite të hershme që u përvetësia nga kisha, për t’u shndërruar në një kremte. “Lufta ndërmjet karnavalit dhe kreshmës” u pikturua nga Pieter Bruegel Plaku në 1559. Është një panoramë e jetës bashkëkohore në Holandën Jugore . Ndërsa piktura përmban afro 200 personazhe, ajo unifikohet nën temën e kalimit nga e Marta e Madhe në Kreshmën , periudha dyzet ditë para Pashkëve .

Tema letrare e luftës mes personifikimit të së Martës së Madhe dhe të Kreshmës, daton që në vitin 400 me Psikomakinë. Poema franceze e shekullit të 13-të, “La Bataille de Caresme et de Charnage”, përshkruan një betejë simbolike midis ushqimeve të ndryshme, mishit kundër peshkut. Një pararendës i mundshëm grafik i pikturës është një printim i Frans Hogenberg i vitit 1558, në të cilin personifikimi i të dhjamit dhe i dhjamit janë ngjitur së bashku në karroca nga mbështetësit e tyre. Mbështetësit sulmojnë njëri-tjetrin me peshk, vafla, biskota dhe vezë.

Në vitin 1559, Bruegel prodhoi një seri printimesh të Shtatë Virtyteve, të cilat kanë ngjashmëri formale: një figurë alegorike, në sfond me një vijë të lartë horizonti, rrethohet nga një turmë figurash që kryejnë aktivitete të ndryshme që lidhen me temën. Në të njëjtin vit, Bruegel pikturoi Proverbat Hollandeze, të modeluara gjithashtu sipas një printimi nga Hogenberg. Një vit më pas ai prodhoi Lojëra për Fëmijë. Këto tre vepra janë të lidhura ngushtë, secila duke formuar një katalog të zakoneve popullore. Veprat shënojnë kalimin e Bruegel-it nga hartues në piktor të paneleve madhështore, për të cilat ai njihej tashmë.

Përbërja e veprës alegorike

Në plan të parë është vetë beteja: dy kundërshtarët, Karnaval dhe Kreshmë, të tërhequr dhe të shtyrë dhe të shoqëruar nga mbështetës, janë gati të takohen. Karnaval është ulur në një fuçi të madhe birre dhe Kreshma është përballë tij, ulur në një karrocë të cekët tërheqëse. Piktura nuk paraqet asnjërën anë si më të mirë se tjetra, por i paraqet të dyja anët si ekstreme të përvojës njerëzore.

Është tipike për stilin e peizazhit botëror, në të cilin një peizazh panoramik imagjinar shihet nga një këndvështrim i ngritur. Horizonti është i lartë në foto, duke i dhënë shikuesit një pamje zogu të skenës. Kanavacja fizike është e madhe dhe personazhet janë të vegjël, që do të thotë se rreth 200 personazhe përshtaten në skenë, kryesisht në grupime.

Tregohet një shesh tregu i një fshati të paspecifikuar në Holandë. Temat në skenë do të kishin qenë nostalgjike për shikuesit bashkëkohorë, pasi ajo përshkruan një stil më të vjetër dhe më rural të festimit të improvizuar, në kontrast me procesionet profesionale shumë të organizuara që do të ishin parë në atë kohë në Antwerp .

Spektakli është i ndarë në dy gjysma dhe i kornizuar nga dy ndërtesa: bujtina në të majtë, kisha në të djathtë, që i jep karakterin e një skene në një shfaqje skenike. Ana e majtë e kanavacës së përhapur përshkruan Karnavalin, ana e djathtë, Kreshmën. Megjithatë, kufiri nuk është i përcaktuar qartë dhe në disa vende ndjekësit e Kreshmës dhe të Martës së Shenjtë pushtojnë hapësirën e njëri-tjetrit. Piktura përshkruan periudha të ndryshme të vitit. Pemët shterpë, dimërore në të majtë flasin për dimrin, ndërsa pemët e lulëzuara të anës së kreshmës së oborrit të kishës lënë të kuptohet për një pranverë që lulëzon.

Plani i parë

Në plan të parë, dy antagonistët, Karnavali dhe Kreshma, janë në një parodi të një lundrimi mesjetar të vonë. Dy kundërshtarët nuk kalojnë kokë më kokë në njëri-tjetrin, por kalojnë njëri-tjetrin, duke u përpjekur të heqin njëri-tjetrin nga shala.

Ato mbahen mbi ato që ngjajnë me karnavalet bashkëkohore. Të dy personazhet mbajnë një mbulesë koke që e bën të qartë se janë personazhe alegorik. Karnavali vesh një byrek me shpendë me këmbët e një sorrë që dalin jashtë. Kreshma mban një koshere blete, një simbol i zakonshëm për kishën në atë kohë.

Carnaval është një kasap i dhjamosur, me qesen e tij me thika, duke u futur në një fuçi birre mbi një sajë blu. Një bërxollë derri është ngjitur në pjesën e përparme të fuçisë dhe një tenxhere për gatim shërben si trazues. Arma e tij është një rotissere që mban kokën e një derri gjidhënës , shpendë dhe salçiçe. Dy burra tërheqin sajën e tij. Njëri prej tyre valëvit një flamur të kuq-artë-bardhë, ngjyrat e atëhershme tipike të karnavalit. Ndjekësit e karnavalit formojnë një procesion figurash të veshura me maska, mbulesa të çuditshme koke dhe objekte shtëpiake si rekuizita ose instrumente muzikore të improvizuara, në një ndryshim të rendit normal. Ndjekësit pajisen me vafera dhe ëmbëlsira. Në plan të parë janë kockat, lëvozhgat e vezëve dhe letrat e lojës.

Lent është një grua e dobët, e ulur në një karrige të fortë me tre këmbë dhe e armatosur me një shpatull bukëpjekës të quajtur peel, mbi të cilën shtrihen dy harenga. Ajo është e rrethuar nga gjevrek, peshk, bukë agjërimi, midhje dhe qepë, të gjitha të konsumuara zakonisht gjatë Kreshmës. Kreshma është tërhequr me mundim nga një murg dhe një murgeshë. Enturazhi i saj përbëhet nga fëmijë, të cilët, ashtu si Kreshmët, kanë në ballë kryqin e hirit të Mërkurës së Hirit. Bëjnë zhurmë me duartrokitje. Një shërbëtor i kishës i shoqëron fëmijët, duke mbajtur një kovë me një furçë uji të shenjtë dhe një çantë për dhurime, të cilat përfshijnë rrotulla të thata, gjevrek dhe këpucë.

Ana e majte

Ana e majtë dominohet nga një bujtinë, e cila sipas tabelës së saj quhet Blau Schuyt (Mane Blu), duke iu referuar një poeme holandeze të mesme të njohura gjatë festimeve të kreshmës, në të cilën bota borgjeze u përmbys. Në bujtinë dhe përreth ka pirje të madhe. Përmes një dritareje të katit të sipërm shohim një takim mes dy të dashuruarve. Në të majtë, një muzikant me gajdet e tij varet nga dritarja për të vjellë.

Përpara bujtinës, aktorët interpretojnë Nusja e Pistë, një shfaqje në të cilën një fshatar në një hutim të dehur pranon të martohet, por pas kthjellimit zbulon se si duket nusja e tij. Piktura tregon nusja dhe dhëndri duke kërcyer, ndërsa një anëtar i maskuar i kompanisë mbledh para me një bankë derrkuc.

Përtej rrugës, një grup tjetër dramaturgësh interpretojnë Kapjen e Njeriut të Egër. Mbi karnaval, një grua piqet vafla. Një procesion lebrozësh, të udhëhequr nga një piper.

Ana e djathte

Vetëm brenda kishës është e dukshme një statujë e mbuluar. Ishte zakon në kishat katolike romake të mbulonin veprat e artit nga e diela e pasioneve deri në Pashkë.

Jashtë, një burrë ulet në një tryezë me një relike që të devotshmit mund të paguajnë për ta prekur. Një grua në një tezgë shet oferta kushtimi. Një burrë dhe një grua luten të gjunjëzuar pas murit të kishës.

Nga një derë anësore e kishës dalin besimtarët më të varfër: disa kanë sjellë ndenjësen e tyre, të cilën e mbajnë. Qytetarët më të pasur, të cilëve u është lejuar të ulen në një stol në kishë, largohen nga kisha nga hyrja kryesore; një zotëri shoqërohet nga një shërbëtor që mban karrigen e tij të palosshme. Disa gra me mantele të zeza mbajnë degë druri, një zakon që lidhet me të Dielën e Palmës. Të pasurve u është kujtuar obligimi i tyre ndaj bamirësisë nga predikimi i Kreshmës, kështu që ata japin lëmoshë për lypësit e shumtë.

Ndryshe nga grupi i lypsarëve në të majtë, të cilët nuk kanë audiencë, lypësit në të djathtë marrin vëmendjen e plotë të vizitorëve të kishës. Pas burrit të cilit i mungojnë të dyja këmbët dhe parakrahu, një grua mban shenja pelegrini, por në shportën në shpinë është një majmun, që tregon shtirje.

Teknologji të tilla si rrezet X kanë zbuluar ndryshime në punën e Bruegel nga një dorë e panjohur. Një kufomë e fryrë, pjesërisht e mbuluar nga një qefin e bardhë, është fshehur. Në origjinal, ena me rrota me rrota, në të djathtë të stallës së peshkut, përmban një figurë njeriu. Këto shifra janë të dukshme edhe në kopjet e bëra në kohën e Bruegel-it.

Sfondi mbizotërohet nga njerëzit që punojnë, kryesisht me ushqimin: gra që përgatisin peshk të Kreshmës, burra që bartin verë nga bujtina dhe një grua që bën vafla. Në pjesën e pasme të fotos, festimet e tjera po vazhdojnë me një zjarr, figura kërcimi dhe lypsa të përhapur në të gjithë skenën.

Qendra

Në qendër janë skena që nuk mund të lidhen qartë me asnjërën anë. Në pjesën e pasme është një furrë buke me mallra të ekspozuara për shitje. Peshku i tharë varet para dritares. Një grua po lustron enët. Një grua tjetër po bën pastrim pranveror dhe ka ngjitur një shkallë për të pastruar dritën e sipërme nga jashtë. Përpara furrës së bukës, dy të rinj dhe dy të reja po luajnë një lojë shkathtësie ku përfshin hedhjen e enëve të vjetra të gatimit prej balte dhe kapjen e tyre. Se nuk është e lehtë, dëshmojnë copat e të rënëve në tokë.

Në qendër të sheshit të tregut është një pus publik. Në anën e djathtë, një grua sapo ka nxjerrë ujin e pastër; në këmbët e saj është një shportë me perime të freskëta. Freskia e kësaj skene qëndron në kontrast të fortë me derrin në të majtë të pusit. Një stallë peshku ofron një gamë të gjerë peshqish të freskët dhe të tharë, ndoshta duke vepruar si kundërvënie ndaj prodhuesit të vafleve në të majtë.

Në të majtë të pusit, në një zonë të ndriçuar shumë, ecën një çift, i parë vetëm nga mbrapa. Ata kanë marrë pjesë në ngjarjen e karnavalit: burri është i veshur duke futur një çantë kashte si gunga nën rroba, gruaja mban një fanar që nuk digjet rreth belit. Përpara tyre, një shaka drejtohet majtas. Burri dhe gruaja, nga ana tjetër, duket se largohen nga zhurma dhe vazhdojnë rrugën e ndriçuar në anën e djathtë të sheshit. Për ta ka marrë fund festa dhe ka ardhur koha e pendimit dhe e maturisë.

Përgatiti: Albert Vataj

Filed Under: Analiza

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 99
  • 100
  • 101
  • 102
  • 103
  • …
  • 974
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • GAZETA AUSTRALIANE (1929) / NJË RRËFIM PËR GRATË E SHQIPËRISË
  • VATRA SHPALL KUVENDIN E PËRGJITHSHËM ZGJEDHOR MË 25 PRILL 2026
  • VATRA, EMËR I SHENJTË, AMANET I BREZAVE, FLAKA QË NUK SHUHET KURRË…
  • Raif Hyseni, Merita Halili, Ansambli MSU ngrejnë peshë Festivalin e Artë të Muzikës dhe Valleve Ballkanase 2026
  • 17 janar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, forma që mban një komb, kur koha kërkon ta shpërbëjë!
  • ABAZ KUPI – NJË FIGURË QËNDRORE E MBRETËRISË SHQIPTARE
  • “Skanderbeg in American Prose and Press”
  • Reçak and the Unfinished Business Between Kosovo and Serbia
  • Boshti i Kujtesës dhe i Udhërrëfimit: Nga Skënderbeu te Gërvallët dhe Kadri Zeka
  • Kryezoti
  • Evropa përballë një realiteti të ri sigurie; gjeneralët nuk po frikësojnë – po paralajmërojnë
  • Groenlanda, nyja strategjike e sigurisë globale dhe prova e realitetit të fuqisë amerikane
  • Muzika si art i komunikimit njerëzor
  • Keqkuptimi i mendimtarëve afatgjatë nga Shqipëria
  • “KUR SHTETI SULMON ZËRIN E VET”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT