• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DOS – Rewards of up to 15 Million for Information on the Leaders of Cybercrime Group Lockbit

February 23, 2024 by s p

Rafaela Prifti/

In a statement, the U.S. Department of State is offering a reward of up to $10,000,000 for information leading to the identification or location of any individual(s) who hold a key leadership position in the Transnational Organized Crime group behind the LockBit ransomware variant. In addition, a reward offer of up to $5,000,000 for information leading to the arrest and/or conviction in any country of any individual conspiring to participate in or attempting to participate in LockBit ransomware activities.

Fancy Bear, the hacking team funded by GRU, Russia’s military intelligence agency, has been caught installing Moobot malware on “well over a thousand” unsecured home and business routers using the default admin password as the infection vector, FBI Director Christopher Wray said. Lockbit was extorting multiple hacking victims through its website by threatening to release the data of the companies/individuals it breached unless they paid ransom. Russian military botnet discovered on more than 1000 compromised routers. FBI deactivated Moobot by isolating and removing the malware from all infected units.

A global group of intelligence agencies issued a take down notice to a dark website called LockBit earlier this week. On Tuesday, UK National Crime Agency (NCA), FBI, US Department of Justice and Europol said that Operation Cronos, a joint law enforcement operation, has disrupted the core activities of Lockbit. According to a statement from French Police, the task force Cronos was created following calls from French investigators.

In one of the recent developments, police in Ukraine and Poland have made arrests of members of Lockbit for their cybercrime activities. As the result of the arrests in Ukraine, international law enforcement seized more than 200 crypocurrency accounts and 34 servers used by the gang in France, Germacy, Finland, United States, Britain, Netherlands, Switzerland and Australia, police statement said.

Lockbit is the leader among the online gangs that encrypt victim’s data to extort money. The issue stems from lack of cybersecurity basics taught to the general public, namely unsecured default admin passwords. The joint task force of US, UK and EU disrupted the group by turning the hackers site against it. Yet, many key hackers are thought to be beyond the reach of Western law enforcement.

Officials are cautious that the recent takedown amounts to technical disruptions while affiliates and new cybercrime gangs will continue to pose a problem. “In today’s era of international cyber attacks and data heists, it is prudent to change the default passwords on your network devices as soon as possible and to safely maintain and change your existing passwords as necessary. Additionally, ensure that your router is running on current firmware that contains the latest security and performance updates,” experts say. To put it simply: change the admin password unless you want someone else to change it for you.

Sources: DOS Press Release, Official Statements, News Reports

Filed Under: Analiza

Noli TV, kulturë, informacion, identitet kombëtar

February 23, 2024 by s p

Noli TV është një shembull i suksesit të një kanali televiziv lokal që shërben si një zë i rëndësishëm për komunitetin shqiptar. Noli TV funksionon në kuadër të Rocky Hill TV, dhe është pjesë e kanalit 39 në platformën Alb TV.

Ai ka synim mbrojtjen dhe promovimin e identitetit dhe kulturës sonë. Ka një ndikim të madh në komunitetin shqiptar dhe ndihmon në rritjen e ndërgjegjësimit dhe bashkëpunimit në mes nesh.

Ai ofron një mundësi të veçantë për të folur shqip, për të përcjellë ngjarje, lajme dhe programe të tjera që lidhen me komunitetin shqiptar. Me vizionin dhe pasionin e tij për përcjelljen e lajmit ai ka sjellë një risi të re në mënyrën se si komuniteti ynë lidhet me njëri-tjetrin.

Noli TV është një platformë për të shfaqur talentet lokale, për të promovuar ngjarje kulturore dhe për të ndihmuar në informimin e shqiptaro-amerikanëve mbi çështje të rëndësishme lokale dhe kombëtare.

Producenti Nazim Salihu e ka nisur këtë rrugë të mbarë në Lipjan të Kosovës dhe e vazhdon në Amerikën e madhe prej vitit 1999. Ai ka bërë një rrugëtim të shkëlqyer, duke u bërë një figurë e rëndësishme në komunitetin shqiptar. Është emëruar si Këshilltar për Kulturën dhe Artin në Federatën Panshqiptare “Vatra”. Me atdhetarizmin dhe profesionalizmin e tij ai ai ka fituar popullaritet të madh dhe ka ndihmuar në promovimin e kulturës dhe artit shqiptar në mërgatën amerikane.

A. Memeti

New York, 19 shkurt 2024

Filed Under: Analiza

Më 22 shkurt të vitit 1933, u nda nga jeta Hilë Mosi

February 23, 2024 by s p

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave/

Rrugëtimi i tij gjithëkombëtar, ka kulmuar me pjesëmarrjen në lëvizje atdhetare, kulturore dhe politike. U lind në Shkodër, më 22 prill 1885, në një familje me theks patriotik. Mësimet fillore i ndoqi në shkollën italiane të vendlindjes. Më tej, iu drejtua shkollës teknike tregtare dhe Kolegjit Saverian të Jezuitëve. Ndërsa, në studimet e larta u profilizua në degën e Mësuesisë në Shkollën Normale të Klagenfurtit.

Nën kujdesin e tij botohej fletorja e titulluar “Vllaznija”, Mosi nisi t’i dedikohej letërsisë. Prozat dhe vjershat e tij atdhetare mbanin pseudonimin letrar “Sakoli”. Themeloi shoqërinë “Gegnija” dhe si përfaqësues i radhëve të saj, përkrah Gjergj Fishtës, Ndre Mjedës, Luigj Gurakuqit dhe Mati Logorecit, mori pjesë në punimet e Kongresit të Manastirit.

Mosi mbajti një sërë funksionesh shtetërore. Në segmentin katërvjeçar, 1920-1924, ushtoi detyrën e ligjvënësit. Po ashtu, shërbeu si senator i Senatit të Dhomës së Këshillit Kombëtar të Shqipërisë, nga marsi deri në dhjetor të vitit 1920. Gjatë qeverisë së Fan S. Nolit, përmbushi detyrën e prefektit të Korçës dhe të Gjirokastrës. Në kabinetin qeveritar të 1927-s, qe ministër i Punëve Publike. Ndërsa, në vitin 1930, mori postin e kreut të Ministrisë së Arsimit, detyrë që e ushtroi gjer në vdekje.

#HilëMosi

#ArkivatFrymëzojnë

#ArkivatKujtojnë

Filed Under: Analiza

Ta shtojmë kujdesin për gjuhën tonë!

February 21, 2024 by s p

Nga dr. Sadik Elshani/

Ne të gjithë me të drejtë krenohemi për gjuhën tonë të ëmbël e të bukur, njërën nga gjuhët më të vjetra në botë, por shumë pak jemi duke u kujdesur për të, që ta flasim e ta shkruajmë bukur, pastër. Poetët tanë më të mirë, Naimi, Fishta, Mjeda e shumë të tjerë,  vargjet më të bukura pikërisht ua kushtuan gjuhës shqipe, për t’ua ngjallur shqiptarëve dashurinë për gjuhën e tyre, “si gjuhë Përendie”. Por, siç duket thirrjet e tyre po bien në veshë të shurdhër.

Ka kohë që niveli i gjuhës sonë të folur e të shkruar është duke u përkeqësuar dita – ditës. Mjafton të lexosh gazetat, revistat e shtypura, portalet elektronike, te percjellësh programet radiofonike e televizive dhe menjëherë bie ne pah ky nivel i mjerueshëm në të cilin ka rënë sot gjuha jonë. Fjalë të huaja të panevojshme e të çoroditura janë duke e vërshuar, duke e dhunuar gjuhën tonë. Por, jo vetëm në fjalor, edhe në sintaksë vërehen gabime të shumta. Thurja e fjalive, radhitja me vend e fjalëve dhe sipas rregullave gramatikore të gjuhës shqipe në fjali ka rëndësi të madhe, sepse në të kundërtën, i humbet kuptimi fjalisë, mendimit të shprehur. Po ashtu, gabimet drejtshkriomore janë të pranishme në shumicën e shkrimeve gazetareske e publicistike, madje edhe në dokumente zyrtare të organeve, institucioneve tona shtetërore e akademike. Gabimet gramatikore, përdorimi i fjalëve në forma të gabuara, nuk mungojnë as në veprat letrare të autorëve seriozë.

Shqetësimet e mia për disa probleme të gjuhës sonë i kam shprehur në dy shkrimet e mëhershme: “Ta pasurojmë dhe ta pastrojmë gjuhën e bukur shqipe” (Dielli, Illyria, 2017), “Për pastërtinë e gjuhës shqipe” (Dielli, Illyria, 2018). Në këtë shkrim do të cek disa probleme lidhur me përdorimin e gabuar të disa foljeve dhe përemrave.

Përdorimi i foljes humb në diatezë e kohë të gabuar

Nuk ka ditë që të mos lexojmë në gazeta tituj me përdorim të gabuar të foljes humb – diatezë e kohë të gabuar. Në vend të kohës së kryer të thjeshtë, diatezës veprore të foljes humb, përdoret koha e tashme e diatezës pësore vetvetore. Ja disa shembuj: “Doktori humbet kontrollin…”, në vend të: “Doktori humbi kontrollin…”, “Kur bota humbet fillin, e fajin ty ta hedh…”, në vend të: “Kur bota e humb fillin, e fajin ty ta hedh…”, “Eli Fara humbet personin e dashur dhe bën këtë dedikim…”, në vend të: “Eli Fara humbi personin e dashur dhe bën këtë dedikim…”.

Përdorimi i gabueshëm i përemrit pyetës “kush” në vend të “cil/i,- a”

Në të folur dhe të shkruar shpesh e hasim të përdoret gabimisht përemri pyetës “kush” në vend të përemrit pyetës“cili”. Përemri pyetës “kush” përdoret për të pyetur për një njeri, ndërsa përemri pyetës “cili”, sipas “Fjalorit të shqipes së sotme”, “përdoret për të pyetur drejtpërdrejt ose tërthorazi për një frymor (në kuptimin “kush”) ose për një send. Pra, shpesh “kush” ngatërrohet me “cili”. Ja disa shembuj te marrë nga disa gazeta: “Ja kush vajzë është shembull…”, në vend të: “Ja cila vajzë është shembull…”, “Kush janë planet tuaja për të ardhmen?”, në vend të: “Cilat janë planet tuaja për të ardhmen?”, “Në kush serrë keni punuar?”, në vend të: “Në cilën serrë keni punuar?”, “Kush shtet e lejon këtë?!”, në vend të: “Cili shtet e lejon këtë?”

Përdorimi i gabueshëm i foljes “jap”

Folja e parregullt “jap” (pj. “dhënë”) në kohën e kryer përdoret gabimisht në të folmen e Prishtinës dhe disa qyteteve përreth. Në vend se në vetën e tretë të kohës së kryer të thuhet: ka dhënë, ia ka dhënë, thuhet gabimisht: ka jap, ia ka jap. Ndodh edhe e kundërta: në kohën e pakryer në vend se të përdoret forma “jap”, përdoret gabimisht forma “dhënë”. Shembull: ia dhake, në vend të: ia jepte. Gati çdo herë mund t’i dëgjoni këto ngatërrime nga gazetarët e analistët nëpër studio televizive të Prishtinës.

Ngatërrimi i gjinive të përemrave pronorë

Nëpër shumë shkrime të gazetave, madje edhe në veprat letrare, në poezi e prozë, të shumë autorëve seriozë hasim në përdorimin e gabuar të mbiemrave pronorë të gjinisë femërore në rasat gjinore, dhanore e rrjedhore. “Sime” është rasa gjinore, dhanore, rrjedhore e përemrit pronor të gjinisë fgemërore, “ime”, por që përdoret gabimisht, “time”. Në vend se të shkruhet: nënës sime, Norës sime, shkruhet: nënës time, Norës time. “Time” përdoret në rasën kallëzore. “Sonë” është rasa gjinore, dhanore e rrjedhore e përemrit pronor të gjinisë femërore “jonë”, por që shpesh përdoret gabimisht, “tonë”. Në vend se të shkruhet: gjuhës sonë, shkollës sonë, ndërgjegjes sonë, shkruhet gabimisht: gjuhës tonë, shkollës tonë, ndërgjegjes tonë. “Tonë” është rasa gjinore, dhanore, kallëzore e rrjedhore e përemrit pronor “ynë”, kallëzore e përemrit pronor “jonë”. Pra, vendit tonë, gjuhën tonë, etj.

Këta janë vetëm disa shembuj të përdorimit të gabuar të disa foljeve e mbiemrave, por ka edhe shumë raste të tjera ku fjalët përdoren gabimisht. Këtu nuk po ndalem te fjalët e huaja që e kanë vërshuar gjuhën tonë, sepse ato i kam trajtuar në shkrimet e cekura më lart. Duhet të kujdesemi më shumë për gjuhën tonë, sepse siç ka thënë profesor Eqrem Çabej: “Ajo është një nga elementet e kombësisë sonë”. Një rol të rëndësishëm, do te thosha kyç, duhet ta luajnë gjuhëtarët e shkrimtarët tanë, shkollat e të gjitha niveleve, institucionet shtetërore e akademike. “Nga se sot rrezikohet gjiuha shqipe?” – e shtron pyetjen profesor Gjovalin Shkurtaj dhe vetë e jep pergjigjen: “Nga mospërfillja, nga mungesa e kujdesit të organizuar e të drejtuar nga shteti, nga botimet e paredaktuara e të pakorrektuara, si dhe nga njëfarë ndjenje e përgjithshme neëvleresimi ndaj saj”. Ndoshta ky mendim i profesor Shkurtajt është me vend, por punët kryhen vetëm atëherë kur dikush ngul këmbë, vendos se kështu nuk mund të vazhdohet më. Ka ardhur koha, madje edhe kaluar, që të themi: mjaft është mjaft!  Është koha që të veprojmë dhe jo vetëm të vëzhgojmë sesi niveli i gjuhës sonë, te shkruar e te folur, është duke rënë poshtë e më poshtë. Duhet pak më shumë kujdes, këmbëngulje e dashuri për gjuhën tonë. Ti shfletojmë më shpesh faqet e “Fjalorit të shqipes së sotme” e të “Drejtshkrimit të gjuhës shqipe”, të merremi më seriozisht me problemet e gjuhës sonë, sepse të flasesh e të shkruash bukur, pastër gjuhën tënde nuk është vetëm kulturë, por është edhe atdhedashuri. 

Filed Under: Analiza

“VATRA” në Boston mbylli fundjavën kushtuar Pavarësisë së Kosovës

February 20, 2024 by s p

Flamur VEZAJ/

“VATRA” e Bostonit e mbylli fundjavën duke ia kushtuar 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës me këngë, valle tradicionale dhe poezi.

Pas ngritjes së flamurit të Kosovës në sheshin e Bashkisë së Bostonit dhe leximit të dy Proklamatave të firmosura nga Guvernatorja e Shtetit të Massachusetts dhe Kryetarja e Bashkisë së Bostonit që deklaruan 17 Shkurtin 2024 si “Dita e Kosovës”, “VATRA” e Bostonit shtroi një darkë për nder të kësaj dite.

Në ambientet e një salle të madhe në veri të Bostonit, e zbukuruar me ngjyrat e flamurëve të Kosovës, Shqipërisë dhe Amerikës, u bashkua komuniteti shqiptar për të festuar së bashku këtë ngjarje historike për Kombin Shqiptar. Rreth “VATRËS”, për të festuar, u bashkuan shqiptarët nga të gjitha trojet që jetojnë në shtetet e Massachusetts, New Hampshire dhe jo vetëm. Festës i’u bashkuan edhe shoqatat e tjera të rëndësishme të komunitetit shqiptar si “MaasBesa”, “Albanian Fighting Cancer”, “Klubi Social ‘Çunat e Bostonit'” etj., si dhe përfaqësues të nderuar të “VATRËS” qendrore, Arkëtari z. Besim Malota që erdhi nga shteti Connecticut si dhe z. Anton Rraja, një nga vatranët e vjetër që erdhi nga Nju Jorku.

Festa nisi me intonimin e tre himneve, të Amerikës, të Shqipërisë dhe atë të Kosovës. Më pas Kryetari i “VATRËS” në Boston z. Mentor Maksutaj, i përshëndeti mbi 250 të pranishmit me fjalët: “Shqiptarë, Gëzuar 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës”! Më pas ai vazhdoi me kujtimet e luftës, jetën e vështirë të familjes së tij dhe gjithë shqiptarëve të Kosovës nën sundimin Serb si dhe përshkrimin e rrugës së emigrimit në Amerikë. Z. Maksutaj u shpreh se ishte i lumtur për prezencën e shoqatave shqiptare, duke premtuar një bashkpunim të vazhdueshëm me të gjithë për të mirën e komunitetit shqiptar, Kombit Shqiptar dhe atij Amerikan. Në fund, z. Maksutaj tha se gjatë mbrëmjes festive, i’u bashkuan “VATRËS” në Boston edhe 10 anëtarë të rinj.

Fjalë të ngrohta me urimet e Kryetarit të “VATRËS”, z. Elmi Berisha, i përcolli Arkëtari i saj z. Besim Malota, i cili vlerësoi Degën e “VATRËS” në Boston për angazhimet serioze brenda një kohë shumë të shkurtër.

Në emër të Shoqatës “MaasBesa”, të pranishmit i përshëndeti Zv/Kryetarja znj. Jorida Qirollari, e cila uroi të gjithë shqiptarët për 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, si dhe “VATRËN” gjithashtu.

Nga Klubi Social “Çunat e Bostonit” foli z. Artian Rrëza, duke shprehur gadishmërinë e bashkëpunimit për çështjet kombëtare me “VATRËN” dhe gjithë shoqatat shqiptare!

Fjalimet u mbyllën me një poezi në gjuhën shqipe të 15 vjeçares të lindur në SHBA, Zana Nallbani, vajza e vatranit nga Kosova z. Freskim Nallbani.

Ndërkohë festa vazhdoi me dy lojra shpërblyese, ku u shortuan dhe u shpallën fitues të tre BOX-eve me abonim falas për 6 muaj nga TV-Alb me kanale shqip si donacion.

Dhe kompania “AR LLC” që përfaqëson në Massachusetts, kompaninë e pijeve energjike nga Kosova “Golden Eagles” duke dhuruar disa arka me pije energjike.

Më pas festa vazhdoi me këngëtarët Gëzim Nika dhe Griselda Pepa të cilët krijuan një atmosferë shumë të bukur me këngë patriotike e popullore të të gjitha trojeve shqiptare.

Festa mbaroi pas mesnate me fjalët e Kryetarit të “VATRËS” në Boson, i cili falenderoi të gjithë shqiptarët që i’u bashkuan “VATRËS” për ngritjen e Flamurit të Kosovës dhe darkën e shtruar me këtë rast, duke i premtuar të gjithëve se do të shihemi në evenimentin e radhës të organizuar nga “VATRA” në Boston!

Foto:Subi Çako etj

#FaleminderitTeGjitheve#

#followers#highlights

Filed Under: Analiza

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 101
  • 102
  • 103
  • 104
  • 105
  • …
  • 974
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Nga cikli “Humanistë të shquar shqiptar shek XV-XVIII” Mikel Maruli (1451-1500)
  • PERSE SHQIPERIA MBYTET NE DIMER E DIGJET NE VERE?
  • Ohri dhe Diplomacia e Kosovës
  • DR. ATHANAS GEGAJ: GJERGJ KASTRIOTI-SKENDERBE
  • VENDI IM
  • RUGOVA E SHNDËRROI DURIMIN STRATEGJIK NË MEKANIZËM SHTETFORMUES
  • Shkolla Shqipe Vatra në Tampa zhvilloi takimin e radhës
  • FESTA E SHQIPTARËVE
  • Lekë Matrënga, jo vetëm poeti, por dhe mësuesi i parë i shqipes
  • BETIMI I VEDAT GASHIT I ADMINISTRUAR NGA PRESIDENTI CLINTON
  • GAZETA AUSTRALIANE (1929) / NJË RRËFIM PËR GRATË E SHQIPËRISË
  • VATRA SHPALL KUVENDIN E PËRGJITHSHËM ZGJEDHOR MË 25 PRILL 2026
  • VATRA, EMËR I SHENJTË, AMANET I BREZAVE, FLAKA QË NUK SHUHET KURRË…
  • Raif Hyseni, Merita Halili, Ansambli MSU ngrejnë peshë Festivalin e Artë të Muzikës dhe Valleve Ballkanase 2026
  • 17 janar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, forma që mban një komb, kur koha kërkon ta shpërbëjë!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT