• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Vdes i vetmuar në shtëpi Dick Marty, Sllobodani i dytë i Kombit tim

December 29, 2023 by s p

Nga Keze Kozeta Zylo/

Lajmin e vdekjes e ka përhapur Partia Radikale e qendrës së djathtë që Dick-u e kishte në thelb të zemrës së tij. Ata shkruan për ish senatorin dhe prokurorin zviceran Dick Marty i cili vdiq sot në moshën 78-vjeçare.

Sllobodan Milloshevici i dytë, armiku i Kombit tim, Dick Marty, në bashkëpunim me Rusinë dhe Serbinë punuan fort për ta çuar UÇK-në në Hagë, ta paraqesnin si luftë kriminale.

Rusia ne bashkëpunim me këlyshët e Sllobodanit përgatitën raportin më kriminal kundër UÇK-së dhe u përshendetën nga presidenti i Serbisë: Boris Tadiç. Boris Tadiç ish presidenti I Serbisë i cili shërbeu për 8 vite 2004-2012 ka deklaruar se pas publikimit të raportit të Dick Martit, problemi i Kosovës do të shihet nga një prizm tjetër nga ndërkombëtarët.

Merreni me mend se çfarë lufte dhe çfarë krimi kreu Sllobodani i dytë pas lirisë së Kosovës, ndërsa bossi i tij Hitleri i Ballkanit e kreu me shpopullimin e Kosovës, vrasjet makabre, zhdukjen, rrëmbimet, këlyshi i tij e kreu duke shfrytëzuar podiumet nëpër Europë si anëtar i Këshillit të Europës.

Ja c’thotë ish ambasadori i Serbisë në Zvicër Milan St Protiq në “Televizionin Serb Happy” ai miraton se raporti i Dick Martin është i hartuar me dokumentat e Prokurorisë së Serbisë që ata i konsiderojnë si Prova. Protiq konfirmon se pjesa më e madhe e provave materiale të raportit të Dick Marty janë mbledhur nga prokuroria e Serbisë.

13 vite kishte që luftonte kundër Kombit tim, 13 vite nëpër podiume që bombardonte Kosovën dhe Kombin tim, 13 vite bëri për vehte dhe ca gjakprishur. Së fundi vdiq i vetmuar, por vezët e gjarprit i ka lënë nëpër kancelaritë europiane, nëpër djajtë e shqiptarëve, i ka lënë në folezat e helmëta që duhet të shkatërrohen me drejtësi, me Luftën e drejtë Çlirimtare që bëri Kosova kundër kasapit të ballkanit.

Të vaftë shpirti në hell! Monstrat atje e kanë folenë bashkë me Atin e krimit, hitlerin e ballkanit sllobodan milloshevic.

28 Dhjetor, 2023

Staten Island, New York

Filed Under: Analiza

ASPAK KEQARDHJE PËR VDEKJEN E TIJ

December 29, 2023 by s p

Ne shqiptrët e kemi zakon që nuk flasim keq për njeriun i cili largohet nga kjo jetë. Po ashtu ne kurrë nuk dhunojmë varret e askujt, qofshin ato edhe të armiqve tanë. Në kundërshtim me sa më lart unë sot kur mora vesh nga media se: u largu nga kjo jetë politikani zvicerian Dick Marty, thashë me zë të lartë ”shkoftë në ferr”. Vajzat dhe mbesa, shumë të habitura më thanë se një gjë të tillë nuk e kishin dëgjuar kurrë nga goja juaj. Ju kërkova falje, duke u shpieguar psenë e këtij “mallkim”?

Dick Marty ka lindur më 7 janar 1945 dhe vdiq më 28 dhjetor 2023. Ai në karjerën e tij ka punuar në disa profesione si: profesor në universitet zviceriane, administrator, avokat etj. Në 1998 u zgjodh antar i Këshillit Europian, ku më 14 dhjetor 2010, paraqiti në këtë Këshill një raportë me shpifje shumë të ulta për UCK-në dhe disa personalitete të saj (përfshi dhe Hashim Thacin). Shpifjet pothuaj ishin marrë të gjitha nga shërbimet sekrete serbe ku akuzonin UCK-në dhe drejtuesit e saj se kanë kryer rrëmbime, arrestime, burgosje të paligjëshme, e vrasje me qëllim marrjen dhe trafikimin e organeve njerzore. Madje Marty tha se edhe Shqipëria është implikuar në këto trafikime duke përmendur të ashtu quajturën “shtëpia e verdhë” në një fshat të Matit.

Por, pas verefikimeve të hollësishme ndërkombëtare, doli se jo vetëm Shqipëria nuk ishte e përfshirë në një skandal të tillë të marrjes dhe trafikimit të organeve njerzore, por pohimet e Dick Marty ishin tërësisht false dhe trillime të agjenturës sekrete serbe.

Mbi bazën e këryre trillimeve (dhe të një efekti ndërkombëtar të këtij raporti) u krijua e ashtuquajtura Gjykatë Speciale (gjoja e Kosovës ) me seli në Hagë. Në dhomat e kësaj gjykate janë katër nga drejtuesit kryesor të UCK-së edhe sot pa asnjë argument ligjor. Madje problem i trafikimit organeve nuk është zënë më me gojë, se dukshëm ishte trillim keqdashën duke hedhur baltë mbi luftën e UCK-së e cila ishte nga më të pastërtat e luftrave të shqiptarve.

Në këtë fund viti të 2023-shit Dick Marty u largu nga kjo jetë (ndjesë, por me gjithë shpirtë uroj që në ferr shkoftë). Shqiptarët, në trojet etnike e në diasporë, shpresoj se do ta mirpresim e festojnë gëzueshëm me familjarët e tyre vitin e ri 2024. Por ndiejmë keqardhje se katër udhëheqësit e UCK-së janë pa drejtësisht në birucata e Hagës. Se familjarët e tyre, kolegët, bashkpuntorët, miqt e dashamirët, nuk e gëzojnë natën e ndërimit të viteve me gjithë komponentët e saj.

Urojmë që kjo ndotësi e përhapur nga Dick Marty, të marrë fund sa më parë dhe ata të shkojnë pranë familjarëve të tyre. Pikpamjet tona politike janë të ndryshme, por shqiptaria është një.

ASLLAN BUSHATI

NY, 29 dhjetor 2023.

Filed Under: Analiza

SI E NJOHA DHE SA NUK E NJOHA TAHIR KOLGJININ

December 27, 2023 by s p

Prof.Dr.Feti Mehdiu

(Hafiz i harruar… burrshteti i anashkaluar… 

– në 120 VJETORIn e  LINDJES – 

Ishte mars i vitit 1971, kur e takova sëpari herë. 

Jo rastsisht. Miku im Eqrem Kryeziu, I cili mbante korespondencë me Ernest Koliqin dhe Tahir Kolgjinin, pati mirësinë të më jepte lidhjen në Stamboll, për çka i falënderoj sinqerisht. Në fillim të mrsit, 1971 duke u kthyer nga Bagdadi pas një qëndrimi njëmujor, për vizitë shokëve të gjeneratës time që vazhdonin studimet në Universitetin e Bagdadit, u ndala edhe  në Stamboll, për disa ditë. Këtu jetonte halla ime me familje, në  një lagje, që tani nuk ekziston – këtu kalon magjistralja Rumeli-Azi – Otakçılar, në rajonin Edrene Kapı.

Me Axhën Tahir u takuam në Tahta Kale – KAPALI ÇARşI, në zyrën te ndërtesa  Davud-Han,shkova me Rushanin,herën e parë teTahir Kolgjini, një zotëri rreth shtatëdhjetave, elegant, siç ia kërkonte pozita, me simpatinë që kishte ndaj Eqrem Kryeziut më priti me kënaqësi të veçantë.

 Ky udhëhiqte shërbimin Hyrje-Dalje të financave në kompanin AHSUVAR FABRIKASI – pronë e familjarëve të Shahsivar Ali Prishtinës.

Herat tjera shkoja vetë në Tahta Kale, te Tahir Kolgjini. Në takimin e parë këmbyem njoftimin e ndërsjell: një student i filologjisë Orientale dhe një kuadër i rexhur në rrjedhat politike shqiptare e më gjerë, si edhe në hulumtime historike e filologjike. Këtë e dëshmonte me veprat që më dhuroi, në fillim vetëm SHPALIME RRETH LAHUTËS dhe PO VAJTOJMË GJON GJININ,  e më pastaj edhe veprat ESAT PASHË TOPTANI DHE AKUZAT QË I BËHEN,  këta në gjuhën shqipe, kurse më pastaj  dhe një vepër në gjuhën turke: Të vërtetat dhe të pavërtetat e marrëdhëneve Shqiptare-Greke.Nga ky takim i parë, axha Tahir Kolgjini, më përcolli me dhuratat: Türk edebiyyat tarihi, 3 vëllime, të autorit Ahmet Kabaklı, për të cilin më tha se ishte një shqiptarë, muhaxher i mëhershëm në Turqi, po edhe me dy  çanta  luksoze për studentë: njërën për mua dhe tjetrën për Eqremin, të cilit ia kishte lakmi mjekrrën rinore. 

Deri në vitin 1986, sa herë që kam shkuar në Turqi, për simpoziume, jemi takuar disa herë. Herën e fundit më priti në shtëpin e tij në Floriya, një paralagje e Stambollit. Unë, pas takimit të parë, e dija se Tahir Kolgjini ishte hafiz i Kur`anit, këtë ma pat konfirmuar mulla Sadri Prestreshi profesor, në Prishtinë, por me axhën Tahir nuk e diskutuam asnjëherë këtë çështje, për çka më vjen keq sot, që nuk e kam përfshi në leksikonin e hafizëve HAFIZËT TANË GJATË HISTORISË, që e botova në vitin 2010, Prishtinë.

Më  fliste për shërbimin e tij në Prizren, me detyrë të lartë në sigurimin e shtetit – shërbim i punëve të brendshme në periudhën e SHQYPNIS VJETËR, e ndonjë hollësi tjetër, lidhur me gazetën Besa dhe gazetën Vardar, siç më thoshte e kam ushqyer me artikuj, por gjithmonë me kujdes dhe i përmbajtur, sepse, më thoshte nuk të duhen më shumë sepse mund të rrezikojnë.Si njeri me përvojë në hetime, më kursente nga ndonjë situate e paparashikuar në ato rrethan politike shoqërore në Jugosllavi. 

Kontribut i tij është edhe pajisja ime me ENCIKLOPEDINë 6 vëllimëshe të Sami Frashërit, KAMUSU-L-A`LAM, për të cilën i bëri telefon zotëri Ibrahimit, në sahafçılar çarşısı – ngjit me Sheshin BEYAZIT, dhe ai  ma pat siguruar me një çmim simbolik – ashtu e kishte porosit TAHIR HOCA. (për 120 dollar)

Kam ditë çka kam ditë, e kam njohur si e kem njohur, por nuk kemi pas kohë apo qëllimisht zotëri Tahir Kolgjini iu ka shmangur atyre bisedave dhe unë nuk kam ditur kontributin e tij dhe rolin e tij në organizimin e mbrojtjes së vlerave kombëtare gjithëshqiptare, në xhami e në gjykata, në zyra e jasht zyrave. Nuk e kam ditë potencialin e tij në nivelin e një figure për administrim të shtetit shqiptarë. Angazhimin e tij për shtet të plotë shqiptarë.Fatmirësisht këtë vit lexuesi shqiptar mori Komlpetin e veprave te tij.

Tash e di se sa nuk e kisha pas njohur Tahir Kolgjinin, i cili për sigurinë time më pat dhënë adresën e motrës tij në Stamboll, për komunikim më të sigurt.

Sot më bën krenar dhe mburrem që pata fatin të jem një mik i Tahir Kolgjinit, por më vjen keq që nuk arrita t`ia gjejë një mik,(me porosinë e tij) i cili me dije të tij jetonte në Kroaci, M.Mborja, por mua nuk më shkoi për dore ta gjeja.

Prof.Dr.Feti Mehdiu, Montreal, Kanada  , 19, dhjetor, 2023. 

Filed Under: Analiza

Diamante

December 27, 2023 by s p

Astrit Lulushi/

Diamanti është rezultat i presionit të tokës dhe kohësgjatjes ekstreme. Më e shkurtër koha, është kristal. Më pak se kaq është qymyri. Më pak se kaq janë gjethet e fosilizuara. Më pak se kaq është vetëm dhé. Këto janë jehonë e fjalëve të eseistit dhe filozofit skocez Thomas Carlyle, i cili shkroi:

“Atje ku nuk ka patur presion, është e kotë të kërkohet për diamante”.

Carlyle i referohej faktit se presioni është faktor vendimtar në krijimin e gjërave të vlefshme.

Presioni, pavarësisht nga ndjenjat shpesh negative që e shoqërojnë, mund të jetë motivues; ndihmon të ecim përpara dhe të përmbushim qëllimet tona. Siç thoshte shpesh legjenda e tenisit Billie Jean King:

“Presioni është privilegj”.

Një shkrimtar nuk punon kurrë në kushte të përsosura, përndryshe veprat e tij nuk do të ekzistonin, sepse artisti nuk jeton në vakum. Duhet të ekzistojë një lloj presioni, Por, jo pa fund.

Shpesh, presioni është një fjalë që keqpërdoret – “kur filloni të mendoni për presionin keni filluar të mendoni për dështimin”.

Për shumë njerëz, mënyra më e mirë për të harruar presionin është muzika – ajo e largon mendjen nga situata, ndërsa akti i fishkëllimës e liron presionin nga trupi.

Është e pamundur të bësh mirë nëse nuk je duke kaluar mirë. Njerëzit e suksesshëm kanë presion, por e shohin atë thjesht si argëtim, dhe vjelin të mirat e punës.

Ka shumë gjëra që e mbajnë njeriun zgjuar natën, por puna nuk është një prej tyre. Për sa kohë që beson në atë që bën, presioni nuk është gjë tjetër veçse hije e mundësive. Ndërsa Lebron Xhejms, yll basketbolli, thotë:

“Unë bëj lojën time, rezultati vjen vetë”.

Presioni krijon dramë, emocion. Krijon edhe rezistencë; duke e lëshuar, jetojmë më me kujdes, pa grindje, dhe lëvizim në rrjedhën e nevojës më të lartë në të cilën jemi më të lumtur.

Pa presion, nuk ka diamante.

Filed Under: Analiza

Shoqata Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” festoi gjashtë Vjetorin e themelimit të saj

December 25, 2023 by s p

Nga Keze Kozeta Zylo/

Shoqata Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” Inc. New York mblodhi një numër anëtarësh te saj në mjediset komode në “Bright Side” Adult Center, Queens.

Anëtarë të shoqatës, bashkëthemelues, si dhe anëtarë të rinj u mblodhen për të festuar gjashtë Vjetorin e themelimit të Shoqatës Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” Inc.

Nga Bordi i drejtorëve dhe bashkëthemelues ishte menduar që festa e 6-të Vjetorit të organizohej thjesht dhe atdhetarisht. Ndonëse më së shumti është dalluar për aktivitete madhështore, këtë radhë kishte modestinë para Krishtlindjeve dhe për më tepër do të organizoheshin zgjedhjet e Bordit Ekzekutiv, që është e nevojshme të jete sa më e brendshme.

Grupe, grupe njerëzit vinin dhe uronin njeri tjetrin në këto prag festash të fundvitit si Kërshëndellat dhe Viti I Ri. Me plot mirësi dhe respekt i mirëpriste dhe drejtori i qendrës si:

z. Isham Habibi drejtor i qendrës “Bright Side Adult Center” i cili në mënyrë gjeneroze siguroi mjediset.

Në emër të Bordit të drejtorëve të Shoqatës Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” Inc. fjalën e hapjes e mbajti z. Bashkim Shehu Kryetar Nderi dhe ish Zv /Ministër i Mbrojtes së Republikës së Shqipërisë. Zoti Shehu Iu uroi gjithe pjesëmarrësve mirësardhjen si dhe per 6-të Vjetorin e themelimit të Shoqatës “Skënderbej”. Ai foli për sukseset, aktivitetet e shumta që ka kryer kjo shoqatë që në ditën e themelimit të saj, por njëkohësisht dhe për sfidat e mëdha që ka kaluar me problemet shumë serioze që u krijuan brenda shoqatës. Zoti Shehu iu uroi kryesisësë re që do zgjidhej punë të mbarë!

Letra e Avokatit amerikan z. James Mandel

Letra u lexua nga sekretari i shoqatës z. Edmond Kortoci officer i Policisë së Nju Jorkut

Drejtuar Bordit të Drejtorëve të Shoqatës Shqiptaro – Amerikane “Skënderbej” Inc.

Ka qenë në nderin tim të punoj me organizatën tuaj që nga viti 2019, kur Mark Qehaja ishte presidenti juaj. Une ju përgezoj ju për një vit tjetër të suksesshëm dhe dhe dëshiroj më të mirën në planet tuaja për vitin 2024.

Si Avokat jam shumë i impresionuar me dëshirën e Bordit që të siguroheshin që çdo gjë rreth shoqatës të ishte në zbatim të ligjit amerkan. Nën ligjet e shtetit të Nju Jorkut dhe si një organizatë By-Laws, Bordi ka qenë i përgjegjshëm për menaxhimin e shoqatës e cila e vetme ka fuqinë për vendimarrje të jetës dhe drejtimit të organizatës.

Pa autoritetin ligjor të Bordit asnjeri nuk mund të veprojë në emër të organizatës, të përdorë emrin, logon, vulën or në rruge tjetër jashtë ligjore të përfaqësimit. Çdo person që merr këto veprime pa miratimin e Bordit përbën shkelje të ligjit amerikan.

Unë ju dëshiroj çdonjerit prej jush suksese dhe shëndet të plotë për Vitin e Ri 2023!

Zgjedhjet e reja

Zoti Mark Qehaja në emër të Bordit mbajti raportin mbi veprimtarinë e shoqatës. Ai foli për arritjet, patriotizmin, punën e madhe të kryer ndër vite nga kjo shoqatë.

Natyrshëm Diasporës dhe mediat që kanë pasqyruar këto aktivitete kanë qenë tejet mbresëlënëse si për Akademinë Adem Jashari, Per At Gjergj Fishtën, Pavarësinë e Amerikës, pjesëmarrja në demonstrata kundër genocidit serb, pjesëmarrja në aktet humane e shumë të tjera. Ai tha se shoqata dhe Bordi i drejtorëve kaloi disa sfida me probleme, por i kaloi me plot sukses. Z. Qehaja shprehu mirënjohjen për TV “Alba Life” me themelues dhe producent z. Qemal Zylo i cili ka pasqyruar për gjashtë vite radhazi aktivitetet pa u ndalur me mjaft gjenerozitet dhe profesionalizëm. Falënderoi Bordin si z. Bashkim Shehu, Fation Zogiani, z. Asllan Bushati dhe shumë të tjerë për drejtimin e mbarë të kësaj shoqate.

Zoti Qehaja u zgjodh president i Bordit të Drejtorëve dhe u mirëprit me duartrokitje, ndërsa z.Bashkim Shehu dhe Fation Zogiani anetarë të Bordit.

Rregulloren e përditësuar By Law e mbajti z. Faton Zogiani anëtar i Bordit të Drejtorëve, i cili njëkohësisht propozoi dhe emrat e Kryesisë së re, drejtorin si dhe krijimin e Bordit Ekzekutiv.

Tek i dëgjoja emrat e rinj si Doris Zefi, Edmond Kortoci, Enes Basha, Pjetër Vatnikaj, Diar Xani me ngazëllehej shpirti, sepse rinia është e ardhmja, është pasuri e Diasporës. Duke punuar dhe kushtuar gjithë jetën time mdis dy kontinenteve vetëm rinisë, natyrshëm jam shpresëplot sepse e di mirë psikologjinë e tyre, i njoh mirë fjalët dhe veprat e tyre. Këta të rinj janë intelektualë plot integritet dhe me ëndrra të mëdha për jetën e tyre. Ata premtojnë shumë dhe jam krenare për përfshirjen e tyre në këtë shoqatë. Lum kush i beson rinisë!

Në krye të kësaj kryesie vitale u zgjodh zoti Gëzim Lamcaj, kryetar i Bordit Ekzekutiv, një intelektual ushtarak, në detyra të rëndësishme në Forcat e Armatosura të Shqipërisë.

Z. Lamcaj ka qenë kryeinxhinier në Uzinën e Llokacionit në Tiranë dhe ka punuar me përgjegjësi të lartë. Ai ka një karrierë të pasur dhe këtë përvojë ndër vite jam e sigurtë se do ta sjellë me seriozitet në drejtimin e kryesisë së re të sapozgjedhur i cili premtoi se do ta cojë dhe më përpara aktivitetin dhe programin e shoqatës.

Z. Asllan Bushati Anëtar Nderi i shoqatës, ushtarak i lartë, njëkohesisht i propozuar për “Nderi i Kombit” dhe i mirëpritur nga anëtarët dhe Bordi i uroi punë të mbarë kryesisë së re dhe tha se shoqata është e ndarë nga politika, ne i respektojme pikëpamjet e ndryshme, por shoqata duhet të jetë vetëm për veprimtari atdhetare. Pasi foli për situatën e luftrave në Europë dhe në botë ai tha se ne duhet të jemi vigjilent për Kombin tonë, pasi Rusia, serbi janë gjithmonë të etura për të gllabëruar tokat tona. Të bashkuar jemi më të fortë.

Cilët jane të rinjtë në kryesi?

Edmond Kortoci sekretar i shoqatës: Oficeri i Policisë, në Departamenti e Policisë së Nju Jorkut, që nga viti 2018 dhe në vazhdim. Student i shkëlqyer, ka mbaruar për Drejtësi Penale nga John Jay College. Ka gjashtë vite përvojë në Zbatim të Ligjit dhe disa vite punë në sektorin privat. Ai ka përfunduar me sukses të plotë Akademinë e Policisë së shtetit të Nju Jorkut.

Zonjusha Doris Zefi u zgjodh financiere e shoqatës. Zonjusha Zefi studente e shkëlqyer ka mbaruar Universitetin La Sapienza në Romë në Itali për ekonomi dhe është e integruar plot kulturë në New York. Doris Zefi është një vajzë e përkushtuar, e edukuar, me urtësinë e saj është punë mbaruar.

Enes Basha anëtar i kryesisë: Student i shkëlqyer i stomatologjisë, Universiteti i Mjekësisë, dhe gjithmonë ka qenë në murin e nderit. Po punon për projekte të suksesshme. Mësues I gjuhës angleze në Qendrën Edukative ENES – Tiranë, Shqipëri. Është integruar plot kulturë dhe ka një të ardhme të ndritur në Amerikë.

Pjeter Vatnikaj anëtar i kryesisë: Ka qenë dy herë përfaqësues zyrtar i RSH në Kongresin e parë Rinor Frankofon Kajro 2022 duke zenë vendin e tretë në botë dhe këtë vit në Sevilla të Spanjës duke zenë vendin e parë në Europë rreth Human Rights. Ka qenë drejtues i dy organizatave në Shqipëri dhe Ambasadori i Rrjetit AUF në 2022 në Shqipëri. Si student i shkëlqyer është duke përfunduar universitetin për drejtësi dhe e ardhmja e ndritur është pranë tij.

Diar Xani anëtar i kryesisë për kulturën dhe artin: Aktor në Schlachthaus Theater Bern, si dhe Actor/ Director më parë. Ka studiuar Ph.D Candidate on Radio TV and Kinema në Universitetin e Stambollit.

Është i integruar me kulturë dhe punon dhe jeton familjarisht në New York.

Nderuan me pjesëmarrjen e tyre të cilët kanë qenë vazhdimisht si mësuese Mimoza Salillari dhe z. Odise Salillari anëtaë të stafit të TV “Alba Life” dhe njëkohësisht kryetar i Shoqatës “Devolli”.

Në këtë veprimtari të rëndësishme nderoi me pjesëmarrjen e tij Lahutari i shquar Hysen Krutaj shoqëruar nga z. Mirash Nika një tjetër lahutar. Ata intepretuan plot dashuri dhe profesionalizëm për të pranishmit. Lahuta është një vegël muzikore autoktone shqiptare mijëra vjecare, por mjerisht e gllabëruar nga serbët.

Të pranishmit drekuan së bashku si motra dhe vëllezër dhe i uruan njeri tjetrit festa të gëzuara të fundvitit 2023.

Aktiviteti u filmua nga TV “Alba Life” dhe së shpejti do të transmetohet në kanalet televizive.

Autorja e këtij shkrimi është anëtare Nderi e Shoqatës dhe mban titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” nga Presidenti i Shqipërisë.

23 Dhjetor, 2023

Bronx, New York

Filed Under: Analiza

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 111
  • 112
  • 113
  • 114
  • 115
  • …
  • 974
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Nga cikli “Humanistë të shquar shqiptar shek XV-XVIII” Mikel Maruli (1451-1500)
  • PERSE SHQIPERIA MBYTET NE DIMER E DIGJET NE VERE?
  • Ohri dhe Diplomacia e Kosovës
  • DR. ATHANAS GEGAJ: GJERGJ KASTRIOTI-SKENDERBE
  • VENDI IM
  • RUGOVA E SHNDËRROI DURIMIN STRATEGJIK NË MEKANIZËM SHTETFORMUES
  • Shkolla Shqipe Vatra në Tampa zhvilloi takimin e radhës
  • FESTA E SHQIPTARËVE
  • Lekë Matrënga, jo vetëm poeti, por dhe mësuesi i parë i shqipes
  • BETIMI I VEDAT GASHIT I ADMINISTRUAR NGA PRESIDENTI CLINTON
  • GAZETA AUSTRALIANE (1929) / NJË RRËFIM PËR GRATË E SHQIPËRISË
  • VATRA SHPALL KUVENDIN E PËRGJITHSHËM ZGJEDHOR MË 25 PRILL 2026
  • VATRA, EMËR I SHENJTË, AMANET I BREZAVE, FLAKA QË NUK SHUHET KURRË…
  • Raif Hyseni, Merita Halili, Ansambli MSU ngrejnë peshë Festivalin e Artë të Muzikës dhe Valleve Ballkanase 2026
  • 17 janar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, forma që mban një komb, kur koha kërkon ta shpërbëjë!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT