• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

EMIGRANTËT, KRYEMINISTRI SHQIPTAR RAMA: “DO TË BASHKËRENDOHET GJITHSHKA NGA ITALIA. PSE? ASNJËRI NUK MË KA KRITIKUAR

November 14, 2023 by s p

Nga LEONARD BERBERI – “Corriere della Sera”, 11 Nëndor 2023 – Përktheu: Eugjen Merlika

Më shumë se sa kundërveprimet e opozitave të tij e kanë befasuar e bezdisur vërtetë kritikat e PD (italiane) kryeministrin shqiptar, që për Corriere della Sera, jep ndonjë hollësi më shumë mbi marrëveshjen.

Simbas zëvendës-sekretarit Fazzolari emigrantët mund të qëndrojnë  në qëndrat në Shqipëri deri në 18 muaj. Është kështu?

  Marrëveshja parashikon që emigrantët të qëndrojnë në qëndrat e mikpritjes “me qëllimin e vetëm të shqyrtohen proçedurat e kufirit apo të riatdhesimit, të parashikuara nga normativat italiane dhe evropiane dhe për kohën ngushtësisht të detyrueshme”. Në rastet kur nuk është e drejta e qëndrimit në strukturat, Italia i zhvendos menjëherë emigrantët nga territori shqiptar”.

A ka rrezik që ndërmjet emigrantëve të ketë terroristë?

“Nuk ka arsye të kihet frikë. Duhet vetëm të kemi vullnetin  e kujdesin të kryejmë këtë zotim  në respektin e dinjitetit njerëzor e të rregullave të vendosura për funksionimin e këtij operacioni të përbashkët që përfshijnë edhe kontrollin nga agjensitë e Sigurisë të dy Vëndeve.

A nuk ke frikë që Italia të braktisë të ikurit tek juve?

“Përgjigja është në marrëveshjen. Periudha e qëndrimit në territorin shqiptar nuk mund të jetë më e madhe se sa ajo më e larta e lejuar nga normativa italiane në atë lëndë. Autoritetet italiane, në përfundim të proçedurave të zhvilluara  në përputhje me ligjëshmërinë e tyre, do të marrin masa t’i largojnë”.

Kush do të vijë në Shqipëri? Në fillim dukej se bëhej fjalë vetëm për burrat.

“Për burrat” ka folur ai që i ka përcjellë mediave në mënyrë të shtrëmbër atë që ka pohuar Meloni në konferencën e shtypit. Kryeministreja ka nënvizuar se të miturit e gratë shtatzëna nuk hyjnë  në kategoritë e atyre njerëzve që do të strehohen  në qëndrat e pritjes në Shqipëri.

A jeni kontaktuar nga Vënde të tjera evropianë mbas marrëveshjes me Italinë?

Jo e nuk do të jemi të hapur kundrejt këtyre kërkesave të mundëshme, ashtu si nuk ishim të hapur më parë se sa Italia të na e kërkonte. Romës nuk mund t’i thonim jo sepse                                                                                                                                               kemi një borxh mirënjohjeje që nuk mund t’a shlyejmë kurrë, por që duhet të mos e harrojmë kurrë”.

Çështjet e lidhura me kërkesën e strehimit do të mbarështohen nga avokatë italianë që do të vijnë në Shqipëri?         

“Ky veprim do të jetë 100 % përgjegjësi e pjesës italiane në çdo vështrim.

Njëra nga Opozitat shqiptare thotë se nuk është kushtetuese t’i lëshohet një pjesë e tokës një Shteti tjetër.   

“Ligjet tona mbi këtë pikë janë të qarta: marrëveshja do të ratifikohet nga Parlamenti në javët e ardhëshme”.

Ish kryeministri Sali Berisha ka thënë në Corriere  se druan ksenofobi e protesta kundër italianëve. Si i përgjigjesh?

“Nuk i përgjigjem kurrë në gjuhë të huaj opozitës në Shqipëri, ndërsa fjalët e politikanit si ai, i papëlqyer nga SHBA, për “korrupsionin e rëndë që ka ndërlikuar familjen e tij e ka minuar demokracinë” në Vendin tonë nuk i komentoj as edhe në shqip. Fatmirësisht shqiptarët e dijnë mirë se çfarë do të thotë emigracion e mikpritje  kundrejt atij që ka nevojë”.

Ju ardhi keq për kundërveprimin e PD italiane?

“Kam mbetur i befasuar. Kanë të drejtë të kundërshtojnë e të kritikojnë qeverinë e tyre, por nuk ka arsye të venë në mes socializmin dhe qeverinë shqiptare. Qeveritë shkojnë e vijnë, ndërpretimet e socializmit ndryshojnë, por Shqipëria dhe Italia janë gjithmonë aty të lidhur pazgjidhshmërisht në ditët e mira e të këqia”.

Çfarë i kundërshton PD italiane në lidhje me kundërveprimin e saj dhe dukurinë emigratore?

Asgjë! Askush n’Evropë nuk mund të thotë se ka zgjidhje ideale e funksionale në të njëjtën kohë. Deri sa Evropa nuk do të ketë një zgjidhje të pranuar nga të gjithë – edhe në zbatimet e përditëshme – kjo do të mbetet një histori luftërash e lojrash politike të Shteteve antarë”.

A keni patur kundërveprime, qoftë edhe jo zyrtare nga PSE?

“Jo, asnjë kundërveprim”.

Duket se keni një marrëdhënie të veçantë me disa kryeministra të Italisë si Renzi e Meloni. Më pak me të tjerë, për shëmbull me Draghin. Pse kështu?

“Gaboheni, por nuk është faji i juaj: Draghi ka fatin të jetojë pa social, e kështu juve nuk keni patur mundësinë të dini se edhe marrëdhënia ime me të është e veçantë.  Për të qënë të qartë: njëri nga privilegjet më të mëdha që kam patur ka qënë kur Mario më ka kërkuar t’i drejtohesha atij me emër. Ai është një monument i gjallë”.

Mbas kaqë zhurme jeni ende i bindur në këtë marrëveshje me Italinë?

“Zhurma” si këto , siç me të drejtë i quani ju, nuk më shqetësojnë aspak”.

“Corriere della Sera”, 11 Nëndor 2023 – Përktheu: Eugjen Merlika 

Filed Under: Analiza

“Mos vdis nga errësira”

November 10, 2023 by s p

Poezia e Avdyl Hajredinit është kryesisht meditative, por e një vokacioni përmasash të thella konceptesh, idesh e premisash, që janë prodhim i një përvoje të gjatë, vrojtuese e krijuese. Ato janë poezi bashkëkohore të frymëzuara jo vetëm nga tradita e poezisë shqiptare, por edhe e asaj botërore.

Duke qenë intelektual i formuar, profesor i gjuhës, veprimtar dhe krijues, në krijimet e tij poetike, ai ka segmentuar skica të shumta nga jeta e përditshme, nga ndeshtrashat me të cilat jemi ballafaquar e po ballafaqohemi, duke i kundruar ato me një pozicion kauzal, realist, qortues, por edhe duke i damkosur të ligat e nopranitë, që cilat jo rrallë herë ia kanë zënë dhe po ia zënë frymën jetës shqiptare, kudo ku ajo frymon.

I vetëdijshëm, i ndërgjegjshëm dhe i bindur në qëndrimet e tij të drejta, poeti Avdyl Hajredini, fjalën poetike e vë në funksion të shumanshëm, jo vetëm deklamues e vrojtues të një realiteti fiktiv, por në radhë të parë e vë në funksion të besimit në vlerat e vërteta, njerëzore, kombëtare, të cilat janë diga të forta që i kanë përballuar dhe i përballojnë errësirave, që kanë sjellë dhe kanë lënë si hije të zezë pushtuesit e ndryshëm. Lufta kundër asaj mjegullnaje errësirash është e domosdoshme, andaj poeti kërkon që të lirohemi prej pasojave saj, të mos vdesim në errësirën e së kaluarës, pasi kemi dritën e lirisë që na ndihmon ta mundim atë.

Përmbledhja poetike, “Mos vdis nga errësira” e Avdyl Hajredinit, është shembull sesi shkruhet poezia, se cila është porosia e saj dhe fuqia e fjalës që godet të ligën, që i heq maskën, me qëllim që të dallohet vlera nga antivlera, e mira nga e keqja, e bardha nga e zeza. Ai e bën zap fjalën, godet kur duhet goditur, por edhe përmbahet kur duhet përmbajtur, “për të mos u shembur nga pesha e durimit, pasi nata nuk është këmisha jonë dhe të mos vdesim në errësirë” ( Mos vdis nga errësira).

Secila nga poezitë e kësaj përmbledhjeje poetike na zbulon nga një pasqyrë kundrimi, na zbërthen nga një situatë, qoftë nga ato që ka përjetuar poeti, apo nga ato situata që zakonisht përjetojnë njerëzit në përditshmërinë e tyre, si të pritura e të papritura të jetës. Poezitë e radhitura në këtë përmbledhje janë të shkapërderdhura, ashtu si vetë motivet, ashtu si preokupimet në një botë konfuze, së cilës vështirë se ia gjen fillin e ngatërruar gjatë shekujve.

Në librin e tij, Avdyl Hajredini, ka sjellë një botë të tërë vrojtimesh, emocionesh pajtuese e refuzuese në raport me njerëzit, në raport me jetën dhe tëra ato me të cilat ballafaqohet ajo.

Duke jetuar në një kohë të mbizotërimit të gjatë, “të luftës së të gjithëve kundër të gjithëve”, në një botë kaotike ku bashkëjetojnë të mirat e ligësitë, vlerat e antivlerat, ku secili ngutet për të marrë diçka, për të zhvatur atë që mund ta zhvatë, poeti nuk qëndron indiferent, në mos më shumë ai shkruan, kritikon, stigmatizon, me qëllim për të lënë gjumë në kohën plot me plagë e vurrata nga ato të së kaluarës, por edhe ato që i shkaktojmë vetes e njëri tjetrit. Në këtë ballafaqim ai i ka vënë vetës detyrë mbi detyrat të jetë argat i së mirës, i së dobishmes, i së vërtetës, “i asaj të vërtete që qëndron në ballë të universit si digë e përjetshme, e patretshme”, sikur thoshte, Frederiku i Madh.

Poezia e Avdyl Hajredinit është një varg i pafund fjalësh të deklamuara e të shkruara me kujdes e seriozitet, të menduara mirë para se të vihen në letër, e jo si ata që në fillim shkruajnë e pastaj ndalen e mendojnë se çka kanë shkruar, apo si ata, që gjuajnë gurin pa e menduar mirë se kë do ta godasë. I vetëdijshëm për fuqinë e fjalës dhe gjykimit të drejtë e të arsyeshëm, ai fjalën e tij të latuar dhe të menduar mirë e vë në funksion të së drejtës, andaj edhe gjykon mbi këtë bazë, pavarësisht se si mendojnë të tjerët, sidomos pushtetarët, mujsharët, për të cilët iluministi i madh francez, Mishel Montenji, në kohën e tij thoshte se “sundimtarët mendojnë se bota është krijuar vetëm sepse ata janë të zgjedhur ta qeverisin e ta sundojnë”. Janë pikërisht tiranët ata që e emitojnë Zotin, që presin me gërshërën e djallit… (Ferri i orëve të lirisë).

100 poezitë e përmbledhjes poetike, “Mos vdis nga errësira” të poetit, Avdyl Hajredini janë tharmi i nxjerrë nga qindra poezi të tjera të shkruara e të pashkruara, të cilat frekuentojnë në mendjen gjithnjë zgjuar të poetit për ta kapur fjalën në fluturim, për ta vënë atë si pasqyrimin subjektiv të realitetit objektiv, i cili gjithnjë të rrëshqet nga dora, sepse gjithnjë është në lëvizje dhe poetit i mbetet që në atë lëvizje ta formësojë imazhin, të cilin pastaj e zbërthen me fuqinë e intelektit duke i radhitur fjalët.

Secila poezi e kësaj përmbledhje ka një vulë të veten, ka një kumt, porosi, imazh, kuptim, synim, ide, që e tërheqin lexuesin e vëmendshëm, të cilit nganjëherë i duhet të mendojë mirë për ta zbuluar esencën e porosisë, meqë jo gjithherë ia arrijmë t’ia rrëfejmë atë në nivelin, të cilin ai e kupton.

Ahmet Qeriqi

Filed Under: Analiza

DEMOKRISTIANËT E KOSOVËS, FESTOJNË 33 VJETORIN

November 8, 2023 by s p

Morina: PSHDK, u krijua në moment historik, në sherbim të Kosovës!

Agron Prebibaj

Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës festoi 33 vjetorin ditëlindjes, si parti pluralistie, që vjen pas LDK e në sherbim të çështjes kosovare nën represonin serb. Qysh kur u themelua PSHDK, nga akademikët e profesorët kosovarë, qellimi ishte më shumë sesa partiak, ishte politik e diplomatik, së pari; për treguar se Kosova ka demokristian dhe identitet kombëtar, së dyti; të ndikoi fort me argumenta para faktorit ndërkombëtar përballë propogandës antishqiptare nga politika serbe, duke provuar se shqiptarët janë në trojet e veta shekullore, së treti; trokiti në dyert e kancelarive euroAtlantike nën petkun demokristian për mbështetjen e Kosovës si shtet i pavarur.

Aleanca LDK & PSHDK kulmoi me historinë e vet vllazërore, me një qellim ndërkombëtarizimin e çështjes kombëtare, asaj kosovare në veçanti.

Prof.Rugova dhe Ak.Mark Krasniqi me stafet e tyre, u shëndrruan në atletët vëndimtarë drejt dyerve të përendimit, por me një barrë të tre fishtë mbi supe; largimin e sistemet komunist, sjelljen e demokracisë dhe largimin e okupatorit serb nga Kosova, ky misioni i mundur me piknisje në Rambuje.

Ndërsa PSHDK në këtë 33 vjetor shënon historinë e vet si pasuri kombëtare në politikëbërjen kosovare.

Në këtë 33 vjetor PSHDK ka nderuar me titullin e mirënjohjes disa pësonalitete që ndihmuan e kontribuan për Kosovën në shtetformim.

Ndërsa kryetari PSHDK z.Zef Morina, pasuesi i denjë Dr.Rugovës e Ak.Mark Krasniqit, dy herë minister i infrastruturës dhe n/kryetari potent i parlamentit të Kosovës, në përshëndetjen e tij të ngrohtë e historike, veçoi: “Partia Shqiptare Demokristiane u themelua në momente historike për ti sherbyer Kosovës, ishim nën okupator, nën diktaturë, nuk kishim liri, ndaj dhe vëndosëm ta nisim betejën brenda e jashtë Kosovës për liri e shtet të pavarur”!

Në tubimin festiv morën pjesë partitë aleate tradicionale, nderoi përsonalisht me mesazhin e tij z.Skender Hyseni, gjithashtu ka përshendetur edhe kryetari I PDK nga Shqipria z.Nard Ndoka dhe plotë të tjerë.

Filed Under: Analiza

SOT MË SHUMË SE KURRË SHQIPTARËT TANË NË NEW YORK KANË NEVOJË PËR NE

November 7, 2023 by s p

SOT MË SHUMË SE KURRË SHQIPTARËT TANË NË NEW YORK KANË NEVOJË PËR NE.

Filed Under: Analiza

Takim i Association of Skëndërbej (Shoqata Skëndërbej) me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Washington, DC Zotin Ervin Bushati

November 7, 2023 by s p

Prof.Asc.Dr. Gëzim Mustafaj –Presidenti i Shoqatës Skëndërbej 

Pasditen e 4 Nëntorit në ambjentet e restorantit të vëllezërve Vejuka në Manhatten, Association of Skëndërbej (Shoqata Skëndërbej) organizoi një takim me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Washington,DC Zotin Ervin Bushati i cili shoqërohej nga Zoti Helidon Bendo,  Ministër, Këshilltar i Ambasadës.

Presidënti i Shoqatës Prof.Asc.Dr. Gëzim Mustafaj pasi i uroj Ambasadorit Bushati detyrën dhe mirëseardhjen në Shoqatën Skëndërbej i njohu me historikun e saj dhe punën që bëjmë për mbajtjen lart të traditave dhe vlerave tona. Në shoqatën tonë kemi Gjeneral, Kolonel dhe deri tek ushtarë profesionist, biznesmën etj, që kanë lënë uniformën dhe janë përshtatur mjaft mirë jetës në ShBA-së. Kemi familjarë dhe të afërm të ushtarakëve.

Megjithëse jetojmë dhe punojmë larg Atdheut, si ushtarak që jemi ne kemi bërë një betim dhe jemi të gatshëm ti shërbejmë Atdheut në çdo kohë. Kemi bashkëpunim me të gjitha shoqatat në NY, midis tyre edhe me Organizatën e Veteranëve të Luftës të Kosovës.

Më pas Zoti Bushati falenderoi për pritjen dhe punën që bëhet për mbajtjen lartë të traditës shqipëtare. Midis të tjerave, Ambasadori na njohu me disa investime që janë bërë në sektor të ndryshem, ku si ushtarak që jemi na tregoi për investimet në planin strategjik  të mbrojtjes  konvencionale dhe në fusha të tjera ku jemi vlerësuar edhe nga Komanda e NATO-s.  U fol më pas për votën e emigrantëve, për kujdesin që dy qeveritë shqiptare (Shqipëri dhe Kosovë) duhet të bëjnë për shkollat shqipe jashtë Atdheut, etj. Takimi vazhdoi me një bashkëbisedim të ngrohtë dhe vëllazëror midis Ambasadorit, Zotit  Bushati, Zotit Helidon dhe anëtarëve të shqatës, Dirka, Veri, Gëzimi, Agimi, Flutura, Milto e të tjerë. Në Samitin e Dytë të Diasporës që mbahet këtë muaj, shoqatën tone do ta përfaqësojë Petrit Ajazi.

Koha kaloi dhe takimi u mbyll me disa foto të përbashkëta.

New York, 4 Nëntor 2023. 

Filed Under: Analiza

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 118
  • 119
  • 120
  • 121
  • 122
  • …
  • 974
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Nga cikli “Humanistë të shquar shqiptar shek XV-XVIII” Mikel Maruli (1451-1500)
  • PERSE SHQIPERIA MBYTET NE DIMER E DIGJET NE VERE?
  • Ohri dhe Diplomacia e Kosovës
  • DR. ATHANAS GEGAJ: GJERGJ KASTRIOTI-SKENDERBE
  • VENDI IM
  • RUGOVA E SHNDËRROI DURIMIN STRATEGJIK NË MEKANIZËM SHTETFORMUES
  • Shkolla Shqipe Vatra në Tampa zhvilloi takimin e radhës
  • FESTA E SHQIPTARËVE
  • Lekë Matrënga, jo vetëm poeti, por dhe mësuesi i parë i shqipes
  • BETIMI I VEDAT GASHIT I ADMINISTRUAR NGA PRESIDENTI CLINTON
  • GAZETA AUSTRALIANE (1929) / NJË RRËFIM PËR GRATË E SHQIPËRISË
  • VATRA SHPALL KUVENDIN E PËRGJITHSHËM ZGJEDHOR MË 25 PRILL 2026
  • VATRA, EMËR I SHENJTË, AMANET I BREZAVE, FLAKA QË NUK SHUHET KURRË…
  • Raif Hyseni, Merita Halili, Ansambli MSU ngrejnë peshë Festivalin e Artë të Muzikës dhe Valleve Ballkanase 2026
  • 17 janar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, forma që mban një komb, kur koha kërkon ta shpërbëjë!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT